Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Pirro Mani

  1. #1

    Pirro Mani

    Pirro Mani, njė nga artistėt mė tė shquar, 75-vjeēar nė Nju Jork




    Pėrshkėnditje kujtimesh e pėrsiatje tė shpenguara mbi teatrin tonė

    Me Pirro Manin banojmė pranė e pranė dhe shkėmbejmė rregullisht telefonatat e mėngjesit. Flasim pėr ngjarjet artistike tė kėtushme dhe ndalemi gjatė nė jetėn politike tė atdheut, nė veprimtaritė teatrale atje, nė fenomenet e reja qė shfaqen dhe deri nė kronikėn e zezė. Pastaj shpalosim plane krijuese qė trokasin nė laboratoret tona pa teklif edhe pse ndoshta nuk do tė realizohen kurrė.

    Jo rrallė, unė shkoj e marr kolegun tim tė shquar dhe vemė ta pimė kafenė nė ndonjė nga lokalet e shqiptarėve, ku falė rregullave tė rrepta tė Bashkisė sė Nju Jorkut, tymi i duhanit nuk i mjegullon mė pamjet dhe nuk na shpon mė hundėt. E shpie makinėn time nė Barnes Avenue, te kėmbėt e billdingut ku banon Pirroja me Pavlinėn dhe fėmijėt e tyre me familjet dhe pres derisa ashensori e zbret plakun flokėbardhė, qė del nė trotuar e nuk thotė mirėmėngjes pa u rehatuar nė sediljen pėrkrah shoferit, qė nė kėtė rast jam unė. Zėri i tij ėshtė po ai i pari, ai qė mbahet mend me Protopapėn, me Edi Karbonen.

    Meqė ra fjala, unė qė e njoh qytetin mė mirė se Pirroja e shpura njė ditė atė pėrmbi Urėn e Bruklinit, aty ku gjysėm shekulli mė parė bėnte shėtitjet e tij tė pėrditshme Artur Mileri, dramaturgu i madh, qė sodiste nga maja e asaj ure punėn e hamejve emigrantė italianė, nė Portin e dikurshėm tė Nju Jorkut. Ato soditje na dhanė mė pas "Pamjen nga Ura", dramėn e Edi Karbones, atė dramė tė pavdekshme mbi dritėhijet e nėnvetėdijės njerėzore, qė Frojdi ka marrė pėrsipėr tė na i shpjegojė shkencėrisht e njė djali i ri i porsakthyer nga studimet e Moskės, pat pėrveshur mėngėt t'i mishėronte nė skenėn e teatrit tė njė qyteti si Korēa, qė qe provincial nė kuptimin gjeografik, por qė mbeti njė nga kryeqytetet e teatrit shqiptar. E, mė sė shumti, pėr meritė pikėrisht tė kėtij individi tė lindur nė Korēė e qė pikėrisht nga ajo vendlindje nisi rrugėn e mundimshme drejt majave me dritė.

    Ai djalė dikur i ri, tani pas njė jete me vazhdė tė ndritshme prapa, ka mbushur 75-vjetėt, e mirėnjohja e bashkėkohėsve tanė me vėshtrim nga kalendari ka vendosur ta nderojė. Unė mora pėrsipėr qė tė zhvilloja pėr "Shekullin" njė bisedė publike me Pirro Manin dhe tėrė kėtė muaj i shtova me tė kafetė dhe shėtitjet me automobil. Biseda ėshtė herė nė formėn klasike tė intervistės dhe herė njė shkėmbim mendimesh, ku fjala mė me peshė ėshtė e tija e kryet e vendit i pėrkasin Pirros, siē ėshtė gjithmonė privilegji i moshės… Shtatėdhjetepesė, nuk i thonė shaka!

    Para se tė flasė Pirroja


    Nė fillimet e dhjetėvjeēarit tė shtatė, unė pata fatin tė jem njė ndėr studentėt e Shkollės sė Lartė Teatrale "Aleksandėr Moisiu" themeluar pranė Teatrit Kombėtar, (atėherė Popullor). Ishin vitet e prishjes me sovjetikėt dhe pedagogia ruse, Nina Ēefranova po bėhej gati, qė si gjithė specialistėt e dėrguar nga Moska, tė linte edhe ajo shkollėn e porsangritur tė mjeshtėrisė autoriale, nė duart e pedagogėve shqiptarė. Zonja Ēefranova mori me vehte mirėnjohjen tonė tė thellė dhe na la vėrtetė nė duar pedagogjike mjaft tė fisme, me vlera tė padiskutueshme profesionale. Vendvendosja e Shkollės sė Lartė i jepte pjekurisė sonė njė frymėmarrje mjaft tė shėndetshme. Ne na dukej se nė oborrin e Teatrit Popullor shėtisnim mes njė pylli me lisa tė pavdekshėm, qė sot pėrbėjnė legjenda: Mihal Popi, Kadri Roshi, Naim Frashėri, Maria Logoreci, Prokop Mima, Sul Pitarka, Viktor Gjoka, Ndrek Luca e tė tjerė tė njė liste tė gjatė. Ishte koha kur regjisorėt e diplomuar nė shkollat e Europės Lindore, po burrėronin personalitetin e tyre artistik. Ishin Mihallaq Luarasi, Kujtim Spahivogli, Esat Oktrova dhe personazhi i shkrimit tim, Pirro Mani, the last but not the least, (sa pėr t'i dhėnė njėēikė aromė amerikane me thėnien e kėtushme "i fundit por jo i fundit fare"!). Talenti iu bė atyre aleati mė i fuqishėm i autoritetit qė fituan nė njė kohė marramendėse. Shfaqje tė tilla, si "Dhelpra dhe Rrushtė" (Luarasi), "I Ēuditshmi" (Spahivogli), "Historia Irkutase" (Oktrova) shfaqėn veē vlerave letrare, portrete tė veēantė regjisorialė, lojė aktoriale realiste larg deklamimit, qė deri nė atė kohė nuk ishte pėrjashtuar tėrėsisht nga recitimet dhe interpretimet e aktorėve tanė. Dhe sė fundi u realizua "Pamje nga Ura" qė pėrmenda e qė nga Lindja e "revizionuar", na solli Perėndimin, na dha rast tė prekim personazhe amerikanė, na solli Pirro Manin, njė regjisor shpėrthyes dhe njė aktor qė askush nuk e pat llogaritur pėr tė tillė, e qė kryepedagogu Andrea Malo, do tė thosh "se tok me Harpagonin e Zef Jubanit edhe Edi Karbonia i Pirro Manit, ishin realizimet mė tė mira tė teatrit shqiptar nė kullotat e dramaturgjisė botėrore".

    Pirro Manin e kish puthur fati nė ballė, se nė laboratoret e teatrit korēar pati nėn urdhrat e tij regjisorialė aktorė tė klasit tė parė, si Pandi Raidhi, bashkėshortėt Dhorka dhe Dhimitėr Orgocka, Thimi Filipin, Stavri Shkurtin e tė tjerė, qė Mani s'i heq nga goja dhe i ka tė pranishėm jo vetėm nė bisedat jubilare tė kėtyre ditėve. Sė bashku, ata realizuan atje vepra me vlera tė qėndrueshme e qė lanė mbresa nė kujtesėn e artdashėsit, si "Hijet e Natės" tė V. Kokonės, apo qė dėshmuan art tė shquar regjisorial dhe aktorial, edhe pse tė ngopura me politizime, si "Kėneta" e Fatmir Gjatės, qė fituan pėlqimin e autoriteteve. Haraēe si kjo e fundit, bėnė tė mundur qė nė skenėn e Korēės t'u hapej dera mysafirėve tė pėrjetshėm: Shekspirit, Molierit, Bernard Shout, Ostrovskit.

    Ėshtė interesante se si historia e vendit tonė do tė mund tė lexohej edhe nėpėrmjet historisė sė teatrit. Aty shfaqet qartė se si shtrėngimet dhe lėshimet nė repertor, pėrkonin me dritėhijet nė trurin e diktatorit tė sėmurė nga paranoia. Historia dramatike e dramave tė anuluara e atyre qė fituan kurora dhe u shkurorėzuan, e dramave qė u bėnė shkak pėrleshjesh tė kryekrerėve, drama qė u morėn shkas pėr internime, transferime dhe burgime autorėsh, regjisorėsh e piktorėsh; e dramave pavlerė qė pėrfituan e dolėn nė dritė nga kėto lloj pėrleshjesh, mund ta tregojė fare mirė nė gjuhėn e vet historinė e Shqipėrisė nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20.

    Sukseset e ndritshme tė farkėtuara nė kudhrėn e Korēės, e sollėn Pirro Manin nė teatrin qėndror tė vendit dhe i hapėn atij horizonte mė tė gjėra e mundėsi mė tė mėdha, por historia qė thamė, tamam nė ato vite, solli krizat mė tė mprehta e dramat mė tė mėdha shoqėrore, qė si pėr tė pėrqeshur artin e skenės, nuk do tė ngjiteshin dot kurrė mbi njė skenė teatri. Tamam nė atė kohė, morsat e persekutimit mbėrthyen dy nga regjisorėt mė tė talentuar, Spahivoglin dhe Luarasin. Por, kjo ngjarje nuk la pa tronditur edhe sigurinė e Pirro Manit dhe tė tjerėve, tė cilėt e ndjenė fshikullin. Ne tė gjithė ndjemė vėrshimin dhe pėrmbytjen e skenave, me vepra qė u lexohej fundi qė nė faqen e parė. Aktorė tė shkėlqyer, qė skenės shqiptare nuk i kanė munguar kurrė, u munduan tė gjejnė frymėzim e t'i japin jetė ca karaktereve qė u rrinin si kostume tepėr tė ngushtė. Megjithatė, edhe me miell tė varfėr, nė magjen e skenės sė teatrit, ai qė diti tė gatuajė e bėri punėn e vet. Edhe nė varfėri, Pirro Mani tregoi se qe mė i miri. Ai kėrkoi e gjeti vepra qė e bėnė atė regjisorin mė tė mirė tė teatrit shqiptar. Ai realizoi "Cucėn e Maleve", "Fytyrėn e Dytė" "I pazėvendėsueshmi", "Epoka para Gjyqit", "Shėnomėni dhe Mua", "Gjeneralin e Ushtrisė sė Vdekur", qė ofronin hapėsira tė bollshme tė frymėzonin regjizorin dhe interpretėt, tė kėnaqnin dhe spektatorėt e lozhės dhe ata tė platesė.

    Gjatė kėsaj kohe qė ne iu qasėm Pirros nė kėrkimet e pėrbashkėta, nė konkurrime, apo nė asistime provash, vumė re rritjen e hovshme tė personalitetit tė njė regjisori, qė jep me tė parėn thelbin e figurės e tė imazhit tė veprės, qė operon, me guxim e brutalitet bashkė, gjetjet e reja, qė kėrkon me kėmbėngulje karakteret e paparė, qė e tėrheq llastikun e groteskut, deri aty, sa t'i thua se do t'i kėputet nė dorė. Nė studiot dhe nė skenėn e teatrit, pėr njė ēerek shekulli, u pa njė njeri qė nuk u ndal kurrė nė kėrkimet e tij, qė rezultuan nė mė tė shumtėn suksese pėr t'u patur zili. Si tė mos i kishe zili njė vepėr alegoriko-satirike si "Arturo Ui" e Brehtit, ku bashkė me atė tė regjisorit, ndritėn gati tė tėrė yjet e aktorėve tė angazhuar atje. Arturo Ui ishte personifikimi i karrieristit mizor, i diktatorit tė pandalshėm para asgjėje nė ngjitjen e tij, i demagogut populist, qė ėshtė moskokėēarės nė e besojnė apo jo, nė ato qė thotė. Ne, nė Shqipėri, e kishim njė tė tillė, qė na e pat zėnė diellin. Kishim dhe Brehtin, qė e kėndonte mirė kėngėn pėr tė. Nė kredot mė tė dashura estetike tė Brehtit, kanė qenė "pesė dredhitė, pėr tė thėnė tė vėrtetėn nė diktaturė". Pasi ia kish parė leverdinė dredhisė sė tij, duke shkruar dramėn, qė ta shpinte mendjen tek Hitleri, i dha mundėsi dhe Pirro Manit tė kėnaqte ambiciet e tij artistike, kėnaqėsi qė i shijuan tė gjithė veē e veē, pa deklaruar, komentuar e pa bėrė gėk! E tillė ishte koha.

    Bisedat tona

    Pirroja ka mendimin se shkolla ruse e teatrit ėshtė njė shkollė e pėrparuar, me baza tė shėndosha tė mjeshtėrisė sė aktrimit, vendosur nga pedagogė qė edhe nė Amerikė e nė tėrė Perėndimin, trajtohen sot me respekt. Ėshtė e vėrtetė qė nė Rusi, stalinizmi i frenoi kėrkimet nė fushėn e interpretimit dhe nė larminė e stileve, por teatri rus ka qenė nė avangardė qė para Revolucionit.

    "Pra ti, Pirro, e quan veten me fat qė u edukove nė atė shkollė?".

    "Pa as mė tė voglėn lėkundje! Gorēakovi, pedagogu im, ka qenė dishepull i
    Stanislavskit. I tillė ka qenė dhe Zavadski, udhėheqėsi artistik i Kujtimit (Spahivogli). Ishte shumė e vlefshme praktika jonė nė teatrin dhe shkollėn ruse, pasi shihnim se si artistė tė shquar iu pėrshtateshin kushteve. Edhe nė binarėt e hekurt stalinistė, ata arritėn tė realizojnė njė pjesė tė ambicjeve tė tyre artistike".

    Me Pirron biem nė njė mendje, se historia e teatrit botėror mė sė shumti ėshtė zhvilluar nė shoqėri tė mbyllura, nėn robėri dhe diktatura, tė cilat kontrollojnė me njė mijė sy, se ē'gatuhet nėpėr teatro dhe rrethet e artistėve tė skenės. Pėr diktaturat dhe regjimet represivė, kėto lloj ēerdhesh janė tė rrezikshme dhe natyrisht, struktura shoqėrore tė tilla, jo vetėm i pengojnė artistėt tė shfaqin idetė e tyre tė vėrteta, jo vetėm nuk japin pėr ndėrmarrjet e tyre asnjė cent, por pėrdorin zjarr dhe hekur, qė t'u mbyllin gojėn dhe skenėn, t'ua nxijnė jetėn individėve qė digjen nga padurimi t'i shfaqin idetė nė publik.

    "Diktatura,- shpjegon bashkėbiseduesi im,- e di qė njė pjesė teatrale me ide tė papėlqyeshme pėr tė, ėshtė mijėra herė mė e rrezikėshme se njė vepėr letrare heretike. Duke lexuar njė poemė apo njė roman tė tillė, lexuesi ofshan, emocionohet, qesh, qan e ndizet. Por, kjo ndezje ėshtė e veēuar, individuale dhe ndodh nė qetėsinė e njė dhome a njė kabine treni nė udhėtim. Pėrfytyro se si tingėllojnė dyqind ofshama bashkė, se ē'efekt krijojnė kėto pesėqind tė qeshura dhe ky entuziazėm i mijėra gjokseve njėherėsh, tė njerėzve bashkuar nė njė shesh qyteti apo nė njė sallė!

    Por a u shkruan dhe a vumė ne nė skenė vepra tė tilla, qė t'i shkaktonin kėto
    ofshama masive? Duhet tė pranojmė,- vazhdoj unė,- se nė gjinitė e tjera tė letėrsisė, megjithė represionin e tmerrshėm, u realizuan dhe vepra me vlerė, kurse nė dramaturgji, varfėria ishte e tmerrshme.

    Njė rrudhė e thellė ēan ballin e Pirro Manit:

    "Shumė vetė e kanė kollaj t'i venė kryqin teatrit tonė tė asaj kohe. Duhet tė matesh mirė qė tė analizosh drejt kulmet e pakta, por tė matesh edhe pėr shtrembėrimin e tij, degradimin dhe pėrdhunimin e tij".

    Me keqardhje, tė dy bashkė sjellim ndėrmend, se censura ndaj teatrit rrinte me tre turne, nė majė tė karrakollit. Njė spektakėl, nuk e kish jetėn e sigurtė edhe pas miratimit tė tij. Romanit dhe poemės i rrinin mbi kokė shumė mė pak roje tė partisė dhe kėta roje, ishin relativisht mė tė kulturuar dhe mė tolerantė. Ndėrsa dramaturgjinė e ruanin me qindra e mijėra sy e veshė: jurira, komisionerė fshatarė, punėtorė e ushtarakė injorantė, qė lėshonin dyshime, tė cilat tmerronin pėrgjegjėsit kryesorė, personalitete tė brishta, qė duhet tė na jepnin lejėkalimin. Dramaturgjia, pra, ishte rezultat i praktikės sė shėmtuar dhe jo praktika, pasojė e dramaturgjisė sė shėmtuar! Dhe nuk ėshtė aspak e vėrtetė, qė vlerat profesionale tė shkrimtarėve qė u morėn me dramaturgjinė, ishin mė tė pakta. Me tė u angazhuan pena tė shquara: Agolli, Arapi, Laēo, Jakova, Jero, Pulaha, Kraja, Prifti e tė tjerė. Pastaj, pėr shkak tė urisė sė madhe tė repertorit, nga e cila vuanin afro 10 teatro profesionistė dhe si pasojė e pėrfytyrimeve tė thjeshtėzuara qė kishin tė gjithė pėr lehtėsinė e tė shkruarit tė njė drame, bėnė prurjet e tyre, amatorė lloj-llojesh: veteranė, kuadro rinie, kufitarė e aktorė mediokėr. Kėta lloj dramaxhinjsh ia ulėn gradacionin rakisė deri aty, sa ajo nuk mund tė quhej mė e tillė.

    "Ti Pirro, ke qenė nė qendėr, ke qenė mė i shquari ndėr regjisorėt dhe detyrimisht
    tė ka rėnė barra tė vesh mė shumė vepra tė politizuara nė skenė. Si e ke gjetur pajtimin buzėplasur me to?".

    "Thuaje dhe se kam qenė mė i vėzhguari e mė i monitorizuari...!". E pastaj,

    mendueshėm, regjisori i shquar shton: "Pajtimin me to… Si tė them?…Ti e kupton se edhe nė dramėn mė tė keqe, do tė gjesh se s'bėn njė qoshkė tė bukur frymėzuese, njė motiv tė paprekur, njė karakter interesant apo njė tė thėnme me vlerė. Do tė gjesh, me siguri, njė gozhdė ku lidhet kėnaqėsia estetike, frymėzimi i artistit. Pastaj artisti e zhvesh frutin e ėmbėl nga lėvozhga ideologjike dhe arrin ta shijojė. A nuk e frymėzon artistin njė vajzė qė u mėson shoqeve shkrim e kėndim? A nuk tė duket frymėzues dhe i shtrenjtė njė partizan 19-vjeēar, qė jep jetėn duke luftuar e nuk e merr vesh kurrė mė, se gjaku i tij u pėrdor pėr njė skllavėri tjetėr mė tė egėr se okupimi?".

    "Le tė ndėrrojmė temė, profesor...".

    "Le tė mos e ndėrrojmė edhe pak,- kundėrshton Pirroja.- Ti mė gjykon pėr
    spektaklet qė ke parė nga unė, pėr ata qė mė sė shumti i ka reklamuar kritika zyrtare. Po ata qė nuk ke mundur t'i shohėsh? Njė nga shfaqjet mė tė bukura tė mia, unė mbaj "Rrethimin e Bardhė" tė Naum Priftit, qė e rrėzoi vetė Enver Hoxha, nė njė nga vizitat e tij nė Korēė. Fabula ishte mbi rezistencėn njerėzore nė kushtet e rrethimit nga dėbora dhe mendohej se do tė kalonte me pasaportėn e temės sė rrethimit kapitalisto-revizionist. Unė u dashurova pas veprės. Sapo kisha ardhur nga Moska, ku destalinizimi po shkrinte ēdo lloj akulli. Nė tėrė katet e Universitetit Lomonosov kėrciste rockendrolli nga gėzimi i hapjes sė horizonteve. Kurse kėtu… Unė arrita qė tėrė kėtė pėrjetim ta plazmoja nė atė dramė. I madhi e kapi menjėherė nostalgjinė time dhe e fundosi atė spektakėl aq tė ndjerė… Sinqerisht, ka qenė njė nga punėt mė tė bukura qė kam bėrė. Edhe nė shumė shfaqje, mė pas, unė kisha dėshirė qė t'i ftoja kolegėt para se tė mė vinte Kėshilli Artistik pėr lejėkalimin. Ti e njeh mirė kudhrėn e Kėshillit Artistik. Pra, i dashur, teatri ka qenė njė bashkėpunim i gjėrė: pėr ngjarjet e shėnuara vepra orientohej nga shumė lart; nė Organizatėn Bazė shtrohej akuza delikate: "Pirro Mani nuk u jep role komunistėve", gjė qė nuk ishte e vėrtetė aspak, pasi shumė nga komunistėt ishin aktorė vėrtet tė paarritshėm. Por, komunistėt mediokėr, aktorė pa vlera, me kėtė akuzė, jo vetėm qė nuk e linin udhėheqėsin artistik t'i dėbonte nga teatri, por deshin t'u jepte dhe Hamletin! Hajde tė harmonizoje tani kėrkesat e Shekspirit, me ato tė Organizatės Bazė tė Partisė! Mund ta ndėrrojmė temėn, tani...".

    Unė i kujtoj Pirros, qė regjizori nė formimin e tij, piqet kur zotėron fort, jo njė, por disa komponentė tė gjinive artistike. Disa nga kėta komponentė mund tė jenė mė parėsorė. Njė regjisor mund tė ketė mė tė shquar formimin e tij letrar, mund tė ketė atė muzikor, pedagogjik, vizual dhe plotėsuesa tė tjerė. E pyes se ku e ndjen ai veten mė tė fortė.

    Besoj se nė punėn me aktorin. Mė pėlqen kėrkimi dhe gjetja e veēantive tė
    karakterit. Kjo mė vjen mbase, ngaqė unė jam njė regjisor qė vij nga radhėt e aktorėve. Regjisori shkel nga njėēikė nė studiot ku punohet pėr veprėn e tij: te arkitekti i dekorit, te kostumet, te grimiori… Aty ku punon aktori, ama, ėshtė fusha mė tėrheqėse…

    Dhe mua m'u kujtua Mario Ashiku, se si kur pėrgatiste Gjetėn tek "Cuca" mė tregonte
    qė Pirroja ia kish kėrkuar ta gjente egėrsinė e figurės, nė shqyerjen e mishit me dhėmbė. "U ngjit nė skenė e ma tregoi se si ta bėja, thosh Marioja. Vetėm ta shihje Pirron, si merrte frymė kur mbushte bulēitė!".

    Unė i them Pirros, se nė veprat e tij ēmoja shumė harmoninė dhe kontrastet e ngjyrave, dekoret e goditur qė arrinte tė merrte nga arkitektėt e skenės...

    "Kam patur fatin e madh tė punoj me skenografė tė jashtėzakonshėm,- thotė
    Pirroja. Agim Zajmi, Shaban Hysa, Ksenofon Diloja. Bashkėjetesa me ta mė ndihmoi mjaft qė tė pėrvetėsoja mė mirė ligjet e arkitekturės skenike dhe mė mprehu kėrkesat".

    I tregoj Pirros njė zbulim tė njė gazetari sportiv italian, qė komenton ndeshjet e
    futbollit. Carlo Brienza tregoi se gjatė tėrė vitit 2006 nė Itali, nė stadiumet e futbollit ishin ulur tri milionė spektatorė mė pak se ē'ishin ulur po nė atė vit, nė sallat e teatrove italianė. U pėrpoqa ta fus Pirron nė kėtė temė djegėse, kur kolegėt tanė dhe gazetat nga atdheu, tregojnė se frekuentimi i teatrove shqiptare ka rėnė. Pirroja nuk do qė t'i hyjė kėtij shpjegimi.

    "E pra, fusha e pėrzgjedhjes tani ėshtė mė e madhe",- rreshtoj unė tė mirat e sotme.

    "Liria e shprehjes ėshtė pa kufi. Komitetet e Partisė dhe Kėshillat Artistike nuk janė mė… Pėrse?".

    "E ēuditshme, vėrtet!- ma kthen Pirro Mani.- Mbase nė ekranet televizive nė
    shtėpi ka mė shumė alternativa, kanale…".

    "Ti mendon, se nė Itali ka mė pak alternativa dhe kanale?!".

    "Po, ndofta ngaqė dramaturgjia vendase tani nė paskomunizėm, nuk ėshtė
    inkurajuar sa duhet. Ndofta ngaqė papunėsia e madhe bėn tė mbushen kafenetė dhe u heq njerėzve dėshirėn e teatrit. Mbase biletat janė me ēmime tė papėrballueshme pėr shumicėn…".

    Ai e le nė mes shpjegimin dhe pranon se ekuilibrat shpirtėrorė janė prishur, se ky fenomen duhet shpjeguar tok me reformat shoqėrore tė cunguara.

    Qė nga teatri, deri tek shtėpia ime, pas vitit '90 janė hapur rreth 40 kafene. Mė jepni pronat e mia, u thashė. Do tė ngre njė teatėr tė vogėl atraktiv, eksperimental. Ranė nė vesh tė shurdhėr dhe pronat dhe kėrkesat pėr teatrin!

    Kur nė shoqėrinė tonė ndodhet Pavlina, kjo temė mė mirė tė mos preket. Kjo e bėn zonjėn Mani tė ashpėr me ne, qė nuk u treguam kėmbėngulės pėr tė arritur ato qė kėrkonim. Profili i saj i bukur, nė zemėrim ėshtė edhe mė i bukur. Ajo qorton qė i shoqi, i mbajtur nė njė modesti tė tepruar, nuk ka kėrkuar tė evidencohen sukseset nė skenat e huaja, si shfaqja e ndėrtuar nė Prishtinė "Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur" dhe e shfaqur nė Festivalin e Beogradit, apo "Familja e Peshkatarit" e paraqitur nė Korinth, pranė Athinės.

    E di pėrgjigjen kur e pyes pėr pjesėn e barrės sė Pavlinės nė vuajtjet e tij krijuese, por kėnaqem kur Pirroja ma vėrteton kėtė.

    Ja, e tillė ka qenė. Gjithė jetėn e ashpėr. Opozita mė e sinqertė, mė e egra, mė e
    pamėshirshmja dhe mė e domosdoshmja.

    Mbyllje

    "A nuk tė duket se ke shumė kohė tė lirė tani, nė pleqėrimin tend njujorkez?

    "Ku ka kohė?! Ti e pe vetė!".

    Pirro Mani e ka fjalėn pėr dorėshkrimet qė mė pat dhėnė aty mė parė. Janė pjesė
    dramatike dhe komedi, qė ai po i pėrmbledh nė njė vėllim, e qė unė i kam premtuar t'i bėj redaktimin. Janė pjesė mjaft interesante, qė premtojnė mjaft. Janė tė mbushura me karaktere spekulantėsh politikė, me demagogė, me emigrantė dhe me pseudoartistė qė ėndėrrojnė tė bėjnė thagmė dhe vdesin ashtu, ėndėrrimtarė.

    E, unė i uroj sukses! I uroj 75-vjetėt e tij, ku ka marrė mė shumė lule, se lekė, nė listpagesat e teatrove.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Pirro Mani, 75 vitet e arta tė regjisorit

    Nė apartamentin ku familja Mani jeton prej disa vitesh nė SHBA, sot nuk do tė reshtin telefonatat. Udhėtimi drejt Amerikės, nuk ka ndryshuar asgjė nė ritualin e zakonshėm tė 14 prillit, ku miqtė i kujtonin nėpėrmjet receptorit tė telefonit se ai kishte ditėlindjen, duke i uruar dhe mijėra vjet. Nė Tiranėn gri tė atyre viteve ku Mani jetoi, ēdo 14 prill shoqėrohej ndoshta me mė shumė takime, me mė shumė dhurata ose emocione, sesa tani kur kjo datė e gjen nė njė vend krejt ndryshe nga vendi ku jetoi pėr vite me radhė. Megjithatė, nėse pyesim tė afėrmit e regjisorit tė njohur, jeta nė Amerikė nuk ka ndryshuar asgjė nga pasioni i tij pėr artet, dashurinė pėr teatrin. Por tani ėshtė njė kohė tjetėr nė jetėn e tij, njė kohė kur teatri i ėshtė kthyer nė njė kujtim tė vazhdueshėm, ndoshta dhe nė njė ėndėrr tė cilėn kėrkon ta prekė sėrish. Nė 75-vjetorin e tij, sot, kolegėt e tij tė Teatrit Kombėtar, aktorė, regjisorė, skenografė, kanė shpėrndarė njė urim ku i thonė se ai vazhdon tė mbetet njė nga emrat e mėdhenj tė skenės shqiptare. Ata nuk mund ta harronin kėtė 14 prill, ashtu siē nuk kanė harruar 14 prillet e mėparshme dhe pėrcjellin kujtimet mė tė bukura pėr tė. Nė fund tė fundit, kjo ėshtė edhe vlera e njė jete kushtuar punės dhe sė vėrtetės, urimet e pafundme qė tė vijnė nga njerėz tė cilėt pavarėsisht se nuk tė shohin pėrditė, fizikisht nuk tė harrojnė. Dhe pėr ata artistėt e vjetėr e tė rinj tė teatrit tonė tė vetėm, ai do tė vazhdojė tė mbetet njė ikonė dhe njė njeri nga i cili gjithnjė kanė pėr tė mėsuar. Por nuk mund tė themi se ashtu si pėr ēdo artist tjetėr tė plejadės sė Pirro Manit, edhe pėr tė ende nuk ėshtė bėrė ashtu siē duhet. Ajo ēfarė ai ka sjellė pėrmes pjesėve tė ngjitura nė skenė, apo roleve qė mbajnė imazhin e tij, ende nuk mund tė gjejmė njė analizė tė plotė tė asaj ēfarė Mani ka sjellė nė teatrin shqiptar. Ende nuk kemi njė libėr qė tė rrėfejė kontributin e papėrsėritshėm tė njė brezi tė tėrė artistėsh si ai, qė kryen njė mision tė vėshtirė nė art, pikėrisht nė njė kohė kur censura ishte mė e egėr se nė ēdo vend tjetėr tė Ballkanit. Por artistė si ai dinė tė falin. Prej sė largu aty ku ndodhet ai nuk ka asnjė mėri dhe vazhdon ta kuptojė tranzicionin e gjatė qė po kalon vendi i tij. "Ai nuk harron asnjėherė tė pyesė se ēfarė po ndodh me teatrin", kujtojnė miqtė, tė cilėt kanė komunikim me tė. Pavarėsisht asaj ēfarė teatri i ka dhėnė kėto kohė, pavarėsisht pafuqisė sonė pėr t‘i dhėnė atė ēfarė meritojnė figura tė tilla si Pirro Mani, ai nuk mund tė shmangė dashurinė e vazhdueshme pėr atė skenė ku ngriti jetėn e tij, atė teatėr ku vit pas viti krijoi ėndrrat mė tė bukura, dikur tė njė tė riu, e mė pas njė burri qė mėsoi se ēfarė ishte arti i teatrit dhe e posedoi atė.

    Jeta e tij ėshtė e ngjashme me jetėt e gjithė atyre artistėve tė atij brezi qė aspiruan tė bėnin art nė kohė jo tė lehta dhe ia dolėn. Ai lindi nė Tiranė dhe ishte i biri i njė inxhinieri tė njohur, Kosta Manit. Teatri ka qenė njė pasion i tij i hershėm, tregojnė miqtė. Pasi mbaroi Liceun Artistik pėr aktor, nė 1954-ėn ai do tė fillonte punėn si aktor vetėm nė Gjirokastėr, gjatė kohės qė kreu edhe shėrbimin ushtarak. Pirro Mani i pėrket atij brezi studentėsh qė studiuan nė Moskė. Ai studioi regjisurė teatri nė Institutin Shtetėror tė Artit Teatror, GITIS (Gosudarstvjenij Institut Teatralnovo Iskustva), Moskė, nė Bashkimin Sovjetik.

    Kohėt e studimeve kanė qenė tė rėndėsishme pėr tė riun shqiptar, i cili do tė binte nė sy pėr karakterin me tė cilin interpretonte rolet. Njė nga interpretimet e njohura tė tij gjatė kohės kur ishte student ėshtė edhe ai i Edi Karbonen nė dramėn "Pamje nga ura tė Artur Milerit", vėnė nė teatrin "Uēebnij" tė Moskės, pastaj rolin e Hozesė nė filmin "Askush", kurrė nuk vdes, 1959, me operatorė Viktor Gjika dhe Dhimitėr Anagnosti.

    Shfaqja e tij e parė ishte "Pamje nga ura", e cila u ngjit nė teatrin e Korēės. Stili rus, formimi qė ai mori nė njė nga shkollat mė tė mira tė artit, do ta bėnte rikthimin e tij nė atdhe tė mbushur nga njė pasion pėr tė bėrė atė ēfarė kishte mėsuar nė auditorėt e fakultetit tė njohur.

    Kritika e asaj kohe do tė vlerėsonte stilin me tė cilin Mani ngjiste njė shfaqje nė skenė. Kujtohen sot ende nė memorien e bashkėkohėsve shfaqje si "Kėneta", "Hijet e natės" mė 1964, apo "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" etj. Por Pirro Mani nuk vlerėsohet vetėm pėr kontributin e tij si regjisor, por dhe pėr rolet e tij tė rralla. Njė regjisor e ka mė tė lehtė tė jetė njė aktor dhe tė shkėlqejė. Dhe ashtu si nė tė gjitha pėrvojat e artistėve tė njohur qė dinin t‘i bėnin mirė tė dy kėta komponentė edhe Pirro Mani diti tė ishte i njėjtė nė fuqinė e aktorit dhe regjisorit. Askush nuk mund ta harrojė rolin e Sali Protopapės tek "I teti nė bronz", apo rolin e Stavri Larės nė filmin "Vitet e para", 1966; babai nė filmin "Larg barbarėve", 1995, tė regjisores franceze, Liri Begeja, etj. Njė jetė e tėrė nė skenė, nuk mund tė thuhet nė disa rreshta shkrim, nė kėto rreshta qė mė shumė janė njė urim pėr regjisorin e njohur, nė pėrvjetorin e tij tė 75-tė, duke shpresuar se nė vitet qė vijnė mund ta shohim sėrish tė vejė njė tjetėr dramė nė teatrin tonė.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007


    ps. nuk po gjeja ndonje teme parardhese.. nese nuk eshte hapur ne vendin e duhur atehere mund ta levizni
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •