Close
Faqja 3 prej 77 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 1527
  1. #41
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga e panjohura
    Mos me keqkuptoni te gjithe gjinija mashkullore por te them qe ju nuk flijoni asgje ndoshta ka te atill por....Po te vepronim edhe ne ne te njejten menyr si ju ateher nuk do te kishte dallime mashkull-femer po nuk kuptoj pse gjithmon ne te behemi viktima????A thua meritojm??

    e panjohura

    pershendetje luftetare,

    E kuptoj pse mendon dhe gjykon ne kete menyre dhe te jap te drejte deri diku!
    Eshte e vertete e dashur qe ka njerez te cilet perfitojne nga dashuria dhe i bejne keq tjetrit,po duhet te dish qe nuk jane vetem meshkujt te tille,ka edhe femra te tilla.Ndoshta eshte me e theksuar te meshkujt sepse ne jemi me delikate,po ama edhe te seksi kundert keto lloj padrejtesish ekzistojne...
    Ka edhe meshkuj te mire kjo bote e nderuar,ka,dhe te uroj qe nje dite te gjesh ate qe meriton dhe jo ate qe ke humbur!

    respekte
    "Carpe Diem"

  2. #42
    Dashuria....

    me mire te mos egzistonte ajo ndjenj qe na shtyn drejt dashurise!

    Kaq vuajtje, kaq hidherime, kaq lote e mallengjime, kaq dhimbje ne shpirt, thell tij....

    Sa mire do ishte mos egzistonte....
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878
    DUA ,... SE TË DUA !
    Dua që të flas, ti nuk më ndalon!
    Dua që të pyes, rreptë më shikon!
    Dua të shikoj, rrugën ma ndërron!
    Dua... Prapë dua, ti veç më vonon!
    ....Po ndalu një çast!

    Marr në telefon, po ti 'smë përgjigjesh!
    Më bën që të vuaj, më bën që të pres!
    Të lutem mos thuaj, se nuk ke dëgjuar!
    Zemra nuk ta do, të luash me mua!
    .... Zemra s'të gënjen!

    Të kam par si ecën, kam shtangur një çast!
    Të kam par si qesh, të kam admiruar!
    Të kam par si qan, zëmra më ka therur!
    Kam qar edhe unë, se nuk kam duruar!
    ...Besomë ç'të thashë!

    Ata lot që derdhje, ku i mbaje vallë?
    S'priste loti lotin, mbi faqen e tharë!
    Kush të ka kurdisur, thua që të vuash?
    Mos e lësho veten, përpiqu të duash.
    ....Të duash vërtet.

    Përpiqu njëherë, vetveten të gjesh!
    Të mira të liga, akoma s'ja njeh!
    Përpiqu të duash, mua, siç të dua!
    Do falja gjithçka, vetëm të mos vuash!
    ....Është vetëm një jetë...
    D.C

  4. #44
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuria eshte e bukur,
    po te dish ta jetosh,
    dashuria te ben te lumtur,
    po me fjale mos ta lendosh,
    Dashuria eshte e kthjellet,
    ashtu si yjet lart ne qiell,
    kush duhet ne te vertete,
    nuk ndahen asnjehere.................
    "Carpe Diem"

  5. #45
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    DASHURI!

    Isha lakuriq dhe ti me veshe,nuk kisha shtepi dhe ti ma dhurove!
    Nuk kisha as zemer por ti me dhe tenden dhe te betohem qe nuk besoja kaq shume tek ekzistenca jote...
    Por sot besoj sepse ti me tregove forcen,nje force e cila eshte rruga qe duhet te ndjek per te te pritur!!
    Ruga e vetme drejt dashurise jane syte....ne momentin qe jemi te dashuruar ndjejme nje dridhje te forte ne zemrat tona,te cilat na konfirmojne qe rruga drejt saj eshte e hapur!
    Mua ti me hape rrugen dhe te kjo rruge vendosa kartat e dashurise,ashtu sikur po beja nje loje ose vene nje baste lekesh....kurse ti me vure drejt rruges si nje karte qe te me tregoje qe ti vete ishe krijesa me e bukur!Nga fundi i zemres te them faleminderit....
    Sipas meje,ti je rruga qe me dha jeten dhe frymemarrjen e dyte,perpara shume veteve ti me tregove dhe me bere qe te kuptoja qe dashuria nuk ishte as nje loje kartash dhe as nje lloj basti,as nje festival meshkujsh apo femrash,as nje top ne nje loje tenisi!!!
    Me tregove qe dashuria eshte nje zemer e ftohte,e forte,e bute si floket e bores,e bardhe si bardhesia vete,per ate qe do ti falja shpirtin dhe besnikerine per gjithe jeten time,deri ne fund te kesaj jete!
    E kuptoj tani pse ti vishesh me nje fustan te bardhe,pse vishesh me bore ne dite te mira dhe te keqija,si rri ndonjehere e padukshme dhe ku askush nuk ta sheh dot ngjyren,as vullnetin tend qe behet i eger kur e lidhin dhe i keq kur e prishin,nuk dua te te nxij,nuk dua te te bej asnje lloj njolle ne fustanin tend te bardhe!Dua te te prek dhe kam kaq frike te te lendoj,kam kaq frike qe ti mund te me largohesh!!!!
    Ti me dhe prova qe ishe nje zemer e bekuar nga qiejt,qe ishe nje dashuri e cila nuk njeh fare limite,nje dashuri qe do me shoqeroje deri ne vdekje...
    Asnjehere smund ta imagjinoja qe dashuria ishte muri i jetes time,asnjehere!
    Nuk te besoja me pare,isha ne opozite me ty,por ti me dhe syte e tu,shpirtin tend te paster,butesine tende,drejtesine,bukurine dhe me the_"Fol per mua,folu te gjitheve!".
    Dashuri te dua shume sado larg qe ti te jesh....te dua perjete!
    "Carpe Diem"

  6. #46
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Ti dhe une

    Ti dhe une
    kur shtegun morem
    te dashuruar n'paanesi
    gjrume t'pashlyeshme
    udherrefyese
    te shumta lame
    ne prapazi

    Sa lakmi...

    Ti dhe une
    kur dhame te dukej
    dashuria rrenjethelle
    per c'do sy shume mire
    se shtat do t'hedhe
    per mrekulli

    Sa lakmi...

    Ti dhe une
    e dashuria ndermjet nesh
    nje madheshti !
    ti dhe une me dashurine
    nje te ardhme plot hiresi

    Sa lakmi..

    kemi thene dhe po e themi
    ti dhe une e une dhe ti perseri
    jetesore s'na eshte tjeter
    por e madhja dashuri

  7. #47
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Pa fjale

    Gjumi ka rene mbi mua, i bardhe
    e fjale me s'kane mbetur, te tjera fjale...
    Goten te mbushur gjysem shterngoj ne dore,
    nje enderr te bukur kam pire te tjerash ore...

    S'ka me sekrete per ty tek rri shtrire,
    prej gotes me sublime kete mbremje ti ke pire...
    Shternguar ne lendinat me te gjelbra mban tani nje flutur,
    te vyer, sic e quan, e te bukur...

    Pergjakur, burbuqe, ne krahet e tua dergjur rri.
    Petel me petel ia puth ti kryet tani.
    Gjumi ka rene mbi mua, i bardhe...
    fjale, me nuk dua, te tjera fjale...

  8. #48
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Kete po ja dedikoj anetares e panjohura sic ka dhe titullin

    E PANJOHURA

    Per ty kam pyetur nje fije diell

    e panjohura lekure-qelibar.

    Me feshferiu, me pshehretiu

    se as te njihte e as te kishte pare.



    Per ty moj zonjeze buzekuqe

    me floke e faqe te perskuqur

    kam pyetur nje blete dhe nje lule,

    nje yll, nje krua edhe nje flutur.



    Per ty moj pyeta e bukur

    se desha te te them nje fjale,

    qeshjen kur e leshove ashtu kot

    edhe veshtrimin tend te arte,



    dicka me dhembi thelle ne shpirt,

    ne gisht unaza me perveloi,

    se pshehretima e djalit tim

    thelle ne shpirt me semboi...



    Ti erdhe e ike si nje vegim,

    ne ate tren me shume pasagjere

    ne koridor e ne kabine

    sec le nje ere, sec le nje ere...



    Krahesh te mia ai erdhi

    buzen me buze ma takoi,

    po heneze, s'di pse me dhembi

    kur shtat me shtat ai me pushtoi.



    S'di pse me dhembi kur tha "Te dua"

    e me veshtroi porsi kaprolli,

    ne syte e tij deshire dhe faj,

    nje gjysme prekjeje, ne shpirt me drodhi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga AlbaneZ : 14-04-2007 më 07:17

  9. #49
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    NE DIMER

    Vijne rrotull
    ketij shkembi te bardhe
    kujtimet e mia.
    Deti i bukur
    i rrahu me vale
    si ndijimet.
    U palosen te gjitha kete vere,
    ne fund te ketij shkembi ne det
    dhe si emer do te marrin
    "vjet".
    Zhurmat verore tere gaz u shuan,
    era i mori me vete.
    Plazhi tere zhur
    heshti.
    Shkembinjte u trishtuan.
    Jam vetem
    mbi kete maje sot...
    Eshte era
    qe tani me puth sterkalash
    e me pushton fort.
    Plazhi tere zhur
    me sjell trishtim,
    teksa palos kujtime
    ne fund te detit tim...

  10. #50
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Ehh ca na bone me kete temen Diana.Me ktheve mbrapa ne vite

    Une dhe Une

    Gishterinj lozonjare ne barkun e dheut,
    dhe velloja jote e nuserise perdhosur ne zhurmen e trafikut...
    Lulet e portokallit ndotshem bien...

    Te veshtroj,
    ashtu sic veshtrohen lumenjte qe rrjedhin
    dhe shiu kur bie i qete:
    ti altaresh te bardhe ecen,
    e sigurt...
    vete...

    E shoh token mbi ty
    dhe lojezen e trupit tim qe rreh...
    Ti ecen e me hapa shtremberon
    ate qe m'eshte me e shtrenjte.

    Duhet te te godisja me nje veshtrim,
    duhet te te hidhja perdhe,
    por ti fluturzonje me iken e me shket,
    ti shkon drejt aromes se re.

    Jashte teje lebetitem pranimesh,
    jashte teje therras e ulerij!
    Ti nenshkruan te ardhmen time,
    te ardhmen tende tani...

    Gishterinj lozin me barkun e dheut,
    ti luan me shpirtin tim...
    velloja jote e bardhe fshin dheun,
    velloja ime nxin.

    Ti uni im i jashtem qe qesh,
    une uni yt pelegrin...
    Ti stoike ne ecjen tende
    une stoike ne ulerime.

  11. #51
    N3ra5htarja Maska e rina_
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Diku....
    Postime
    450
    Nuk eshte patjeter ta njohesh DASHURINE, mjafton te jesh i/e dashuruar...

  12. #52
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga rina_
    Nuk eshte patjeter ta njohesh DASHURINE, mjafton te jesh i/e dashuruar...
    E dashuruar dhe pa njohur dashurine nuk mund te jesh, e dashur!!!!


    respekte
    "Carpe Diem"

  13. #53
    N3ra5htarja Maska e rina_
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Diku....
    Postime
    450
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA
    E dashuruar dhe pa njohur dashurine nuk mund te jesh, e dashur!!!!


    respekte

    Thash ate thenie, sepse sadoqete flasesh per dashurin eshte e kote...kur ate duhet ta ndjesh.............

  14. #54
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga rina_
    Thash ate thenie, sepse sadoqete flasesh per dashurin eshte e kote...kur ate duhet ta ndjesh.............
    Te kuptoj shume mire,nuk perpiqemi te njohim teorine e dashurise....!!
    Mendojme te shprehim ndjenjen qe ajo na ka shkaktuar,pikerisht atehere kur e kemi ndjere.....
    "Carpe Diem"

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2004
    Postime
    96
    Më vje keq t'tingëlloj si një thjeshtues mirëpo mendoj se po e komplikoni aq shumë dashurinë,sa që t'kem frik t'dashuroj prap. . . . . . .(lol)

    Dashuria është ajo që kur t'zgjohesh nga ëndrra që ishe n'fluturim,vazhdon prap fluturimin edhe në zgjim. . . . . .. .ja definicioni i thjesht nga unë .....
    Verdana]Bota sillet për ti dhënë marramendje njerzimit që t'mos e kuptojnë jetën! ! !. . .(nga unë)

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878
    Citim Postuar më parë nga rina_
    Nuk eshte patjeter ta njohesh DASHURINE, mjafton te jesh i/e dashuruar...
    Po.Ke të drejtë.Kur njerzit duhen flet vetë zemra.

  17. #57
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460

    Unhappy

    Dashuria Eshte Nje Iluzion,fatkeqesisht.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA
    A mundet valle ti zbulojme nej dite te gjithe misteret e saj?
    Bukurine ndoshta ja kemi zbuluar po misteret jane shume te veshtira per tu kapur..
    Jeta është fshehtësi ( mister) e jo dashuria! Dashuria është ajo që synon ta bëjë të pavdekshme, të përjetëshme këtë fshehtësie ( mister) të quajtur Jetë!
    Eshtë një mrekulli hyjnore ta provosh ndjenjen e dashurisë! Eshtë marrëzi të kujtosh se je i dashuruar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 18-04-2007 më 18:00

  19. #59
    sa shume pergjigje ketu, asnje nuk me mund te me jap nje pergjigje bindese!


    vec personit te zemres....
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Dashuria eshte trillim,nje fantazi e krijuar nga dikush, per te krijuar kushtet e pershtatshme qe njerezit te mos hidhen nga kati i fundit i pallatit.

    p.s
    shefqet mos ngaterro forumin me kolltukun e psikologut
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 3 prej 77 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •