Nė Vuno, nė njė nga bastionet e pakta tė panėnshtruara tė Himarės, tregojnė se deri vonė ka ekzistuar nė shtėpinė e fisit Kasneci, njė Luan i inkastruar nė ballinėn e shtėpisė. E kishte parė deri nė kohėn e udhėtimeve tė tij, Eqerem bej Vlora. Njė nga pinjollėt e familjes kapedane, kishte zgjidhur me simbolin e Shėn Markut, supremacinė e familjes sė tij ndaj fiseve tė tjera nė fshat. Gjithsesi, para kėtij veprimi tė ēartur tė himariotit, ishin shekuj, ku shqiptarėt dhe venedikasit kishin qenė nė njė varkė. Si pėr ironi tė kohės, sinonimi i Republikės sė Shėn Markut, ishte i njė vendi tė ngritur mbi kuvertėn e anijes. Vite mė pas, kur historia mund tė lėvrohej si njė dogmė nga shqiptarėt, ēdo temė nė lidhje me Venedikun ėshtė trajtuar mbuluar me njė tis djallėzie. Venedikasit mendoheshin gjithmonė dinakė dhe qė gjithmonė ua kishin punuar arbėrve. Pėr fat tė keq, propaganda e mbjellė nė dekada dhe shekuj, nuk mund tė shkėputet aq lehtė nga koka e shqiptarėve. Nė filmin "Skėnderbeu", nė masė, kemi referencat mė tė gjalla tė kėtij argumenti, qė do tė ndikonte shumė nė mendjen e shqiptarėve. Nė ditėt tona do ishte njė studim i fundit me njė vėshtrim shumė tė pėrqendruar pėr shekujt e kėtyre marrėdhėnieve, qė do tė jepte njė paraqitje tjetėr tė kėsaj kohe... I titulluar "Arbėria Venedike", autori i saj 34-vjeēari Oliver Jens Schmidt, do tė trajtonte kėto marrėdhėnie si askush tjetėr pėr njė periudhė nga viti 1392 deri mė 1479, kohė kur Arbrit dhe venedikasit do tė ngryseshin bashkė me rėnien e Shkodrės nėn mugėtirėn osmane. Si pėr ironi tė fatit tė tyre tė keq, venedikasit do tė ishin tė fundit bashkė me arbėrit, qė do tė linin me dinjitet, por kokulur qytetin.

"Historia e Venedikut nė Shqipėri, mė saktė nė Arbėrinė mesjetare, ėshtė ashtu siē nuk jemi mėsuar ta lexojmė deri mė tani. Venediku i zhveshur nga ngjyrimet e djallėzisė dhe lakmisė, nė tė vėrtetė e vetmja fuqi perėndimore, ku mbėshtetnin shpresat vendasit", do tė thoshte i ngazėllyer pėrkthyesi i kėtij studimi, Dr. Ardian Klosi.

Arbėrit dhe venedikasit

"Stato da Mar" kishte njė gjė mirė tė ngulitur nė kokė. Ajo do i respektonte qytetet me tė cilat futej nė marrėdhėnie konform kushtetutave, qė gėzonin njė sėrė prej tyre nė hapėsirėn arbėrore, bashkė me traditėn e tyre tė vetadministrimit. Traditat e kultivuara tė vendasve do tė thoshin qė Zonja duhej tė respektonte traditėn e mėparshme tė zotėruesve tė saj. "Kjo provincė venedike e pėrtejdetit, arriti ta fitonte stabilitetin si sundim vetėm nė vitin 1443. Nė 50 vjetėt e mėparshėm, pėrmasat e Albania Veneta kishin ndėrruar shpesh, nganjėherė nė kohė fare tė shkurtėr", citohet autori. Jo mė kot, vetėm Kėshtjella e Shkodrės, jo qyteti i poshtėm, portet e Durrėsit dhe tė Lezhės mbetėn nėn administrimin venedik prej marrjes sė tyre deri nė pushtimin pėrfundimtar nga osmanėt. Por, po ashtu, nė Durrės, Shkodėr, Drisht, gjendja juridike ėshtė e qartė. Venediku e ndėrton marrėdhėnien e saj direkt me sundimtarėt e qytetit dhe nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje ajo sundon kundrejt njė pensioni vjetor si tribut pėr sundimtarėt. Balshajt dhe Topiasit bėjnė marrėveshjen e tyre direkt me Sinjorinė. Kjo e fundit ndjek traditėn e sundimtarėve vendas dhe nuk do t'ia dijė. Njėsoj Dukagjinėt veprojnė me Lezhėn, duke mbajtur vetėm njė tė tretėn e tė ardhurave nga tregtia e kripės. Venediku i respekton kudo zakonet vendase, por kuptohet deri mė aty, ku kėto nuk bien ndesh me ēėshtje themelore tė juridiksionit venedikas.

Ndėrkohė qė Ulqini, Tivari bėjnė bisedime dorėzimi dhe kjo ndikon direkt nė respektin e Sinjorisė. Edhe pse lindin mosmarrėveshje, qytetet shqiptare ruajnė njė farė autonomie. "Komuna tashmė, nėn protektorat venedikas, i ruajnė tė gjitha tė drejtat e tyre tė vjetra. Kėshtu, komunat arbėrore arritėn tė fitojnė tė njėjtin pozicion tė favorshėm, si edhe komunat e Italisė sė Sipėrme, qė i janė bashkėngjitur nė tė njėjtėn kohė Republikės sė Shėn Markut", citon Hocquet, autori zvicerian.

Shqipėria nė Venedik

Por duket se edhe shqiptarėt kanė shumė ndikim nė Venedik. Njė sėrė fisnikėsh shqiptarė marrin pensionet atje, pėrfshirė edhe Skėnderbeun dhe tė birin e tij. Gati 200 vjet mė vonė, Giovanni Palazzi, harton njė histori tė Venedikut pėrmes njė tufe prej 52 letrash bixhozi, ku vendet kryesore i zėnė dozhėt dhe kuptohet emrat mė tė njohur tė Venedikut. Nėnta maē i kushtohet grave tė Shkodrės, burrat e tė cilave rezistuan nė qytetin e fundit, qė morėn osmanėt nė Arbėri. "Duke i shoqėruar me emblemėn e hermelinit dhe tė turtulleshės, simbole respektivisht tė pastėrtisė sė zakoneve dhe besnikėrisė morale", shprehet Lucia Nadin, qė do i referohemi shpesh nė kėtė shkrim.

Nė fakt, marrėdhėniet kanė lindur mė parė, kur mes shekujve XIII dhe XIV, njė rrjet i dendur shkėmbimesh tregtare merr jetė nė qendrat e bregdetit lindor tė Adriatikut. Kuptohet nė veēanti me ata tė zonės sė Durrėsit, nga ku eksportonin sidomos dru, drithėra e kripė. Shqiptarėt e shikojnė Venedikun si rastin e tyre pėr tė shpalosur zanate nga mė tė ndryshmet, duke "u integruar nė atė mozaik njerėzish dhe kulturash, qė karakterizoi nė shekuj kozmopolitizmin e Republikės, e duke i dhėnė jetė njė komuniteti qė do tė bashkohet nė njė shoqėri zyrtare nė 1442, fillimisht nė Shėn Severo, ku ishte ngritur njė manastir kushtuar Shėn Galos, i cili bėhet mbrojtėsi i tyre i parė, e qė do tė zhvendoset mė pas nė kishėn e Shėn Mauricios, mbrojtėsit tė dytė tė tyre. Mė pas, dy shenjtėve do t'u shtohet Zoja e Kėshillit tė Mirė, ose Zonja jonė e Shkodrės".

Kulmimin, siē mund tė merret lehtė me mend, marrėdhėniet e arrijnė me rezistencėn ndaj pushtimit osman. Pavarėsisht pėrfoljeve, njė aleancė e pėrbashkėt, duket shpesh nė horizontin shpesh tė murrėtyer tė tyre. Mbrojtja e vėshtirė dhe me fund tė pafat e venedikasve tė Shkodrės mė 1474 dhe 1479, ėshtė apogjeu i marrėdhėnieve tė tyre. Qė kėtej e tutje, Arbėria tashmė ėshtė fundi i Lindjes dhe pėr Venedikun pėrbėn pėrballjen me kėtė realitet, qė e ka pėrballė derės. Horizonti mitik i qytetit lagunor: "nė atė tė traditės piktorike, sidomos, ku prej dorės sė Paolo Veronese-s do tė pasqyrohen nė Pallatin dukal shoqėritė e pėrbashkėta tė shkodranėve dhe venedikasve; mė pas nė atė traditė tė sigurt historiografike, qė, nga Marin Barleti tek Francesco Sansovino e Andrea Morosini - sa pėr tė cituar ndonjė emėr, do t'i kushtojė hapėsira tė gjera luftės sė pėrbashkėt tė shqiptarėve dhe venedikasve; dhe nė fund deri nė fushėn e zakoneve", citohet autorja e sipėrpėrmendur.

Mes veti, jo vetėm nė luftė

Eshtė e vėrtetė: Ata japin e marrin me njėri-tjetrin. Tregtarėt shqiptarė, edhe pse nėnshtetas tė Perandorisė, kishin hyrje dhe vendqėndrim tė siguruar nė Sinjori. Kurse 10 vjet mė pas rėnies sė Shkodrės, mė 1489 nė Shėn Mauricio, nė kėtė madhėshti tė Sinjorisė, shqiptarėt fillojnė tė ideojnė qendrėn e Scuola-s sė tyre. Kjo fasadė ruan ende dhe sot relieve sugjestionuese: pėrveē tre shenjtėve mbrojtės, pėrveē stemave tė Antonio Loredan-it dhe Antonio da Lezze-s, dy mbrojtėsit e Shkodrės dhe Luanit tė Shėn Markut, spikasin nė pozicion qendror profili i shkėmbit tė Shkodrės, pėr sulmin e sė cilės pėrgatiten Veziri i madh dhe Sulltani Muhamed II me kordhėn nė pah, vėrejnė kronikat.

Nė fakt, nė qytet jeta ėshtė mė e thjeshtė. "Pompeo Molmenti vė re me kėtė rast qė deri nė fillim tė shekullit tė XIX, nėpėr rrugicat venedikase, mund tė hasje shumė shqiptarė qė pėrpiqeshin tė shisnin kapelet e tyre me nam. Njė Marko Pena pėrmendet me kėtė rast, nė njė rrugicė qė ende ka emrin e shqiptarėve. Nė qytet gėlojnė dhe njė sėrė zanatesh tė tjera, tė tilla si "ai i Zotėrinjve tė Natės (zanat nokturn megjithė mend i vėshtirė), ai i korrierėve (po aq i zbuluar pėrballė rrezikut) dhe ai i marinarėve, i lidhur nė veēanti me krizėn e shekullit tė XV tė marinės venedikase".

Shqiptarėt veshin edhe robėn fetare, sepse me kėtė rast i shpėtojnė jetės sė vėshtirė, ndėrsa shumė syresh janė mjekė dhe muzikantė. Njė familje tjetėr pėrmendet pėr trajtimin qė i bėjnė qelqit. Kronikat pėrmendin se deri vonė nė qytet ekzistonin plot shtatė rrugica tė shqiptarėve, ashtu si edhe njė degėzim dhe njė shesh, po i shqiptarėve, nė zona tė ndryshme tė qytetit. "Nė fund mbetet tė kujtojmė njė shtresė tė gjerė shoqėrore (qė natyrisht pėrfshinte tė gjitha komunitetet e huaja tė pranishme nė Venedik) tė tė emargjinuarve: keqbėrės, protektorė etj., mes tė cilėve duhet pėrmendur edhe figura e trimave, ish-ushtarė mercenarė, rekrutuar nga Venediku".

Fund
Edhe pse sot po tė pyesėsh tė vjetrit, pak gjėra mund tė thonė pėr venedikasit, sepse tradita tashmė ka humbur, arkivat janė tė mbushur dengazi. Shqipėria Venedikase, qė do tė ekzistojė deri nė fund tė ekzistencės sė Sinjorisė, kur nė traktatin e Campoformios do tė citohen Butrinti dhe toka tė tjera shqiptare pėr t'iu dhėnė Francės, ėshtė e gjallė nga trashėgimia jo e vogėl.Nė Shqipėri, kėtė bashkėjetesė, mund ta hasėsh nga elementėt e arkitekturės sė zotėrimeve tė tyre, ndėrsa...prej kohėsh nė Vuno askush nuk e mban mėnd mė Luanin e Shėn Markut. Edhe pse... njė varr, njė afresk kubeje nė Pallatin e Dozhėve, njė reliev i fshehur-kėto ende kanė mbetur nė qytetin lagunor, si kujtime tė dukshme tė sundimit venedik nė Arbėri.

Ben Andoni