Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44

    Sejdiu në Vjenë: "Pavarësi të pakushtëzuar për Kosovën"

    Duke i deshiruar ekipit Kosovar prezentim te sukseshem ua sjelle fjalimin fenomenale te Presidentit Sejdiu ne kete takim.


    Fjala e presidentit Sejdiu në takimin e Vjenës

    "Jemi mbledhur sot këtu për t’i dhënë fund procesit historik të përcaktimit të statusit të Kosovës, pavarësimit të vendit tonë. Pavarësia është çelësi për vetë ekzistencën dhe frymën e popullit të Kosovës që përjetoi okupimin e gjatë serb, pasi që kishte përjetuar sundimin shumëshekullor otoman, mu sikurse edhe vetë serbët, fqinjtë veriorë që u kthyen në sunduesit tanë.
    Fakeqësisht dhe kundër vullnetit të vet, Kosova mbeti nën sundimin serb e jugosllav gjatë gjithë shekullit XX.
    Me vullnet të artikuluar popullor dhe rrugë kushtetuese, Kosova deklaroi pavarësinë e vet nga federata jugosllave, njësi e së cilës ishte, në fillim të viteve 1990 në përpjekje për të dalë me mjete paqësore e demokratike, e pagjakosur, nga kjo krijesë shtetërore. Ky doli të jetë idealitet, që, si çdo synim idealist, ia vlen të aspirohet, po del shpesh të jetë i parealizueshëm. Ky synim demokratik i kosovarëve doli i parealizueshëm kundruall ideologjisë hegjemoniste të Millosheviqit dhe të ithtarëve të Serbisë së Madhe, e cila, e maskuar me parashenjat e ruajtjes së integritetit të Jugosllavisë karshi forcave nacionale centrifugale, për fat të keq, u keqinterpretua për një kohë të gjatë si rojtare e paradigmave të rendit modern demokratik në botë.
    Shumica e popullit të Kosovës qe në zgrip të shfarosjes në fund të dekadës së kaluar, kur Millosheviqi dhe Serbia me makinerinë e vet politike, policore, e ushtarake u nisën në sulmin e tyre përfundimtar gjenocidal ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke shkaktuar rreth 15 mijë viktima. Mbi 800.000 shqiptarë të Kosovës u deportuan dhunshëm nga Kosova. Mbi 120.000 shtëpi u dogjën e u rrënuan në fushatën e agresionit serb ndaj Kosovës. Koncensusi politik e shoqëror me të cilin Millosheviqi dhunoi Kosovën për një kohë të gjatë, e cila kulmoi me politikën e tokës së djegur në pranverën e vitit 1999, është i paparë në historinë moderne. Në Serbi Millosheviqi kishte opozitë për pushtet, por nuk kishte kundërshtim për politikat e agresionit dhe mësymjes gjenocidale ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.
    Në ato orë të liga për Kosovën, bota paqedashëse, miqtë tanë amerikanë dhe evropianë, strukturat euro-atlantike, u vunë në mbrojtje të vlerave elementare civilizuese, të së drejtës sonë për jetë e liri, përballë barbarisë së makinerisë ushtarake të Serbisë së Millosheviqit. Për këto të drejta e vlera luftuam ne shqiptarët e Kosovës me gjithë forcën tonë me mjete politike; në fund edhe me armë. Janë këto dy përdegëzimet e luftës sonë politike dhe të armatosur që identifikohen me Presidentin Ibrahim Rugova, udhëheqësin e lëvizjes indipendiste, që do të shihet në retrospektivë historike si themeltar i shtetit të Kosovës, dhe Adem Jasharin, komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    I nderuar President Ahtisari,
    Të nderuar përfaqësues të Grupit të Kontaktit
    Zonja dhe zotërinj,
    E kemi thënë në fillim të procesit që po e mbyllim tani se pavarësia është alfa dhe omega, fillimi dhe mbarimi i qëndrimit tonë. Asnjë lidhje strukturore me institucionet shtetërore të Serbisë nuk është e pranueshme për ne.
    Dokumenti për Kosovën që kemi përpara përmban kompromise të dhimbshme që ne kemi bërë, pa cenuar përcaktimin tonë për pavarësi të Kosovës.
    Shteti i Kosovës, me popullsi mbi nëntëdhjetë përqind shqiptare, u njeh pakicave të veta një nivel të drejtash që s’i kanë pakicat në vende të tjera në Evropën Juglindore. Serbishtja e pesë përqindëshit të popullsisë është gjuhë me status të barabartë zyrtarësie me shqipen e mbinëntëdhjetëpërqindëshit të popullit të Kosovës.
    Serbët dhe pakicat e tjera marrin me këtë pako të statusit të Kosovës të drejta dhe garanca që sigurojnë përfaqësimin e tyre politik, apo thënë më saktë mbipërfaqësimin politik, por edhe të drejta për vetëqeverisje në rrafshin lokal që pakicat e tjera në këtë pjesë të Evropës mund t’ua kenë lakmi. Ne ua garantojmë këto të drejta, sepse ne duam ta ndërtojmë fatin dhe mirëqenien tonë mbi lumturinë tonë e të bashkëqytetarëve tanë, mbi lumturinë e përbashkët, e jo mbi fatkeqësinë e kujtdo.
    Plani i Ahtisarit – le të më lejohet ta quaj kështu këtë pako, mbasi që është bërë emërtim popullor – është i pranueshëm për ne. Kompromiset e dhembshme që i kemi bërë, kanë synuar të adresojnë shqetësimet dhe kërkesat e pakicave, në rend të parë të komunitetit serb. Më duhet ta them, megjithatë, se kemi drojë që disa zgjidhje të ofruara në këtë pako mund ta sfidojnë funksionalitetin strukturor të shtetit tonë.
    I nderuar President Ahtisari,
    Të nderuar përfaqësues të Grupit të Kontaktit,
    Zonja dhe zotërinj,
    Ne e mirëpresim këtë plan dhe zotohemi se do ta vëmë në jetë si pako përbërëse dhe përcjellëse për shtetin e pavarur të Kosovës, ku shumica shqiptare dhe pakicat marrin përgjegjësitë e plota për ta qeverisur vendin duke respektuar nevojat ekzistenciale dhe sensibilitetet kulturore e etnike të njëri-tjetrit.
    Kjo është Kosova e ardhme, shtet modern, i cili realizohet pas një historie të gjatë rezistence ndaj okupimit të huaj, duke pasë kaluar edhe stuhitë e luftës dhe përpjekjet e mëdha për rimëkëmbje fizike e shpirtërore nga viti 1999 e këndej.
    Ne kemi gëzuar ndihmën e pakursyer të botës demokratike në vitet e pasluftës. Këto ndihma na kanë mundësuar që të tejkalojmë problemet emergjente e të konsolidimit si pasojë e luftës dhe dezinvestimit shumëvjeçar në Kosovë. U jemi mirënjohës të gjitha vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare që na kanë ndihmuar në rindërtimin e Kosovës pas luftës.
    Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe, pas ndërhyrjes së trupave të NATO-s dhe vendosjes së misionit të OKB-së në Kosovë, kanë ndodhur procese të rëndësishme demokratike dhe zhvillimore. Mbi bazë të zgjedhjeve të lira e demokratike, në Kosovë janë ndërtuar institucione të qëndrueshme në nivel lokal dhe qendror, të cilat janë dëshmuar me funksionalitetin e tyre. Sukses i këtyre institucioneve është rimëkëmbja ekonomike e Kosovës dhe fillimi i transformimit rrënjësor të kësaj ekonomie mbi baza të ekonomisë së lirë të tregut. Është krijuar një infrastrukturë bashkëkohore ligjore për të gjitha fushat. Kosova ka krijuar një sistem të qëndrueshëm bankar dhe buxhetor dhe zhvillon një proces të suksesshëm të privatizimit. Sido që të jetë, në mungesë qartësie të statusit, ekonomia e Kosovës nuk ka mundur të zhvillohet në potencialin e vet të plotë, duke mos pasur mundësinë për qasje në institucionet financiare ndërkombëtare dhe për partneritet edhe më të suksesshëm me investitorët e jashtëm.
    Gjatë këtyre viteve, Kosova ka përmbushur një vistër të gjerë të standardeve, të njohura si Standarde për Kosovën, të cilat kanë përmirësuar cilësinë e jetës, demokracinë, si dhe të drejtat dhe liritë e qytetarëve të saj.
    I nderuar President Ahtisari,
    Të nderuar përfaqësues të Grupit të Kontaktit,
    Zonja dhe zotërinj,
    Tash është koha që Kosova, me identitetin e vet të veçantë etnik, gjeografik, historik, e juridik, me strukturat demokratike përfaqësuese që ka krijuar, të njihet si shtet i pavarur dhe sovran. Kosova është rast sui generis në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo gjë pranohet sot pothujse prej të gjithëve. Me Kosovën shtet ne marrim përgjegjësitë dhe obligimet që i takojnë vendit që synon të bëhet pjesë e sistemit ndërkombëtar.
    Edhe pas pavarësimit, Kosova do të gëzojë për një kohë një prani të ndieshme ndërkombëtare, civile dhe ushtarake, të cilën e kemi ftuar ne, autoritetet legjitime të Kosovës. Kjo prani do të jetë aty për të na ndihmuar në rrugën tonë të integrimit në familjen euro-atlantike -- shtëpinë e vlerave që kemi të përbashkët me kombet e lira e demokratike të kësaj pjese të globit tokësor.
    Ne i kemi ndarë rrugët me Serbinë në vitet e nëntëdhjeta të shekullit XX. Elita politike e Kosovës synonte vlerat moderne evropiane, ndërsa elita politike e Serbisë ishte kthyer në mitet e shekullit XIX dhe, përmes kësaj, te një mesjetarizim i hapësirës sonë jetësore.
    Tani është koha që Kosova dhe Serbia, si vende të pavarura, të shkojnë rrugës së integrimeve në strukturat e Unionit Evropian dhe në NATO. Kjo është e ardhmja e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit. Popujt tanë duan të udhëtojnë lirshëm, të gëzojnë liritë dhe mundësitë që i gëzojnë ata që tashmë janë pjesë e Unionit Evropian. Ne mëtojmë të jemi pjesë e vlerave demokratike dhe normave ligjore që mishëron Unioni Evropian, dhe jemi të përkushtuar që të bëjmë punë praktike që t’i inkorporojmë ato në ligjet dhe institucionet tona. Ne e dimë se ky është një udhëtim i gjatë dhe i vështirë që kërkon punë të madhe, por jemi të përkushtuar të shkojmë kësaj rruge. Këtë ambicie duhet ta kenë të gjithë fqinjët tanë. U them të gjithë fqinjëve, pra edhe Serbisë: le të shkojmë përpara rrugës së integrimeve euro-atlantike.
    Si President i vendit që është në prag të pavarësisë së njohur ndërkombëtarisht, dua t’ju siguroj edhe një herë se shteti i Kosovës do të ofrojë gamën më të gjerë të mundshme të mbrojtjes, si kushtetuese ashtu edhe institucionale, për të siguruar sundim të ligjit dhe mbrojtje të të drejtave të të gjithëve: të shqiptarëve shumicë dërrmuese, të komunitetit serb, dhe të komuniteteve të tjera pakicë.
    Ne, përfaqësuesit e Kosovës, ju sigurojmë se pavarësimi i Kosovës dhe njohja e saj shtet sovran dhe i pavarur do të thotë paqe dhe stabilitet në të gjithë rajonin. Prandaj, si shtet i pavarur, përkushtim të veçantë do ta kemi bashkëpunimin me të gjithë fqinjët tanë dhe vendet e rajonit.
    Ne nuk kemi pretendime apo lakmi për territore të të tjerëve, por as nuk do të tolerojmë pretendimet ndaj territorit tonë.
    Menjëherë pas njohjes si shtet i pavarur, Kosova do të ushtrojë të drejtën për anëtarësim në të gjitha institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë, pra edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
    I nderuar President Ahtisari,
    Të nderuar përfaqësues të Grupit të Kontaktit,
    Zonja dhe zotërinj,

