Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    Super Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,736
    Faleminderit
    68
    191 falenderime nė 177 postime

    Nenforumi i piraterise te mbyllet.

    Forumi i piraterise per informatiken duhet mbyllet.
    Arsyet
    1.Jane postuar programe me krak nga burime warez,rapidshare etj duke shkelur te drejtat e autoreve dhe kompanive qe i kane krijuar.Pervetsim programesh pa paguar.Nje link eshte nje link asgje me teper.Problemi eshte se ky nenforum eshte bere depozite programesh pirate,vjedhjesh.Nuk eshte me informacion per diskutime per piraterine.
    2.Moderimi i nenforumit eshte krejt arbitrar.Disa poste/tema hiqen nga moderatori.Nuk ka arsye.Thuhet ne kundershtim me rregullat e nenforumit.Fakti eshte qe ne qofte se hiqet nje program aplikacion i postuar atehere hiq edhe te tjerat.Pasi te gjitha jane pirate.
    3.Nuk ka nevoje njeri per nje forum si pirateria te marre programe.Nuk flas per injorantet dhe dembelet ,por perdorusa me pak eksperience ne internet mund ti gjejne programet pirate pa siklet fare.Eshte mbushur googla me forume pirate,blogs pirate dhe faqe warez.,programe p2p,torrent etj
    4.Thuhet te rregullat qe qellimi i forumit eshte te ndihmojme njeri tjetrin....Te ndihmojme per cfare???Vjedhje.Nuk kam pare ndonje diskutim serioz te pirateria.Postohen vetem linksa programesh pirate.Ka aq dembela aty sa kur postojne programet nuk shkruajne dy rreshta shqip per programin qe postojne, por kopjo dhe paste materialin direkt ne anglisht.
    Kjo gje duhet bere sa s'eshte vone.Nuk do me pelqente qe nje dite secili nga anetaret te kapet ne befasine....Forumi shqiptar eshte mbyllur...
    Arsyeja distribucion programesh pirate,,,shkelje e ligjeve per te drejten e autorit...
    Shnet
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Shume mire qe ke hapur kete teme shqetesuese Benseven pasi nuk e nderon foruminshqiptar nje nenforum piraterie ose me e thene me shqip vjedhjeje.
    Jo vetem po diskutohet e po 'ndihmohen' te tjeret si te vjedhin, por po i jepet drejtim e nam i keq Forumit qe nuk duhet te behet strehe per veprime te pamoralshme e te paligjshme.
    Urojme qe stafi i Forumit ta shoh kete pune dhe ti jape zgjedhjen e duhur, mbylljen e nenforumit famekeq.

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Me sa kam pare un, Benseven11 ka qene nder te paret qe u ka ardhur ne ndihme c'do useri per cdo problem qe ka patur (flas per veten time ne radhe te pare). E mira eshte te mos shkelet ne kallo dhe mos te harrohet mundi dhe djersa qe dikush ka dhene per ate nenforum

    Menyra se si e konceptojme "te drejten " gjithsecili prej nesh eshte e ndryshme.
    ----------------------------------------

    Por me vjen keq kur degjoj qe
    Shume mire qe ke hapur kete teme shqetesuese Benseven pasi nuk e nderon foruminshqiptar nje nenforum piraterie ose me e thene me shqip vjedhjeje.
    Mos valle dhe librat qe jane botuar dhe sitet qe tregojne si te perdorim kompjuterin jane "Vjedhje"??? Padyshim qe po.. s'e keshtu i bie..

    Te mesojme te kemi kujdes apo te shkarkojme programe qe jane ndihmuese per kompjuterin tone nuk eshte aspak vjedhje..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 02-04-2007 mė 00:04
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Mosha
    36
    Postime
    2,573
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 2 herė nė 1 postim
    Beni,

    Shumė interesante kjo vėrejtje -- gėzuar 1 Prillin?! --, pasi ti je njė nga anėtarėt mė aktivė tė forumit tė piraterisė dhe i ke shkelur tė gjitha rregullat qė ke pėrmendur. Megjithatė vėrejtja ėshtė e vlefshme dhe po mundohem tė tė pėrgjigjem cilido qoftė qėllimi yt i vėrtetė.

    Kjo ėshtė njė temė me argumenta tė mira nga tė dyja anėt. Qėndrimi qė kemi mbajtur nė kėndin e piraterisė ėshtė qė tė jemi brėnda ligjit (pikė).

    1. Ligji i SHBA bėn me faj ueb sajtet qė pėrmbajnė programe nė serverin e tyre. Forumi Shqiptar nuk pėrmban programe tė paligjshėm nė server. I vetmi program nė server ėshtė vBulletin dhe ky ėshtė i paguar. Gjithēka tjetėr qė postohet nga anėtarėt ėshtė thjesht informacion dhe nuk e kap ligji. Ėshtė pėrgjegjesia e faqeve qė lejojnė shkarkimin qė tė mos mbajnė programe pirate nė serverat e tyre.

    2. Moderimi nuk ėshtė arbitrar. Moderimi ka qėnė i atillė qė forumi tė mos kthehet nė njė faqe warez, as faqe pornografike, as faqe hajdutėsh. Nga forumi janė fshirė shkrimet qė nuk zbatojnė rregullat e pėrgjithshme tė forumit. Janė fshirė shkrimet qė pėrmbajnė lidhje nė faqe warez e faqe me pornografi. Janė fshirė shkrime nė gjuhė tė huaja me pėrjashtim tė temave pėr programet e njohur, ose tema qė jane shoqėruar me imazhe tė programit. Janė fshirė shkrime qė pėrmbajnė numra regjistrimi e fjalėkalime. Janė fshirė shkrime me lidhje tė skaduara e ato qė pėrpiqen tė bėjne reklama. Janė fshirė shkrime pėr softueret, filmat, e albumet shqiptarė sepse kėto tema ndikojnė programuesit e artistėt shqiptarė tė cilėt, ndryshe nga kompanitė e mėdha, nxjerrin bukėn e gojės me punėn e tyre. Janė pėrjashtuar shumė anėtarė qė kanė vazhduar tė shkelin kėto rregulla.

    3. Fakti qė forumi pėrdoret nga shumė anėtarė tregon se nevoja ekziston. Nevoja ekziston sepse informatika ėshtė ende nė hapat e parė nė botėn shqiptare. Ka shumė tė rinj qė kanė pasion kompjuterin por nuk mund tė blejnė dot programe qė kushtojnė me qindra e mijėra dollare. Gjithēka mund tė gjendet nė google, por jo tė gjithė janė aq tė aftė e jo tė gjithė dinė anglisht. Forumi i piraterisė ofron njė ambjent ku anėtarėt mund tė sqarohen nė gjuhėn shqipe pėr ēfarėdo problemi.

    4. Pėrsėri ēuditem se si bėn kėtė vėrejtje kur ti mund tė kesh mė shumė postime nga tė gjithė tek pirateria. Vlera e forumit ėshtė pėr vizitorėt qė sapo janė futur nė kompjuter dhe Internet. Ata kanė dėshirėn tė mėsojnė e tė punojnė me kompjuter, por s'mund tė paguajnė dot ēmimet e larta tė softuereve. Pėr vende tė varfra si Shqipėria, India, Rusia, etj. informatika mund tė luaj njė rol tė paēmueshėm nė jetėn e shumė tė rinjve.

    Pirateria e programeve nuk ėshtė aq e dėmshme pėr kompanitė e softuereve; biles mund tė argumentohet se ato kompani kanė fitim nga faqe si forumi i piraterise. Microsoft e Adobe bėjnė biznes me kompanitė private qė blejnė me mijėra kopje tė njė programi pėrnjėherėsh. Microsoft Office nuk ka dalė nė shitje pėr ata qė nuk dinė ende tė shtypin nė tastierė dhe Adobe Photoshop nuk ka dalė nė shitje pėr amatorėt e vizatimit. Kėto programe janė krijuar pėr punė zyre, pėr ata qė i pėrdorin programet ēdo ditė. Microsoft me shokė nuk janė aq tė interesuar tė ndalojnė pėrdoruesit shtėpiakė qė i pėrdorin kėto program pėr qejf sepse kėta pėrdorues nuk do i blinin programet nėse nuk i gjenin falas. Por, nėse njė shqiptar merr programin falas, fiton njohuri, dhe njė ditė e pėrdor pėr punė, atėherė ai mund tė bėhet klient pėr Microsoft, Adobe, etj. Kompanitė e mėdha softuerike nxjerrin versione falas pėr programet e tyre pikėrisht pėr tė tėrhequr sa mė shumė amatorė me shpresėn se njė ditė kėta amatorė do kthehen nė profesionistė e do blejnė versionet e plotė tė programeve. Anėtarėt e forumit tė piraterisė hyjnė nė grupin e pėrdoruesve shtėpiakė, amatorėve.

    Temat e piraterisė janė izoluar nė atė forum i cili shumė lehtė mund tė mbyllet nė ēdo ēast nqs lindin probleme. Fakti qė forumi ka vite nė punė dhe nuk kemi patur ankesa, tregon se ai forum ka qėnė brėnda ligjit. Ka me miliona faqe tė tjera nė Internet qė shkelin ligjin me tė dyja kėmbėt e vazhdojnė tė qėndrojnė hapur. Por, nėse mbyllet forumi i piraterisė, pėr tė njėjtat arsye duhet tė ndalojmė edhe lidhjet e videove me muzikė e filma.

    Ngelem ende i interesuar tė mėsoj se ēfarė u bė shkak qė po bėn kėtė vėrejtje pas kaq vitesh qė s'ke lėnė program pa hedhur nė forum. Kėshtu tėrthorazi si e ke nisur, do ia kalosh Magelanit.
    Edi

  5. #5
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Ke te drejte Zemrushja se nenforumi ka plot gjera te perdorshme nga anetaret e tjere, dhe Edspace i beri nje analize te kujdeshme permbajtjes se nenforumit.
    por per shembull cfare duan aty ca tema per hackerat e hacking?

    Ju te informatikes i dini me mire ligjet mbi te drejtat e autorit a kompanive, dhe atyre ligjeve te pergjithshme qe veprojne ne internet, prandaj edhe ju del detyre qe te drejtoni si moderatore e qytetare te mire.

  6. #6
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,648
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pershendetje!!

    Ben

    Jam shum dakort me ty dhe me Edi-n, vertet kemi vite qe kontribojme ne forum dhe ke nen forumi Informatikes. Probleme te tilla jan hasur gjithmon dhe do hasen gjithmon ne c`do forum. Po bordi drejtues te jet pak me aktive ne ate nenforum dhe te shtoj moderatoret te cilet jan expert ne ate fushe dhe qe jan me aktive.
    Te gjith kemi shkembyer dije ne ate nen forum, kemi sjell informacione si libra programe po nga keto nuk besoj se jan te ligjshme dhe me te drejte autori se vet titulli pirateri do te thot qe c`do gje eshte per bere per nje qellim apo dicka tjeter. Personi qe nxjerr dicka negative si prsh programet hackin etj nuk i nxjerr per te bere mire po i nxjerr per te sulmuar dicka dhe ai i nxjerr ne treg free nuk i nxjerr me te drejte autori apo per shitje.

    Prsh jam kundra nxjerrjes se Serialeve dhe key-ve te ndryshme. Mua dicka po me habit me ty Ben pasi ti ke qene ai qe ke sjell libra dhe programe te ndryshme si dhe une kam qene po c`do gje duhet te jet ne vendin e saj e kuptoj dhe une. Habitem me faktin qe lexojne rregulloren disa persona dhe sjellin linke te ndryshme per shkarkime etj.

    Shpresoj qe c`do gje te shkoj ne vendin e tyre dhe te rrespektohet c`do e drejte.

    Kalofshi Mire

    Trendafili
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime
    Verejtja eshte me vend dhe ai nenforum u mbyll per te mos u hapur me ndonjehere. Krahas arsyes se legjitimitetit une do ti shtoja edhe nje arsye qe lind nga moderimi i nenforumeve te tilla. Ka patur shume ankesa ne lidhje me shkrime apo tema te bera ne ate nenforum dhe nuk ia vlen barra qirane, per vete natyren e atij nenforumi, qe stafi i forumit te humbasi kohen e vete me shpjegime ndaj anetareve qe marrin pjese ne ate nenforum.

    Fatmiresisht forumi i informatikes ka plot nenforume te tjera me vlere ku secili prej jush mund te japi kontributin e tij.

    Albo

Tema tė Ngjashme

  1. Vriten ekstremistėt e fundit, mbyllet sulmi terrorist ne Indi.
    Nga Soccerboy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:10
  2. SHPK: Tė mbyllet kufiri pėr adoleshentėt shqiptarė
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  3. Barns: Demarkacioni me Kosovėn - ēėshtje qė duhet tė mbyllet
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 21:58
  4. Mbyllet perkohesisht laborator berthamor Amerikan
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 12:42
  5. Mbyllet "Kurumi", 1250 punėtorė nė rrugė
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2004, 07:01

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •