Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50

Tema: Kadri Roshi

  1. #41
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    37
    Postime
    11,960
    Moisiu: Humbja e Kadri Rroshit eshte humbje per te gjithe shqiptaret kudo qe jane

    Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Alfred Moisiu, e konsideroi tė mėrkurėn humbjen e aktorit tė shquar Kadri Roshi , njė boshllėk tė madh nė kulturėn shqiptare qė do tė kėrkojė kohė tė plotėsohet, pavarėsisht se vepra e tij mbetet e pėrjetėshme.

    I pranishėm nė mesditė nė homazhet e zhvilluara nė Teatrin Kombėtar, presidenti Moisiu u shpreh pėr median se, Kadri Roshi, Nderi i Kombit, Mjeshtri i madh i skenės ėshtė njė humbje pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė.
    Nė librin e ngushėllimeve, Presidenti Moisiu shkroi, Kujtimit tė Nderit tė Kombit. Kadri Roshi ka lėnė boshllėk jo vetėm nė familje, por tek tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė. Njė boshllėk qė duhet kohė pėr tė plotėsuar. I paharrueshėm qoftė kujtimi i Juaj, e pavdekshme do tė jetė vepra Juaj.

    Nė homazhet e organizuara sot kanė marrė pjesė gjithashtu Kryeministri, Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, nėnkryetari i Partisė Demokratike, Bamir Topi, Kryetari Partisė Socialiste Edi Rama si dhe pėrfaqėsues tė tė gjithė spektrit politik shqiptar.

    Lajme.net
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #42
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    37
    Postime
    11,960
    Nderimet pėr mjeshtrin e skenės dje nė teatėr
    Kadri Roshi nė kujtimet e artistėve

    ANILA MEMA

    Edhe "koha" qau dje pėr tė madhin mjeshtėr tė skenės shqiptare, Kadri Roshi, i cili u nda nga jeta mėngjesin e sė martės. Paraditja nisi e zymtė, sikurse dhe vetė humbja e "Artistit tė Popullit".

    Homazhet nisėn pak para orės 12:00 nė ambientet e Teatrit Kombėtar, diku afėr skenės, asaj skene qė mjeshtri e preku me mijėra herė. Njė vesė e lehtė shiu e shoqėruar nga muzika funebre nė sfond tė bėnte mė tė trishtė, teksa pėrballė trupi i pajetė mbulohej nga kurora lulesh. Po aq trishtueshėm kalonin minutat nė atė homazh nderimi kushtuar ikonės shqiptare. Jo vetėm artistėt, miqtė e tij mė tė mirė, por edhe politikanėt, studentėt dhe ata qė ndoshta sė largu e njohėn, pėrmes skenės, nuk munguan tė pėrkulen para trupit tė tij, nė shenjė mirėnjohje, nė shenjė respekti pėr madhėshtinė. "Vdekja e aktorit tė madh Kadri Roshi, ėshtė po aq humbje e madhe pėr Shqipėrinė", u shpreh aktori i mirėnjohur, Sulejman Pitarka, i cili edhe pse jo nė gjende tė mirė shėndetėsore nuk mungoi nė homazhet e mikut tė tij. "Njė njeri qė nuk i vjen mė njė vendi tė tillė", u shpreh Pitarka. "Ka qenė dhe do tė mbetet njė aktor i pazėvendėsueshėm", tha pėr median me lot ndėr sy, aktorja e njohur Violeta Manushi, e cila kujton interpretimin e saj tė parė me mjeshtrin Kadri Roshi, nė filmin e parė shqiptar "Tana", realizuar me skenar tė Fatmir Gjatės. Por njeriun tė pėrjetshėm e bėjnė vetėm veprat e tij. Dramaturgu Ruzhdi Pulaha, duke vlerėsuar interpretimin artistik tė mjeshtrit shton, se patriarku i madh Kadri Roshi ėshtė ndarė nga ne vetėm fizikisht "Shpirtin ai e ka lėnė nė veprėn e tij".

    Heshtje dhe lot. Hyrje-dalje pafund. Dje mjeshtri i vuri tė gjithė rresht, pavarėsisht moshave, profesioneve, hierarkisė. Tė gjithė dje ishin njėsoj, nė kalimin pėrpara trupit tė pajetė, pėr respekt tė kujtimeve. Dy orė ishin shumė pak, pėr tė nderuar njė mjeshtėr tė madh, "pėr tė nderuar njė brilant tė gjerdanit tė brezit tė tij", do tė shtonte aktori i njohur Robert Ndrenika. Ndėrsa Drita Pelingu, aktorja e njohur e skenės shqiptare do tė shprehej se "Kadri Roshi ėshtė korifeu i skenės shqiptare, themelues i shkollės dramatike nė vitin 1945 dhe i Teatrit Kombėtar". Marika Kallamata, njė tjetėr aktore e kėtij brezi, e quajti atė aktor tė mendimit dhe kalibrit tė madh. "Sytė e Kadri Roshit flisnin dhe kur nuk kishte tekst", theksoi ajo, me tė cilin ka interpretuar nė mjaft filma. Nuk munguan nė homazhet kushtuar ikonės sė skenės edhe ata, studentėt mė tė rinj, qė sapo kanė hedhur hapat e parė nė Akademinė e Arteve, akademinė qė nis me Kadri Roshin. Aktorė tė brezit tė tretė si Drita Pelingu, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Violeta Manushi, Esma Agolli, por edhe tė brezit mė tė ri, si Yllka Mujo, Mirush Kabashi, Rajmonda Bulku, Timo Flloko, Petrit Malaj, Kiēo Londo, Altin Basha, Kujtim Ēashku, Kastriot Ēaushi, e njerėz tė njohur tė artit dhe tė kulturės, i dhanė lamtumirėn e fundit njeriut, i cili u dallua gjatė gjithė jetės pėr pasionin, pėrkushtimin dhe dashurinė pėr njeriun. Kanė nderuar kujtimin e tij edhe kreu i shtetit, Alfred Moisiu, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, ministri i Kulturės, Bujar Leskaj, kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, e personalitete tė tjera tė politikės shqiptare. Diēka pas orės dy tė mesditės, kortezhi u nis drejt varrezave tė Sharrės, ku mjeshtri do tė prehet pėrgjithnjė.

    Robert Ndrenika, aktor

    "Kadri Roshi ėshtė njė nga aktorėt mė tė shquar tė brezit tė tij, ėshtė nga mė tė mirėt do tė thosha. Ai brez artistėsh ka qenė i shquar, ka qenė si njė gjerdan me brilantė, ku njė nga kėta brilantė ishte dhe Kadri Roshi. Pėrveēse njeri i pėrkushtuar pėr punėn, ka qenė dhe i disiplinuar".

    Kujtim Ēashku, regjisor

    "Unė kam pasur fatin qė tė jem student i tij nė Akademinė e Arteve, na jepte Fjalėn Artistike atėherė dhe unė gjithmonė mbeta nxėnės i tij. Edhe nė filmin e fundit qė realizuam sė bashku "Kolonel Bunker", pėrveē disa filmave tė tjerė gjithmonė kam pasur ndjesinė qė nga ēdo sekondė xhirime qė bėja me tė, pėrfitoja diēka tė re".

    Yllka Mujo, aktore

    "Nė gjithė kėto vite, publiku pati rastin tė njihte Kadri Roshin artist, tė njihte vlerat e tij tė padiskutueshme, vlerat e jashtėzakonshme nė art, ndėrsa ne kolegėt e tij patėm mundėsi tė njihnim karakterin e tij si njeri. I mbushur plot dashuri, pasion dhe pėrkushtim pėr jetėn".

    Mirush Kabashi, aktor

    "Ėshtė shumė e pakėt fjala pėr tė shprehur madhėshtinė e vlerėn e jashtėzakonshme qė ka ky emėr i madh nė kulturėn shqiptare. Nė artin skenik shqiptar ai ėshtė simbol, ėshtė ai qė vuri themelet mbi bazėn e jo vetėm tė njė talenti tė jashtėzakonshėm, por tė njė atdhedashurie tė madhe".

    Mevlan Shanaj, regjisor

    "Humbja e tij ėshtė humbje e njeriut qė do tė pėrbėjė nė histori njė tė vėrtetė artistike, por edhe nė folklor. Brezat qė do tė vijnė nuk kanė se si ta shikojnė historinė ndryshe pa njeriun mė tė madh tė skenės dhe ekranit qė ka nxjerrė Shqipėria, ndaj dhe ka njė vulė; "I papėrsėritshmi Kadri Roshi".


    Regjisori tregon kujtimet artistike
    Viktor Gjika: Xhirimet qė bėra me artistin e madh, Roshin


    Mė shumė se kushdo, regjisori Viktor Gjika ka pasur njė bashkėpunim tė frytshėm dhe tė gjatė me mjeshtrin e skenės Kadri Roshi. Dje, gjatė homazheve tė aktorit, nuk kish se si tė mungonte. Humbja e tij, sigurisht sillte dėshpėrim pėr tė gjithė. "Ishte aktor i madh, i lindur pėr tė qenė tillė dhe ashtu u bė. Sigurisht e meritoi kėtė titull qė ia dhanė tė gjithė njerėzit. Sot ėshtė njė ditė dėshpėrimi, siē e shikoni dhe shiu nuk po na ndahet, ėshtė njė figurė qė do tė kujtohet gjithmonė dhe nuk do tė harrohet kurrė", shprehet Gjika, teksa fillon tė rrėfejė filmat e realizuar me tė. "Kam punuar me Kadriun nė katėr filma qė nga "I teti nė bronz", "Gjeneral gramafoni", "Njeriu me top" dhe "Pėrballimi". Sa herė del fytyra e tij, sa herė thotė batutat e famshme, gjithmonė krijon te publiku njė mirėkuptim, njė bashkim. Ishte njė njeri shembull jo vetėm nė aftėsitė dhe zotėsitė e tij, por nga disiplina e punės, njeri qė gjithmonė do tė ndodhej i pari nė sheshin e xhirimit. Unė ua sillja gjithmonė shembuj aktorėve tė rij qė gjenin gjithnjė kohė tė vonoheshin", thotė regjisori. Kujton xhirimet e filmit "Gjeneral gramafoni" . "Do xhironim nė mbrėmje, por pashė qė Kadriu po vonohej. Tė gjithė ishin alarmuar dhe thashė rrini i qetė se do tė vijė. Shikoni se mos ka shkuar pėr tė peshkuar se ishte hobi i tij. Nė fund kur ishte momenti qė nuk mbante mė, Kadriu jo vetėm erdhi po ishte edhe i grimuar. Gati pėr xhirim. Pėr Kadriun mund tė flitet pafund siē flitet pėr njerėzit e mėdhenj dhe njerėzit e shquar tė njė kombi. Kujtoni plakun "Mere", ėshtė biblike' vetėm Kadriu mund tė gjente pėr atė rol ato nuanca", shton mė tej Gjika.

    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #43
    Nje pjese e vogel nga Dhelpra dhe rrushte [Ezopi]!



  4. #44
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,883
    Mitet nderohen, fjalet e tjera jane fukarallek.


    Dito.

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,184
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Kadri Roshi

    INTERVISTA/ Flet aktori i Teatrit tė Kukullave djali i Kadri Roshit, Kliti Roshi

    -Pėr rolin e Arturo UI, Kadriu la duhanin dhe peshkimin

    -Dita mė e bukur pėr Kadriun kur i vuri emrin e babait tė vet, djalit tim

    -Fjalėt e fundit tė Kadri Roshit: “Iki i ngopur nga kjo jetė dhe puno pėr tė realizuar dėshirat e mia pėr ty”

    -Kadriu ishte i rreptė, por i drejtė

    -Kadriu mė ka qėlluar dy herė me pėllėmbė vetėm pėr mėsimet

    -Kėshilla e tij nė Akademinė e Arteve “Mendjemadhėsia tė shkatėrron”

    -Nė kėtė 90-vjetor e ndjeva mė shumė se kurrė mungesėn e babait

    -Shtatė vjet larg nesh mė duken si 70 vjet

    -Tre pengjet e Kadri Roshit, qė i “vodhėn” Arturo Ui, nuk luajti Ali Pashėn dhe unė isha pa punė



    Nga Albert ZHOLI

    Kliti ka disa vite qė ėshtė aktor i Teatrit tė Kukullave. Njė ėndėrr e tij qė ka lidhje me profesionin e aktorit qė ai e ka aq pėr zemėr. Ky pozicion ndodhi pikėrisht pasi vdiq babai i tij, aktori i madh Kadri Roshi, i cili e kishte peng qė ta shihte Klitin, djalin e vetėm tė stabilizuar. Klitin e kam njohur qysh kur isha gazetar nė Athinė. Ai kurrė nuk thoshte “jam djali i Kadri Roshit”, por mundohej qė tė zinte njė pozicion nė jetė me punėn dhe vullnetin e tij. Brengė e tij sot janė pengjet qė Kadri Roshi i mori me vete, por realizimi i njė prej pengjeve tė Kadriut, pozicionimi i tij nė punė, qė ai e kishte brengė primare. Kliti thotė se, Kadriu ishte i rreptė, por i drejtė. Mė ka qėlluar dy herė nė jetė vetėm pėr mėsimet. Mėsimi ishte primar nė jetėn e tij.

    Kur ndjehesh mė mirė kur tė thonė djali i Kadri Roshit, apo ju thėrrisnin nė emėr?

    Nė fillim nuk mė vinte mirė, kur mė thėrrisnin djali i Kadri Roshit, pasi unė doja tė kisha identitetin tim. Edhe unė po punoja pėr emrin tim. Por sot ndihem mirė kur pėrmendet emri i tij.

    Nė kėtė 90-vjetor tė lindjes e ndjen mungesėn e tij?

    Sigurisht shumė. Mė mungojnė kėshillat e tij, ndihma e tij, fjala e tij, ashpėrsia e tij, korrektesa e tij, shoqėria e tij. Pra me dy fjalė e ndjej mungesėn e tij nė ēdo hap, por edhe ndjej praninė e tij nė ēdo hap. Ai pėr mua ėshtė njė aktor nė radhė tė parė. Viti 2007 do tė mbahet mend si viti i zisė pėr aktrimin shqiptar, sepse ikėn njė numėr i madh gjigantėsh tė skenės. Iku Kadri Roshi, iku Sulejman Pitarka, iku Violeta Manushi dhe pastaj Serafin Fanko, Roland Trebicka, Drita Pelingu... Cili ėshtė ai fėmijė qė nuk e do prezencėn e prindit. Babai im iku nė moshėn 83 -vjeēare. Pėr mua iku para kohe, se ai kishte ėndrra. Dhe kush ka ėndrra jeton shumė…

    Ne kemi diskutuar pėr tri pengjet e Kadriut, pra ato s’ju shuan kurrė?

    Njėra po, ju realizua... Pėr tė ato pengje ishin pengje jo tė lehta. Konkretisht im atė, siē e ka deklaruar me gojėn e tij, ka ikur i ngopur shpirtėrisht. Pengjet e rėnda ishte qė i “vodhėn” pėr smirė apo egoizėm profesional rolin e tij nė dramėn Arturo Ui. Ky ėshtė dhe mbetet kryeroli i Kadri Roshit. Pra ai rol nė televizion nuk u filmua duke e luajtur Kadri Roshi. Pėr kėtė rol tė madh ai vėrtet ka investuar shumė. Spektatori dhe aktorėt e kanė tė qartė pse u bė kjo lojė. Arturo Ui ishte prerė dhe ishte qepur pėr Kadri Roshin. Xhivola ishte prerė dhe ishte qepur pėr Prokop Mimėn, Xhiri ishte prerė dhe qepur pėr Ndrek Lucėn, etj.. Tė sakrifikosh, tė punosh me shpirt pėr kėtė rol dhe nė fund atė qė e quan kryerol tė mos filmohet, ėshtė njė brengė e madhe…Brengė qė e shprehte sa herė binte fjala. Ky mos filmim ėshtė dhe humbje pėr teatrin dhe kulturėn shqiptare, pasi ai qe kryeroli i tij qė askush sot nuk mund ta shoh. Sė dyti ėshtė se ai nuk mundi tė luante Ali Pashė Tepelenėn, njė figurė e madhe pėr tė, me tė mirat dhe tė kėqijat e tij. Pėr Ali Pashėn, Kadriu lexonte ēfarė tė gjente dhe e kishte tė zbėrthyer figurėn e tij brenda vetes. Brenga e tretė qė nuk po shihte qė unė tė isha i sistemuar nė punė. Deri sa ai mbylli sytė, unė isha i pa sistemuar nė punė. Sot kjo ėndėrr e tij ėshtė e realizuar, ndėrsa dy pengjet e tjera janė brenga qė do e shoqėrojnė nė pėrjetėsi.

    Ēfarė ka sakrifikuar pėr rolin Arturo Ui, Kadriu dhe ēfarė mendonte pėr rolin e mundshėm tė Ali Pashės?

    Eh, kur ka luajtur atė rol, ai la shumė gjėra qė as i mendonte kurrė. Nė pėrditshmėrinė e tij, sa ēohej Kadriu do tė vinte nė gojė cigaren, patjetėr, ose nė cepin e buzės. Kjo njė jetė tė tėrė, sė dyti njėherė nė javė patjetėr do tė shkonte pėr peshk, jo se donte tė hante patjetėr, por e kishte antistres, e kishte mėnyrė tė shplodhuri. Pra pėr aq muaj sa luante, apo mėsonte tekstin e Arturo Ui, ai as vuri cigare nė buzė nė mėngjes, as shkoi pėr peshk. Pra i la tė dyja edhe peshkun edhe cigaren. Peshkimi ishte pėr tė anė shpirtėrore, psikologjike qė i shtonte energjitė. Kadriu i la kėto dy “dashnore” pėr tė dhėnė atė rol qė nuk mund tė pėrsėritet. Ai ka dashur tė lartėsohen vlerat reale kombėtare dhe pėr ‘tė Ali Pashė Tepelena ishte njė vlerė shumė e madhe. Pėr atė figurė ai fliste gjithmonė. Kishte lexuar dhe stėrlexuar shumė vepra qė flisnin pėr tė. Ai donte qė dikush tė bėnte njė skenar pėr tė. Kadriut i qante zemra pėr atė rol apo figurė…Dhe brenga e tretė, qė mė vjen shumė keq, sepse mė duket se fajtor jam unė (qė nė fakt nuk ishte pėr fajin tim) pasi ai nuk arriti tė mė shikonte tė sistemuar nė punė siē jam tani.

    Si e kujtoni ditėn e largimit nga jeta tė tij?

    Atė ditė kam qenė bashkė me motrėn dhe arriti tė thotė: “Iki i ngopur nga kjo jetė dhe puno pėr tė realizuar dėshirat e mia pėr ty”. Ai nuk iku i ngopur ekonomikisht, por shpirtėrisht, pasi ai ishte njė fėmijė i vuajtur dhe me sakrifica pėr tė mos thėnė me gjak, arriti tė bėhej ai qė njihet sot. Arriti tė merrte ato tė gjithė dėshirojnė t’i marrin nė jetė. Ai mbetet aktori i parė qė mori titullin “Nder i Kombit”, pėr sė gjalli.

    Tė ka qėlluar me pėllėmbė Kadriu?

    Po mė ka qėlluar. Me sa mbaj mend dy herė kur nuk shkoja mirė me mėsime. Ai donte qė unė tė bėhesha mė i mirė se ai, tė ecja vetė nė jetė. Mėsimet, mėsimet, mėsimet, kėto ishin kėshillat e tij sa herė mė shikonte. Tė jesh i drejtė dhe i paepur nė jetė, kėto mė thoshte. Ai kishte ēarė vetė. Nuk ėshtė e lehtė njė njeri jetim me katėr klasė fillore, tė bėhej ai qė u bė. Ai donte tė bėnte shkollė dhe nuk mundte dhe jo tė mos mėsoja unė qė i kisha tė gjitha kushtet. Kur mė qėllonte, ulja turinjtė, por mė vonė mendoja se kishte tė drejtė. Sot them se vetėm njė njeri i drejtė ėshtė i rreptė dhe njė njeri i rreptė ėshtė i drejtė.

    Kur ishin ditėt mė tė bukura tė jetės sė Kadriut?

    Kur motra ime lindi djalė, pra ai u bė gjysh. Pra u bė me nip. Gjaku i gjakut, mjalti i mjaltit. Por gėzimi mė i madh (jo se ishte djali im), ishte kur unė u bėra me djalė. Jo se kishte ndryshime midis djalit tim dhe djalit tė motrės, jo sepse djali im ishte apo s’ishte mė i bukur, por sepse ai djalit tim i vuri emrin e babait tė vet Maks. Gjyshi im (babai i Kadri Roshit) e kishte emrin Maksut dhe ai shkurt ja vuri Maks, pra ngjalli emrin e babait. Kjo ishte arsyeja, pasi ai kurė nuk bėri dallime midis djalit tim dhe djalit tė motrės. Kur i fliste Maks, Kadriu kujtonte babanė e tij. Dhe e dyta qė u gėzua shumė nė kėtė rast, ishte se tė dy fėmijėt ju bėnė me fėmijė, pra me trashėgimtarė.

    Kėshilla mė e mirė qė tė ka dhėnė Kadri Roshi…

    Njė kėshillė shumė interesante, qė unė e mbaj ndėrmend sot e kėsaj dite. Ishte 1 shtator 1984, ora 7 e gjysmė e mėngjesit. Ishte dita e parė e qė shkoja nė Institutin e Arteve. Ai mė kapi tek supi tek dera dhe mė tha: “Ke luajtur, ke bėrė ēapkėnllėqe, ke bėrė zullume, prapėsi, gjėra tė menēura dhe tė zgjuara, por kėtej e tutje aty qė do shkosh, asnjėherė nuk do thuash kėtė e di. Tė gjitha mėsimet do t’i dėgjosh si pėr herė tė parė. Pra, mos u bėj mendjemadh, se ajo tė shkatėrron. Dhe sė dyti, mos e pėrdor kurrė emrin tim. Puno, puno, djersitu, kėrko!... Edhe sot kėto kėshilla i ruaj si margaritar, si udhėrrėfyes tė jetės time.

    Tashmė nė Teatrin Kombėtar tė Kukullave ka ardhur drejtuese e re, por fryma qė ajo sjell si ėshtė?

    Ėshtė hera e parė qė nė krye tė kėtij Institucioni vjen njė profesioniste, njė aktore e karrierės qė e njeh mirė profesionin. Ajo ėshtė zgjedhja mė e saktė qė i ėshtė bėrė Teatrit Kombėtar tė Kukullave. Unė ndjej pėrgjegjėsinė time, pėr tė rritur nivelin profesional nė bazė tė kėrkesave tė reja qė kėrkon koha. Monika Lubonja ėshtė aktore dhe drejtuese qė ka sjellė frymė tė re.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Kadri Roshi



    “BUTRINTI I GJALLE” – Kushtuar Artistit tė Popullit KADRI ROSHI - NDERI I KOMBIT

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Kadri Roshi



    “BUTRINTI I GJALLE” – Kadri Roshi film dokumentar nė RTSH (Promo)

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Kadri Roshi

    https://www.youtube.com/watch?v=IA9MDak6qTI

    Top Show - "Njė jetė nė skenė" kushtuar aktorit KADRI ROSHI


    Top Show “Njė jetė nė Skenė” I kushtohet jetės dhe sukseseve nė teatėr dhe kinematografi tė aktorit tė madh Kadri Roshi.

    Te ftuar janė miqtė dhe kolegėt e brezit tė tij aktorja Tinka Kurti, aktori Luftar Paja, aktori Birēe Hasko , aktori Fadil Kujovska, regjisori Petrit Ruka, regjisori Altin Basha, aktori Mirush Kabashi, nipi I Kadri Rroshit Maksi Rroshi, Bedri Jashari dhe aktori Gazmend Paja.

    Nė emision prezantohet vepra biografike kushtuar Kadri Roshit, jetės sė tij nė skenė, por edhe njeriut Kadri Roshi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-06-2021 mė 14:52

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Kadri Roshi



    Top Show - "Njė jetė nė skenė" kushtuar aktorit KADRI ROSHI - NDERI I KOMBIT .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 11-06-2021 mė 21:35

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Kadri Roshi



    " Liria dhe dashuria " nga KADRI ROSHI / "Dhelpra dhe rrushtė" - EZOPI

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •