Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 89 prej 89
  1. #81
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Brooklyn me gjithe Violen, te dy thjesht ja keni futur kot. Jipni mendimin tuaj pa nenvleresuar punen e nje profesionisti, i cili e kryen kete pune nga nevoja qe ka njerezimi per te. Nuk ben njeri kot gjithe ate shkolle per te vjedhur leket sic pretendoni ju. Po ashtu nuk iken njeriu qe ka hall me deshire te prishe leke tek psikologu por nga e keqa. Dikushi qe ka vertet eksperience te madhe ne jete eshte barazim te thuash = psikologu/psikiatristi, sepse keto profesionist kane studiuar dhe mesuar me shume se cdo njeri gjendjen shpirterore te njeriut dhe cfare ndodh me neurotransmitters (serotonin, GABA, acetylcholine, dopamine, norepinephrine) kur je i depresuar, kur je ne ankth etj.

    Pershembull, cfare di ti qe ti thuash nje njeriu qe ka ndermendje te vrase veten? Une nuk do isha ne gjendje te dija cfare te beja pervec se ti thoja "jo mos vrit veten per kete arsye e ate arsye". Por gjeja me me vlershme qe mund te beja do ishte pikerisht ta dergoja tek nje njeri qe di me shume ta ndihmoje. Pastaj do ta inkurajoj te flasi hapurazi me familjen dhe shoqerine per problemin e vetevrasjes. Por jo te gjithe kane familje dhe rrethin shoqeror ku mund te mbeshteten. Gjeja me e mire qe do benim ne te tjeret eshte pikerisht dergimi tek profesionisti i cili di shume me mire se populli i thjeshte sesi ti perballet problemeve te tilla.

    Eshte per te respektuar ai individ qe e kupton se ka problem dhe shkon te marre trajtim. Kurse ju qe doni ta ndaloni kete individ duke i thene 'po harxhon leket kot' 'fol me pleqt qe kane me teper ekperience nga jeta' 'meri ato leke dhe bej plazh'....pikerisht ju jeni pengesa per kete njeri. Qendrimi i tille qe keni marre, une s'kam nevoj per psikolog edhe ti s'ke pse te kesh nevoje per te, nuk me pelqen sepse nuk eshte e drejte.
    Soni, nuk jam kam futur kot. E kam cekur ne nje teme tjeter qe hallet mendore njerezit nuk duhet ti "trajtojne" tek psikologu, por duhet ti sherojne njehere e mire dhe kjo behet pa ndihmen a psikologut. Shoqeria ku jetojme ka shume disfunksionalitete dhe ne vend qe te rregullohen normat dhe ligjet shoqerore e shteterore, behet dicka me ndryshe dhe e gabuar. Njerezit u drejtohen psikologeve te cilet i trajtojne, mesojne, adoptojne (quaje si te duash) pacientet qe te pranojne kushtet e shoqerise sic jane dhe te mesohen me gjendjen dhe ta marrin natyrshem. Pra problemi nuk sherohet ne kete rast, por thjesht i vihet fasho persiper. Eshte e njejta menyre trajtimi qe behet sot per shume semundje ne bote, ku shume prej tyre nuk sherohen me definitivisht, por trajtohen. Merr rastin e kancerit qe jane shpenzuar per shume dekata me rradhe me qindra miliarde dollare. Me nje fjale trajtim afatgjate = te ardhura monetare aftagjate per industrine e shendetit. Jo vetem problemet mendore, por shume semundje te cilat jane shumefishuar sot kane fajtore shume specifik dhe tashme te njohur. Ambienti i piset qe po jetojme perdite, politikat e gabuara te qeverive te shumta te botes, mentaliteti shoqeror qe sa vjen e i humbet vlerat dhe i zevendeson ato me antivlera. Te treja keto e te tjere faktore jane ato qe kerkojne ndryshim per te cuar ne permiresimin e jeteses se njerezve. Jane po keto faktore qe po behn shkak per luftera, rrenim ekonomik e social. Ndersa njerezve i u eshte imponuar sjellja e strucit qe fut koken ne rere. Mosperballja sa me pare me te tilla probleme jo vetem qe nuk do ti zgjidhe problemet qe tashme po i vuajme kudo ne bote (kush me shume e kush me pak) por gjasat jane shume te larta qe ti perkeqesoje shume me tej.
    Dhe qe ti kthehemi psikologut, ky s'eshte asgje me shume se nje hallke me teper ne kotesine e gjerave qe po na shtohen ne jeten e perditshme.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #82
    Shume e rekomandueshme per tu para. Vetem 3 minuta video:

    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #83
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Per videon; Eshte dicka tjeter te thuash qe mbeshtes parandalimin e semundjeve dhe dicka tjeter te thuash qe asnjeri s'ka nevoje per psikolog. Jam 100% dakort me ty qe duhet te praktikojme parandalimin e cdo te keqeje, por kundra mendimit qe s'jane te nevojitshem psikologet.

    Njerezit qe nuk kane sherim por vetem trajtim jane pikerisht ato qe kane semundje te tilla si shizofreni, narcisist, paranoid, histonic, hypochondria (njera nga anetaret e forumit me emra te ndryshme qe shkruan here pas here per te njejtat semundje, une e them me besim te madh qe ka kete problem) dhe te tjera semundje te ketij lloji. Mbase ne te shkuaren keto tipa njerezish nuk kane qene te organizuar ne grupe por thjeshte shiheshin si jo normal ne shoqerine perqark. Keto probleme te tilla nuk ke si ti parandalosh, nuk ke si ti sherosh sepse s'ka kurim, por i manaxhon pra trajton kur eshte e nevojshme.

    Tani sa per kushtet e shoqerise, si eshte e mundur qe nje psikolog, nje mjek ti ndryshoj? Eshte e pa mundur. Populli vete duhet ti vij balle ketyre problemeve. Nuk jane psikologet, mjeket qe mbajne shoqerine nen gishtin e tyre dhe e drejtojne sic duan ato.

    Punen e psikologut e kane dhe shoqerite e tjera neper bote sepse eshte e nevojitshme. Jo vetem per njerezit qe i nevojitet per semundjet sic rrjeshtova mesiper, por edhe njerezit normal qe kane nevoje te flasin per hallet qe kane. Dr. Phil me vjen ne mendje meqense show atijt eshte per biznes po e permend si shembull. Kam vite qe se ndjek, por ne fillim kur e hapi show-in nuk e kam pare te rekomandoj ilace, por keshilla hap pas hapi qe mund ti ndjekin njerezit per te permiresuar gjendjen qe ndodhen. Ty te duken kot keto keshilla te tilla, por duhet te mendosh edhe per te tjere qe nuk kane baze, nuk kane mbeshtetje si ti per te nxjerre te keqen dhe te marre nje mendim qe ja vlen. Per keto njerez psikologu eshte i dobishem.

    U kujtova, Virginia Tech shooting, ishte e nevojitshme puna e psikologut prandaj i therriten dhe ishin ne dispozicion te studentave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s0ni : 18-04-2011 më 16:22

  4. #84
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Per videon; Eshte dicka tjeter te thuash qe mbeshtes parandalimin e semundjeve dhe dicka tjeter te thuash qe asnjeri s'ka nevoje per psikolog. Jam 100% dakort me ty qe duhet te praktikojme parandalimin e cdo te keqeje, por kundra mendimit qe s'jane te nevojitshem psikologet.

    Njerezit qe nuk kane sherim por vetem trajtim jane pikerisht ato qe kane semundje te tilla si shizofreni, narcisist, paranoid, histonic, hypochondria (njera nga anetaret e forumit me emra te ndryshme qe shkruan here pas here per te njejtat semundje, une e them me besim te madh qe ka kete problem) dhe te tjera semundje te ketij lloji. Mbase ne te shkuaren keto tipa njerezish nuk kane qene te organizuar ne grupe por thjeshte shiheshin si jo normal ne shoqerine perqark. Keto probleme te tilla nuk ke si ti parandalosh, nuk ke si ti sherosh sepse s'ka kurim, por i manaxhon pra trajton kur eshte e nevojshme.

    Tani sa per kushtet e shoqerise, si eshte e mundur qe nje psikolog, nje mjek ti ndryshoj? Eshte e pa mundur. Populli vete duhet ti vij balle ketyre problemeve. Nuk jane psikologet, mjeket qe mbajne shoqerine nen gishtin e tyre dhe e drejtojne sic duan ato.

    Punen e psikologut e kane dhe shoqerite e tjera neper bote sepse eshte e nevojitshme. Jo vetem per njerezit qe i nevojitet per semundjet sic rrjeshtova mesiper, por edhe njerezit normal qe kane nevoje te flasin per hallet qe kane. Dr. Phil me vjen ne mendje meqense show atijt eshte per biznes po e permend si shembull. Kam vite qe se ndjek, por ne fillim kur e hapi show-in nuk e kam pare te rekomandoj ilace, por keshilla hap pas hapi qe mund ti ndjekin njerezit per te permiresuar gjendjen qe ndodhen. Ty te duken kot keto keshilla te tilla, por duhet te mendosh edhe per te tjere qe nuk kane baze, nuk kane mbeshtetje si ti per te nxjerre te keqen dhe te marre nje mendim qe ja vlen. Per keto njerez psikologu eshte i dobishem.

    U kujtova, Virginia Tech shooting, ishte e nevojitshme puna e psikologut prandaj i therriten dhe ishin ne dispozicion te studentave.
    Po e nis nga fundi. Tek Virginia Tech shooting, ai koreani kishte kohe qe trajtohej ne psikolog dhe merrte ilace antidepresion. Rezultati? E ke pare vete.

    "Cho, a senior English major at Virginia Tech, had previously been diagnosed with a severe anxiety disorder. During much of his middle school and high school years, he received therapy and special education support"

    http://en.wikipedia.org/wiki/Virginia_Tech_massacre

    Tani te kthehemi tek psikologu. Psikologu vete nuk ka si te ndryshoje ligjet e shoqerise sepse nuk lindi si profesion i tille qe ne fillim. Psikologu eshte pjese perberese e halleve te shoqerise. Psikologu u krijua qe te pershtase transformimet negative te shoqerise tek individi qe reflekton problemet e pershtatjes. Nuk eshte individi ne stres e depresion, eshte shoqeria ajo. Kjo eshte asgje me shume sesa nje spirale qe sa vjen e rrotullet poshte. Ne kete mes ka hyre paraja gjithashtu qe e ben problemin edhe me te rende. Biznese te tera mbahen sot me sherbime periodike dhe mjekesia eshte perfaqesuesi me i denje. Nuk ka me mjekesi pozitive ne sherbim te njerezve, por vetem mjekesi me interes ku vendin e ze paraja.

    Qe te mos riperseris veten time lexo ate qe kam shkruar ne kete forum ketu duke filluar nga postimi 136

    http://www.forumishqiptar.com/showth...=101864&page=7
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #85
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Kam shkuar tek psikologu por nuk pashe ndonje ndihme te madhe .Me bente ca pyetje dhe me jipte ca zgjidhje qe kur i bisedoja me shoqet qeshnim me lot .Te them te drejten shoqeria ishte me e rendesishme ne ate periudhe te jetes time .

  6. #86
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Brooklyn, i lexova dhe shkrimet e tjera. Nuk me pelqen menyra sesi ti vendos te gjitha problemet monetare e te tjera qe ke me psikologjine dhe e perfundon me, per keto arsye qe rrjeshtova mesiper eshte kot. Edhe une mund te rrjeshtoj arsye te tjera dhe te them pse eshte plot.

    Ti po merresh me sistemin sesi ajo nuk funksionin dhe ja ve fajin pa menduar dysh, ka faj psikologu, ka faj mjeku. Kur ne realitet e ka fajin sistemi per te cilen psikologu, mjeku punojne. Te diskutosh per te metat e sistemit eshte tjeter gje dhe te diskutosh per profesionin eshte tjeter. Nuk ka asgje te keqe ti vesh ne pah te metat e sistemit, po ashtu edhe insurance companies jane bere nje pengese midis pacientit dhe mjekut. Por eshte gabim te mendosh qe psikologu eshte kot, gabim qe mjekesia nuk eshte ne sherbim te njerezve. Jane dy gjera te ndryshme sistemi dhe profesioni; Ti po i lidh sebashku pra fajet e sistemit ja ve psikologut, ja ve mjekut.

    Sa per Virginia Tech, megjithese une e kisha per studentat qe jetuan kete tmerr ti e drejtove tek Choi. Te thuash qe fajin e ka psikologu pse ju tek atijt te vrase nuk eshte e drejte. Eshte nje zone gri (gray area) ketu ku ti do te arsyetosh "ai qe tek psikologu prej vitesh pse nuk u be me mire", une do te them "Choi do ta ket pasur ndermend te vrase dhe vite me pare por trajtimi punoi dhe e zgjati me tej kete akt"...etj etj do ti vijme verdalle ketij muhabeti.

    Po te shohesh krimet te ketilla behen nga njerez me probleme, te cilet kane qene edhe vite me pare kur njerezia ishte me natyren dhe do te jene pjestare te shoqerise. Prandaj jam e mendimit qe psikologjia eshte profesion e cila ka lindur per nevojen qe ka njerezia per te. Eshte bere studim ne burgje dhe shumica e te burgosve kane nje kromozom Y me te tepert sesa popullsia normale, pra XYY. Y e tepert tek meshkujt e ben ate njeri me agresiv dhe me te pritur per krime.

    http://www.scienceclarified.com/disp...-XY-males.html

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Sa besojnë shqiptarët tek psikologu?

    Ç’duhet të dini nëse po mendoni të shkoni tek një psikolog

    Nëse po, lexoni këtë artikull, po e bëni ose nga kureshtja, ose, po dyshoni se keni nevojë

    Në vijim do t’ju shpjegojmë gjithçka dhe do u përgjigjemi gjithë pyetjeve që keni pasur ndonjëherë në lidhje me terapinë për shëndetin mendor.


    Si ta kuptoj që kam nevojë të shkoj te psikologu

    Së pari, rifrazoni pyetjen. Më mirë pyesni veten çfarë mund të përfitoj nga psikologu? Ç’të mirë do më sjellë. Kushdo qofsh, diçka do të përfitosh patjetër. Ekziston ideja se për të shkuar te psikologu, duhet të kesh një sëmundje mendore a të vuash nga nivele të larta stresi/ankthi/traume, se duhet të riparoni diçka. Edhe pse këto janë arsye të forta, nuk janë të domosdoshme. Mund të shkoni te psikologu dhe të mësoni gjëra për veten që nuk e dinit se ju duheshin.

    Pse të shkoni te psikologu

    ▪ Doni të mësoni të jeni më aktiv, më i shoqërueshëm, më i prekshëm, thjeshtë më…
    ▪ Ndiheni të trishtuar, të lodhur apo të humbur.
    ▪ Puna s’ju bën aspak të lumtur dhe doni të dini si ta përballoni në përditshmëri apo si të bëni para.
    ▪ Doni të jeni më të vetëdijshëm apo më inteligjentë emocionalisht.
    ▪ Keni nevojë të flisni për diçka që ju ka ndodhur në jetë.
    ▪ Doni të përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët dhe të jeni njeri më i mirë
    ▪ Doni të arrini një synim tuajin, por keni nevojë për motivim.
    ▪ Doni të mësoni teknika relaksimi.
    ▪ Keni nevojë të falni dikë.
    ▪ Keni nevojë për dikë, edhe pse s’e dini pse.

    Si të kuptoni që psikologu i zgjedhur është i duhuri për ju

    Të gjesh psikologun që bën për ty është si të gjesh një partner. Varet nga çfarë kërkoni. Ndoshta doni të dilni nga zona e komfortit, ndoshta doni të flisni e të dëgjoheni, ndoshta doni mendimin e një pale të tretë.

    Bëni mirë të zgjidhni një psikolog të specializuar apo që i njeh problemet që keni a çështjet që doni të zgjidhni.

    Çfarë ndodh gjatë seancave me psikologun

    Varet nga lloji i trajtimit që do të bëni sepse janë shumë. Shanset janë që do të bëni njëfarë psikoterapie, që do të thotë se do të flisni dhe do të dëgjoheni. Disa nga llojet më popullore të psikoterapisë janë:

    Terapia suportive, që do të thotë se ju do të tregoni çfarë mendoni, ndjeni e çfarë problemesh keni e në këmbim do të merrni komente pozitive, këshilla dhe një bazë për të ndërtuar themele të forta emocionale.

    Terapia kognitive e sjelljes fokusohet te zgjidhja e problemeve. Psikologu do t’ju ndihmojë të identifikoni sjelljet dhe veprimet e përsëritura që po ju bëjnë dëm dhe do t’ju japë alternativa të shëndetshme.

    Terapia psikodinamike, që konsiston në analizimin e përvojave dhe ndjenjave për të përmirësuar veten dhe për të ndryshuar sjelljet e pashëndetshme.

    Terapia dialektike e sjelljes fokusohet në mënyra praktike për të normalizuar emocionet dhe për t’ju ndihmuar të merrni përsipër përgjegjësi mbi sjelljet shkatërruese në jetë. Përdoret për ata që kanë çrregullime të personalitetit, synojnë vetëvrasjen, që kanë çrregullim të stresit post-traumatik a çrregullime me të ngrënit.

    Çfarë duhet të bëni para seancës së parë

    Rifreskoni njohuritë mbi historikun tuaj mjekësor që mund të ketë ndikim në shëndetin mendor. Gjithashtu, shkoni në seancë me njëfarë ideje të asaj që doni të arrini.

    Çfarë ndodh seancën e parë

    Seanca e parë drejtohet nga psikologu. Do të flisni për historinë tuaj, për familjen, lidhjet, punën dhe shkollën, marrëdhënien me drogën, alkoolin dhe situatën në të cilën gjendeni.

    Çfarë shkruajnë psikologët gjatë seancës

    Jo të gjithë shkruajnë gjatë seancave, por ata që shkruajnë shënojnë gjëra të rëndësishme thënë gjatë seancës që do t’u duhen në seanca të ardhshme. Për shembull, “ndihet sikur po largohet nga shoqëria, por ankthi s’e lejon të bëjë plane me ta” apo “përdor astrologjinë për të shpjeguar problemet që ka me burrat.”

    A mbetet vërtet mes jush gjërat që thuhen?

    Po, sipas Kodit të Etikës, çfarë thuhet mes jush, mbetet mes jush.


    / Telegrafi /

    https://telegrafi.com/cduhet-te-dini...-nje-psikolog/

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Sa besojnë shqiptarët tek psikologu?

    Ka disa arsye që mund të ndikojnë në vendimin për të shkuar te psikologu:

    1. Stresi dhe ankthi: Nëse ndjeheni të stresuar dhe të ankthuar për shkak të punës, familjes, shkollës, ose çdo problemi tjetër në jetën tuaj, një psikolog mund t’ju ndihmojë të ndërtoni strategji për të menaxhuar situatat e vështira dhe për të rritur nivelin tuaj të relaksimit.

    2. Traumat: Nëse jeni përballur me një ngjarje traumësore, siç është vdekja e një të afërmi, një aksident, një sulm, ose një abuzim, një psikolog mund t’ju ndihmojë të përpiqeni të kuptoni dhe të trajtoni ndikimin e kësaj ngjarje në jetën tuaj.

    3. Probleme të ndryshme me jetën tuaj seksuale: probleme me libido-n, orgazmën, erektilen, etj.

    4. Probleme me ndonjë sëmundje mendore: Nëse keni diagnostikuar me ndonjë sëmundje mendore siç janë depresioni, shqetësimi, ndonjë fobi, PTSD, etj., një psikolog mund t’ju ndihmojë të trajtoni këto probleme.

    5. Probleme me vetëvlerësimin: Nëse ndjeheni të pakënaqur me veten dhe keni problem me vetëvlerësimin, një psikolog mund t’ju ndihmojë të kuptoni dhe të trajtoni këto probleme.

    6. Probleme me marrëdhëniet: Nëse keni probleme në marrëdhëniet tuaja, siç janë probleme me bashkëshortin, me prindërit, me fëmijët, etj., një psikolog mund t’ju ndihmojë të ndërtoni marrëdhënie më të shëndetshme me këta njerëz.

    Si zgjidhet një psikolog

    Nëse vendosni të shkoni te një psikolog, mund të kërkoni referenca nga miqtë dhe familja, ose të kërkoni në internet për psikologë të licencuar në zonën tuaj. Mund të kontaktoni një organizatë profesionale që përfaqëson psikologët, siç është Ordinanca e Psikologëve të Shqipërisë, për të marrë rekomandime.

    Gjithashtu, është e rëndësishme të kuptoni se cila lloj terapie është më e përshtatshme për nevojat tuaja. Disa psikologë ofrojnë terapi individuale, ndërsa të tjerë ofrojnë terapi grupore. Ndër terapitë më të njohura janë terapia kognitive dhe terapia sjellësve, por ka shumë lloje të tjera të terapisë që mund të jenë efektive për nevojat tuaja.

    Sa kohë zgjat një seancë terapie

    Koha e një seance terapie varion nga psikologu në psikolog. Në përgjithësi, një seancë terapie zgjat nga 45 deri në 60 minuta. Në fillim, mund të keni seanca më të shpeshta, si një herë në javë, ndërsa më pas mund t’i reduktoni në dy herë në muaj ose një herë në muaj, në varësi të nevojave tuaja. Kujdesi shëndetësor mendor është një proces i gjatë, dhe ndoshta do të kërkohet të vazhdoni terapinë për një kohë të caktuar për të arritur rezultate të qëndyshme. Sa kohë do të vazhdoni terapinë do të jetë në varësi të nevojave dhe progresit tuaj individual.

    Cila është ndryshimi midis psikologut dhe psikiatrit

    Psikologët dhe psikiatrit janë profesionistë të shëndetit mendor, por kanë role të ndryshme në trajtimin e pacientëve. Psikologët janë profesionistë që ofrojnë terapi dhe këshillim shpirtëror për të ndihmuar pacientët të kuptojnë dhe të trajtojnë problemet e tyre emocionale dhe mendore. Ata mund të ofrojnë terapi individuale, terapi grupore, terapi familjare, etj., dhe mund të përdorin teknika të ndryshme terapeutike për të ndihmuar pacientët të përballen me problemet e tyre.

    Nga ana tjetër, psikiatritë janë mjekë të specializuar në trajtimin e sëmundjeve mendore dhe përdorin mjekime për të trajtuar problemet mendore. Ata mund të diagnostikojnë dhe të trajtojnë shqetësime mendore si depresioni, shqetësimi, skizofrenia, bipolariteti, etj.

    Nëse keni nevojë për terapi, mund të kërkoni një psikolog. Nëse keni nevojë për diagnostikim dhe trajtim të një sëmundjeje mendore, mund të kërkoni një psikiater. Në disa raste, mund të kërkoni ndihmë nga të dy profesionistët në të njëjtën kohë për të marrë një trajtim më të plotë.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    730

    Për: Sa besojnë shqiptarët tek psikologu?

    Nuk kam qenë ndonjëherë tek psikologu.
    Por është i nevojshëm,sidomos me ktë krizë ekonomike.
    E kto situata stresante që po kalon vendi ynë.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. All-llahu ka thënë
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 07:25
  4. Shuarja e ngadaltë e arvanitasve
    Nga BOKE në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-11-2005, 14:06
  5. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •