DOKTOR GJILPĖRA I SHEKULLIT 21
( Nė pėrvjetorin e 132-tė tė lindjes se Faik Konices)
Nga Pjetėr Jaku,
botues i revistės " Kuvendi" nė Detroit
Kėtė vit, me 15 mars, u bėnė plotė 132 vjetė nga lindja e tė njohurit,
shkrimtarit, politikanit, bibliotekės sė lėvizėshme, siē ėshtė
vlerėsuar me tė drejtė, Faik Konica. Nė gjallje te tij, ai si njė
personalitet i vėrtettė, nuk kaloj pa lėnė gjurmė ne jetėn dhe
politikėn shqipėtare, edhe pse jetoi dhe veproi nė mergim. I lindur me
15 mars, bash nė fillim tė pranverės, nė kohen e luleve, ai nuk e pati
jetėn pikėrisht ashtu. Tashmė njihet veprimtaria e tij, sa nėpėrmjet
veprave te botuara, sa nėpėrmjet jeteshkrimeve dhe bisedave me
bashkėkohės tė tij. Formimi kulturor, nuk mund tė kalonte pa rėnė nė
sy te brezit tė tij, qoftė pėr guximin krijues, pėr kritikėn
dėrmuese, pa marrė parasysh se kush i delte ne shteg. Nė kritikėn e
tij, me njė normalitet tė zakonshėm, pati guximin tė thonte se Naimi
ishte vetėm njė eduator dhe se krijimtaria e tij ishte e rėndomtė.
Pati guximin te shkruante romanin e tij tė spikatur nė letėrsinė
shqipe tė kohės kur u shkrua, por edhe te viteve te sotme " Doktor
Gjilpėra", ku nė njėfarė mėnyrė fshikullonte, jo vetėm emigrantėt e
perėndimit, por edhe vetėn e vet, pėr mėnyrėn se kė pėrfaqėsonte ky
personazh dhe si e konsideronte ai Atėdheun. Eksperineca e tij 12
vjeēare me revistėn " Albania" nė Bruksel dhe nė Londer, ia forcoi
bindjen se mund tė punonte me shtypin edhe nė Amerikė, edhe pse e
dinte se nuk nxirrte as bukėn e gojes me tė ardhura tė tilla. Si
themelues i modelit kulturor te kritikės, e ngjiti kėtė gjini ne maja
shumė tė larta dhe mjaft tė thepisura pėr bindjet e kohės. Veprimtaria
politike,- do tė thonte Konica, aty nga fillimi i viteve 20-tė,- i
dha atij mprehtėsinė pėr tė mos i kaluar fenomenet tangent, pėr t'u
futur ne brendėsi tė tyre dhe pėr t'i luftuar ato. Shpesh herė
kritikėt mediokėr, u pėrpoqen, ti veshin Konices sė madh inate
pėrsonale, thua se Naimi ishte bashkėkohės i tij dhe po i prishte
karierėn, duke i dhėnė ngjyrime ideologjike dhe zhveshur krejtėsisht
nga vlerat letrare. Pokėshtu, edhe me gazetėn e njohur " Kombi" e me
vone" Dielli" Konica s'reshti sė fshikulluari shqiptarin egoist,
patriotin pa Atėdhe, mendjemadhin fodull, qė mendonte se i dinte tė
gjitha, pa ditur asgjė, ligėsine e mediokrit dhe disa vese tė tjera,
qė pėrbėnin njė dėm tė madh pėr diasporėn e atherėshme dhe tė sotme
dhe, shtresa tė veēanta tė shoqėrisė, sidomos tė
pseudointeklektualėve nė diasporėe, qė kishin ngritur nė kult
mashtrimin me mė tė rinjtė, pėr tė pėrfituar diēka prej padijes se
tyre, prej viteve tė fillimit etj etj... Ndersa nė Atėdhe, nė kult
ishte ngritur plaēkitja dhe rrena. Pa dashur t'i bėjmė biografinė
Konicės sė mprehtė, pa dashur tė vemė nė dukje vėshtirėsitė e punes me
botimet, te cilat kuptohen qartė, vetėm nė letrėn qė mban mė pak se
20 rreshta, drejtuar nje gazetari tė ri, ku e porosiste qė, sido qė ta
bėnte ai gazetėn, shqiptarėt nuk do pėlqenin, etj etj.. Po i
drejtohemi, 132 vjetorit te lindjes se tij me pyetjen:
Sa ėshtė aktuale vepra e Konices ne shekullin e 21-tė ?
Po bėhėn afro 100 vjetė nga botimi i papėrfunduar i veprės mė tė
njohur " Doktor Gjilpėra", qė jo vetėm i rezistoi kohės, por bėhėt ēdo
ditė e mė aktuale, veēėse ne forma tė ndryshme. Doktori nuk ėshtė mė
emigranti i pėrendimit, qė viziton Atėdheun, dhe don t'u mėsoj
shqipėtareve se ē'ka parė nė perėndim, por ėshtė shqiptari qė ka
shkuar ne perėndim, qė don t'u imponohet bashkatdhetarėve te tij,
nepėrmjet njė diplome, qė askund nuk i njihet. Nėpėrmjet shoqatave dhe
mediave, pse jo edhe nėpėrmjet lidhjeve specifike, duke shtresėzuar
shoqėrine shqiptare, edhe nė mergim, pėr ca interesa te ngushta,
meskine dhe individuale, ata janė gati bėjnė ēdo, pėr te dalė ne pah
emri i tyre, e jo pėr tė ndihmuar ēeshtjen. Doktor Gilpėra i vitit
2007, nje rendomėsi e diplomuar, nė nivele mediokre, pa asnjė vepėr,
qė don tė vetėquhet intelektual, qė guxon tė bėjė punė avokatie dhe
t'i marramend shqiptarėt, duke u bėrė ēeshtjet per nė gjykatė, edhe
pse nuk dinė tė bėjnė njė hartim nė shkallėn e arsimit te ultė,
guxojnė tė bėjnė njė media ( mėsėshumti televizion, se ne vuajm pėr
gjera tė mėdha) dhe t'i japim emėr shqiptar, bash nė mes tė Amerikes,
ani pse jehon radhazi, me ditė tė tėra kėnga pėr diktatorin, nė
ekranin e tij, edhe pse shumica e shqiptareve iken prej diktatorit
Hoxha, vetėm se kėta dotor gjilpėra, kur erdhen nė Ameriken, qė i
thonin " Xhandari i botės", nuk harruan t'i lėnė bindjet atje, as
diplomat e sigurimit te shtetit famėkeq. Ata duan qė mendjen ta kenė
tė diktatori, ndersa trupin dhe paratė ne Amerikė. Po ē'duan? T'ua
servirin kėngėn " Diktatori mprehi shpaten" edhe amerikanėve?! Dhe pėr
mė keq, kėtė kėngė e venė nė jėten e Mitursh Kutelit! Jemi ne Amerikė,
do t'u thoshte me tė nxetė Faiku yne, edhe po ta kishit marrė nga
Shqipėria, atė palo kėngė, mund ta kishit prerė, pa u futur ne tokėn
Amerikane. Pėrgadisim sanduiēa nėpėr resorante te njė klase jo te
lartė, dhe duam tė bėjmė politikė, pas asnjė mandat, duam t'i heqim tė
gjithė politikanėt shqiptarė, kryeministra, president, ishėt dhe ata
qė do tė vijnė, ani pse nuk kemi as nėnshtetėsi shqiptare, hiqemi
demokratė, duke ruajtur ne celular e treguar mesazhet e poltikanev te
djathte ( kur janė nė pushtet ), ani pse presim komunistet ne darkė a
ne drekė. A nuk ėshtė ky Doktor Gjilpėra, veēėse nė njė kahje tjeter?!
Sa na duhej Konica nė ditėt e sotme, t'i pėrshkruante kėta sharlatanė,
qė tė flasin me aq kopetencė, sa thua punojnė nė Shtėpi tė Bardhė e jo
ne coney island!
Si e nxirrte Konica gazetėn?
Ne bisedėn e Nolit, qė pata rastin ta degjoj kėto ditė, nga fjala e
mbajtur ne 50 vjetorin e gazettes " Dielli", njė organ qė vazhdon tė
dalė edhe sot, mėsova shumė per vėshtirėsitė e daljes sė njė gazete,
sidomos ne emigrim, edhe pse nė njė koloni shqiptarėsh tė madhe, si
kjo e Amerikės. Nė kėtė bisedė, Noli thoshte, edhe pse kishte dale dy
javė nėpėr Amerikė, nuk kish mundur te mblidhe mė shume se 22 dollarė
abonime, dhe mė shumė se gjysmėn t'i kishte prishur per rrugė dhe, kur
Sotir Peci e pyeste ne kthim " Pse mo, me kėto para mbahet gazeta? "
dhe pergjigja e Nolit ishte " Sikur thashė unė se mbahet". Ndersa per
Faikun shpjegonte pėr ndihmėn qė i dergonte njė dajua i tij, nga
Stambolli, sa ishte gjallė, edhe pse, sipas Nolit, Faiku shkruante keq
per turqit. Kishte qėlluar njė dajo i mirė, qė i dergonte ēekun, sa
herė Faiku i shkruante. Vdiq dajua, - vazhdon Noli, - u rrallua dhe
gazeta!
Plotėsimi i munguar i Doktor Gjilpėrės
Me vetėm ato pak raste qė solla mė sipėr nga diaspora shqiptare dhe,
me nje kujdes nė pėrzgjedhje, romani i pamabaruar " Doktor Gjilpera",
jo vetėm qė do tė kishte pėrfunduar, por edhe do ishte bėrė me dhjetė
vėllime, deri sot. Nė qoftė se Doktor Gjilpera vendoset ne mjediset
shqiptare te viteve njėzetė, te njė shekulli mė parė, ėshtė kaq afėr
nesh, sa tė ngjan se ėshtė shkruar dje, per nga tematika, me njė
pėrjashtim; njerėzit e zverdhur, shendetligė e tė palarė, nuk d i
shohėsh mė. Nepėrmjet njė vėzhgimi tė mprehtė dhe kritik, Konica u
pėrpoq te studiojė tė gjitha nivelet e shoqėrisė shqiptare, nė kohėn
kur jetonte. Por, jetėgjatėsia e njė vepre, ka tė bėjė me
largpamėsinė e autorit dhe me gjetjen e temave te spikatura, qė jo
vetėm i rezistojnė kohės, por bėhėn pjesė e ēdo kohe. Dhe. ėshtė
vėrtetė, pėr t'u admiruar, jo vetėm gjetja e temės, por edhe skalitja
e kakarketreve tek pėrsonazhet, duke bėrė kujdes edhe nė emertimet e
tyre. Vetė titulli, ėshtė njė llojė zhbirilimi,qė me vogėlsinė e
gjilperės, hyn kudo, sheh ēdo gjė dhe pėrpiqet te dijė ēdo gjė, ndersa
Salemboza, ėshte koha orientale e salepit dhe bozes dhe Abd'-el-katl (
rob i gjakėpirėsit) dhe Ibn-el-Kelb ( bir i fundrrinės) tregon mėsė
miri, se kėto karaktere janė shumė tė kollajshėm me u gjetė edhe nė
ditėt tona. Por, ajo qė tė bie nė sy mė tepėr tek vepra e Konicės,
ėshtė pėrcaktimi i saktė dhe karakteristik i shqiptarit dhe se ēfarė u
shkon atyre mė shumė.
Krijoni Kontakt