Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pas reagimit ndërkombëtar, opozita pranon humbjen në Shijak

    Shijak, palet garojne per vendin e Olldashit

    E Diele, 04 Mars 2007

    Blloqet politike e kane kthyer tashme Shijakun si qender te merkatos politike, teksa nuk lene rast pa shfrytezuar per te thithur mbeshtetjen e elektoratit te kesaj zone, mbetur pa deputet pas doreheqjes se Olldashit. “Vota rinore e Shijakut duhet te orientohet djathtas. Programi i PD per rinine shqiptare perben nje pike baze per arritjen e standarteve europiane. Vota djathtas do te jete vote per nje mik te perjetshem”, ka deklaruar kandidati demokrat i zones 26 ne Shijak, Osman Metalla. Ne fjalen e tij perpara rinise shijakase, ai nenvizoi se brenda nje afati shume te shkurter ky qytet do te pajiset me pallatin e sportit, ate te kultures, nje biblioteke dhe qender interneti. Sipas tij, premtimet e qeverise Berisha per rinine do te zbatohen shume shpejt ne Shijak, nje zone e cila aktualisht per rinine ofron pak mundesi zbavitje dhe argetimi. Pavaresisht se Berisha kishte premtuar internet per cdo shtepi e shkolle, kandidati demokrat ne Shijak per zgjedhjet e pjesshme te 11 marsit, ka qene me tokesor, teksa ka premtuar qendren e internetit ne qytet. Gjate takimit, Metalla u shpreh se respekton voten e 18 shkurtit ne Shijak. Me tej ai i dha te gjitha garancite elektoratit rinor shijakas se qyteti nuk do te penalizohet nga rezultati i zgjedhjeve vendore, por perkundrazi do te jete gjithnje ne vemendjen e qeverise se djathte. Por gjate ketyre diteve kane zbritur ne Shijak dhe anetare te kabinetit Berisha. Mes te cileve dje ka qene ministri i Puneve Publike, Transporteve e Telekomunikacionit, Lulzim Basha si dhe zedhenesja e fushates se PD per zgjedhjet vendore, Majlinda Bregu. Nderkohe qe nuk kane rreshtur as socialistet ne mbeshtetje te kandidatit te tyre, Igli Cela, i cili ka kohe ka filluar fushaten zgjedhore ne kete zone, i favorizuar tashme dhe nga fitorja e perfaqesueses se PS ne bashki, Alite. S.P






    Korrieri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shijaku, Sterkaj mbledh komisionerët e PS


    Shekulli
    09-03-2007



    TIRANË- Paulin Sterkaj mblodhi mbrëmë vonë në PS komisionerët dhe veprimtarët partiakë që do të jenë në Shijak për zgjedhjet në zonën 26. Deputeti Sterkaj thotë se PS i ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur votën në 11 mars. Sterkaj, i konfirmoi "Shekullit" mbrëmë se janë në shqyrtim detajet e fundit të organizimit të mbrojtjes së votës, por për shkak të veçanësisë së rastit, pa dhënë elementë konkretë. Ish-drejtuesi i lartë i strukturave të sigurisë në vend ka pohuar po kështu se është e thjeshtë se PS nuk do të lejojë askënd për të vjedhur votat apo për të manipuluar zgjedhjet në zonën pa deputet pas kandidimit për kryebashkiak në Tiranë, të ish-ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi. Sterkaj i theksoi gjithashtu "Shekullit" se "skema jonë është mbrojtje e votës në Shijak ashtu siç bëmë në Tiranë në 18 shkurtit". "Unë nuk jam polic, por deputet dhe njeri i angazhuar për të mbrojtur votën e lirë të shtetasve. Skema jonë është e thjeshtë, ne nuk do të lejojmë asnjeri që të na vjedhë votat dhe të deformojë shprehjen e lirë të shtetasve. Ne jemi angazhuar për këtë dhe do ta bëjmë mbrojtjen e votës edhe në Shijak siç e bëmë në Tiranë"-tha Sterkaj. Për deputetin socialist, është po kështu normale që roli i tij jo si polic, por si deputet, të jetë në shërbim të një procesi të lirë. "Ne kemi mbrojtur gjëra të rëndësishme siç është vota dhe do ta bëjmë këtë pavarësisht nga përpjekjet për ta deformuar. Normal, që njerëzit që kanë punuar janë paguar, por në shërbim të mbrojtjes së votës"-ka vijuar Sterkaj.


    shekulli

    ..



    prokurori sterkaj me falangat e zeza.. ne aktivitet..
    bravo..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Shiko me poshte

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Zona zgjedhore 26 perfshin:
    1) Bashkine e Shijakut
    2) Komaunen Katunnd i Ri
    3) Komunen Xhafzotaj.

    Rezultatet e zgjedhjeve vendore te 18 Shkurtit 2007 per keto 3 qendra administrative (shiko tek http://www.cec.org.al/2004/zgjedhven...yetar_kzqv.htm):




    BASHKIA SHIJAK

    Nr Kandidatët për kryetar Subjekti mbështetës Vota %
    1 AFERDITA HAMID ALITE PS, LSI, PSD, PDS, AD 2,097 49.99 %
    2 MEHMET MALIQ RAKIPI PD, PR 1,933 46.08 %
    3 SAMIR XHAVIT QEVANI I Pavarur 165 3.93 % Sum: 4,195 100%

    E Majta : +64 vota




    KOMUNA KATUNDI I RI


    Nr Kandidatët për kryetar Subjekti mbështetës Vota %
    1 FETI ISMAIL TILA PS, LSI, PSD, PDS, AD 989 22.88 %
    2 HIL PAL PRISKA PD, PDK 3,334 77.12 %
    Sum: 4,323 100%

    E Djathta: +2345 vota






    KOMUNA XHAFZOTAJ



    Nr Kandidatët për kryetar Subjekti mbështetës Vota %
    1 AGIM GANI HOXHA PD 6,269 95.40 %
    2 SELMAN BEQIR LALA PS, LSI, PSD, PDS, AD 302 4.60 %
    Sum: 6,571 100%


    E Djathta: +5967 vota


    ++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++ ++++++

    Zona 26 me 18 Shkurt 2007:

    E Djathta: +8248 vota



    Ne qofte se e djathta shqiptare lejon qe nje ish-muns barkderr 55 vjecar si Paulin Sterkaj ti mar me force fitoren ne kete zone, kur para 3 javesh kishin nje diference prej 8248 votash ndaj kuqalasheve, ateher qeveria le te jap doreheqjen dhe tu a dorzoj pushtetin krimineleve te kuq, pasi nuk qenka e afte ta mbaj ate.


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryeminister e kryeprokuror e krye KQZ-isto-or e krye komisioner ne Shqiperi eshte.. Paulin Ruc edvin brace ..
    Ata bejne ligjin e Maliqin..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Shenohet incidenti i pare ne Shijak.

    nga G.SH

    Eshte plagosur me arme zjarri ne nje prej gjymtyreve komisioneri i djathte i njeres prej qendrave te votimit, Marian Ciliaga.Ka qene nje grindje mes tij dhe shtetasit Kujtim Neriaku, ngrindje e cila ka degraduar ne konfrontim me arme zjarri.


    Ngjarja ka ndodhur ne qender te Shijakut, ne afersi te godines se Telecomit. Nderkaq ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta policie, si dhe dy furgona me forca speciale, per te mbajtur situaten nen kontroll. Policia ka filluar hetimet per ngjarjen, nderkohe qe autori i plagosjes se komisionerit Ciliaga eshte larguar nga vengjarja. Pas tij jane vene forcat e policise, nderkohe qe po vijojne hetimet per zbardhjen e motiveve qe cuan ne kete incident.

    Nga ana tjeter, i plagosuri eshte shoqeruar menjehere ne spital per te marre ndihmen e pare.


    Zbllokohet procesi zgjedhor

    Zbllokohet situata zgjedhore ne zonen 26 ne Shijak. Anetaret e Komisionit Zonal Zgjedhor te kesaj zone kane arritur nje kompromis mes tyre per fillimin e procesit zgjedhor. Votuesit do t’u drejtohet qendrave te votimit me certifikata ose pasaporta, sipas Kodit Zgjedhor, dhe ne perputhje me rregjistrin qe zoteron Komisioni Zgjedhor, i hartuar nga organet vendore. Nenkryetari i KZZ se Shijakut Ilir Kulla, pohon gjithashtu se ne rast dyshimi per identitetin e personave, do te kerkohet nje dokument i dyte identifikimi. “Ne rast se ky dokument I dyte nuk paraqitet, atehere personi nuk do te mund te votoje” shprehet Kulla.

  7. #7
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Kandidati i PDse ka per ta fitu te sigurt ket zone....
    ca me shqeteson mua eshte fakti qe politikane te rendsishem hyjne neper qendra votimi dhe ne nje menyre apo tjeter ndikojne drejtperdrejte ne procesin e votimit....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    neriaku eshte super killer.. i njohur.. vegel e vjeter e zemunit..
    tmerr..
    ka hy paulini i edvinit aty..
    nuk e len edvinistet pa e bere gjak dhe shijakun..
    sic duket nuk e kan te sigurt fitoren mafiozet e PS e LSI prandaj do perdorin gjith mjetet..
    e filluan me "dosjet e CIa-s" e me bidona te dukes e tani dhe kallashin..
    uroj te jete e qete kjo dite..
    prandaj tremben njerzit e mir e nuk shkojn fare ne votim..
    e votimi behet oborr privat i kanibaleve te edvin metove..

  9. #9
    Shijak, terhiqet nga gara deputeti i PS Igli Çela

    13:55 11/03/07



    Kandidati i Partise Socialiste, per deputet te zones se Shijakut, Igli Cela eshte terhequr nga gara.

    Gjate nje deklarate per shtypin, Cela u shpreh, se per te eshte me e rendesishme paqja se sa mandati, duke shtuar gjithashtu se procesi zgjedhor ishte i paligjshëm dhe se komisionereve ju bene presione.

    Sipas Celes, KQZ punoi me dy standarte dhe do te pranoje te rivotohet, vetem ne prani te vëzhguesve nderkombetare.

    G.S.


    Te behet Shqiperia me shqiptar, p.irth o laze p.irth me nder me then. Per dy vota te qelbura jan kail te vrasin te masakrojn nje popull te turturuar kaq vite me radh qe dhe akoma vazhdon te turturohet nga bandat kriminale te te dyjave paleve.

    Turp edhe gjynah....ptuu u dh.ivfsha mu ne votat tuaja te qelbura qe lypni nga ky popull fukara qe s'ka te lek te blej buke per femijet e veht dhe me ne fund i rrasni dhe koqen e plumbit....
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  10. #10
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    u bo shijaku 07 si libofsha e 92, hajde sal m....u, vija prap flaken shqiperise.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vrasesi ..eshte antar jo i berishes or ti raqchi..por militant i ps-se..
    i riu i vrare eshte student..
    turp per ps-ne..
    nuk u ngopen me gjak e vrasje..


    kush mundet te sjelle fotografi te faqes se pare te zp-se se sotme..

    aty qarte dallohet etja per gjak..e urdheri per vrasje..

    te tmerrshem jan..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-03-2007 më 14:23

  12. #12
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    Analogjia e shtetit shqiptar. 12/03/2007
    Sali Ram Birisha duhet ti fitoje pa tjeter kete kontest elektoral, qe ti mbushe mendjen vetes dhe partise qe situaten e ka ne kontroll, edhe per ti treguar opozites se kush asht zot ne kete vend.
    Zoti Birisha e di mire se nuk i ka votat, pasi sapo i humbi zgjedhiet lokale ne shijak, gjithashtu agjitatori sypalodhur, sekretari besnik i partise komuniste, analizusi i sheqerit ne specimentin e urines se udheheqesit legjendar komunist dulles, e ka te ngulur ne koke parimin se pushteti del nga gryka e pushkes, rrjedhimisht le te marrim ne pune pushkataret....
    Te fortit e shijakut jane nje specie e vecante ne llojin e krimineleve shqiptare. Ata kane qene te paret qe kur kokepalaret i suleshin vilave italiane apo greke per nai bizhuteri a televizor, ata luajten drogen e zvicres. Pra shijaksit kane qene kremi i krimit shqiptar. Te fortit e shijakut i dhane fitore pa problem zotit olldashi, pra e kane provuar veten se dine te japin rezultate. Zoti Birisha mori ne pune keto pushkatare per te terrorizuar komisioneret e opozites plus per te mbushur kutite me certifikatat e partise.
    Ktu merr fund dhe shteti shqiptar. Padronet e droges ne kembim do te duan terrritor te qete ne importimin, magazinimin dhe transportin e droges. Keshtu transformohet republika e shqiperise ne republiken e bananeve, droges e te forteve, alabakeve me dhe pa kollare, ku institucionet e shtetit kthehen ne dordolece me uniforme perpara kesaj aleance kriminale te droges, parase se piset dhe njerezve te pa princpte e tribal.
    hajd te rroni vet se shteti ju ka lan shendene.
    p.s.
    nese doni emra referojuni artikullit te shekullit per lidhjet e olldashit me mafien e shijakut.
    Ndryshuar për herë të fundit nga rachi : 12-03-2007 më 06:20

  13. #13
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Shijaku, zgjedhjet jashtë standardeve.

    “Shijaku, zgjedhjet jashtë standardeve

    Gazeta Shqip



    Denion Ndrenika
    12-03-2007


    TIRANË
    - Partia Socialiste tha mbrëmë, se procesi zgjedhor në Zonën 26 në Shijak ka qenë jashtë kontrollit, jashtë standardeve, jashtë normave për zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe jashtë elementëve të sigurisë. Partia Socialiste nuk ngurroi ta vlerësonte të gjithë gjendjen si në "terror", nga ato që I quajti "struktura të errëta" dhe nga vetë zyrtarë të PDsë. Mbi këtë, PS tha se po përgatiste paditë penale për kryekuvendaren, Jozefina Topalli, njëherit nënkryetare e PD-së dhe për deputeten e kësaj force, Majlinda Bregu, për shpifje. Deklaratat janë bërë në mbrëmje nga Sajmir Tahiri, zëdhënës i PS-së, i cili gjithashtu u shpreh se plagosja e të deklaruarit si komisioner i PD-së, nuk kishte lidhje me PS-në, por ka qenë "incident i ndodhur në rrugë". Tahiri i tha "Shekullit" më tej se ishte për të ardhur keq, që gjatë gjithë ditës, PD e kishte deklaruar ngjarjen si politike.

    "Ka gjithë ditën që PD, me të gjithë zërat e mundshëm, është përpjekur t'i japë ngjyrim politik një incidenti të ndodhur në rrugë, që është për të ardhur keq, po që s'ka të bëjë me PS apo proceset zgjedhore. Me këtë, PD kërkon të fshehë kokën si struci, ndërkohë që si forcë qeverisëse, është përgjegjëse për standardet e munguara në Zonën 26. Mjafton vetëm të përmendim makinat pa targa, makinat me targa të huaja, makinat me xhama të errët që terrorizonin komisionerët dhe zgjedhësit. Është turp, që PD bën politikë me një incident që nuk duhet të ndodhte, por që dëshmon pafuqinë e forcave të rendit për të garantuar qetësi",- tha Tahiri. Më tej, ai pohoi se ndonëse nuk kishte asnjë padi për kërcënimet ndaj komisionerëve socialistë, tha se aktet juridike do të dërgoheshin në organin e akuzës. Sipas Tahirit, do të ndiqen rrugët ligjore edhe për deklaratat politike në publik dhe me incidentet që kanë ndodhur në terren.

    "Procesi u kompromentua që në nisje, me vendimet e paligjshme të KQZ dhe në terren, nga struktura të errata që terrorizuan komisionerët dhe zgjedhësit. Me këto incidente nuk mund të flitej për proces të lirë, të ndershëm, të barabartë demokratik. Ne do të depozitojmë padi penale për zonjën Topalli dhe zonjën Bregu, sepse politika e vjetër e shpifjeve ndaj kundërshtarit me urdhra absurdë, mund dhe do të marrë fund vetëm nëpërmjet institucioneve",- tha zëdhënësi. Më tej, ai shtoi se tërheqja e kandidatit të PS-së, Igli Çela dhe të komisionerëve opozitarë, u bë për shkak të mospranimit të qenies pjesë të një procesi të dështuar dhe të rrezikimit të jetëve të njerëzve.

    Ai nuk saktësoi nëse ka qenë vendim politik, por theksoi se "patjetër komisionerët e të gjithë opozitës janë tërhequr, sepse nuk mund të vazhdohej të bëhej pjesë e një procesi të dështuar" dhe "me ,tërheqjen e kandidatit të opozitës pasoi tërheqja e komisionerëve, sepse të gjithë u ndjenë të terrorizuar për shkak të njerëzve të armatosur". Sipas Tahirit, presioni dhe kërcënimet "me të drejtë bënë që kandidatët u tërhoqën, sepse nuk mund të bëhej pjesë e një procesi fals". "KQZ duhet të ishte garant", "procesi u kompromentua juridikisht, institucionalisht dhe nga njerëz të përgatitur",- ishin frazat e nënvizuara nga Tahiri, ,për të cilësuar gjendjen zgjedhore.

  14. #14
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Cilido qe shkreh armet apo grushtat per vota duhet ndeshkuar, qofte i majte apo i djathte.

    Por, do ti thoshja te nderuarit zotit kryeminister, qe si mjek qe eshte, te shkoje te vizitoje dhe nje djale nga Ndroqi qe ka qene ne gjendje kome. Keshtu do tregohet tamam burre, i drejte dhe i paanshem.

    Sa te kemi ne drejtim "kryeshpellarin" me shpellaret e tjere qe i vijne pas, Shqiperia do te mbetet shpelle e Europes.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  15. #15
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Shijakasit kane qene, jane e do te jene me shpirte demokrat. Por demokrat te arsyes e jo te tifozllekut.

    Shume shijakas demokrat nuk kane marre mundimin te votojne, jo se kishin ndonje gje me kandidatin demokrat, por me komisioneret. Pasi nje intelektual, nuk mund te pranoje qe emrin ne liste t'ja gjente nje "kriminel" i veshur me petkun e komisionerit.

    Pyesni ndonjerin nga Shijaku, mbi komisioneret ne shume zona perreth shijakut se nga vinin e cfar thuhet per ta.
    Shikoni filmimet e televizioneve, merrni gazeten shekulli me botimin te lidhjeve te Olldashit me krimin, dhe sa te verteta jane fjalet e mija per grupet mafioze te veshur si komisionere.

    Me vjen keq per Shijakun, pasi ne '97 nuk u thye nje xham, tani behen pre e politikaneve.

    Gjithsesi, komisionerit te PD, i shpreh keqardhjen time, pasi eshte injorance qe per debate votash, te "vritesh", sikurse ishte dhe rasti i ndroqit.

    Turp per qeverine, turp dhe per te gjithe politikanet.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga rachi
    Zoti Birisha e di mire se nuk i ka votat, pasi sapo i humbi zgjedhiet lokale ne shijak
    Po te kishe lexuar postin e trete te kesaj teme do shifje qe zona e Shijakut nuk eshte vetem bashkia e Shijakut (ku PD-ja humbi vetem me 64 vota ndaj PS-se) por perfshin dhe dy komuna te tjera (te cilat i pat fituar ne menyre derrmuese) dhe sipas rezultateve te 18 shkurtit PD-ja del perpara me 8200 vota ne krejt zonen, pak a shume po aq diference sac shpalli KZZ-ja (kjo e fundit me 8500 ne mos gaboj). E vetmja gje qe mund te vinte ne dyshim fitoren e se djathtes kete here ishin trazirat e mundshme qe fale se majtes prape se prape u realizuan per ti thene botes qe ne jemi akoma homo-albanicus, specie e kryqezuar me kafshet perderisa akoma ne Evropen e shekullit te 21 nuk jemi ne gjendje te mbajme zgjedhje te reja. Te isha ne vendin e KQZ-se, i perserisja zgjedhjet edhe nje here, dy here sa here te duan socialistet vetem per te hequr cdo dyshim. Zaten diferenca numerike eshte e tille sa ska manipulim ta ndryshoje shumicen.

    P.S.
    Ka 10 vjet qe vjet qe vetem nga e majta shtihet kunder te djathtes, n'dac brenda ne parlament, n'dac ne qender votimi, e prape se prape e djathta del zullumqar. Nuk thone kot, me mire syri se nami.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  17. #17
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    artilulli mare nga gazeta shqiptare

    Pas afro tri orësh që nga komenti kur duhet të ishin hapur qevdrat e votimit, pas shumë sherreve, akuzave e kundërakuzave, kur procesi ishte i bllokuar, në Shijak janë shkrehur armët. Një njeri i Partisë Demokratike është plagosur, pas shkëmbimi fjalësh me një biznesmen nga Shijaku, aktivist i PS-së. Sherri kishte nisur 3 ditë më parë po për çështjen e zgjedhjeve të pjesshme parlamentare, ku dy palët kanë debatuar. Gjatë gjithë ditës së djeshme ka pasur variante të ndryshme për të. Selia blu ka bërë të ditur që i qëlluari me armë ishte anëtar i një qendre votimi (pa e përcaktuar numrin e qendrës). Por, në orët e vona të mbrëmjes, nga grupi hetimor është konstatuar se, viktima ishte vetëm një simpatizant i PD-së. Pas dhënjes së këtij lajmi në “News-24”, ka sqaruar deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, sipas të cilës, me vendim të KZZ-së, ai është kryetar i qendres së votimit në shkollën “Petrit Llaftiu”. Gjithsesi, këto janë tri variantet dhe do të jetë prokuroria e policia ato që do të thonë fjalën e tyre.
    Ka qenë ora 10.00 e ditës së djeshme, kur në qendër të Shijakut, pranë godinës së Albtelekomit, janë dëgjuar disa krisma pistolete. Nga një makinë është qëlluar drejt një tjetre, duke lënë një person të plagosur. Burime policore, si dhe selia e Partisë Demokratike, gjatë ditës së djeshme kanë njofruar se, i dëmtuari është Merian Seliaga, komisioner i PD-së në një qendër votimi në Shijak. Ndërsa është idenfitikuar si autor, 47-vjeçari Kujtim Merjaku, bisnesmen ndërtimi. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij, por deri në orët e vota të mbrëmjes së djeshme, ai ka qenë i lirë. Ndërkohë, uniformat blu, dje në mesditë kanë vënë në pranga vetëm bashkëpunëtorin e tij, Izet Avdyli, i cili sipas policisë, ka marrë pjesë në plagosjen e njeriut të PD-së. Ai është ndaluar në orën 13.30, kohë kur është dërguar në komisariatin e policisë së Durrësit, si dhe ka filluar të pyetet për ngjarjen.
    Sipas policisë, sherri mes palëve ka nisur tri ditë më parë në Shijak, ku dy sipmatizantët e partive kundërshtare, Merjaku dhe Seliaga kanë shkëmbyer fjalë e fyerje lidhur me zgjedhjet e djeshme. Nuk dihet me saktësi se çfaëë i kanë thënë njëri-tjetrit, por e njëjta skenë për përseritur edhe dje në qendër të Shijakut. Pak minuta më vonë, nga makina e biznesmenit është qëlluar në drejtim të demokratit, Seliaga, i cili pas plagosjes së rëndë është çuar në spitalin e Durrësit. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx raxhi.. per artikullin e mafies me nickat "gazeta Shqiptare" "New 24" dhe Balkan Web..


    hapur cfaqet ne artikull te GSH-se perkrahja e mbrojtja e paftyre per superkillerin Nerjaku.. dhe perbuzja per te vrarin nga plumbi i banditit nerjak edvino-duko sterkut..

    ne nje shine me Mafiozen GSh dhe prokuroria.. sallakse enveristo edviniste..
    e kuptohet se mbrem mafiozet e erion Tase brace edvinit.. kan qene duke percjelle kanibalin per ne bazat e tyre jashte ku i strehojne njesitet guerile te demaskuara..

    ne djall vafsh o neriak.. ti me gjithe mbeshtetesit frymezuesit e lustraxhijte e vampirizmit..



    dasht Zoti e studenti i mire shijakas mariami te sherohet sa me shpejte e ti kthehet Familjes se tije te mrekullushme..

  19. #19
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    ktu ne shqiperi na eshte peshtirosur termi biznesmen.

    Biznesmen Aldo Bare, Biznesmen Merjaku, biznesmen lul berisha, biznesmen krimineli e ku di une
    te gjithe kriminelet na dalin biznesmena
    Ky eshte termi me te cilin i vesh medja jone KRIMINELE "biznesmenat" (Nenkupto krimenelet)
    Dhe po ta veresh ne komunikim, ata qe meren me te vertete me biznes nese i referohesh me titullin biznesmen te thone te lutem mos me thirr ashtu....

    krimi lulezon ne partine socialiste dhe ne median tone te dashur

    ta mbajme me shendet pasi ne e ushqejme...
    Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    http://www.keshilliministrave.al/shqip/lajm.asp?id=7288


    12/3/2007

    Kryeministri Berisha mori pjesë sot në mesditë në takimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Duke risjellë në vëmendje procesin zgjedhor të 11 marsit në Shijak, Kryeministri bëri këto komente:

    “Dëshiroj të përshëndes shumë përzemërsisht dhe të shpreh urimin për shërim të shpejtë të Marian Saliagës, studentit të fakultetit juridik, i cili, në përputhje me ligjet e vendit, u emërua kryetar i komisionit të qendrës së votimit.

    Me urimin për shërim të shpejtë, dënojmë me rreptësinë më të madhe krimin e shëmtuar politik. Breshëritë ndaj Saliagës i shkrehën falangat paramilitare të Edvin Ramës, në prani të dukëve të krimit, të cilët kishin gjetur vrasësin dhe marrë përsipër largimin e tij nga vendi i krimit. Ky është një akt i shëmtuar, e ritheksoj, i realizuar nga falangat paramilitare të Edvin Ramës, sepse projekti është bërë prej tij dhe lejtnantëve të tij të krimit. Dje në mëngjes, Edvin Rama me fletushkën e tij terroriste shpallte luftë në Shijak, luftë për çdo votë dhe, gjatë gjithë ditës, i tmerruar nga pasqyra, nuk doli dot para mediave. Ai kishte frikë pasqyrën, sepse do ta tradhtonte fytyrën e tij, por nuk nxori dot as ‘ali komikët’ e tij për të dënuar krimin. Përkundrazi gjeti një prej tyre, të shquar në marrëzi, të deklaronte që Saliaga nuk ishte komisioner dhe nuk kishte të bënte me zgjedhjet. Të vetmin justifikim dhe mbrojtje gjeti t’i drejtohej strofkullës së Sollakut.

    Shqiptarët shtrojnë pyetjen, nëse Zoti Rama do të ishte dorë jashtë, çfarë e pengonte të dilte e të dënonte kriminelët. Por ai nuk ishe dorë jashtë, prandaj dhe nuk e dënonte dot një krim të shëmtuar dhe përdori media mafiat e tij për të dezinformuar shqiptarët gjithë ditën, ushtroi terror mbi mediat që kontrollon, të cilat, në një kah dezinformimi, raportonin se këtu është ’96, sepse u bojkotua me të njëjtin skenar të vitit ’96. Ata bojkotuan, pasi nuk e zhytën dot në gjakderdhje Shijakun, sepse në Shijak mbizotëroi vetëpërmbajtja dhe sensi qytetar, kur u kuptua qartë se dikush synonte të nxiste vëllavrasjen në një ditë me temperaturë jo të zakonshme, siç janë ditët e zgjedhjeve. Qytetarët e Shijakut e mbajnë mend mirë Edvin Ramën duke u thënë se çdo votë për Igli Çelën është votë për Agron Dukën. Jo rastësisht dukët e krimit ishin mbrapa vrasësit dhe vrasësi bodyguard i tyre.

    Ne do të bëjmë çdo përpjekje që Marian Saliaga ta kaloi këtë dhe të shërohet. Zoti i shpëtoi jetën, pasi problemi ishte shumë delikat. Gjithashtu dhe çdo përpjekje që kriminelin ta vendosim para ligjit kudo që ai të jetë, sikundër do të vendosen para ligjit dhe ata që e ndihmuan atë. Ata që projektuan krimin i paralajmëroj se askush më rëndë se ata nuk do ta pësojë.

    Shqiptarët triumfuan dje me votën e tyre dhe u ngritën mbi skenarin e kobshëm të projektit Rama me paramilitarët e tij. Sot thërrasin për standardet. Pasi shkrehën bateri kallashnikovi, lajnë duart si Pilati dhe thërrasin për standardet. Nesër do të dalin t’i shpallin zgjedhësit e Shijakut si eskimezë dhe jo evropianë, sepse nuk votuan për ta në doktrinën e ideologut të partisë së tyre. Zgjedhësit e Shijakut dhanë një leksion qytetar, ruajtën gjakftohtësinë dhe nuk ranë pre as e aktit të shëmtuar kriminal dhe as e histerisë mediatike të mediave të kontrolluara prej tij, të cilat u përpoqën të nxijnë qëndrimin e tyre qytetar, duke mashtruar dhe dezinformuar sikur në Shijak ç’po ndodhte, në një kohë kur qytetarët votonin me qetësinë më të madhe dhe nuk dëshmonin as edhe një qëndrim tjetër përveç atij qytetar. Ata janë viktima njëlloj si Saliaga, viktima të së njëjtës kupolë, të së njëjtës doktrinë, viktima të krimit. Ishte shumë e shëmtuar të dëgjoje të flitej për incidentin njësoj sikur makina të kishte shtypur një kafshë dhe jo një student në mision, në prani të një ish ministri dhe të një banditi tjetër, vëllait të tij.

    Ne duhet të falënderojmë zgjedhësit e Shijakut për mënyrën e qytetëruar sesi e përcollën atë, duke faktuar edhe një herë se vota është më e fuqishme se çdo formë dhunë, faktuan se vota është shumë herë më e fuqishme se krimi i organizuar. Të urojmë gjithashtu zotin Metalla, i cili në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk do të donte të shihte rrugët e qytetit të skuqura.

    Qeveria ka bërë dhe do të bëjë çdo përpjekje për zgjedhje të lira e të ndershme. Këtë faktuam më 18 shkurt. Më 18 shkurt zgjedhjet i damkosi Rama, për ata që lexuan raportin. Më 11 mars sërish falangat e tij paramilitare dhe tani thërret për standarde.

    Edhe një herë dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e Zotit Rama, falangave të tij paramilitare, luftën e shpallur me fletushkën e tij terroriste, aktin e shëmtuar dhe të përgëzoj qytetarët e Shijakut për leksionin e madh të demokracisë që dhanë.”

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Arrestohet pronari i Shijak TV ne Itali
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 15:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •