Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 208
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Kuvendi, të hënën debat për videon greke

    • Komisioni i Jashtëm parlamentar do të mblidhet të hënën për të diskutuar ngjarjen e rëndë të videos skandal ku ushtarë grekë kishin kthyer në himn të tyrin një këngë rraciste ndaj shqiptarëve.

    Vendi anëtar i NATO-s tashmë është demaskuar publikisht për mënyrën sesi po reagon ndaj këtyre ngjarjeve.Kryetari i komisionit të politikës së jashtme, Preç Zogaj tha dje se që ditën e hënë do të diskutohen me urgjencë përmbajtja e këngëve antishqiptare gjatë marshimit të ushtarëve grekë.

    “Do ta diskutojmë në komision të hënën mes gjithë anëtarëve dhe do të vlerësojmë çështjen, sigurisht pasi të shohim edhe qëndrimin e autoriteteve greke mbi këtë situatë”, - tha Zogaj. Tepër i rezervuar në komentet në lidhje me ngjarjen e djeshme dhe videon e publikuar, ai tha se “akte të tilla ushqehen nga qarqe të vjetra në Greqi dhe theksoi se një skandal i tillë e turpëron shtetin grek”. Megjithatë, komentet e mëtejshme, Zogaj tha se do ja lenë mbledhjes së të hënës në komision. Deri nesër sipas tij, do të shihen vlerësimet e autoriteteve greke, që sigurisht do të merren parasysh gjatë diskutimeve që do të zhvillohen të hënën. “Nuk dihet se si do të veprohet në këtë rast”, - tha Zogaj, teksa përjashtoi hartimin ndoshta të një rezolute. Ai theksoi se i mbetet autoriteteve më të larta.

    Reagimi

    Notë të ashpër proteste qeverisë greke për videon skandal të ushtarëve grekë që këndonin këngë me përmbajtje të fortë antishqiptare. Republikani Sabri Godo tha dje se qeveria duhet të bëjë notën më të ashpër të protestës që ka bërë ndonjëherë ndaj qeverisë greke për ngjarjen e ndodhur dje. Ndërkohë që i kërkoi ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu të reagojë në mënyrë të veçantë për këtë ngjarje të rrallë. “Tirana zyrtare duhet të reagojë ashpër. Nuk është hera e parë që ndodhin akte të tilla”, - tha Godo. Sipas tij, Shqipëria duhet të reagojë, në mënyrë që të bëhet e qartë se jemi gjallë e akte të tilla nuk duhet të tolerohen. “Të mos na detyrojnë që edhe ne të reagojmë me të njëjtën gjuhë”, - tha Godo, duke përmendur se ky nuk është rasti i parë. Ai theksoi se akte të tilla janë provokime që bëhen ndaj shqiptarëve dhe ky është rasti më i mirë që qeveria shqiptare të reagojë.

    Ndërkohë që politikani Pëllumb Xhufi u shpreh për “Gazeta Shqiptare”, se një ngjarje e tillë kur ushtarët grekë stërviten me këngë antishqiptare, është shumë herë më e rëndë se një incident. “Është një ngjarje më e rëndë se sa një incident. Për mua është një frymë që po edukohet në shoqërinë greke, në shkolla e gjithandej”, - tha me shqetësim Xhufi. Sipas tij, për këtë arsye situata është më e rëndë se një incident dhe duhet të vlerësohet si e tillë. Megjithatë, Xhufi nuk dha ndonjë variant se si duhet të reagojë shteti shqiptar ndaj kësaj ngjarjeje. “Nuk mund të them se si duhet të jetë reagimi, por ngjarja është e rëndë”, - tha ai.

    GSH

  2. #42
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150

    Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët

    A Duhet Te Kete Nje Reagim Mbare Shqiptar Per Videon Raciste Te Ushtrise Greke Apo Te Vazhdojme Me Strategjine Qe Mos E Qello Kosheren Me Shkelm Se Ngelesh Pa Mjalt ?
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    eshte dicka qe dihej por kjo video tregon me fakte ate qe flitej .
    ne video permendej dhe Turqia dhe nuk e di cfare reagimi ka bere shteti turk .
    por nje gje eshte e sigurte qe turku kembet ne qafe ka per ti ngritur grekut mbas asaj vidjos .

  4. #44
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    ..........................
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 04-03-2007 më 09:10
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    shume e kruajne b... keta greket por kur ti hyje ushtria turke per 24 ore ne athine
    atehere do behen njerez ata .

  6. #46
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Racizmi i ushtrisë greke, Tirana hesht

    Athinë, deputetët e PASOK: Të japë sqarime ministri i Mbrojtjes

    MARKO CAKA / ATHINE

    Tirana zyrtare hesht përballë publikimit të videove të ushtarëve grekë që kanë shpërthyer në një racizëm antishqiptar, gjatë një stërvitje në prani të eprorëve të tyre.

    Publikimi i pamjeve filmike nga gazeta greke "Ta Nea", ku disa ushtarë grekë shfaqen duke mashtruar, teksa këndojnë këngë antishqiptare ka ngjallur reagime të shumta edhe brenda vetë Greqisë. Por kjo nuk ka ndodhur në Tiranë. Në faqen zyrtare të internetit të qeverisë shqiptare nuk është pasqyruar asnjë qëndrim lidhur me ngjarjen. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Tiranë, Desada Metaj, e pyetur nga gazeta "Panorama", mbrëmë rreth orës 19:18, nëse dikasteri diplomatik shqiptar kishte ndonjë reagim lidhur me skandalin e ushtrisë greke, tha se "ende nuk kemi reagim". Në po të njëjtën kohë gazeta kontaktoi edhe me zv/ministrin e Mbrojtjes Petrit Karabina. Ai tha se lidhur me video-skandalin e ushtrisë greke ka përgatitur një konferencë shtypi, që do të zhvillohet sot rreth orës 11:00 në Ministrinë e Mbrojtjes. Zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, refuzoi të jepte më tej ndonjë koment paraprak lidhur me skandalin. Ndërkaq ditën e djeshme në të gjitha faqet shqiptare të internetit që është publikuar lajmi për videon antishqiptare të ushtarëve grekë, ka pasur një reagim të menjëhershëm nga shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Shqiptarët e kanë konsideruar një akt të pastër racist veprimin e ushtarëve grekë, të cilët teksa stërviten, këndojnë "i shihni ata, i quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre".

    Skandali në Greqi

    Pamjet filmike janë publikuar nga gazeta greke "Ta Nea", e cila zbuloi skandalin. Sipas kësaj gazete, kënga antishqiptare e ushtarëve grekë këndohet, teksa ata janë duke bërë një stërvitje në terren, konkretisht një marshim rreth 50 kilometra. "Filmi" është regjistruar nga telekamera e një telefoni celular. Një personazh i ngjarjes, oficer epror i ushtarëve që bëjnë thirrje kundër shqiptarëve dhe turqve, ka thënë se një veprim i tillë u lejohet ushtarëve, me qëllim ngritjen e moralit të tyre. Megjithatë prania e një ushtaraku epror me ushtarët që po këndonin këngën, është cilësuar si një skandal i përmasave të veçanta në Greqi. Më shume se gjithçka tjetër në Greqi është e qartë se publikimi i pamjeve të tilla filmike dëmton imazhin e vetë ushtrisë. Megjithatë Ministri grek i Mbrojtjes Meimarakis, ditën e djeshme është përpjekur të shmangë pyetjet e gazetarëve rreth skandalit. Por situata është ashpërsuar në Parlamentin grek. Menjëherë pas publikimit të videove raciste, deputeti i PASOK, Mihail Karhimaki ka lëshuar kritika të rënda ndaj ministrit të Mbrojtjes Meimarakis lidhur me pamjet ku ushtarët grekë bëjnë thirrje raciste. Deputeti i PASOK-ut, e ka cilësuar këtë ngjarje si një turp dhe ofendim të rëndë për uniformen e ushtrisë greke, duke kërkuar që ministri i Mbrojtjes të japë shpjegime për skandalin. Zyrtari i dikasterit të mbrojtjes në Greqi e ka cilësuar kritikën e deputetit si një rast, që opozita dëshiron ta përdorë për të njollosur figurën e tij me pyetje të pakuptimta.

    Ushtarët maniakë
    Njëra nga pamjet filmike, ku ushtarët grekë bëjnë thirrje kundër shqiptarëve dhe turqve është transmetuar dje nga televizioni vendas "Mega", në Greqi. Ndërkaq gazeta "Ta Nea", që botohet në Greqi, denoncon se thirrjet raciste nuk janë problemet e vetme për ushtrinë helene. Në skandalin ku ka hyrë ushtria greke, sipas gazetës përfshihet edhe një aksion kufitar në det ku u kapën dhjetë klandestinë në brigjet e Rodosit, të cilët pas ndalimit u keqtrajtuan dhe u fyen përmes akteve barbare. Mediat greke kanë denoncuar se skandali i ushtarëve grekë vazhdon më tej me fotografi dhe video pornografike të vetë ushtarëve, që janë publikuar në faqe të ndryshme interneti.



    Videoja për të fshehur skandalin e oficerit


    ATHINE - Hapësira që i kanë kushtuar mediat greke videos ku ushtarët helene shprehin urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve është shumë e vogël nga hapësira mediatike, që i është kushtuar fotografive të një oficeri grek, që shfaqet lakuriq. Ushtarët janë kapur në flagrancë, teksa kërkonin shoqëri në internet për marrëdhënie homoseksuale "online", përmes fotografive dhe pamjeve filmime nudo, që kishin publikuar. Një skandal i tillë ka pushtuar prej ditës së enjte mediat greke. Pikërisht pas publikimit të materialeve të tilla komprometuese për oficerët dhe ushtarët grekë, është publikuar edhe videoja ku shprehet urrejtja ndaj turqve dhe shqiptarëve. Ka dyshime të forta se një video e tillë antishqiptare dhe kundër Turqisë, është publikuar pikërisht për të tërhequr vëmendjen e publikut nga skandali i publikimit të fotografive, ku shfaqet lakuriq oficeri i ushtrisë. Gjithsesi Greqia ka një ligj kundër thirrjeve të tilla ndaj popujve të tjerë dhe nuk dihet, nëse një skandal i tillë do të bëhet objekt i punës së organeve të drejtësisë për ndëshkimin e shkelësve të ligjit në fjalë.



    Reagon ish-kreu i komisionit të Jashtëm
    Godo: Jam i shokuar nga pamjet, qeveria të reagojë menjëherë

    TIRANE - Ish-kryetari i komisionit Parlamentar të Jashtëm, Sabri Godo ka thënë dje se është shokuar nga imazhet filmike të ushtarëve grekë, të cilët gjatë stërvitjes këndojnë këngën antishqiptare. Në komentin e tij, Godo e ka cilësuar si një racizëm të pashembullt videon e publikuar, e cila bën fjalë për këngën e ushtarëve grekë gjatë mashtrimit të tyre 50 kilometra të gjatë. Kreu i komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Shqipërisë Godo, ka pohuar dje se pas kësaj ngjarje qeveria shqiptare duhet të reagojë menjëherë, duke dënuar ngjarjen e rëndë. Politikani i njohur Sabri Godo ka thënë më tej se Shqipëria dhe Turqia, edhe kjo e prekur nga fjalët fyese që përmban imazhi filmik, duhet të koordinojnë mes tyre protestën ndaj akteve dhe marrëzive të tilla të pashembullta. Godo ka kujtuar se Greqia është pjesë e strukturës së atlantikut verior NATO, dhe në këto kushte veprime të tilla janë ngjarje të pafalshme për shtetin grek. I pyetur nga mediat, nëse publikimi i kësaj videoje, ku ushtarët grekë shfaqin racizmin dhe antishqiptarizmin e tyre, do të ketë ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve, Sabri Godo është shprehur duke thënë se "një marrëzi e tillë nuk mund të ndikojë aspak në marrëdhëniet e mira dhe në traktatin e miqësisë Shqipëri-Greqi". Godo ka qenë nga të vetmit politikanë dhe zyrtarë të shtetit shqiptar që ka shfaqur reagimin e tij lidhur me videon e publikuar nga gazeta greke "Ta Nea". Gjithsesi mësohet se përveç Tiranës zyrtare, e cila ende nuk ka artikuluar ndonjë reagim lidhur me videot e skandalit edhe në Athinë, Kryeministria, Ministria e Mbrojtjes apo Ministria e Jashtme mësohet se nuk kanë dalë ende me një qëndrim zyrtar për këtë rast.

    Shkaku i thirrjeve

    Thirrjet dhe këngët e tilla të ushtarëve grekë, kundër shqiptarëve dhe turqve janë pranuar se kanë ndodhur edhe më parë. Konfirmimi vjen nga oficerë të ushtrisë turke, që kanë thënë se thirrje të tilla u janë lejuar ushtarëve me qëllim për t'u ngritur atyre moralin.

    Distancimi grek
    Edhe pse prej dy ditëve pamjet filmike dhe kënga antishqiptare e ushtarëve grekë është publikuar në mediat helene, autoritetet zyrtare të Athinës ende nuk kanë shprehur distancimin nga akte të tilla. Një veprim i tillë nuk është kërkuar ende nga Tirana zyrtare.

    Panorama
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #47
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Shkodrani që zbuloi video-skandalin grek


    Video-skandali grek, asnjë reagim nga Tirana zyrtare

    Nuk ka patur gjatë ditës së djeshme asnjë reagim nga politika në Tiranë lidhur me sekuencat e një videoje amatore, ku dëshmohej këndimi i disa vargjeve me përmbajtje të fortë antishqiptare nga toga të ushtrisë greke gjatë stërvitjes. Veç një prononcimi të Sabri Godos dhe një emisioni televiziv në darkë, pjesa tjetër e Tiranës zyrtare, në vecanti qeveria, e ka kaluar në heshtje skandalin. Reagimi me heshtje ishte i pritshëm dhe është në vazhdën e pafuqisë që vërehet prej vitesh në mënyrën si i trajton Tirana zyrtare këto raste. Dje ndërkohë është shfaqur në TV edhe djali që sinjalizoi egzistencën e videove në Ta Nea dhe Shekulli. Ai quhet Francesk dhe është nga shkodra, aktualisht emigrant në Suedi. Në një intervistë në A1 Televizion, ai tha se kishte vendosur të bënte publik në Tiranë dhe Athinë, zbulimin e tij, sepse në cdo vend normal do konsiderohej skandaloze, që vargje të tilla të urrejtjes dhe racizmit ekstrem të këndohedhin nga një vend, anëtar i BE, ushtria e të cilit aderon në NATO.

    Cesk Marjakaj eshte djali qe zbuloi videot e urrejtjes. Ne e kontaktuam Ceskun me email dhe ai iu pergjigj me miresjellje disa pyetjeve te Shekullit.

    Kush është Francesku, nga eshte dhe ku jeton tani?

    Quhem Çesk Marjakaj, (francesk shkruhet në email – shën red) jam nga Shkodra dhe jetoj e punoj ne Stockholm/Suedi.

    Si rate ne gjurme te këtyre videove?

    Me daten 19 shkurt po kerkoja ne internet videoklipe nga forcat speciale ushtarake te vendeve te ndryshme te botes. Ajo qe gjeta tek forcat speciale greke ...ishte me shume se ajo qe kerkoja une.... U ndieva keq nga videoja dhe kontaktova mediat. Filimisht mendova te kontaktoj mediat shqiptare ne Tirane por pastaj mendova: meqe videoklipi ishte xhiruar dhe vendosur ne internet nga ushtare greke mendova qe sensibilizimi duhet te filloje ne Greqi, ia nisa edhe Ta Nea-s

    Aktualisht nje gazete ne Tirane dhe nje ne Athine e kane botuar lajmin. Kjo është ajo që prisnit?

    Mediat ne Tirane dhe ne Athine nuk duhet te ndalojne se komentuari derisa pergjegjesit te vihen para pergjegjesise dhe eproret e ushtrise greke te na tregojne se qfare masash jane duke marre per te parandaluar qe nje gje e tille te ndodhe ne te ardhmen!

    Si ndihet një emigrant, aq më tepër në këtë pozicion të vecantë që keni ju në këtë çështje, kur sheh që nuk ka, le të themi hë për hë, asnje reagim nga qeveria shqiptare…

    Nuk mendoj se qeveria shqiptare duhet te hidhet perpjete menjehere. Ajo duhet te presi dhe te analizoje me gjakftohtesi veprimet dhe masat e pales greke,por mendoj qe meqe çeshtja ne fjale ka prekur te gjithe shqiptaret qe e kane pare videoklipin, atehere edhe qeveria shqiptare duhet qe te prononcohet disi.

    Adresat ku mund të shihen videot e urrejtjes në internet

    http://www.youtube.com/watch?v=t8fEkLI8J6k

    http://www.youtube.com/watch?v=_rKGOF0bQ3E

    Shekulli
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #48
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Une vete ofroj "zorren" time per ushtaret greke... gjynaf se vete nuk dine ta perdorin... prandaj dhe une e ruaja per femrat greke

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nuk kam ndonje koment per skandalin, por lexuari shtypin ditor shqiptar ne internet, hasa ne dicka qe me beri te qesh. Ne gazeten Shqip ishte ky titull: Ushtaret greke: Duam gjak shqiptar , si pershkrimi me poshte kishte nje foto te ushtrise greke! (Hape kutizen e kaltert per te shikuar foton)

    http://www.gazeta-shqip.com/f470-185...eket-kurva.jpg

    ... rastesisht doja te shoh daten e krijimit te fotos, dhe me beri te qesh emri i fotos qe administratoret e botimit ne internet te kesaj gazete e kishin emeruar ate forografi: ushtaret-greket-kurva.jpg

    Ja properties-i origjinal i fotos ne fjale:

    http://<a href="http://imageshack.us...&#91;/IMG]</a>

    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Nemesistjeter
    Une vete ofroj "zorren" time per ushtaret greke... gjynaf se vete nuk dine ta perdorin... prandaj dhe une e ruaja per femrat greke
    edhe un i nje mendimi jam o burra te mbledhim sa me shume¨zorre¨ se kombi grek ka nevoje per to.tja bejme hallall se i kemi dhe kojshi

  11. #51
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Ushtaret mund te jene karagjozer e te kendojne cdo lloj karagjozlleku.
    Teknologjia mundeson videoskopin e imazheve edhe paraqitjen e tyre ne internet e kete mund ta beje kushdo.
    Nuk besoj se keto jane kenge zyrtare te nje ushtrie, por thjeshte karagjozlleqe te njady ushtareve legena e nuk ka pse e vrasim mendjen per te tille individe pasi u japim ne shume rendesi sec duhet.

  12. #52
    shqiptar Maska e eagle's son
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    161
    Ore mua me dicka me vjen habi
    Ka shume nga ata "shqiptaruce" qe shesin sumen te greku dhe na bejne moral progrek ne kete forum. Spo i shoh, nga jane futur... Zakonisht ne debate te tilla jane gjithmone te pranishem
    proud 2 be me, the eagle's son

  13. #53
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sa shume ja u paskan zbutur kurrizin ore Kacak. Po te provosh nje here te nxjerresh video te tilla per ndonje shtet tjeter, e ta shikosh mire veten ne faqe te pare te CNN e te gjithe mediave me ne ze te kohes, perfshi ndonje note zyrtare proteste teper te ashper qe con deri ne prishjen e marredhenieve diplomatike nese nuk zbardhet incidenti.

    Jane po keto ushtare apo baballaret e tyre qe kane shkaterruar e perdhunuar Camet pak dekada me pare, e kane bere masakrat me te medha ne jug kur erdhen ne luften italo-greke me demek.

    Se shpejti edhe ti nje Kacakis do jesh, sic ishte ai gjenerali Toskas(duket qarte qe ka qene nje ******* shqiptar qe a ka kthyer nga Toska ne Toskas) e plot raste te tjera. Greqia nuk eshte denominator i nje fare etnike, Greqia pak a shume ben politike Amerikane, ku ka vene ne krye nje elite te fuqishme, dhe ngordhsat i ben per vete per t'ia kthyer shteteve fqinje nga vijne, ndersa shkabonjat i masakron me 17 thika.

    Ikni mer ju dhjefsha gjakun qe keni.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #54
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    Citim Postuar më parë nga Brari
    kur ramizi po i dorzonte celsat e presidences sali berishes i dha nje keshille..
    ki kujdes mos mbaj 2 fronte hapur..

    qe do te thoshte mos u krruaj edhe me serbine dhe me greqine ..

    keta qe duan sot te rrezojne berishen nje ore e me pare.. i dine keto dhe prandaj sa merr pushtetin saliu i gjejne probleme qe ai te bej luft me greqine e pastaj po ata thone.. e mo e shikoni malokun si na prish punet me greqine..
    dhe ven vet e puthen me greqine e pastaj e bejne shkrumb shqiperine..

    mos bini ne kurthin e mafies..
    edvini dhe mafia e tij sajojne cdo dite..

    new 24 tra.. po na tregoka videot..

    dihet se ku e ka hallin mafia e new 24..

    te bejne 97 ta.. ku te munden e si te munden..
    Domethene ne te na shajne greket me soj e sorollop e ne te rime te ngrohemi ne diell?Po te jete puna per dinjitetin tone kombetar jo vetem 2 fronte ,po 100 te kishim duhet te reagojme gjithmone.Edhe greqia dhe serbia kane nga dy tre fronte por ama kur vjen puna per gjera te tilla pellasin si gomari ne gjithe evropen.Boll e kemi ulur veten ne shqiptaret o vlla...Edhe ska lezet qe te lidhim kete rast me politiken shqiptare.
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  15. #55
    Perjashtuar Maska e Trimi81
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Mbi Toke
    Postime
    65

    Cool

    Me se fundi qeveria shqiptare u degjua per kete ceshtje duke dhene nje koference per shtyp nga zevendesministri i mbrojtjes. Te shohim nese do te dalin me ndonje rezolute te henen ne parlamentin shqiptar apo thjesht e bene sa per te lare gojen. Megjithese nuk ke se ca pret nga ato fare politikane qe kemi ne Shqiperi. Vetem te vjedhin dhe mbajne karrigen jane, se per popullin ia kemi pare "hajrin" gjithe keto 15-16 vjet demokraci. Per fat te mire publikimi i ketij skandali ne mediat kryesore greke eshte nje ogur i mire sepse tregon qe ka njerez dhe intelektuale ne greqi qe mundohen ti denojne dhe ti zhdukin te tilla sjellje raciste. Fatkeqesisht shteti grek qe perfaqeson zyrtarisht Greqine, ka mbyllur syte per nje kohe te gjate per kete problem. Kjo tregon se ne Greqia ende mban ne krye njerez fanatike dhe raciste, te cilet perbejne nje rrezik per paqen ne Ballkan.

  16. #56
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga ardi_truss
    Domethene ne te na shajne greket me soj e sorollop e ne te rime te ngrohemi ne diell?Po te jete puna per dinjitetin tone kombetar jo vetem 2 fronte ,po 100 te kishim duhet te reagojme gjithmone.Edhe greqia dhe serbia kane nga dy tre fronte por ama kur vjen puna per gjera te tilla pellasin si gomari ne gjithe evropen.Boll e kemi ulur veten ne shqiptaret o vlla...Edhe ska lezet qe te lidhim kete rast me politiken shqiptare.

    Jo jo, nuk po e kupton ate qe po thote Brari. Ne duhet t'ia nderrojme emrin Shqiperise, nga Shqiperi ne Berishi, dhe qytetaret e saj te quhen Berishiote ose Berishidiote.

    Mire qe e pranoi me ne fund Brari se cin ka patur mesues Saliu. Dora vet Ramiz Alia.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #57
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Ne si Shqiptare kemi shume per te bere ne radhe te pare ne oborrin tone.
    - 600 000 emigrante te cileve u duhet gjetur nje rruge tjeter ne vend te
    skllaverise moderne te ciganet e Evropes.
    - ekonomia Shqiptare e kontrolluar nga firmat Greke (bankat sidomos)
    - ndikimi arrogant i politikes Greke ne Jug te vendit
    - sindroma e Stokolmit qe vrehet te shumica e Shqipetarve qe kane provuar
    "emigrimin skllaverues, poshterues" helen qofte edhe per pak kohe (muzika,
    ushqimi, mentaliteti, afiniteti).
    - organizimi i shoqerise duke flakur/lene tej ndasite fetare e krahinore; sidomos
    pas "rilindjes Islamo-Ortodokso-Katolike" te nje pjese te Shqipetareve .

    Me nje fjale shnderrimi i romantizmit patriotik ne vepra konkrete, perndryshe
    me keshtjella kartoni jemi ne meshiren e eukilibrave dhe kapriçove te te tjereve.
    Per tu çuditur fakti se ku ka perfunduar Shqiptari ne Greqi, ai qe i fut kamzhikun,
    ai dhe e "mbron", jemi kthyer ne qaraman te pafuqishem; me keq se keta jevgjit
    ketu; po keta te pakten ngrihen e i vene flaken sa here u preket nje nga tribuja e tyre. Dhe ne ngrihemi, po per te vrare njeri-tjetrin!

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Postime
    112
    Citim Postuar më parë nga skampin
    edhe une me ty jam por ne ketu e kemi fjalen pse nuk reagon shteti shqiptar dhe nuk e kemi fjalen per ate shqiptaruce pederaste pa karakter qe mohojne rracen e vet kot me se koti vetem se do te punojne ke greku.jo te gjithe jane pa karakter por pyll pa derra ska thote nje llaf i urte.
    respekte vlonjatja_usa
    Shteti yne seshte mbajtur ndonjehere per mbrojtjen e te drejtave te shtetasve te tij qe keshtu eshte dicka e kote se tek ne s'ekziston njehere si ligj jo me te zbatohet.
    Me mendje e shpirt ne Vlore.

  19. #59
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Genisis mua sma zbut kurrizin njeri se jam i zoti i vetes sjam legen ne jete e as nuk ndihem inferior si shume te tjere.
    Mua me zihet emri ne goje ne gazeta e ne media e ne festivale ketu e qofshi sa cereku im ju qe me zini emrin ne goje.
    Do te jap une nja 100 linke nga youtube me sharje qe bejne ca shqiptare (legena si puna e ketyre grekeve qe bejne po te njejtat video) e pastaj fol per nato ti e per te drejta e per CNN.
    Ca kujton ti mor naiv se do merren CNN, nato e ku e di une se cfare me ca pleshta qe postojne video ne youtube?!
    Hehehehe me ca merreni edhe ju...

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-05-2006
    Postime
    97
    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri
    Ne si Shqiptare kemi shume per te bere ne radhe te pare ne oborrin tone.
    - 600 000 emigrante te cileve u duhet gjetur nje rruge tjeter ne vend te
    skllaverise moderne te ciganet e Evropes.
    - ekonomia Shqiptare e kontrolluar nga firmat Greke (bankat sidomos)
    - ndikimi arrogant i politikes Greke ne Jug te vendit
    - sindroma e Stokolmit qe vrehet te shumica e Shqipetarve qe kane provuar
    "emigrimin skllaverues, poshterues" helen qofte edhe per pak kohe (muzika,
    ushqimi, mentaliteti, afiniteti).
    - organizimi i shoqerise duke flakur/lene tej ndasite fetare e krahinore; sidomos
    pas "rilindjes Islamo-Ortodokso-Katolike" te nje pjese te Shqipetareve .

    Me nje fjale shnderrimi i romantizmit patriotik ne vepra konkrete, perndryshe
    me keshtjella kartoni jemi ne meshiren e eukilibrave dhe kapriçove te te tjereve.
    Per tu çuditur fakti se ku ka perfunduar Shqiptari ne Greqi, ai qe i fut kamzhikun,
    ai dhe e "mbron", jemi kthyer ne qaraman te pafuqishem; me keq se keta jevgjit
    ketu; po keta te pakten ngrihen e i vene flaken sa here u preket nje nga tribuja e tyre. Dhe ne ngrihemi, po per te vrare njeri-tjetrin!

    mire fole ti por kush i degjon keto fjale.... te iken truri kur degjon gjera te tilla ne shekullin 21

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •