Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Une s'jap koment,ngaqe MAMI flet perfekt Shqip,Katjushka hapte syte.
    Dhe ishin te shperngulur nga Bullgaria ne shek.18 ne mos e kam pare gabim.
    Jevgjiter mendimi im apo Magyper,mbase nxitohem.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180
    PJESA E DYTË:

    Sjam kunder askujt., ne raste se ke pergjegjesi Kombetare dhe je i pa afte per to...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180
    VIDEO DOKUEMNTAR I VJTER PËR SHQIPTAR NË UKRAIN :



    Ndryshuar për herë të fundit nga LuLiKraS : 01-08-2010 më 06:16
    Sjam kunder askujt., ne raste se ke pergjegjesi Kombetare dhe je i pa afte per to...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Eksluzive

    Shqiptaret e Ukraines.Si kane mbijetuar?
    Jane kater fshatra qe flasin shqip ne veriun e ftohte. Ata kane ruajtur traditat gjuhesore dhe zakonet. Ja rrefimi i shqiptareve qe beshkejetojne me dy kulturat e largeta.

    23 Gusht 2007 - Janë katër fshatra qe banohen nga shqiptare te vendosur atje rreth shekullit te XVIII. Zonat quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor quhet Karakurt. Këta shqiptare mbijetojnë fale dëshirës për te ruajtur gjuhen dhe traditat e tyre te hershme.

    Karakteristikat e tyre
    Fshatrat kane një urbanistike të thjeshtë. Shtëpitë fillimisht qene ndërtuar prej balte te pjekur, me pas u përdor guri i gdhendur dhe u bene me monumentale.

    Hyrja ne shtëpi behet nëpërmjet dhomës se zjarrit. Ne njërën ane është dhoma e vogël e ndenjes dhe ne anën tjetër është dhoma e madhe e miqve.

    Ne këto shtëpi gatuhet me oxhak. Aty është furra,(kymbet) dhe pranë saj minderi prej balte. Pjesa e brendshme zbukurohet me qilima dekorative, dhomat kane mobilje druri dhe një furre ne oborr te shtëpisë.

    Pranë katër fshatrave ndodhet nga një kishe e cila kryen te gjitha rritet fetare sipas mënyrës traditës se hershme. Popullsia shqiptare e këtyre fshatrave i ruan traditat e veta, pasi ata kane folklorin gojor dhe koreografik.

    Gratë thurin qilima me motive shqiptare dhe përdorin zbukurimet prej argjendi me motive te vjetra. Vathet janë ne forme unaze dhe ruhen ne vite, kostumet e hershme kombëtare, dhe paftate e brezit prej argjendi.

    Pak histori
    Shqiptaret e Ukrainës fillimisht u vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet. Ne fillim te vitit 1860 një pjese e fshatit Karakut u shpërngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rreth 10 km larg, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, GJeorgjevka, Gamovra ku jetojnë edhe sot. Këtë toke ja dhuroi Katerina -II- e Rusisë.

    Ata kane nevoje për shqiptare, pasi nuk kane njerëz për t’i mësuar gjuhen shqipe. Ne arkivin e tyre ruhen një numër i madhe fotografish te vjetra dhe kostume prej 195 vjetësh qe kur kane ardhur këtu.

    Është për te ardhur keq deri me sot, pasi asnjë dijetar shqiptar i Institutit te Kulturës Popullore nuk ka qene ne fshatrat shqiptare te Odeses.

    Nuk mund te kuptohet dot pse askush nuk ka qene i interesuar te takoje këta njerez, te vizitoje shtëpitë e tyre dhe te shohin si ata e ruajnë me aq fanatizëm traditat e tyre shqiptare.

    Problemet
    Te gjithë kane diçka për te treguar, për kohen e vështirë qe kane kaluar qe kur kane mbërritur ne këto zona, madje problemet duket se nuk janë mbaruar edhe tani qe kohet kane ndryshuar rrënjësisht.

    Janë te varfër. Kane nevoje për ndërhyrje ne riparimin e shtëpive te tyre, apo rindërtimin e kishave. Madje edhe uji i pijshëm qe ata përdorin është jashtë kushteve higjeno-sanitare.

    Kërkojnë ndihme. Valle e di vendi ynë se ka shqiptare ne Ukraine dhe a do te mund ti ktheje sytë nga këto familje????
    © 2007 HermesNews
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ne këto shtëpi gatuhet me oxhak. Aty është furra,(kymbet) dhe pranë saj minderi prej balte. Pjesa e brendshme zbukurohet me qilima dekorative, dhomat kane mobilje druri dhe një furre ne oborr te shtëpisë
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #26

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Historia e shqiptareve ne Ukraine, si kane mbijetuar si te tille


  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shqiptare ne UKRAIN.

    Frikë dhe shpresë: Jeta e shqiptarëve në Ukrainë një vit pas fillimit të luftës

    Largim nga shtëpia, ndarje me familje e biseda të vështira me fëmijët për luftën janë përvojat e disa qytetarëve ukrainas me prejardhje shqiptare, që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Për Radion Evropa e Lirë, ata kanë rrëfyer se si u është ndryshuar jeta tash e një vit.

    Ndonëse dikur e kishte përditshmëri, për Nelli Syupyurin tani është ditë e veçantë sa herë i bie të veshë rrobat e vallëzimit.

    Me profesion koreografe, Syupyur jetonte në rajonin e Odesës, në jugperëndim të Ukrainës deri më 24 shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

    Këtë ditë, në orët e hershme të mëngjesit dhe e trishtuar nga zhurma e sirenave, ajo u nis së bashku me djalin e saj, atë kohë tre vjeç, në perëndim të Ukrainës, me shpresë për t’u larguar nga Ukraina përmes kufirit të Polonisë për në Gjermani.

    “Në ditën kur filloi lufta ne u ngritëm, deshëm të marrim para nga banka, por ishte mbyllur. Nuk kishim para në xhep, nuk kishim çfarë të hanim gjatë rrugës”, kujton Syupyur. Për të arritur te kufiri, asaj iu desh të ecë edhe në këmbë.

    Bashkëshorti i saj, një ushtarak i pensionuar, qëndroi prapa për t’iu bashkuar sërish ushtrisë së Ukrainës, në mbrojtje të vendit.

    Djalit nuk mundi t’ia fshihte atë që po ndodhte, ndonëse mundohej të qëndronte e fortë.

    “Ai i kuptoi të gjitha. Kur ishim pranë kufirit të Ukrainës ai më tha: Nënë ngrihu, duhet të rrish në këmbë. Ai flet për luftën, për raketat, për njerëzit në Odesa dhe që nuk ka pasur drita, ai të gjitha i dinte”.

    Syupyur është njëra nga mijëra personat me origjinë shqiptare që besohet se janë shpërngulur në Ukrainë nga Ballkani qindra vite më parë. Ata janë të vendosur kryesisht përreth zonës së Odesës dhe shumica e kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqipe.

    Komuniteti shqiptar nëpër gjithë botën, sipas Syupyurit, ka qenë ndihmë e madhe për të, pasi ishte ai që e ndihmoi të zhvendoset në Gjermani.

    “Shkuam te një familje gjermane shumë e mirë. Djali ishte i lumtur”, tregon Syupyur që aktualisht po jeton në qytetin Gisen në Gjermani që nga 26 shkurti i vitit të kaluar.

    Më vonë, ajo nisi të jetojë vetëm. Programet sociale në Gjermani ia sigurojnë asaj akomodimin dhe ushqimin.

    Megjithatë, Syupyur thotë se po i mungon shumë puna e saj e përditshme, meqë në Ukrainë ishte pronare e disa shkollave të vallëzimit.

    “(Tani) bëj koncerte për bamirësi në ansamblin e Ukrainës. Dal në skena për ansamblin e Ukrainës që u mblodh këtu (pas nisjes së luftës)”, tregon koreografja.


    “Dëshira më e madhe: Ribashkimi me bashkëshortin”

    Ndonëse jeta në Gjermani, sipas Syupyurit, është e sigurt dhe e rehatshme, ajo thotë se e ka peng të përditshëm sigurinë e burrit të saj që po lufton kundër trupave ruse në Ukrainë.

    “Ndonjëherë flasim, një minutë apo dy maksimum. Një herë në javë apo dy javë. Vetëm më shkruan: Jam gjallë, Nelli, mos ke merak. Kur ka momente që mund të shihet në kamerë, djali është shumë i lumtur”, tregon ajo.

    Para se të niste lufta, ajo së bashku me bashkëshortin kishin pasur plane të shkonin në Shqipëri dhe të hapnin edhe atje shkollë vallëzimi.

    Me dëshirë për të përforcuar mësimin e gjuhës shqipe, Syupyur kishte udhëtuar e jetuar për një kohë në Tiranë të Shqipërisë, katër vjet më parë. Aty i lindi edhe djali.

    “Planet m’i prishi lufta. Më prisnin shumë njerëz në Shqipëri dhe në Kosovë… Shpresoj të shkoj në Kosovë e Shqipëri, t’i shoh miqtë që më shkruanin shumë”, thotë ajo.

    Siç thotë Syupyur, ky vit ishte ndër vitet më të gjata të jetës së saj, por është optimiste se situata do të përmirësohet:

    “Çdo ditë ngrihem dhe them se mund të mbarojë lufta. Po kush e di, askush nuk e di”.


    “Fëmijët kanë mësuar si të ruhen nga raketat”

    Por, nga Ukraina nuk pati mundësi të largohej një tjetër shtetas ukrainas me prejardhje shqiptare, Maxim Kirchev nga kryeqyteti ukrainas, Kiev.

    Edhe pse është konsideruar i aftë për luftim, ai nuk u angazhua në ushtri pasi kishte mungesë të përvojës dhe shkollimit ushtarak. Kirchev, 40-vjeçar, së bashku me dy fëmijët dhe bashkëshorten, u nis për në perëndim të Ukrainës, në ditën e parë të fillimit të luftës.

    “Kishte shumë trafik në ditët e para. Fatmirësisht, fëmijët ishin të përgjumur”, e kujton Kirchev atë ditë të përcjellë me sirena paralajmëruese për sulme ajrore.

    Për disa muaj, ai qëndroi në Ivano-Frankivsk, një qytet në perëndim të Ukrainës, ku jetonte familja e bashkëshortes së tij, Ludmillës.

    Megjithatë, në fund të gushtit ata vendosën të kthehen në Kiev, kur konsideruan se situata ishte paksa më e qetë.

    “Fëmijët ishin shumë të lumtur, sepse ju kishin munguar lodrat e tyre, shtretërit e tyre. Gjithmonë është kënaqësi për ta t’i vizitojnë gjyshërit, por kur nuk ke qenë në shtëpi për shumë gjatë, të mungon gjithçka”, thotë ai.

    Kirchev ka vazhduar të punojë në një kompani për telekomunikime ku kishte punuar edhe para luftës, por jeta e tyre, siç thotë ai, nuk është më njësoj.

    “Nga fillimi i shtatorit, djali nisi shkollën në klasë të dytë dhe vajza në kopsht. Ata nisën të kuptojnë se si të veprojnë gjatë alarmeve për sulme ajrore. Ata kuptuan që duhet të shkojnë në vende të sigurta, në mes të ndërtesave sepse është më sigurt gjatë sulmeve me raketa”, tregon Kirchev.

    Ndonëse apartamenti i tij nuk është shkatërruar, Kirchev tregon se patën momente shumë të frikshme.

    “Ne po e menaxhojmë jetën kësisoj. Një herë ata (fëmijët) u frikësuan, pasi një raketë goditi një lokacion 400 metra nga shtëpia jonë. Ishin frikësuar sepse ishte një shpërthim shumë i zhurmshëm”, tregon ai.

    Përveç frikës për jetën e tyre, ai thotë se po jetojnë si pezull pa pasur shumë kontroll mbi atë se çfarë mund të ndodhë të nesërmen.

    “Qëndrimi ynë karshi disa gjërave ka ndryshuar në atë se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Tani nuk mund të planifikojmë për muajt përpara. Nuk mund të ndërtojmë plane për vitet apo muajt që vijnë”, thotë ai.

    “Ne shpresojmë që lufta të mbarojë dhe Rusia të mposhtet. Ata duhet të marrin ushtarët e tyre dhe të largohen”, shton Kirchev.

    Sipas zyrës për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara në të dhënat që i kanë publikuar më 23 shkurt të vitit 2021, më shumë se 8.000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin.

    OKB-ja tha se kjo shifër është vetëm “maja e ajsbergut” pasi besohet se mijëra të tjerë kanë vdekur.


    / REL / INFOKUS

    https://gazetainfokus.com/frike-dhe-...mit-te-luftes/

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. INSTAT: Vetëm 17.7% e shqiptarëve kanë një makinë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-01-2016, 16:47
  2. Situata ne Ukraine. Cfare u be ne Ukraine ne te vertete
    Nga Rusnod në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 865
    Postimi i Fundit: 11-06-2015, 04:31
  3. Mbretit te Shqiptareve: historia e Ahmet Zogut
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 28-07-2012, 12:59
  4. Historia E Shqiptareve Te Zares
    Nga Xhuxhumaku në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-01-2006, 18:34
  5. Politikane Te Ps E Pd Kane Vjedhur Parate E Shqiptareve
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-02-2003, 23:02

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •