Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 117
  1. #21
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Me ben pershtypje qe temen per babain e hapi nje djal. Se kam mendimin pergjithesisht qe djemte, sidomos kur rriten, nuk ja cojne edhe aq mire me baballaret. Kjo nga pervoja ime por edhe e shume shokeve kur kemi hapur ceshtjen "baba".

    Nejse... une me babain tim duhemi shume por fatkeqsisht jetojme ne diametre te ndryshme dhe keshtu sa here ndahemi kam frike se i lejme nje far hidheshtie njeri-tjetrit pavarsisht se duhemi shume. Sidoqoft nje gje eshte e sigurte.... sa here shikohem ne pasqyre, sa here haj buke, sa here shtrihem, sa here mundohem apo gezohem dhe ne shume aspekte te jetes po te germoj brendesine diku do gjej edhe babain tim! Nje pjese e jona eshte e njejte me prinderit tane, prinderit tane jetojne brenda instiktit dhe personalitetit tone qe kur lindim e deri sa te vdesim (pavarsisht nese e kuptojme ose jo)!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Citim Postuar mė parė nga DeuS
    Dua te flas per ty o baba , por fjale nuk po di te nxjerr nga goja . Dua te shkruaj per ty , por gishtat me shikojne me percmim . E dine qe s'jam dhe s'do jem i afte kurre te te ngrej ne piedestalin qe meriton dhe e dine qe s'jam i zoti te thur fjale , per te perqafuar imazhin tend aq sa dua.

    Sa dua te te ngjaj mor bab. Sa dua te ecen ne hapat e tua .
    Sa krenar jam kur me pyesin njerezit se biri i kujt jam . Kalove nje jete me halle ne kurriz. Kurre nuk ta vleresuam o shpirt i vllait .
    Si motorr punon nga mengjesi deri ne darke . Si luan perpiqesh te cash ne kete bote te eger , vetem e vetem , qe ne folene tende te kete jete e mireqenie. Dua te te puth rrudhat ne ball or bab , dua te te shtrengoj fort kraharor dhe te te them me zemer " Faleminderit "

    Eh ta dish sa e embel me duket ajo shpulla jote . Eh ta dish sesa me nevojitet sot. Sa te drejte paske patur te gjithcka ....

    Sa i qete ndjehem kur ti je ne kete bote . Kushdo mund te me hedhi tutje , kushdo mund te me zhgenjeje , kushdo mund te tradhetoje , por ti kurre. Mos me ler vetem ne kete bote se pa ty jam askushi. Ti je jasteku ku une mbeshtes koken . Ti je vendi ku une gjej te verteten. Ti je babai im.

    E di qe kurre nuk i mbajta dot premtimet sic duhet ti mbaja . E di qe kurre nuk bera ate gje qe ti deshe . Kurre nuk ta degjova fjalen me vemendje dhe gjithmone te kundershtova . Me kerkove korrektesine dhe kurre nuk e zbatova .
    Te turperova ne shume vende . Vuajte nje jete por imazhin tend ne shoqeri e mbajte te paster me nder dhe une ..... eh mer bab sa shume te detyrohem.
    Me dhe frymen e me rrite . Me gatove e me hape syte per jeten . Me bere burre dhe me forcove . Dhe e di qe kurre nuk do mundem te ta shperblej.

    Degjoja nje kenge para ca ditesh dhe ishte dedikuar babait . Fjalet e saj me rrembyen dhe me hodhen ne ujvarat qe buronin mall , respekt , dashuri dhe deshire per te qene prane teje.
    Vete me thoje gjithmone " Cfaredo te behesh apo te arrish ne jete , para prindit mbetesh - femije - "

    " Te perulem dhe me dashurine dhe respektin suprem te lutem : Mos me ler vetem ne kete bote , se pa ty jam askushi ! "

    ...DeuS... ( i permalluar )

    Ju ftoj te gjithe te shprehni dicka te shkurter per baballaret tane.
    Kjo teme eshte vetem per to -- Qe aq shume na mungojne -
    Jane fjale qe perfaqsojne edhe nje pjese te ndjenjes sime per babain.Cdo fjale me shume ne kete rast e zbeh imazhin e ketij materiali mahnites. Urime DeuS..

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nje baba sheh tek djali i tij se si perseritet historia. Sheh veten te vogel, veten tek rritet, veten tek gabon dhe meson nga jeta, veten qe nuk i kupton sa duhet ose i kupton me vonese prinderit...dhe qesh...qesh me thjeshtesine e historise. Ajo qe duket e pafund dhe e komplikuar jane perhere rruget (e larmishme) mes dy pikave te vetme, lindjes dhe vdekjes. Pjesa me e bukur mes ketyre dy pikave eshte fillimi i rruges se dikujt tjeter, lindja e nje femije-te qenit prind.
    Eshte e veshtire qe nje mashkull ti shprehe ndjenjat qofte edhe per babain e tij. Shpesh nje mashkull perpiqet ti fshehe ndjenjat, perpiqet ta fshehe ate anen "e dobet" te qenies se tij. Dhe sadoqe mashkulli modern ka humbur shume nga imazhi i tij historik, e trashegon nje fare frike dhe ndrojtje nga ndjenjat, nga lotet... Nje instinkt i trasheguar nga eterit i meson te fshehe pikat e dobeta, te mos kapet ne befasi, ti largohet lehtesise...te ruaje peshen...te mos rrembehet nga erera dehese...po ti permbaje brenda vetes tufanet.
    Pra, nuk mund ti shpreh si duhet ato qe ndjej...
    Per diēka jam i sigurte, tim et nuk e kam kuptuar sa duhet, shpresoj ta kuptoj kur te behem baba vete.
    Nje dite do te ndahemi, e di shume mire por:
    Me thone shpesh sa i ngjaj time ti, qe jam pak i heshtur dhe i mendueshem si ai, qe flas si ai...
    Dhe e di qe do me thone nje dite...
    Rropetohesh per femijet e tu si yt ate, qan per ata si qante ai per ty, luan me ata si luante ai me ty, ndjen lumturi nga lodhja per femijen si ai dikur...Dhimbja dhe gezimi yt per femijen jane ato qe te la ai dikur...
    ...dhe do shoh vetveten ne femijen tim, tim et ne veten time...nje hallke e historise se njerezimit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #24
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga DeuS
    Dua te flas per ty o baba , por fjale nuk po di te nxjerr nga goja . Dua te shkruaj per ty , por gishtat me shikojne me percmim . E dine qe s'jam dhe s'do jem i afte kurre te te ngrej ne piedestalin qe meriton dhe e dine qe s'jam i zoti te thur fjale , per te perqafuar imazhin tend aq sa dua.

    Sa dua te te ngjaj mor bab. Sa dua te ecen ne hapat e tua .
    Sa krenar jam kur me pyesin njerezit se biri i kujt jam . Kalove nje jete me halle ne kurriz. Kurre nuk ta vleresuam o shpirt i vllait .
    Si motorr punon nga mengjesi deri ne darke . Si luan perpiqesh te cash ne kete bote te eger , vetem e vetem , qe ne folene tende te kete jete e mireqenie. Dua te te puth rrudhat ne ball or bab , dua te te shtrengoj fort kraharor dhe te te them me zemer " Faleminderit "

    Eh ta dish sa e embel me duket ajo shpulla jote . Eh ta dish sesa me nevojitet sot. Sa te drejte paske patur te gjithcka ....

    Sa i qete ndjehem kur ti je ne kete bote . Kushdo mund te me hedhi tutje , kushdo mund te me zhgenjeje , kushdo mund te tradhetoje , por ti kurre. Mos me ler vetem ne kete bote se pa ty jam askushi. Ti je jasteku ku une mbeshtes koken . Ti je vendi ku une gjej te verteten. Ti je babai im.

    E di qe kurre nuk i mbajta dot premtimet sic duhet ti mbaja . E di qe kurre nuk bera ate gje qe ti deshe . Kurre nuk ta degjova fjalen me vemendje dhe gjithmone te kundershtova . Me kerkove korrektesine dhe kurre nuk e zbatova .
    Te turperova ne shume vende . Vuajte nje jete por imazhin tend ne shoqeri e mbajte te paster me nder dhe une ..... eh mer bab sa shume te detyrohem.
    Me dhe frymen e me rrite . Me gatove e me hape syte per jeten . Me bere burre dhe me forcove . Dhe e di qe kurre nuk do mundem te ta shperblej.

    Degjoja nje kenge para ca ditesh dhe ishte dedikuar babait . Fjalet e saj me rrembyen dhe me hodhen ne ujvarat qe buronin mall , respekt , dashuri dhe deshire per te qene prane teje.
    Vete me thoje gjithmone " Cfaredo te behesh apo te arrish ne jete , para prindit mbetesh - femije - "

    " Te perulem dhe me dashurine dhe respektin suprem te lutem : Mos me ler vetem ne kete bote , se pa ty jam askushi ! "

    ...DeuS... ( i permalluar )

    Ju ftoj te gjithe te shprehni dicka te shkurter per baballaret tane.
    Kjo teme eshte vetem per to -- Qe aq shume na mungojne -
    Deus , shume bukur !
    Ndihesh mire kur i nxjerr jashte ndenjat he .. sikur lerohesh .

    Nejse me pelqeve jashte mase , dhe tani ste ngelet asgje me shume tja shperblesh ne cdo aspekt te jetes prinderve te tu .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #25
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Baba, pa ty .......

    Deus, e lexova dje per here te pare kete teme qe kishe hapur. Nuk isha ne forum kur ishte diskutuar disi ..... (personalisht mendoj se shume prej nesh thjesht nuk kishin guximin, forcen te shkruanin.)

    Kur e pashe dje kete teme, e anashkalova, nuk mundja, nuk isha ne gjendje te shkruaja dicka koherente ne lidhje me ...... me babane tim. Ndoshta kurre nuk do te jem e zonja ta pershkruaj nje marredhenie te tille, ndoshta kurre nuk mund te gjej fjalet per te perkufizuar nje fjale "faleminderit!"

    Kam dy prinder te mrekullueshem. Mami eshte engjell, kur them engjell, dmth te gjithe qe e njohin thone se Nene Tereza dhe ajo eshte ne Shqiperi... lol ..... dmth qesh sa here qe e degjoj. Babi?! Hmmm, prandaj e evitova kete teme dje, sepse eshte e pamundur te shprehem, eshte e pamundur te flas ..........sidomos nga larg.

    Kur isha ne ambasaden amerikane per here te pare, per te marre vizen, babi priste perjashta, duke ndezur dhe fikur dy cigare ne te njejten kohe. Por une e dija qe gjithcka do te shkonte "mire" sepse im ate ishte aty. Them "mire" ne thonjaza, sepse nje Zot e di se sa here kam pyetur veten se si jeta ime do te ishte nqs nuk do e kisha marre ate dreq vize.
    Nje Zot e di sa here jam lutur te kthehem, vetem duke pritur fjalen nga im ate, por ne te njejten kohe jam bere e forte disi, vetem sepse mendoj per sakrificat im ate ka bere qe te jem ku te jem sot. Kam 9 vjete qe pres ate fjale, kam 9 vjete qe mbeshtetem tek mungesa e asaj fjale, kam 9 vjete qe rroj me imazhe, qe me japin forcen te vazhdoj.

    Kur pashe familjen time, pas 3 vjetesh (pa i pare) mami ishte e tille, njesoj, me ate dashurine e saj te perkufizueshme, me thinja fisnikerie, dashurie. Kur pashe babin ....... te bardhe, te zbardhur nga .... koha, mungesa, vitet, boshlleku! Thinjat e tij kishin hedhur rrenje ne shpirtin tim, me kishin zbardhur disi rrugen e erret te emigrantit. Kur ika, mami ishte e forte, nuk donte te me merziste mua apo vellane dhe motren. Ndersa babi ...... lotet e tij dhe te mi u bene det, dhe une notova serish, larg, me dhimbje, por ne ngrohtesi, ne thellesine e nje dashurie qe nuk mund te perkufizohet, ne kthjelltesine e nje paqeje qe me jep jete .... dhe kur dallget duket sikur duan te me perpijne, te me mbytin, une mbijetoj, me imazhe, me imazhin e tij! Fanari i tij, serish, me sjell ne breg!

    Oh Nene, qe me dhe jete, qenie! Oh Baba, qe me dhe Shpirt .... Oh At, qe me dhurove dheun!

  6. #26
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126

    Any man can be a father, but it takes a special person to be a Dad...

    Nje nder temat me te bukura qe kam pare te hapura ketu ne forum. E meritojne baballaret tane tere respektin dhe dashurine e zemres sone...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga inscrite : 23-09-2005 mė 15:23
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  7. #27
    udhetare.... Maska e Klaraaa
    Anėtarėsuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    181
    Duke lexuar rreshtat dhe fjalet kaq te bukura tuajat per baballaret, u mundova te permbledh ne vargje, diten me te bukur te jetes sime por po ashtu edhe te dhembsur...ndarja me prinderit dhe fillimi i nje jete te re....eshte thjesht e shkruar e momentit duke patur parasysh ate dite !

    Per ty, (Dad)

    Vallezimin e pare me ty e vallezova
    ne krahet e tu, fort u shtrengova
    lotet me rane dhe ty po ashtu
    ti me rrite dhe po iki pa ty....
    Muzika vazhdonte e njerez na rrethonin
    dritat ne fikje, vetem dy ndriconin
    ne syte e tu hapat e mia te jetes, reflektonin
    vallezonim une e ti, nen dritat e neonit..
    "Princesh e babushit" me peshperite lehte
    dhe une koken ne supin tend mbeshteta
    kesaj rradhe nuse me vello
    jo me e vogel e me floket gersheta
    Fjalet mu keputen, doja shume te te thoja
    lotet e tua...dashuri e dhimbje me dhane
    shtrengimet e tua,
    "Jam ketu" me thane
    E di qe do jesh me mua
    kudo qe une do te shkoj
    gjurmet e tua do te me udheheqin
    aty ku une do kaloj
    puthjet dhe kujdesjet ne zemer i kam
    naten yjet do puth babush....
    " Te kam shume xhan"
    E di qe do jem larg teje
    me shokun e jetes, si mami dhe ti
    eshte ligji i natyres, i shtrenjti im
    e jotja isha vetem femi...

    ...Kto mendime mu prene ne mes
    kur dora u percoll tek shoku i jetes
    u ndjeva e sigurte si ne supin tend
    por sigurisht me nje dashuri tjeter
    Zemra brenda mban shume dashuri
    per te gjithe nje vend i caktuar
    por ty, babushi i im i dashur
    askush ska per te zevendesuar!
    Enya-Adiemus

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    107

    Dedikuar babit tim

    heren e para qe i krijova problem babait tim isha ne shkolle fillore e therrasin ne drejtori bashk me mua ( kisha rrahur djalin e drejtori) kisha frik si kalama se do m e perjashtonin por per befasi degjoj plakun tim tu thot se kete maskara do ta heq nga shkolla se le me ketu smund te me turperoj ky mua e plot te tjera si keto dhe shikoj qe ne vend tu lutej plaku atyre i luteshin plakut te me linte ne shkoll se un do ndryshoja rruge etj si keto kur vete ne shtepi sme thot gjysem fjale
    u ndjeva kaq krenar per te

    pasi vitet kaluan un isha adolishent me vin plaku ne greqi dhe i them na mor plak ndize dhe ti nje duhan duke nxjer ter mburrje baqeten time me shikon ne sy dhe me pyet " po pse e pi mor djal" ja kthej ter dengla " eshte e vetmja gje qe digjet per mua" ..... me thot " gjynah qenke jetim" ma futi bukur u skuqa por nuk fola dhe ai e mori duhanin dhe e ndezi

    kalojn vitet arrij plot gjera ne emigrim por befasisht ha nje gol goxha te madh nga nje femer bej nje muaj biruc ne greqi dhe si i rraskapitur me kthejn pasi isha qetsuar ne shtepi me mer menjan e me pyet ne kisha vjedhur gje jo i them sbehet llaf atehere ma ben ke patur probleme me ndonje femer po i them thjesht ma futi sme flet per pak me jepp nje duhan dhe me thot nuk me shqetson fakti qe ta paska futur por me shqetson ne ti do jesh i afte te shikosh tek nje femer nenen e femijve te tu jo i them ska femra te tilla sot kan kaluar vite dhe un akoma smund te besoj nje femer (dobesia ime)

    dije plaku im kish ditlindjen ( 70vjetorin) e di shume mire qe priste nje urim nga un por un si nje **** harrova por prap se prap as ma permendi fare

    do doja nje dite te merte vesh se sa shume e dua...kurr nuk ja kam then

    pse e shkruajta ketu ne forum?......sepse asnjeri nuk me njeh

  9. #29
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Histori e trishtuar por per mendimin tim do te thoja te shkoje ta puthje ate baba dhe ti uroje edhe 100 vite te lumtura

    X jeta kalon, nje gje qe ti e ke ne shpirt do te te beje neser pasneser te pendohesh, apo do te te ngele pik ne zemer

    Shko bisedo me plakun, tregoi sa shume e do. Ma do mendja se ai e di kete gje pavaresisht se te kupton ne heshtje

    Per mua edhe 100 vjec plakut tend dhe uroj te shkojne gjerat me mire ne vazhdim

    Zemrushja
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #30
    e embel
    Anėtarėsuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173
    te pershendes per temen.
    te gjithe ne ndjejme nje dashuri per babane apo nenen tone te cilen nuk jua shprehim.
    une shpesh e pyes veten pse nuk arrij tjua them se sa i dua ata por asnjehere nuk marr pergjigje.
    ne pune duke punuar me shkon mendja dhe ndjej mall per nenen apo babane tim qe lodhet shume.
    te pergezoj qe ndjej se duhet tja thuash babait tend, te pergezoj qe e do dhe qe mendon per te,
    por te kritikoj ashtu sic bej dhe me veten time pse sja shpreh dashurine.
    e di cbej une kur me merr malli per ta?(une i takoj cdo dite, jetoj nen nje cati ende dhe perseri kam mall (se di si ja beni ju qe jetoni larg se kam provuar)
    une ju blej dhurata me duket sikur eshte nje menyre te shrehuri kjo gje.
    nejse te uroj fat dhe te dish ta thuash ne nje menyre apo ne nje tjeter ate qe ke ne zemer dhe jo vetem ne te forumit por atij babait tend qe kushedi sa krenar do ndihej po ta lexonte shkrimin tend.

  11. #31
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Citim Postuar mė parė nga -x-
    heren e para qe i krijova problem babait tim isha ne shkolle fillore e therrasin ne drejtori bashk me mua ( kisha rrahur djalin e drejtori) kisha frik si kalama se do m e perjashtonin por per befasi degjoj plakun tim tu thot se kete maskara do ta heq nga shkolla se le me ketu smund te me turperoj ky mua e plot te tjera si keto dhe shikoj qe ne vend tu lutej plaku atyre i luteshin plakut te me linte ne shkoll se un do ndryshoja rruge etj si keto kur vete ne shtepi sme thot gjysem fjale
    u ndjeva kaq krenar per te

    pasi vitet kaluan un isha adolishent me vin plaku ne greqi dhe i them na mor plak ndize dhe ti nje duhan duke nxjer ter mburrje baqeten time me shikon ne sy dhe me pyet " po pse e pi mor djal" ja kthej ter dengla " eshte e vetmja gje qe digjet per mua" ..... me thot " gjynah qenke jetim" ma futi bukur u skuqa por nuk fola dhe ai e mori duhanin dhe e ndezi

    kalojn vitet arrij plot gjera ne emigrim por befasisht ha nje gol goxha te madh nga nje femer bej nje muaj biruc ne greqi dhe si i rraskapitur me kthejn pasi isha qetsuar ne shtepi me mer menjan e me pyet ne kisha vjedhur gje jo i them sbehet llaf atehere ma ben ke patur probleme me ndonje femer po i them thjesht ma futi sme flet per pak me jepp nje duhan dhe me thot nuk me shqetson fakti qe ta paska futur por me shqetson ne ti do jesh i afte te shikosh tek nje femer nenen e femijve te tu jo i them ska femra te tilla sot kan kaluar vite dhe un akoma smund te besoj nje femer (dobesia ime)

    dije plaku im kish ditlindjen ( 70vjetorin) e di shume mire qe priste nje urim nga un por un si nje **** harrova por prap se prap as ma permendi fare

    do doja nje dite te merte vesh se sa shume e dua...kurr nuk ja kam then

    pse e shkruajta ketu ne forum?......sepse asnjeri nuk me njeh
    Bravo te qofte megjithese anonim eshte nje refim i ndieshem njerezor i nje njeriu qe ne fact nuk ka nevoje t'ia shprehe babait respektin dhe dashurine.
    Te jesh i ndershem i sjellshem "i mbare sic themi ne" ia ke thene ne sy te gjitha prindit dhe mos kujto se ai nuk e ndien kete rrespect e dashuri ,te gjitha i kuptojne prinderit tane kemi nje "virus"ne shpirtin tone nga ku ata marrin "informacion" jane ato qe i quajme instict prinderor.
    Qofsh i nderuar!
    Prej meje shume respekt.
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    107
    sinqerisht kur e shkruajta kete histori ishte nje moment i dobet i imi dhe tani nuk me dalin me fjal per ndonje koment te mundshem vecse tu falenderoj qe me keni shkruajtur

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    babe e nene nuk te behet njeri dhe bire e bije po ashtu.
    jam e sigurt qe ai e din qe ti e don po aq sa te don ai ty edhe perse nuk ja ke shprehur.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Jonela_vl
    Anėtarėsuar
    27-02-2007
    Vendndodhja
    atje ku sme gjen dot ti...
    Postime
    40
    jam dakort me ^Angel^dhe mendoj se ti duhet tja shprehesh babait ate qe ndjen per te

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar mė parė nga Jonela_vl
    jam dakort me ^Angel^dhe mendoj se ti duhet tja shprehesh babait ate qe ndjen per te
    njeriu ne fakt rri gjithmone duke menduar se ka koha,ka kohe,ka kohe,por ne te vertet sesht keshtu,sepse edhe sikur ti thuash prinderve dhe kujtdo cdo dite te dua eshte me e mire.

    biles me kujtohet kur kam lexuar nje here nje poezi per nje person qe kishte vdekur dhe e dashura e tij i kishte shkruar nje poezi.

    something
    sikur ta dija,do te thoja....................
    sikur ta dija do te thoja....................
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  16. #36
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Fjala Jote E Fundit

    Per Femiun Ishe Femij
    Per Te Riun Ishe I Rij
    Per Plakun Ishe Plak
    Ah Sikur Te Ngjaja Pake

    Erdha Tek Varri Yte
    Me Sy Mbushur Lot
    Te Pyeta Per At Qe Me Mundon
    Por Ti Nuk Me Pergjegjesh Dot

    Me Ka Humb Rruga Babi
    A Thua Nga Mallengjimi
    Tani Nuk Dij As Vete
    Ku Eshte Fundi As Fillimi

    Mendoj Ne Vete Si E Marr
    Ah Sikur Te Isha Gure Varri
    Te Qendroj Ke Koka Jote
    E Vdekur Per Se Gjalli

    Babi!!!!!
    Te Gjithe Shkruajn
    Per Nena
    Proz E Poezi
    E Une Kete Qe Shkruaj
    Ta Kushtoj Vetem Ty

    Te Dashta Per Se Gjalli
    Te Dua Edhe Ne Varr
    Per Fjalet Qe I Shkrova
    Te Lutem Ma Bane Hallall

    Kujt Ti Ankohem Babi
    Per At Qe Me Mundon
    Te Gjithe Ma Kthyen Shpinden
    Askush S'me Degjon

  17. #37
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    me ka marre malli. qofsh ne paqe zemra ime!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  18. #38
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Meqė tė gjejė nė linjė dhe ja lejoj vetes tė dal pak jashtė temės, t'uroj nga ana ime gjithashtu paqen e zemrės tėnde Kulla D.

    Tė fala ty, dhe atyre qė kujtojnė babatė dhe mamatė.
    Drini

  19. #39
    M1ST3R10Z3 @k47 Maska e Michaela
    Anėtarėsuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    BrEnDa NjE mIsTeRi
    Postime
    487
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura
    Fjala Jote E Fundit

    Per Femiun Ishe Femij
    Per Te Riun Ishe I Rij
    Per Plakun Ishe Plak
    Ah Sikur Te Ngjaja Pake

    Erdha Tek Varri Yte
    Me Sy Mbushur Lot
    Te Pyeta Per At Qe Me Mundon
    Por Ti Nuk Me Pergjegjesh Dot

    Me Ka Humb Rruga Babi
    A Thua Nga Mallengjimi
    Tani Nuk Dij As Vete
    Ku Eshte Fundi As Fillimi

    Mendoj Ne Vete Si E Marr
    Ah Sikur Te Isha Gure Varri
    Te Qendroj Ke Koka Jote
    E Vdekur Per Se Gjalli

    Babi!!!!!
    Te Gjithe Shkruajn
    Per Nena
    Proz E Poezi
    E Une Kete Qe Shkruaj
    Ta Kushtoj Vetem Ty

    Te Dashta Per Se Gjalli
    Te Dua Edhe Ne Varr
    Per Fjalet Qe I Shkrova
    Te Lutem Ma Bane Hallall

    Kujt Ti Ankohem Babi
    Per At Qe Me Mundon
    Te Gjithe Ma Kthyen Shpinden
    Askush S'me Degjon
    E panjohur shume e bukur kjo poezi me mallengjeve edhe shkrimi i hapsit te temes.
    Me pelqen qe u kujtua dikush te permendi baballaret pasi nuk eshte vec nena e shenjt ne kete jete.
    Sidomos tani qe jam larg tyre e kuptoj se cfare sakrivice benin te dy edhe babi edhe mami....,tani kuptoj gjithcka tani e kuptoj dashruin e tij per mua.....gjithmon i kujtoj ato fjale qe me thoshte e me keshillonte por asnjehere nuk i degjoja se me dukeshin te teperta.por ja qe erdhi dita qe ato po me ndihmojne te caj ne jete e vetme ne kete mosh qe kam,me kane ndihmuar fjalet e babit per cdo probleme kam patur edhe per kete gje nuk kam se si a falenderoj se meriton shume me shume nga cdo mundem une ne te vertet ti jap.
    GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!

  20. #40
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Babi Ime!!!

    Te Pata Udherrefyes Te Jetes
    Babi Ime Thesar I Shpirtit Tim
    Tani Kur Ti Nuk Je Me Mua
    S'di Ku Te Kerkoj Kshillim

    Ma Keshillat E Tuaja U Rrita
    Me Keshillat E Tuaja Jetoj
    Mu Ka Ngaterrua Jeta Babi
    Ska Kush T'me Ndihmoj

    Ne Varreza Kur Afrohem
    Ndaloj Duke Shiqua
    Me Jane Bere Shum Varre
    Te Cili Se Pari Me Ndalua
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dedikuar ty qė s'do t'i lexosh kurrė...
    Nga Teddy nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 27-01-2015, 16:27
  2. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33
  3. Dedikuar femrave .
    Nga PINK nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 17:43
  4. Dedikuar asaj
    Nga Teli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 12:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •