Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Smile Si T’i Ndihmosh Vetvetes Në Raste Fatkeqësie Dhe Pikëllimi

    Një njeri tregon :

    Para disa vitesh bëja një jetë të cilën shumë do ta quanin “ëndrra amerikane “.Biznesi im në fushën e ndërtimtarisë lulëzoi ; kisha shtëpi luksoze , dy vetura të reja dhe barkë.Për më tepër , kaloja një jetë të lumtur bashkëshortore.Me fjalë të tjera , kisha çdo gjë që njeriu ka dëshirë në jetën e tij.Pastaj ndodhi një rënie e madhe në tregun e aksioneve dhe askush nuk interesohej të blente shtëpi që ndërtoja.Për disa muaj harxhova rezervat e mia për shkak të kamatës së madhe që paguaja.Kalova netë të tëra pa gjumë në sy , duke medituar një zgjidhje nga kjo krizë.Kur mendova se nuk kishte ku të shkonte më keq , gruaja më tha se dëshironte shkurorëzim.
    Duke mos pasur asnjë ide se çfarë do të bëja dhe cili do të ishte hapi im i ardhshëm , i hipa barkës sime dhe ia mësyva detit.Thashë me vete : “ Le të më çojnë dallgët ku të dëshirojnë ! “. Ndërsa mendoja kështu , barka u përplas me shkëmbinjtë.Unë humba kontrollin dhe barazpeshimin dhe përpak rashë në ujërat e detit të pafund , po të mos kapesha te rripi anësor i barkës. Ç’u bë me mua ?!Unë nuk e doja vdekjen!Prej atij çasti e kuptova se gjërat duhet t’i shikoja ndryshe.Jeta ime e kaluar iku pa kthim , por unë patjetër duhet të filloj sërish një jetë të re.
    Çdo person në jetë i ekspozohet humbjes së dhimbshme për të , si humbja e njerëzve të dashur dhe të afërt , humbja e shëndetit , punës e kështu me radhë.Një nga psikologët krahason periudhën që vjen pas një humbjeje të tillë me përvojat e egra në shkretëtirën përcëlluese , ku njeriu e humb shpresën për ujë dhe udhëzim.Por , me rëndësi është që mos ta lejosh atë shkretëtirë të të gëlltisë në barkun e saj.
    Këtu shtrohet një pyetje :
    A kemi mundësi të ndihmojmë vetveten në kohë krize?
    Përgjigja është : PO ! , por duhet që së pari të ballafaqohemi me shërimin e gjendjes sonë dhe të shohim hapat vijues :

    Shprehe pikëllimin tend

    Ekspertët e psikologjisë pajtohen se periudha e pikëllimit është periudhë e plagës.Njëri nga ata thotë : “ Nuk është turp nëse shpreh pikëllimin , ngase lotët që derdh nuk janë tregues të keqardhjes që ke për vete , por shprehje e pikëllimit dhe e ndjenjave të cilat kanë nevojë të dalin jashtë dhe të derdhen “ .
    Nuk është keq nëse pikëllimit i jepet kohë që të shprehet.Ekziston një tregim që e sqaron këtë.Një grua kishte dy djem , njeri 16 vjeçar , ndërsa tjetri 15 vjeçar.Një ditë prej ditësh ata po bëheshin gati për të dalë në një piknik familjar dhe po bënin gati barkën e tyre.Befas , nëna dëgjoi një britmë të fuqishme.Me shpejtësi doli dhe ç’të shohë: dy djemtë e saj të shtrirë të pajetë në tokë pranë barkës.Njëri prej tyre , sapo kishte dale nga uji i lagur , kishte prekur rrymën me një vegël hekuri dhe ishte goditur nga një shok elektrik.Ndërsa vëllai tjetër kishte provuar ta shpëtojë duke ia larguar veglën e hekurt nga dora , por edhe atë e kishte shtrirë rryma përtokë duke e lënë të vdekur.
    Pikëllimi e kishte tronditur nënën aq shumë , saqë në ditën kur i varrosi dy djemtë e saj nuk pati fare lotë.Disa ditë më pas , ndërsa ishte në punë , ndjeu mërzi të madhe dhe u kthye në shtëpi.Qau një kohë të gjatë . Kjo nënë tregonte se , pasi kishte qarë , ndjehej sikur të kishte hequr nga vetja një barrë të rëndë.
    Atë që kishte përjetuar kjo grua , pasi kishte humbur përnjëherë dy djemtë e saj , një nga psikologët e quan “ mekanizëm i mbrojtjes “ , i cili e mbron vetëdijen e njeriut nga realiteti i dhembshëm.Dhe ky psikolog thotë se nuk ka qenë e mundur për të të çlirohet apo të shërohet nga fatkeqësia e saj derisa Zoti I dha kohë të mjaftueshme për t’u vetëdijësuar për fatkeqësinë e saj.

    Kuptimi i zemërimit

    Një psikolog tjetër thotë : “ Zemërimi është gjë e natyrshme dhe mund ta largojmë tërësisht.Që të çlirohesh nga gjendja e zemërimit , duhet të kuptosh mirë shkaqet që të kanë zemëruar. “ Më tutje , ky psikolog rrëfen për një grua 25 vjeçare , e cila kishte një punë të mirë në një kompani.Kjo grua para një kohe të shkurtër kishte lindur një fëmijë.Një ditë prej ditësh gruaja pati një gjakderdhje të madhe.Mjeku konstatoi se bëhej fjalë për leukemi.Ai vlerësoi se kjo grua nuk do të jetojë më shumë se 2 javë.Pas kësaj , gruaja ishte shumë nervoze dhe e zemëruar.U pajtua me fatin dhe vazhdoi të jetojë ditët e fundit të jetës së saj.Mjeku e këshilloi të gjejë një njeri i cili do të kujdesej për fëmijën e saj pasi të vdiste.Mirëpo , e zemëruar , ajo ia ktheu mjekut : - Si mund të më propozosh një gjë të tillë ?! Në atë cast ajo ndjeu një motiv shumë të fuqishëm për të luftuar që të mbesë gjallë.Kështu , zemërimi i saj u shndërrua në motiv dhe shtytje për të jetuar.Më në fund , ajo shpëtoi pas një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjike.

    Përballo sfidën

    Një nga vështirësitë me të cilat njeriu përballohet pas një humbjeje të madhe është injorimi i asaj që ka ndodhur.Një psikolog thotë : “ Shumë njerëz , në vend që të përballen me atë që u ka ndodhur , ikin nga realiteti … “
    Një njeri , i cili ka patur një përvojë të tillë , rrëfen :
    “ … Ndieja sikur isha mbështetur në mur.Jeta ime u vështirësua , burimet financiare m’u pakësuan , problemet familjare shtoheshin dhe bëheshin më të rënda.Atëherë mendova të ikja nga të gjitha.Një ditë , ndërsa po bëja vrapimin e zakonshëm ditor , vazhdova të vrapoja e të vrapoja dy orë të tëra.Por , më në fund , kur u ktheva në shtëpi nga ky vrapim i gjatë mësova se nuk mund të ikja nga problemet e mia dhe se ajo që duhet të bëja ishte të përballesha me këto ngjarje .Më e rëndësishmja është të pajtohem me dështimin dhe himbjen time sa më shpejt , në mënyrë që t’i kthehem jetës normale “ .

    Ikja nga ambientet që të kthejnë prapa kujtimet dhe vazhdimi i punës

    Një psikolog tjetër thotë : “ Duhet t’i nxisim njerëzit të jetojnë jetë të zakonshme pak javë pasi të kenë përjetuar fatkeqësi.Duhet detyruar vetja të mendojë për gjëra të ndryshme dhe ta largojmë mendjen nga gjërat e këqija dhe të dhimbshme që kanë ndodhur “.

    Kjo bëhet me anë të këtyre veprimeve :

    Anëtarësimi në klub sportive

    Vetë vendimi yt për të marrë një hap të këtillë është nisje për të jetuar normalisht.Ke nevojë për njerëz , që të flasësh me ta , Në këtë rast të duhet një person i cili ka patur një përvojë fatkeqe apo një sprovë , person me të cilin vazhdimisht do të bisedosh për këto gjëra.

    Leximi

    Pas goditjes së pare , posa të jesh i gatshëm , nis të lexosh diçka që të pëlqen dhe të ndihmon.Kështu në lexim do të gjesh motiv për të vazhduar jetën e zakonshme.

    Mbaj ditar


    Shumë njerëz pëlqejnë të shkruajnë përvojat e tyre në ditar.Kjo u shërben atyre si një ilaç personal.

    Planifikimi

    Ka gjëra të cilat gjithësesi duhet t’i realizosh.Kjo të ndihmon që të përpiqesh për një ardhmëri të re , prandaj planifiko rrugën për të arritur tek ajo.

    Mëso diçka të re , ose merru me ndonjë hobi

    Anëtarësohu në ndonjë shkollë ose kurs , në ndonjë qendër kulturore apo shoqërore.Merru me ndonjë hobi , sport etj. , ngase përpara ke një jetë të re.
    Çfarëdo gjëje e re me të cilën do të merresh , apo ndonjë profesion që do të mësosh , do të të ndihmojë në këtë jetë të re që të pret .

    Shpërblimi i vetvetes

    Në kohë të vështira edhe punët e përditshme të lehta bëhen të rënda dhe stresuese , si zgjimi nga gjumi , dushi , përgatitja e ushqimit e të tjera.Për këtë , çdo veprim , sado i vogël që të jetë , duhet ta konsiderosh si ndihmesë që meriton shpërblim.

    Ushtrimet trupore

    Aktiviteti trupor , në veçanti , mund të jetë lloji i shërimit.Një nga psikologët e shëndetit mental thotë : “ Ushtrimet trupore të largojnë vëmendjen nga problemet “ .

    Shoqërimi me njerëz dhe mosmbyllja në vetvete

    Një psikolog përmend se personat që kanë përjetuar ndonjë fatkeqësi ndiejnë nevojë të kryejnë ndonjë punë të dobishme dhe vazhdon : “ Personat e tillë fillojnë të anëtarësohen në shoqata , të marrin pjesë në aktivitete të klubeve të ndryshme , të shkruajnë apo të këshillojnë njerëzit.Me anë të këtyre punëve që bëjnë , duke u shërbyer të tjerëve , ata ndiejnë se po ndihmojnë vetveten . “ Është e natyrshme që , pas një tronditjeje të madhe , personi nuk mund t’i kthehet jetës normale pa u shoqëruar me njerez.

    Durimi

    Në të shumtën e rasteve , shumë njerez pyesin : Kur do të mbarojë kjo dhembje ? E vërteta është se psikologët nuk pranojnë të japin një afat të caktuar kohor për dhembjen e tyre. Ata thonë se mund të kalojnë gjashtë muaj para se të ndiesh përmirësim.Mund të ndodh që të zgjasë deri në një apo dy vjet.
    Sidoqoftë , kjo çështje varet nga ajo se si arrin njeriu ta shërojë dhe ta ndihmojë vetveten si dhe nga mbështetja që gjen në rrethin ku jeton.Për këtë , duhet t’ia lehtësosh punën vetvetes .
    Duhet të pranosh dhe të bindesh se të duhet kohë e mjaftueshme derisa të shërohesh.Duhet ditur se kjo kohë ndryshon varësisht nga personi.Duhet t’ia lehtësosh vetvetes sa herë që përjetosh ndonjë fatkeqësi duke ia kujtuar vetes se nëpër çfarë sfida , vështirësi ke kaluar , se do të përballosh edhe këtë sfidë me të cilën je duke u përballur.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    rrofsh per shkrimin , shume interesant .

  3. #3
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga SKORPIONSKING
    rrofsh per shkrimin , shume interesant .
    Faleminderit per pergjigje SKORPIONSKING ,

    kjo teme eshte hapur me qellim qe te jete nje lloj katalizatori ne aspektin e perballjes se veshtiresive , sepse ne jemi me te forte se guri , per te mos thene me te forte se domateja
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Si T’i Ndihmosh Vetvetes Në Raste Fatkeqësie Dhe Pikëllimi
    --------------------------------------------------------------------------------

    Eshte nje kenge nga filmi Life Of Brian qe te ndihmon ne situate te tille dhe eshte dicka qe njeriu harron:

    Some things in life are bad
    They can really make you mad
    Other things just make you swear and curse.
    When you're chewing on life's gristle
    Don't grumble, give a whistle
    And this'll help things turn out for the best...

    And...always look on the bright side of life...
    Always look on the light side of life...

    If life seems jolly rotten
    There's something you've forgotten
    And that's to laugh and smile and dance and sing.
    When you're feeling in the dumps
    Don't be silly chumps
    Just purse your lips and whistle - that's the thing.

    And...always look on the bright side of life...
    Always look on the light side of life...

    For life is quite absurd
    And death's the final word
    You must always face the curtain with a bow.
    Forget about your sin - give the audience a grin
    Enjoy it - it's your last chance anyhow.

    So always look on the bright side of death
    Just before you draw your terminal breath

    Life's a piece of shit
    When you look at it
    Life's a laugh and death's a joke, it's true.
    You'll see it's all a show
    Keep 'em laughing as you go
    Just remember that the last laugh is on you.

    And always look on the bright side of life...
    Always look on the right side of life...
    (Come on guys, cheer up!)
    Always look on the bright side of life...
    Always look on the bright side of life...
    (Worse things happen at sea, you know.)
    Always look on the bright side of life...
    (I mean - what have you got to lose?)
    (You know, you come from nothing - you're going back to nothing.
    What have you lost? Nothing!)

    Always look on the right side of life...

    Kur e varen Sadam Hysenin e vune kete kenge te kendohej:
    So always look on the bright side of death
    Just before you draw your terminal breath

    LOL
    Ndryshuar për herë të fundit nga saimiri-uk : 29-03-2007 më 09:33

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2007
    Postime
    5
    shume interesante mesa duket ju pelqen shume psikologjia dhe duhet te keni lexuar mjaft per te.Desha te pyes mos di ndonjeri nese ekziston i perkthyer ne shqip libri i Mary Sorensen "breaking the chain of low self-esteem" sepse eshte vertet i bukur dhe te ndihmon per te njohur vehten dhe per te perballuar veshtiresite ne jete.prsh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •