*Faktori njerėzor ka shkaktuar efektin mė tė rėndėsishėm negativ nė administrimin e Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare gjatė 2006.


Pėr herė tė parė pas largimit nga detyra tė ish-drejtorit tė pėrgjithshėm tė KESH, Andi Beli, njė institucion shtetėror shqiptar ka fajėsuar direkt atė dhe pjesėtarėt e tjerė tė ekipit mė tė lartė drejtues pėr pėrgjegjėsi kryesore nė krizėn energjetike qė po kalon vendi. “Faktori njerėzor ka shkaktuar efektin mė tė rėndėsishėm negativ nė administrimin e Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare gjatė 2006-ės”. Nė kėtė konkluzion ka arritur Enti Rregullator i Sektorit tė Energjisė Elektrike, nė raportin e tij tė rregullt kushtuar situatės energjetike nė vend gjatė 12 muajve tė vitit tė kaluar. Sipas Raportit, administruesit e KESH-it kanė reaguar me vonesė ndaj njė serė zhvillimeve nė tregun rajonal dhe ndėrkombėtar, gjė, qė ka rezultuar fatale. Drejtuesit e Korporatės shqiptare, sipas ERE-s, kanė qenė tė paaftė tė menaxhojnė njė situatė tė papritur, tė krijuar si pasojė e rritjes impresionuese tė ēmimit tė energjisė elektrike nė tregun rajonal, me rreth 60 pėrqind kundrejt ēmimit qė ishte kontraktuar mė parė pėr importin. Nė kėtė situatė, kompanitė, qė kishin nėnshkruar kontrata me KESH-in, e gjetėn mė tė leverdisshme tė prishnin kontratat e furnizimit me Shqipėrinė, madje edhe tė paguanin penalitetin pėrkatės, e ta shisnin energjinė qė kishin nė dispozicion tek kontraktorė tė tjerė. KESH nuk u tregua e aftė tė kuptojė se rritja e ēmimit nuk ishte njė faktor subjektiv, por diēka e diktuar nga ofertat nė treg. Nė kėto kushte, ajo, ndryshe nga ē’pritej, nuk reagoi menjėherė pėr tė pranuar ēmime mė tė larta se ato tė pranuara nga kontratat. Njė gjė e tillė duhej tė kishte ndodhur sapo u konstatua qė kompanitė e huaja filluan tė tėrhiqeshin nga detyrimet e tyre kontraktore, duke pranuar edhe koston e kėsaj tėrheqjeje, theksojnė ekspertėt e sektorit elektroenergjetik.

Ndarja

Nga ana tjetėr, ERE fajėson drejtorinė e KESH-it edhe pėr faktin se ata u gjetėn tė papėrgatitur pėr tė pėrballuar njė tjetėr situatė tė ndryshuar. Me ndarjen strukturore tė Operatorit tė Tregut (OST) nga Korporata, kjo e fundit u vendos pėrballė njė sfide tė ballafaqimit me luhatjet e tregut rajonal, por, pėr njė gjė tė tillė ajo nuk ishte e pėrgatitur strukturalisht si mė parė. Vonesat ishin krejtėsisht shkatėrruese, vlerėsohet nė Raport. Sipas Entit Rregullator, vetėm nė muajin nėntor tė vitit tė kaluar filluan pėrpjekje serioze pėr rritjen e importit tė energjisė elektrike, por ndėrkohė tregut tė brendshėm i ishin shkaktuar humbje tė ndjeshme dhe arka e Korporatės do tė rėndohej sė tepėrmi. Rezerva hidroenergjetike ra me njė shpejtėsi tė jashtėzakonshme dhe KESH nuk mundi tė bėnte gjė tjetėr veēse tė vendoste regjimin e ndėrprerjeve tė gjata tė furnizimit nė tė gjitha rrethet. Duke penalizuar edhe ato qė ishin shumė tė rregullt nė pagesat e faturave tė konsumit.

Strategjia

Para dy ditėsh, nė daljen e tij tė parė publike, edhe drejtori i ri i KESH-it deklaroi se e shihte mundėsinė e ndryshimit tė performancės nė Korporatė nė faktorin njerėzor. Gjergj Bojaxhi, tha se strategjia e tij pėr reformimin e thellė tė kompanisė elektroenergjetike, qė e konsideroi si njė “sfidė”, pėrmban katėr elementė kryesorė. Sė pari, pėrdorim mė i mirė i fuqisė punėtore tė kualifikuar nė shpėrndarje; sė dyti, bashkėpunim pėr tė ndėshkuar ata qė abuzojnė me energjinė elektrike; sė treti, rishikim i marrėdhėnieve mes Policisė Elektrike e Operatorit tė Shpėrndarjes dhe, sė katėrti, inkurajim pėr pėrdorimin nė mėnyrė efiēente tė energjisė elektrike.
Vlera mė e madhe e KESH-it qendron tek aftėsitė dhe kapacitetet njerėzore tė saj, qė, deri sot, janė nėnvlerėsuar”, tha Gjergj Bojaxhi.

Gazeta Shqiptare