Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Koliti! Nga se vjen dhe si mund ta parandaloni

    Koliti spastik ose sindroma e zorrės sė irrituar ėshtė ndėr patologjitė mė tė shpeshta qė haset rėndom nė punėn e pėrditshme tė mjekėve gastroenterologė. Kjo sėmundje pėrfaqėson njė ērregullim tė mirėfilltė tė motorikės normale tė zorrės, si pasojė e gjendjeve emocionale, dietės (intolerancės ndaj disa ushqimeve si ushqimeve tė skuqura, alkoolit, qumėshtit, ēokollatave, lėngut tė domates, kafesė etj.), hormoneve tė tubit tretės, toksinave tė mikrobeve tė ndryshme. Stresi emocional, sipas specialistėve, ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė qė shkakton tek personat qė vuajnė nga koliti nė fazėn akute tė sėmundjes kontraksione tė zorrės, 10 herė mė tė fuqishme se nė personat e shėndoshė.
    Shenjat
    Shenjat klinike tė sėmundjes janė dhimbja e barkut qė ndeshet nė 90 % tė tė sėmurėve. Ajo lokalizohet nė njė nga kuadratet e barkut ose nė tė gjithė barkun. Herė-herė pacienti ndjen dhimbje tė lehtė e tė parėndėsishme, deri nė dhimbje tė forta, pa ritėm tė veēantė. Dhimbja forcohet nga pėrdorimi i disa ushqimeve tė veēanta, emocionet, stresi fizik dhe psikik, por qė lehtėsohet nga pushimi nė shtrat, defekimi apo nxjerrja e gazrave. Shenjė tjetėr ėshtė kapsllėku ose diarreja, qė hasen gjithashtu nė 90% e tė sėmurėve. Kėto mund tė jenė tė veēuara ose tė gėrshetuara (periudha tė gjata kapsllėku ndėrpriten dhe pasohen nga diearea, qė zgjat disa ditė deri disa javė. Karakteristikė ėshtė shfaqja e diarresė nė orėt e para tė mėngjesit). Dukuri e shpeshtė klinike ėshtė fryrja e barkut, gurgullimat e zorrėve dhe jashtėqitja e shtuar e gazrave. Kėta tė sėmurė ankohen gjithashtu pėr ndjenjėn e rėndimit nė stomak, atė tė tretjes sė ngadalėsuar, ndjenjėn e rremė tė defekimit, tė pėrziera apo tė vjella. Kėto dukuri intestinale qė pėrmendėm shoqėrohet shpesh edhe me shenja tė pėrgjithshme si dhimbje koke, dhimbje muskujsh, tė rrahura tė shpeshta tė zemrės, kėputje trupore, anoreksi, prishje tė gjumit dhe humorit.
    Ekzaminimet
    Pėr vėnien e diagnozės sė kėsaj sėmundjeje bėhen njė sėrė ekzaminimesh si analiza e gjakut komplet, ekzaminimi i feēeve pėr parazitė tė ndryshėm, sigmoidoskopia dhe kolonoskopia, tė cilėt ofrojnė tė dhėna tė vlefshme pėr kėtė diagnozė. Me kėtė ekzaminim shikohet njė mukozė normale e zorrės pa ulceracione, pa hemorragji apo masa tumorale. Ėshtė karakteristikė qė kėtė ekzaminim kėta tė sėmurė e tolerojnė me vėshtirėsi, pasi vetė futja e aparatit nė zorrė shkakton spazma, kontraktime tė zorrės e si pasojė dhimbje tė forta. Edhe ekzaminimi radiologjik i zorrės ndihmon nė diagnozė. Ai vė nė dukje spazmat e shumta nė tė gjithė trajektoren e zorrės apo nė tė njė pjesė tė saj. Sė fundmi, nė diagnozė ndihmojnė edhe disa tė dhėna tė veēanta si vjetėrsia e shenjave klinike (periudha e gjatė e shfaqjes sė tyre), shpėrthimi i dukurive klinike nga faktorėt emocionalė (stresi, emocionet e forta), dieta, disa ushqime si qumėshti, ēokollata, alkooli, kafeja, duhani, ngrėnia e tepėrt etj. Trajtimi i kėtyre tė sėmurėve pėrfshin trajtimin higjieno-dietetik dhe atė medikamentoz.
    Medikamentet
    Pėrfshin preparate qetėsuese tė sistemit nervor, anksiolitikėt dhe antidepresivėt nėse ėshtė e nevojshme. Duhet theksuar se nevojitet njė psikoterapi e kujdesshme, jetė aktive dhe e qetė, shėtitjet dhe ushtrimet relaksuese ndikojnė nė lehtėsimin e dukurive klinike. Nė format me kapsllėk rezultate tė mira arrihen nga pėrdorimi i krundeve tė grurit apo bukės sė zezė, pėrdorimit tė rreth 1.5 litėr lėngjeve nė ditė dhe ushqimeve me fibra. Nė rast se kapsllėku nuk korrigjohet me dietė, mund tė pėrdoren edhe medikamente si bisacodylum 5 mg, 1-2 tableta/ditė, duphalaxit nė formė tretėsire apo pluhuri tė tretur nė ujė. Nė format me diarre, pėrveē heqjes nga dieta tė ushqimeve qė e provokojnė atė (qumėshti, domatja, tė fėrguarat, ēokollatat etj.) vend tė rėndėsishėm zėnė dhe preparatet antidiaretike (imodium, kodrine etj.). Ndėrsa pėr dhimbjen abdominale pėrdoren preparatet antispastike dhe prokimetike (buscopani 3x1 tab, cisaprid 10 mg 3x1 tab. nė ditė etj.)
    Shkenca
    Karotat ulin me 30 % rrezikun nga koliti
    Karotat kanė ndikim pozitiv mbi organizmin dhe mendohet se personat qė konsumojnė rregullisht karota, ulin me 30 pėr qind rrezikun pėr shfaqjen e tumoreve nė aparatin tretės.
    Sipas shkencėtarėve, kjo ndodh falė njė pesticidi natyral qė gjendet me shumicė te kjo perime
    Koliti ulēerativ, si ta dallojmė
    Ėshtė sėmundje idiopatike autoimune e kolitit, mendohet qė gjithmonė prek rektumin, por mund tė shtrihet edhe mė tej. Sipas specialistėve, nėse preket vetėm rektumi, kemi tė bėjmė me proktit ulēerativ, njė sėmundje mė beninje. Shenjat dhe simptomat janė diarre me gjak, dhembje barku, kolikė, megakolon toksik, peritonit.
    Ēfarė nuk duhet tė bėjnė nė sėmurė me kolit
    Sė pari, tė sėmurėt duhet tė heqin dorė nga kufizimet e pajustifikuara tė ushqimeve tė ndryshme. Mė pas duhet tė eliminojnė produktet ushqimore qė rrisin gazrat nė zorrė si, lėngjet e gazuara, lakrat, mollėt, kumbullat, bizelet, fasulet, qumėshti etj. Tė pėrdorin metodat qė synojnė jashtėqitjen e gazrave p.sh, qėndrimin nė kėmbė apo pozicioni shtirė pėrmbys pas ngrėnieve etj.

    gazeta-albania

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    1
    majeselli nga dallohet nga koliti

  3. #3
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Hemorroidet/majeselli shkaktohen nga venat e gjakut te enjtura, (nga presioni qe i behet venave te gjakut enjten, pshm gruaja shatezene, kur del bark ose ke kapsllek per nje kohe te gjate, mbi-pesha).
    Jane dy tipe, varet nqs te qellojne venat qe jane brenda kanalit anal atehere nuk ke dhimbje, del vetem pak gjak ndonjehere kur del jashte. Nese jane venat e gjakut rreth e qark hapjes se brimes anale atehere ndihen dhimbje.

    Koliti eshte autoimune, formohen ulcer ne zorren, gjithmone zorra e rektumit eshte prekur nga kjo semundje. Ulcerat kane rrezikun te kthehen ne kancer .....me steroide edhe kirurgji eshte trajtimi i kesaj semundje. Per hemorroidet nuk eshte nevoja ti besh kurim.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    po tek femijet e vegjel sa ekziston probabiliteti per te pasur kolit, ose me sakte te ket veshtersi ne te dalin jashte?
    nga se shkaktohet?
    si mund ta lehtesosh cfare ushqimesh mund te perdoresh?
    a ndikon qumshti i lopes ne kolitin e femejes?
    failure is not an option!

  5. #5
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Ne femijet Koliti ka % te ulet te ekzistoj.

    Constipation ose veshtiresia per te dalur jashte eshte dicka shume e zakonshme. Shkaqet jane nga me te ndryshmet, tek ilacet nqs kane ngrene ato per nje semundje, nese i ndryshon dieten nga gjumeshti i gjirit tek qumeshti i lopes, apo kur fillon ti japesh ushqime etj..
    Jepi sa me teper uje ose cdo lloj pije gjate dites femijes, plus shtyje femijen qe te perdori banjon ne kohe te caktuar edhe pse femija thote qe s'do.

  6. #6
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Ne femijet Koliti ka % te ulet te ekzistoj.

    Constipation ose veshtiresia per te dalur jashte eshte dicka shume e zakonshme. Shkaqet jane nga me te ndryshmet, tek ilacet nqs kane ngrene ato per nje semundje, nese i ndryshon dieten nga gjumeshti i gjirit tek qumeshti i lopes, apo kur fillon ti japesh ushqime etj..
    Jepi sa me teper uje ose cdo lloj pije gjate dites femijes, plus shtyje femijen qe te perdori banjon ne kohe te caktuar edhe pse femija thote qe s'do.
    po kur thote Jo si ta shtyje mi ? Perderisa thote JO nuk i behet gje.

    Dieta duhet te jete e larmishme per femijet. Duhen dhene supera, lengje me shumice, fruta e zarzavate. Keto ndihmojne per nje dalje te rregullt jashte. LoL

  7. #7
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    po kur thote Jo si ta shtyje mi ? Perderisa thote JO nuk i behet gje.

    Dieta duhet te jete e larmishme per femijet. Duhen dhene supera, lengje me shumice, fruta e zarzavate. Keto ndihmojne per nje dalje te rregullt jashte. LoL

    E rendesishmja eshte te kete nje orar te caktuar qe ta bej zakon.

    Po tha jo.. Denim moj lol te qendrroj ne banjo per 10 min. ta provoj njehere pastaj te dale

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Koliti! Nga se vjen dhe si mund ta parandaloni

    Dieta e Duhur pėr t’u Kuruar nga Koliti – Kėshillat e Mjekėve

    Koliti ose i njohur ndryshe me emrin koliti ulēerativ ėshtė njė lloj sėmundje inflamatore qė shkakton probleme nė zorrė.

    Simptomat e kėsaj sėmundje pėrfshijnė fryrje, dhimbje barku apo diarre, tė cilat shfaqen herė pas here.

    Nėse vuani nga koliti gjėja e parė qė duhet tė ndryshoni ėshtė ushqimi dhe kėtė di t’ju rekomandojnė edhe mjekėt.

    Kryesisht rekomandohen ushqime tė lehta e shumė lėngje, por ju mund tė ndiqni edhe njė dietė strikte pėr tė larguar kėtė problem.

    Kėshilla e duhur

    Nė kėtė dietė duhet tė limitoni konsumimin e ushqimeve qė ju japin vėshtirėsi nė tretje.

    Qėllimi i kėsaj diete ėshtė qė tė ulni punėn e sistemit tretės dhe tė mos e stresoni atė.

    Nė kėtė mėnyrė do tė minimizoni menjėherė simnptomat e kėqija tė kolitit.

    Ushqimet qė duhet tė evitoni pėrfshijnė drithėrat e plota, makaoronat, perimet, frutat, arrorėt dhe farat.

    Pėr shkak se pėrmbajnė fibra tė cilat ju fryjnė dhe ngacmojnė tretjen.

    Nga ana tjetėr ushqimet qė duhet tė konsumoni duhet tė kenė bazė drithrash tė rafinuara, oriz i bardhė, lėngje frutash, perimesh, mish i bardhė, vezėt, supėr me lėng perimesh apo mishi.

    Zgjidhni gjithnjė perime apo fruta tė cilat nuk pėrmbajnė fara dhe kosnumojini pa lėkurė.

    Ekseprtėt ju sugjerojnė qė tė lexoni etketat para se tė blini ushqimet tuaja tė lexoni etiketėn nė mėnyrė qė ato tė mos pėrmbajnė shumė karbohidrate dhe mė pas se 1 gramė fibėr pėr 100 gr.

    Mund tė konsumoni vajra, gjalpė, sallata tė lehta, mjaltė dhe shurupe tė tjera.

    Ēfarė duhet tė keni kujdes?

    Kujdesi me thuajsė ēdo ushqim bėn qė jo tė gjithė vitaminat e mienralet e nevojshme tė arrijnė nė trupin tuaj.

    Pėr shkak tė kėtyre problemeve qė mund tė shfaqen nė organizėm, ju kėhsillojmė qė kėto dieta t’i ndiqni pėr njė kohė tė shkrutėr.

    Nėse vuani nga koliti konsultohuni me njė mjek dhe zbatoni me pėrpikmėri dietėn e caktuar pėr ju.

    Sapo tė ndiheni mė mirė mjeku juaj me siguri do t’ju kėshillojė tė ndiqni njė dietė tjetėr tranzitore me pak fibra, nderisa tė nisni me normalitetin tuaj.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/dieta-e-...lat-e-mjekeve/

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Koliti! Nga se vjen dhe si mund ta parandaloni

    Koliti – Cilat Ushqime e Shkaktojnė dhe Kujdesi qė Ju Duhet

    Koliti, ose inflamacioni i zorrės sė trashė ėshtė njė nga patologjitė qė haset mė shpesh nė Shqipėri.

    Tė dhėnat tregojnė se njė e treta e shqiptarėve vuajnė nga kjo sėmundje por shumė pak prej tyre e kurojnė atė nė kohė.

    Ai trajtohet me mediakemente tė shumėta qė kanė pėr qėllim tė luftojnė inflamacionin si dhe steroid.

    Nė rast se medikamentet nuk funksionojnė, mjekėt rekomandojnė ndėrhyrje kirurgjikale pėr zgjidhjen e problemit.

    Megjithatė, ka disa kura dhe trajtime natyrale tė cilat zbusin simptomat e kolitit.

    Studimet kanė treguar se duke nisur nga ndryshimet nė stilin e jetesės e deri tek mjekėsia popullore janė efikase kundėr inflamacionit tė zorrės sė trashė.

    Ushqimet Qė Duhen Shmangur

    Ekspertėt thonė se ushqyerja ėshtė thelbėsore pėr njerėzit qė vuajnė nga koliti.

    Ata duhet tė shmangin ushqimet me yndyrė, produktet e bulmetit, kafeinėn, ushqimet e pasura me fibėr, alkolin, frutat e thata, mishrat e pėrpunuar, arrorėt dhe farat si dhe sheqerin.

    Aktiviteti Fizik

    Koliti ėshtė njė problem qė ndikon edhe tek dendėsia kockore, dobėsimi i imunitetit, stresi dhe mbipesha.

    Ekspertėt sugjerojnė njė aktivitet fizik tė intensitetit mesatar siē ėshtė noti pėr 3 deri nė 4 ditė nė javė.

    Joga ėshtė njė tjetėr aktivitet qė qetėson sistemin tretės dhe e furnizon atė me oksigjen.

    Mė Pak Stres

    Stresi luan njė rol kryesor nė sėmundjet inflamatore.

    Ai mund tė luftohet falė meditimit, frymėmarrjes sė thellė dhe qetėsimit tė muskujve.

    Kėto teknika pėrmirėsojnė edhe rrahjet e zemrės, tensionin e gjakut, frymėmarrjen dhe tretjen.

    Acidet Yndyrore Omega-3

    Acidet yndyrore omega-3 janė tė shėndetshme sepse luftojnė thellėsisht inflamacionin.

    Ushqimet e pasura me kėto acide yndyrore dhe suplementėt e tyre janė shumė premtuese kundėr kolitit.

    Njė nga ushqimet mė tė pasura me omega-3 ėshtė salmoni.

    Ushqimet Mė Tė Mira Kundėr Kolitit

    Ekspertėt paralajmėrojnė se ushqimet si : pureja e mollės, avokado, kungulli i verdhė, kosi, tėrshėra dhe vezėt janė shumė tė mira pėr shėndetin e njė personi qė vuan nga koliti.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/koliti-u...i-qe-ju-duhet/

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Pėr: Koliti! Nga se vjen dhe si mund ta parandaloni

    Koliti ėshtė njė term i pėrdorur pėr tė pėrshkruar inflamacionin e brendshėm tė zorrėve, i cili zakonisht pėrfshin kolonin (pjesėn e madhe tė zorrėve). Ka dy lloje tė zakonshme tė kolitit: koliti ulēerik dhe koliti i irrituar.

    Koliti ulēerik shkaktohet nga njė reagim i sistemit imunitar ndaj zorrėve, dhe shkakton inflamacion dhe formimin e ulēerave nė mukozėn e kolonit. Koliti i irrituar, nga ana tjetėr, ėshtė njė sėmundje funksionale e zorrėve, ku zorrėt kanė njė funksion tė ndryshuar dhe shfaqin simptoma si dhimbje barku, diarre dhe kapsllėk.

    Parandalimi dhe menaxhimi i kolitit mund tė ndihmojė nė kontrollimin e simptomave dhe uljen e rrezikut pėr rikthim tė inflamacionit. Kėtu janė disa kėshilla pėr ta parandaluar kolitin:

    - Qendro i hidratuar: Konsumimi i mjaftueshėm i ujit ėshtė i rėndėsishėm pėr funksionimin e rregullt tė zorrėve dhe pėr parandalimin e dehidratimit. Pini sasi tė mjaftueshme uji gjatė gjithė ditės.

    - Ushqehu me njė dietė tė shėndetshme: Pėrdorimi i njė diete tė shėndetshme dhe ekuilibruar ėshtė i rėndėsishėm pėr parandalimin e inflamacionit tė zorrėve. Konsumoni fruta, perime, grurė tė plotė, proteina tė pasura dhe yndyrna tė shėndetshme. Shmangni ushqimet yndyrore, tė shpejta dhe tė trasha, tė cilat mund tė shkaktojnė pėrkeqėsim tė simptomave.

    - Ul stresin: Stresi mund tė shkaktojė pėrkeqėsim tė simptomave tė kolitit. Mėsoni teknika tė rehatshme si meditimi, stėrvitja fizike, ose kujdesi pėr veten qė tė ndihmoni nė uljen e stresit dhe tė ruani njė gjendje tė mirė emocionale.

    - Kujdesu pėr higjienėn personale: Pėr tė parandaluar infeksione dhe pėrkeqėsim tė inflamacionit, sigurohu qė tė kesh njė higjienė personale tė mirė. Laj pėrdhunat me ujė tė ngrohtė dhe sapun pas ēdo vizite nė tualet dhe para ushqimit.

    - Mbyll duhanin: Duhanpirja ėshtė njė faktor i rrezikut pėr zhvillimin e kolitit dhe pėrkeqėsimin e simptomave. Nėse jeni duke u pėrpjekur tė ndaloni duhanin, konsultohuni me mjekun tuaj pėr ndihmė dhe mbėshtetje.

    - Kontrolloni pėrdorimin e ilaēeve: Disa ilaēe mund tė shkaktojnė inflamacion tė zorrėve si efekt anėsor. Kontaktoni mjekun tuaj pėr tė diskutuar pėr ilaēet qė po merrni dhe pėr tė vėzhguar efektet e tyre nė zorrė.

    - Vizitoni mjekun rregullisht: Ėshtė e rėndėsishme tė keni njė marrėdhėnie tė mirė me mjekun tuaj dhe tė keni kontrolle tė rregullta pėr tė monitoruar gjendjen tuaj dhe pėr tė diskutuar rreth ndonjė simptome apo shqetėsimi qė mund tė keni.

    Kujdesi i mirė i vetes dhe konsultimi me mjekun janė thelbėsore pėr menaxhimin e kolitit dhe pėr tė parandaluar pėrkeqėsimin e simptomave. Ėshtė gjithashtu e rėndėsishme tė konsultoheni me mjekun tuaj pėr trajtimin dhe strategjitė e parandalimit tė kolitit

    Por ka edhe disa dieta qė mund tė ndihmojnė nė parandalimin e inflamacionit tė zorrėve dhe nė uljen e simptomave tė kolitit. Kėto dieta zakonisht pėrqendrohen nė ushqime tė lehta pėr tretje, tė pasura me fibra, dhe tė reduktuara nė ushqime qė mund tė shkaktojnė irritim tė zorrėve. Kėtu janė disa dieta tė rekomanduara pėr tė parandaluar inflamacionin e zorrėve:

    - Dieta me fibra tė lartė: Fibra e lartė mund tė ndihmojė nė uljen e inflamacionit dhe nė mbajtjen e zorrėve tė shėndetshme. Konsumoni fruta dhe perime tė freskėta, grurė tė plotė, fasule, lėngje natyrale, dhe fara tė pasura me fibra si lėngu i linit.

    - Dieta me yndyrna tė shėndetshme: Konsumimi i yndyrnave tė shėndetshme si vajra tė buta bimore (si vaji i ullirit dhe vaji i farave tė linit) ėshtė i rekomanduar pėr tė parandaluar inflamacionin e zorrėve. Pėrdorimi i yndyrnave tė larta dhe yndyra shtazore mund tė pėrkeqėsojė simptomat e kolitit.

    - Ushqime tė pasura me acid folik: Acid folik ėshtė njė vitamina B qė ka treguar efekte anti-inflamatore. Konsumoni ushqime tė pasura me acid folik, si perime gjelbėr tė errėta (spanaq, brokoli, spinaqi), perime tė freskėta dhe fara (si farat e linit).

    - Pėrdorimi i peshkut tė yndyrshėm: Peshku i yndyrshėm, si salmoni, sardinat, dhe lakri, janė burime tė mira tė acidit yndyror omega-3, i cili ka treguar efekte anti-inflamatore dhe mund tė ndihmojė nė uljen e inflamacionit tė zorrėve.

    - Shmangni ushqimet potencialisht tė ndjeshme: Secili person ka ushqime qė mund tė shkaktojnė reagime tė ndryshme nė traktin gastrointestinal. Shėnimoni ushqimet qė shkaktojnė simptoma tė kolitit nė rastin tuaj dhe shmangni ato nė dietėn tuaj.

    - Ushqime tė pjekura dhe tė gatuara nė mėnyrė tė butė: Ushqimet e pjekura dhe tė gatuara nė mėnyrė tė butė janė mė lehtė pėr tretje dhe mund tė reduktojnė irritimin e zorrėve. Shmangni ushqimet yndyrore, tė skuqura dhe tė vėshtira pėr tretje.

    Kujdesuni qėndroni nė kontakt me mjekun tuaj dhe tė konsultoheni me njė dietolog pėr tė marrė kėshilla tė personalizuara dhe pėr tė pėrcaktuar dietėn mė tė pėrshtatshme pėr ju nė parandalimin e inflamacionit tė zorrėve.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •