Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Andre Agassi, tenisti që lindi me raket në dorë

    Origjina dhe fëmijëria

    I lindur më 29 prill të vitit 1970 në Las Vegas, qyteti i lojërave dhe kazinove, Andre Agassi është i destinuar për t’u bërë një kampion tenisi. I ati i tij, Mike Agassi, boksier iranian, i vendosur në Shtetet e Bashkuara duke mos mundur të bëhet kampion me gjithë seleksionimet për në Lojërat Olimpike të Londrës dhe të Helsinkit, vendos ta realizojë këtë gjë nëpërmjet fëmijëve. Legjenda thotë se i ofroi një raketë Andresë së vogël që kur ai ishte vetëm dy vjeç. Që në moshë fare të vogël ai tregoi aftësinë për të ndjekur topin vetëm me shikim, pa lëvizur fare kokën.Kjo tregoi se ai, përveç nxitjes nga të tjerët, zotëronte reflekset themelore për atë që do të ishte disa vite më pas profesioni i jetës së tij. I ati, duke e parë me syrin e një profesionisti, dalloi menjëherë se nga fëmijët Andre kishte me të vërtetë prirje për këtë sport. Vëllai i tij, Philip dhe motrat Rita dhe Tamee, e nxisin drejt sportit të tenisit dhe Andre stërvitej para dhe pas orarit të shkollës. Kur ishte vetëm 13 vjeç, ai mori pjesë në skuadrën Bradenton, në Florida, ku integrohet në Nick Bollettieri Tennis Academy. Ish-ushtaraku, Bollettieri është një trajnerët më të polemizuar në atë kohë. Atje, gjatë pesë viteve, Agassi përparon dhe bën një lojë të mirë. Tenisi, ushtrimet për muskujt dhe golfi përbënin programin e tij të përditshëm. Por Agassi kishte shumë vullnet dhe talent. Ai merr pjesë në shumë kampionate për të rinjtë dhe afirmohet shpejt si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij. Në moshën 16-vjeçare, ai kalon në radhët e profesionistëve. I mahnitshëm në fushë, i veshur me pantallona të shkurtra xhins, Agassi bëhet idhulli i të rinjve.

    Fillimi i karrierës si profesionist

    Arritja e tij në krye të tenisit botëror ishte e befasishme, ai i dogji shumë shpejt etapat. Fatkeqësisht, vazhdimësia e karrierës do të ishte më e ndërlikuar. Përveç një farë mungese të taktikës për të drejtuar këto ndeshje, Andre fitoi një farë frike për të humbur në takimet e mëdha. Në vitin 1990, në finalen e Roland Garros, edhe pse ishte më përpara me pikë, Agassi lë t’i shpëtojë nga duart fitorja ndaj rivalit të tij Andres Gomes në katër sete të vegjël. Disa muaj më vonë, në Flushing Meadows, i riu Pete Sampras e dominon gjatë në finale (6/4 6/3 6/2). Në vitin 1991, Roland Garros paraqitet sërish i vështirë për Agassin. Një dështim i shënuar që shtron një pyetje domethënëse: A mundet ndonjëherë Agassi të fitojë një turne të Golden Slam dhe të dominojë tenisin botëror siç e mundësonte talenti i tij? Fizikisht Agassi duket më pak i fortë dhe i fuqishëm, që i referohet dëshirës së tij të madhe për të ngrënë hamburger dhe pica, dëshirë që ishte më e madhe sesa të stërvitej si një kampion i nivelit të tij. Dhe fillojmë të pyesim veten: A nuk është Agassi një yll apo edhe një produkt publicitar më shumë se një lojtar tenisi? Megjithatë, pikërisht në këtë periudhë dyshimesh dhe pasigurish ndodh fitorja më e bukur dhe më e papritur e Agassit. Ai fiton atje ku asnjeri nuk e pret fitoren: në Angli, në Wimbledon. Loja e tij është e shkëlqyer dhe lë mënjanë sulmuesit e mëdhenj. I veshur i gjithi me të mardha, Agassi rigjen gjallërinë dhe aftësitë e tij. Por, Agassi nuk mund të ruajë vendin në nivelin më të lartë. Viti 1993 e gjen të tërhequr nga fusha e tenisit për shkak të një dëmtimi. Edhe një herë kundërshtarët e tij dyshojnë se do ta shohin në nivelin më të lartë. Është pa dyshim ajo që do të quhet kthesa më e rëndësishme e karrierës së tij, takimi me Brad Gilbert, i cili bëhet trajneri i tij në mars të vitit 1994. Në bashkëpunimin e tij me Agassi, merita e tij më e madhe konsiston në kanalizimin e talentit natyral të të besuarit të tij, duke shtuar shkencën e tij të lojës. Në këtë moment Agassi rifiton besim tek ai dhe te aftësitë e tij, dhe si pasojë rezultatet pozitive nuk do të vonojnë. Agassi fiton titullin e tij të dytë në US Open dhe Open të Australisë disa muaj më vonë. Por, para se të shohim një Andre të fitojë dy Grand Slam të tjerë që Gilbert i kishte premtuar, duhej pritur ca kohë. Agassi alternon të mirën dhe më pak të mirën. Në vitin 1996, vetëm fitorja në Lojërat Olimpike të Atlantas rigjallëron pak sezonin e tij. Më pas viti 1997, është vit dështimi. Agassi nuk arrin të fitojë një turne të vetëm, gjë që nuk i kishte ndodhur në që prej vitit 1986. Që prej martesës me aktoren Brooke Shields, më 17 prill, duket se kishte humbur dëshirën për të luajtur. Në nëntor të vitit 1997 ai pozicionohet në vendin e 141 në rang botëror. Në këtë kohë fillon rilindja e “Kid”, kështu iu vu pseudonimi Andre Agassit. Në mënyrë jo shumë të realizueshme ai arrin të fitojë një turne në qytetin e tij Las Vegas. Brenda gjashtë muajve, Agassi rindërton lojën e tij, dëshirën për të luajtur dhe besimin në vetvete. Gjatë sezonit të vitit 1998, ai arrin në plan të parë, por ndahet nga aktorja Brooke Shields vetëm dy vjet pas martesës me të. Jeta e tyre ishte bërë shumë e ndërlikuar. Agassi udhëtonte pa fund nga një turne në tjetrin, ndërkohë që Brooke Shields ishte e bllokuar në Los Angeles për xhirimin e një serie të serialit “Suddenly Suzan”. Për sa i përket tenisit, rezultatet e Golden Slam u rrisnin njëri pas tjetrit. Një finale e luajtur në Wimbledon dhe dy fitore në Roland-Garros dhe US Open për Andre gjatë sezonit të vitit 1999. "Agassi, historia në vijim", shkruanin gazetat. Një histori që Agassi ka pasuruar edhe më shumë me një fitore madhështore në Open të Australisë në vitin 2000. Ky vit ishte gjithashtu i mbarë për sa i përket dashurisë sepse në atë kohë ai filloi të njihej dhe të shoqërohej nga kampionen e tenisit Steffi Graf. Sot ajo është bashkëshortja e tij, me të cilën ai ka edhe dy fëmijë.

    Karakteristika teknike

    Agassi ishte një lojtar i rëndësishëm i lojës së tenisit. Atij nuk i pëlqente të kthente goditjet e kundërshtarit dhe paraqitej si një sulmues i paepur. Goditja e tij më e arrirë është përgjigja me goditje kundërshtarit, e përkufizuar më e mira e të gjitha kohërave. Ai ishte në gjendje të rivendoste në lojë edhe shërbimin më potent të pajisur me një aftësi të madhe paraprijëse. Ai është në gjendje të godasë topin me efikasitet pasi i vjen nga kundërshtari ose edhe kur topi ngjitet përgjatë parabolës zbritëse. Ka një shërbim potent që nuk e përdor tamam për të arritur aksin e mirëfilltë, por për t’u hapur në fushë dhe për të kryer goditjen përfundimtare. I pajisur me një aftësi të shkëlqyer, koordinim dhe shpejtësi, kur Agassi paarqet ritmet e tij të lojës dhe vendos këmbët brenda në fushë krijon kushtet ideale për të shprehur lojën e tij të tenisit. Pika e tij e dobët është prej kohësh loja e rrjetës së ulët. Një nga trajnerët e tij, Brad Gilbert, ka inkurajuar për një kohë të gjatë Agassin për të bërë progres, por pa rezultate të mëdha. Ai e përdor hedhjen e topit vetëm si goditje përfundimtare dhe tradhton gjithmonë mungesën e sensit të pozicionimit. Kur e pyetën Agassin se përse nuk provonte të ndryshonte këtë pjesë të lojës, ai u përgjigj duke thënë se nuk ishte e nevojshme pasi edhe kështu ai arrinte të fitonte.

    Agasi, lojtar profesionist

    Andre Agassi është një lojtar i tenisit profesionist. I mbiquajtur “Kid” i Las Vegas, Andre Agassi është një nga lojtarët e rrallë që ka marrë pjesë duke shfaqur vlera të tij në katër turnetë e Golden Slam (të luajtura në katër sipërfaqe të ndryshme). Ai është konsideruar si përshkuesi më i mirë i tërë hapësirës së rrjetës së ulët. Ai ka fituar medaljen e artë gjatë lojërave Olimpike të vitit 1996 në Atlanta. Ai është konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave duke qenë se është një nga të vetmit që ka fituar katër tituj të Golden Slam në të katër sipërfaqet, këtyre mund t’i shtojmë dy Kupa Davis dhe 17 Masters Series, një rekord. I martuar me lojtaren e famshme të tenisit, Steffi Graf, ai ka sot dy fëmijë, përkatësisht Jayden Gill dhe Jazz. Motra e tij, Rita, ishte gruaja e gjashtë e kampionit të madh të tenisit, Pancho Gonzales. Ai dhe kundërshtari i tij, Pete Sampras, kanë realizuar ndeshjet më të bukura të tenisit modern. Në vitin 2005, ai ia del mbanë në moshën 35-vjeçare të fitojë turneun e Los Anxhelos dhe të arrijë në finalen e US Open, turne e Golden Slam, 20 vjet pas pjesëmarrjes së tij të parë. Ai u përball me një lojtar që ishte duke u bërë lojtari më i mirë në historinë e tenisit, Roger Federer. Agassi kuptoi se Federer ishte një lojtar shumë i mirë dhe me shumë perspektivë. I lënduar në fund të sezonit të vitit 2005, ai u detyrua të heqë dorë nga turneu i fundit i sezonit që u zhvillua në Shangai, Masters Cup, si pasojë e dështimit përballë rusit Nikolai Davydenko. Ai është lojtari i vetëm i epokës Open që ka fituar të gjithë turnetë e Golden Slam (4 Open të Australisë, 2 US Open, 1 Roland Garros, 1 Wimbledon), një shpërthim që as Pete Sampras, as Bjorn Borg nuk kanë mundur ta realizonin (gjë që tregon shtrirjen e performancës së tij). Ai është konsideruar si një lojtar “i pafat” duke qenë se ka humbur shtatë finale të Golden Slam, ndër të cilat katër kundër Pete Sampras, i vetmi që ka arritur ta mundë rregullisht. Megjithatë, "Kid i Las Vegas" ishte i preferuari i bashkëkombësit të tij për mirësjelljen dhe emocionet që transmetonte në fushë. Kjo u vërtetua më së miri duke parë reagimin e publikut parizian pas suksesit të pabesueshëm përballë Medvedev në vitin 1999, ku lotët e gëzimit (ai ende nuk kishte mundur të fitonte asnjëherë në Paris) mallëngjyen spektatorët. Fitues i finales më të bukur në histori, atë të Roland Garros në vitin 1999 përpallë ukrainasit Medvedev, ku pasi kishte përfunduar dy setet e parë kishte gjetur forca në vetvete për të fituar lojën, shpërthim që ishte ndër të tjera një nga specialitetet e tij. Cilësitë e tij kryesore janë kthimi i topit, shërbimet e tij, shpejtësia, fantazia, agresiviteti, shpirti luftarak dhe fakti se ishte i preferuari i publikut. Andre Agassi do të mbetet gjithmonë si një ndër 10 lojtarët më të mirë në historinë e tenisit.

    Largimi nga tenisi

    Pas një karriere ekzemplare të njehsuar me tetë tituj të Golden Slam, Andre Agassi ka dorëzuar raketën më pesë shtator të vitit 2006. Një thyerje zemre për të gjithë të dashuruarit e tenisit, që pa dyshim humbën ambasadorin më të mirë të 20 viteve të fundit. Këtë lajm Andre Agassi e kishte bërë të ditur më parë për të mos habitur askënd, si për t’u shfajësuar si dikush që nuk mbante premtimet përballë gjithë përkrahësve dhe adhuruesve të tij. Andre Agassi i tha lamtumirë botës së tenisit përballë një morie të madhe njerëzish në Flushing Meadows. Amerikani kishte menduar mirë të largohej nga Wimbledoni, por arsyen nuk e bëri të qartë. Kid i Las Vegas i dha fund karrierës përrallore 20-vjeçare, duke fituar tetë tituj të Golden Slam dhe jo më pak se 60 fitore në turne. Megjithatë në shtator, bashkëshorti i Steffi Graf i ka të gjitha kartat në dorë për të shkruar legjendën e tij. Pasi doli fitues nga një “dyluftim” homerik me Marcos Baghdatis, pak më parë ish-numri një i botës u përball me Benjamin Becker në turin e tretë të US Open. Historia thotë që gjermani do t’i privojë amerikanët në një kalim në pushtet në ndeshjen e ardhshme duke qenë se Andy Roddick duhej të ishte kundërshtari i ardhshëm i Dede. Agassi nuk mundi t’i mbante emocionet dhe lotët i rrodhën nëpër faqe sepse nxënësi i Gil Reyes ishte bërë në të vërtetë një person i rëndësishëm i lojës së tenisit. Të apasionuarit do të ndiejnë me të vërtetë keqardhje për largimin e një kampioni të tillë. Me kalimin e viteve, ata kishin përshtypjen se ishin bërë spektatorët e privilegjuar të një ëndrre amerikane të mishëruar në një njeri të vetëm me origjinë armene dhe që kishte ditur të hyjë në histori me të folurën e tij të bukur, temperamentin e tij energjik dhe talentin e pashoq. Elementët kryesorë të një kampioni perfekt.

    Ja sesi u shpreh Agassi pas humbjes në US Open

    “Kam humbur një ndeshje sot, por që prej 20 vjetësh ju më keni sjellë shumë të tilla. Ju më keni mësuar frymëzimin, më keni transmetuar zemërgjerësinë në momentet më të vështirë. Ju më keni dhënë forcën të besojë në ëndrrat e mia dhe t’i arrij ato. Ju falënderoj. Do t’i mbaj këto momente me vete gjatë gjithë jetës sime. Më është dhënë mundësia të bëj një sport që bën të jesh në dyshim çdo ditë, që lejon të kalosh mundësitë e vetes dhe të arrihen emocione të forta. Më në fund, është pak a shumë si në jetë». Duke thënë këto fjalë kampioni përlotet dhe mallëngjen të gjithë tifozët e tij.

    Jeta pas tenisit

    Pasi përfundoi karrierën e tij në tenis, Andre Agassi vendosi t’i dedikohet tërësisht familjes së tij. Gjithashtu në të njëjtën kohë ai nuk qëndroi plotësisht pasiv. Bashkë me bashkëshorten e tij, Steffi Graf krijoi “Agassi Graf Development LLC”. Akti i parë ishte ai i përfundimit të një marrëveshjeje për një projekt të drejtimit të një hoteli dhe rezidence luksi në Fairmont Tamarack Resort në Idaho. Shitjet e kompleksit, që quhej “Belvedere Ridge”, filluan në fillim të vitit 2007. Përbëhej nga pothuajse 300 njësi që kishin një panoramë të madhe në malet Tamarack dhe ku 50 rezidenca private kishin hyrje të personalizuar në pistat e skive. Çifti i ish-tenistëve ishte i përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e në design të të gjithë aktiviteteve sportive dhe të kohës së lirë që ka projekti në kantier.

    Emri : Andre
    Mbiemër : Agassi
    Ditëlindja : 29.04.1970
    Vendlindja: Shtetet e Bashkuara, Las Vegas
    Gjatësia : 1. 80 cm
    Pesha : 75 kg
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Andree Agasi megjithmend ka qene nje nga tenismenet me te mire te te gjitha koherave...Me pelqente shume ky dhe Pit Sampras. Kur ndesheshin keta te dy kishte vetem spektakel...

    Hajt pra

    P.S Nuk di gje, pit sampras u terhoq, se sikur degjova qe po..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 01-04-2007 më 00:23
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Per te gjitha ata qe se njohin Pit samprasin...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Andre Agassi eshte i madh . eshte nje legjende e tenisit boteror .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    e ka lendu mjaft Brooke Shields ky tullec.....
    ai qe humb floket para mendon shum, ai qe humb mbrapa mendon qe asht sexi, ai qe humb para e mbrapa mendon qe asht sexi.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema të Ngjashme

  1. Sampras vs Agassi
    Nga shigjeta në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 14:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •