
Postuar mė parė nga
DeuS
Vetem me kete fjali une kuptoj qe ti s'e njeh fare Manchester United! United ka luajtur historikisht me nje mbrojtes te djathte, i cili eshte edhe kapiteni i ekipit (fatkeqesisht, se eshte si nje nga karakteret e Gaqo Bushakes) pra Neville dhe ky mungon. Gjithashtu mungon edhe qendermbrojtesi i cili pas kombinimit te mire me Ferdinand, zuri vendin e padiskutueshem ne ekip...ky eshte Vidic. Pra ja ku kemi te bejme me nje ekip pa mbrojtje, ose si te themi, me nje mbrojtje pacavure dhe hic konfidente. Lojtaret qe zevendesojne mbrojtjen e formacionit baze, nuk kane bith te veshin brreket e Kupes se Kampioneve, por hajt thuj, prej hallit.
Mesfusha eshte gjithashtu cope cope. Me pak fjale, luajme me Fletcher dhe O'Shea ne mesfushe, katastrofe. Njeri druvar me profesion te dyte klarineten dhe me hobi futbollin, tjetri bujk qe puno part-time kamarier. Park, mungon gjithashtu, ndersa Scholes plaku, po luajti, pas 20min e garantuar qe del me karton prape. Kjo eshte arsyeja qe United synon kundersulmin gjithmone, sepse po ti kesh vene mendjen, Rooney, Ronaldo, Giggs etj, te tere kohen kthehen ne ndihme te mbrojtjes...me pak fjale bjeri ti biem.
Gjithashtu mungon edhe sulmuesi kryesor i United (sepse Rooney eshte mesfushor-sulmues, po ashtu edhe Giggs e Ronaldo) ...i cili eshte Saha. Edhe ky i demtuar.
Me pak fjale, United mund te jete ekip i motivuar mire per fitore, por kurre nuk mund te quhet ekip i kompletuar, sepse eshte cope-cope. Kjo ishte arsyeja pse ne ndeshjen me Romen, u shokuam te gjithe nga ajo loje qe bene, sepse askujt nuk ja ka marr mendja qe me ate gjendje qe ishte ekipi, perballe asaj Rome qe ne Itali i beri zborin, te arrinin e te fitonin me ate rezultat qesharak, i cili e ktheu ndeshjen ne degjenerim te kundershtareve. (une te isha tranier i Romes, jepja doreheqjen qe pjesen e pare te ndeshjes)
Persa i perket ndeshjes me Milanin, une di te them qe, nese United ben te pakten gjysmen e lojes qe beri me Romen, fitoren e ka te sigurte. Ronaldo eshte shume i shpejte per mbrojtjen milaneze dhe nga ana tjeter, nje Kakas i behet nje markim i mire, Inzaghi (bah, ky rob ma ha buken) e Gilardino nuk bejne dot hajer. Mgjt, une e di menyren sesi mund ta mundesh United (dmth, pikat e dobta) por te shohim sesa do dije Anceloti!
Fitore United! (e veshtire do jete, por United-Liverpool jane ne finale)
Krijoni Kontakt