Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1

    Shqipëria firmosi sot me KE marrëveshjen për vizat

    Të mos e besosh: Regjimi i vizave lehtësohet për europianojugorët




    Të premten në Zagreb të Kroacisë, në prani të zëvendëspresidentit të Komisionit Europian, Franko Fratinit dhe ministrave të drejtësisë dhe rendit të vendeve të Europës Juglindore, do të nënshkruhet marrëveshja e lehtësimit të vizave.

    Vendet e Europës Juglindore do të afrohen edhe një hap më shumë me Bashkimin Europian këtë të premte, kur në kryeqytetin kroat do të nënshkruhet marrëveshja e lehtësimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë dhe Maqedonisë, që dëshirojnë të udhëtojnë për arsye pune ose studimesh në vendet e BE-së.

    Në fakt që prej ditës së djeshme në Bruksel janë mbledhur funksionarë të lartë nga vendet e sipërpërmendura ballkanike, të cilët po i japin dorën e fundit përgatitjeve për nënshkrimin e marrëveshjeve të ripranimit dhe lehtësimit të vizave për qytetarët e vendeve të tyre.

    Të martën zyrtarët europianë sigluan marrëveshjet përkatëse me Shqipërinë dhe Bosnjën, ndërsa sot dhe nesër pritet që këto marrëveshje të siglohen edhe me vendet e tjera të Europës Juglindore. Pastaj të premten, në prani të komisionerit të
    Bashkimit Europian, përgjegjës për rendin dhe drejtësinë, Franko Fratinit dhe ministrave nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Serbia do të nënshkruhet zyrtarisht kjo marrëveshje, që do të lehtësojë së tepërmi lëvizjen e qytetarëve të vendeve të Europës Juglindore në BE.

    Duhet thënë se bisedimet e para për mundësinë e lehtësimit të regjimit të vizave për qytetarët e vendeve ballkanike të sipërpërmendura kanë filluar që 3 vjet më parë. Ishte presioni i vazhdueshëm i zyrtarëve të vendeve ballkanike që mundësoi që
    kjo çështje të vihet në rendin e ditës të preokupimeve të BE-së. Komisioneri Franko Frattini u shpreh atëhere gjatë një mbledhjeje të kolegjit të komisionerëve të BE-së se: " nuk ka takim që zhvilloj me ministrat e vendeve ballkanike që ata nuk më kërkojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së për qytetarët e tyre". Dhe që nga ajo kohë me hapa të matur por të pandërprerë, kjo çështje ka përparuar për të arritur në apogjeun e saj këtë të premte.

    Me këtë rast duhet theksuar se Shqipëria ka qënë vendi i parë ndër vendet e Europës Juglindore që ka nënshkruar me Bashkimin Europian, që në vitin 2004 marrëveshjen e ripranimit të azilantëve të dëbuar, kusht ky i domosdoshëm i vendosur nga BE-ja, para se të flitej për një liberalizim të vizave për qytetarët e këtyre vendeve. Vendet e tjera ballkanike kanë pasuar në këtë rrugë.

    Pas ceremonisë të së premtes në Zagreb, i takon Këshillit të Ministrave të 27 vendeve anëtare të BE-së që ta aprovojnë këtë marrëveshje, e cila mund të fillojë të zbatohet në praktikë nga fundi i vjeshtës. Duhet vënë në dukje se atëhere vizat do të jenë jo vetëm më të lira si çmim, por do të jepen edhe më lehtë nga konsullatat e vendeve anëtare të BE-së që gjenden në Tiranë, Shkup, Beograd etj. Studentët, studiuesit, shkencëtarët dhe biznesmenët do të jenë disa nga ato kategori që do të përfitojnë më së shumti nga ky lehtësim i regjimit të vizave që BE-ja ka vendosur të aplikojë ndaj këtyre vendeve, që një ditë parashikohet se do të jenë anëtare me të drejta të plota të familjes së bashkuar europiane.

    Siç shihet kemi të bëjmë me një lehtësim të regjimit të vizave, por jo me një heqje të plotë të tyre. Burime zyrtare nga Brukseli pohojnë se heqja e vizave do të vijë më vonë kur këto vende të mos paraqesin më rrezik për emigracion të paligjshëm si dhe të kenë arritur suksese të vërteta në luftën kundër krimit, kontrabandës dhe trafiqeve.

    Viron Gjymshana

    DW
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-04-2007 më 17:44

  2. #2
    Tirane, 10 Prill 2007

    Mbyllen negociatat për marrëveshjen e lehtësimit të vizave me Shqipërinë

    Sot në Bruksel u mbyllën negociatat për marrëveshjen e lehtësimit të vizave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Mbyllja e bisedimeve u pasua nga një siglim formal i marrëveshjes. Marrëveshja mund të hyjë në fuqi 6 deri në 7 muaj pas siglimit. Para se të hyjë në fuqi marrëveshja duhet miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Shqipëria[1].



    Kjo është një shenjë e qartë që Bashkimi Evropian i mban dyert e hapura për Shqipërinë dhe që do të vazhdojë të përmbushë angazhimet e veta për të ardhmen evropiane të vendit. Marrëveshja për lehtësimin e vizave sjell përparësi për të gjithë udhëtarët shqiptarë në formën e tarifave të ulta të vizave dhe procedurave më të shpejta të aplikimit për vizë. Për disa grupe udhëtarësh, si për shembull për studentët, njerëzit e biznesit, gazetarët, pjesëmarrësit në veprimtari shkencore dhe artistike si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile do të thjeshtohen edhe kërkesat për dokumenta. Për të tilla grupe do të jetë më e lehtë të marrin viza me shumë hyrje dhe për disa kategori si për studentët dhe për pensionistët vizat do të jepen falas. Kjo do të rrisë shkëmbimet e Shqipërisë me pjesën tjetër të Evropës dhe për rrjedhojë do të ndihmojë në përgatitjet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pritet që një hap i tillë të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe demokratik si dhe të ndihmojë në stabilizimin e rajonit.

    Lehtësimi i vizave është një hap i parë që bëhet në drejtim të lëvizjes së lirë, pa viza, gjë së cilës popujt e Ballkanit i japin një rëndësi të veçantë. Para se të hiqet detyrimi për vizë, vendet e rajonit duhet të përmirësojnë në mënyrë të dukshme, në veçanti, aftësinë e tyre për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe migrimin jo të ligjshëm. Gjithashtu ata duhet të forcojnë kontrollin e kufijve dhe sigurinë e dokumentave të tyre të udhëtimit.

    Lehtësimi i vizave është pjesë e një sërë masash më të gjëra që synojnë të nxisin kontaktet ndërmjet njerëzve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ata përfshijnë dhënien e më shumë bursave për studentët dhe kërkuesit nga rajoni, sidomos nëpërmjet programit Erasmus Mundus, bashkëpunim të mëtejshëm në fushat e kërkimit, arsimit dhe kulturës përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në programe të caktuara komunitare dhe në agjensitë evropiane si dhe një mbështetje gjithnjë e më në rritje për dialogun e shoqërisë civile.

    Për më tepër informacion, ju lutem kontaktoni:

    Artes BUTKA

    E Ngarkuar me Shtypin dhe Informacionin
    cel: (+355) 0 69 20 90 691
    e-mail: artes.butka@ec.europa.eu

    web: www.delalb.ec.europa.eu

  3. #3
    _-bluesman-_ Maska e Jimi_Hendrix
    Anëtarësuar
    22-12-2006
    Vendndodhja
    Arkivol
    Postime
    116
    Me pak fjale asgje nuk paska ndryshuar e nuk paska per te ndryshuar!

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Shqipëria firmosi sot me KE marrëveshjen për vizat

    Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi kane firmosur pak me pare ne Zagreb me Komisionin Europian Marrëveshjet për lehtësimin e regjimit të vizave

    Lehtesimi i regjimit te vizave, favorizon disa kategori te caktuara si, gazetare, biznesmene, studente, studiues etj. Per Shqiperine nenshkroi ministri i Brendshem Bujar Nishani, ndersa per BeH-në dhe Malin e Zi, perkatesisht ministrat Tarik Sadovic dhe Jusuf Kallamperovic. Nenshkrimi u be në kuadër të Takimit rajonal të ministrave të Drejtesise dhe punëve të brendshme të shteteve anëtare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP).

    "Ky është një hap i rëndësishëm politik përpara, jo vetëm në rrugën drejt afrimit drejt Bashkimit Evropian (BE), por, sipas mendimit tim, për regjim të ri të udhëtimit të lirë të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor", deklaroi pas nenshkrimit, evrokomisioneri per drejtesi, Liri dhe Siguri, Franko Fratini. Duke iu drejtuar te tre ministrave, ai tha se ata duhet te ndjehen me të vërtetë krenarë qe kane arritur ne nenshkrimin e kesaj marreveshjeje e paralajmeruar rreth një vit me pare. Sipas Fratinit, marrëveshjet në të ardhmen do të sjellin siguri të dokumenteve të udhëtimit, shfrytëzim të të dhënave biometrike, përmirësim të regjimit të vizave dhe riatdhesim, si dhe lirimin nga vizat në tërë rajonin.

    Fratini shtoi se Shqipëria tashmë ka marrëveshje riatdhesimi, dhe se Tirana sot e nenshkroi edhe marrëveshjen për lehtësimin e regjimit të vizave. Ndersa edhe Maqedonia tashmë i firmosi të dy marrëveshjet me Komisionin Evropian për lehtësimin e regjimit të vizave dhe riatdhesim. I.K.
    /Makfaks/

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Nje dite,ate dite kur çdo kush do jete zot i vendit te vet,do te hiqen te gjithe vizat...si evrop pa kufi...

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Dy ministrat firmosën marrëveshjen për vizat me BE-në

    Dy ministrat firmosën marrëveshjen për vizat me BE-në



    Ministri i Brendshëm nënshkruan në Zagreb marrëveshjen për liberalizimin e vizave të shqiptarëve, por harron të interesohet për 17 emigrantët shqiptarë, të cilët prej më shumë se 20 ditësh ndodhen të arrestuar në këtë vend. Në asnjë bisedë nuk ka qenë temë diskutimi fati i 17 shqiptarëve, për të cilët mendohet se kanë mbetur peng në burgun e Zagrebit, pasi policia u ka kërkuar nga 300 euro. Ministria e Brendshme bëri të ditur dje se në Zagreb të Kroacisë, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe zv/presidenti i Komisionit Evropian dhe komisari për drejtësinë dhe çështjet e brendshme, Franco Frattini, nënshkruan marrëveshjen për përafrimin e liberalizimit të regjimit të vizave ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Në lidhje me këtë, Ministria e Brendshme deklaroi se ky është një hap shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe do t‘u sjellë përfitime të gjithë shqiptarëve. "Nënshkrimi i kësaj marrëveshje konfirmon dhe njëherë progresin e bërë nga vendi ynë për përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, po ashtu është një shtysë e rëndësishme për reformat institucionale dhe ligjore që do të ndërmerren në të ardhmen", detajuan burimet zyrtare. Ministri Nishani ndodhet prej tre ditësh në Kroaci, në kuadër të takimit të ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Në këtë takim rëndësi e veçantë i është kushtuar procesit të implementimit të standardeve të Bashkimit Evropian në çështjet e drejtësisë dhe çështjet e brendshme në vendet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, përmes forcimit të zbatimit të ligjit, procesit të reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Pavarësisht se edhe çështja e 17 klandestinëve shqiptarë, të cilët prej 20 ditësh ndodhen në burgun e Zagrebit dhe tashmë kanë hyrë në grevë, është kthyer në një çështje drejtësie, askush nga autoritetet shqiptare s‘u kujtuar për ta. Ministri Nishani nuk ka bërë asnjë përpjekje për të diskutuar me autoritetet homologe për shqiptarët, të cilët akuzojnë policinë e Zagrebit për dhunimin e të drejtave të tyre. Edhe gjatë ditës së djeshme, Ministria e Brendshme nuk ka pasur asnjë reagim për këtë fakt dhe nga të dhënat mësohet se nuk ka pasur negocim me palën kroate për rikthimin e shqiptarëve. Në lidhje me këtë fenomen dhe bazuar në marrëveshjet e qeverisë shqiptare me vendet e tjera të Evropës, shteti i cili kap klandestinë ilegalë duhet të përballojë me shpenzimet e veta rikthimin e tyre për në vendin origjinë. Ndërkohë, pas këtij veprimi shpenzimet likuidohen nga vendi, të cilët i përkasin shtetasit e riatdhesuar. Por, kjo duket se nuk po funksionon për Kroacinë, që prej më shumë se njëzet ditësh. Sipas të dhënave zyrtare, ministrat e Brendshëm e të Drejtësisë, pjesëmarrës në takimin e Zagrebit, ranë dakord që perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian është shtysa më e mirë për reformat institucionale dhe legjislative për sa i përket drejtësisë dhe çështjeve të brendshme. Kjo mendohet se do t‘u sjellë përfitime të gjithë shqiptarëve.

    Zagreb


    Shqiptarët, tre ditë në grevë


    Shtatëmbëdhjetë shqiptarë kanë hyrë në grevë në burgun e Zagrebit, në Kroaci. Shqiptarët janë kapur rreth 20 ditë më parë, teksa tentonin të kalonin kufirin e këtij shteti për të emigruar ilegalisht drejt Italisë. Por policia kroate i ka kapur dhe nuk ka pranuar t‘i kthejë në vendin origjinë, derisa ata të paguajnë nga 300 euro për person. Siç pretendojnë shqiptarët, mes të cilëve ndodhen edhe katër të mitur, shuma e parave u është kërkuar vetëm shqiptarëve, pasi personat e tjerë të kapur për njëjtin motiv janë kthyer në vendet e tyre, pa paguar asgjë.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240


    Lehtësimi i vizave: Tregues i qartë i forcimit të bashkëpunimit të Europës Juglindore me BE-në



    Data e Publikimit: 14/04/2007

    Autori i Lajmit:
    Viron Gjymshana
    Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi - janë 3 vendet ballkanike të cilat do të përfitojnë nga politika e re e e lehtësimit të vizave që ka aprovuar Bashkimi Europian
    Bashkimi Europian bëri të ditur sot, me rastin e nënshkrimit në Zagreb të marrëveshjeve të lehtësimit të vizave dhe riatdhesimeve për banorët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Malit të Zi, se studentët që do të ndjekin mësimet në vendet e BE-së do t’i kenë vizat falas dhe me shumë hyrje dalje. Për të tjerët çmimi i vizave Shengen zbret në 35 euro nga 60 sa ka qënë më parë. Njëkohësisht të gjithë mbajtësit e pasaportave diplomatike do të udhëtojnë këtej e tutje pa pasur më nevojë për viza.
    Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi - janë 3 vendet ballkanike të cilat do të përfitojnë nga politika e re e e lehtësimit të vizave që ka aprovuar Bashkimi Europian. Duke marrë pjesë në ceremoninë e Marrëveshjeve së Lehtësimit dhe Riatdhesimit, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Franko Fratttini u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje përbën një tregues të qartë të forcimit të bashkëpunimit ndëmjet vendeve të Europës Juglindore dhe Bashkimit Europian.

    Thjeshtësim të formularëve dhe shkurtim të kohës të dhënies së tyre, multi viza tip Shengen, ulje e çmimit nga 60 € në 35 € - janë disa nga lehtësitë që Bashkimi Europian u ofron disa kategorive të caktuata të qytetarëve nga vendet e sipërmendura ballkanike, që dëshirojnë të udhëtojnë në vendet e BE-së, siç janë psh biznesmenët, gazetarët etj. Madje zëdhënësi i Komisionit Europian, Pietro Petruçi pohoi se psh për studentët vizat do të jenë falas dhe me numër të pakufizuar hyrje – daljesh përgjatë gjithë kohës së studimeve.

    Por ata që përfitojnë më shumë duket se do të jenë zyrtarët e lartë. Që tani e tutje mbajtësit e pasaportave diplomatike nuk do të kenë më nevojë fare për të marrë më vizë për të udhëtuar në vendet e BE-së.

    Në ceremoninë e organizuar sot në Bruksel nuk morën pjesë përfaqësuesit e Serbisë, siç ishte parashikuar më parë. Shkak për këtë mospjesëmarrje ishte refuzimi nga ana e Beogradit për të pranuar në territorin e tij edhe shtetas të huaj që kishin përdorur Serbinë si tramplin për tu hedhur në vendet e BE-së. Pritet që për këtë çështje negociatat ndërmjet Brukselit dhe Beogradit të vazhdojnë edhe disa javë të tjera - deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Nga ana e saj Maqedonia i përfundoi vetëm sot negociatat me Brukselin dhe kjo bëri që zyrtarët e saj të mos jenë në Zagreb.

    Duke shprehur ngazëllimin e tij për lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e vendeve ballkanike, zyrtarët e Bashkimit Europian e bënë edhe një herë tjetër të qartë se lehtësimi i regjimit të vizave përbën vetëm hapin e parë drejt një rruge të gjatë që duhet të çojë deri në heqjen e plotë të tyre. Kristina Nagy, zëdhënëse e komisionerit përgjegjës për zgjerimin, Olli Rehn, theksoi se qeveritë e vendeve ballkanike kanë ende shumë punë për të bërë, sidomos në ndalimin e trafiqeve, kontrabandës, emigracionit të paligjshëm, sigurisë së dokumentave të udhëtimit dhe atyre të identitetit, para se të mund të fillojë të diskutohet për një heqje të plotë të regjimit të vizave edhe për qytetarët e vendeve të tyre.
    #VamosArgentina

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Abuzimi i madh/BE nuk ka hequr vizat per popullin, por per udheheqjen

    Autori i Lajmit:
    A.K.
    Ato që të cilët mund të lëvizin pa patur nevojën e një vize të marrë nëpër ambasada, do të jenë deputetë dhe ministrat dhe familjet e tyre, si gruaja apo fëmijët dhe jo të tjerë

    Tiranë- Ministrat apo deputetët mund të jenë ata që mund të quhen më të favorizuarit në lidhje me lëvizjen nëpër vende të ndryshme, por jo të tjerë. Sipas dokumentaciont, ato të cilët janë të pajisur me dokument indentifikimi siç është pasaporta diplomatike, mund të lëvizin pa viza. Pra janë familjet e deputetëve si gratë apo fëmijët që janë të favorizuar, dhe jo populli i thjeshtë i cili mesa duket duhet të presë edhe disa vite të tjera që të ketë një mundësi lëvizjeje nëpër vendet e Bashkimit Evropian pas marrë vizë nëpër ambasada dhe pa u robtuar në rradhët e gjata. Edhe pse nga ana e qeverisë po "shitet" sikur është një arritje e madhe nënshkrimi për lehtësimin e vizave deri tani janë vetëm anëtarët e Kabinetit Qeveritar apo deputetët që përfitojnë, duke dalë më të favorizuarit, pasi janë të vetmit që janë të pajisur me pasaporta diplomatike.

    Lehtesimi i vizave

    Tiranë- Janë një kategori i caktuar njerëzish të cilëve u është lehtësuar marrja e vizave, dhe nuk është aspak ashtu si qeveria pretendon se kjo është bërë për të gjithë kategoritë e njerëzve, duke e shitur lehtësimin për disa kategori të caktuar njerëzish si lehtësim të vizave për shqiptarët. Biznesmenët dhe Studentët janë më të favorizuarit në këtë drejtim. Ky proces përfshin dhënien e më shumë bursave për studentët dhe kërkuesit nga rajoni, sidomos nëpërmjet programit "Erasmus Mundus", bashkëpunim në fushat e kërkimit, arsimit dhe kulturës, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në programe të caktuara komunitare dhe në agjencitë evropiane, si dhe një mbështetje për dialogun e shoqërisë civile".

    Argita me fëmijët,
    tashmë lëviz pa vizë

    Tiranë- E bija e kryeministrit Sali Berisha është e favorizuar nga "Lehtësimi i Vizave", duke mos patur më nevojë që të lëvizë me vizë nëpër shtetet e Bashkimit Evropian. Në bazë të asaj çka është firmosur që të gjithë familjet e deputetëve apo ministrave, të cilët ajanë të pajisu me pasaporta diplomatike mund të lëvizin pa patur nevojë për vizë, edhe e bija e kryeministri dhe familja e saj mund të kenë këtë favor për të lëvizur nëpër Evropë. Nuk eshte e vetmja gje per te cilen Argita perfiton nga babai Kryeminister.

    Populli me të
    njëjtat procedura

    Tiranë- Mbahet me shpresa dhe me premtime që do të ketë lehtësim vizash, por në të vërtetë për popullin e thjeshtë akoma nuk ka asnjë masë në lidhje as me lehtësimin e procedurave duke evituar rradhët e gjata, e jo më lehtësim në marrjen e tyre. Populli duke qenë si gjithnjë në fund të listës së atyre që paraqiten nëpër ambasada për tu pajisur me vizë, nga nënshkrimi i marrëveshjes për viza nuk ka asnjë favor, përveç familjeve të ministrave dhe deputetëve.

    Heqja e vizës vetëm
    pas disa vitesh

    Tiranë- Akoma nuk ka një lehtësim të vizave e jo më të bëhet fjalë në lidhje me heqjen e tyre totalisht, duke u rendistur si një ndër vendet e Bashkimit Evropian. Shqipëria është një vend në të cilin premtohet shumë pro s'po arrihet gjë në lidhje me lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Kryeministri premton herë pas here se ka për të patuar lehtësim të vizave deri në liberalizim të tyre, por kjo mesa duket është me vite larg akoma.
    #VamosArgentina

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore po thoni burimin nga i merni artikujt..pse trembeni..

  10. #10
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Post No Comment!!!

    O thektho e lexova dhe ne gazete kete lajm dhe me the te drejten kjo qeveri qe shqiperia ka i ka vene vete vulen vetes me gjithe ato marrezira qe po ben me mandatin e dhene prej popullit...shqiperia ska per te qene ndonjehere si gjithe shtetet europiane dhe shqiptari ska per tu bere kurre qytetar i Bashkimit Europian nqs qeveria nuk i pervesh menget dhe te mendoj dhe per ata qe e kane votuar dhe jo vetem per familjet e ministrave dhe deputeteve qe ne artikull thuhet se kalojne neper BE pa patur nevoje per viza sepse jane mbajtes se "Diplomatic Passport"




    Master^BoY

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •