Shqipėria nė projektin pilot Njė OKB
Nga Armand Maho
Agjencitė e Kombeve tė Bashkuara mblidhen nė njė program, njė buxhet dhe njė drejtues tė vetėm
Qeveria shqiptare dhe agjencitė e Kombeve tė Bashkuara prezantuan nė Tiranė, iniciativėn e pėrbashkėt pilot "One UN", e cila synon tė mbledhė sė bashku agjencitė e Kombeve tė Bashkuara nė njė program, njė buxhet dhe njė drejtues tė vetėm.
Nė fjalėn e mbajtur nė konferencėn, qė u zhvillua nė ambientet e hotel "Sheraton", kryeministri, Sali Berisha, vlerėsoi "kontributin thelbėsor tė kėtyre agjencive nė tė gjitha pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr ndėrtimin e ekonomisė sė tregut dhe institucioneve demokratike".
"Nisma e re 'One UN' ka nė bazė pikėrisht seriozitetin dhe rezultatet e kėtij bashkėpunimi, ndėrkohė qė qeveria shqiptare do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr suksesin e kėsaj nisme, e cila synon koordinimin shumė mė tė mirė tė tė gjitha potencialeve tė 38 agjencive tė OKB-sė, tė zgjerimit tė aksesit dhe mundėsisė sė pėrfitimit nga kėto agjenci", - tha kryeministri Berisha.
Duke e vlerėsuar si njė marrėveshje tė re bashkėpunimi mes OKB-sė dhe Shqipėrisė, ministri i Punėve tė Jashtme, Lulėzim Basha, deklaroi se, "Shqipėria ka privilegjin tė renditet nė 8 vendet e para pilote qė do tė implementojė kėtė iniciativė dhe kjo ėshtė njė dėshmi e pakundėrshtueshme e bashkėpunimit me Kombet e Bashkuara, ku jemi pėrpjekur tė jemi kontributorė aktivė nė debatet themelore tė organizatės".
"Kjo ėshtė sfida jonė e pėrbashkėt pėr mė shumė koherencė veprimi nė tė mirė tė zhvillimit tė balancuar dhe tė gjithanshėm tė vendit dhe pėrmbushjes sė aspiratave tona pėr njė integrim nė familjen evropiane dhe nė tė mirė tė njė jete qė t'i sigurojė ēdo qytetari shqiptar tė drejtat themelore civile", - tha ministri Basha.
Ndėrsa, kryetari i Grupit tė Zhvillimit tė Kombeve tė Bashkuara dhe administratori i Programit tė Zhvillimit tė Kombeve tė Bashkuara, Kemal Dervish, vlerėsoi se, "duke dalė vullnetare si vend pilot pėr 'One UN', Shqipėria ka marrė njė rol drejtues, duke ndihmuar Kombet e Bashkuara qė tė zbatojnė programin e pėrbashkėt, sepse vetėm duke u bashkuar nė Kombet e Bashkuara mund tė kuptojmė potencialin tonė tė jashtėzakonshėm si partnerė nė zhvillim".
Koordinatorja e Pėrhershme e Kombeve tė Bashkuara nė Shqipėri, Gulden Turkoz-Cosslett, vuri nė dukje se, "programi 'One UN' do tė mbėshtesė pėrparėsinė kombėtare tė Shqipėrisė pėr t'u bėrė pjesė e Bashkimit Evropian, si dhe do tė kontribuojė pėr tė sjellė ndryshim nė jetėn e shqiptarėve".
Shqipėria ėshtė pėrzgjedhur me shtatė vende tė tjera tė botės, ndėrkohė qė ėshtė i vetmi vend nė Evropė, pėr tė testuar programin e reformės sė Kombeve tė Bashkuara.
Iniciativa pilote "One UN" ka si synim qė tė shmangė fragmentarizimin dhe mbivendosjen e pėrpjekjeve pėr zhvillim, si dhe tė forcojė koordinimin e qėllimeve dhe koherencėn nė manaxhim, duke ruajtur mandatet e veēanta dhe misionet e ndryshme tė Kombeve tė Bashkuara.
Programi "One UN" nė Shqipėri do tė pėrqendrohet nė trajtimin e pėrparėsive kombėtare si: njė qeveri mė transparente dhe mė tė pėrgjegjshme, mė shumė pjesėmarrje nė politikėbėrje dhe vendimmarrje, rritje tė aksesit pėr shėrbime bazė mė cilėsore dhe bashkėpunim rajonal, si dhe do tė pėrqendrohet nė zhvillimin e kapaciteteve, barazinė gjinore dhe mjedisin.
Komiteti qeveritar pėr Modernizimin brenda Kėshillit tė Ministrave do tė shėrbejė si autoriteti mė i lartė pėr hartimin e politikave, koordinimin dhe vendimmarrjen lidhur me kėtė program. Ai do tė monitorojė progresin dhe do tė sigurojė koordinimin e programit "One UN" nė Strategjinė Kombėtare pėr Zhvillim.
Krijoni Kontakt