Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Bojaxhi:Në KESH janë vjedhur 35 milionë $

    Gazeta Zeri i popullit

    Autori i Lajmit:
    G.B.
    Ky është një problem të cilin unë e konsideroj shumë serioz dhe thelbësor, prandaj duhet të trajtohet ndryshe nga korporata

    Tiranë - Vitin e kaluar në KESH është vjedhur rreth 35 milionë dollarë vlerë në mall dhe askush nuk e di se ku ka përfunduar apo kush e ka marrë, ka deklaruar për revistën Klan Drejtori i ri Përgjithshëm i KESH dhe ish-zëvëndësministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Gjergj Bojaxhi. Ky fakt skandaloz është pohuar pikërisht nga një zyrtar i lartë i qeverisë Berisha që ka marrë përsipër të ndryshojë situatën në KESH. Kreu i r ii KESH ndryshe nga paraardhësi dhe nga vetë drejtuesit e qeverisë ka pohuar fakte shumë të rënda për keqmenaxhimin e KESH gjatë qeverisjes së PD. Në intervistën e dhënë revistës Klan Bojaxhi deklaron se, " humbjet dhe arkëtimet në KESH nuk janë të kënaqshme. Në fakt janë të një niveli të dobët. Sidomos humbjet joteknike ose vjedhjet. Vitin e kaluar në KESH është vjedhur rreth 35 milionë dollarë vlerë në mall dhe askush nuk e di se ku ka përfunduar apo kush e ka marrë. Ky është një problem të cilin unë e konsideroj shumë serioz dhe thelbësor, prandaj duhet të trajtohet ndryshe nga korporata. Arkëtimet kanë qënë në nivele jot ë kënaqshme, ndërsa niveli i kaskadës ka qënë goxha i ulët për një periudhë të mirë të vitit. Pra, ekipi i ri fillon punën me një disavantazh shumë të madh në marrjen e kësaj detyre". Pak ditë më parë Banka Botërore publikoi fakte skandaloze për KESH. Raporti i Bankës Botërore është alarmant për KESH. Në konkluzionet e këtij raporti shtrohen si imediate investimet në prodhimin dhe transmetimin e energjisë. Duke qënë se ata sapo janë kontraktuar, ndërkohë që nuk ka shpresë për fillimin e investimit për ngritjen e linjës së transmetimit Elbasan Podgoricë që do të lehtësonte kufizimet, konkludohet se deri në vitin 2008 do të kemi serish kriza akoma më të rënda energjitike. Konsumi parashikohet të rritet 4.5 % në vit, ndërkohë që burimet dhe kapacitetet importuese nuk kanë ndryshuar.

    Akuzat e Bojaxhi:Vjedhje spektakolare ne KESH

    Tiranë - Në revistën KLAN, Drejtori i r ii KESH Gjergj Bojaxhi ka deklaruar se, "humbjet dhe arkëtimet në KESH nuk janë të kënaqshme. Në fakt janë të një niveli të dobët. Sidomos humbjet joteknike ose vjedhjet. Vitin e kaluar në KESH është vjedhur rreth 35 milionë dollarë vlerë në mall dhe askush nuk e di se ku ka përfunduar apo kush e ka marrë. Ky është një problem të cilin unë e konsideroj shumë serioz dhe thelbësor, prandaj duhet të trajtohet ndryshe nga korporata. Arkëtimet kanë qënë në nivele jot ë kënaqshme, ndërsa niveli i kaskadës ka qënë goxha i ulët për një periudhë të mirë të vitit. Pra, ekipi i ri fillon punën me një disavantazh shumë të madh në marrjen e kësaj detyre. Sigurisht KESH ka vazhduar dhe do të vazhdojë të marrë energji nga importi, qoftë për të furnizuar qytetarët me 24 orë me drita, qoftë për të përdorur energjinë e importit për të mbushur sa më shpejt kaskadën.

    BB: Hembjet teknike teper te larta

    Humbjet joteknike mbeten relativisht më të larta në Shqipëri, pjesërisht për arsye të mospagimit janë dominante në shoqërinë shqiptare dhe nuk kufizohen vetëm në sektorin energjitik. Humbjet joteknike vijnë nga faktorë të ndryshëm si lidhjet e paligjshme, manipulimi i matësave dhe marrëveshja ndërmjet konsumatorëve, lexuesit të matësve dhe personeli tjetër i sektorit energjitik, si dhe burime të ndryshme të faturimit nën konsum, sic mund të jenë matësat e kalibruar gabim.

    Kufizimi i importit kushtezon furnizimin

    Tirane- Shqipëria përballet gjithashtu dhe me kufizime në importimin e energjisë elektrike, të cilat kanë rezultuar në mungesa absolute dhe ndërprerje të energjisë gjatë gjashtë viteve të kaluara. Ndërlidhjet e transmetimit me vendet fqinje kanë kapacitet të pamjaftueshëm për të përballuar importet e Shqipërisë. Për më tepër, ka edhe bllokime të transmetimit në rajon, të cilat kufizojnë kapacitetin e importit në Shqipëri. Pritet një lidhje e re për transmetimin e energjisë elektrike nga Elbasani në Podgoricë, për të lehtësuar pjesërisht këtë kufizim pas vitit 2008. Përveç kësaj, procedurat aktuale për prokurimin e importeve të energjisë elektrike shkaktojnë vonesa të konsiderueshme në sigurimin e furnizimeve. KESH-i duhet të ndjekë procedurat zyrtare të Qeverisë, të cilat i kërkojnë asaj të mos pranojë një ofertë fituese në qoftë se çmimi tejkalon një limit tavan që duhet të rregullohet para konkurrencës, dhe të shmangë lidhjen e kontratave me afat më shumë se një vit.
    #VamosArgentina

  2. #2
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bojaxhi: Nuk e kaluam akoma rrezikun

    KESH do të bëjë të gjitha përpjekjet, që konsumatorët shqiptarë të vazhdojnë të furnizohen normalisht me energji elektrike. Por, ka një numër shumë të madh problemesh të trashëguara në Korporatë, që është e vështirë t’i eliminosh menjëherë. Ka thënë kështu, në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare” dhe kanalin televiziv “News 24”, drejtori i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Gjergji Bojaxhi. Duke shtuar se ndër to bëjnë pjesë vazhdimi i mospagimit të faturave, çmimet tepër të larta të importit, mungesa e kapaciteteve të duhura prodhuese në vend. Por, pa harruar edhe vështirësinë kryesore, të faktorit njerëzor, që, sipas tij, vjen nga sistemi i gabuar, që është ndjekur në përzgjedhjen e punonjësve. Bojaxhi, megjithatë, saktëson se nuk do të jetë një drejtor “me shpatë në dorë”…
    Zoti drejtor, kohët e fundit konsumatori shqiptar po përjeton një situatë shumë më të përmirësuar, në krahasim me më parë, të furnizimit me energji elektrike. Në kushtet e vazhdimit të një moti të thatë, publiku është i interesuar të dijë: a do të vazhdojë furnizimi 24 orë me drita?
    Në këtë situatë do të veçoja dy elementë. Elementi i parë është furnizimi normal me energji elektrike dhe tjetri është efiçienca e brendshme e Korporatës. Problemi i parë ka lidhje me koston, pasi, për të furnizuar 24 orë konsumatorët, kur prodhimi i brendshëm nuk është i mjaftueshëm, kjo kërkon një kosto shtesë, duke qenë se energjia nga importi është më e shtrenjtë. Lidhur me problemin e dytë, do të thoja se Korporata ka nevojë për përmirësime dhe ka filluar puna për t’i realizuar ato. Në Tiranë, në shumë zona problematike, ka filluar puna nga punonjësit e KESH-it që këto të kryejnë procedura të rregullta pagese nga klientët. Do të rishikohen shumë shpejt marrëveshjet e KESH me policinë e rendit, për të ndërhyrë në ato raste kur punonjësit tanë pengohen të kryejnë detyrën. Rezultatet e dy-tri javëve të fundit kanë qenë pozitive.
    Kohët e fundit KESH ka siguruar energji nga importi me çmime shumë më të ulta se sa ato, me të cilat është blerë vitin e kaluar. A ka patur ndonjë ndryshim oferte në tregun rajonal, apo keni siguruar burime të tjera?
    Nuk kemi gjetur burime të tjera energjie, por ka patur ndryshime në rajon. Edhe ekipi i KESH-it ka bërë një punë shumë të mirë në negociatat për të siguruar energjinë me çmime më të ulta. Duke arritur të ulin çmimet fillestare të ofertave. Këtu ka ndikuar edhe fakti që energjia është blerë për periudha afatshkurtëra dhe kjo ndikon pozitivisht tek ulja e çmimit. Tani çmimi është në rënie, duke qenë një periudhë pranverore, me më shumë rreshje, më shumë prodhim, por pritet çmim relativisht i lartë për periudhën e verës. Në shtator pritet rivënia në punë e një impianti të madh bërthamor në Rumani. Ky nuk zëvendëson të gjithë mungesën që erdhi si pasojë e mbylljes së centralit bërthamor bullgar, por siguron pothuajse gjysmën e energjisë së munguar. Kjo mendoj se do të zbutë më shumë nervozizmin në tregun rajonal. Në mënyrë indirekte, kjo do të na ndihmojë edhe ne. Dua të theksoj se, deri tani, KESH ka vepruar më shumë duke patur frikë nga procedurat ligjore se sa e ndikuar nga logjika ekonomike. Për të realizuar kërkesën e qytetarëve për 24 orë drita, duhet të jemi më të zhdërvjellët në sigurimin e energjisë. Kaskada jonë është një magazinë e madhe. Ne duhet të kemi një strategji që energjinë, që mund ta marrim gjatë verës, ta rezervojmë në kaskadë për ta përdorur gjatë dimrit, në vend që ta blejmë në dimër me një çmim më të lartë. Ligji duhet respektuar, por ne nuk mendojmë të jemi rob të tij në rast se një gjë e tillë sjell dëm për KESH dhe konsumatorin.
    Qeveria ka ndërmarrë disa hapa për ndërtimin e burimeve të reja të energjisë në vend (HEC-et lokale, TEC-et Vlorë e Fier). Efektet nuk priten gjatë këtij viti dhe as vitin e ardhshëm. A ka KESH mjete të tilla financiare për të përballuar importin shumë të madh apo do t’u shtrijë dorën donatorëve?
    KESH ka disa muaj që u ka shtrirë dorën bankave. Padyshim, ky do të jetë një vit i vështirë për financat e Korporatës. Bizneset marrin edhe kredi dhe KESH do ta bëjë një gjë të tillë për t’u siguruar konsumatorëve energjinë. Kemi patur një dimër të vështirë, edhe nga rreshjet, por edhe nga ana financiare. Duke përfshirë edhe marsin e prillin, ky mbetet një vit nën mesataren. Ne do të bëjmë maksimumin për t’u dhënë konsumatorëve shqiptarë energjinë e kërkuar.
    Ligji “Për Energjinë Elektrike” përcaktonte fundin e vitit 2004 për pajisjen e të gjithë konsumatorëve me matësa. Enti Rregullator e shtyu këtë, duke vendosur afatin maksimal 31 marsin 2007. A janë pajisur të gjithë konsumatorët me matësa?
    Pyetja është shumë me vend. Unë do t’i përgjigjesha me dy mënyra. Ende mbeten 8% e konsumatorëve pa u pajisur me matësa dhe KESH i ka kërkuar ERE-s një shtyrje afati deri në fund të këtij viti. Procedurat e tenderimit nuk kanë qenë të suksesshme. Por, nga ana tjetër, nuk është se nuk ka dashur KESH-i të vendosë matësa. Këtu ka një keqkuptim të madh. Është më i interesuar KESH-i për matësat se sa janë konsumatorët. Ka shumë konsumatorë që, me atë mënyrë se si janë mësuar të konsumojnë energjinë elektrike, u intereson që të paguajnë një faturë aforfe, se sa energjinë reale që konsumojnë dhe që evidentohet nga një matës. KESH-it nuk i interesojnë faturat aforfe. Tani do të rifillojë procesi i tenderimit për matësat. Unë kam planifikuar që, në rast se dështon procesi i parë, të zhvillojmë një proces të dytë dhe, deri në fund të vitit, ka kohë mjaft që të gjithë konsumatorët të pajisen me matësa. Për KESH-in është jetike të blejë edhe matësa kabine, në mënyrë që të gjejë qartë se ku kryhet vjedhja në rrjet.
    Ju jeni shkolluar dhe keni punuar jashtë vendit. Kush mendoni se janë vështirësitë më të mëdha që hasni si menaxher i njërës prej ndërmarrjeve më të mëdha në Shqipëri dhe që ndryshojnë nga ato që hasen në vende të tjerë?
    Në rradhë të parë, të menaxhosh një korporatë kaq të rëndësishme për vendin është një kënaqësi. Vështirësia kryesore që ndeshet në institucionet shtetërore, por edhe në këtë kompani me pronar shtetin, është mangësia në kapacitetet njerëzore. Nuk e kam fjalën këtu për sasinë, por për cilësinë e njerëzve. Në mënyrë sistematike, në të gjitha institucionet shqiptare, përzgjedhja e njerëzve është bërë me sistem të shtrembër. Kjo sjell zgjedhjen e njerëzve jo të përshtatshëm dhe çon në një grupim të madh njerëzish, pa atë nivel apo cilësi pune, që mund të kishin patur, në rast se do të ishte kryer një përzgjedhje tjetër. Këtu lindin problemet kryesore. Prandaj, unë gjithnjë i kam vënë theksin përzgjedhjes së punonjësve profesionistë, të ndershëm, sidomos në fushën e shpërndarjes, ku është kontakti me konsumatorin dhe ku mund të krijohet edhe një perceptim i keq për punonjësin e Korporatës. Kjo krijon pasoja negative të mëtejshme në punë. Këtë do ta përcaktoja si vështirësinë kryesore.
    Nga ana tjetër, kjo nuk është arsye që “të marrim shpatën”, e të bëjmë reforma të gabuara, duke flakur edhe punonjës, të cilët janë të aftë për të përmirësuar efiçiencën e tyre. Ata që nuk do të jenë të përshtatshëm, natyrisht, do të kenë mundësinë të kërkojnë një shans tjetër në sektorë të tjerë të ekonomisë shqiptare.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #3
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bojaxhi: Rritja e çmimit të energjisë do vazhdojë

    Ish drejtori i KESH, Dritan Prifti, kundërshton rritjen e çmimit të energjisë

    Çmimi i energjisë do të vazhdojë që të rritet, në mënyrë që të mund të realizohet performanca financiare e KESH. Energjia, si gjithë mallrat e tjerë, duhet të shitet dhe njëkohësisht ne duhet që të mbulojmë kostot. Kjo ka qenë deklarata që ka bërë drejtori i ri i KESH, Gjergji Bojaxhi, gjatë një emisioni televiziv. Bojaxhi bëri të ditur edhe njëherë se furnizimi i vendit me energji 24 orë, një detyrë e lënë nga ana e kryeministrit Berisha, mbetet ende në dorë të reshjeve. Por drejtori i ri është optimist, duke premtuar një menaxhim më të mirë të Korporatës se paraardhësi i tij.

    "Kriza energjetike erdhi pasi u gabua në llogaritjen e rezervës hidrike",- ka deklaruar dje drejtori i KESH, Bojaxhi. Në këtë mënyrë edhe njëherë ai kritikoi drejtuesit e mëparshëm të KESH, duke i bërë përgjegjës për krizën energjetike. "Përgjegjësia e krizës së energjisë nuk është e vetëm një individi, por e gjithë stafit drejtues të KESH",- ka sqaruar Bojaxhi. Ndërsa ish-drejtori i KESH, Dritan Prifti, ka deklaruar se e gjithë përgjegjësia për këtë krizë është e ish-drejtorit të KESH, Andi Beli dhe ministrit aktual të Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli. "Andi Beli dhe Genc Ruli, janë të paaftë dhe nuk kanë asnjë rezultat pozitiv në performancën e KESH, gjatë këtyre dy viteve të fundit",- ka bërë të ditur, Prifti.

    Por një nga pikat më të rëndësishme me ndikim thelbësor në menaxhimin e ri të KESH, sipas drejtorit Bojaxhi, është riorganizimi i Korporatës. "KESH do të investojë në Burimet Njerëzore dhe pastaj do të fillojë mbledhja e të ardhurave nga shitja e energjisë dhe e humbjeve",- ka bërë të ditur, Bojaxhi. Ndërsa, përsa i përket privatizimit të KESH, Andis Harasani, ish-drejtor i Korporatës në periudhën 2005-2005, thotë se dhënia e një projekti të IFC, degës financiare të Bankës Botërore në këtë drejtim është jo eficente. "Korporata Ndërkombëtare Financiare, është një institucion që nuk ka asnjë lloj eksperience në privatizimin e ndërmarrjeve të tilla dhe ky projekt është duke u realizuar në mënyrë të fshehtë nga ministri, Genc Ruli",- ka bërë të ditur Harasani.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Tema të Ngjashme

  1. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi më kanë vjedhur $40 milion
    Nga rudo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. Lajme ekonomike
    Nga Era1 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •