Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    A ka konspiracion kundër Shqipërisë?

    Ja ç'fare do te ndodhi!!!
    Masonet ne Shqiperi!!!
    Soros nje nga masonte me te pasur ne bote me ane te Fondacionit te tij
    do te kontrolloje politiken e vendeve te lindjes.
    Shoqata Masone "Rothschild" dhe Quantum Fund di Soros, investojne per rrezimin e pushteteve, por le te ecim me hapa.
    Ne Shqiperi:
    1- Vellai i Edi Rames nje nga kreret e Fondacionit Soros.
    2- Fondacionit Soros investon ne Organizata si MJAFT e Aksioni Civil.
    3- MJAFT lufton per rrezimin e Nanos dhe largimin e tij,
    por hesht ndaj Edi Rames
    4- Vjen Edi Rama (siç pritej)
    5- Nano e Berisha shohin rrezikun Edi dhe krijojne Aleance
    Kjo eshte situata sot.
    Po neser?
    1- Edi Rama fiton zgjedhjet e Tiranes ka rrugen e hapur, per te qeverisur Tiranen sot dhe me vone te behet Kryeminister,
    si rrjedhoje Zoteria me Unaze te Zeze, do te marre urdherat e Masoneve.

    Mos thoni qe nuk e dinim!!!


    [ Edited Mon Jan 22 2007, 04:46PM ]

    marre nga
    http://www.shkodraonline.com/e107_pl...wtopic.php?118

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Masonet e shqiperise

    Kristi Pinderi - “Esnafët” e mesjetës së hershme në Europë, ata që zotëronin mjeshtërinë e ndërtimit, atëherë elitare, u organizuan shumë organikisht në grupe që u shndërruan në sekrete, po aq kollaj sa edhe u krijuan! Templarët e mëvonshëm, kalorësit idealistë që e nisën misionin e tyre në mbrojtje të simboleve të krishtera në varfëri të plotë, përfunduan duke u përndjekur ndërsa kishin vënë pa mund pasuri të jashtëzakonshme për kohën, në kundërshtim me përkushtimin që kishin ndërmarrë fillimisht për të ruajtur “modestinë” materiale të doktrinës së krishterë. E gjithë kjo histori disa shekullore u bë padashur, në të njëjtën mënyrë të thjeshtë organike sic kishte nisur, në lëndën e parë të përfytyrimeve dhe imagjinatës gati të shfrenuar të njerëzve të etur për pak sekret. Njërëz që në kohët moderne, të zotëruar sidomos nga masmedia, janë vërtet të shumtë.

    mason.gifEsnafët e mesjetës, ata që zotëronin profesionin e ndërtuesve të objekteve fetare por dhe jo fetare, shumë prej të cilave ekzistojnë edhe sot në Europë, u quajtën masonë dhe historia që i shoqëroi deri në shekullin e 21-të është një histori e tejmbushur me dilema, pyetje pa përgjigje dhe sekrete…

    Ose të paktën ky ishte përfytyrimi i shqiptarëve që kishin lexuar më së pakti “Kodin e Da Vincit”, apo “Engjëj dhe Djaj” të Dan Brown. Deri pak ditë më pare, kur në ekranin e një televizioni shqiptar me audiencë të lartë, panë pak sekonda nga intervista e parë e një qytetari francez të deklaruar mason, i cili shkeli gati të gjitha rregullat, të paktën universalisht të njohura të sekretit mason dhe doli në ekran. Ku deklaroi se edhe në Shqipëri sapo ishte krijuar një bërthamë e “Grand Orient de France”, një degë e Franko-Masonerisë.

    Dy shqiptarë të panjohur, kishin shkuar te recepsioni i televizionit në fjalë, kishin kërkuar të komunikonin me drejtorin e lajmeve të atij televizioni dhe një gazetare e të njëjtit televizioni, kishte “përfunduar” minuta më vonë në hollin e një hoteli duke intervistuar masonin francez që kishte deklaruar se jo vetëm u krijua në Shqipëri një bërthamë masone, por edhe se mes saj ka “elementë” të mjaftueshëm për të ngritur në këmbë edhe një Asamble Kombëtare, e ndoshta edhe një Mjeshtër të Madh të Masonëve Shqiptarë!

    Lui Lopes, pranoi të intervistohej nga revista MAPO. “Tashmë ekzistojnë kushtet për të marrë parasysh themelimin e një Urdhri Masonik në Shqipëri”, thotë ai në këtë intervistë për MAPO. Ne kontaktuam me telefon një numër kontakti të vendosur në faqen zyrtare të Grand Orient de France godf.org. Ishte një pasdite, kur ora kishte kaluar 18.00 dhe sipas njoftimit në internet zyra duhet të ishte e mbyllur. Por pas ziles së dytë, një zë i prerë përgjigjet dhe pasi kërkojmë të kontaktojmë me zotin Rui Lopes, që kryen Brenda urhdërit rolin e një “Ministri” të punëve të jashtme, përgjigja ishte fare e thjeshtë dhe nuk kërkonte asnjë sqarim: “Prisni ju lutem, në linjë”…

    Po aq e thjeshtë ishte dhe përgjigja e Lopes: “Patjetër, mi nisni pyetjet me e-mail”. Të nesërmen, përgjigjet e tij kishin përfunduar, ndonëse të shkurtra, herë herë ta paqarta dhe sigurisht të përgjithshme.

    Një gjë është e sigurt: nëse ajo që Lopes thotë është e vërtetë, atëherë masonët shqiptarë janë “artistë, gazetarë, politikanë, njerëz të universitetit si dhe përfaqësues të profesioneve liberale”.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Një libër publicistik, realist, në mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Gazetari i Britanisë së Madhe, Xhejms Pettifer, i njohur për sipmatinë e tij lidhur me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë viteve 1998-1999, ka botuar librin ”Ekspresi i Kosovës”, libër me komente, analiza, vështrime dhe reportazhe nga koha e luftës në Kosovë.
    I udhëhequr nga kredoja origjinale krijuese dhe nga gjykimi realist, lidhur me zhvillimet në Kosovë, në prag të luftës dhe gjatë kohës së luftës, gazetari anglez, zotëriu, Petifer, në librin e tij ka zbuluar disa fakte shumë interesante të qëndrimeve të anjohura të qarqeve të caktuara vendore dhe ndërkombëtare për dhe kundër UÇK-së.
    Duke i bërë një analizë të hollësishme zhvillimeve politike gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar në rajon dhe veçmas në Kosovë, ky gazetar, ka identifikuar me sukses të gjitha veprimet dhe prapaskenat që janë kurdisur dhe janë luajtur, nga qarqe të caktuara, kundër Kosovës e veçmas kundër Ushtrisë Çlirimtare të saj.
    Përveç Milosheviqit, sipas z Pettifer në këtë luftë ishte kyçur edhe organizata katolike italiane ”Shën Egjidio”, pastaj organizata e quajtur antikomuniste ”Opus Dei”, të cilat kishin shërbimet e tyre sekrete në mesin e disa prifërinjve dhe politikanëve të Kosovës. Këto organizata kishin qëndrime ekstreme kundër myslimanëve. Petifer konstaton me të drejtë se ”Milosheviqi e shihte kishën katolike në Kosovë si një forcë pozitive kundër shqiptarëve shumicë dërrmuese myslimane të vendit”.
    Duke folur për rolin misionar, bëmirës, të Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiut të njohur, shenjëtereshë e shpallur nga Vatikani, Z Pettifer ”ka saktësuar se nga fundi i vitit 1992, Nënë Tereza pati disa punë të sukseshme me regjimin e Milosheviqit në Beograd”. Është e habitshme sesi këtë fakt e kanë heshtur dhe vazhdojnë ta heshtin me mjeshtëri dhe djallëzisht disa nga gazetarët dhe politikanët tanë poltronë, edhe pse dihet se asokohe Nënë Tereza kishte intervenuar që të lejohej krijimi i një organizate humanitare në Kosovë me emrin e saj.
    Organizata masone katolike ”Shën Egjidio”, sipas gazetarit britanik parapëlqente sundimin e serbëve në Kosovë, madje edhe me Milosheviqin në krye, meqë kishte orientim ekskluziv kundër myslimanëve, por në të njëjtën kohë kishte një miqësi të çuditshme dhe të paspjegueshme me Ibrahim Rugovën, i cili në saje të emrit dhe prejardhjes familjare, konsiderohej të ishte me fe islame. Pikërisht përmes kësaj organizate mafioze, me ndërmjetësimin edhe të një prifti serb nga rrethi i Istogut, klani i Ibrahim Rugovës, kishte arritur të ashtuquajtrën Marrëveshje të Arsimit, e cila ishte marrëveshje skandaloze dhe kompromituese, ndër të tjera edhe me faktin se nënshkimi i Rugovës në fund të asaj marrëveshjeje, nuk pasohej me asnjë post qoftë edhe të liderit politik, por vetëm me emrrin dhe mbiemrin e tij.
    Xhejms Pettifer në librin e tij ”Kosova Ekspres” ka ofruar edhe disa fakte të reja, për të cilat nuk di sa duhet opinioni ynë në Kosovë. Ai shkruan sesi në kohën e sundimit anarkik të Salih Berishës, për shkak se atje sërtviteshin komandandi i ardhshëm Legjendar, Adem jashari dhe Zahir Pajaziti, të dy ishin burgosur e më pastaj përmes intervenimeve ishin liruar nga burgu. Petifer me gjuhën e fakteve denoncon edhe shumë oficerë të SHIKut të Salih Berishës të cilët bënin tregti dhe përfitonin nga informatat që iu dërgonin shërbimeve sekrete, lidhur me organizimin e UÇK-së. Ky bashkëpunim kolaboracionist thotë Petifer shkaktoi arrestimin madje edhe likuidimin e disa kuadrove të larta të UÇK-së.

    Injorimin që i ka bërë Ibrahim Rugova luftës së UÇK-së dhe legjendarit Adem Jashari, Petifer në librin e tij ”e quan gabim të keq dhe tradhti ndaj Kosovës”.
    Libri, Ekspresi i Kosovës, i shkruar nga një gazetar me famë botërore, gazetar i guximshëm dhe i palodhshëm i terrenit nëpër vendluftime, nga analisti i njohur botëror, Xhejms Petifer ka një vlerë të veçantë, sepse është shkruar nga përjetimet e veta individuale, autentike të zhvilluara në terren. Ai nuk ishte gazetar i zyreve që kapërdiseshin në Tiranë apo në Prishtinë, sikur ishin shumica dërrmuese e gazetarëve tanë, përveç gaztearëve të Radios-”Kosova e Lirë” dhe ”Agjencisë Kosovapress”, që verponin në zonat e luftës së UÇK-së.
    Vepra e gazetarit Xhejms Petifer, ka vlera të rëndësishme për historinë e luftës së UÇK-së, edhe me faktin se ky gazetar, me kohë kishte vërejtur se trimat dhe trimëreshat e Adem Jasharit, të cilët me kallashë në duar shëtisin nëpër Kosovë, ata do t` ia sillnin lirinë atdheut të tyre.
    Kjo vepër e rrallë e begaton fondin e librave publicistike të shkruara deri tani me këtë tematikë sikur janë: ”Jehonë lufte” e autorit Nezir Myrtaj, ”Reportazhe lufte” e autorit Martin Çuni, ”Rruga që më çoi në UÇK dhe UÇKja e Kadareja” të autorit Dilaver Goxhai, ”Tri dimensionet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruar nga kolonel Halil Katana, ”Për kauzën e UÇK-së” shkruar nga Muhamet Pirraku, ”Kosova 1999” shkruar nga Nikë Gjeloshi, ”Divizioni i Kukësit” nga gjeneral Kudusi Lame e vepra të tjera që trajtojnë realisht dhe nga dora e parë temën e luftës së UÇK-së. Ahmet Qeriqi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Pak dite pas daljes ne TV te Rui Lopes-it, nje banor i Gjirokastres me origjine nga Suli, tregoi ne po te njejtin televizion nje embleme te lashte (prej bakri mu duk mua ose bronxi) me simbolet e masoneve (kompasin dhe vizoren, ne krahet e ketij simboli ndodheshin 2 mjelma) te cilen e kish trasheguar nga stergjyshi i tij, qe sipas tij kish qene pjese e nje dege masonike ne krahinen e Sulit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ndoshta ka edhe deshmi te tjera...por nje gje eshte e sigurt qe klane te tilla kane pasur e kane njerez ne Shqiperi...ashtu si kane qarqet greke kane edhe shoqerite cifute ndikimin e tyre ne Shqiperi. Pastaj shqiptaret u kane hapur deren jo vetem cifuteve, po kujtdo qe ka qene ne hall. Ne Shqiperine mesjetare ka pasur komunitete cifutesh ne vendin tone..dhe kete e dine te tere. A jane te ingranuar ata qe kane prejardhje te tille?
    Kjo eshte pyetja. Dhe une besoj se po. Besoj se jemi pjese e politikes se pergjithshme globale e cila ka per drejtues jo keta hunjte qe kemi ne ketu, po ata te tjeret qe nuk duken hic.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,935
    PËR TË QESHUR E PËR TË QARË ---ANEKSE POLITIKE

    Bravo Korça, ja bëre forra. Është e treta herë që Korça bëhet vatra dhe burimi i diturisë. E treta dhe e vërteta. Të ishte gjallë Fan Noli, pa tjetër që do merrte rrugën e do vinte një vizitë , pa ftesë, në Korçën trime, të trimërisë e të diturisë. Kishin shum kohë që përpiqeshin të hapnin një shkollë greke në Korçë. Punët nuk kishin arritur deri atje sa të humbte shpresa.Allaversën Korça jonë. Na u hapën sytë, sotë me gjithë këto mjete informacioni, gjynah të mbetesh i pa ditur. Me një frymë e dëgjova lajmin në televizor se, u hapë shkolla Greke edhe në Korçë. Allaversën thashë prapë. Bravo e madhe të takon dhe nga ana tjetër. Po ku është thashë? Shyqyr që u thye këmba e shejtanit ! Ç' ti bëshë ? Kur të pjell kau...të rrojë ! Epo, ja vlen ti marrim me radhë e ti kujtojmë. Ja bëri forra fillimishtë se atje u çel, (siç e dinë disa), shkolla e parë shqipe më 1887. Po pse vetëm me këtë do rrinte ? Më 1909 merr mundimin e bënë përpjekje të mëdha, me ndihmën e miqve të atëhershëm, për hapjen e një shkolle Turke.Shum në rregull, e mjaftë demokratke kjo. Ja si shkruan Z.Noli aso kohe:
    " Nuk dimë në është e vërtetë kjo ngjarje, po më tjatër anë s'është për të mos besuar.Xhonturqit kan kohë që po mejtohen si e si, t'i largojnë muslimanët shqiptarë nga shqiptarizma dhe abeceja ish e para që u mejtuan.Kjo ish dhe është pika jonë e dobët. Kongresi i abecesë s'ish i zoti t'u apë shqiptarëve një abece dhe u dha dy; atëhrë xhonturqit u mejtuan ërse dy vetëm e jo tri ?- dhe bënë një abece të tretë me shkronja arabishte. Po puna s'qëndron këtu.Xhonturqit u thanë grekomanëve : - Përse rrini ? Përse nuk bëni dhe ju një abece ?- dhe grekomanët bënë dhe ata një abece të katërt. S'është çudi që nesër a pasnesër të dalë dhe një tellall nga Mitropolia, i cili të thërrasë që të gjithë të krishterët e vërtetë duhet të këndojnë dhe të shkruajnë gjuhën shqip me shkronjat greqishte !!!"
    Fan. S. Noli Vepra 2. Botuar në Boston më 1909 më 23 mars në gazetën " Dielli "
    Dhe sa na u bë qejfi, e u gëzuam kur pamë se kjo ishte një përpjekje e madhe edhe e Arqipeshkopit të Durrësit e Tiranës e gjithë Epirit, Zotit Anastasio. "Për të mos lënë elinopulat në errësirrë ", - u tha nga spikeri .Shum mirë, Alvanopulat që kanë 15 vjet që janë në errësirr të plotë s'ka gjë, s'jan njësoj !Po Arvanitasit që nuk e patën kurrë fat të lëçitnin gjuhën mëmë ? Përse nuk e tregon njëherë këtë shëmbull të mirë Z. Anastasios me vëndin e tij ?Dihet se Shqipërija ka qënë dhe do jetë e përparuar, e civilizuar, e qytetërur për të drejtat dhe liritë e njeriut, pamvarsishtë se nuk ja quajnë disa! Kjo është tjetër çështje! Ka të bëjë me atë që kemi vuajtur dhe po vuajmë, e që akoma nuk e kuptojmë.
    Po vjedh edhe një shprehje të Berlozit : "Bota do ishte më e qetë po të qevernisnin shqiptarët."

    E reja e dytë:- Sapo pashë se u inagurua një parti e re. PSHA ( Partija Shqiptare Atdheu ) një parti myslimane shqiptare. Nga fjala e kryetarit të partisë, një farë mullai paskësh qënë ai që u zgjodh, e nuk po ja themi emrin, pra nga fjala e tij u prekëm të gjithë, kur tha : Partija jonë do mundohet me mish e me shpirt të forcojë miqësinë shum të vjetër me Turqinë..
    Ha !!! Këtë shprehje e ka vjedhur nga Skënderbeu. Nuk e nderon kjo një kryetar Partije.Po ai i dha një shëmbull të mirë Turqisë me këtë. Prite kur Turku të krijojë Partinë SKËNDERBEU. Se ka shum inatë dhe është kokëfort ai.
    " INTERESAT TONA"
    Edhe këtu po kopjoj Nolin e Madh. I kërkoj ndjesë.Ja si thotë ai :
    - Gjer më tani haheshim dhe nuk gjenim dot cilat janë interesat tona. Ca na thoshin që interesat tona udhëtojnë në Greqi, ca në Itali, ca në Austri. Ca të tjerë të krisur arrinin gjer në marrëzi duke dashur të na bindin që interesat tona munt të udhëtojnë vetëm në Shqipëri,dhe shkaku që s'udhëtojnë është se koka e shqiptarëve s'ka udhë të shtruar. Po tani u kuptua se ,ay që vret kokën për interesat tona është tradhëtor, se interesat tona janë një me të komitetit të xhonturqve. E vërteta mënon po vjen më së fundi. Dhe kështu provohet që interesat tona janë më keq se " Çifuti i arratisur ".Ose duhet ti besojmë Zotit Fatos Nano kur tha: "Rruga e Shqipërisë për në Evropë, shkon nga Athina."

    - MË MIR VONË SE KURRË !

    Dëgjojmë e mësojmë nga televizioni një lajm të ri, jo të pa pritur për mua , ashtu si dhe për shumicën shqiptare dhe të huaj, për mbarë opinionin përparimtar ndërkombëtar. Dëgjojmë se; " Kreu i fesë Orthodokse në Kosovë i kërkon falje zyrtare e publike popullit Kosovar." Ju lumtë për veprimin e drejtë ! Por nuk na sqaron gjë më tepër spikeri se për çfar ? Për rrëmujat e marsit të 2004-ës, ku u dogjën edhe disa kisha orthodokse sërbe ? Për luftën që ndolli politika e shtrëmbër Sërbe , që gjithmonë ka pasur përkrahjen e fesë orthodokse? Këto e shumë të tjera që dimë prej kohës e historisë, mbetën pezull, të pa sqaruara për mua e për shum të tjerë! Nejse mendova, "më mirë vonë se kurrë." " Koka e falur, nuk pritet" thotë populli. Por nuk dua të mendoj se është një "kalë", për të mbushur kishën e boshatisur dhe ...avazi i vjetër pastaj.Shqiptarët nga natyra janë tolerant dhe këtë e kanë treguar me vepra, sepse asnjëherë nuk kan vlerësuar bindjet fetare para atdheut dhe kombit. Për këtë lufton edhe Kosova. Por si t'ua bësh atyre, që vënë idetë fetare mbi çdo gjë dhe çdo gjë e masin me kandarin e fesë ? Nuk besoj se...Perëndoi koha e tekave dhe e pushtimeve, koha e përdorimit të forcës apo e dinakërisë diplomatike.Koha e kokave të nxehta.Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, edhe fqinjët e kombit shqiptar. Teksa egzistenca e kombit shqiptar nuk paraqiti kurrë rrezikshmëri për kaq e kaqë shekuj, përse duhet t'i trëmben këtej e tutje ? Çdo gjë e ka një fund. Edhe shovinizmi.

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga BARAT
    Ndoshta ka edhe deshmi te tjera...por nje gje eshte e sigurt qe klane te tilla kane pasur e kane njerez ne Shqiperi...ashtu si kane qarqet greke kane edhe shoqerite cifute ndikimin e tyre ne Shqiperi. Pastaj shqiptaret u kane hapur deren jo vetem cifuteve, po kujtdo qe ka qene ne hall. Ne Shqiperine mesjetare ka pasur komunitete cifutesh ne vendin tone..dhe kete e dine te tere. A jane te ingranuar ata qe kane prejardhje te tille?
    Kjo eshte pyetja. Dhe une besoj se po. Besoj se jemi pjese e politikes se pergjithshme globale e cila ka per drejtues jo keta hunjte qe kemi ne ketu, po ata te tjeret qe nuk duken hic.
    E kam thene me kohe qe Edi Rama ka cifutet nga mbrapa. Gjithsesi ti Barat cfare mendon per kete, duke ditur se Cifutet dhe Greket nuk shkojne dhe aq mire me njeri tjetrin.

    Nje gje tjeter qe eshte interesante ne kete mes eshte prishja e moralit. Le ta ilustrojme kete gje qartesisht. Para disa kohesh u hap universiteti i Van der Stulit ne Maqedoni. Ne momentin qe u hap ky universitet, filloi nje shthurrje globale e shoqerise shqiptare ne maqedoni por dhe e asaj maqedone me vone. Femrat filluan te degradohen, dhe si rrjedhoje, duke qene se femra eshte me delikatja ne shoqerine e sotme, dhe duhet te mbrohet me cdo kusht pasi perfaqeson familjen dhe vlerat e saja, filluan dhe keto te tjerat te zhduken.
    Ne Amerike gjithashtu cifutet jane te "ndare" ne dy grupe, ata ultrakonservatoret dhe ekta te tjeret qe jane ultrademokrate, jane te ndare nga ultrakonservatoret, por mbase dhe financohen dhe prej tyre ne menyra qe as ata nuk e marrin vesh per shthurrjen globale.

    Ne nje artikull qe kisha lexuar para disa kohesh rreth daljes "pa breke" te nje star-i hollywoodjan, thuhej se "me siguri tani 5 femra ne 8 do ndjekin kete stilin e ri per disa kohe". Nga ana tjeter, ata martohen me njeri tjetrin, mbajne gjuhen e tyre brenda vetes, dhe kapin hallkat kyce kudo qe shkojne.
    Duke qene se edhe Frojdi qe cifut me teorite e tija te shpifura dhe degraduese.


    1) Si perfundim, ne Shqiptaret c'mund te bejme ?
    2) Nese smund te bejme gje cfare pasojash do kete dyluftimi greko-cifut ne terrenin tone, dhe cfare pasojash do kete per shoqerine tone ne pergjithesi ?

    Ne librin Black Athena, me sa di un behen perpjekjet e para serioze nga nje profesor i njohur i Rutgers University per ta cuar historine diku nga Afrika. Mendoj se Greket jane vec shkalla e pare qe ne duhet te kalojme, ku shkalla tjeter tashme gjendet kushedi sa here me siper se kjo e para.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ketu mund te gjeni dhe titullin e sakte te librit qe flet Barati:
    http://www.buy.com/prod/kosova-expre.../39847600.html
    Per tani eshte shitur komplet por kerkojeni ne google.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Masonet kane konspiraci ndaj gjithe botes e jo me Shqiperine. Thjesht Shqiperia eshte e 'paeksploruar' mire per ata dhe fushe e re per te provuar menyra te tjera kontrolli. Edhe masonerine kishin mangut aty. Nuk do habitem sikur shume shpejte ne listen e krereve te saj te shoh figura te 'shquara politike' dhe pasaniket e Shqiperise. Ne fund te fundit masoneri synon pikat kyce dhe per fatin tone te keq elementi qe i ka keto pika ne Shqiperi eshte shume i brishte ndaj tundimit te pushtetit politik dhe atij ekonomik. Pra masonet do e kene te lehte fare me ne.

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Se di sa te lehte do ta kene sepse psikologjia tek shqiptari "ngec" ne mekanizmat e saj me kyce, gjithsesi morra vesh para nja jave qe Donald Trump dashka me ble nje pjese te madhe te Rivieres Malazeze.

    Plus pastaj ke dhe faktorin fe, je i ndare ne tre fe, dhe do jete shume e veshtire te gjesh nje formule qe ti kontrollosh te tre keta lloj individash. Bashkjetesa fetare qe ne kemi ndermjet vetes tone eshte tjeter gje dhe eshte e pavarur nga dominimi i nje strukture te caktuar qe mund te kerkoj te kontrolloj te treja keto. Me Kosoven e pavarur kjo do jete edhe pak me e veshtire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 17-03-2007 më 12:23
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Migjeni
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •