Koliti spastik ose sindroma e zorrės sė irrituar ėshtė ndėr patologjitė mė tė shpeshta qė haset rėndom nė punėn e pėrditshme tė mjekėve gastroenterologė. Kjo sėmundje pėrfaqėson njė ērregullim tė mirėfilltė tė motorikės normale tė zorrės, si pasojė e gjendjeve emocionale, dietės (intolerancės ndaj disa ushqimeve si ushqimeve tė skuqura, alkoolit, qumėshtit, ēokollatave, lėngut tė domates, kafesė etj.), hormoneve tė tubit tretės, toksinave tė mikrobeve tė ndryshme. Stresi emocional, sipas specialistėve, ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė qė shkakton tek personat qė vuajnė nga koliti nė fazėn akute tė sėmundjes kontraksione tė zorrės, 10 herė mė tė fuqishme se nė personat e shėndoshė.
Shenjat
Shenjat klinike tė sėmundjes janė dhimbja e barkut qė ndeshet nė 90 % tė tė sėmurėve. Ajo lokalizohet nė njė nga kuadratet e barkut ose nė tė gjithė barkun. Herė-herė pacienti ndjen dhimbje tė lehtė e tė parėndėsishme, deri nė dhimbje tė forta, pa ritėm tė veēantė. Dhimbja forcohet nga pėrdorimi i disa ushqimeve tė veēanta, emocionet, stresi fizik dhe psikik, por qė lehtėsohet nga pushimi nė shtrat, defekimi apo nxjerrja e gazrave. Shenjė tjetėr ėshtė kapsllėku ose diarreja, qė hasen gjithashtu nė 90% e tė sėmurėve. Kėto mund tė jenė tė veēuara ose tė gėrshetuara (periudha tė gjata kapsllėku ndėrpriten dhe pasohen nga diearea, qė zgjat disa ditė deri disa javė. Karakteristikė ėshtė shfaqja e diarresė nė orėt e para tė mėngjesit). Dukuri e shpeshtė klinike ėshtė fryrja e barkut, gurgullimat e zorrėve dhe jashtėqitja e shtuar e gazrave. Kėta tė sėmurė ankohen gjithashtu pėr ndjenjėn e rėndimit nė stomak, atė tė tretjes sė ngadalėsuar, ndjenjėn e rremė tė defekimit, tė pėrziera apo tė vjella. Kėto dukuri intestinale qė pėrmendėm shoqėrohet shpesh edhe me shenja tė pėrgjithshme si dhimbje koke, dhimbje muskujsh, tė rrahura tė shpeshta tė zemrės, kėputje trupore, anoreksi, prishje tė gjumit dhe humorit.
Ekzaminimet
Pėr vėnien e diagnozės sė kėsaj sėmundjeje bėhen njė sėrė ekzaminimesh si analiza e gjakut komplet, ekzaminimi i feēeve pėr parazitė tė ndryshėm, sigmoidoskopia dhe kolonoskopia, tė cilėt ofrojnė tė dhėna tė vlefshme pėr kėtė diagnozė. Me kėtė ekzaminim shikohet njė mukozė normale e zorrės pa ulceracione, pa hemorragji apo masa tumorale. Ėshtė karakteristikė qė kėtė ekzaminim kėta tė sėmurė e tolerojnė me vėshtirėsi, pasi vetė futja e aparatit nė zorrė shkakton spazma, kontraktime tė zorrės e si pasojė dhimbje tė forta. Edhe ekzaminimi radiologjik i zorrės ndihmon nė diagnozė. Ai vė nė dukje spazmat e shumta nė tė gjithė trajektoren e zorrės apo nė tė njė pjesė tė saj. Sė fundmi, nė diagnozė ndihmojnė edhe disa tė dhėna tė veēanta si vjetėrsia e shenjave klinike (periudha e gjatė e shfaqjes sė tyre), shpėrthimi i dukurive klinike nga faktorėt emocionalė (stresi, emocionet e forta), dieta, disa ushqime si qumėshti, ēokollata, alkooli, kafeja, duhani, ngrėnia e tepėrt etj. Trajtimi i kėtyre tė sėmurėve pėrfshin trajtimin higjieno-dietetik dhe atė medikamentoz.
Medikamentet
Pėrfshin preparate qetėsuese tė sistemit nervor, anksiolitikėt dhe antidepresivėt nėse ėshtė e nevojshme. Duhet theksuar se nevojitet njė psikoterapi e kujdesshme, jetė aktive dhe e qetė, shėtitjet dhe ushtrimet relaksuese ndikojnė nė lehtėsimin e dukurive klinike. Nė format me kapsllėk rezultate tė mira arrihen nga pėrdorimi i krundeve tė grurit apo bukės sė zezė, pėrdorimit tė rreth 1.5 litėr lėngjeve nė ditė dhe ushqimeve me fibra. Nė rast se kapsllėku nuk korrigjohet me dietė, mund tė pėrdoren edhe medikamente si bisacodylum 5 mg, 1-2 tableta/ditė, duphalaxit nė formė tretėsire apo pluhuri tė tretur nė ujė. Nė format me diarre, pėrveē heqjes nga dieta tė ushqimeve qė e provokojnė atė (qumėshti, domatja, tė fėrguarat, ēokollatat etj.) vend tė rėndėsishėm zėnė dhe preparatet antidiaretike (imodium, kodrine etj.). Ndėrsa pėr dhimbjen abdominale pėrdoren preparatet antispastike dhe prokimetike (buscopani 3x1 tab, cisaprid 10 mg 3x1 tab. nė ditė etj.)
Shkenca
Karotat ulin me 30 % rrezikun nga koliti
Karotat kanė ndikim pozitiv mbi organizmin dhe mendohet se personat qė konsumojnė rregullisht karota, ulin me 30 pėr qind rrezikun pėr shfaqjen e tumoreve nė aparatin tretės.
Sipas shkencėtarėve, kjo ndodh falė njė pesticidi natyral qė gjendet me shumicė te kjo perime
Koliti ulēerativ, si ta dallojmė
Ėshtė sėmundje idiopatike autoimune e kolitit, mendohet qė gjithmonė prek rektumin, por mund tė shtrihet edhe mė tej. Sipas specialistėve, nėse preket vetėm rektumi, kemi tė bėjmė me proktit ulēerativ, njė sėmundje mė beninje. Shenjat dhe simptomat janė diarre me gjak, dhembje barku, kolikė, megakolon toksik, peritonit.
Ēfarė nuk duhet tė bėjnė nė sėmurė me kolit
Sė pari, tė sėmurėt duhet tė heqin dorė nga kufizimet e pajustifikuara tė ushqimeve tė ndryshme. Mė pas duhet tė eliminojnė produktet ushqimore qė rrisin gazrat nė zorrė si, lėngjet e gazuara, lakrat, mollėt, kumbullat, bizelet, fasulet, qumėshti etj. Tė pėrdorin metodat qė synojnė jashtėqitjen e gazrave p.sh, qėndrimin nė kėmbė apo pozicioni shtirė pėrmbys pas ngrėnieve etj.
gazeta-albania
Krijoni Kontakt