Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    peccatorum Maska e * Denisa *
    Anėtarėsuar
    28-03-2007
    Vendndodhja
    Europen Perendimore
    Postime
    52

    Yje dhe Endėrra

    Te kujtohet kur doja te te dhuroja yjet per te te plotesuar nje enderr. Por ti ishe pesimist, me thoje............nuk mundesh jane shume larg.Dje spontanicht hapa krahet perkundrejt qiellit, dhe nje yll me perqafoi,ishte akoma i ngrohte dhe me kujtoi qe endrres duhet ti japesh shprese dhe force. Zgjohem me bindjen e forte qe cdo gje reth meje ka nderruar maske....ndryshe nuk do te me dukeshe kaq i panjohur. Cfare ndjej momentalisht nuk mundem ta shpreh por mundem te shkruaj cfare po ndodh me muskujt e fytyres time ......po formoj nje buzeqeshje..........



    Für dich mein schatz......HDL

  2. #2
    peccatorum Maska e * Denisa *
    Anėtarėsuar
    28-03-2007
    Vendndodhja
    Europen Perendimore
    Postime
    52

    Nje dashuri qe shkon dhe kujtimi qe mbetet

    Kemi perjetuar shume bashke
    jemi dashur dhe besuar
    Kemi qeshur dhe therrmija qelqi kemi fshire
    qe nuk i kemi njgjitur per here te pare


    Menduam qe ato nuk do te iknin kurre
    por dicka disi nuk shkonte
    koha natyrisht qe nuk ndaloi
    dhe sot kane kaluar shume vite

    Ishim te rinj per te kuptuar
    ndjenjat nuk jane te lehta per tu kontrrolluar
    nuk pame shenjat qe po dilnin ne siperfaqe
    dhe fundi arriti

    Sot rastesisht te pashe
    mbas tere kesaj kohe , u gezova ..
    syte e tu nuk qendruan tek te mite
    sepse sot nuk me njeh me....

    Nje dashuri shkon , kujtimi mbetet
    ishte e bukur koha me ty
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga * Denisa * : 23-04-2007 mė 05:48

  3. #3
    peccatorum Maska e * Denisa *
    Anėtarėsuar
    28-03-2007
    Vendndodhja
    Europen Perendimore
    Postime
    52

    Dashuri

    Dashuria eshte nje poeme
    e shkruar ne pranvere
    e diktuar nga vera
    e lexuar nga vjeshta
    e enderruar ne dimer

    ..eshte nje pike vese
    e c'perqendruar nga era
    e ngrohur nga dielli
    e shkelqyer nga nje gjethe
    e perpire nga dheu

    ..eshte era
    qe lehte perkedhel faqen tende
    me force te pushpurit floket
    qe te thane syte e lagur
    qe fryn lehte neper dege

    Dashuri ..eshte me shume se nje fjale
    me shume se nje mendim
    me shume se nje ndjenje

    ajo eshte ashtu sic eshte..

  4. #4
    KuCoVaR Maska e Olimp
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    QS
    Postime
    484
    Denisa ta kopjova te paren do ja dergoj deikujt me email shpresoj te me falesh por e mora tashme shume te bukura jane
    Ere mire mire

  5. #5
    peccatorum Maska e * Denisa *
    Anėtarėsuar
    28-03-2007
    Vendndodhja
    Europen Perendimore
    Postime
    52
    Ha ha ha me shkrive . Nuk ka gje , shpresoj ti pelqeje dhe personit ne fjale.

    Pershendetje

  6. #6
    peccatorum Maska e * Denisa *
    Anėtarėsuar
    28-03-2007
    Vendndodhja
    Europen Perendimore
    Postime
    52

    Mendimtarja e vogel

    Ti kthesh mendimet ne fjale
    thjesht ti shkruash
    te leshohesh
    te mos mendosh cfare eshte e drejte
    te mos dish gjithcka
    nuk jam para gjygjit
    Endrra dhe Deshira
    ti shprehesh
    muret e heshtjes
    ti thyesh pa frike
    ti lesh lotet te rrjedhin
    pa frike
    te mesosh te mos urresh
    te mesosh te sillesh me dhimbjen
    te mos kthehesh
    te shohesh perpara
    te krahasosh "duhet" me "mos"
    te pikturosh me fjale
    te kundershtosh mendimin tend
    te mos shkelesh armikun me kembe
    te mesosh kritiken por dhe ta respektosh
    te mos humbas guximin ne vete

    Keshtu po mposht une cdo varg
    mendimtare e vogel ne kohe
    dhe e ndjej qe cdo fjale
    po me cliron me dashuri

  7. #7
    peccatorum Maska e * Denisa *
    Anėtarėsuar
    28-03-2007
    Vendndodhja
    Europen Perendimore
    Postime
    52

    Nje bote po vdes!

    Mendimet zgjasin tre sekonda. Dritarja e kohes, nga ku ajo po sheh dhe njehere boten pa e njohur me. Brenda tre sekondawe ajo rregjistron njgjyren e zbehur te qiellit dhe ngjyren e kuqe te gjakut. Tik taken e ores se murit, me te zhurmshme sec e kish dejuar ndonjehere.Ajo nuk ndjen asnje dhimbje, vetem habi. Njeriu nuk humbet me kenaqesi. Jo jeten.
    Perballja zgjat vetem tre sekonda, ka shije te kripur kur e shijon.Gjuhen e ndjente akoma. Perafersisht shijon si mishi i tharet gatur nga nena e saj, nuk e duronte dot. Insektet gjithashtu, dhe urrente mizen qe po bente roje tek gjaku i isaj i fresket.
    Syte e saj po shihnin nje kocke te dale nga krahu.Gjerat qe nuk ndodhen ne vendin e tyre e kishin bezdisur gjithmon.
    Mund te ulerasi,e provon por nuk degjon gje.vetem te qeshuren e pellumbave.Nga prespektiva e saj ato i kujtojne palacot e lyer me boje te bardhe, te trishtuarit. Ka ndodhur dicka e tmerrshme , por dritarja e kujtimeve nuk bie po bie ne ujdi me te.E kaluara eshte asgjeja, nga ajo erdhi dhe po shkon.
    Ajo spo ndjen me gjuhen e saj , vetem gjakun qe rrjedh nga goja. Kripe dhe embelsi e hidhur jane ndjenjat e fundit qe mund "perjetonte"

    Koha po fluturon me takt tre sekundar. Cfare kemi ndonje gje te re , pyet truri qelizat e kuptimit? Jo shume. Nje BOTE po vdes!

Tema tė Ngjashme

  1. 1 miliard persona vuajne urie (Tani ėndėrra u Realizua)
    Nga ILMGAP nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 03:11
  2. Xhinėt nė ėndėrra
    Nga Sefedini_PZ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 06:41
  3. Zemerimi i Henes
    Nga gijon gijon nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-01-2009, 18:26
  4. A besoni nė endėrra?
    Nga besart nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 06:52
  5. Ėndėrra presidenciale e kryeministrit Berisha
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •