Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Jeta e Prizrenit fillon me Therandën e lashtësisë

    Në lokalitetin e Prizrenit janë gjetur shumë mbishkrime në stella gurore në gjuhën latine gjatë kohës së sundimit romak në tokat dardane, pastaj shumë materiale arkeologjike, si psh., statua Vrapusja e Prizrenit, që gjendet në Muzeun Britanik në Londër dhe cjapi i bronzit, që gjendet në Muzeun e Vranjës. Për Vrapuesen nga Prizreni, shënimet nga Muzeu Britanik tregojnë se është punuar në bronz, dhe i takon shek. VI p.e.s, që rrjedhin nga treva shqiptare. Figura e cjapit paraqet një nivel të lartë të krijimtarisë figurative të epokës helene-ilire në Gadishullin Ballkanik në mesin e shekullit VI p.e.s. dhe është e lidhur me hyjin helen Hermestin, përkatësisht me hyjin ilir Bindin

    Prizreni është i vendosur në skajin më jugor të fushëgropës së Prizrenit, në shpat të malit të Cvilenit dhe në fushën e gjerë e cila paraqet tërësinë e fushëgropës së hapët të Dukagjinit. Pjesa kaluese e rrjedhës së Lumbardhit të Prizrenit prej bje-shkës në rrafsh ka qenë elementi më i përshtatshëm natyror-gjeografik i pozitës lokale për vendosjen e Prizrenit. Me rëndësi për pozitën e Prizrenit në të kaluarën kanë qenë mjaft të rëndësishme momentet strategjike mbrojtëse. Kështu, Prizreni është një ndër qytetet më të vjetranë këtë anë dhe padyshim njëri prej qendrave urbane më të vjetra të Evropës juglindore.

    Sipërfaqja: 2927 ha, 32 ari, 44 m.
    Mendohet se jeta e Prizrenit fillon me Therandën e lashtësisë, qendër e dardanëve ilirë, e cila ka qenë 6 km në verilindje të Prizrenit të sotëm.

    Koha e saktë e themelimit të qytetit nuk është përcaktuar deri me tash. Madje, vendosja e qytetit antik Theranda në hapësirën e tanishme të Prizrenit është ende diskutabile. Arkeologët sugjerojnë se ky qytet antik duhet të kërkohet diku në Tarazhdë, në veri të Prizrenit, rreth fshatrave të sotëm Novak, Caparc, Shpinadi, Gilanc etj. ku edhe sot është i ruajtur ky mikrotoponim, dhe ka gjurmë të vendbanimit.

    Figura e cjapit nga periudha e krijimtarisë figurative të epokës helene-ilire

    Prizrenin e hasim në shumë burime historike, si: në dokumentet qoftë me karakter ekonomik ose politik si dhe në kronika të udhëpërshkruesve, veprave fetare dhe shkencore.

    Prizreni, gjatë periudhave të ndryshme historike shfaqet si qendër e madhe ekonomiko-kulturore. E ndeshim me emra të ndryshëm. Sipas dokumenteve latine:Prisrien,Prisrenum,Presarin,Prisarano,Presr eno,Prisori,Pristren,Prisarini,Jorsaim, etj.;në dokumente osmane ndërkaq e ndeshim me emrat Tarzerin,Perserin,Zerin,Prizerin etj.

    Në lokalitetin e Prizrenit janë gjetur shurnë mbishkrime në stella gurore në gjuhën latine gjatë kohës se sundimit romak në tokat dardane, pastaj shume materiale arkeologike, si psh statua Vrapusja e Pnzrenit, që gendet në Muzeun Britanik në Londer dhe cjapi i bronzit që gjendet në Muzeun e Vranjes.
    Për Vrapuesen nga Prizreni, shënimet nga Muzeu Bntamk tregojnë se është punuar në bronz dhe 1 takon shek VI pe.s, që rrjedhë nga trevat shqiptare. Figura e cjapit paraqet një nivel të lartë të krijimtarisë figurative të epokës helene-ilire në Gadshullin Ballkanik në mesin e shekullit VI p.e.s. dhe është e lidhur me hyjin helen Hermestin, përkatësisht me hyjin ilir Bindin.

    Në hapësirën urbane të qytetit kanë ekzistuar dhe ende ekzistojnë mbeturinat e objekteve primare dhe sekundare të një vendbanimi të lashtë, të organizuar dhe të urbanizuar. Këtë e dëshmojnë shumë gjetje arkeologjike, si p.sh., gërmadhat e tërmës së periudhës romake; Bazilika në lokacionin e tanishëm të kishës "Shën Premtja"; Muret e periudhës romake tek Sahat Kulla, të shndërruara në hamam në mesin e shekullit XVIII; Ara (monumente motive) e shekullit II-III; Stellat (monumente mbivarrore) e shumta të periudhës romake. Edhe në hulumtimet e fundit, rezulton se Manastiri i Kryeengjujve, që gjendet në Kompleksin Arkeolgjik, Kështjella e Epërme dhe Manastiri i Kryeengjujve që shtrihen në Kompleksin Memorial Gryka e Lumbardhit, i takojnë periudhës eneolite, respektivisht MMM vjet p.e.s. Në qendër të qytetit, afër minares së mbetur të xhamisë së Arasta çarshisë, në vitin 1967 është zbuluar dyshemeja me mozaik (periudha romake apo më herët).Nga këto fakte mund të konstatojmë se lashtësia urbane e Prizrenit bie në shekullin III dhe shumë më herët.

    Qyteti të cilit i qëndron në kokë mali i Sharrit

    Sipas E.Spenserit ,Prizreni,Priscopera e hershme,është themeluar në kohën e Filipit të Maqedonisë.Në kohën romake bëhet një nga stacionet kryesore.Ndërsa sipas priftit Donat Jeliq (1650) Prizreni ishte Justiniana e Parë (Prisreno Prima Justiniana).Në relacionin e Pjetër Bogdanit të datës 24 mars 1684 për gjendjen në Kosovë,për Peshkopatën e Prizrenit shkruan:”Pirenopoli i lashtësisë,i quajtur tani Prizren,nderohet me titullin “Justiniana e dytë” në bulën e Urbanit VIII kur u themelua kolegji ilirik i Loretos.... Në vendin shumë të bukur (ku ishte qyteti i lashtë dhe fortesa e tij, tani vihen vreshta. (Qyteti) nuk ka mure dhe vazhdimisht trazohet prej malësorëve. I qëndron mbi kokë mali i Sharrit, shumë i begatshëm me kullosa ku zakonisht vijnë kopetë e sulltanes së madhe të Konstantinopolit për të kullotur e për të kaluar stinën e verës. Ka një fushë shumë të bukur të gjatë 30 milje e shumë pjellore dhe, në rrëzat e maleve, në vende të thata, për një pjesë të gjatë të vendit, shtrihen vreshta shumë të frytshme dhe qyteti shijon verëra shumë të zgjedhura.

    Sa i përket zhvillimit dhe rritës së qytetit ai ka kaluar në faza të caktuara gjatë të kaluarës historike. Padyshim, pjesë më e vjetër është kalaja e më pastaj pjesët tjera rreth saj.Është normale se Prizreni në të kaluarën nuk ka përfshirë një sipër-faqe të cilën sot e ka. Shumë lagje të sotme të tij përpara kanë qenë djerrina, vreshta, pyje, fusha, kopshte. Kështu p.sh. hapësira në veri të Prizrenit nëpër të cilën shkon rruga për në Gjakovë ka qenë deri me ardhjen e turqve lendinë e mbuluar me shkurre dhe drunë të rrallë.Po ashtu edhe më vonë, madje edhe në shekullin e XVII në pazarin e drithit (afër qendrës së sotme të posta e re, J.O) kanë kositur barin.Në mesjetë, mahalla Kurilla (në pjesën verilindore të qytetit) nuk ka qene gjithaq e banuar, sikurse sot (mendohet në kohën kah fundi i shek. XIX, vër. e autorit). Këtu atëherë kanë qenë vreshtat. Mirëpo, me kalimin e kohës, gjatë periudhave historike dhe zhvillimin e tij është rritur qyteti dhe sot është bërë pothuajse një qendër e madhe rajonale.

    Prizrenit i zotëruar nga ana e Gjon Kastriotit që lidhë marrëveshje tregtare me Raguzën, më 1420

    Në një dokument, flitet për zotërimin e Prizrenit nga ana e Gjon Kastriotit që lidhë marrëveshje tregtare me Raguzën, më 1420 ku thuhet se do t'i mbronte tregtarët raguzianë brenda vendit të tij që nga "Shufadaj në bregdet deri në Prizren".
    Në mesjetë Prizreni në pikëpamje ekonomike ishte mjaft i zhvilluar, kurse qytetin e drejton qefalia, princi, e përveç tyre ishte edhe doganieri për shkak të vëllimit të madh të tregtisë. Pushteti i atëhershëm kujdesej, përveç luftës, edhe për ligjet, për administrimin dhe gjyqet, pastaj për sigurimin e rrugëve për tregti. Një qender e këtillë e madhe me bujqësi të zhvilluar në bazë të pasurisë së Dukagjinit, diktonte edhe tregtinë shumë të gjallë, ku prej qyteteve bregdetare importoheshin vaji, kripa, pemët dhe disa artikuj manifakturalë, kurse eksportoheshin në rend të parë prodhimet bujqësore, respektivisht blegtorale si: lekura, pastaj prodhimet e zejtarisë. Prej ndërmarrjeve më të mëdha të Prizrenit përmendet "shtëpia e dyellit" që e patën ndërtuar kotorasit. Më vonë ajo ishte pronë e peshkopit prizrenas, i cili kishte të drejtë vetëm të shkrinte dyellin. Krejt kjo tregon se Prizreni në mesjetë ishte në lulëzimin e tij më të madh shoqëror-ekonomik, (si qendër tregtare, zejtare).

    Në Prizren mbaheshin pangjyre të mëdha, katër panaire në vit. Për t´i mbrojtur interesat e tregtarëve në këtë qytet, u emërua më 8 mars 1332 edhe konsulli i Dubrovnikut, që ishte i detyruar t´i vizitonte të gjitha panairet e mëdha të zejtarëve, të shkonte në oborrin mbretëror etj. Prizreni në atë kohë farkonte edhe paratë e tij, gjë që dëshmon forcën ekonomike të këtij qyteti. Në këtë kohë Prizreni llogaritej si qendër e Ballkanit. Për këtë arsye disa shkrimtarë e quanin "Dubrovnikun e Ballkanit". Sidomos ishte e zhvilluar tregtia. Siç shkruan historiani
    Jeriqek, në Prizren kanë "lëvizur tregtarët dalmatë, grekë dhe vendës, e sidomos në kohën e panaireve". Kështu si qytet i zhvilluar dhe i pasur, Prizreni i ka tërhequr jo vetëm shqiptarët dhe serbët, por aty kishte edhe dubrovnikas, kotoras, zadras, venedikas, florentinas, sasë, vllehë dhe grekë.

    Në vitin 1204, Prizreni bie në duar të bullgarëve, ndërsa në vitin 1282 bie në duar të serbëve

    Përkitazi me organizimin e Kishës katolike shqiptare në Kosovë, ajo organizohej prej Ipeshkvisë katolike të Shkupit, e cila në këto treva vepronte që nga fillimet e krishterimit dhe prej Ipeshkvisë së Prizrenit. Kjo e fundit, pas shkatërimit në kohën e dyndjeve të barbarëve dhe të ardhjes së sllavëve si duket i merr ingerencat juridike dhe titullore të Ipeshkvisë së Justiana Sekonda.. Në fakt edhe pse Ipeshkvia e Prizrenit përmendet në dokumentin e Bazilit II (1020) si duket ka shënime, ndonëse ende hipotetike, se ajo përmendet që në vitin 458, lidhur me Konçilin e Kalcedonit dhe qëndrimeve ndaj tij. Në letrat dërguar perandorit Leonit, në mesin e ipeshkvinjve të tjerë përmendet edhe Pali, ipeshkvi i Prinatenus (Paulus episcopus Prinatenus), që këtë disa prej studiuesve seriozë e indentifikojnë me Prizrenin, përkatësisht Prisrensis në vitin 1096-1105. Pavarësisht nga kjo titullarët e kësaj ipeshkvie janë të njohur gjatë shekujve XI, XII, e sidomos prej shek. XIII...

    Sigjili i Vasillit II lëshuar në favor të Kryepeshkpatës së Ohrit 1019, në mesin e shumë peshkopatave përmend: "edhe Peshkopinë e Prizrenit në vet Prizrenin, Hoznë (pranë Pejës), Leaskumcë e Vratë, klerikë 15, parikë 15" Me emrin Prisdrina përmendet në kartën e mbretit bizantin Vasilit II më 1019, kartën e Simeon Nemanjës të vitit 1198 (dhurim i pronave manastirit të Hilandarit në Malin e Shenjtë). Në vitin 1204, Prizreni bie në duar të bullgarëve, ndërsa në vitin 1282 bie në duar të serbëve. Në vitin 1346 përmenden dy kisha në Prizren: ajo e Shën Mërisë dhe e Shën Pjetrit mbi Prizren.

    Koha kur Prizreni llogaritej në radhën e qyteteve më të mëdha të Gadishullit Ballkanik

    Në shekullin XVI Prizreni shënon përparim të mëtejshëm në tregti, në zejtari dhe në jetën kutturo-arsimore. Ndërtohen mullinjtë, dyqanet, karvansarajet, shkollat, xhamitë dhe zgjerohet çarshia. Në fillim të shek. XVII, Prizreni llogaritët në radhën e qyteteve më të mëdha të Gadishullit Ballkanik, si dhe qendër e rëndësishme për blegtori dhe prodhime blegtorale, posaçërisht me lesh dhe përpunimin e lëkurës, e cila eksportohej madje edhe në Gjermani. Përveç kësaj, këtu fillon prodhimi i armëve, pushkëve dhe shpata e njohur dimiskija. Pushkët e Prizrenit kanë arritur madje edhe në Azi të Vogël, Egjipt e gjetiu. Zejtaria është zhvillua aq me intensitet qysh në gjysmën e shek. XVI janë zhvilluar esnafet e tabakëve (lekurarëve), farkëtarët, saraçët, terzinjtë, mutavgjijtë, pushkarët, thiktarët dhe argjentarët. Pra, në këtë kohë (në fillim të shek. XVI), Prizreni ishte një qendër e zhvilluar tregtare, zejtare dhe kulturo-arsimore e kësaj ane. Për këtë të dhëna jep vakufnamja e Kukli-beut, e vërtetuar më 1538 në gjyq. Përveç xhamisë së Suzit, tash përmendet edhe mesxhidi i Jakup beut, Xhamia e re (Cami sedid) dhe një mesxhid. Edhe kjo dëshmon transformimin përmanent të Prizrenit dhe karakterin e tiparet orientale, sepse xhamitë dhe mesxhidet u bënë qendra prej nga përhapej kultura islame dhe jo vetëm nga ajo e Kukli beut, por edhe të gjitha të tjerat kanë shërbyer si shkolla që ka qenë zakon në tërë botën islame. Edhe arsimi përfshinte një numër të madh fëmijësh myslimanë, ku mësonin leximin dhe recitimin e kuranit, bazën e fesë, pastaj shkrimin dhe leximin dhe arithmetikë. Mësimi zhvillohej në gjuhën osmane.

    Më 1530 Prizreni si qendër kishte 4 mëhalla myslimane dhe 9 lagje krishtere

    Prizrenin e pushtoi ushtria turke në vitin 1455. Në vitin 1570 Prizreni mori funksionin e qendrës së sanx-hakut, në përbërje të të cilit ishin 5 nahije.
    Sipas vakufnamës së Suzit te vitit 1513 shohim se Prizreni përparonte dhe ndërtohej shpejtë si dhe kishte marrë disa krakteristika të qytetit oriental. Kështu Suzi themeloi në Prizren xhaminë, shkollën fillore, ku vetë jepte mësim dhe linte testament prej librave, të cilat duhet të ishin biblioteka e parë në Kosovë. Gjitha-shtu, prej vakufnamës së Suzit shohim se për herë të parë përmenden tabakët. Qyteti merr gjithnjë më tepër karakter islam, që shihet prej një regjistrimi të vitit 1582 kur në Prizren ka pasur katër lagje myslimane dhe nëntë jomyslimane.

    Sipas defterit të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1530, Prizreni si qendër kishte 4 mëhallë myslimane dhe 9 lagje krishtere. Ndërsa, sipas Defterit të hollësishëm të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1530, nr. 369, Hasset e Mirlivahit në vet Prizrenin kishte këto lagje dhe shtëpi: Lagjja e Xhamisë së Sulltan Mehmedit kishte 108 shtëpi kryefamiljarë myslimanë; Lagjja e Ajas begut - 64 shtëpi; Mahalla Jazixhi Sinanit - 89 shtëpi; Mahalla e Çarshisë (Jakup beut) -10 shtëpi; Bashkësia e të krishterëve në Prizren - 15 shtëpi, 5 të veja dhe 1 shtegtar; Mahalla e Pazarit të Vjetër- 20 shtëpi, 4 beqarë, 8 të veja; Mahalla Makriq - 32 shtëpi, 6 beqarë, 4 të veja, 3 shtëpi shtegtarë; Mahalla Velo Bozhidar - 10 shtëpi; Mahalla Vasili - 21 shtëpi, 12 beqarë dhe 6 të veja; Mahalla e Andreja Laq Arnautit -15 shtëpi; Mahalla Vuka -13 shëpi, 3 beqarë, 4 shtegtarë dhe 4 të veja; Mahalla Petri Nikolla - 15 shtëpi, 3 beqarë dhe 6 të veja; Mahalla Bogaj Ribar - 16 shtëpi, 3 beqarë, 3 shtegtarë, 5 të veja dhe 2 bazhdar; Mahalla Radomir - 25 shtëpi, 16 beqarë, 11 të veja, 12 shtëpi shtegtarë dhe 1 e vejë; Mahalla Oliver -11 shtëpi, 1 beqar, 5 të veja dhe 1 shtegtar; Shtegtarët e Prizrenit- 22; Mahalla e Ajas Kuka (shtegëtarët) -12 shtëpi.

    Në defterin tjetër të fundshekullit XVI, përkatësisht të vitit 1591, haset e mirlivait të Prizrenit, Prizreni kishte këto lagje: myslimane - Mahalla "Xhamia e Vjeter (Cami-i atik) 53 shtëpi; Mahalla Lëvisha 50 shtëpi; Mahalla Ajas beu 15 shtëpi; Mahalla "Haxhi Kasëm" 48 shtëpi; Mahalla e Jazixhi Sinanit, emri tjetër Emin Mehmeti 71 shtëpi; Mahalla "Çarshia", emri tjetër "Jakub beu" 18; Mahalla "Kurilla" 31 shtëpi; Mahalla e debaganëve Gekurëpunuesve) 34 shtëpi. Të krishterët e vetë Prizrenit: Mahalla 'Pazari i Vjetër" (Eski Pazar) - 8 shtëpi, 6 bashtina, 2 beqarë, 1 bazhdar; Mahalla "Madhiq", emri tjetër "Isa Çelebi" 37 shtëpi, 5 beqarë, 2 bazhdar; Mahalla "Vasil" 27 shtëpi, 4 beqar; Mahalla "Kordha", emri tjetër "Kurila" 13 shtëpi, 2 beqar, 1 bazhdar; Mahalla "Çarshia", emri tjeter "Pjetri Nikolla" 14 shtëpi; Mahalla "Bogai Ribar" 11 shtëpi, 4 beqarë, 2 bazhdar; Mahalla "Radmir" 13 shtëpi, 1 beqar; Mahalla Jazexhi Sinanit ose Emin Mehmetit 25 shtëpi, 9 beqarë; Mahalla Pandelija 29 shtëpi, 2 beqarë; Mahalla Prend Vrica (Prid-voriça) 9 shtëpi, 1 beqar; Mahalla Ajas ose Izkuçan 13 shtëpi, 1 beqar; dhe shtegtarët (haymanegan) në mahallën Pandalja 6 nefer (shtëpi).

    Sipas këtij regjistrimi të vitit 999 H. (1590/91), Prizreni ishte qytet mjaft i madh, i cili kishte 320 shtëpi myslimane (në 8 mëhallë) dhe 252 shtëpi "hane", "mucerred" dhe bashtina të krishtera (në 11 mëhallë më të vogla). Gjithsej ishin 572 shtepi myslimane dhe të krishtere
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Jeta e Prizrenit fillon me Therandën e lashtësisë

    Nuk kam kohë as nerva për ta përkthyer, por mund të përdorni googel translete !!

    http://serbiosunidos.com/kosovo-y-me...a-crucificada/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja e dytë e Prizrenit
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  2. ROLI I ULEMAVE NË LIDHJEN E PRIZRENIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 03:52
  3. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  4. Kosova me kod të ri ndërkombëtar postar
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •