Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Dennis Rodman, lojtari skandaloz i NBA

    Dennis Keith Rodman, i lindur mė 13 maj tė vitit 1961 nė Trenton, nė Nju Xhersi, ka qenė njė ish-lojtar i sportit tė basketbollit, i njohur sidomos pėr sjelljen e tij tė shpenguar jashtė dhe brenda fushės dhe si lojtar i dedikuar mbrojtjes dhe rebaundeve. Nė fillimet e tij nė NBA nė vitin 1986, thuhej se ishte i gjatė 2.03 cm. Rodman luante nė njė nga pozicionet qė kėrkonin forcė tė madhe fizike, krahė tė gjatė dhe megjithėse mund tė ishte 15 cm mė i shkurtėr se kundėrshtari i tij, ėshtė konsideruar si lojtari qė hidhet mė lart drejt koshit dhe njė nga mbrojtėsit mė tė mirė tė rolit tė tij.

    Periudha para NBA

    Rodman, i rritur nė Dallas, nė fillim nuk dukej se kishte tė ardhme si lojtar i basketbollit. Mirėpo duhet duhet marrė parasysh fakti se asgjė nuk ėshtė absolute dhe ashtu ndodhi. Gjėrat ndryshuan pėr mirė kur ai u zgjat 23 cm brenda dy vjetėsh, pasi kishte mbaruar liceun. Pas njė periudhe tė kaluar nė universitet, luajti pėr “Southeastern Oklahoma State University”, ku tregoi zotėsinė e tij nė mbrojtje dhe nė sulm. Nė tė njėjtėn kohė luajti dy sezone nė ABA, ku u pikas si organizator dhe realizues i mirė i lojės dhe skuadrės.

    Karriera nė NBA

    Rodman u pikas nga skuadra “Detroit Pistons”, e cila e thirri nė radhėt e saj nė sezonin e dytė tė vitit 1986. Atė vit “ Detroit Pistons” drejtoheshin nga Isiah Thomas, Joe Dumars dhe Bill Laimbeer. Me ta luanin Adrian Dantley, Vinnie Johnson, John Salley dhe Rick Mahorn. Forca e Rodman ishte perfekte pėr njė skuadėr tė njohur pėr lojėn e saj tė vėshtirė dhe mbrojtjen e fortė. “Pistons” u skualifikua nė playoff tė vitit 1987 nga “Boston Celtics” megjithėse Rodman ia doli mbanė tė kufizojė lojtarin e tyre mė tė mirė, Larry Bird. Nė vitin 1988 Rodman bėri shumė progres nė lojėn e tij duke rritur kontributin nė mbrojtje. Vitin pasardhės forcat e tij u rikuperuan edhe mė shumė, gjė qė i dha atij mundėsinė tė fitonte edhe ēmimin si “Lojtari mė i mirė nė mbrojtje”. Kėtė ēmim ai e fitoi dy vjet radhazi. Ishte lojtari qė kėrcente mė lart nė skuadėr pas Laimbeer dhe ndihmoi “Pistons” tė mundnin “Chicago Bulls” pėr tė dytin vit radhazi, duke fituar titullin e tyre tė parė NBA. Njė vit mė vonė u pėrjetua pothuajse e njėjta situatė, “Pistons” fituan kundėr “Bulls” nė finalet e “Eastern Conference”, duke fituar titullin e tyre tė dytė dhe Rodman ēmimin “Mbrojtėsi i vitit NBA”. Skuadra “Pistons” shėnoi rekordin e fitoreve nė sezonin e rregullt, 63 ndeshje tė fituara. Nė vitin 1991 “Pistons” ishte e tronditur nga dėshtimi me “Bulls” nė finalet e “Eastern Conference”. Rodman kryesonte klasifikimin e rebuandeve nė skuadėr, por nuk ishte e mjaftueshme. Nė vitin 1992, Rodman ishte fenomenal, me njė mesatare 18 kosha gjatė njė ndeshjeje dhe fitoi tė parin nga shtatė ēmimet radhazi si lojtari qė kėrcen mė lart. Rodman nuk shtypte as nuk gjuante kundėrshtarėt, ai pėrdorte njė afrim pothuaj shkencor pėr tė llogaritur faktin si topi do tė kėrcente nė kosh pėr tė qenė nė pozicionin mė tė mirė pėr t’ia arritur qėllimit. Viti 1993 ishte sezoni i dytė i Rodman nė krye tė klasifikimit tė rebaundeve, por i fundit me skuadrėn “Pistons”. Njė mbrėmje, rreth fundit tė sezonit 1992-1993, ai u gjend me njė pushkė tė mbushur nė parkimin e “Pistons”. Rodman pohoi nė njė nga autobiografitė e tij se atė natė vrau Dennisin e vjetėr pėr tė sjellė nė jetė Dennisin e Ri.

    Vitet e fundit tė karrierės

    Nė fund tė sezonit ai u pranua nė ekipin “San Antonio Spurs” ku zėvendėsoi Sean Elliott. Nė San Antonio, Rodman nuk ishte nė pozicionin e mėparshėm, tashmė atij i pėrkiste zona nėn kosh dhe i jep kėshtu mundėsinė pėr tė qėndruar nė qendėr David Robinsonit me qėllim qė tė pėrqendrohej nė sulm. Dhe kėshtu Robinson nė atė sezon ishte i pari nė klasifikimin e pikėve tė shėnuara. Ishte hera e parė qė dy shokė tė njė skuadre ishin nė vend tė parė edhe pėr rebaundet, por qė nuk do tė ishte hera e fundit pėr Rodman. Nė sezonin e ardhshėm ekipi “San Antonio” fitoi 62 ndeshje dhe mbėrriti nė finalet e “Eastern Conference”. Megjithatė jeta e tij bėri mė shumė progres jashtė fushė sė lojės, duke pėrfshirė njė marrėdhėnie shumė tė shkurtėr me yllin e muzikės Madonna, si dhe me mėnyrėn e tij tė veēantė tė mbajtjes sė flokėve. Nė atė kohė ai ishte pak i qėndrueshėm pėr tė qėndruar te “San Antonio Spurs”. Loja e fundit mė kėtė ekip ishte nė ndeshjen e pestė tė finaleve tė “Eastern Conference”. Nė fund tė sezonit Rodman hyri nė radhėt e skuadrės “Chicago Bulls” nė kėmbim tė Will Perdue pėr tė plotėsuar boshllėkun nė rolin e krahut tė fortė nga Horace Grant. “Bulls” me Rodman dhe kthimin e Michael Jordan, fitoi 25 ndeshje mė shumė nė krahasim me sezonin e mėparshėm, duke kaluar nga 47 nė 72, rekord fitoresh nė NBA. Nė vijim, gjatė playoff, “Bulls” arriti me shumė lehtėsi nė finale nė fitoren e titullit NBA. Rodman, Jordan dhe Scottie Pippen hynė pėr tė qenė pjesėtarė tė “All-Defensive First Team”. Ishte hera e parė qė i ndodhte tre lojtarėve tė sė njėjtės skuadėr. Rodman kryesoi klasifikimin e rebaundeve pėr tė pestin vit radhazi dhe Jordan atė tė pikėve tė shėnuara. Kjo situatė u pėrsėrit nė vitet '97 dhe '98, duke i dhėnė skuadrės fitoren e tre titujve radhazi pėr herė tė dytė brenda njė dekade. Rodman u largua nga “Chicago” nė fund tė sezonit kur “Bulls” filloi tė ketė njė rikonstruktim tė ri nė radhėt e tij. Ishte sezoni i fundit si protagonist sepse nė vijim ai luajti pėr periudha tė shkurtra me “Dallas Mavericks” dhe “Los Angeles Lakers”. Rodman ishte lojtari mė i mirė i rebaundeve nė vitet '90, duke fituar ēmimin e dedikuar pėr kategorinė pėr shtatė herė radhazi dhe mbrojtja e tij mund tė kufizonte Shaquille O'Neal, Alonzo Mourning, Shaėn Kemp, Karl Malone dhe Charles Barkley. Nė vitin 2005 ai firmosi njė kontratė pėr “Tijuana Dragons” tė American Basketball Association. Rodman ka qenė i pranishėm dhe ka marrė pjesė nė tė paktėn dy konkurse tė ndryshme nė Finlandė nė vitin 2005. Nė verė ai ishte i pranishėm nė Sonkajarvi, njė njė garė tė “Wife-carrying”, por nuk mundi tė marrė pjesė pėr arsye shėndetėsore. Mė 6 nėntor tė vitit 2005 ka luajtur njė ndeshje me “Torpan Pojat”, duke luajtur kundėr “Tapiolan Honka”. Ka luajtur 28 minuta, duke shėnuar 17 pikė dhe rreth 6 kėrcime. Ka shėnuar 15 nga 17 pikėt nė harkun e tre pikėshit, megjithėse kishte kryer 13 tentativa. Prania e Rodman tėrhoqi njė gamė shumė tė madhe njerėzish pėr ligėn finlandeze. 7.427 persona erdhėn nė Ice Hockey Dome tė Helsinkit. Kohėt e fundit ka luajtur edhe nė Ligėn Angleze dhe ka shfaqur dėshirėn e tij tė kthehet sėrish nė NBA.

    Veēantia e tij

    Kush ėshtė ai lojtar shumė i veēantė, kokėkrisur, me flokė tė oksigjenuar ose me ngjyra tė tjera, plot me tatuazhe dhe pirsing nė njė fushė basketbolli, duke e kthyer ēdo ndeshje nė njė ngjarje spektakolare tė krahasuar me njė cirk akrobatik? Natyrisht Dennis Rodman. I njohur me pseudonimin "Krimbi" ky kampion ekstravagant ka fituar tashmė pesė tituj tė NBA me skuadrėn “Detroit Pistons” dhe “Chicago Bulls”. Ėshtė larguar nga liga nė mars tė vitit 2000 kur, pasi kishte qenė pjesėtar nė radhėt e “Dallas Mavericks” pėr mė pak se njė vit, ka prishur kontratėn me skuadrėn teksane pa saktėsuar motivet. Ka shumė mundėsi qė motive tė tillė do tė jenė shkaku i qėndrimi dhe sjellja e padisiplinuar. Gjatė qėndrimit tė tij tė shkurtėr nė “Dallas”, Dennis u skualifikua njė herė, u pėrjashtua dy tė tjera dhe u gjobit shumė herė nga NBA. Kėto sjellje mė nė fund e kanė lodhur, edhe pse simpatiku Dennis Rodman ka koleksionuar shumė tė veēanta. Pėrveē mėnyrės sė tė veshurit qė ta cilėsosh tė veēantė ėshtė pak, veshja e tij linte shumė argumente pėr thashetheme. Njė ndėr thashethemet mė tė pėrhapur ishte marrėdhėnia e tij me kėngėtaren Madonna ose martesa shumė e shkurtėr (thuhet se ka zgjatur vetėm disa muaj) me aktoren Carmen Electra. Gjatė ceremonisė sė martesės thuhet se ka qenė nė gjendje tė dehur nė kohėn qė prifti po lexonte fjalėt para altarit. Ai nuk ishte nė gjendje tė arrinte tė kuptonte mesazhin qė donte tė pėrcillte prifti dhe tė shprehte dėshirėn e tij. Njė herė Dennis Rodman ishte arrestuar nė Las Vegas dhe u akuzua se drejtonte makinėn nė gjendje tė dehur. Gjithmonė nė qendėr tė kronikave televizive pėr ekstravagancėn e tij, pra nė fushė njihej pėr egėrsinė e tij me tė cilėn shkonte nė drejtim tė koshit, por edhe pėr aftėsitė e tij tė pakta nė sulm. Pėr shtatė sezone radhazi Dennis ishte lojtari mė i mirė i rebaundeve nė NBA, duke kėrcyer lart mbi njė metėr e gjysmė. Kjo ishte aftėsia e tij pėr tė qenė i pranishėm atje ku topi kėrcente. Vitet mė tė fundit ish-ylli i NBA u kthye nė aktivitet edhe pse jo nė njė stil tė madh. Ishte i pranishėm nė skuadrėn “Long Beach Jam” tė American Basketball Association, por pa dyshim pėr t’u anėtarėsuar sėrish nė njė skuadėr tė NBA. Ai ka luajtur nė filmin “Double Team” me aktorin e njohur “Van Damme". Gjatė karrierės sė tij si basketbollist ai ka hasur probleme pėr sa i pėrket ngjyrės sė flokėve qė ēdo ditė i lyente me ngjyra tė ndryshme (mjafton tė shohėsh filmin dhe e kupton menjėherė). Ai ka luajtur edhe me Michael Jordanin pak kohė.

    Wrestling

    Rodman ka marrė pjesė nė disa takime pėr World Championship Wrestling dhe bėn pjesė tė nWo me Hollywood Hogan. Ndeshja e tij e parė ishte nė Bash At the Beach mė 13 korrik tė vitit 1997. Ishte nė skuadėr me Hogan dhe humbi kundėr Lex Luger dhe The Giant. Nė Bash At the Beach nė vitin 1998, Rodman dhe Hogan skualifikuan Karl Malonen dhe Diamond Dallas Page. Ai luajti takimin e tij tė tretė dhe tė fundit mė 14 gusht tė vitit 1999 nė Road Wild, duke humbur kundėr Randy Savage. Ai nė kėtė kohė bėn shumė nervozė drejtuesit e wrestling-ut sepse shpesh nuk ishte i pranishėm nė takimet nė tė cilat duhet tė promovonte ngjarjet “pay-per-view”. Pak kohė mė pas ai hoqi dorė nga ky lloj sporti pėr t’iu dedikuar tėrėsisht lojės sė basketbollit.

    Si cilėsohet

    Njė tjetėr shembull ėshtė Dennis Rodman. Pėrveēse nė ēdo ndeshje ndryshon ngjyrėn e flokėve (pėr tė mos folur mė pas pėr tatuazhet), ai ėshtė edhe njė lojtar shumė i zoti, kryesisht pėr kėrcimet, si nė sulm ashtu edhe nė mbrojtje. Mund tė themi me plot gojėn se ėshtė njė ndėr lojtarėt mė tė mirė nė brendėsi tė skuadrės dhe nė kampionat. Gjėja qė bie mė nė sy ėshtė nė lėvizjet ose nė riprodhimin e disa karakteristikave tė lojtarėve tė mėdhenj. Ndoshta i ndikuar nga lojtarėt mė tė famshėm duket se riprodhon disa vese dhe veēanti, siē janė pirsing apo syzet, preferencat e gjuajtjes tė tė gjithė lojtarėve, qofshin apo jo mėngjarashė, pra njė kryevepėr e saktėsisė dhe e kėrkimit. Kjo vėrehet menjėherė nė faktin se dikush qė ėshtė profesionist dhe shumė i dhėnė pas lojės ndryshon komplet shprehjen e fytyrės nė rastin kur shėnohet njė pikė e rėndėsishme ose kur zėvendėsohet me njė lojtar tjetėr. Ai ka thėnė njė shprehje shumė tė bukur, qė jo vetėm qė i qėndroi kohėrave, por edhe u vėrtetua mė sė miri. “Nė sulm ke lavdinė, nė mbrojtje ke fitoret”. Ai aplikoi kėtė parim gjatė gjithė karrierės sė tij dhe fitoi shumė tituj.

    Rodman, rrezik serioz pėr zgjedhjen e karrierės

    Mė arroganti ndėr lojtarėt e basketbollit, Dennis Rodman do tė braktiste lojėn pėr t’iu pėrkushtuar kinemasė. Kjo ishte tė paktėn ajo qė pretendonte agjenti i tij, por jo qė ishte plotėsisht e vėrtetė. Ai kishte shprehur dikur dėshirėn pėr t’iu pėrkushtuar botės sė kinemasė me kohė tė plotė. Hapat e para i kishte bėrė tashmė duke marrė pjesė nė vitin 1997 nė filmin « Double Team », ku luante pėrkrah aktorit tė njohur Jean Claude Van Damme. Por Rodman jep njė version tjetėr lidhur me kėtė ēėshtje, ai thotė se do tė mendohet.

    Carmen Elektra e dashuruar me Dennis Rodman?

    Sipas, ish-lojtarit tė basketbollit Dennis Rodman, aktorja Carmen Electra ėshtė gjithmonė e dashuruar pas tij. Atleti ekstravagant, qė ka qėndruar i martuar mė tė gjatė pesė muajve nė vitin 1998, e ka shprehur kėtė fakt nė revistėn « Star ». Ai thotė : «Carmen mė do dhe mė ka thėnė se do tė jetė gjithmonė e dashuruar pas meje.» Ai thotė se ish-aktorja e Bayatch ėshtė gjithmonė “marrosur” pas tij dhe ende shpreson pėr njė rikthim.

    Emri: Dennis Keith Rodman
    Datėlindja: 13. 05. 1961
    Vendlindja: Trenton, Nju Xhersi, SHBA
    Pseudonimi: Krimbi
    Pozicioni: F
    Pesha: 67
    Gjatėsia: 2.10 cm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Cristiano Ronaldo - "FIFA World Player - 2008"
    Nga km92 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 20:48
  2. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •