Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Shqipėria etnike dhe Dardania antike

    Shkruan: Gani Mehmetaj

    Shqipėria etnike si nocion gjeografik, etnik e kulturor ka mbizotėruar gjatė gjithė periudhės sė pėrpjekjeve shqiptare pėr ēlirim kombėtar nga Perandoria Turke. Bile nė fillim ėshtė menduar qė Shkupi tė shpallej kryeqytet i Shqipėrisė, sepse historikisht ishte qendra kryesore ekonomike, kulturore e tregtare e shqiptarėve, pasi qė etnikisht shqiptarėt ishin shumicė absolute, Ipeshkvia e Kishės Katolike Shqiptare ishte nė Shkup etj. Pse u shpall pavarėsia nė Vlorė, pavarėsisht euforisė sė sotme kur kujtohet Dita e Flamurit, ishte njė aksident historik, njė pamundėsi e mbrojtjes sė territoreve ushtarakisht, pra edhe e pamundėsisė sė mbrojtjes sė kryeqytetit qė synohej -Shkupit. Shqipėria etnike nė gjakimin e nė mendėsinė tonė mbizotėroi edhe pas tragjedisė shqiptare tė copėtimit tė territoreve, si dhe pas masakrave tė serbėve e tė grekėve ndaj popullatės vendėse. Mosheqja dorė nga shteti etnik ishte e vetėkuptueshme, sepse bėhej fjalė pėr territoret kompakte me shumicė shqiptare, me njė vazhdimėsi etnopsikologjike, mendėsi tė njėjtė, kulturė e gjuhė tė pėrbashkėt, histori e fat tė pėrbashkėt etj. Komunikimet dhe kėmbimet ndėrshqiptare para se tė copėtoheshin territoret ishin shumė mė tė dendura, prandaj prej asaj kohe ka mbetur nė komunikimin e pėrditshėm: “Ai di pėr Shkup e pėr Shkodėr”. Kėto dy qytete dikur ishin nga qendrat mė tė mėdha shqiptare. Ato janė dy nga qendrat shqiptare edhe sot, por pėrderisa Shkupi ėshtė nė shtetin e ri tė Maqedonisė, madje kryeqytet i saj, Shkodra ėshtė nė veriun e Shqipėrisė administrative, pa shkėlqimin e dikurshėm. Qytet me kėtė rėndėsi e peshė pėr shqiptarėt ishin edhe Janina, tash nė Greqi, Tivari e Ulqini nė Mal tė Zi etj.

    Kėshtu, territoret e Shqipėrisė etnike u pushtuan nga pesė shtete fqinje. Pozita e popullatės shqiptare nė kėto shtete tė reja-tė vjetra nuk ishte dhe nuk ėshtė pėr t’u lakmuar. Qeveritė e instaluara tė kėtyre shteteve tė reja, qė nė fillim pushtetin represiv e kanė provuar se pari mbi shqiptarėt, pėr t’i pacifizuar e pastaj kanė vazhduar forcimin e institucioneve tė tyre. Shqiptarėt edhe sot nė qeveritė “demokratike” kanė mbetur vetėm dekor e jo faktor. Kjo situatė ėshtė nė Serbi, kjo gjendje nuk ėshtė shumė mė e mirė nė Maqedoni, ndėrsa ngjashėm ėshtė edhe nė Mal tė Zi, ku shqiptarėt votuan pėr pavarėsinė e kėtij shteti, por mbi tė cilėt, nė fillim, ashtu si nė Maqedoni dikur mbi ta u provua grushti i shtetit, pavarėsisht lojalitetit tė tyre.
    Me gjithė pėrpjekjet qė janė bėrė pėr tė ruajtur dhe pėr tė krijuar Shqipėrinė etnike, ku ranė mijėra shqiptarė, arrestuan dhe vuajtėn nėpėr burgje qindra-mijėra tė tjerė, koha sikur e bėri tė vetėn. Territore tė tėra shqiptare u pastruan etnikisht: krahina e Toplicės me Nishin, njė pjesė e Greqisė, duke filluar nga Ēamėria etj. Por, territore tė tėra mbetėn me shumicė shqiptare: Lugina e Preshevės, pėrkatėsisht Kosova Lindore, pastaj Shkupi me pjesėn e Maqedonisė Perėndimore, Ulqini, Plava e Gucia dhe pjesa e Malėsisė etj.
    Idealistė e ėndėrrimtarė qė janė pėrpjekur tė krijojnė sėrish Shqipėrinė etnike ka pasur edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, sidomos nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi. Nė Shqipėrinė komuniste ky nocion ishte bėrė emėrtim frikėsues e armiqėsor nga qeveria shqiptare, tepėr servile dhe e kompleksuar ndaj ish-Jugosllavisė, sikurse qė ishte bėrė nocion armiqėsor edhe nė ish-Jugosllavi. Pėrpjekje pėr Shqipėrinė kishte edhe nė diasporė, mirėpo kufijtė tashmė ishin pranuar ndėrkombėtarisht nė dėm tė shqiptarėve. Priteshin ditė mė tė mira dhe ndryshime tė hartės gjeostrategjike tė Evropės, pra edhe tė Gadishullit Ilirik, ku pėrpilimi i hartave ishte bėrė pėr faqe tė zezė.

    Miti i Dardanisė

    Ndėrkohė filloi tė ngjizet njė mendėsi pak mė “lokaliste”, herė me druajtje, herė mė me shumė guxim – mendėsia pėr krijimin e shtetit tė Dardanisė. U inicuan ose u shfrytėzuan hulumtimet arkeologjike tė mėhershme pėr tė mbėshtetur idealin e shqiptarėve tė Kosovės, pėrkatėsisht shqiptarėve tė ish-Jugosllavisė pėr pėrkatėsinė ilire-dardane. U intensifikuan hulumtime tė reja arkeologjike pėr tė ndriēuar edhe mė mirė tė kaluarėn e lashtė. U riaktualizuan me shkrime popullarizuese e studime perandorėt romakė me prejardhje dardane a ilire, u fol aq shumė pėr qendrat e Dardanisė antike tė vazhdimėsisė shqiptare, si Nishi, Ulpiana, nė afėrsi tė Prishtinės dhe Shkupi. U nxorėn nė pah edhe mendimet e studiuesve nga antika e kėndej pėr dardanėt dhe pėr shqiptarėt si pasardhės tė tyre. Duke nxjerrė nė sipėrfaqe heronj e princėr dardanė e tė fiseve tė tjera ilire tė territorit tė Dardanisė antike, ose tė tillė qė ishin nė fqinjėsi me tė, filloi njė rilindje romantike dhe njė vetėbesim i madh i shqiptarėve tė Kosovės, Maqedonisė e Kosovės Lindore, gati e paparė ndonjėherė mė parė. Rrėnjėt sikur nxorėn nė shesh traditėn, vazhdimėsinė, pėrkatėsinė e njė populli tė vjetėr, tė guximshėm, tė kultivuar e me shtrirje tė gjerė gjeografike, tė mbėshtjellė edhe me legjenda tė bukura e joshėse.

    Disa janė tė prirė qė kėtė ngjizje tė mendėsisė pėr pėrkatėsinė dardane ta lidhin me njė bėrthamė intelektualėsh tė Prishtinės gjatė viteve tė shtatėdhjeta, qė ka mbėshtetje, por ajo shumė shpejt mori njė shtrirje tė gjerė, ndėrsa ēuditėrisht edhe mediet tona, pavarėsisht qė ishin tė kontrolluara, i dhanė hapėsirė Dardanisė antike e dardanėve, duke e theksuar mburrjen qė u pėrkasim kėtyre paraardhėsve. Madje, tashmė pjesė e madhe e shqiptarėve e dinin se me se janė marrė tė parėt e tyre, si e kanė trashėguar emrin, dinin po ashtu edhe legjenda tė shumta, ndėrsa gjetjet e shumta arkeologjike nė Kosovė vetėm sa ua forconin kėtė bindje. Mė vonė kur filloi fushata e egėr kundėr “nacionalizmit e irredentizmit shqiptar” kėto shkrime filluan tė shikoheshin me llupė, ndėrkohė qė sulmohej gjithandej euforia e pėrkatėsisė sė Dardanisė. Megjithatė, sa ishte e vėshtirė tė ērrėnjosej vetėdija se ne i pėrkisnim njė kombi tė pėrbashkėt andej dhe kėndej kufirit dhe se bashkėjetesa me Serbinė e ish-Jugosllavinė ishte e dhunshme, po aq e vėshtirė ishte tė ērrėnjosej vetėdija e mėhershme se ne ishim pasardhės tė dardanėve tė lashtė. Emrat Dardan, emėrtimet Dardani, ishin aq tė shpeshta dhe aq tė shumta, saqė serbėt e tė tjerėt qė shkumėzonin kundėr kėsaj mendėsie tė ngulitur te shqiptarėt e Kosovės vetėm sa rrihnin ujė nė havanė. Dardania tashmė ishte bėrė emėrtim konkret gjeografik e etnik, Dardania ishte bėrė mit.

    Konturat e Dardanisė sė sotme

    Me fillimin e shpartallimit tė ish-Jugosllavisė, jo vetėm emėrtimi por edhe pėrpjekja pėr identifikim me emėrtimin Dardania, pėrkatėsisht Kosova e pavarur, sikur rilindėn sėrishmi, por kėsaj radhe si kėrkesė e artikuluar pėr shtet sovran e tė pavarur. Natyrisht, nė tė njėjtėn kohė bashkėjetonin disa opsione: Kosova - Dardania e pavarur, me territoret e tjera shqiptare nė ish-Jugosllavi, ku Prishtina mėtonte tė bėhej Piemonti shqiptar, ashtu sikur dikur Prizreni; Shqipėria etnike, me tėrė hapėsirėn shqiptare me kryeqytet Tiranėn; konfederata e dy shteteve shqiptare me tė dy qendra Prishtinėn dhe Tiranėn strumbullar tė ekonomisė, kulturės dhe administratės shqiptare. Shumica e kėtyre opsioneve u paraqitėn nė Prishtinė. Kėshilli Koordinues i Partive politike Shqiptare nė krye me dr. Ibrahim Rugovėn, kėtė opsion synonte dhe me mekanizmat e vet pretendonte krijimin e konturave tė Dardanisė tė sė ardhmes. Madje, ky kėshill ka funksionuar nė mėnyrė tejet tė disiplinuar e tė koordinuar sa asnjėherė gjatė historisė, por u krijuan rrethana tė reja. Shpartallimi i tij nuk u bė dhunshėm sikur me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, por njė grusht iu dha nga disa subjekte jashtė Kosovės, ndėrsa u shua ngadalė e pahetueshėm. Secila parti u la nė fatin e vet duke iu sugjeruar qė tė kooperojnė me shtetet e kompozuara rishtazi qė nuk patėn dashamirėsi ndaj shqiptarėve. Presioni ndėrkombėtar ishte i madh, pėr t’i stabilizuar shtetet e rajonit, fatkeqėsisht prapė nė dėm tė shqiptarėve.
    Edhe qarqet ndėrkombėtare, dashamirė tė shqiptarėve dhanė sinjale tė qarta se nuk janė tė gatshėm tė mbėshtesin Shqipėrinė etnike as bashkimin e territoreve jashtė Shqipėrisė administrative me Prishtinėn kryeqytet, sepse i druanin reagimit tė shteteve fqinje qė ende kishim mjaftė mbėshtetės, duke filluar nga Rusia e Kina, por edhe nga Evropa Perėndimore.
    Duke u mbėshtetur nė gatishmėrinė e disa faktorėve tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė pėr tė pranuar pavarėsinė e Kosovės, qė ishte pranim i kompromisit nga institucionet tona, tė vetėdijshėm po ashtu se kjo do tė jetė proces i gjatė dhe i vėshtirė, u krijuan institucionet paralele tė Kosovės. Pastaj u intensifikua sėrish popullarizimi i Dardanisė me simbolet e veta shtetėrore: flamuri, himni dhe stema. Po ashtu, me kėtė emėrtim nė tė njėjtėn kohė sikur mėtohej nė mėnyrė fine e tė paimponueshme tė rikujtohej periudha e lavdishme e Dardanisė antike, apo mesjeta e hershme, kur shqiptarėt mbroheshin me sukses nga hordhitė sllave nė njė territor disa herė mė tė madh sesa Kosova e sotme.

    Presidenti Rugova tashmė e kishte nxjerrė nė opinion opsionin pėr pavarėsinė, pėr flamurin e Dardanisė, pėr himnin “Kur ka ra kushtrimi n”Kosovė” qė ishte kėnduar nė vitet 1911-1912 gjatė pėrpjekjeve pėr mbrojtjen e territoreve shqiptare dhe krijimin e Shqipėrisė etnike. Po ashtu, pritej reagimi ndaj kėtyre propozimeve tė shtetėsisė. Nga pjesa dėrrmuese e shqiptarėve nė Kosovė u prit me dashamirėsi, madje me eufori ikonografia e re. Simbolet bėnė dhe po bėjnė jetė aktive publike. Ndėrkohė flitej hapur, madje bėheshin pėrgatitjet e mundėsisė sė debatit nė institucionet shtetėrore edhe pėr emėrtimin e shtetit tė ri tė pavarur - Dardani. Ky debat besoj se nuk do tė anashkalohet as tash, pavarėsisht qė ideatori, pėrkatėsisht personaliteti qė e inicoi publikisht, presidenti Ibrahim Rugova nuk ėshtė gjallė. Janė shumė arsye qė flasin nė tė mirė tė emėrtimit Dardani, nė vend tė Kosovė, duke filluara nga aspekti historik, gjeografik, tė vazhdimėsisė dhe tė traditės e deri tė aspektet praktike politike, qė do t’ua mbyllnin mundėsinė e mbllaēitjes sė propagandės serbe tė pėrrallave tė ndryshme qė i kanė shpifur dhe duan qė t’i besojnė edhe tė tjerėt. Madje serbėt me kėto pėrralla tė gėnjeshtėrta e kanė bindur bashkėsinė ndėrkombėtare se kishat e periudhės bizantine janė kinse kisha serbe, sepse para dy shekuj e gjysmė ua dha me zemėrligėsi Perandoria Osmane qė t’i qeverisin, meqė ishin rajė lojale ndaj pushtuesit osman.

    Faza e parė - pavarėsia e Dardanisė

    Dardania e pavarur nuk e pėrjashton ėndrrėn e vjetėr - Shqipėrinė etnike. Vetėm se kjo gjė mund tė bėhet nė mėnyrė tė paimponueshme, fine, nė mėnyrė tė natyrshme dhe pa pompė. Dardania e pavarur e sovrane, mund tė jetė vetėm njė hap drejt synimit final. Me forcimin e ekonomisė shqiptare, andej dhe kėndej kufirit, me krijimin e qarkullimit tė lirė tė mallrave e tė ideve, kjo vetėdije do tė bėhet gjithnjė e me mbizotėruese. Sepse, pėr kapitalin e madh, pėr prodhimtarinė e madhe serike, pėr vlerat konsumatore dhe tė arriturat kulturore ėshtė shumė mė mirė dhe shumė mė e shėndetshme kur shtrihet nė njė territor mė tė gjerė pa pengesa dhe pa ngufatje, sesa bie fjala vetėm nė 10 mijė kilometra katrore sa ka Kosova, apo 29 mijė kilometra katrore sa ka Shqipėria. Po ashtu, nė mėnyrė tė pahetueshme mund tė integrohen hapėsirat e tjera shqiptare, qė realisht nuk janė brenda kufijve tė dy shteteve shqiptare. Se si do tė bėhet ky proces, do gjėra duhet t’ia lėmė kohės, por duke u prirė proceseve dhe duke mos ia lėnė stihisė apo pėrpjekjeve tė huaja pėr pastrimin e territoreve nga etnika jonė. Deshi s’deshi politika njė ditė do tė ndjekė kėrkesat e ekonomisė e tė biznesit, nė mėnyrė qė tė krijohet mundėsi e hapėsirė e tėrėsishme shqiptare pėr qarkullimin e vlerave, duke mos u hetuar fare kufiri Kosovė - Shqipėri dhe duke u bėrė nė mėnyrė tė pahetueshme njė tėrėsi ekonomike, kulturore dhe etnike. Mungesa e komunikimeve tė gjata, perdja e hekurt dhe propaganda antishqiptare ka krijuar ca paragjykime krahinore, tė cilat pastaj i ka ushqyer propaganda e fqinjėve duke gjetur hapėsirė nė varfėrinė dhe rrėmujėn qė u krijua menjėherė pas tronditjeve nė hapėsirėn shqiptare.

    Pavarėsisht deklarimit tė politikanėve, nė fjalėt e tė cilėve shpesh ka kalkulime, demagogji dhe deklarime ashtu si e duan tė huajt nė Kosovė a nė Shqipėri, dhe qė i ndjekin me shumė vėmendje kėto deklarime, integrimet do tė ndjekin rrugėn e vet tė natyrshme dhe tė pahetueshme. Shqipėria etnike nuk duhet tė bėhet gogol pėr askėnd, nuk ėshtė as fantazmė, nuk ėshtė diēka qė duhet ta hedhim si gacėn e ndezur. Por Shqipėria etnike nuk e pėrjashton as Dardaninė e pavarur e sovrane.
    Cili do tė jetė opsioni mė i mirė t’ua lėmė shumicės shqiptare dhe kohės, ndėrsa politikanėve tė papėrgjegjshėm t’ua rrudhim hapėsirėn e veprimit. Sidomos tė mos u lėmė qė tė tillėt tė flasin pėr tė tashmen apo pėr tė ardhmen e Dardanisė e tė Shqipėrisė. Me institucionet e forta e stabile, me forcimin e demokracisė shumica do tė vendosė, duke mos i dhunuar tė drejtat e tė tjerėve.

    (Nga libri “Dardani a Shqipėri etnike” tė Gani Mehmetajt, botuar kėto ditė )
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Davius

    e ke myt me kete shkrimin . hallall ta befte zoti .

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •