Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 208
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Exclamation Ushtarët grekë këndojnë gjatë stërvitjeve këngë me përmbajte antishqiptare

    Altin Metaj
    1 Mars 2007

    Një video që ka qarkulluar këto ditë në internet ka tronditur fort Ministrinë Greke të Mbrojtjes. Në video e cila është realizuar nga një celular dallohen qartë ushtarë grekë të cilët janë duke kryer një maraton prej 50 Km për qëllim stërvitjeje. Përgjatë rrugës nën kujdesin edhe të oficerëve ushtarët këndojnë këngë që improvizohen gjatë rrugës, me përmbajtje të theksuar antishqiptare dhe jo vetëm.

    Në njërën prej tyre thuhet: “I shikoni ata, I quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre. I shikoni ata, quhen turq, opinga do bëjmë me lëkurën e tyre”. E gjithmon nën këtë ritëm dëgjohen të qeshurat dhe këngë të tjera në vazhdim me përmbajtje të përafërta për turq, shqiptarë apo maqedonas. Videot mund të ndiqen në http://www.youtube.com/watch?v=t8fEkLI8J6k

    Egzistencën e videove e ka bërë të ditur gazeta greke “Ta Nea”. Një ish oficer Nikos Toskas i intervistuar nga “Ta Nea” thotë se kënge të tilla përdoren rëndom për të ngritur moralin e ushtarëve. Z. Toskas ka pranuar se kur ai shërbente në Evria ka lejuar ushtarët që të këndonin himne me përmbajtje të përfarta. “Tani që e mendoj kamë përshtypjen se e kam tepëruar pak” thotë Toskas.

    I menjehershëm ka qënë edhe reagimi i ushtarakëve të lartë grekë, të cilët janë shprehur kategorikisht kundra këngëve të tilla. “Fryma e urrejtjes është tashmë e huaj për ushtrinë greke” thotë një ushtarak grekë z. Thanasis Bafas. Sipas Z. Bafas egziston që prej 6 vjetësh një vendim që ndalon në ushtrinë greke hedhjen e parrullave apo këngë që ofendojnë turqit, shqiptarët apo edhe kombësitë e tjera. “Kushdo qoftë ai që shkel urdhërin në fjalë, do të përballet me pasojat” thotë z. Bafas.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 02-03-2007 më 16:53
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    Nuk eshte lajm i cuditshem, sepse ai do te ishte i tille nese greket do te kendonin kenga proshqiptare, sepse ato kendojne kunder qysh kur jane ende ne miter te nenes se tyre.

  3. #3
    Cfare te bejn te varfrit detyrohen pa i kendojn ato keng te tilla, shifi ti kur te mbarojn ushtrin do i kendojn me apo jo?
    I gjith faji bie mbi oficeret!
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Nuk mund te flas, por edhe dicka nuk mund te le pa thene.

    Dihet nga te gjithe marredheniet shume te mira midis Serbise dhe Greqise, perfshire dhe ato ushtarake.

    Shumkush ndoshta nuk e beson, por gjate luftes se kosoves, "berretat e kuqe" shqiptare ishin tmerr per ushtaraket serb, saqe i quajten "djajt e kuq" per ate c'ka ju benin.

    Keshtuqe, mos e quani cudi qe t'ju kete shkuar lajmi, per "bemat e shqiptareve", keshtuqe le te kendojne e te thurin vargje si te duan, se ..... .

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    Shqiptari Maska e J-X
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    lerini te kendojne, qeni qe leh nuk te kafshon thone pleqt. greket per te mar pavarsin e tyre u detyruan te therisnin shqiptaret sepse po te ishte per greket, lere mos ta vazhdoj.

    Lyco Jay

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,635
    Kete video dhe link, ne duhet t'ia dergojmi Keshillit Europian per te drejta te njeriut !
    Une do ua dergoje por edhe ju te gjithe duhet te veproni scili per vete !
    Turp eshte se si nje popull gjoja me nje kultur e civilizim te njohur boterishte te kaloje ne nje degjenerim te tille, kete se kam pritur...

    Ama duhet ngre kapelen edhe njehere per se vdekuri Xhaxhit Enver;

    Ne nje stervitje si kjo te ushtarve greke, nje aeroplan grekë kalon vijen kufitare Shqiptare dhe hedh plehra(me nder me then thas me te qitura) dhe kur merr vesh Xhaxhai menjehere i dergon telegram Athines; ejani mblidhni ato plehera dhe ate pa dorza, perndryshe Athinen do ta beje rrafsh me tokë !!!
    Menjehere grekerit tmerrohen dhe iu thojn amerikanve; a me te vertete Shqiptaret e kan ate bomben e rrezikshme e shkatrruese apo ...?
    Amerikanet iu thojne; keni kujdes se e kan ate mundesi !!!

    Keshtu Xhagji ua beri 8:2 grekeve....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Jam i bindur qe kur e kane kenduar ate kenge nuk e kane ngritur zerin deri ne maksimum nga frika se mos i degjonte ndonj brigade muratoresh shqiptare e cila do ti zgerdhinte ne dru ushtaret greke, ndersa oficeret do ti linin me barre.

  8. #8
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Greqi, video-skandali i ushtrisë greke!

    Zbulohet një video skandaloze e xhiruar në ambiente stërvitjeje të ushtrisë greke, ku këndohen këngë me përmbajtje të fortë antishqiptare.

    Ekzistenca e videos është zbuluar fillimisht dje, pas një sinjalizimi në gazetën greke "Ta Nea".

    Nje tekst i përafërt ka ardhur nga një emigrant shkodran edhe në gazetën "Shekulli".

    Ndërkohë që gazeta "Ta Nea" ka botuar dje të dhënat e para për këtë video skandaloze, ne konfirmuam rrethanat e xhirimit të saj dhe ekzistencën e videos.

    Përfundimi është një skandal i vërtetë.

    Videoja është autentike dhe është xhiruar pikërisht në ambiente stërvitjeje të ushtrisë greke.
    Kjo video ka qarkulluar fillimisht këto ditë në internet, por dje pas publikimit në shtyp, ka tronditur edhe Ministrinë Greke të Mbrojtjes.

    Videoja është realizuar nga një celular ku dallohen qartë ushtarë grekë, të cilët janë duke kryer një maratonë prej 50km.
    Përgjatë rrugës, nën kujdesin edhe të oficerëve, ushtarët këndojnë këngë me përmbajtje të theksuar antishqiptare dhe jo vetëm
    Në njërën prej tyre, thuhet: "I shikoni ata, i quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre.

    I shikoni ata, quhen turq, opinga do bëjmë me lëkurën e tyre...".
    E, gjithmonë nën këtë ritëm dëgjohen këngë të tjera në vazhdim, me përmbajtje të përafërta për turq, shqiptarë apo maqedonas.
    Korrespodenti ynë në Greqi, Altin Metaj konfirmoi se ekzistencën e videove e ka bërë të ditur që dje, gazeta greke "Ta Nea".

    Një ish-oficer, Nikos Toskas, i intervistuar nga "Ta Nea", thotë se këngë të tilla përdoren rëndom, për të ngritur moralin e ushtarëve.
    Toskas ka pranuar se, kur ai shërbente në Evria, ka lejuar ushtarët që të këndonin himne me përmbajtje të përafërta.

    "Tani që e mendoj, kam përshtypjen se e kam tepruar pak",- thotë Toskas.
    "Ta Nea" është kujdesur të sjellë reagime kundër, të ushtarakëve të lartë grekë.

    "Fryma e urrejtjes, është tashmë e huaj për ushtrinë greke",- thotë një ushtarak grek, me emrin Thanasis Bafas.

    Sipas z.Bafas, ekziston që prej 6-vjetësh një vendim që ndalon në ushtrinë greke, hedhjen e parullave apo këngë që ofendojnë turqit, shqiptarët, apo edhe kombësitë e tjera.

    "Kushdo qoftë ai që shkel urdhrin në fjalë, do të përballet me pasojat",- thotë z.Bafas.

    Kjo do të thotë, që në këtë ushtri janë "traditë" këndime të tilla, me tekste kaq skandaloze dhe nxitëse të urrejtjes.
    Pritet ndërkohë një reagim nga autoritetet shqiptare, reagim i cili, duke gjykuar nga tradita e heshtjes dhe impotencës së qeverive tona në raste të tilla, ka mundësi të mos arrijë kurrë

    Nga kërkimi në adresat ku gjendet videoja, zbuluam se bëhej fjalë jo për një video, po për dy të tilla.
    E ndërsa në të parën, këngët kanë tekste antishqiptare, në të dytën, tekstet janë me përmbajtje të fortë antiturke.




    Ps: Forumi nuk e suporton kete lloj video, nese doni ta shikoni klikoni tek ky link:
    mms://80.91.117.29/web/GREQI-VIDEO.wmv



    A1TV
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 03-03-2007 më 09:36
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  9. #9
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Sapo e degjova edhe ne lajme te radios tashi dhe eshte vertete per te ardhur keq qe bejne kshu gjerash greket e felliqur.Por nuk kane faj ata por ne shqiptaret qe shkojme dhe punojme si qena per ata plera dhe ja si na shperblejne.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Tek A1 Televizion qenka edhe me video


    www.a1tv.al

    ose direkt tek linku

    http://www.a1tv.al/index.php?faqe=video&lajmID=11179

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •