Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Roland Gjoza

  1. #1

    Roland Gjoza

    Roland Gjozi ka lindur ne tirane me 29 Korrik 1950. Ka kryer studimet e larta per Gjuhe Letersi Shqipe. Ne moshen 18 vjeēare botoi vellimin e pare poetik "Mozaik" qe u prit mjaft mire nga kritika dhe lexuesi. Ka botuar rreth 20 libra me poezi, tregime, romane etj., si dhe eshte autor i shume skenareve per filma artistik dhe dokumentar. Krijimet me poshte jane shkeputur nga "Buke dhe vere".

    Delirium

    Dhe u shuan njerezit. Dhe humbe ti.
    Pastaj u tha toka dhe qielli mbeti bosh
    I vetem fill degjoj trishtem
    Zemren plot kambana si nje Athos.

    Dhe behem Zot dhe lind nje bote
    Te mos dashurosh eshte nje arsye e forte

    2000


    Vegim a siluete

    Kur ti me shfaqesh, lumenjte vershojne nga qielli
    Dhe qiellin blu e me re shkel si me patina
    Vjen pylli ne qytet me njemije gardalina
    Dhe shkreterira vjen, ne floke te tundet dielli

    S'te njoh, vajze, vegim a siluete, o zoti Krisht, ē'je?
    Aty ku ti me shfaqesh, ve kemben, thith ajrin qe me ēmend
    Si Mikelanxhelo mund te shpik nje Kapele Sikstine te re
    Dhe si Prometeu te vjedh e te digjem me zjarrin tend

    Nje ēast, une e ti, me gishterinj si fitile te ndez, te shkrumboj
    S'kam pare te tille Afrodite, qe shket ne duart e mia si argjend
    Petkat nje nga nje t'i heq, lakuriq kurmin me puthje ta magjijoj

    Ah, sa fort u ēmendem, u beme balte e qiell nga dashuria
    Pastaj ike ti, ika une, serish kerkoj nje vajze te bukur si ti
    Po veē vegim e siluete, qe ē'eshte, askurre s'e di.

    2000
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Ajo s'e pa

    Ajo s'e pa, s'kish si ta vinte re njė trėndafil qė u tha
    Njė flutur qė mbaroi te maja e kėpucės sė saj
    Tė dashurosh, nuk je krejt pa faj.

    2000


    Miniaturė 1

    Tė hapa qepallėn dhe u futa brenda
    Ta mbylla pėrsėri

    Aty ku ka zemėr
    S'ka pėrjetėsi

    2000


    Miniaturė 2

    T'i mora gishterinjtė dhe i futa nė gojė
    Njė nga njė t'i hėngra si bombon
    Kėsulkuqja ėshtė gishti qė thotė jo
    S'ka mė kuptim tė mashtrosh
    Ujku ka vėnė papijon

    2000
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •