Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 102
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    FORMULA 1, sezoni 2007! - Shpallen kampionë Ferrari dhe Kimi Räikkönen

    Garat qe do te zhvillohen per sezonin 2007!

    Kodi PHP:

    Cmimi                                     Shteti            Datat e garave
    ING Australian Grand Prix                 Melbourne         16 
    18 Mar   
    Petronas Malaysian Grand Prix             Kuala Lumpur      06 
    - 08 Apr   
    Gulf Air Bahrain Grand Prix               Bahrain           13 
    15 Apr   
    Gran Premio de España Telefónica 2007     Catalunya         11 
    13 May   
    Grand Prix de Monaco 2007                 Monte Carlo       25 
    27 May   
    Grand Prix du Canada 2007                 Montreal          
    08 - 10 Jun   
    United States Grand Prix                  Indianapolis      15 
    17 Jun   
    Grand Prix de France 2007                 Magny
    -Cours       29 Jun 01 Jul  
    Santander British Grand Prix              Silverstone       06 
    - 08 Jul   
    Grosser Preis von Deutschland 2007        Nürburgring       20 
    22 Jul   
    Magyar Nagydíj 2007                       Budapest          03 
    05 Aug   
    Petrol Ofisi Turkish Grand Prix           Istanbul          24 
    26 Aug   
    Gran Premio d
    'Italia 2007                 Monza             07 - 09 Sep   
    Belgian Grand Prix                        Spa               14 - 16 Sep   
    Fuji Television Japanese Grand Prix       Fuji Speedway     28 - 30 Sep   
    Sinopec Chinese Grand Prix                Shanghai          05 - 07 Oct   
    Grande Prêmio do Brasil 2007              Sao Paulo         19 - 21 Oct 
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 01-07-2007 më 10:05
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kodi PHP:

    Grand Prix      Data         Fitues             Skuadra     Xhiro   Koha
           
    Australian      18
    /03/2007   Kimi Räikkönen     Ferrari     58      1:25:28.770 
    Malaysian       
    08/04/2007   Fernando Alonso    McLaren     56      1:32:14.930 
    Bahrain         15
    /04/2007   Felipe Massa       Ferrari     57      1:33:27.515 
    Spanish         13
    /05/2007   Felipe Massa       Ferrari     65      1:31:36.230 
    Monaco          27
    /05/2007   Fernando Alonso    McLaren     78      1:40:29.329 
    Canadian        10
    /06/2007   Lewis Hamilton     McLaren     70      1:44:11.292 
    United States   17
    /06/2007   Lewis Hamilton     McLaren     73      1:31:09.965 
    French          01
    /07/2007   Kimi Räikkönen     Ferrari     70      1:30:54.200 
    British         
    08/07/2007   Kimi Räikkönen     Ferrari     59      1:21:43.074 
    European        22
    /07/2007   Fernando Alonso    McLaren     60      2:06:26.358 
    Hungarian       05
    /08/2007   Lewis Hamilton     McLaren     70      1:35:52.991 
    Turkish         26
    /08/2007   Felipe Massa       Ferrari     58      1:26:42.161 
    Italian         
    09/09/2007   Fernando Alonso    McLaren     53      1:18:37.806 
    Belgian         16
    /09/2007   Kimi Räikkönen     Ferrari     44      1:20:39.066 
    Japanese        30
    /09/2007   Lewis Hamilton     McLaren     67      2:00:34.579 
    Chinese         07
    /10/2007     
    Brazilian       21
    /10/2007 
    Në sezonin 2007 do të garohet në 17 pista. Deri më tani janë garuar në 11 pista, 6 fitore prej të cilave ka McLaren-Mercedes dhe 5 fitore Ferrari
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 06-10-2007 më 13:53
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    Ineda Maska e Ina_19
    Anëtarësuar
    06-10-2005
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    68
    me behet qefi per ferrarin..ndersa piloti..hemm, do te deshiroja te ishte akoma Michael Schumacher..bye nga Ineda..
    Gjithcka e bej per vete...

  4. #4
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Presim pol position per pilotet e Ferrarit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bOndi_oo7 : 30-03-2007 më 19:02
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  5. #5
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Ashtu sic e pritem.
    Massa niset i pari
    Alonso i dyti, dhe
    Kimi Raikonnen i treti
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  6. #6
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    2007 Malaysian Grand Prix Results


    1st Fernando Alonso McLaren-Mercedes
    2nd Lewis Hamilton McLaren-Mercedes
    3rd Kimi Räikkönen Ferrari
    4th Nick Heidfeld BMW
    5th Felipe Massa Ferrari
    6th Giancarlo Fisichella Renault
    7th Jarno Trulli Toyota
    8th Heikki Kovalainen Renault
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Surpiza e sezonit eshte Hamilton. Ne tre gara nuk ka bere nje gabim te vetem, dy vende te dyta nje te trete, me pike te barabarta me Rajkonen dhe per me teper me Alonson. Ende heret per te fluturuar, por komentatoret angleze te ITV-se (kanali qe transmeton F1 ne Angli) ngelen duke thene gare per gare, Anglia duket sikur ka gjetur me ne fund Shumakerin e vet. Ende heret per ta krahasuar me Shumakerin por shenjat jane aty dhe fillimi eshte shume premtues.

    I dyti qe me ka bere me teper pershtypje eshte Hajdfeld, sidomos ne garen e fundit kur e parakaloi Alonson ne piste dhe e mbajti pa shume problem mbrapa gjate gjithe gares. Zhgenjyes ne kualifikimin e Spanjes, vetem vend i shtate. Te shohim garen neser.

    Masa me tre pole position ne radhe por pa fat garen e pare (ku Ferrari ishte shume superiore ndaj Meklarenit por Masa fatkeqesisht u nis i fundit) dhe e qelbi garen e dyte me gafat ne parakalimin e Hamiltonit, por besoj se e ka rikuperuar nisjen e ngadalte te sezonit dhe do rivalizoje deri ne fund.

    Alonso dhe Rajkonen relativisht mire, por aspak dominante sic pritej, te pakten nga Alonso (perballe Hamiltonit). Megjithese per nje tifoz te thekur te Shumakerit si puna ime F1 nuk duket njelloj pa te, konkurrenca duket shume e forte.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Urime Fitoren Alonsos
    Gjithashtu Urime Per Surprizen Hamilton qe Befasoi Te Gjithe

  9. #9
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Pershendetje!!

    Sot rastesisht para se te fillonte Pol Position, po shikoja ne TV nje dokumentar ku flitej per Lewis Hamilton, mendohet se do jete sozia e Airton Senna, i cili ne nje moshe te re mori fame boterore dhe shum shpejte u kurorezua si Kampion Bote i F1. Hamilton tregonte qe kur ishte ne moshen 7 vjecare shikonte me Babain e tije gjat gjithe kohes garat e Airton Senna, dhe pohonte se eshte piloti me i mire i te gjitha koherave dhe se deshironte te ishte kopja e tije ne te ardhmen. Shpresoj qe endrra e ketije piloti te ri dhe teper ambicioz ti realizohet.

    P.s Ishalla mos paste fatin e Airton Senna.

    Kalofshi Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Masa rikuperon dizavantazhin e dy garave te para me nje fitore dominuese ne garen e shtepise per Alonson. Nje pole position fantastik dje i kombinuar me nje start te vendosur sot. Alonso e kishte humbur kthesen dhe kembengulja per ta kaluar Masen i kushtoi nje dalje nga pista. Mund te thuhet se Alonso, pas atij gabimi te fillimit qe tre here me fat sot: nuk doli nga gara, Rajkonen u terhoq per nje problem elektrik, Hajdfeld u terhoq kur mund te pretendonte te dilte para Alonsos nga pit stopi ose te pakten do ta sulmonte me teper (se Kubica) per vendin e trete, per me teper qe Alonso ishte me gomat e forta ne pjesen e dyte te gares.

    Hamilton serish beri nje start te mire duke kaluar Rajkonen, dhe pas gabimit te Alonsos dhe shkeputjes se Mases nuk pati ndonje gje te madhe per te bere. Sdq, ne vend te pare pas kater garash eshte thjesht e pabesueshme per nje ende "cunak", duke e bere F1 akoma me interesante.

    Pas kater garash jemi ne nje situate ku pilotet e supozuar si te dyte, Masa dhe Hamilton, jane para pretendenteve fillestare, dhe per mua bindshem me perpara. Hamilton ka garuar dukshem me mire se Alonso ne dy garat e fundit, Alonso superior vetem ne garen e dyte, kurse ne garen e pare, Hamilton ishte perpara Alonsos deri ne pitstopin e dyte ku hasi ne trafik qe e detyroi te dilte pas Alonsos. Rajkonen nuk pati konkurrence nga Masa ne garen e pare sepse Masa u detyrua te nisej i fundit pas problemeve me motorrin. Ne garen e dyte, Masa gabon ne parakalimet e tentuara ndaj Hamilton, del nga pista dhe humb disa pozicione, por prape per mua ishte shume me kerkues se Rajkonen qe nuk tentoi fare ta parakalonte Hamiltonin per gjate gjithe gares. Kurse ne dy garat e fundit zaten Masa ishte thjesht i paprekshem.

    Hamilton tani qe gjendet ne vendin e pare, do jete akoma me teper ne trysnine per te fituar garen e pare. Te shohim se si do reagoje ndaj kesaj situate qe as ai me shume mundesi nuk e ka cuar nder mend perpara fillimit te sezonit. Po ashtu interesant do jete dhe reagimi i dy here kampionit te botes ne fuqi, Alonsos, ndaj konkurrentit te ri brenda ekipit. Alonso nuk para eshte mesuar me konkurrence brenda ekipit keshtu qe kjo situate eshte nje test i ri per te. Te shohim ne Monako ku Hamilton thuhet qe ska humbur asnje here ne karrieren para F1 dhe ku kualifikimi dhe starti kane rendesi te jashtezakonshme per shkak se eshte nje piste ku eshte shume veshtire ne mos e pamundur te parakalosh.

    Hamilton 30
    Alonso 28
    Masa 27
    Rajkonen 22
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  11. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    :)

    Surprizon Felipe Masa Kurse Vozitesi I Mercedesit Lewis Hamilton E Mer Kryesimin Ne Renditjen Tabeare.......
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ne komentin e fundit qe kam bere ne kete teme, ndonese i habitur (per mire) nga adoloeshenti Hamilton, nuk mendoja se mund te vazhdonte te konkurronte me Masen & Rajkonen, por sidomos me Alonson. Por tre gara me pas kur po i afrohemi gjysmes se sezonit, djaloshi ka arritur te krijoje nje avantazh prej 10 pikesh ndaj dy here kampionit te botes ne fuqi. Dhe per me teper eshte pikerisht Alonso qe ka filluar te ndjeje presionin dhe jo Hamilton, sikur ky i fundit te kishte nje jete te tere ne F1. I detyruar te sforcohet deri ne fund nga Hamilton, Alonso ka bere gabime ne te dyja garat e fundit, me dalje nga pista.

    Po ashtu tregon serish karakterin prej mistreci me deklarata ne shtyp te tipit "skuadra gezohet me teper per Luisin se per mua"! Me kujtoi vitin e vjetshem kur ne fund te sezonit, kur Shumaker e arriti ne renditje, filloi te ankohej ndaj te gjitheve, FIA-s, Ecclestone-it bile dhe per ekipin e vet Renault-ne, sepse sipas tij kjo e fundit ishte xheloze ndaj tij meqe ky do ikte vitin tjeter ndaj nuk po e mbeshteste me. Logjike peshku: pra meqe Renault do ngelte pa gje ne 2007, sipas Alonsos ekipi ishte gati te hidhte ne kosh dhe 2006 ku synonte (dhe ne fund i fitoi fale Alonsos) te dy titujt! Edhe tani, ende jane akoma 100 pike ne loje vetem 10 pike diference ne krye, keshtu qe McLaren nuk mund ti lejoje vetes te favorizoje Hamiltonin, pa llogaritur faktin qe ky eshte ende i ri dhe nga gara ne gare mund te beje gabimet qe priten nga kushdo qe eshte 19 vjec dhe ende ne vitin e pare ne F1. Per te mos thene qe ne Australi Alonso e kaloi Hamiltonin vetem ngaqe u thirr nje xhiro para tije ne pitstop (te dytin me duket), dhe me cthone se vete nuk e kam pare, pati nje favorizim te ngjajshem nga skuadra per Alonson ne dem te Hamiltonit dhe ne Monako. Sidoqofte dueli eshte shume interesant dhe pothuajse kompenson mungesen e Shumakerit, te pakten per mua si tifoz i vjeter i gjermanit.

    Per te kaluar te Ferrari, qe ka humbur krejtesisht avantazhin e fillimit. Nqs nuk e mbledh veten shpejt mund te filloje te mendoje per vitin e ardhshem qe ne gusht. Si duket largimet e Brown-it dhe Byrne-it dhe sidomos Shumakerit, e kane demtuar ekipin me teper se c'mendohej. Zhgenjim i plote deri tani per te akulltin Rajkonen. Perjashto nje gare te pare ku Ferrari ishte rreth gjysem sekonde me e shpejte se McLaren dhe ku Masa u detyrua te nisej nga fundit, pra praktikisht pa rivale, finlandezi ka marre 22 pike nga 6 gara. Deri tani besoj se eshte provuar qe Rajkonen nuk eshte i brumit te Shumakerit, sic u perfol para se niste sezoni. Sic duken bathet, Rajkonen do ta kete te veshtire te mbaje ritmin e Mases e jo me te pretendoje per titull me tre pilote para vetes, 26 pike larg kreut dhe nje sistem pikesh qe nuk e promovon dhe aq shume vendin e pare. Masa ka treguar shenja te nje piloti pretendent here pas here, por ka bere dhe nje apo dy gafa, sdq ne kete moment qe ndodhet Ferrari dhe ai duket shume larg konkurrimit. Pra pyetja (e dyte pas asaj Hamilton-Alonso) eshte a do gjeje Ferrari rezerve per te arritur McLaren?

    Gara e rradhes ne France, ku Shumaker ka vene me duket rekordin e tete fitoreve ne nje piste te vetme.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  13. #13

    Wink

    McLaren do tja mari Ferrarit kete vit...
    Welt Meister 2014

  14. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Grand Prix de France 2007

    1 Kimi Räikkönen - Ferrari
    2 Felipe Massa - Ferrari +2.4 secs
    3 Lewis Hamilton - McLaren/Mercedes +32.1 secs
    4 Robert Kubica - BMW +41.7 secs
    5 Nick Heidfeld - BMW +48.8 secs
    6 Giancarlo Fisichella - Renault +52.2 secs
    7 Fernando Alonso - McLaren/Mercedes +56.5 secs
    8 Jenson Button - Honda +58.8 secs
    9 Nico Rosberg - Williams-Toyota +68.5 secs
    10 Ralf Schumacher - Toyota +1 Lap
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Duke qene 14 pike perpara Alonsos, Hamilton matematikisht ka siguruar qe do jete ne krye te renditjes dhe pas cmimit te madh te Anglise ne Silverstoun, qe nderkohe shenon gjysmen e sezonit. Kujt mund tja merrte mendja qe pas 9 garash, nje adoleshent i panjohur do ishte perpara dy here kampionit te botes ne fuqi!

    Alonso nderkohe vazhdon mistreclleqet duke deklaruar qe ekipi do jete me i lumtur per nje te fitore te Hamiltonit ne Angli sesa per te. Nje tjeter ane per tu pergezuar te Hamilton eshte se thuajse nuk eshte marre fare me lufte fjalesh, po ka ulur koken dhe eshte perpjekur te beje punen e vet. Nderkohe nqs Ferrari do vazhdoje epersine e Frances, kjo do ta beje dhe me te veshtire punen e Alonsos. Gjithcka per tu pare.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  16. #16
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Duke qene 14 pike perpara Alonsos, Hamilton matematikisht ka siguruar qe do jete ne krye te renditjes dhe pas cmimit te madh te Anglise ne Silverstoun, qe nderkohe shenon gjysmen e sezonit. Kujt mund tja merrte mendja qe pas 9 garash, nje adoleshent i panjohur do ishte perpara dy here kampionit te botes ne fuqi!
    E ke shume gabim sporti pse eshte i bukur sepse ka plot supriza.

    Pastaj dhe alonso kur ja mori shumakerit sja priste njeriut dhe pse ai ishte absoluti ne ate sport.

    Mu kete vit po me pelqen shume formula 1 sepse mendoj sepse eshte plot me supriza do ket shume permbysje dhe ripembysje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 04-07-2007 më 09:59
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  17. #17
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Stepney akuzohet per spiunazh

    Per te gjithe ata qe ndjekin F1 nje suprize kete jave.

    Eshte pushuar nga puna Nigel Stepney mes akuzave per sabotazh. Ketyre akuzave tani iu eshte shtuar dhe akuza per spiunazh.

    Ne disa websites perfshi Gazetta dello Sport; Autosport; Eurosport eshte knofirmuar ky dyshim.

    Ne gjykaten e Modenes ne Itali eshte hapur nje ceshtje kunder Stepney dhe nje inxhinieri nga Vodafone McLaren. Nje urdher gjykate i aprovuar ne Angli ka mundesuar kerkimin e policeve ne shtepine e inxhinierit nga McLaren. Ne shtepine e ketij inxhinieri, Coughlan, jane gjetur te dhena teknike qe i perkasin Ferrarit.

    Ky person eshte Mike Coughlan; Ron Dennis e ka pezulluar per momentin nga skuadra. Pozicioni i Coughlin ne McLaren eshte Kryeinxhiner per "design" dhe ka punuar me Stepney per nje kohe te gjate gjate viteve 1980-1990 dhe disa vite ne 90.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  18. #18
    2007 British GP

    1 Kimi Räikkönen Ferrari 1:21'43.074
    2 Fernando Alonso McLaren / Mercedes +2.459
    3 Lewis Hamilton McLaren / Mercedes +39.373
    4 Robert Kubica BMW +53.319
    5 Felipe Massa Ferrari +54.063
    6 Nick Heidfeld BMW +56.336
    7 Heikki Kovalainen Renault +1 Lap
    8 Giancarlo Fisichella Renault +1 Lap

    Driver's Championship

    1 Lewis Hamilton 70
    2 Fernando Alonso 58
    3 Kimi Räikkönen 52
    4 Felipe Massa 51
    5 Nick Heidfeld 33
    6 Robert Kubica 22
    7 Giancarlo Fisichella 17
    8 Heikki Kovalainen 14

    Constructor's Championship

    1 McLaren / Mercedes 128
    2 Ferrari / Ferrari 103
    3 BMW / BMW 56
    4 Renault / Renault 31
    5 Williams / Toyota 13
    6 Toyota / Toyota 9
    7 Red Bull / Renault 6
    8 Super Aguri / Honda 4

  19. #19
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    nice......... go ferrari

  20. #20
    Me ritmet e Ferrarit keto dy garat e fundit jam i sigurt qe garen ne Gjermani do ta fitoje Ferrari(Massa).
    Massa ne Britani pati nje problem tek nisja megjithate ai beri nje gare te bukur.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. FORMULA 1: Sebastian Vettel fiton titullin per vitin 2010
    Nga Flori në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 19:09
  2. Ferrari braktis Formula 1
    Nga Bledari në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 13:07
  3. FERRARI - sezoni 2007
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 16:38
  4. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Fokusi i sezonit 2004 të Formulës 1
    Nga VAZELOS në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •