Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Bashkim Fino kandidati i së majtës për president

    Bamir Topi e Bashkim Fino, kandidate per president

    08:45 06/03/07


    PD dhe PS kane filluar te paraqitin emrat perkates per president te republikes.

    Kryeministri Berisha mbështeti ambicjen e kreut te rgupit parlamentar te PD Bamir topi per president , duke deklaruar para mbledhjes se grupit se deputetet duhet te jene te pergatirur edhe per zgjedhje te parakohshme.

    Kjo deklarate e berishes nxjerre ne pah dy gjera kryesore, se pari: kreu i ekzekutivit ka lene te kuptohet qarte para deputeteve demokrate se nuk do te mbeshtese kandidaten e fatos nanos si president.

    Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se kreu i maxhorances ka kuptuar qarte edhe pse nuk e ka shprehur hapur se nuk i ka votat e duhura te shumices se cilësuar per zgjedhjen e presidentit ne Kuvend kete vere, si rrjedhoje vendi mund te shkoje edhe ne zgjedhjke te parakohshme.

    Ne keto kushte dhe kur edhe opozita eshte shprehur e vendosur te mos miratoje asnjë kandidature nga e djathta president , maxhoranca ka dy zgjedhje ; ose te paranoje nje president konsensual qe ne fakt do te vije nga e majta ose te pranoje qe vendi te hyje ne zgjedhje te parakohshme.

    Nga e majta emri i lakuar se fundi per president eshte ai i Bashkim Finos , sekretar organizativ ne PS dhe ish kryeminister i vendit ne qeverine e pajtimit kombëtar 10 vjet me pare.

    Kësaj eksperience te provuar nga Fino ne 97 iu referuar sekretari i PS Blendi Klosi mbreme ne nje emision Tv kur e cilësoi ate si nje kandidat per president konsensual qe mund te gjente mbështetje edhe nga forca te tjera politike.

    Kjo kandidature e B. Finos per president pritet te shqyrtohet nga strukturat e PS ne ditet ne vijim.

    A.P



    Bashkim Fino veht, gjithe ironi.


    Fino: S’jam unë presidenti konsensual i vitit 2007

    10:37 06/03/07




    Sekretari socialist Bashkim Fino i është përgjigjur sot interesimit të medias, lidhur me një kandidim të mundshëm të tij, për president i vendit këtë vit.

    I përfolur si një nga emrat që mund të plotësojë kushtet për të qenë presidenti konsensual, Fino tha se fakti që ai ka qenë kryeministrër konsensual në vitin 1997, nuk do të thotë se mund të jetë presidenti konsensual në vitin 2007.

    “Isha kryeministër konsensual në vitin '97, por nuk jam presidenti konsensual në vitin 2007” – ka thënë Fino për gazetarët.

    Blendi Klosi, Sekretar i Burimeve Njerëzore, tha mbrëmë se Bashkim Fino është kandidaturë e pranueshme për të zënë vendin e Alfred Moisiut, mandati i të cilit përfundon këtë verë.

    Klosi, duke folur në një emision televiziv tha me seriozitet se vetë Sali Berisha e ka pranuar Bashkim Finon në vitin 1997.

    Duke iu referuar gjithnjë qenies së Finos, Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Sekretari Organizativ i PS-së, u shpreh se, "pse jo, Fino mund të jetë shumë i mirë si President konsensual".

    Klosi shtoi se kandidatura e tij mund të gjente mbështetje edhe tek forcat e tjera politike.

    A.P



    Kush do qe te jet perball Bamir Topit, ne cfare do lloj kanditature e ka te kote qe te kandidoj per veht faktin se te gjithe e njofim se sa politikan i lart eshte.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga shefqeti11 : 06-03-2007 më 07:54 Arsyeja: .
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    fiton Bamiri me Finon .

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Lajmi më i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:04
  5. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •