-
i/e regjistruar
Shtet-Komb apo Shtet-Pa Komb!!?
Shtet-Komb apo Shtet-Pa Komb!!? (Analize nga Koco Danaj)
Perballimi i sfidave te ardhmes ne mjedisin panshqiptar, vecanerisht ne ate politik, po shoqerohet me lindjen dhe rilindjen e rrymave te ndryshme politike.
Pohimi i siperthene nuk perben ndonje tragjedi per sa kohe qe synon progresin dhe larmine e rrugeve qe synojne te ardhmen.
Por ai shndrrohet ne tragjik, kur synon shperberjen e kombit shqiptar apo tjetersimin e tij. Per me teper kur ideologet e kesaj shperberje jane pjese te mjedisit politik shqiptar
Ne nje rast te tille; analiza politike perben vetem hapjen e Kutise se Pandores.
Ishte nje hyrje paksa e gjate per te ardhur tek pohimi se sfidat qe ka hapsira panshqiptare po shoqerohet me fuqizimin e rrymes fondamentaliste kozmopolite ne mjedisin politik shqiptar. Fondamentalizmi kozmopolit eshte aktualisht ideologjia e shperberjes dhe tjetersimit se kombit shqiptar.
Po si shfaqet fondamentalizmi kozmopolit ne mjedisin politik shqiptar? Ai shfaqet hapur perballe dilemes panshqiptare: Shtet-Komb apo shtet pa komb?
Nje pjese politikanesh perpiqen tu mbushin mendjen shqiptareve se integrimi europian nuk ka nevoje per shtetin-komb, po per shtetin pa komb. Nje pjese tjeter perpiqen tu mbushin mendjen se nuk ka nevoje per shtetin-komb, po ka nevoje per shtetin qytetar. Ndersa mendesia me kunderprogresive eshte ajo qe synon shperberjen perfundimtare te kombit shqiptar.
Cila eshte kjo mendesi? Eshte mendesia qe shqiptaret ne Kosove te mos quhen me shqiptare, por kosovare. Pra, lindja e nje shteti te ri te shoqerohet me lindjen e nje kombi te ri, kombit kosovar!! Qe ka origjine shqiptare, por nuk jane shqiptare. Dhe krahasimi behet me Austrine dhe austriaket qe jane shtet-komb por me origjine gjermane!!(Austria ka qene shtet shume kohe para se te bashkohej Gjermania.)
Eshte mendesia qe shqiptaret e Maqedonise neser te quhen maqedonas! Ashtu si gjermanet qe jetojne ne Zvicer quhen zvicerane.(Dhe gjuha e tyre quhet gjermanishtja zvicerane-ose shqipja-maqedonase)
Eshte nje rryme politike e cila perpiqet qe ne momentin e tanishem te paraqitet si rryme europeiste. Por nderkaq ne thelb eshte kunderprogresive. Ashtu sic eshte e tille shperberja e nje kombi. Me hapur pro kesaj rryme politike ka dale nenkryetarja e Bashkimit Demokratik per Integrim Teuta Arifi ne pronocimin per gazeten prestigjoze The Ekonomist. Arifi ne prononcimni e saj shprehet se nuk ka asnje shans per Shqiperine e Madhe (Apo Natyrale), pasi hapsira shqiptare do te ndjeke nje rruge tjeter: Cila eshte rruga? Sipas Arifit; shqiptaret ne Maqedoni do te ndjekin rrugen e gjermaneve te Zvicres qe tashme quhen zvicerane(Por me origjine gjermane), shqiptaret e Kosoves do te ndjekin rrugen e Austrise, (pra do te jene kosovare me origjine shqiptare.)
Neqoftese dikush mund te thote se nuk ka asgje te keqe, lidhur me shprehjen e lire te mendimeve, do te bashkohesha me ate. Por te jesh dakord me shprehjen e lire te mendimit, nuk do te thote te jesh dakord apriori me thelbin e mendimit te shprehur.
Mendimi i siperthene synon ne thelb te shperbeje kombin shqiptar. Partizanet e kosovareve dhe maqedonasve me origjine shqiptare duhet te pohojne se ne emer te kujt flasin? A jane dakord shqiptaret ne Maqedoni te ndrrojne kombesine? Per kete eshte i nevojshem nje referendum.(Maqedonasit bene nje referendum vetem per ndarjen teritoriale te maqedonise. Dhe ai u konsiderua i ligjshem. Pse te mos konsiderohet i tille nje Referendum qe ka te beje me kombin dhe kombesine?)
A jane dakord shqiptaret ne Kosove te nderrojne kombesine? Edhe per kete duhet nje Referendum. Askush pervec popullit nuk mund te flase ne emer te tij kur eshte ne pyetje nderrimi i kombesise. Shtet-qytetar eshte shtet pa komb. Dhe si i tille eshte pa te ardhme.
A jane dakord shqiptaret ne Lugine te Presheves te shndrrohen ne serbe me origjine shqiptare? A jane dakord shqiptaret ne Mal te Zi te shndrrohen ne malazeze me origjine shqiptare ?
Per te gjitha keto perseri duhet te shprehen vete shqiptaret ne te gjithe hapsiren mbare shqiptare. Referendumi popullor behet nje imperativ europeist sa kohe qe po shtohen kerkesat per ndryshimin e kombesise ne emer te paqes dhe te integrimit. Secili shqiptar duhet te jape pergjigje: A pranoni te ndyshoni kombesine ne emer te paqes? A pranoni te ndryshoni kombesine ne emer te bukes se gojes ? A pranoni te hidhni poshte shtetin-komb ne emer te shtetit pa komb ?
Dhe para se te vijme tek pyetja e fundit, po bejme nje paranteze : (Sot ka me miliona turq me origjine shqiptare. Me miliona greke me origjine shqiptare, me miliona italiane me origjine shqiptare.)
Dhe tashme vijme tek pyetja e fundit : A do te pranojne shqiptaret ne Maqedoni, Kosove, Lugine te Prtesheves, Mal te Zi te shtojne radhet e maqedonasve, kosovareve, serbeve apo malazeve me origjine shqiptare ?
Pyetjet e siperthena inkuadrohen ne nje rryme politike. Jane pjese e saj, pjese e asaj qe e konsideron problemin shqiptar si problem unik ne te gjithe Europen.(Dhe problemet unike, kerkojne zgjidhje unike). Pra jane pjese te asaj rryme qe quhet nacionalizem europeist qe ishte edhe thelbi i Deklarates se Berlinit.
Dilema e shqiptareve ne krejt hapsiren panshqiptare eshte: Shtet-Komb apo Shtet-Pa Komb. Nje pjese politikanesh te tyre kane folur; ata preferojne Shtetin-Pa Komb. Duhet te flasin edhe politikanet e tjere. Ndersa vete populli shqiptar akoma nuk ka folur!!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt