Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    "Dr Gjilpera" i shekullit 21. Me rastin e 132 vjetorit te lindjes se Konices.

    DOKTOR GJILPĖRA I SHEKULLIT 21

    ( Nė pėrvjetorin e 132-tė tė lindjes se Faik Konices)

    Nga Pjetėr Jaku,
    botues i revistės " Kuvendi" nė Detroit

    Kėtė vit, me 15 mars, u bėnė plotė 132 vjetė nga lindja e tė njohurit,
    shkrimtarit, politikanit, bibliotekės sė lėvizėshme, siē ėshtė
    vlerėsuar me tė drejtė, Faik Konica. Nė gjallje te tij, ai si njė
    personalitet i vėrtettė, nuk kaloj pa lėnė gjurmė ne jetėn dhe
    politikėn shqipėtare, edhe pse jetoi dhe veproi nė mergim. I lindur me
    15 mars, bash nė fillim tė pranverės, nė kohen e luleve, ai nuk e pati
    jetėn pikėrisht ashtu. Tashmė njihet veprimtaria e tij, sa nėpėrmjet
    veprave te botuara, sa nėpėrmjet jeteshkrimeve dhe bisedave me
    bashkėkohės tė tij. Formimi kulturor, nuk mund tė kalonte pa rėnė nė
    sy te brezit tė tij, qoftė pėr guximin krijues, pėr kritikėn
    dėrmuese, pa marrė parasysh se kush i delte ne shteg. Nė kritikėn e
    tij, me njė normalitet tė zakonshėm, pati guximin tė thonte se Naimi
    ishte vetėm njė eduator dhe se krijimtaria e tij ishte e rėndomtė.
    Pati guximin te shkruante romanin e tij tė spikatur nė letėrsinė
    shqipe tė kohės kur u shkrua, por edhe te viteve te sotme " Doktor
    Gjilpėra", ku nė njėfarė mėnyrė fshikullonte, jo vetėm emigrantėt e
    perėndimit, por edhe vetėn e vet, pėr mėnyrėn se kė pėrfaqėsonte ky
    personazh dhe si e konsideronte ai Atėdheun. Eksperineca e tij 12
    vjeēare me revistėn " Albania" nė Bruksel dhe nė Londer, ia forcoi
    bindjen se mund tė punonte me shtypin edhe nė Amerikė, edhe pse e
    dinte se nuk nxirrte as bukėn e gojes me tė ardhura tė tilla. Si
    themelues i modelit kulturor te kritikės, e ngjiti kėtė gjini ne maja
    shumė tė larta dhe mjaft tė thepisura pėr bindjet e kohės. Veprimtaria
    politike,- do tė thonte Konica, aty nga fillimi i viteve 20-tė,- i
    dha atij mprehtėsinė pėr tė mos i kaluar fenomenet tangent, pėr t'u
    futur ne brendėsi tė tyre dhe pėr t'i luftuar ato. Shpesh herė
    kritikėt mediokėr, u pėrpoqen, ti veshin Konices sė madh inate
    pėrsonale, thua se Naimi ishte bashkėkohės i tij dhe po i prishte
    karierėn, duke i dhėnė ngjyrime ideologjike dhe zhveshur krejtėsisht
    nga vlerat letrare. Pokėshtu, edhe me gazetėn e njohur " Kombi" e me
    vone" Dielli" Konica s'reshti sė fshikulluari shqiptarin egoist,
    patriotin pa Atėdhe, mendjemadhin fodull, qė mendonte se i dinte tė
    gjitha, pa ditur asgjė, ligėsine e mediokrit dhe disa vese tė tjera,
    qė pėrbėnin njė dėm tė madh pėr diasporėn e atherėshme dhe tė sotme
    dhe, shtresa tė veēanta tė shoqėrisė, sidomos tė
    pseudointeklektualėve nė diasporėe, qė kishin ngritur nė kult
    mashtrimin me mė tė rinjtė, pėr tė pėrfituar diēka prej padijes se
    tyre, prej viteve tė fillimit etj… etj... Ndersa nė Atėdhe, nė kult
    ishte ngritur plaēkitja dhe rrena. Pa dashur t'i bėjmė biografinė
    Konicės sė mprehtė, pa dashur tė vemė nė dukje vėshtirėsitė e punes me
    botimet, te cilat kuptohen qartė, vetėm nė letrėn qė mban mė pak se
    20 rreshta, drejtuar nje gazetari tė ri, ku e porosiste qė, sido qė ta
    bėnte ai gazetėn, shqiptarėt nuk do pėlqenin, etj etj.. Po i
    drejtohemi, 132 vjetorit te lindjes se tij me pyetjen:

    Sa ėshtė aktuale vepra e Konices ne shekullin e 21-tė ?

    Po bėhėn afro 100 vjetė nga botimi i papėrfunduar i veprės mė tė
    njohur " Doktor Gjilpėra", qė jo vetėm i rezistoi kohės, por bėhėt ēdo
    ditė e mė aktuale, veēėse ne forma tė ndryshme. Doktori nuk ėshtė mė
    emigranti i pėrendimit, qė viziton Atėdheun, dhe don t'u mėsoj
    shqipėtareve se ē'ka parė nė perėndim, por ėshtė shqiptari qė ka
    shkuar ne perėndim, qė don t'u imponohet bashkatdhetarėve te tij,
    nepėrmjet njė diplome, qė askund nuk i njihet. Nėpėrmjet shoqatave dhe
    mediave, pse jo edhe nėpėrmjet lidhjeve specifike, duke shtresėzuar
    shoqėrine shqiptare, edhe nė mergim, pėr ca interesa te ngushta,
    meskine dhe individuale, ata janė gati bėjnė ēdo, pėr te dalė ne pah
    emri i tyre, e jo pėr tė ndihmuar ēeshtjen. Doktor Gilpėra i vitit
    2007, nje rendomėsi e diplomuar, nė nivele mediokre, pa asnjė vepėr,
    qė don tė vetėquhet intelektual, qė guxon tė bėjė punė avokatie dhe
    t'i marramend shqiptarėt, duke u bėrė ēeshtjet per nė gjykatė, edhe
    pse nuk dinė tė bėjnė njė hartim nė shkallėn e arsimit te ultė,
    guxojnė tė bėjnė njė media ( mėsėshumti televizion, se ne vuajm pėr
    gjera tė mėdha) dhe t'i japim emėr shqiptar, bash nė mes tė Amerikes,
    ani pse jehon radhazi, me ditė tė tėra kėnga pėr diktatorin, nė
    ekranin e tij, edhe pse shumica e shqiptareve iken prej diktatorit
    Hoxha, vetėm se kėta dotor gjilpėra, kur erdhen nė Ameriken, qė i
    thonin " Xhandari i botės", nuk harruan t'i lėnė bindjet atje, as
    diplomat e sigurimit te shtetit famėkeq. Ata duan qė mendjen ta kenė
    tė diktatori, ndersa trupin dhe paratė ne Amerikė. Po ē'duan? T'ua
    servirin kėngėn " Diktatori mprehi shpaten" edhe amerikanėve?! Dhe pėr
    mė keq, kėtė kėngė e venė nė jėten e Mitursh Kutelit! Jemi ne Amerikė,
    do t'u thoshte me tė nxetė Faiku yne, edhe po ta kishit marrė nga
    Shqipėria, atė palo kėngė, mund ta kishit prerė, pa u futur ne tokėn
    Amerikane. Pėrgadisim sanduiēa nėpėr resorante te njė klase jo te
    lartė, dhe duam tė bėjmė politikė, pas asnjė mandat, duam t'i heqim tė
    gjithė politikanėt shqiptarė, kryeministra, president, ishėt dhe ata
    qė do tė vijnė, ani pse nuk kemi as nėnshtetėsi shqiptare, hiqemi
    demokratė, duke ruajtur ne celular e treguar mesazhet e poltikanev te
    djathte ( kur janė nė pushtet ), ani pse presim komunistet ne darkė a
    ne drekė. A nuk ėshtė ky Doktor Gjilpėra, veēėse nė njė kahje tjeter?!
    Sa na duhej Konica nė ditėt e sotme, t'i pėrshkruante kėta sharlatanė,
    qė tė flasin me aq kopetencė, sa thua punojnė nė Shtėpi tė Bardhė e jo
    ne coney island!

    Si e nxirrte Konica gazetėn?

    Ne bisedėn e Nolit, qė pata rastin ta degjoj kėto ditė, nga fjala e
    mbajtur ne 50 vjetorin e gazettes " Dielli", njė organ qė vazhdon tė
    dalė edhe sot, mėsova shumė per vėshtirėsitė e daljes sė njė gazete,
    sidomos ne emigrim, edhe pse nė njė koloni shqiptarėsh tė madhe, si
    kjo e Amerikės. Nė kėtė bisedė, Noli thoshte, edhe pse kishte dale dy
    javė nėpėr Amerikė, nuk kish mundur te mblidhe mė shume se 22 dollarė
    abonime, dhe mė shumė se gjysmėn t'i kishte prishur per rrugė dhe, kur
    Sotir Peci e pyeste ne kthim " Pse mo, me kėto para mbahet gazeta? "
    dhe pergjigja e Nolit ishte " Sikur thashė unė se mbahet". Ndersa per
    Faikun shpjegonte pėr ndihmėn qė i dergonte njė dajua i tij, nga
    Stambolli, sa ishte gjallė, edhe pse, sipas Nolit, Faiku shkruante keq
    per turqit. Kishte qėlluar njė dajo i mirė, qė i dergonte ēekun, sa
    herė Faiku i shkruante. Vdiq dajua, - vazhdon Noli, - u rrallua dhe
    gazeta!

    Plotėsimi i munguar i Doktor Gjilpėrės

    Me vetėm ato pak raste qė solla mė sipėr nga diaspora shqiptare dhe,
    me nje kujdes nė pėrzgjedhje, romani i pamabaruar " Doktor Gjilpera",
    jo vetėm qė do tė kishte pėrfunduar, por edhe do ishte bėrė me dhjetė
    vėllime, deri sot. Nė qoftė se Doktor Gjilpera vendoset ne mjediset
    shqiptare te viteve njėzetė, te njė shekulli mė parė, ėshtė kaq afėr
    nesh, sa tė ngjan se ėshtė shkruar dje, per nga tematika, me njė
    pėrjashtim; njerėzit e zverdhur, shendetligė e tė palarė, nuk d i
    shohėsh mė. Nepėrmjet njė vėzhgimi tė mprehtė dhe kritik, Konica u
    pėrpoq te studiojė tė gjitha nivelet e shoqėrisė shqiptare, nė kohėn
    kur jetonte. Por, jetėgjatėsia e njė vepre, ka tė bėjė me
    largpamėsinė e autorit dhe me gjetjen e temave te spikatura, qė jo
    vetėm i rezistojnė kohės, por bėhėn pjesė e ēdo kohe. Dhe. ėshtė
    vėrtetė, pėr t'u admiruar, jo vetėm gjetja e temės, por edhe skalitja
    e kakarketreve tek pėrsonazhet, duke bėrė kujdes edhe nė emertimet e
    tyre. Vetė titulli, ėshtė njė llojė zhbirilimi,qė me vogėlsinė e
    gjilperės, hyn kudo, sheh ēdo gjė dhe pėrpiqet te dijė ēdo gjė, ndersa
    Salemboza, ėshte koha orientale e salepit dhe bozes dhe Abd'-el-katl (
    rob i gjakėpirėsit) dhe Ibn-el-Kelb ( bir i fundrrinės) tregon mėsė
    miri, se kėto karaktere janė shumė tė kollajshėm me u gjetė edhe nė
    ditėt tona. Por, ajo qė tė bie nė sy mė tepėr tek vepra e Konicės,
    ėshtė pėrcaktimi i saktė dhe karakteristik i shqiptarit dhe se ēfarė u
    shkon atyre mė shumė.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,881
    IRONIA E EVROPĖS
    Mėsojmė nga ekrani i televizionit se, Evropa qė kėrkon tė bashkohet,do tė tregoj se interesohet pėr banorėt e saj! Nuk ėshtė nevoja ta theksoj unė se kjo thėnie,e pėrsėritur dhe ripėrsėritur me qindra mijra herė, ėshtė sa paradoksale aq dhe naive! Pse? Sepse pėr arsyen e thjeshtė nuk mund tė pranohet, kjo thėnie nga tė gjith ata, qė fati ju ra tė ndodhen gjeografikisht nė Evropė! Evropa kėrkon tė jetė trashėgimtare e traditave tė qytetėruara, apo kėmbėngulėse nė vendosjen e qytetėrimit nė Evropė?Kėto paranteza mund tė duken si tė pa pėrshtatėshme, apo tė pa vėnd, por jan dy pyetje, tė cilat kėrkojnė vėrtet pėrgjigje.Pėrgjigjen mė tė saktė mund ta kthente dikush qė jeton,shėrben, merr pjes direktė nė ingaranazhet e qeverisjes Evropiane, por mund tė them me siguri se,"shijen mjaltit ja di mė mir ai qė e konsumon, se sa ai qė e prodhon!".Vėrtet evropa prodhon, (ose do tė prodhoj),demokraci, por deri mė sot ka treguar se nuk ka mėsuar shijen e vėrtet tė saj, e si rrjedhim nuk mund tė jet e sigurtė, se ka tė drejt nė atė qė thotė! Demokracia ėshtė pėr njerzit, u shėrben njerėzve,e ndėrtohet nga njerzit! Po si mund tė flasėsh pėr njė sistem njerėzor, pa njohur, pa kėrkuar, pa mbrojtur tė drejtat e shoqėris qė e pėrbėn? Nuk dua edhe unė tė jet e kundėrta, por duam s'duam ne Evropa e tregon fytyrėn e saj tė vėrtet, sepse nuk mund ta fsheh! Mė datėn 21/ 3/ 07 mėsojmė nga televizioni TOP NEWS, se BE e ka shpurė nė gjykatėn ndėrkombėtare shtetin Grek, apo Greqinė siē thuhet shkurt nė lajmin e transmetuar, pėr mos trajtimin e kafshėve!...Si mund tė kuptohet kjo? Ėshtė shum e thjesht dhe shum e qartė.Evropa shqetėsohet shumė pėr trajtimin e kafshėve nė Greqi! Sepse kjo nuk pėrputhet me vendimet optimiste tė Evropės.Por as me konventėn bazė tė tė drejtave, tė...Kafshėve! Pra detyra e njeriut evropian sot ėshtė shqetėsimi pėr kafshėt! Pasi pėr njerzit ėshtė zgjidhur problemi i trajtimit dhe i respektimit tė tė drejtave tė tyre! Sa paradoks! Oh ē'ironi,e fatit!? Dhe meqė jemi kėtu tek fytyra e njeriut...para se njerėzimi tė shpikte pasqyrėn,ishte mė pak fajtor, sepse nuk mundej kurr tė shikonte tė keqen nė sy! Kurse sot...Dashur pa dashur bie nė kontakt ball pėrball me fytyrėn e tij tė vėrtetė.Oh ē'tmerr ndjen dikush, kur sheh pamje kėrcėnuese para tij dhe harron se ajo ėshtė fytyra e tij! Edhe ai nuk e do, ndaj nė vėnd tė ndėrroj pamjen mizore, kėrkon tė hakmerret, duke thyer pasqyrėn! Evropa flet e mbron tė drejtat e kafshėve...! Evropa tė ēon edhe nė bangon e tė akuzuarėve...Po kjo ėshtė sa fisnike aq dhe e pėrsosur! Po si mundet njerėzimi tė mbroj tė drejtat e kafshėve, duke shkelur tė drejtat e njeriut? Kafshėt jan mė fisnike,prandaj shohim, sa shkon e mė dėndur, maninė qė dikush ta ndėrtoj jetėn e tij me kafshėt, duke pėrbuzur rracėn njerėzore! Shohim njerėz tė ndryshėm qė shpenzojnė qindra euro ēdo ditė, pėr tė mbajtur njė xhungėl tė tėr me rraca tė ndryshme kafshėsh, vetėm e vetėm sepse ato nuk mund tė ken pretendime dhe as mundėsin e komunikimit! ,Nė vėnd qė gjysmat e kėtyre shpenzimeve t'i hidhnim pėr ata qė enden rrugėve! Pėr ata qė flėn pa ngrėnė! Pėr ata qė mbeten analfabet! Pėr ata qė shesin trupin pėr kushtet mė themelore tė jetės!Pėr ata qė vdesin nga SIDA! Pėr ata qė ngushėllohen me drogė! Dhe tani dikush del "Mė katolik se papa", kėrkon tė tregoj anėn mė tė bukur tė humanizmit,kujdesin pėr ēdo gjė tė gjallė!
    Pėrse nuk pėrqėndrohet kjo Evro-Plaka nė respektimin e tė drejtave tė emigrantėve dhe komplet pakicave kombėtare nė Greqi? Pėrse nuk ka kėrkuar njė proces gjyqėsor? E nė qoftė se mua mė mungon iformacioni,nuk do tė thot gjė kjo, sepse nuk mė mungon kurrė praktika dhe praktika ėshtė realiteti i hidhur.Sado tė mė thotė dikush se jan bėr pėrpjekje nga KE pėr kėtė punė, kėto jan disa detyra tė mbetura nė letėr.
    Sa herė mė jepet rasti tė shkruaj, e tė flasė pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut, pėr tė cilat disa njerėz intelektual kanė hartuar edhe njė bazė ligjore, tė njohur nga shumė shtete tė botės. Aq herė shoh, se sa tė prapambetur jemi akoma,(pėr tė mos thėn keqdashės).Por do thosha edhe njė herė se, tė gjitha ato pėrpjekje qė bėhen nė emėr tė humanizmit, jan njė demagogji tashmė tė shkuar kohe, pėr tė tėrhequr vėmėndjen e asaj pjese tė prekur nga cėnimi dhe cungimi i tė drejtave njerėzore.

    Aty kėtu nė hijet
    e flamujve
    mund tė shifet
    njė mund, njė pėrpjekje
    e madhe pėrmbi vdekje,
    pėr tė pjellė diēka tė madhe,
    pėr tė qitė nė dritė njė xhind!
    Por, (o ironi)
    nga ajo pėrpjekje lind
    vetėm njė mi.
    (Migjeni)

    Kjo ishte thirrja e Migjenit! Mėsoje dhe ti Evropė se Migjeni Shqiptar t'i dinte mendimet,t'a njihte vrapin, para se ti Evropė tė kėrkoje bashkim mendimesh e kufijsh! Sa herė qė ti Evropė je mbarsur me mendimin dhe dėshirėn tė lindėsh gjeni,koha ka treguar se veē minj jan dukur! Minj qė kan livadhisur sa kan dashur, e pastaj jan strukur nėpėr vrimat e tyre nga ku nuk kan guxuar tė dalin mė! Le tė mėsojm mė nė fund se hipokrizija nuk ėshtė as e pa kuptueshme dhe as e pa shmangėshme.Pasi tė rritet edhe pak Evropa do bėhet mė e gjykueshme. Por qė tė rritet duhet tė aktivizoj gjith gjymtyrėt e trupit tė saj.Njė trup i cunguar do tė mbetet gjithmon njė invalid i gjymtuar.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:51
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Kodikėt e Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  5. Me Rastin E 90 Vjetorit Tė Mėvetėsisė...
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-01-2003, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •