Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21

    Për: Cili ëshë dallimi në mes Shiitëve dhe Sunitëve?

    Muavije nuk ka qen kalif....Pas vdekjes se Aliut , kalif u be djali i tij Huseini dhe e mbajti per 6 muaj. Me pas ai shkoi per te sulmu Muavijen me nje ushtri aq te madhe saqe Muavije u dorezua dhe Huseini beri nje gjest te madh duke ia dhėn atij drejtimi .Pra muavije u be mbret dhe nuk kishte me mbreteri ashtu sic kishte then Muhamedi a.s.w.s qe pas vdekjes time , do ket udheheqeje te drejte per 30 vjet dhe me pas do ket mbreteri. Per sa i perket Shiave dhe Sunnive nga pikepamjet e tyre bien direkt ne kundershtim me Kuranin dhe Traditen Profetike. Dhe nje gabim tjeter qe e shikoj vazhdimisht eshte titulli para Aliut a.s. qe konsiderohet si Imam ??!!!??!! Gjithsesi keta sekte jan krijuar per percarje te muslimaneve. Rruga drejt Zotit eshte 1 dhe e vetme ....ashtu sic i beri i derguari i fundit i Allahut disa vija me nje shkop dhe vizatoi nje vije te drejte (rruga e Allahut) dhe disa vija anesore te shkurta (rrugicat e shejtanit).
    Nuk kemi pse debatojm kot per keta sekte nese mund ti quajm te tille ....kush jane ata muslimanë qe dyshojn rreth 3 halifeve te para per Ebu Bekrin esSidik per Omer bin Hattabin qe Muhamedi tha per te nese do kishte pejgamber pas meje me siguri ai do ishte Omeri r.a. kush dyshon per Othmanin r.a. i cili per bujarine e tij te madhe u pergezua me xhehnet qe ne ket bote ...ai i cili kontriboj per ne rrugen e Allahut pa kurrfare hezitimi ??? Bleu token kur Pejgamberi tha kush do e blej ket toke per zgjerimin e Xhamise do hyje ne xhehnet ...e bleu Othmani ...kur pejgamberi kerkoi kontribim per lufte ...3 here ia mbushi Othman bin Afani rroben e pejgamberit me derhem....kur ishin ne veshtiresi dhe skishte uje ...ishte Othmani qe blinte bunaret nga Jehudet dhe pse cmime stratosferike ....e ne fund hipokritet dhe dashakeqesit e islamit qe jetonin mes tyre e vrane ate duke e akuzuar per udheheqje jo te drejte te Kalifatit....pra ai Sebeë ai hipokriti qe donte te shkaterronte islamin ia arrit ne nje fare menyre vrau Othamnin me vone Aliun e vrane shoket e tij ....ia pra pasardhesit e ketij munafiku jane shiit dhe sunnite qe duan percarje .Pra keta jane qe ofendojn Sahabet keta ishin qe thonin se vrasja e Omerit ose Othmanit ose Aliut te qon ne xhehnet ?!?!? 'O ju besimtare kapuni per litarin e Allahut e mos u perçani'

  2. #22
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Cili ëshë dallimi në mes Shiitëve dhe Sunitëve?

    Citim Postuar më parë nga Tafil Gerbolli Lexo Postimin
    Per sa i perket Shiave dhe Sunnive nga pikepamjet e tyre bien direkt ne kundershtim me Kuranin dhe Traditen Profetike.....


    pra ai Sebeë ai hipokriti qe donte te shkaterronte islamin ia arrit ne nje fare menyre vrau Othamnin me vone Aliun e vrane shoket e tij ....ia pra pasardhesit e ketij munafiku jane shiit dhe sunnite qe duan percarje .....

    Mesa lexoj me siper ti e miraton klasifikimin ne shia dhe sunite dhe me pas i konsideron te njejte. Ti e din kuptimin e fjales sunni? Nese ti se quan veten sunni , cfare je?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #23

    Për: Cili ëshë dallimi në mes Shiitëve dhe Sunitëve?

    angmokio
    Une Suni eshte ai qe ndjek Sunetin e pejgamberit s.a.w.s por nuk me pelqen te thirrem apo te indetifikohem si i tille por kjo nuk do te thote qe sjam ndjekes i sunetit... Une jam musliman qe do te thot rob i nenshtruar Allahut me vullnetin tim...Allahu eshte Zoti Yne ...Islami feja Jone...Muhamedi Pejgberi jone .
    Sic ta thashe me lart ...ate punen e vijave ...vetem nje eshte rruga te i Madhi Zot e ajo eshte Islami ....kurre nuk shiku ndonje hadith apo thenie te Muhamedit a.s. qe thot ne jemi Suni apo na ka quajtur suni....Cdo risi ne fe eshte bidat dhe cdo bidat te qon ne humbje....
    El Maide : 3
    ... Sot persosa per ju fene tuaj , plotesova dhuntinë time ndaj jush dhe zgjodha per ju Islamin fe. ...

  4. #24

    Për: Cili ëshë dallimi në mes Shiitëve dhe Sunitëve?

    Ciarli

    Omer bin Hattabi r.a. eshte nje nder sahabet me te dalluar ...ti qe thu ai eshte i keq apo djall nuk je Musliman ...Ai me drejtesine e tij kur ishte halif e mori vesh gjithe bota se cdo te thot te drejtosh nje shtet me drejtesi ku jo vetem muslimani por edhe jo muslimani ishte i kenaqur te jetonte ne nje vend qe ishte nen udheheqjen e Omerit ...Ai ishte i rrepte por jo me cdo njeri ...ai ishte i rrepte me te padrejtet te cilet donin ta shkaterronin apo zhduknin Islamin ....Gjithsesi shembujt me te perkryer kemi profetet pastaj jane Sahabet dhe duhet te ndjekim rrugen e tyre qe ta kuptojm me mire këtë Islam qe na zbriti Allahu i Plotfuqishem.

  5. #25

    Për: Cili ëshë dallimi në mes Shiitëve dhe Sunitëve?

    Dialogu mes dijetarëve sunitë dhe shiitë

    Shejhul-Islam Selīm el-Bishrī el-Mālikī
    Emri:  image.png

Shikime: 68

Madhësia:  47.5 KB

    Dhe

    Sejjid ‘Abdul-Husein Sherafuddīn elMūsawī
    Emri:  image.jpg

Shikime: 69

Madhësia:  5.4 KB


    Një biografi e shkurtër për te dy dijetarëve

    Shejhul-Islam Selīm el-Bishrī el-Mālikī u lind në mahallën Bishr të prefekturës el-Buhejra, Egjipt, më 1248/1832. Studioi në el-Ez‘her, drejtimin e të cilit e mori më pas dy herë: 1317/1900 - 1320/1904 dhe 1327/1909 - 1335/1916. Gjatë mandatit të tij u zbatua sistemi i testimit të kandidatëve për mësimdhënie në el-Ez‘her. Shumë nga ‘ulemātë e kaluan këtë provim. Në drejtimin e el-Ez‘herit ishte rigoroz dhe përgjegjësitë e tij nuk e frenuan asnjë çast nga mësimdhënia. La mjaft vepra, shumica e të cilave janë komente shtesë dhe shpjegime mbi librat e selefëve, si: Hashījetu Tuhfeti el-Tulābi li Sherhi Risāleti Edeb; Hashījetun ‘alā’ Risāleti Shejh ‘Alī fī tewhīd; Sherh NehxhulBurdeh; el-Istī’nas fī Bejāni’l-A‘lem we Esmā’il-Ahbās. Shumë profesorë të el-Ez‘herit u mbështetën tek ai. Shejh Selīm el-Bishrī vdiq më 1335/1916.


    Sejjid ‘Abdul-Husein Sherafuddīn elMūsawī u lind në Kādhimijje, Irak, më 1290/1873 nga prindër fisnikë, origjina e të cilëve shkon te i Dërguari i Allahut (s). Studioi te dijetarë të shquar në Samarrā dhe Nexhef ul-Eshref, duke shkëlqyer në qarqet e dijes si nxënës dhe si mësues. Në moshën 32-vjeçare, u kthye të punonte në Xhebel ‘Āmile (Liban), ku kishte dhe prejardhjen. Pas njëfarë kohe, arriti të bëhej prijësi i saj i madh. Sejjidi udhëhoqi ndryshimin shoqëror në vend dhe iu kundërvu kolonizimit dhe pushtimit francez, që e përndoqi, e persekutoi, i dogji shtëpinë dhe banesën, përfshi bibliotekën e tij madhështore. Familja iu degdis dhe ai kaloi nga Libani në Sham, Palestinë, Egjipt dhe kudo që shkoi ishte pishtar për Islamin e dritë për muslimanët. Në Ez‘her u takua me dijetarët e mëdhenj dhe parinë e nderuar dhe së andejmi u kthye në vendlindje. La vepra e replika shkencore të panumërta dhe gëzon peshë të madhe mes dijetarëve islamë e muxhtehīdëve. Vdiq më 8 Xhumāda’ eth-Thānī 1377/ 30 Tetor 1956.

    __________________________________________________ _________


    Pyetja e dijetarëve sunitë:

    I Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?

    II Nevoja për Bashkim,

    III Bashkimi Arrihet Vetëm duke iu Përngjitur Medhhebeve të Shumicës.




    1) Po ju pyes tani për arsyet që ju (shī‘itët) nuk ndiqni shkollën e shumicës së muslimanëve, d.m.th. atë të el-Esh‘arīut në rrënjët e fesë dhe katër medhhebet në degët e saj. Muslimanët u pajtuan t’u përmbahen atyre në çdo kohë dhe mjedis, duke e shpallur njëzëri ndershmërinë dhe ixhtihādin e themeluesve të tyre, besueshmërinë, përzotshmërinë, heqjen dorë nga pasuritë e dynjasë, sinqeritetin, moralin e mirë dhe statusin e tyre të lartë në dije dhe vepra.



    2) Sa e madhe është sot nevoja jonë për bashkim e uniformitet; kjo mund të arrihet përmes të bashkangjiturit tuaj këtyre medhhebeve, në përputhje me mbarëpëlqimin e muslimanëve, sidomos kur armiqtë e dīnit kanë vendosur njëherë e mirë të na lëndojnë me të gjitha mënyrat e mundshme. Ata i kanë përqendruar mendjet dhe zemrat në mendime të tilla, ndërkohë që muslimanët janë të pavëmendshëm, si të kapluar nga dremitja tek i ndihmojnë armiqtë e tyre kundër vetvetes, duke u lejuar atyre t’ua shpërbëjnë radhët dhe shqyejnë unitetin përmes ithtarizmit e fanatizmit, që i lë ata të përçarë dhe të ndarë, duke e shpënë njëri tjetrin në rrugë të shtrembër dhe duke e shkishëruar njëri tjetrin. Kështu pra, ujqërit na bënë gjah dhe qenërit na lakmuan mishin.



    3) A shihni ju ndonjë rrugë tjetër përveç asaj që po shtrojmë këtu, Allahu jua udhëzoftë hapat për të na bashkuar radhët? Tregomëni, sepse do jeni i dëgjuar kur të flisni dhe i bindur kur të urdhëroni, dhe paqja qoftë me ju.

    _____________________

    Përgjigje nga dijetari shiit

    ____________________


    I Provat Ligjvënëse Urdhërojnë të Përmbajturit Medhhebit të Ehl ulBejtit,

    II Nuk Ekziston Asnjë Provë për Urdhërimin e të Përngjiturit Medhhebeve të Shumicës,


    III Brezat e Tre Shekujve të Parë s’i Njohën Kurrë ato Medhhebe,

    IV Mundësia e Ixhtihād-it,

    V Bashkimi Mund të Arrihet Duke Respektuar Medhhebin e Ehl ulBejtit.




    1) Të përmbajturit tonë, në rrënjët e besimit, një tjetër shkolle nga ajo e Esh‘arīut dhe të ndjekurit tonë në degët e fesë të një medhhebi tjetër nga ato katër medhhebe, nuk ka qenë kurrë nga ithtarizmi e as nga fanatizmi. Ai gjithashtu s’ka qenë për shkak të vënies në dyshim të ixhtihād-it të Imamëve të tyre, paanshmërisë, besueshmërisë, integritetit apo lartësisë së tyre në dije dhe vepra. Përkundrazi, provat ligjvënëse na kanë urdhëruar të ndjekim medhhebin e Imamëve nga Familja e Profetit (s), djepi i mesazhit, vendi që vizitohet nga melekët, vatra e shpalljes dhe frymëzimit hyjnor. Ndaj, ne gjithmonë u jemi referuar atyre për t’i përvetësuar të gjitha çështjet e lidhura me rrënjët dhe degët e besimit, parimet e jurisprudencës, dijen e etikës, sjelljes dhe edukatës.

    Ne i kemi bërë të gjitha këto në përputhje me diktatin e dëshmive dhe provave, duke ndjekur Sunne-tin e Kreut të profetëve dhe të dërguarve, paqe e bekime pastë mbi të dhe pasardhësit e tij. Sikur provat dhe faktet të na kishin lejuar të ndryshonim nga Imamët e Pasardhësve të Muhammedit (s), apo sikur të kishim mundur të arrinim afrinë e Allahut, i Madhëruar qoftë, duke ndjekur medhhebet e të tjerëve, atëherë ne do të kishim vijuar në gjurmët e masës së gjerë, duke vlerësuar miqësinë e forcuar lidhjet vëllazërore. Mirëpo, prova të forta i dalin besimtarit përpara, që e pengojnë atë nga të ndjekurit e animeve personale.



    2) Gjithsesi, shumica nuk mund të vërtetojë se medhhebi i tyre duhet të preferohet mbi ato të të tjerëve, le pastaj ta bëjë atë të detyrueshëm!

    Ne i kemi vështruar pretekstet e muslimanëve me një hetim të thellë dhe sy të mprehtë, por s’kemi gjetur asnjë provë për argumentin tuaj, përveç asaj që ju përmendët mbi ixhtihād-in e tyre, besueshmërinë, ndershmërinë dhe lartësinë morale. Mirëpo, ju e dini mirë se ixhtihād-i, besueshmëria, ndershmëria dhe lartësimi moral nuk janë monopol i tyre; prandaj, kur është kështu, si mund të jenë medhhebet e tyre të detyrueshme thjesht nga të treguarit tuaj të tyre?!

    Nuk mendoj se ka ndonjeri që guxon të shtrojë të preferuarit e tyre në dije a vepra ndaj Imamëve tanë, që janë ‘Itra e Pastruar, barka e shpëtimit për ummetin, Porta e Pendesës, siguria ndaj mosmarrëveshjes në fe, flamujt e udhërrëfimit të tij, pasardhësit e të Dërguari të Allahut (s) dhe ajo çka i mbetet ummetit prej tij.

    Ai, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, ka thënë: “Mos u dilni përpara se përndryshe do mbaroni e as mos u mbetni prapa se përndryshe do humbisni. Mos i mësoni, sepse ata janë më të ditur se ju.” Por janë diktatet e politikës në agimet e Islamit...



    Çuditem për pretendimin tuaj se brezat e mirë të mëparshëm iu përngjitën atyre medhhebeve, duke i parë si më të mirët dhe më të drejtit e medhhebeve dhe se u pajtuan t’u përmbaheshin atyre në çdo kohë e rrethanë. Ju e pohoni këtë thua se nuk e dini se të parët tanë, brezat e mirë të së kaluarës që pasuan familjen e Muhammedit (të cilët përbënin gjysmën e ummetit) ndoqën vetëm besimin e Imamëve nga pasardhja e Muhammedit, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij. Ata s’gjetën për ta asnjë zëvendësim e kanë qenë kështu që nga koha e ‘Alīut dhe Fatimesë, kur as Esh‘arīu as cilido imam i katër medhhebeve e madje as baballarët e tyre nuk ekzistonin, siç e dini fare mirë.



    3) Brezat e tre shekujve të parë, pra nuk ndoqën kurrë ndonjërën prej këtyre shkollave. Ku ishin ato medhhebe në kohën e atyre tre brezave, më të mirëve që jetuan ndonjëherë?!



    Esh‘arīu u lind më 260 dhe vdiq më 324 H.
    Ibn Hanbeli u lind më 164 dhe vdiq më 241 H.
    Shāfi‘īu u lind më 150 e vdiq më 204 H.
    Māliku u lind më 93 dhe vdiq më 179 H.
    Ebū Hanīfe u lind më 80 e vdiq më 150 H.


    Shī‘itët ndjekin medhhebin e Imamëve nga Familja e Profetit dhe familja e di më mirë se ç’përmban shtëpia. Të tjerët ndjekin medhhebet e sahabëve dhe të tabi‘īnëve të ditur; cila gjë, atëherë e bën “të detyrueshme” për të gjithë muslimanët që, pasiqë ato tre shekuj kishin kaluar, të ndiqnin ato medhhebe - në vend të atij të ndjekur para tyre?

    Ç’i bëri ata ta shmangnin vëmendjen nga ata që ishin të barabartë vetëm me Librin e Allahut dhe shoqërues të tij, pasardhësit e të Dërguarit të Allahut dhe të besuarit e tij, barka e shpëtimit, prijësit, siguria dhe Porta e Pendimit e ummetit?



    4) Çfarë u bë shkak që dera e ixhtihād-it t’u mbyllej muslimanëve përpara fytyrës pasi qe mbajtur e hapur kapak gjatë tre shekujve të parë, përveç të strehuarit në kundërshtim, rehati, përtaci, pranim deprivimi dhe kënaqje me injorancë? Kush do ia lejonte vetes, me vetëdije apo pa vetëdije, të thonte se Allahu, lartësimi e madhërimi qofshin për Të, s’ka sjellë më të mirin e të dërguarve dhe profetëve të Tij, me më të mirën prej feve dhe sistemeve të Tij qiellore e që Ai s’e ka plotësuar dīnin e tij për të dhe i ka përsosur bekimet e Tija mbi të e që s’i ka mësuar atij dijen e së shkuarës dhe së ardhmes, për të vetmin qëllim që e gjithë çështja të përfundonte tek Imamët e atyre medhhebeve, që ta monopolizonin atë për vete?!



    Atëherë, ato do i ndalonin të gjithë të tjerët nga marrja e saj prej çdo burimi tjetër, thua se besimi islam, në Librin dhe Sunnetin e tij, si dhe në të gjitha provat dhe porositë e tjera, të ishte pronë e tyrja e se ata e kishin ndaluar takimin me të në çfarëdolloj mënyre tjetër nga opinionet e tyre... Mos vallë ishin ata trashëguesit e Profetit (s), apo mos i kishte vulosur Allahu përmes tyre khalīfët dhe Imamët, apo ua kishte mësuar atyre dijen e së kaluarës dhe atë të së ardhmes dhe u kishte dhuruar atyre çka s’i kishte dhuruar kurrë asnjë tjetri nga të gjitha qeniet njerëzore?!

    Jo!

    Ata ishin tamam si të tjerët, shtylla dhe kujdestarë të dijes, ndihmës dhe thirrës. Ata që ftojnë në dije qëndrojnë tepër lart mbylljes së dyerve të saj ndaj të tjerëve, apo të ndaluarit e tyre nga arritja e saj.

    Ata s’i anojnë kurrë mendjet dhe as që e kufizojnë vëmendjen e publikut vetëm te vetvetja; as ua vulosin dot zemrat njerëzve apo t’i bëjnë të tjerët të shurdhër, të verbër, memecë, të prangosur ose të lidhur në zinxhirë.

    Kjo s’mund t’u mvishet kurrë atyre, veçse si pretendim i gënjeshtarëve dhe vetë pohimet e tyre dëshmojnë për tonat.



    5) Le të përqendrohemi tani në çështjen ndaj së cilës na tërhoqët vëmendjen: unitetin e muslimanëve. Ajo që shoh unë është se kjo çështje nuk varet te braktisja e besimit të tyre nga shī‘itët dhe as te braktisja e të tyrit nga sunnitë. T’u kërkosh shī‘itëve diçka të tillë pa u kërkuar të tjerëve të veprojnë njëlloj, është të preferosh jo në bazë të meritës e madje të favorizosh më pak të pëlqyeshmin. Është t’i kërkosh dikujt atë që ndodhet përtej aftësive të tij, siç u bë e ditur nga Hyrja jonë.

    Po.

    Bashkimi dhe uniteti mund të arrihen nëse e lironi medhhebin e Ehl-i Bejtit dhe e shihni atë siç shihni çdonjërin prej medhhebeve tuaja, në mënyrë që hanefītë, mālikītë, shāfi‘ītë dhe hanbelītë t’i konsiderojnë ndjekësit e Ehl ul-Bejtit mu ashtu siç konsiderojnë njëri tjetrin. Vetëm atëherë mund të arrihet uniteti i muslimanëve dhe ata do të jenë të bashkuar nën një kanatë. Ndryshimi mes vetë medhhebeve sunnite s’është më i vogël se ai ndërmjet atyre shī‘ite dhe sunnite, siç dëshmojnë mijëra libra mbi rrënjët dhe degët e besimit të të dyja grupeve; përse atëherë, disa njerëz mes jush i kanë dënuar shī‘itët se dallojnë nga sunnitë?

    Përse nuk i kanë dënuar ata, me të njëjtën linjë arsyetimi, sunnitë për të ndryshuarit e tyre nga shī‘itët, apo madje edhe nga vetë njëri tjetri?

    Nëse medhhebet mund të jenë katër, përse nuk mundkan të jenë pesë?

    Si mund të jetë në rregull të ketë katër medhhebe, por jo pesë?

    Si mund të pretendohet që katër medhhebe i “bashkojnë” muslimanët, ndërsa kur ato rriten në pesë, uniteti rrënohet dhe muslimanët përçahen?

    Sa do të doja që, kur na ftuat neve në “bashkim të medhhebeve”, t’i kishit ftuar edhe ndjekësit e katër medhhebeve të veprojnë njëlloj. Kjo e fundit do të jetë shumë më e lehtë për ju dhe për ata. Por gjithsesi, përse na keni veçuar neve për ftesën tuaj?

    A ju duken pasuesit e Ehl ul-Bejtit thyes të unitetit, ndërkohë që të tjerët bashkokan zemrat e vendosmërinë, ndonëse medhhebet dhe opinionet e tyre ndryshojnë dhe shijet e animet e tyre dallojnë?!

    Unë ju shoh të jeni lart kësaj, duke ditur dashurinë tuaj për të afërmit; dhe paqe pastë me ju.

    __________________

    Nëse doni të lexoni dialogun e plotë, ju lutemi referojuni këtij linku
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemail-Seferi : 09-08-2023 më 15:05

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Cili ëshë dallimi në mes Shiitëve dhe Sunitëve?

    Dallimi mes shiitëve dhe sunitëve është një aspekt i rëndësishëm i historisë dhe doktrinës islame. Këto dy grupe janë dy degët kryesore të Islamit dhe kanë dallime në pikëpamjet teologjike, historike dhe politike. Këtu janë disa dallime kryesore të cilat të ndihmojnë të kuptosh ndryshimet midis tyre:

    1. Sukëtu dhe autoriteti: Sunitët besojnë se pas vdekjes së profetit Muhamed, kalifi (udhëheqësi politik dhe fetar) duhet të zgjidhet nga komuniteti i besimtarëve, ndërsa shiitët besojnë se kalifi duhet të jetë i zgjedhur nga Ahli'l-Bajt (familja e Profetit Muhamed). Kjo ka shkaktuar dallime në strukturën politike dhe autoritetin fetar midis dy grupeve.

    1. Imamat: Një nga dallimet më të mëdha midis shiitëve dhe sunitëve është koncepti i imamëve. Shiitët besojnë në konceptin e imamëve të shenjtë, që janë trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të Profetit Muhamed dhe janë liderë fetar dhe politikë të paepur. Sunitët, në anën tjetër, nuk e pranojnë këtë koncept dhe besojnë se liderët politikë dhe fetarë duhet të zgjidhen nga komuniteti.

    1. Praktika fetare: Ka edhe dallime në praktikat fetare midis dy grupeve. Për shembull, në lutjet e tyre, shiitët kryejnë rikthime mbi vdekjen e imam Huseinit dhe familjes së tij, ndërsa sunitët kryejnë lutjet e tyre në mënyrë më të përgjithshme dhe nuk kanë fokus të veçantë në këtë ngjarje historike.

    1. Roli i liderëve fetarë: Në sunitizëm, ka një traditë të fuqishme të ulemave (mësues fetarë) që tregojnë dhe interpretojnë fenë. Në shiizëm, roli i mujtahidëve (autoriteteve fetare) është më i theksuar dhe ata kanë një autoritet më të madh në interpretimin e ligjit islame.

    Këto janë vetëm disa dallime kryesore midis sunitëve dhe shiitëve. Është e rëndësishme të kuptohet se ndryshimet dhe dallimet midis tyre kanë qenë subjekt i shumë debatit dhe ndikojnë në historinë dhe kulturën islame. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ekzistojnë shumë interpretime dhe nën-grupe të brendshme në secilën prej këtyre dy degëve, dhe nuk është e drejtë të generalizohet për të gjithë anëtarët e tyre.

    Dallimet midis shiitëve dhe sunitëve kanë pasur një ndikim të thellë në historinë islame. Këto dallime kanë shkaktuar ndryshime politike, sociale dhe kulturore, dhe kanë ndikuar në zhvillimin e doktrinës islame. Këtu janë disa ndikime kryesore të dallimeve midis shiitëve dhe sunitëve në historinë islame:

    1. Ngjarjet e hershme: Ndikimi i dallimeve midis shiitëve dhe sunitëve në historinë islame fillon që nga periudha pas vdekjes së Profetit Muhamed. Dallimet për zgjedhjen e kalifit (udhëheqësit politik dhe fetar) pas vdekjes së tij çuan në ndarjen e komunitetit mysliman në dy kampet, që ishin tashmë në konflikt në lidhje me suksesionin.

    1. Dallimet politike: Dallimet midis shiitëve dhe sunitëve kanë shkaktuar konflikte dhe luftëra politike në historinë islame. Në disa raste, shiitët dhe sunitët kanë luftuar për pushtet dhe autoritet, duke krijuar shtete dhe dinasti të ndryshme në historinë islame.

    1. Figurat historike: Dallimet midis shiitëve dhe sunitëve kanë shkaktuar ndryshime në vlerësimin dhe perceptimin e figurave historike. Figurat e rëndësishme si Ali ibn Abi Talib dhe Husain ibn Ali, të cilët janë shenjtëruar nga shiitët për rolin e tyre në historinë e islamit, kanë një rëndësi të veçantë për këtë grup, ndërsa sunitët i perceptojnë ato në mënyrë të ndryshme.

    1. Praktikat fetare: Dallimet midis shiitëve dhe sunitëve kanë shkaktuar ndryshime në praktikat fetare dhe traditat. Për shembull, shiitët kryejnë rituale të veçanta në ditë të caktuara të vitit për të nderuar vdekjen e imam Huseinit dhe familjes së tij, ndërsa sunitët kanë praktika të ndryshme që i përqendrohen më shumë në jetën e Profetit Muhamed dhe në praktikat e tij të jashtëm.

    Këto janë vetëm disa ndikime të dallimeve midis shiitëve dhe sunitëve në historinë islame. Është e rëndësishme të kuptohet se kjo histori është komplekse dhe të ndërlikuar, dhe ndikimet e dallimeve kanë qenë të ndryshme në kohë dhe në kontekste të ndryshme nëpër historinë islame.

    Dallimet midis shiitëve dhe sunitëve kanë një ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet midis tyre edhe sot në botën islame. Këto dallime kanë shkaktuar tensione, konflikte dhe ndarje në disa vende, ndërsa në vende të tjera janë ndjekur marrëdhënie më të qeta dhe bashkëpunuese. Këtu janë disa aspekte të ndikimit të dallimeve midis shiitëve dhe sunitëve në marrëdhëniet e tyre sot:

    1. Konflikte politike: Dallimet fetare kanë shkaktuar konflikte politike në disa vende me shumicë myslimane. Për shembull, në Irak dhe Siri, ka pasur konflikte të ashpra midis grupimeve shiite dhe sunitë. Këto konflikte kanë ndikuar në stabilitetin politik dhe kanë pasur pasoja të rënda humanitare.

    1. Sektorët politikë dhe institucionet: Në vende ku një grup fetar ka më shumë pushtet politik, ka pasur shpesh tensione midis shiitëve dhe sunitëve në lidhje me përfaqësimin dhe ndarjen e burimeve të pushtetit. Dallimet politike dhe institucionale kanë ndikuar në marrëdhëniet dhe gjendjen e minoriteteve fetare.

    1. Diskriminimi dhe intoleranca: Në disa raste, dallimet midis shiitëve dhe sunitëve kanë shkaktuar diskriminim dhe intolerancë fetare. Kjo ka përfshirë diskriminim në punë, shkollim, krijim të tensioneve sociale dhe ndjekje të besimtarëve të një grupi nga pjesëtarët e grupit tjetër.

    1. Bashkëpunimi fetar: Megjithë dallimet dhe tensionet, ka pasur edhe raste të bashkëpunimit fetar midis shiitëve dhe sunitëve. Në disa vende, grupet fetare kanë përpjekur të promovojnë dialogun, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin mes tyre nëpërmjet organizatave fetare dhe iniciativave të dialogut interreligjioz.

    1. Globalizimi dhe diaspora: Në komunitetet myslimane të diasporës dhe në vendet me komunitete të ndryshme fetare, dallimet midis shiitëve dhe sunitëve ndonjëherë janë më pak të theksuara dhe marrëdhëniet janë më të qeta. Në këto raste, faktorët e tjerë socialë, kulturorë dhe politikë kanë ndikim më të madh në marrëdhëniet midis individëve dhe grupimeve fetare.

    Është e rëndësishme të përmendet se këto janë vetëm disa aspekte të ndikimit të dallimeve midis shiitëve dhe sunitëve në marrëdhëniet e tyre sot. Është gjithashtu e rëndësishme të vërehet se ndikimi dhe natyra e marrëdhënieve midis dy grupeve variojnë nëpër vende dhe kontekste të ndryshme në botën islame.

    Por, ka organizata fetare që kanë bërë përpjekje të suksesshme për të promovuar dialogun midis shiitëve dhe sunitëve. Në vazhdim, do të përmend disa prej tyre:

    1. Mejlisul-Ulema: Mejlisul-Ulema është një organizatë fetare myslimane që operon në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo përbëhet nga përfaqësues sunitë dhe shiite dhe ka bërë përpjekje të rëndësishme për të promovuar dialogun dhe bashkëpunimin ndërfetar në vend. Organizata ka organizuar konferenca, takime dhe projekte të ndryshme për të nxitur mirëkuptimin dhe respektin ndërmjet pjesëtarëve të dy grupeve fetare.

    1. Fondacioni Kral Abdullah për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkombëtar: Ky fondacion u krijua në vitin 2006 në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe ka për qëllim të promovojë dialogun ndërfetar dhe ndërkombëtar. Ai ka organizuar shumë konferenca dhe takime, duke përfshirë edhe përfaqësues të ndryshëm shiitë dhe sunitë. Fondacioni ka bërë përpjekje për të zbutur tensionet dhe për të nxitur bashkëpunimin midis dy grupeve fetare nëpërmjet dialogut dhe diskutimeve të hapura.

    1. Forumi Mysliman Ndërkombëtar: Forumi Mysliman Ndërkombëtar është një organizatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 2004 me qëllim të promovimit të bashkëpunimit dhe dialogut ndërfetar midis myslimanëve. Nëpërmjet konferencave, takimeve dhe iniciativave të tjera, organizata ka nxitur komunikimin dhe mirëkuptimin midis shiitëve dhe sunitëve, duke promovuar vlerat e përbashkëta dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore.

    Këto janë vetëm disa prej organizatave fetare që kanë bërë përpjekje të suksesshme për të promovuar dialogun midis shiitëve dhe sunitëve. Është vlerësuar se dialogu dhe bashkëpunimi midis grupeve fetare janë thelbësore për të promovuar paqen dhe stabilitetin në botën islame.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 12-08-2023 më 15:51

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Fytyra e vertet e Shiitëve *kurandhesunet.net
    Nga ILyrium në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 06:27
  2. Dallimi midis përçarjes dhe divergjencës
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 05:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •