Të përfundosh 4 vjet studime dhe në fund të marrësh një diplomë që dëshmon për aftësitë e tua intelektuale nuk do të të mjaftojë për të gjetur punë, sidomos aty ku çdo i sapodiplomuar dëshiron. Janë me mijëra studentët që, kur mbarojnë studimet universitare qëndrojnë duke trokitur në çdo derë zyre për të kërkuar punë. Madje, ka nga ata që, duke menduar se nëse përfundojnë një studim pasuniversitar do ta kenë më të lehtë për të gjetur punë, por edhe këta të fundit mbeten të zhgënjyer. Kaq mjafton për të kuptuar se, nëse ke një diplomë dyert për një punë të mirë nuk janë gjithmonë të hapura. Sot, tregu i punës nuk kërkon vetëm individë të diplomuar, por edhe njerëz me eksperiencë. Megjithëse kjo mund të tingëllojë pak e padrejtë, nga ana tjetër, punëmarrësit thonë se ata që kanë eksperiencë pune janë të dobishëm, për arsye se nuk duhet që t’u rrish shumë mbi kokë.
Krijoni Kontakt