Gimi, duhet te jesh me i kujdesshem ne postimin tim.
Nese une marr nje shembull ku fare rastesisht nderhyn feja, kjo nuk do te thote qe po ndryshoj apo po dal jashte teme.
Shembulli mund te ishte i cfaredo lloji tjeter, keshtu qe shikoje dhe nje here me kujdes ku kam dashur te dal me ate postim.
Ajo puna e keshillimit me duket shume standarte dhe e vulgarizuar, per me teper mund te thosha e perdhunuar si teze.
Une nuk jam as "Nene Tereza" dhe as "Papa", keshtu qe perpiqem te jem sa me praktik dhe realist ne jeten time, duke e shfaqur kete dhe me ane te postimeve. Ne momentin qe kupoj qe dikush kerkon te me keqperdore apo shfrytezoje (ne cilindo aspekt duke perfshire ketu edhe kaq te debatueshmin sinqeritet), vertet mendon se duhet te kem nerva t ju mbush mendjen per te kunderten ketyre njerezve ??? Kjo eshte jollogjike dhe vetem per nje roman te nje vajze ne klase te tete mund te qendronte, qe ende beson tek pastertia dhe humanizmi i individit.
I mbetem idese qe me mire se sa te harxhosh energji te kota, dhe aq me teper me mire se sa te harxhosh sinqeritet te gabuar me dike, me mire krijo distance !
Respekte ! Pratolini
Krijoni Kontakt