Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354

    Protokoll bashkëpunimi mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e Kosovës

    Nënshkruhet një protokol bashkëpunimi mes Aakdemisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

    Prishtinë, 5 prill

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) e nënshkroi sot Protokollin e katërt dyvjeçar për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit kërkimor- shkencor dhe artistik me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për vitet 2007- 2009. Kryetari i ASHAK-ut, akad. Rexhep Ismajli tha me këtë rast se nënshkrimi i protokollit të ri dyvjeçar, bëhet në bazë të një marrëveshjeje mes dy akademive dhe pas suksesit të protokollit të kaluar dyvjeçar, dhe të dy protokolleve të mëhershme. Sipas akad. Ismajlit, ky është një protokoll më i zgjeruar në të cilin janë përfshirë edhe institucione të tjera përveç Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Protokolli i Marrëveshjes së Bashkëpunimit kërkimor-shkencor dhe artistik, u nënshkrua nga akademik Hivzi Islami sekretar i përgjithshëm i ASHAK-ut dhe Eduard Sulstarova sekretar shkencor i ASHSH-së. Akad.Islami tha se marrëveshja e vitit 2000 ndërmjet dy akademive konsiderohet si marrëveshje e përtëritjes dhe e zgjerimit të bashkëpunimit midis dy akademive. Ai vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve është i natyrshëm sikurse edhe ulje-ngritjet, por të cilat sipas Islamit, kanë qenë të imponuara nga rrethanat e jashtme. Islami tha se pas luftës, u hapën perspektiva dhe mundësi të reja për bashkëpunim institucional. Ai përkujtoi disa suksese që ASHAK i ka arritur nëpërmjet bashkëpunimit të jashtëm, ndërsa përmendi disa marrëveshje të nënshkruara me akademi si motra dhe me institucione të tjera kërkimore e shkencore në botë, ndërsa e veçoi suksesin e bashkëpunimit me ASHSH-në. Akad. Islami tha se protokolli i nënshkruar sot përfshin një gamë temash, botimesh, projektesh, tryezash, simpoziumesh, ekspozitash artistike, këmbime të informacioneve etj. Ky protokoll ka 29 pika bashkëpunimi, në shkenca albanologjike, kulturo-historike, në shkenca të natyrës, ekzakte e në shkenca shoqërore dhe arte. Protokolli, ndonëse dyvjeçar, ka disa pika realizimi afatmesme dhe afatgjate, si enciklopeditë. Me këtë marrëveshje në vitin e ardhshëm do të organizohen bahskarisht dy përkujtime të rëndësishme për historinë dhe kulturën shqiptare, 100 vjetori i Kongresit të Manastrit dhe 100 vjetori i lindjes së kolosit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, Eqrem Çabejt. Protokolli, sipas akad.Islamit, mund të ndryshohet dhe mund të zgjerohet. Ndërkaq, sekretari shkencor i ASHSH-së, Eduard Sulstarova tha se kjo akademi Kosovën e ka prioritet dhe se për dallim që marrëdhëniet me shumë akademi në botë i ka informale, ato me ASHAK-un, "janë vërtet efektive". Edhe ky e vlerësoi lart protokollin e bashkëpunimit, të cilit këtë vit i janë shtuar edhe katër pika. Sizmologu Sulstarova tha se protokolli parasheh që bashkërisht të studiohet rreziku sizmik në Kosovë, në disa etapa. Delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kryesohej nga kryetari i saj, prof. Ylli Popa.


    Marre nga QIK - u

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Keto duhet te shkrihen ne nje mendoj une
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Me vite studentet Kosovare vinin drejt Shqiperise per te vazhduar studimet e larta..!! Me behet qejfi qe kane nenshkruar kete protokoll bashkepunimi..!!
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •