Data e Publikimit: 14/04/2007

Autori i Lajmit:
L.K
Autoritetet e Rusisė ngritėn akuza tė reja kundėr miliarderit nė mėrgim, Boris Berezovski dhe pėrsėritėn kėrkesėn pėr ekstradimin e tij pas thirrjeve tė Berezovskit pėr pėrmbysjen e Presidentit Vladimir Putin.

Sot prokurorėt hapėn ēėshtje penale kundėr zotit Berezovski me akuzat se ai po kėrkon pėr pėrmbysje me dhunė tė qeverisė ruse. Ata e akuzuan atė zyrtarisht pėr pėrvetėsimijn e 8 milionė dollarėve nga linjat ajrore ruse tė Aeroflotit kur ka qenė aksioner i kompanisė nė vitet 90.

Ky veprim kundėr Berezovskit pason komentet e tij, tė publikuara nė gazetėn britanike “The Guardian”, ku ai shkruan se regjimi rus mund tė ndryshohet vetėm me forcė dhe jo me mjete demokratike. Ai thotė gjithashtu nė artikull se ka qenė vazhdimisht nė kotakt me elitėn poltike ruse dhe se po financon pėrpjekjet e tyre. Nė njė sqarim tė bėrė mė pas, Berezovski e hodhi poshtė dhunėn, duke thėnė se ai ėshtė vetėm pėr mjete paqėsore.

Ministria e Jashtėme britanike premtoi se do ta mbajė nėn vėzhgim Berezovskin dhe shprehu keqardhje pėr ēdo thirrje qė kėrkon pėrmbysjen me dhunė tė njė qeverie sovrane. Miliarderi u largua nga Rusia nė vitin 2 mijė, kur qeveria filloi hetimet ndaj biznesit tė tij tė fuqishėm. Ai u vendos nė Londėr dhe qeveria britanike nuk e ka pranuar kėrkesėn e Moskės pėr ekstradimin e tij.