    Më lejoni që në fund të këtij procesi të gjatë dhe kompleks, t’u shpreh falënderimet e mia, në emër të Ekipit të Unitetit dhe të popullit të Kosovës, Juve, President Ahtisari, Grupit të Kontaktit, NATO-s, SHBA-ve, Unionit Evropian, dhe UNOSEK-ut, për angazhimin tuaj në kurorëzimin e këtij procesi për definimin e statusit politik të vendit tim, Kosovës.
    Ju falemnderit!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Postime
    9
    Se pari nuk po pyetet populli i Kosoves, se qka do te ndodh me te, e po pyetet nje Fatmir Sejdi qe me se paku ka diqka ne dor??!! Negociatoret ne Vien mundt vetem te bejene melodram (mu sikur Fatmir Sejdiu) me fjal e fjalime, me emocione e stil perfid te te komunikuarit, por ASNJE HER, ASNJHER NUK DO TE PYETEN SE QKA DO TE NDODH ME KOSOVEN!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga An_activist
    Se pari nuk po pyetet populli i Kosoves, se qka do te ndodh me te, e po pyetet nje Fatmir Sejdi qe me se paku ka diqka ne dor??!! Negociatoret ne Vien mundt vetem te bejene melodram (mu sikur Fatmir Sejdiu) me fjal e fjalime, me emocione e stil perfid te te komunikuarit, por ASNJE HER, ASNJHER NUK DO TE PYETEN SE QKA DO TE NDODH ME KOSOVEN!
    Mëso e shkruaj më mirë shqip, more "acrivist" i sharjeve dhe fyerjeve! Para se të flasësh për "melodram" të Sejdiut në Vjenë, shikoje tragjikomedinë e shkronjave tua!

  4. #4
    Activist do zoti qe nuk kane politikanet kosovare mendjen tende se do ishin bere gjerat corap. Kur thua populli i Kosoves me lejo te te pyes qe; A nuk eshte Fatmir Sejdiu i zgjedhur nga ky popull per ta perfaqesuar? A nuk eshte Presidenti i nje vendi zeri dhe vullneti i popullit te tij? Apo mos valle me popull ti ke parasysh anarshistat dhe gjaknxehtet qe ne vend te politikes do zgjidhnin tytat e armeve dhe eksplozivin?

    Fjalimi i Sejdiut ne mos fenomenal mu duk shume diplomatik dhe koherent. Kujt do ti tregosh ti dhembet dhe gjuhen e forces? Nje bashkesie te tere nderkombetare? A harrove valle ti zoteri qe kjo bashkesi kombetare te shkeputi nga toka meme dhe te la nen Serbine per pothuajse 1 shekull? E ke te qarte qe e njejta bashkesi se ka problem te te kepusi koken nese ti ne vend te arsyes perdor forcen dhe dhunen? Kjo nga ana tjeter sdo te thote qe te gelltiten vendimet qe peshojne mbi pavaresine e Kosoves dhe te shqiptareve aty por gjuha diplomatike eshte ajo qe nevojitet me shume se kurre ne keto momente. Nese konsumohet ajo atehere le te kalohet ne menyrat e tjera. Deri ne ate moment cdo gje pertej diplomacise vetem demton dhe regreson procesin e pavaresise.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44
    Duke deshiruar qe dita e sotit te me kaloj se paku me shpresa per nje te ardhme te mire per ne dhe femijet tane nuk dua te komentoje shkrimet e ndonjerit ketu por dua te shtoje diçka ne vazhdim te asaj qe ka thene Darius

    ...shqiptaret per sa dihet çdo lufte me arme e kane humbur me pesime katastrofale si ne aspektin territorial ashtu edhe ne popullesi e te mirat materiale te tije...e sot duhet te lutemi qe ta fitojme betejen diplomatike qe neser mos te humbim perseri...

  6. #6
    Bashkimi Kombëtar
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    61
    Ata po e shesin vendin tonë për çellime përsonale!

  7. #7
    “Çorba” e Ahtisarit, i bën “Zot” serbët në Kosovë!

    KOSOVA VLEN MË PAK SE NJË PASAPORTË SERBE!

    Shkruan: Isuf KURTAJ

    Tiranë, 09.03.2007

    Studentët u rrahën dhe u vranë në shtëpinë e tyre nga të “huajt”, ndërsa bajagi kosovarë nuk e duan “vetëvendosjen”, si ka mundësi! Karshi këtyre dy grupeve, politika e (pa)përgjegjshme kosovare luan rolin e misionarit, për mrekulli...!!!

    Turbullirat erdhën vrullshëm, por si duket do të ikin me avashllëk. U deshën tri orë “luftë” në rrugët e Prishtinës që vëmendja të kthehet sërish atje... Kishim mall për ato ditë. Protestat na sollën ndër mend kryeqytetin e ditëve të zymta. U mendua se incidenti do të harrohet shpejt po jo, Prishtina e mjegullt dhe për ca kohë do jetë epiqendra e “luftërave”. Dilema vazhdon... s’dihet nëse protesta qe pjellë e gjak-nxehtëve tipik ballkanas në të cilën vorbull hyjnë edhe pilulat e “vetëvendosjes” apo e ndonjë dore tjetër. Të turbullt edhe më tej... aludime pa fund ndër shqiptar për trazirat që ndodhen në Prishtinë. Të pa qartë... dhe askush s’merr përsipër të nxjerrë në “shesh të burrave” atë që qarkullon në gojët e shqiptarëve të Kosovës, dhe jo vetëm të atyre. “Ishin të nxitura nga të huaj”, më zuri veshi këtë frazë teksa një mesoburrë po i ligjëronte një mustaqe lëshuarit të moçëm. Si ka mundësi, që “pakoja” e plakut Finlandez xhanëm paska qenë sherri i trazirave. “Kurrë mos thuaj kurrë”, frazë popullore serbe, është po ashtu e përdorur nga të huajt dhe së fundi edhe nga shqiptarët. Nuk ve dorën në zjarr po se ç’kam bindjen që nëse jo Albinin plotë shqiptar të tjerë të ndershëm e “potnosin” (durojnë) me qejf këtë shprehje. S’di sa mund të quhet kjo tradhti. Nejse... është mirë të kthjellohemi dhe të mos derdhemi pa takt... se edhe më të ndershmit ndër shqiptar të Kosovës me apo pa arsye të fortë kanë vajtur në serbi dhe kanë pranuar të bëhen serb për hir të një pasaporte. Për të mos i ikur fillimit po kthehemi te udha që të çonte tek sheshi “Skenderbej”, i cili atë ditë qe mbushur me polak të veshur me petka dhe arsenal të hijshëm. Rrinin pincë, vetëm t’i shihje sa bukur ngjanin. As një cen me tutje s’bënin. E ruanin istikamin. Ka lezet xhanëm që në mes të krye shehrit të Kosovës të sillen si skifter burra me shtat për së mbari. Në pamje të largët s’dallonin hiç nga milicia serbe, vetëm se ata patën qenë më rebel dhe pa disiplinë. Nuk rrinin statik si polakët dhe rrobat e tyre ishin të dala ngjyrësh. E përbashkëta e dy ushtrive qe pritja e ca qindra të rinjve shqiptar patriotë dhe të zgjuar dhe ca më shumë të tjerëve që “sa për sy e faqe” që dilnin të tërhequr “zvarrë” për të protestuar. Ashtu siç edhe ishte bërë zakon edhe në këtë duel u shuan të rinj shqiptar dhe po si për koecidencë edhe kësaj here viktimat qenë studentët. Sa e zymtë dukej Prishtina atë ditë. Për hir të protestave të herë pas hershme apo edhe të ndonjë mallkimi të largët Prishtina plot njerëzve i ngjante e trisht. Edhe mua atë ditë mu dukej e tillë. Ajo ditë të kujtonte... plot histori. Ecë e gjeje..., pse robi i shkret edhe kur nuk ka “mizë nën kapuç” teksa ecën në rrugët e Prishtinës fiton një far sikleti. “Barrë e madhe i ka rënë Prishtinës”, lëshon një oshtimë hije rëndë një plis bardhë(qeleshe bardh). Protestat ndër vite shpesh e kanë bërë të vështirë jetën në kryeqytetin e mjegullt të Kosovës. Përsëriten ditët e vështira për qytetarët shqiptarë të Prishtinës, por jo për serbët. Sa shumë u fol ato ditë... jehona e fletushkave të çantës së plakut gjakftohtë Finlandez u ngrit deri në “kupë të qiellit”. Në to thuhej troç që të gëzosh të drejta të plota në Kosovë duhet të bëhesh serb i Kosovës. Duket që diçka i ka rënë në vesh plakut të dërguar prej së largu. Në fakt, ajo duket sheshit, mijëra shqiptar të Kosovës janë bërë Serb, kush me “qejf” dhe ca më shumë nga halli. Madje kanë paguar edhe para të majme për të nxjerr një pasaportë serbe. Ata janë ngushëlluar me shprehjen se “shkaku justifikon mjetin”, por kjo s’vlen para botës: “O me vetën o me “armikun”. Po ç’kanë atëherë shqiptarët e Kosovës që llomotisin rrugëve të Prishtinës kur vetë ata shkojnë deri në Beograd për tu bërë shtetas serb. Kjo na kujton “lojën” që politika e një shteti fqinj ka bërë me fukarenjtë shqiptar.



    Drejtuesi i Lëvizejs“Vetëvendosje“ Albin Kurti

    Shqiptarët e Kosovës “të ngrirë” në shtëpitë e tyre

    “Nuk është parë ndonjëherë që të diskriminohen në këtë mënyrë siç bëjnë ndërkombëtarët me shqiptarët shumicë të Kosovës”, bërtiste Albini. Protesta e “vetëvendosjes” zë fill pas pakos së mortshme për Kosovën që solli emisari i dërguar. Në rrugët e Prishtinës mijëra studentë mbështesnin Albin Kurtin, i cili brohoriste duke nxjerr mllefin e konservuar të qytetarëve shqiptarë. Në asnjë paragraf të pakos nuk u përmend fjala shqiptar. Kishin frikë... po nga kush xhanëm, nga vëllezërit e atyre që shkojnë për të blerë nënshtetësinë serbe? Kot thotë se shqiptarët i mbajtën “veshët përpjetë” se çfarë do të shpalosej pas 8 vjetësh negociata. Ata janë më të interesuar për të nxjerr një pasaportë serbe, pasi kjo i lehtëson përshpejtim në marrjen e vizave në ambasadat e huaja, se sa për zgjidhjen e ngërçit të Kosovës. Dhe kot thonë që pas pritjes së gjatë vjen suksesi shqiptarët s’janë ndërgjegjësuar fare historia. Në këtë situatë që është Kosova po të vijë edhe optimisti më i madh me plotë të drejtë do të thoshte se ky popull nuk meriton liri. Në pakon nuk përmendej as edhe një herë fjala pavarësi. S’ka pse ti vënë të huajt theks këtij nocioni që edhe vetë shqiptarët “nuk e duan”, ose për ta ëmbëlsuar paksa nuk ia dinë kimetin. Kjo pako ashtu si deshën serbët u përurua me gjakun e studentëve dhe shtroi rrugën për një Kosovë të hidhur kundër shumicës shqiptare, por një pjesë e shqiptarëve nuk mbushin sa duhet. Kjo pjesë e qytetarëve të Kosovës që bëjnë “hallash-veresh” me serbet e etiketojnë vetëvendosjen me njollën e hileqarëve. Ndryshe nga trumbetimet mbresëlënëse të negociatorëve kosovarë, pak para protestës së “Vetëvendosjes” po e lexoja dokumentin nga një kënd tjetër: këndin e një qytetari të thjesht. Aty nuk binin në ujdi në sërë pikash, prandaj turbullirat ndodhen, dhe rrezik do të përshkallëzohen në gjithë Kosovën, por kam frikë se letargjia nuk i lë. Edhe pse më tepër se gjysma e pikave çalonin, lënin shumë për të dëshiruar s’ka kush të dal dhe të hidhet kundër saj. Të huajt janë po aq skeptik për këtë pako sa dhe vetë shqiptarët, por i intereson të heshtin dhe të pranojnë çdo “të keqe” si zgjidhjen më të mirë për të kryer mish-mashet që i kanë lënë për gjysmë. Vetëvendosja e ka të qartë se shqiptarët do ti paguajnë “qimet e kokës” ndërkombëtarëve, prandaj herë pas here ngrihen. Po s’kanë c’ bëjnë më shumë se edhe vetë populli nuk i mbështet, madje në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën nuk rresht së takuari qytetarë që janë kundër tyre. Ajo që ndodhi në Prishtinë, është pararendëse e ngjarjeve të mëdha në hapësirën shqiptare. Një logjikë e ftohtë e mbështetur në zërin e arsyes së rinisë shqiptare, është thirrja. Dhuna policore në sistem prej strukturave të kriminalizuara në këto tetë vite të mbretërimit të mercenarizmit në Kosovë, është tharmi i urrejtjes racore të politikës konservatore. Ashtu si ngjarjet e viteve ’81, ’89, ‘95 edhe këto ngjarje në Prishtinë do të mbahen mend gjatë për të kërkuar rrugën e vërtetë të lirisë. Dhe kjo ka për të ndodhur përballë miopisë politike ndaj fatit të kombit shqiptar. Shumë flasin në emër të popullit shqiptar, por që nuk kanë guxuar kurrë ta shohin atë drejt e në beben e syrit. “Ata që shajnë protestën e djemve dhe vajzave të Prishtinës i kanë hyrë në hak tërë rinisë shqiptare kudo”, është shprehur Adem Demaçi fill pas ditës së protestave. Mjafton edhe kaq për t’u bindur se me kë kemi të bëjmë, për të kuptuar se “armikun” e kemi përsëri tek porta, më të egër se më parë. Dilema shpesh i vë shqiptarët në siklet, duke rrezikuar shumë në ekzistencën Disa të pakuptimta, disa të pashmangshme. Po, të tilla, sepse rrjedhin pikërisht nga një proces i damkosur, kur njerëzit i tregojnë njëri-tjetrit thonjtë mu përpara fytit dhe hundës. Epo, ndarjet në përgjithësi, sikurse edhe kjo e tanishmja me të kaluarën, nuk bëhen pa dhembje!

    “Çorba” e Ahtisarit, i bën “Zot” serbët në Kosovë

    Plani prishës i Ahtisaarit linte vend për kontestime pafund. Me pak fjalë ishte pako me vrima të errëta. Ata që po e shqyrtojnë këtë dokument janë kompetent të njëanshëm dhe që këtu s’ka pako të gëzueshme, prandaj ëndrra e pakos së lehtë të Ahtisaarit do të fiket akoma pa u implementuar mirë. Duhet kuptuar pa humbur kohë që pranimi i pako është opsioni që nuk i duhet shqiptarëve, por as serbëve të Kosovës. Më anë të kësaj pako Kosova mendohet të jetë klient i të huajve... klient i skeptikëve që cenojnë dhe flakin në spitale dhjetëra të rinj të shkolluar të Kosovës që më mirë se vetë politika e Kosovës e di se si do të copëtohet Kosova. Kështu e duan të huajt Kosovën dhe shqiptarët. Ata e konsiderojnë Kosovën dhe luajnë më të si të ishte një kontratë e përhershme mes saj botës dhe se Serbia gëzon pronësi mbi këtë kontrate që edhe pse gjithmonë e ka refuzuar këtë dokument ajo pyetet më shumë se Kosovarët për fatin e Kosovës.

    www.pashtriku.org
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    Prof. Dr. Muhamet Pirraku

    Anëshkrim në artikullin: “Ura e Vjetër e gurit” - jo e “Vojinoviqëve”, botuar
    në rubrikën “Shoqëri · Kulturë · Art · TV”,Koha Ditore, 4 mars 2007, fq. 18.

    “Nëse nuk e di ku je duke shkuar, do të përfundosh diku tjetër”(A Adler)

    Sihariqet për fitoren e luftës për “trashëgiminë kulturore” (!?!) të “Ekipit të Unitetit”(!?) në “konsultimet e radhës në Vjenë” (?!), të botuara në “Koha Ditore” të 1 marsit 2007, fq. 2, sikur paralajmëruan së paku një fitore të Kosovës. Nën boxin me titull: “Kosovarët ankohen për Vushtrrinë, Boletinin e Novobërdën”, midis të tjerash, shkruan:
    E para: “Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se delegacioni kosovar të mërkurën ka shtruar çështjen e urës në Vushtrri për të cilën ka thënë se mendon që është një urë e vjetër e kohës romake, bizantine dhe turke” dhe e dyta: “Besojmë se për këtë do të merremi vesh dhe se emri i saj do të jetë “Ura e Vjetër e Gurit”, ka thënë ai”.
    E falënderoi gazetarin G. Syla që i ka përdorë thonjëzat kaq mirë. Meqë Hoxhaj ka ofrua shpjegime më të plota më 4 mars 2007, këtu do të kërkoja ndonjë sqarim nga E. Hoxhaj: E para, çfarë argumenti historik për tavolinën diplomatike paraqet konstatimi Juaj: Delegacioni i Kosovës “mendon që është një urë e vjetër e kohës romake, bizantine dhe turke”?! “Mendon”!?! E dyta: Çka do të reflektojë: “Besojmë se për këtë do të merremi vesh dhe se emri i saj do të jetë “Ura e Vjetër e Gurit”, për statusin e “trashëgimisë së mbrojtur serbe në Kosovë” që i parasheh “Pakoja e Ahtisaarit” ?!! Ose, ndryshe: Çka do të firojë shqiptarësia historike e Vushtrrisë nëse “për këtë do të merreni vesh (me UNOSEK-un) dhe se emri i saj do të jetë “Ura e Vjetër e Gurit”?!!!
    Nejse, akëcili lexues le të gjykojë për këtë sipas mendjes së vet!
    Për “përpjekjen”(!) dhe “fitoren”(?) e “Ekipit të Unitetit” rreth emrit të Urës së Vushtrrisë në “Pakon Ahtisaari” shkroi gjerësisht gazetari B. Kupina: “Ura e Vjetër e gurit” - jo e “Vojinoviqëve”(!?!), interpretimet dhe citimet e të cilit i konsideroj të sakta.
    Këtu do të ndalem në katër informata me interpretim më të gjerë nga historiani E. Hoxhaj:
    E para: ”I sapokthyer nga Vjena, Enver Hoxhaj, anëtar i delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore ka bërë të ditur se kërkesa e palës kosovare ka qenë që kjo urë, e cila në dokumentin aktual të Ahtisaarit është emërtuar “Ura e Vojinoviqëve”, të emërtohet si “Ura e vjetër e gurit” !?!
    Pyes dhe, si një qytetar i Kosovës, kërkoj përgjigje publike nga E. Hoxhaj: Çfarë argumenti shkencor dhe diplomatik është “kërkesa e palës kosovare ka qenë që kjo urë, e cila në dokumentin aktual të Ahtisaarit është emërtuar “Ura e Vojinoviqëve”, të emërtohet si “Ura e vjetër e gurit” !?!
    E dyta: “Sipas Hoxhajt UNOSEK-u e ka pritur mirë propozimin e palës kosovare, ndaj ekziston mundësia që në variantit përfundimtar të draftit të Ahtisaarit, kjo urë të regjistrohet me këtë emër”!?!
    Dhe, duhet pyetur: nëse UNOSEK e aprovon kërkesën “delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore”, çka do të fitojë Kosova, deri sa ky “delegacionit kosovar” nuk ka kërkuar që “kjo urë” të hiqet nga “Zona e mbrojtur serbe” sipas “Pakos Ahtisaari” (?!?), dhe t’i lihej Kosovës si hise e saj kulturore historike, çfarë dhe ishte.
    E treta: “Për më tepër, Hoxhaj ka pohuar se në përpjekje për ta sforcuar këtë propozim të palës kosovare ka bërë edhe hulumtime të historianëve të kohës otomane dhe ku qartazi, sipas tij, te Ura e Gurit vërehen elemente të arkitekturës bizantine dhe otoman”?!!
    Ky konstatim, kësisoj, të jep të kuptosh se historianët e Ekipit të Unitetit kosovaro-unmikian nuk dinë se si mund e se si duhet të dëshmohet autorësia antike dhe mesjetare e trashëgimisë kulturore në trevat shqiptare, as i kanë hyrë asaj pune që do të ndikonte në ndryshimin e përmbajtjes së “Pakos së Ahtisarit” .
    Të ecim më tutje. Unë nuk e kuptoj konstatimin: “... përpjekje për ta sforcuar këtë propozim të palës kosovare...”(!?!), nuk e kuptoj pikërisht fjalën “sforcuar”(!?!). Nuk e kam dëgjuar në të folmen e mjedisit ku jam rritur as gjendet në “Fjalori i shqipes së sotme”, Tiranë, 2002, fjalë e fundit e leksikografisë shqiptare. Dhe, nëse është përdorur për ta trashur foljen “forcë-a” apo kal. “forcuar”, mungesa e argumenteve të prekshme e shpërbëjnë këtë “forcë”, këtë “mbështetje”.
    Dhe, këtu, edhe në emër të hulumtuesve të ardhshëm të historisë së copëtimeve të Shqipërisë Etnike dhe të Kosovës historike, pyes: “Delegacioni kosovar për trashëgimi kulturore”, a ka krijuar Dosje argumentuese për këtë çështje? Nëse po, është mirë të botohet ajo dosje, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mësojnë se nuk është shpronësuat nga një monument historik i kulturës së tij për fajin e “delegacionit kosovar”, dhe se “Urën” historike të Vushtrrisë, e ngritur nga stërgjyshërit tanë, ua grabiti, me dhunë UNOSEK-u, për t’i kënaqur apetitet pushtuese shekullore të Serbisë.
    Nëse “delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore” nuk ka krijuar dosje për Urën e Vushtrrisë, për Kalanë e Artanës, për Kalanë e Zveçanit dhe për të gjitha monumentet kishtare ortodokse të cilat “Pakoja e Ahtisaarit”, i shpalli të huajat për shqiptarët dhe për Kosovën (!?!), anëtarët e “Ekipit të Unitetit Unmikian të Kosovës” herët ose vonë kanë për të marrë mallkimin nga pasardhësit e tyre dhe dënimin nga Kosova dhe kombit shqiptar në përgjithësi.
    E katërta: “Sipas Hoxhajt, pala serbe nuk ka sjellë ndonjë dëshmi relevante për çështjen e emërtimit të urës, përpos paraqitjeve të hollësive biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët”!?!? - Kjo ia kalon edhe humorit më të zi.

    Edhe këtu janë dy probleme: E para: “pala serbe nuk ka sjellë ndonjë dëshmi relevante për çështjen e emërtimit të urës” (!?) dhe e dyta: “përpos paraqitjeve të hollësive biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët”?!
    Këtu, fillimisht, duhet të pyesim: Cilat do të ishin “dëshmi relevante për çështjen e emërtimit të urës”(?!) dhe a i ka sjellë ato “Delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore”?! Edhe më qartë, a janë argumente hipotetikët:: “mendon” dhe “besojmë” të “Delegacionit kosovar...”?!?
    Unë nuk mund të paragjykojë, pa fakte, pa dosjen serbe, se cilat kanë qenë paraqitjet e “hollësive biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët”, të cilat nuk i saktëson as nuk i demanton Hoxhaj. Një gjë mund të thuhet se, nëse ato hollësi “biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët”, historiani Dr. Enver Hoxhaj së bashku me historianin Mr. Ylber Hysa, të “delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore” nuk i kuptojnë si “dëshmi relevante për çështjen e emërtimit të urës”, pa i kundërshtuar me fakte, pa e demistifikuar mitin serb për prejardhjen kosovare të “Vojinoviqëve” me një dosje argumentuese, jo vetëm gabojnë por edhe dëshmojnë terrin e injorancës historiografike në trutë e tyre.
    Unë nuk mund të besojë se delegacioni serb ka konstatuar të vërtetën për prejardhjen jo kosovare, jo vushtrriase, të “Vojinoviqëve” historikë. Pyes: Sikur “pala serbe” të mos paraqiste hollësi “biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët” si kanë mundur ata t’ia mbushnin mendjen UNOSEK-ut që “Ura e Jashar pashë Gjinollit” në “Pakon Ahtisaari” të quhet “Ura e Vojinoviqëve”?!!! të konstatoj edhe këtë fakt: Koinea “Vijinoviq” nuk i përket të folmes serbe në Kosovë dhe në Serbinë Etnike (Shumadi).
    Për demistifikimin e Mitit serb për Kosovën i kam botuar disa kumtesa shkencore të lexuara në simpoziume gjithandej në Jugosllavi. Së paku nga viti 1990, në shumë studime e libra kam sjellë dëshmi për mosekzistimin e “Vojnoviqëve” vushtrriasë, gjithsesi i mbështetur edhe në të dhënat e shkencës etnografike, folkloristike e historiografike jugosllave. Këtu nuk dua ta citoj vetën, por e kërkon vendi të konstatoj këtë fakt: Në reagimin tim, më 6 shkurt 2007: “Me propozimin e “Ahtisarit” - Kosova në thika”, analizë kritike e “Propozimit Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës” të Martti Ahtisaarit, midis të tjerash, kisha konstatuar: “Shkenca serbe që në kohën e Toma Maretiqit e ka ndriçuar faktin se “Vojnoviqët” janë të imagjinuar nga kisha serbo-ruse në mbështetje të oborreve mbretërore. Dhe, nëse është fjala për “Urën e Gurit” që lidhë Vushtrrinë me Artakollin, e nga e cila është larguar lumi “Silnicë”, atë e ka ngritur prishtinasi Jashar pashë Gjinolli në fillim të shekullit XIX”.
    Këtë analizë të plotë ia dorëzova PSSP-it dhe Ahtisarit, më 9 shkurt 2007, por nuk e botoi asnjë gazetë ditore e Kosovës!?! Megjithatë, ajo u bë njohur përmes webfaqeve të ndryshme dhe e botuan disa gazeta në Shqipëri dhe në Iliridë. Sa kam njohuri, me emaile veprimtarët e devotshëm të çështjes shqiptare këtë analizë e kan përhapur katërçipërisht në mbarë botën shqiptare. Sikur “Delegacioni kosovar për trashëgimi kulturore ”t’i kishte përcjellë reagimet shqiptare ndaj “Pakos së Ahtisaarit”, së fundi vetëm në www.pashtriku.org, nuk do të kishte hequr “aq shumë” për të dëshmuar për emrin e saj popullor shqiptar dhe serb.
    Sikur historianët Hoxhaj e Hysa, të njihnin diçka nga shkolla antropogjeografike serbe cvijiçiane së paku do të dinin se emri popullor shqiptar e serb i kësaj Ure lidhej me emrin e donatorit dhe urdhëruesit për ngritjen e saj krejt deri në fillim të shek. XX, pikërisht me emrin e zyrtarit të lartë të Vilajetit të Kosovës dhe të Rumelisë në përgjithësi, Jashar pashë Gjinollit. Për këtu të mjaftohemi vetëm me konstatimin e Branisllav Nushiqit, konsull i Serbisë në Prishtinë krejt në fund të shek. XIX. Ai e hulumtoi dhe e njohu terrenin dhe kujtesën shqiptare të rrafshit të Kosovës, të cilën pjesërisht e paraqiti në “KOSOVO opis zemlje i naroda. Izdanje sa spikama, I. Sveska, U Novom Sadu, Izdanje Matice Srpske, 1902”. Duke folur “Për rrugët dhe mjetet e komunikacionit”, përmendi qytetin antik iliro-romak “Vicianum” (Vushtrria), dhe “Jashar-pashin most na Sitnici” (Ura e Jashar Pashës në Silnicë).
    Antropogjeografi B. Nushiq në librin e dytë: “KOSOVO opis zemlje i naroda. Izdanje sa spikama, II. Sveska, U Novom Sadu, Izdanje Matice Srpske, 1903”, do të dëshmohet manipulues i shquar me faktet në përputhje me platformën e shkollës cvijiçiane për serbizimin e kujtesës dhe të traditave shqiptare të Kosovës. Tashti sikur harron se në librin e parë emërvendin “Vuçitrn” e linte të shihej si i ardhur nga “Vicianum”, dhe emrin e qyteti nxirte nga fjalët “vuçiji” dhe “trn” (Wolfsdorn), që do të thoshte “Ferra e ujkut”!?!
    Në këtë libër Nushiq u dha frymë falsifikimeve të epikës serbe për Mitin e Kosovës dhe “Kalanë” e Vushtrrisë e quajti “Kullë” dhe “Pallat” të vëllezërve Vojnoviq - Petrashinit, Vukashinit dhe Miloshit. Shkenca folkloristike dhe historiografike jugosllave e viteve të ’60-70-ta të shekullit XX, realisht kur filloi rrita e shkencës shqiptare dhe ballafaqimi i këtyre dy shkollave shkencore, këta persona të imagjinatës letrare: Vojin, Petrashin, Vukashin dhe Milosh u quajtën personalitete të imagjinuara, të paqenë, joeksistues në Vushtrri. Këtu nuk e shoh të arsyeshme të ndalem në interpretimet e studiuesve jugosllavë: Toma Maretiæ (1966), Tvrtko Èubeliæ (1970), Rade Mihalèiæ (1957), historiani ky më i merituar për demistifikimin e Mititb serb të Kosovës. Për më gjatë e plotësisht mund të flas vetëm pasi opinioni dhe unë të njihem me dosjen serbe dhe të “Delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore”, për “Urën e Vojinoviqëve”, përkatësisht “Urën e Vjetër të Gurit”.
    Tashti, t’i kthehemi Nushiqit. Ai, pas një viti nga botimi i librit të parë, e “harron” emrin popullor: “Ura e Jashar Pashës në Silnicë” dhe nën fotografinë e saj shkroi: “Stari most kod Vuçiterna” (Ura e vjetër te Vushtrria), dhe në vijim vuri tekstin: “Sipas tregimit të popullit edhe këtë urë e kanë muruar Vojnoviqët, dhe pikërisht mjeshtri i cili e muroi Urën mbi Vardar në Shkup. Kjo vërtet shëmbëllen në Urën e Shkupit, vetëm se është më e madhe dhe më e bukur. Edhe për këtë urë ekziston tregimi i njëjtë sikur edhe për murimin e Shkodrës në Bunë”?!?
    Unë e njoh mirë kujtesën historike të Vushtrrisë dhe të viseve të saj, ku kam hulumtuar nga mesi i viteve të ’60-ta të shek. XX, ndër shqiptarë dhe ndër serbë. Gojëdhënat që i langoi Nushiq për Urën e Jashar Pashës, kurrë nuk janë bërë pronë e kujtesës historike të popullsisë së kësaj ane. Në kujtesën historike shqiptare, serbe dhe ballkanike ka legjenda për krijimin e Urës së Shenjtë në Dukagjin dhe të Rozafasë (Shkodër), që kanë për burim kujtesën shqiptare. Ka studime të shumta.
    Të sjellë edhe këtë konstatim: Sipas udhëpërshkruesve dhe hulumtuesve serbë dhe rusë deri në vitet e ’50-ta të shek. XIX, elementi serb në Kosovë, element çifçinj në tokat e feudalëve shqiptarë, nuk kanë ditur asgjë për “Betejën e Kosovës” për Lazarin, për Miloshin, për Jugoviqët, për Vojnoviqët, për Markun. Dhe, as kanë pasur më të voglën ide për Mitin serb të Kosovës, i cili u formësuar me ndikimin e kishës ruse në kishat ortodokse të Vojvodinës nën Austro-Hungarinë.
    Këtu ndalem për të prekur dy të dhëna të Nushiqit që kanë të bëjnë me kohën e ngritjes dhe me mjeshtërit që i “ngtitën” dy Urat e Gurit, të Shkupit dhe në Vushtrrisë. Në këto konstatime të Nushiqit ka diçka historike dhe materiale të prekshme. Të dy urat janë ngritur në xhadet kadimi, në vendkalimet tradicionale që lidhnin Kalanë (Bërthamën e Shkupit), me viset fushore dhe Pollogun dhe me qendrat e tjera shqiptareetovë, Dibër etj. Ura e Jashat Pashës lidhte “Kalanë” (Bërthamën e Vushtrrisë) me fushën dhe Malësinë e Artakollit e të Drenicës me qendrat e tjera shqiptare: Mitrovicë, Pazar i Ri, Pejë etj. Të dy këto ura, meqë u ngritën në vendkalimet tradicionale, praktikë që ndjekej dhe që ndiqet edhe sot në ngritjen e udhëve dhe të urave, u ngritën në vendkalimet tradicionale mbi lumin Silnicë (kështu e ka quajtur populli, deri tashti) dhe Vardar, ndaj janë trashëgimtare të urave ilire, romake e bizantine, pa shkëputje në kujtesën e popullit vendës, shqiptarë. Madje, Nushiqi ka mundur të dije qartë se këto dy ura, në pamjen që kanë pasur deri në fund të shekullit XIX (kur Ai ishte zyrtar në Konsullatën Gjenerale të Serbisë në Shkup dhe Vicekonsull në Konsullatën e Serbisë në Prishtinë), janë ngritur në kohën e pushtetit të të njëjtit person, shqiptar, dhe sipas gjithë gjasave, nga i njëjti arkitekt dhe të njëjtit mjeshtër të Oborrit të Jashar pashë Gjinollit, deri në vitin 1817/18.
    Të mos zgajtëm pa nevojë. Dihet se “Ura e Gurit” (Kështu quhet ajo mbi Vardar), si ndërtim osman fillestar është i kohës së Sulltan Muratit II (141-1451) dhe kishte shtatë harqe. Është rindërtuar dhe shtuar më 987 (1579/80), në kohën e Sulltan Murratit III, “shumë më e mirë se e hershmja” (E Çelebi). “Ura u rindërtua edhe më 1223 (1817-18)” , pra në kohën Jashar pashë Gjinollit - vali e Zot i Vilajetit të Kosovës, iu shtuan edhe pesë harqe dhe ka marrë gati pamjen e sotme, pa ripërtëritjet e valisë Ahmet Ejup Pasha, më 1896/97, kur iu vu kallderma në anësorë, dhe të vitit 1909 ( Më hollësisht, “Kraljevina Jugoslavija. Drzhavna Velika Medresa u Skoplju. Izveshtaj za shkolsku 1933/34 god (...), Skoplje, 1934, 90-91).
    Konsulli Branisllav Nushiq, duhet të kishte informata të sakta se donatori Jashar pasha Gjinolli, e përtëriti “Urën e Gurit” të Shkupit, pasi e mbaroi Urën mbi Silnicë, pra para viti 1817/18, se për rindërtimin e saj i përdori mjeshtërit e sprovuar në ndërtimin e Urës mbi Silnicë. Mirëpo, serbët e kanë pasur zitë emrin e Jashar Pashës, për demet që ky i shkaktoi synimit të Serbisë për pushtimin e Sanxhakut të Nishit, njësi kjo administrative e Kosovës. Nushiq, në librin e dytë, më 1903, do të konstatojë: “Ura gjendet në xhadenë e cila kalon nëpër Vushtrri për Mitrovicë dhe ka nëntë harqe për ujët e lumit Silnicë dhe një hark të vogël për ujët e “Përroit të Ujkut”, sipas Nushiqit “Kuri - potok”. Konstatoi se ajo “Tashti quhet Ura e vjetër”, sepse në ja 2-3 minuta nga kjo, mbi shtratin e ri të Silnicës, është ngritur, më 1855, ura e re. Ekspertet e UNITETIT kosovaro-unmikian emrit të vjetër ia shtuan edhe përcaktuesin “e gurit” dhe, shpresojnë se me pajtim të UNISEK-ut, do ta bëjnë“Ura e Vjetër e gurit” dhe, pa telashe të tjera(!?!) e paluan si trashëgimi serbe.
    Vërtet, “Ura e Vjetër” e Vushtrrisë, përkatësisht “Ura e Jashar pashë Gjinollit”, siç e ka njohur populli deri në ditët e hulumtimeve të mia në terren, iu la mëshirës së kohës. Ajo përjetoi vetëm pak meremetime në vitet e Titos, por kjo nuk do të thotë se është pronë e Titos, ndonëse sipas logjikës së UNOSEK-ut dhe Ahtisaarit, po!?!
    Para se të përfundoj është e udhës të konstatoj: Shkupi dhe Vushtrria janë dy qendrat më të rëndësishme administrative e kulturore që reflektuan shqiptarësinë e trevave të Dardanisë ilire, romake e bizantine edhe për kohën e pushtimit nemanjid - serb mesjetar dhe për vitet e para të periudhës së administrimit osman, përmes kalimit të shqiptarëve në Islam. Rrugën e pushtetit serb për përvetësimin e trashëgimisë kulturore të krishterë (paleokristiane, romake, bizantine e shënsaviane) të Kosovës, kanë filluar edhe historianët bashkëkohorë të Turqisë. Ata synojnë (njësoj si historianët serë dikur), për trashëgimi turke të gjitha monumentet e proveniencës islame të periudhës Osmane. Sipas logjikës së UNOSEK-ut - Ahtisaarit sot, të pranuar nga kosovarët e Unmikistanit, turqit, në një të ardhme, do ta “gëzojnë” atë të “drejtë”, aq më parë pasi shqiptarëve të Kosovës, për dashurinë ndaj Krishtërimit të maskuar me konceptet: “evropian” dhe “perëndimor”, po u përgatitet platforma politike antishqiptare të heqin dorë edhe nga feja dhe civilizimi Islam, të ndahen e të lëçiten me kombin e tyre, shqiptar historik me shumicë absolute Islame nga mesi i shek. XVI, të bëhen kosovarë, më qartë gomarë pa të kaluar historike, pa trashëgimi kulturore, pa fenë dhe civilizimin që i bëri shqiptarë, për të qenë nesër të pa identitet historik, të pa dinjitet, material ndërtimi për përtëritjen e gjakut të plakur të kombeve evropiane, pa e kuptuar mësimin e urtakut Alfred Adler : “Nëse nuk e di ku je duke shkuar,do të përfundosh diku tjetër”- në bërllokun e historisë.
    Në fund, e për fund: kërkesa e Ekipit të Unitetit Unmikiano- Kosovar për të kallafatë rreth emrit: “Ura e Vjetër e Gurit” - jo “Ura e Vojinoviqëve”, as pa përpjekjen më të vogël për të dëshmuar për kohën e ndërtimit, donatorin dhe urdhërdhënësin për ndërtimin e saj, nuk duhet të konsiderohet padituri, sepse është më shumë se përgjegjësi, është antishqiptari. Historianët në “delegacionin kosovar për trashëgimi kulturore” - Hoxhaj dhe Hysa (shto aty edhe Krasniqin), së paku deri sot nuk kanë dhënë dëshmi se janë studiues, apo njohës të trashëgimisë kulturore shqiptare të Kosovës. Uroj të dëshmohen nesër! Si hap të parë në këtë drejtim e ritheksoj kërkesën nga fillimi, në mënyrën më të sinqertë, të botojnë Dosjen e Tyre dhe Dosjen e Batakoviqit, për Urën e Vjetër të Vushtrrisë. Pse jo edhe Dosjen e plotë për trashëgimin kulturore historike shqiptare të krishterë shqiptare të cilën UNOSEK-u me “Pakonë Ahtisari” po ia bënë tapi Serbisë, e cila Kosovën e lau me gjak shqiptari nga viti 1809 deri më 1999 dhe kurrë nuk do t’ia ndanë gazepin., kurrë nuk do të lejojë bërjen e Kosovës shtet, pa dënimin e meritueshëm për gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë në vitet 1989-1999.
    Njëkohësisht, edhe si një qytetar votues i rregullt në të gjitha zgjedhjet unmikiane në Kosovë, pa të drejtë për të zgjedhur atë që do të mund të kërkoja llogari, do të doja të di nga “Delegacioni kosovar për trashëgimi kulturore”, se Çka fiton shqiptarësia e Vushtrrisë dhe e Kosovës nëse “Ura e Vojinoviqëve” do të lejohet nga UNOSEK të hyjë në “Pakon Ahtisaari” me emrin “Ura e Vjetër e Gurit”, duke e lënë atë në Zonë të mbrojtur administrative të Serbisë në Kosovë?!?
    Shqiptarë, nëse doni shqiptarinë, kthjelluni, së paku të mos mbesim të mallkuar para brezave që prapë do të përgjakën për identitet shqiptar e për tërësinë e kombit dhe të Shqipërisë Etnike, e drejtë natyrore dhe demokratike që po i mohohet Kosovës dhe popullit shqiptar, tashti edhe me fajin tonë.

    Prishtinë, 5-7 mars 2007
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Postime
    9
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Activist do zoti qe nuk kane politikanet kosovare mendjen tende se do ishin bere gjerat corap. Kur thua populli i Kosoves me lejo te te pyes qe; A nuk eshte Fatmir Sejdiu i zgjedhur nga ky popull per ta perfaqesuar? A nuk eshte Presidenti i nje vendi zeri dhe vullneti i popullit te tij? Apo mos valle me popull ti ke parasysh anarshistat dhe gjaknxehtet qe ne vend te politikes do zgjidhnin tytat e armeve dhe eksplozivin? .
    A nuk eshte Fatmir Sejdiu i zgjedhur nga ky popull per ta perfaqesuar? ISHTE, POR TANIME NUK ESHTE! Ngase ne baze te nje raporti te UNDP-se, Besimi ne institucione menjher pas luftes ishte 80%, ndersa ne vitin 2006 ka pesuar renie drastike ne 30%. Dhe e ke iden se pas 10 shkurtit sa eshte kjo perqendje? As nuk dua ta besoje, ata vetem jane duke e humbur legjitimitetin te luajne rolin e perfaqesueseve tane!

    A nuk eshte Presidenti i nje vendi zeri dhe vullneti i popullit te tij? VULLNET I POPULLIT NUK ESHTE DECENTRALIZIMI (ndarja e territorit te kosoves ne baza etnike, krijimi i etnitetit autonom serb mbrenda teritorit te kosoves. Harta e Kosoves sone te dashur do te jete mu sikurse lekura e leopardit), PASTAJ, me 'Zonat e veqanta' po ja failin Serbise trashigimin kkulturore te vendit tone, ne kete rast po behet deligjitimimi i shiqpetareve si vendas, dhe paraqitja jone si ardhcak, (pikerisht ashtu siq thoshnin serbet)TERE KOHEN PRESIDENTI MUNDOHET TE NA IMPONOJE ( te mos flasin per shume gjerat tjera qe bien ne kundershtim te derjeteperdrejt me vullnetin tone) Shume me i mire ishte Fatmir Sejdiu si profesor ( njekohsisht si profesor i imi dikur) por si president na ka zhgenjyer!

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo pune, fatkeqsisht do durim, por nje durim qe edhe guri do plaste, por ja qe duhet ky durim. Nuk duhet gjithsesi sic tha Dariusi te lejohen njerez te luajne me teper se sa duhet me perkufizimet e "pavarsi", "pavarsi e kushtezuar", "minoritet", "pakice" e ku di un cfare termash mund te shpikin ne te ardhmen. Jo per gje por kjo behet precedent i rrezikshem per vete Shqiperine qe ka dhe hallet me ate 0.1-0.2% e minoritareve Greke, + nja 5% qe vethiqen te tille. Pra Kosova duhet te bej presion diplomatik, dhe me njerez.

    Ajo qe dua te them, eshte qe Albin Kurti duhet te gjej te tjera menyra me protestuar. Duke qene se dalin 1000-2000 vete maksimumi, mundohen qe te behen skena te dhunshme qe te terhiqet vemendja. AJO ESHTE GABIM!. Duhet te dilni te gjithe sic jeni, gra pleq, femije neper sheshe, a ka mundesi dit per dite(pa pune jeni qe jeni), dhe te kerkoni PAVARSINE. Vec atehere do ta shohi bota se ky vend ka perparuar, dhe se nuk mund te vihet kurrsesi nen Serbi, por nen nje qeverisje demokratike te pavarur.

    Pse tipa si Albin Kurti perbejne rrezikshmeri(edhe pse ky faktikisht eshte nje idhull i im sic ka qene dhe Rufi Osmani apo dhe shume patriote te tjere qe u "dogjen" per nga menyra se si i luajten letrat). ?
    Keto tipa jane te rrezikshem sepse krijojne idene e nje jostabiliteti politik ne Kosove dhe se ka grupe "ekstremiste"(edhe pse ata kerkojne ate qe i perket - por bota i shkruan ndryshe gjerat) qe do e cojne edhe kete shqiperi te dyte ne rrugen e shqiperise se pare, pra vend i semure dhe i korruptuar(edhe pse shumica e deshiron te jete ashtu, sepse i leverdis vete Europes nje territor i tille qe te kalojne tranzit pislliqet). Eshte detyra e cdo individi te dali ne shesh, dhe kur them te dali, nuk them 1000-2000 vete, por 800.000 vete. A iken 800.000 vete kur erdhi Milloshevici ? Me e pakta qe keta mund te bejne eshte qe te dalin dite per dite ne shesh ne menyre paqesore kudo dhe te kerkojne pavarsine ne token e tyre. Nuk e kuptoj pse kaq te veshtire e kane shqiptaret te organizohen ne ket fare menyre, por gjithmone do kete grupacione dhe do ekzistojne me qindra vete qe vetquhen komandante e do na fusin ne nje qorrsokak qe as ne 2020 nuk do dalim.

    Sa me shume shtyhet statusi aq me shume rritet pakenaqesia dhe do rritet dhe dhuna. Kjo eshte loja Serbe. Loja Shqiptare duhet te jete ajo e nje proteste MASIVE PAQESORE, jo vetem ne Kosove, por dhe kudo ne sheshet e Europes dhe prane ambasadave specifike(USA,ANGLI kryesishte, dhe OKB). Nese kjo gje arrihet, do gjehet dhe mbeshtetja e shqiptareve te shqiperise qe jetojne gjetke ne Europe. Ma merr mendja nuk do ishte e veshtire te mblidheshin me mijera vetene Gjeneve, Zyrih, neper disa qytete te Anglise e Gjermanise, apo ne Belgjike plot me shqiptare, qe kerkojne kudo pavarsine per vendin e tyre.

    Me kete presion paqesor nuk mund te rezistoj askush. Ky qe dhe FAJI i Rugoves qe sot na e kane bere shenjtor dhe na e quajne si "gandhi"-n e Kosoves. Ghandi kur kerrciti lufta ndejti aty me njerezit e vet, ndersa ky ja mbathi dhe i dorezoi Milloshevicit Fehmi Aganin me Ukshin Hotin, dy nga baballaret moderne te kombit shqiptar.

    Kshu puna ti aktivist, duhet te vihet ne pune ai truri dhe pergjegjesia qytetare, se ndryshe e morri lumi dhe Kosoven.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovës
    Nga ideus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  3. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •