Shpesh kemi degjuar te permendet Permbytja e Madhe ose sic njihet rendom Permbytja Biblike. Po i referohem me kete term pasi nga njerezit e thjeshte dhe ata qe nuk kane ndonje interes te caktuar per arkeologjine dhe historine termi Permbytja Biblika perfaqeson nje ngjarje te pershkruar nga tekstet fetare si nje katastrofe qe ka goditur njerezimin dhe vete planetin tone mijera vjet me pare. Shumekush kufizohet brenda ketij kuptimi dhe nuk e lodhin koken te mesojne qe termi Permbytja e Madhe (Biblike) eshte shume me i vjeter se bibla, madje shume shume me i vjeter.
Ne kuptimin e ngushte te fjales arkeologji, Permbytja e Madhe nuk trajtohet aspak si nje fakt real ose merret ne konsiderate thjesht pjeserisht si dicka lokale dhe me permasa shume te vogla. Po ashtu dhe gjeologjia nga ana e saj refuzon me force mundesine e nje permbytje globale te dimensioneve te permendura ne tekstet e shenjta. Me pak fjale shkencerisht ky fenomen nuk konsiderohet i mundshem dhe ndonese zbulime te reja ne fushen e gjeologjise, fizikes, termodinamikes dhe kimise si dhe permiresimi i raporteve astronomi/paleoastronomi/gjeologji kane ndihmuar ne vertetime te faktoreve qe deri dje konsideroheshin fantazi apo thjesht teori te dyshimta, perseri ideja e nje permbytje globale konsiderohet aktualisht shkencerisht e papranueshme.
Pra ne kete kontekst une nuk besoj se kjo teme do shkonte larg nese do e trajtoja me shkencat e mesiperme. Ideja ime eshte qe per te dhene nje pamje me te qarte dhe konsideruar mundesine e ekzistences se nje permbytje ne shkallen globale rruga me e mire per momentin eshte pasqyrimi i saj nepermjet referencave ndaj miteve, legjendave dhe gojedhenave te ndryshme. Perpara se ta shtjelloj do me duhet tju kujtoj qe shkenca eshte vazhdimisht ne progres dhe teori te vjetra po zevendesohen nga te reja per te cilat me pare mendohej se ishin te pamundura. Shpesh ne kete forum kam permendur teorine e spostimit te kores se tokes te Ch. Hapgood apo efektin e planeteve te tjera te sistemit tone diellor mbi token te Velikovskit. Keto teori u priten me shume acarim nga komuniteti shkencor dhe autoret e tyre ndonese shkenctare me nje reputacion te padiskutuar dhe dinjitoze u denigruan dhe lane ne harrese per te ardhur ne ditet e sotme kur keto teori jo vetem po merren ne konsiderate por edhe po provohen si te sakta etj. Pra me kete dua te them qe ajo qe dime sot nuk eshte absolute dhe e nesermja mund te kete rezervuar shume surpriza te kendeshme dhe jo te tilla.
Per kete teme si fillim do perdor nje informacion qe e kam marre nga libri qe po punoj per forumin Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura dhe me pas do e pasuroj me materiale te tjera te cilat do me duhet ti grupoj dhe pershtas per temen.
Darius
Krijoni Kontakt