Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 45
  1. #1

    Angry Alfred Trebicka nderpret shfaqjen! Kush je ti?

    Para dy javesh (per fat te keq), u bera deshmitar i nje ngjarjeje shume te hidhur ne histoirne e teatrit shqiptar. Hyj ne shfaqje per te pare nje drame me regji te Llazi Serbos dhe pas pese minutash aktori kryesor i pjeses (Alfred Trebicka) le shfaqjen ne mes, del perpara nesh (spektatoreve) dhe na kerkon te falur dhe se ai nuk mund ta vazhdoje me rolin, pasi nuk ishte paguar nga regjisori!!!
    Kjo ngjarje beri shume buje dhe ju me siguri keni degjuar te flitet per kete rast te paprecedent.
    Nuk e di, por ne momentin qe degjoja fjalet e aktorit (me besoni per kete), si nje spektator i thjeshte dhe dashamires i teatrit, zemra ime rrihte me nje ritem te llahtarshem, gati per te dale nga vendi. Fryma m'u mor. Keto qe them nuk jane metafora patetike. Per mua ishte nje ngjarje e paimagjinueshme, e kryer nga nje aktor profesionist.
    Degjova protagonistin e kesaj ngjarjeje ne nje TV ku justifikonte vehten per ate xhest. Dhe thoshte se nuk ish paguar, nuk kishte patur korrektese nga regjisori, nuk kishte pare transparence e gjera te tilla. Une mendoj se akti qe ai ka kryer nuk te le hapsire te mendosh per asgje tjeter. Nuk e di se si merr guximin te justifikohet dhe te harroje ate qe eshte me kryesorja, nderprerjen e shfaqjes.
    Vertet qe nuk gjej emer per t'i vene kesaj ngjarjeje te shemtuar.
    Per mua ai nuk e meriton me emrin aktor, nuk meriton te ngjitet ne skene. Dhe ajo c'ka eshte me shqetesuese, eshte fakti qe ky person (Alfred Trebicka) eshte pedagog ne Akademine e Arteve te Bukura. Ai nuk e meriton as kete vend. Ai duhet te gjeje nje profesion tjeter, pasi tregoi vehten qe nuk eshte vene ne vendin e duhur si aktor.
    Kush je ti Alfred Trebicka qe le nje shfaqje pergjysem???!!!
    Ju lutem mos e mbeshtesni kete cudi!

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Ky eshte Perfaqesimi i artit Shqiptar.

    Sdi cte komentoj me teper pasi nga 1 ane i jap te drejte Alfred Trebickes pasi eshte e drejte te mos punosh kur nuk paguhesh por nga ana tjeter Arti eshte dicka qe te pelqen qe e ndjen ne shpirt edhe pagesa e madhe apo e vogel qofte nderhyn pak me ndjenjat.


    Ja pra prezantimi i Artit Shqiptar.Turp.

  3. #3
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga IL__SANTO

    eshte e drejte te mos punosh kur nuk paguhesh por nga ana tjeter Arti eshte dicka qe te pelqen qe e ndjen ne shpirt edhe pagesa e madhe apo e vogel qofte nderhyn pak me ndjenjat.


    Askush nuk e lexon Shekspirin ne stomak te zbrazet.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  4. #4
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Me duket se ke shkuar shume larg mor djale me keto konkluzione te nxituara.
    Per fat te mire une e kam pare kete shfaqje rreth 4-5 dite perpara se te ndodhte historia per te cilen flet. Zoti Trebicka ka pasur nje performance te jashtezakonshme dhe eshte duartrokitur si asnjehere me pare.
    Po a di ti mor djale qe edhe familjaret e shkrimtarit te kesaj drame nuk kane perfituar asnje kokerr leku nga ky sharlatan Llazi Serbo ???
    Po a di ti mor djale c do te thote te japesh shpirtin per nje jave e kusur per nje shfaqje duke e ditur vazhdimisht se ke presione per tu paguar ???

    Veprimin e Zotit Trebicka nuk kam deshire ta justifikoj por perpara se te nxjerresh konkluzione definitive perpiqu te jesh pak me gjakftohte dhe racional ! Respekte

  5. #5
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Po ty or djalngaqyteti, pa paguar tė lanė tė shohėsh shfaqen??!!

    Askush nuk punon mė pėr free dhe nuk ka mė as aksione vullnetare... kėshtuqė, PAK ka bėrė Alfred Trebicka.

    Llazi Serbo, ti kishte bėrė llogaritė qė mė parė pėr tė filluar diēka, sepse tashmė "jeta ėshtė llogari, Olimbiiii".

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Po personaliteti i artistit?

    (Nga Shekulli)

    Ka shumė realitete tė trishtueshme nė Shqipėri, ka shumė baltosje qė vjen nga tė katėr anėt, ka shumė pėrdhosje personaliteti. Por ndėr mė tė dhimbshmet, pėr mua, ėshtė pėrdhosja e personalitetit tė artistit. Dhe akoma mė e dhimbshme ėshtė kur pėrdhosja e personalitetit tė artistit vjen nga vetė artisti.

    Njė pėrdhosje e personalitetit tė artistit ka ndodhur me ngjarjen (ėshtė pak tė thuash) fyese dhe diskredituese tė kohėve tė fundit, nė skenė,nė atė skenė ku vihen vepra tė ndryshme teatrore pėr t'u ndjekur nga njerėz qė e duan teatrin, qė e shikojnė atė si njė mundėsi tė pasurimit tė tyre kulturor dhe tė hrefleksionit qė bėn njeriu pasi ka ndjerė ndikimin e fuqishėm tė artit.

    Tashmė ngjarja dihet prej tė gjithėve: njė aktor, Alfred Trebicka, ka braktisur shfaqjen ende pa nisur mirė nė natėn e saj tė pestė, ka braktisur skenėn, qė ėshtė tempulli pėr njė aktor, ka braktisur spektatorin qė i ėshtė drejtuar kėtij tempulli, duke besuar tek magjia e tij artistike… Ka ikur duke lėnė gjithēka pas, me sa duket, pa u merakosur shumė jo thjesht pėr ata 100 spektatorė (megjithėse edhe kjo nuk ėshtė pak), por pėr vetė imazhin qė ka njė artist, qė ka njė teatėr qė unė nuk e quaj njė institucion, por njė tempull. Njė tempull nga mė tė shenjtėt!

    Dhe duke qenė se kėtu nė Shqipėri shumė vlera kanė bjerrė, shumė gjėra janė shembur dhe shkatėrruar, e quaj njė fat qė njė tempull si Teatri Kombėtar qėndron i lartėsuar, me gjithė problematikėn qė mbart ai nė vetvete dhe vetė koha, duke tėrhequr vazhdimisht "besimtarė" fanatikė ose jo tė artit skenik, njė prej tė cilėve ėshtė edhe shkruesi i kėtyre radhėve. E theksoj kėtė fakt, jo pėr tė thėnė se sa e pėlqej unė teatrin, se kjo nuk do pėrbėnte asnjė rėndėsi pėr lexuesin, por duke u nisur nga ajo ēfarė kam lexuar nga reagimi i aktorit Trebicka, sipas tė cilit, veprimin e tij tė braktisjes sė turpshme tė skenės do ta kuptojnė shumica e spektatorėve!

    Jo, njėmijė herė "Jo!" do t'i thosha aktorit Trebicka, kjo gjė nuk mund tė ndodhė! Nuk mund tė ndodhė, pra, qė spektatori, "besimtari i shenjtė" i tempullit tė teatrit, tė kuptojė apo ca mė keq, tė mirėkuptojė atė qė braktis tempullin nė kohėn e "liturgjisė artistike". Unė jam nga ata njerėz (tė mė falė lexuesi, qė pėrmend njė fakt personal) qė ndėr vite e vite me radhė nuk kam lėnė thuajse asnjė shfaqje pa ndjekur, tė vėnė nė skenėn mitike tė Teatrit Kombėtar. Tej kėnaqėsisė qė kam ndjerė bashkė me tė tjerėt, pėr realizimin artistik tė njė vepre, kam ndjerė edhe njė kėnaqėsi tjetėr tė brendshme, pėr kėnaqėsinė qė kanė ndjerė aktorėt kur salla ka qenė plot me spektatorė, sikundėr kam ndjerė trishtim edhe pėr sikletin dhe dhimbjen qė kanė pėrballuar aktoret, kur nė sallė nuk kanė qenė shumė spektatorė.

    Pra, unė si spektator jo vetėm qė nuk e kuptoj dhe, ca mė pak, nuk e mirėkuptoj veprimin e aktorit Trebicka, por e dėnoj, madje e pėrbuz, pikėrisht nė emėr tė dashurisė dhe respektit pėr tempullin e Teatrit, nė emėr tė dashurisė dhe respektit pėr aktorėt qė janė "shenjtorėt" e kėtij tempulli. Dhe mė befason justifikimi aspak dinjitoz, qė aktori Trebicka i bėn veprimit tė tij aspak qytetar, duke thėnė se braktisjen e skenės e paska bėrė pėr tė ruajtur dinjitetin dhe personalitetin e artistit. Madje, guxon edhe tė thotė se e paska bėrė njė gjė tė tillė nė mbrojtje tė dinjitetit dhe tė personalitetit tė njė komuniteti artistik, qė, sipas tij, nuk mund tė fyhet kollaj nga ca don kishotė!

    Qė tė jem i sinqertė dhe komod edhe me ndėrgjegjen time, duhet tė them se shfaqjen "Pesha e Paqes", vepėr e njė dramaturgu tė ri dhe tė talentuar, me njė fat tragjik nė rrugėtimin e tij tė jetės, ndėrprerė kur ishte vetėm 24-vjeē, e kam ndjekur dhe shijuar. Dhe pėr tė mos u ndalur nė vlerėsime tė shfaqjes kėtu, mė duhet tė them se e kam pėlqyer dhe vlerėsuar edhe interpretimin e aktorit Trebicka, i cili pėr fat tė keq, nė njė lloj metamorfoze tė ēuditshme qė pėson njeriu nė rrethana tė caktuara, me veprimin e tij aspak civil nga mesazhet humane qė pėrcolli pėrmes interpretimit tek "Pesha e Paqes", na pėrcolli tė gjithėve mesazhe negative pėrmes atij veprimi tė braktisjes sė skenės, qė sido qė tė kenė qenė rrethanat, nuk pranon asnjė lloj pėrligjje. Me veprimin e tij, aktori Trebicka ka pėrdhosur personalitetin e artistit, por jo tė asaj kategorie qė vetėquhen artistė apo qė reklamohen si tė tillė, qoftė edhe me diploma, por tė artistit tė vėrtetė qė "diplomėn" ua jep skena dhe spektatori.

    Kam dashur tė shkruaj pėr kėtė gjė, qysh kur me dėshpėrim mėsova pėr ngjarjen. Por i thashė vetes, se mė mirė do ishte qė tė dėgjoja diēka mė tė plotė nga vetė protagonisti i "shfaqjes" sė pas-shfaqjes, se si ai e pėrligjte veprimin e tij. Do tė ndjeja njė ngazėllim tė natyrshėm njerėzor nėse aktori, nė ditėt e pas-ngjarjes, do t'u kishte kėrkuar ndjesė publike jo vetėm atyre 100 njerėzve qė ishin atė natė nė sallė, por tė gjithė njerėzve qė kanė shkelur dhe nuk kanė shkelur nė Teatrin Kombėtar, tė gjithė komunitetit artistik, pėr tė cilin Trebicka thotė se me veprimin e tij, paska mbrojtur dinjitetin dhe personalitetin! Do tė ishte njė reagim qė tregon pėr pėrsosjen qė ndodh brenda njeriut. Kam parasysh kėtu njė thėnie tė mrekullueshme tė shkrimtarit tė madh grek, Nikos Kazanxaqis, sipas sė cilės, "Njerėzit qėndrojnė mė lart se engjėjt, sepse njerėzit pėrsosen, kurse engjėjt jo!"…

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938
    ka bere shume mire
    sa per artin ate e krijojne te pasurit, ne fund te fundit ata e paguajne.
    si do te ndiheni ju po mos t' ju paguajne ????
    "artiste" jemi te gjithe dhe kemi lexuar shume libra por njeriu nuk ushqehet me theniet e njerit apo tjetrit shkrimtar, apo me nostalgjite tuaja.
    dhe me qesharakja eshte qe ta detyroni te kerkoje falje ??????!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Kush eshte Alfred Trebicka?

    Kush deshiron vertet ta njohi, mjaft t'ia beje kete pyetje vete Trebickes dhe Ai do te jete absolutisht i gatshem per ēdo shpjegim, sqarim etj etj.
    Sepse i tille eshte Ai.
    Ju flet nje ish studentja e tij, e cila i eshte mirenjohese pafundesisht per ē'ka ky pedagog model i ka mesuar.

    Une dhe shume te tjere si une, qe ēmendurisht e deshem skenen, qe shume nete e kemi gdhire mbi te bashke me profesoret tane,ne nje moment te caktuar kur realiteti ulerinte "dhimbje" "farferi" , e dini se ē'beme? IA MBATHEM....
    E kam te veshtire t'a pranoj dhe pronunēoj kete fakt,por kja eshte e verteta.
    Kjo eshte tradheti.
    Kurse Trebicka,ky aktor dhe rregjisor i lindur qe vete Hollivudi do ta kishte zili, deshmitar i qindra ikjeve tona, qendroi atje ne shtratin e thare te artit shqiptar "duke hedhur kova djerse dhe mundi" per permbushjen e tij.
    PO prisni more njerez se Trebicka nuk rron me fryme te shenjteruar; Ka nje familje per te mbajtur per te mos llogaritur gjerat e tjera minimale qe per nje artist shqiptar ende konsiderohen luks.
    Po Llazi Serbo nuk e di se ēdo te thote familje, ē'do te thote grua, ē'do te thote femije. Kendveshtrimi i tij miop vetkenaqet neper veshje firmato duke injoruar pacipmerisht aktorin qe pas shfaqjes i duhet te beje konton me realitetin.
    Ndoshta une nuk jam askush per t'u keshilluar, por m'a degjoni dhe mua nje fjale:
    Falenderojeni Trebicken per te vetmin fakt: " Qe vazhdon te kuroje teatrin shqiptar". Perndryshe, pa ate dhe pa ata artiste besnike te skenes shqipatre, vendi yne s'do te kishte me pashaporte.
    Ju uroj ēdo te mire!
    Duam te te dua!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e patoku
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    NE NJE QYTET GRI..QE NUK DO TE JETE KURRE I IMI..E UNE KURRE E TIJA
    Postime
    15
    Pergezime per temen...do shkruaja shume shume gjate por irritohem vetem kur e sjell ne mend...
    Po kufizohem te them vetem qe...jo me larg se pak muaj me pare...kolegu(ai nuk meriton as ti japesh kete status)i zoterise ne fjale...i nderuari...i ndrituri Aleko Prodani(ndjeste paste)...DHA JETEN NE SKENE...DHA...JETEN...NE...SKENE...

  10. #10
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    E dha mor patok e dha por sepse s kishte leke per te ushqyer familjen prandaj. Pse pak here ndodh ketu ne shqiperi ??? Megjithese i semure, apo ne moshe pensioni, apo me probleme te caktuara fizike ose mendore, njerezit vazhdojne te punojne sepse s kane c te bejne, duhet te hane.
    Kshu qe mos e hyjnizo kot se koti Alekon (rahmet paste) apo dike tjeter, sepse gjerat jane shume me banale se sa kaq sa thua ti. Sikur pati leke Alekoja dhe vajti te rrezikoje jeten neper teatro...aman mor djale.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e patoku
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    NE NJE QYTET GRI..QE NUK DO TE JETE KURRE I IMI..E UNE KURRE E TIJA
    Postime
    15
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini
    E dha mor patok e dha por sepse s kishte leke per te ushqyer familjen prandaj. Pse pak here ndodh ketu ne shqiperi ??? Megjithese i semure, apo ne moshe pensioni, apo me probleme te caktuara fizike ose mendore, njerezit vazhdojne te punojne sepse s kane c te bejne, duhet te hane.
    Kshu qe mos e hyjnizo kot se koti Alekon (rahmet paste) apo dike tjeter, sepse gjerat jane shume me banale se sa kaq sa thua ti. Sikur pati leke Alekoja dhe vajti te rrezikoje jeten neper teatro...aman mor djale.
    Jam vajze Pratolin...mos mendo qe nuk i di te gjitha keto...jam totalisht dakort me ty....por arti pervec zemres ka edhe etik...eshte i eger....i pameshirshem ai qe vendos te futet ne kete bote e di se me cfare do ndeshet per me teper ne Shqiperine tone te dashur ku ekonomia eshte...dmth nuk eshte...
    Nuk po hyjnizoj por Alfred Trebicka...nese eshte kaq i ezauruar mund ti futet politikes...gazetarise...sportit por larg artit...une jam e dashuruar patologjike pas teatrit...pretendoj se po e studioj gjithsesi...per mua eshte krim te lesh shfaqjen pergjysem....sepse regjizori nuk te ka paguar...CFARE?????!!!!!!
    Ne nje interviste post"kesaj palo ndodhie"Trebicka tha"Publiku eshte me mua"
    Cili publik eshte me ty zoteri...ai publik i etur per pak shfaqje...ai u publik qe pret te perhumbet ne boten qe ti i gjithpushtetshmi i skenes do ti mundesosh...
    Trebicka ne skene mendon per veten????Mendon per ate qe nuk eshte roli i tij....publikut nuk i intereson nese ai pas skene krruan koken apo i merre ere sqetullave jo....Mund ta kishte kursyer kete...ta bente para...pas...por gjate....eshte e pafalshme....

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Perse silleni si shenjtore ,ku e dini ju shpirtin e artistit,kur ne nje cfaqje i qellon te luaje njeriun e pasur ,kurse ai vete ndoshta nuk ka paguar faturat e keshit?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e patoku
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    NE NJE QYTET GRI..QE NUK DO TE JETE KURRE I IMI..E UNE KURRE E TIJA
    Postime
    15
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg
    Perse silleni si shenjtore ,ku e dini ju shpirtin e artistit,kur ne nje cfaqje i qellon te luaje njeriun e pasur ,kurse ai vete ndoshta nuk ka paguar faturat e keshit?
    Perkundrazi...askush nuk po sillet si shenjtor..shenjtore do isha nese do gjeja qofte edhe nje element per ta justifikuar...ketu mungon dukshem shpirti artistik...mund ta bente ne fund te shfaqjes mos te merrte mundim(se per te ishte mundim)te ngjitej ne skene...mund te trokiste gazete me gazete ta bente qepaze regjizorin....dhe jam e sigurt qe imazhi i tij do vleresoj edhe me....ky eshte shpirti artistik...kur je ne skene...je nje rol qe ndoshta ne jete nuk jesh kurre..nuk je ti...nese nuk ndjen atehere respekto publikun te lutem...ndjek cdo veprim tendin...cdo zanore qe nxjerr si personazh...por nese publikut ne mes te shfaqjes i flet si Alfredi.....qe ke dite pangrene apo ku di une se cfare....Cfare???Kush je ti????E po ne kete pike te fillojme te pyesim edhe publikun si e mendon apo me leket e kujt e ka paguar biletet...degjenerojme ne nje talk show...qe publiku me pas do te kerkoj rimbursimin e biletes sepse shaqja nuk ishte ajo per te cilen ka paguar...
    Ju mos u fshihni pas gishtit duke permendur familjen edhe faturat e keshit...
    Teatri eshte i shenjte...e bejne personazhet..e pra Trebicka cshenjteroj teatrin

  14. #14
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Se pari kerkoj falje qe te mashkullizova (me duket se shpika nje neologjizem :D ) por sinqerisht nuk e kisha vene re.

    Une vazhdoj te mbetem i idese qe veprimi i Trebickes ishte goxha i menduar dhe madje shume i gjetur. Ne situata dramatike, duhen reagime dramatike.
    Populli shqiptar eshte shume pasiv per t ju kundervene injorances dhe padrejtesise. Per artin aq me pak, nese mendon qe as per te drejta me jetike si drita apo uje nuk e ngrene zerin.
    Pikerisht per kete, e justifikoj veprimin e Trebickes, duke i treguar ne menyre alla-shqiptarce te gjithe artdashesve, se eshte me mire te mos shikosh nje shfaqje sot dhe te ngresh zerin, se sa te shikosh kete shfaqje me rrezikun per te mos pare me asgje me pas, sepse do jete shume vone per te reaguar.
    Gjithashtu (e kam shprehur dhe ne nje postim te meparshem), ritheksoj se une kam qene vete prezent ne premieren e kesaj drame, dhe zoti Trebicka eshte treguar nje artist i vertete gjate lojes teatrale, ku ka merituar duartrokitje si rralle me pare. Nuk ju duket mjaftueshem veprim prej nje artisti qe te luash 4 here me rradhe dramen, duke e ditur qe nuk po merr asnje leke ???? Me teper se kaq veshtire se mund te bente !

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Eshte nje nga llojet e shfaqjes se revoltes te artistit. Te pamesuar me kete lloj revolte ne kohen para 1990-s, na duket cudi dhe antikulture shfaqja e saj ne forma dhe menyra te tilla te befasishme. Artisti ka skene jo vetem ate siperfaqe vendi ku interpreton ne theater, por gjithe hapesiren e vendit ku jeton. Nese Trebicka iku nje cast nga kjo siperfaqe e vogel, mos harroni ikjen nga hapesira shqiptare, te sa e sa artisteve te shquar. Spektatori-popull diti dhe di te kuptoje kete ikje artisti, jo nga zemra dhe simpatia e tij, por nga ajo padrejtesi e kohes qe s'i vleresoi kurre meritat dhe talentin e tyre te madh.
    -------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ.(nga mua)

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e patoku
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    NE NJE QYTET GRI..QE NUK DO TE JETE KURRE I IMI..E UNE KURRE E TIJA
    Postime
    15
    Mos mendoni qe jetoj ne boten e kritikes se artit e me duhet medoemos te gjykoj ne kete menyre...mos mendoni qe njerezisht nuk e perkrah ate per padrejtesine qe i ishte bere...te jemi realist publiku nuk do mund ti jete ne ndihme per asgje e do vetem ti shfrytezoj imazhin prej aktori per fluturimet e veta...nuk i interesojne problemet intime te tij...sepse kjo nuk eshte revolte ndaj sistemit eshte mese personale ne raportin regjizor-aktor...per mua ketu mungon edhe scoopi me i rendomte...Po...ai rrezikoj imazhin...guxoj te shembte"murin e katert"... cfare fitoj???Regjizori e pagoi dhe....muajin tjeter zevendeson aktor...
    Publiku ka 1001 fatura per te paguar per vete...Nuk dua absolutisht te diskutoj mbi dhuntit artistike te Alfred Trebickes....ai vete ka zgjedhur(me ate cfare beri)mos te diskutojme per kete...

  17. #17
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini
    Me duket se ke shkuar shume larg mor djale me keto konkluzione te nxituara.
    Per fat te mire une e kam pare kete shfaqje rreth 4-5 dite perpara se te ndodhte historia per te cilen flet. Zoti Trebicka ka pasur nje performance te jashtezakonshme dhe eshte duartrokitur si asnjehere me pare.
    Po a di ti mor djale qe edhe familjaret e shkrimtarit te kesaj drame nuk kane perfituar asnje kokerr leku nga ky sharlatan Llazi Serbo ???
    Po a di ti mor djale c do te thote te japesh shpirtin per nje jave e kusur per nje shfaqje duke e ditur vazhdimisht se ke presione per tu paguar ???

    Veprimin e Zotit Trebicka nuk kam deshire ta justifikoj por perpara se te nxjerresh konkluzione definitive perpiqu te jesh pak me gjakftohte dhe racional ! Respekte
    Me pelqeu kjo pergjigje..

    Ja pra pse largohen aktoret dhe gjith intelektualet e tjere nga Shqiperia.. Per arsye se ata asnjehere nuk paguhen ashtu si duhet, asnjehere nuk u jepet merita e duhur..

    Nga ana tjeter ai ka bere gabim qe e ka nderprere shfaqjen, po ku i dihet se cfare problemi ka patur dhe ku i dihet se para se te dilte ne ate skene nuk ka patur ndonje debat te fuqishem me "bosin" i cili mund ta kete irrituar aq shum sa ka thene me ne fund ne djall me gjith teater..

    Nuk eshte mire te gjykojme kaq shum kur nuk i dime shum faktoret qe e bene ate te nderpriste teatrin. Ai asnjehere nuk ka bere gje te shemtuar deri me sot, madje eshte nje nga aktoret me "Nobel" qe ka Shqiperia..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ketu flasim per te verteta brenda sistemit,z. patoku, qe as ti, as une, s'mund t'ju devijojme me teorizime dhe analiza standarte. S'ka nevoje aspak te jesh ne boten e kritikes se artit, per problemin ne fjale. Gjithashtu gabon kur thua qe publiku nuk do mund t'i jete ne ndihme per asgje, .....nuk i interesojne problemet intime te tij, etj, mendime jo realiste si keto. Pse? Sepse artisti e ndjek popullin me mbresat e rolit qe interpreton, edhe pas shfaqjes, sikurse dhe populli e ndjek ate te pandare si artist e njeri bashke. Te pakten une kete lloj raporti kam patur dhe kam me artistin shqiptar. Mos harro, qe ingranazhe te sistemit i lane ne pike te hallit artistet. Dikur shperbleheshin vetem me dekorime e tituj dhe me nje rroge qesharake, me pas qesharakesia vleresuese ju dha pensionin apo pagesen me ofenduese. Mos keqkupto e ngatero revolten ndaj nje ingranazhi te sistemit, me ate kunder sistemit. Nuk roiti artisti, por punoi keq ky ingranazh, sado i vogel e dytesor qofte. Po e le me kaq se loja e kungulleshkave mund te na lere pa gjume. Megjithate respektoj sinqerisht mendimin tend qe i jep levizje debatit te kulturuar.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    shum mir ja ka ber, nuk punon njeri pa u paguar. ky esht faji i rregjizorit qe nuk i zgjidhi keto probleme para se te fillonte shfaqen jo i aktorve

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-03-2007
    Postime
    128
    Citim Postuar mė parė nga Elian70
    ka bere shume mire
    sa per artin ate e krijojne te pasurit, ne fund te fundit ata e paguajne.
    si do te ndiheni ju po mos t' ju paguajne ????
    "artiste" jemi te gjithe dhe kemi lexuar shume libra por njeriu nuk ushqehet me theniet e njerit apo tjetrit shkrimtar, apo me nostalgjite tuaja.
    dhe me qesharakja eshte qe ta detyroni te kerkoje falje ??????!!!!!!
    Dhe une ashtu them.
    Pastaj, ndoshta e ka lene shfaqen se duhet te shkonte te kerkonte pune diku tjeter. Aq te nevojshme e ka pas. Jane para dhe sic e dime dhe ne Shqiperi nuk mund te besh me pa to qofte dhe nje minute.
    Une them se regjizori apo kush nuk e ka paguar, ka luajtur me dinjitetin a artistit. Fyrese dhe ofenduese.
    Ta shikojme tani nqs do rri njeri pa u pagu apo jo.
    Nuk ka pas kontrate ai xhanem?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Alfred Uēi tregon
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Alfred Moisiu: Kujtimet e familjes sime
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-07-2009, 13:40
  3. Gazeta Shqiptare veteinskenon "bllokim te gazetes" per te krijuar sensacion
    Nga Bledari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 13:45
  4. Kosta Trebicka lidhje biznesi me njeriun e KGB-sė
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 15:46
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •