Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 208
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Ne aparence shteti grek hiqet si i moderuar dhe shtet qe respekton konventat nderkombetare dhe te drejtat e njeriut si dhe te drejtat e vendeve fqinje. Por video te tilla as me shume dhe as me pak tregojne mendesine e mykur dhe ndjenjen e ulet te rracizmit qe greket kane ndaj te tjereve, sidomos shqiptareve. Une nuk habitem aspak per ekzistencen e nje video te tille. Asnjehere sme ka genjyer aparenca dhe pallavrat zyrtare te Greqise pasi me mjafton te shikoj realitetin e shqiptareve ne Greqi, menyra si trajtohen dhe si urrehen nga shtetasit greke. Ne thelb hipokrizia e shtetit grek vetem sa perpiqet te mbuloje urrejtjen e madhe dhe percimin e madh qe kane per shqiptaret. Thuaj ca ti besh hallit qe shume shqiptare u detyruan te emigronin ne ate vend pa as ngjyren e dheut dhe shijen e ujit mos ja provovshin.
    Akuzojne shqiptaret per njerez te pacivilizuar dhe te pagdhendur por shqiptari nuk eshte treguar kurre armiqsor me ate qe i ka ardhur ne shtepi (vetem kur ka qene pushtues). Jo vetem qe i ka pritur te huajt kur kane qene ne hall po ka lene shpirtin dhe ka ndare buken e gojes per ti ndihmuar. Kjo eshte vlera e nje populli qe fatkeqesisht historia per momentin e ka denuar te jete i varfer dhe te kete per udheheqje njerez pa kelleqe dhe pa kurajo qe te ngrene zerin ne mbrojtje te ketij vendi dhe te drejtave te shtetasve te tij.
    Kjo eshte fytyra e vertete e Greqise dhe e grekeve.

    Njerez te pacivilizuar !!!
    Para ca ditesh, ne nje "site" lajmesh ne Turqi (internethaber.com ) doli nje lajm ne lidhje me nje video qe gjendej ne "youtube", ne te cilen shahej themeluesi i Turqise, Ataturku, dhe turqit ne pergjithesi. Ishte nje video shume percmuese. Edhe u ngriten turqit duke shkruar komente aty, jo ja befsha e jo ja kthefsha. Mirepo, nga ana tjeter une vete kam degju turqit qe te perdorin nje shprehje "Kush nuk ben kshu, qofte grek!", ose si i themi ne ne Shqiperi: "I share kush..."

    Edhe neve, ua shajme nenat e motrat e te gjithe robt e shpise qofte edhe per nje lajm te rreme te TCH (para ca ditesh, per shembull, per vjedhjen e reres nga anija greke), dhe pastaj mundohemi t'u japim leksione civilizimi.

    Ti nuk po i shan, ama kur te flasesh per civilizim, shihi njehere keta te tute, qe jane per turp nga te gjitha anet, pastaj fol per greket.

    Ç'faj ka qeveria greke, ose populli grek ne ate rastin e pare, nese i teket nja dy-tre karagjozeve te bejne nje gje te tille? Nje video qe te tallesh me dike e ben pa ndonje veshtiresi te madhe. Edhe ne rastin e dyte, po te lexosh me vemendje, thuhet se ka nje ligj qe prej 6 vjetesh, i cili ndalon hedhjen e parullave dhe fjaleve ofenduese per ndonje komb tjeter. Qeveria greke e ka bere te veten. Si kontrollohen te gjithe ushtaret?


    Pastaj, ti mendon se asnjehere nuk kane bere gjera te tilla shqiptaret, o? Sa te duash!

    Cudi, mos ket nje reagim nga Kryeministri apo edhe nga Ministria e Mbrojtjes
    Bah qeverritaret shqiptar asnjehere s'kan reaguar por si pula te lagura me rrijn, vec per karrigen e korrupsionit jan keta.
    shefqet djali,
    leni lajmet e Kokedhimes ti dhe mos u trego aq naiv. Kokedhima eshte vegel e Rames, dhe e anasjellta.

    Keta per çdo gje do fajesojne qeverine.

    Kam nje parandjenje qe nuk do mungojne akuzat per anti-shqiptarizem dhe politika progreke ndaj Sali Berishes dhe çamit Mediu pas kesaj heshtjeje tronditese
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 03-03-2007 më 15:39

  2. #22
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Kto jane budallalleqe. Sikur ne nuk e dinim se sa na duan greket. Edhe greket e dine mire se sa i duam ne. Ky lajm i publikuar nga gazeta <> ka qellime te tjera politike brenda Greqis dhe nuk ka asnje lidhje me dashje me Shqiperine.

    Gazeta <> njihet si gazet e krahut te majte ne Greqi, dhe e ka nxjerr per te ulur imazhin e qeverise greke e cila perbehet nga forca e djathte politike, per ta paraqitur ate si qeveri fashiste, gje qe ben popullin Grek te sensibilizohet duke patur parasysh qe kane kalur nje diktatori nga te djathtet ne Greqi ( Diktatori Papadopulos ).

    Fundja-fundit nuk ia vlen fare te merresh me injorancen Greke ne kto raste!
    Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 03-03-2007 më 15:45

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    Imagjinojeni se si kishin reaguar qeveritee shteteve tjera sikure te iu kishte ndodhur nje gje e tille?
    S'e kane te gjithe aq te zhvilluar imagjinaten. Na ndihmo pak ti, te lutem. :-)
    He, si do kishin reaguar?

  4. #24
    [xeni] shefi, te pershendes!

    "kur ke ujkun perpara, c'i do gjurmet"

    Ketu nuk behet fjal per politik por per rracizem!

    Kalofsh mire.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  5. #25
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Fajin e ka turku qe si perdhunon greket, se shqiptaret e jugut jane centarizuar helenikisht dhe skane fuqi.

    Ushtaret pederaste greke cfare nuk kane bere kunder refugjateve Shqiptare ne periudhen e tranzicionit.

    Kane arritur deri aty sa kane detyruar te birin te beje marredhenie me te jatin.

    Popull i degjenerum
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 03-03-2007 më 15:48

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926
    Nuk ia vlen fare te merresh me injorancen Greke!
    sigurisht qe nuk ja vlen te meresh me injorancen greke...por kjo nuk duhet ta pengoje ministrin e jashtem te shqiperise i cili urgjentisht duhet ta therresi ambasadorin grek te akredituar ne tirane dhe ti kerkoje shpjegime per kete gjest te paster anti-shqiptar

    te njejten veprim duhet te bejne edhe ambasada dhe konsullata jone shqiptare ne greqi, brenda ligjeve dhe rregullave nderkombetare duhet te kerkojne shpjegime apo te bejne edhe nota proteste

    tani qe shqiperia eshte ne rrugen e futjes ne NATO greket ndjehen langaraqe para shqiptareve

  7. #27
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga forum126
    Fajin e ka turku qe si perdhunon greket, se shqiptaret e jugut jane centarizuar helenikisht dhe skane fuqi.

    Ushtaret pederaste greke cfare nuk kane bere kunder refugjateve Shqiptare ne periudhen e tranzicionit.

    Kane arritur deri aty sa kane detyruar te birin te beje marredhenie me te jatin.

    Popull i degjenerum
    Une jam Shqiptar jugu dhe nese do kuptoja qe jam helenizuar do vrisja veten me bisht luge.

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga [xeni]

    Edhe neve, ua shajme nenat e motrat e te gjithe robt e shpise qofte edhe per nje lajm te rreme te TCH (para ca ditesh, per shembull, per vjedhjen e reres nga anija greke), dhe pastaj mundohemi t'u japim leksione civilizimi.

    Ti nuk po i shan, ama kur te flasesh per civilizim, shihi njehere keta te tute, qe jane per turp nga te gjitha anet, pastaj fol per greket.

    Ç'faj ka qeveria greke, ose populli grek ne ate rastin e pare, nese i teket nja dy-tre karagjozeve te bejne nje gje te tille? Nje video qe te tallesh me dike e ben pa ndonje veshtiresi te madhe. Edhe ne rastin e dyte, po te lexosh me vemendje, thuhet se ka nje ligj qe prej 6 vjetesh, i cili ndalon hedhjen e parullave dhe fjaleve ofenduese per ndonje komb tjeter. Qeveria greke e ka bere te veten. Si kontrollohen te gjithe ushtaret?


    Pastaj, ti mendon se asnjehere nuk kane bere gjera te tilla shqiptaret, o? Sa te duash!



    shefqet djali,
    leni lajmet e Kokedhimes ti dhe mos u trego aq naiv. Kokedhima eshte vegel e Rames, dhe e anasjellta.

    Keta per çdo gje do fajesojne qeverine.

    Kam nje parandjenje qe nuk do mungojne akuzat per anti-shqiptarizem dhe politika progreke ndaj Sali Berishes dhe çamit Mediu pas kesaj heshtjeje tronditese
    Nuk po jap leksion civilizimi ketu por po paraqes ate qe eshte ne realitet. Une keta te mite qe jane dhe te tute i di mire sesi jane pasi pjese e tyre jam dhe une. Spo bej krahasime civilizimi por po i adresohem nje civilizimi te pretenduar. Sharjet dhe ofendimet apo karagjozlliqet tona jane jo vetem fenomene shume te shkeputura por nuk jane aspak karakteristike e popullit tone ne marrdhenie me popujt e tjere. Mos harro qe po flasim per pjestare te forcave te armatosura te nje vendi fqinj, vend i cili ka precedente te panumurt ne shfaqje rracizmi ndaj shqiptareve. Jo vetem ne nivel individual por edhe institucional dhe shteteror. Me permend ligjin qe ka 6 vjet qe ka dale po se di sa seriozisht e the. Ligje ka plot sic ka dhe konventa te nenshkruara por perpara se te me thuash ligjet dhe sidomos qeverine qe e ka bere te veten, me pare mundohu te flasesh me ata qindra mijera emigrante ne Greqi qe kane nga 15-16 vjet ne ate vend dhe ende nuk kane zgjidhur gjene me elementare qe jane dokumentat e qendrimit. Pastaj le te permendim rracizmin dhe ksenofobine qe u duhet te perballen cdo dite me opinionin grek. Opinioni grek nuk jane dy shoqata humanitare apo nga ato qe mbrojne te drejtat e njeriut por eshte nje popull i tere. Dhe ky opinon nuk doli nga hici. Eshte i njejti opinion i frymezuar prej brezash dhe eshte i njejti opinion qe nderhyn ne ato zgjedhjet e Himares qe ti dhe une i shohim dhe veme duart ne koke. Spo flasim per nje Itali apo Angli apo Gjermani e France por po flasim per nje vend qe me nje qeveri kaq perparimtare dhe te emancipuar dhe qe i terheq veshin ushtarakeve te saj qe te rrudhin gojen me parrulla rraciste, ne te njejten kohe mban nje ligj lufte me ty si vend. Mua sme intereson aspak spekullimi i i mediave te majta greke por me intereson fenomeni qe duam sduam ne (pavaresisht nga qellimet me te cilat paraqitet) ekziston dhe eshte i pranishem dhe ne institucione kaq kyce sic eshte ushtria. Ne te njejten llogjike i pergjigjem edhe faktit nese lajmin e fryn apo e cfryn Kokedhima me ndonje tjeter (me Ramen ne krye). Te perdoresh kete argument per mua eshte shmangie nga ajo qe eshte me rendesishmja. Spekullimin politik e pranoj dhe e marr parasysh sic marr me mend dhe udhekryqin qe mund te ndihet qeveria jone dhe drejtuesit e saj nga shigjetat qe do i leshohen nga te gjitha anet. Por e perseris, video dhe ajo qe shfaqet ne te jane reale dhe jane te pranishme ne realitetin grek. Kjo eshte ajo qe eshte e frikshme dhe jo arsye per te cilen perdoret ky lajm.

  9. #29
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Qeveria greke e ka bere te veten. Si kontrollohen te gjithe ushtaret?
    Si kontrollohen te gjithe ushtaret? Ku e di une, pyet ndonje vend qe eshte antar ne NATO, kontrolli i ushtrise eshte nje nder kriteret themelore per antaresim.

    Me te disiplinuar jane 750.000 ushtaret tane ne Greqi se sa ata qe pame ne ate video

    P.S. Dhe nuk behet pararelizem ndermjet nje kanali televiziv privat dhe ushtrise kombetare te nje vendi.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga drity
    P.S. Dhe nuk behet pararelizem ndermjet nje kanali televiziv privat dhe ushtrise kombetare te nje vendi.
    Nuk e kuptoj se ku e pe paralelizmin ne ate qe kam shkruar une. U be kohe qe nuk shkruaj ne kete forum ne fakt, dhe s'eshte çudi qe edhe fjales paralelizem t'i kete ndryshu kuptimi ne keto ane...j/k

    Une e kisha fjalen per menyren se si media A1 etj. perpiqen te fajesojne qeverine, ministrine e mbrojtjes etj. E di mire se ku duan te dalin. Aty ku dolen me lajmet qe kishin titullin: "Minoritaret falenderojne Berishen"

    Ne postin e pare thuhet:
    I menjehershëm ka qënë edhe reagimi i ushtarakëve të lartë grekë, të cilët janë shprehur kategorikisht kundra këngëve të tilla. “Fryma e urrejtjes është tashmë e huaj për ushtrinë greke” thotë një ushtarak grekë z. Thanasis Bafas. Sipas Z. Bafas egziston që prej 6 vjetësh një vendim që ndalon në ushtrinë greke hedhjen e parrullave apo këngë që ofendojnë turqit, shqiptarët apo edhe kombësitë e tjera. “Kushdo qoftë ai që shkel urdhërin në fjalë, do të përballet me pasojat” thotë z. Bafas.

    Ndersa tek lajmi sjelle:
    Askush në Shqipëri nuk ka dalë të dënojë një akt të tillë që nuk bën gjë tjetër, vecse mbjell urrejtje dhe të kërkojë nga qeveria greke një distancim të qartë prejt tyre.

    Nese lajmi i pare eshte i sakte, athere do te thote qe qeveria greke (ne mos qeveria, zyrtaret qe kane lidhje me ushtrine) eshte distancuar. Çfare t'i kerkojme ne qeverise greke athere?

    Pershendetje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 03-03-2007 më 17:16

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Nuk po jap leksion civilizimi ketu por po paraqes ate qe eshte ne realitet. Une keta te mite qe jane dhe te tute i di mire sesi jane pasi pjese e tyre jam dhe une. Spo bej krahasime civilizimi por po i adresohem nje civilizimi te pretenduar. Sharjet dhe ofendimet apo karagjozlliqet tona jane jo vetem fenomene shume te shkeputura por nuk jane aspak karakteristike e popullit tone ne marrdhenie me popujt e tjere. Mos harro qe po flasim per pjestare te forcave te armatosura te nje vendi fqinj, vend i cili ka precedente te panumurt ne shfaqje rracizmi ndaj shqiptareve. Jo vetem ne nivel individual por edhe institucional dhe shteteror. Me permend ligjin qe ka 6 vjet qe ka dale po se di sa seriozisht e the. Ligje ka plot sic ka dhe konventa te nenshkruara por perpara se te me thuash ligjet dhe sidomos qeverine qe e ka bere te veten, me pare mundohu te flasesh me ata qindra mijera emigrante ne Greqi qe kane nga 15-16 vjet ne ate vend dhe ende nuk kane zgjidhur gjene me elementare qe jane dokumentat e qendrimit. Pastaj le te permendim rracizmin dhe ksenofobine qe u duhet te perballen cdo dite me opinionin grek. Opinioni grek nuk jane dy shoqata humanitare apo nga ato qe mbrojne te drejtat e njeriut por eshte nje popull i tere. Dhe ky opinon nuk doli nga hici. Eshte i njejti opinion i frymezuar prej brezash dhe eshte i njejti opinion qe nderhyn ne ato zgjedhjet e Himares qe ti dhe une i shohim dhe veme duart ne koke. Spo flasim per nje Itali apo Angli apo Gjermani e France por po flasim per nje vend qe me nje qeveri kaq perparimtare dhe te emancipuar dhe qe i terheq veshin ushtarakeve te saj qe te rrudhin gojen me parrulla rraciste, ne te njejten kohe mban nje ligj lufte me ty si vend. Mua sme intereson aspak spekullimi i i mediave te majta greke por me intereson fenomeni qe duam sduam ne (pavaresisht nga qellimet me te cilat paraqitet) ekziston dhe eshte i pranishem dhe ne institucione kaq kyce sic eshte ushtria. Ne te njejten llogjike i pergjigjem edhe faktit nese lajmin e fryn apo e cfryn Kokedhima me ndonje tjeter (me Ramen ne krye). Te perdoresh kete argument per mua eshte shmangie nga ajo qe eshte me rendesishmja. Spekullimin politik e pranoj dhe e marr parasysh sic marr me mend dhe udhekryqin qe mund te ndihet qeveria jone dhe drejtuesit e saj nga shigjetat qe do i leshohen nga te gjitha anet. Por e perseris, video dhe ajo qe shfaqet ne te jane reale dhe jane te pranishme ne realitetin grek. Kjo eshte ajo qe eshte e frikshme dhe jo arsye per te cilen perdoret ky lajm.
    Darius, ti the qe kjo eshte fytyra e vertete e Greqise dhe e grekeve. Gjithashtu i etiketove ata si njerez te pacivilizuar.

    Qe nga momenti qe dikush shprehet ne menyre te tille, dashje pa dashje, behet racist. E une kete paradoks desha te theksoj.

    Nuk eshte kjo fytyra e vertete e Greqise dhe e grekeve, o lum miku. Te ishte kjo fytyra e vertete e te gjithe grekeve, si do jetonin qindra mijera shqiptare ne ate vend?

    Persa i perket sharjeve tona ndaj popujve te tjere, te cilat jane fenomene te shkeputura sipas teje dhe qe nuk perfaqsojne qendrimin tone ndaj popujve te tjere deri diku jam dakort. Mirepo, nuk arrij ta kuptoj pse ndodhi te tilla ti nuk i sheh si fenomene te shkeputura kur behet fjale per greket, por arrin ne pergjithsim? Me te drejte, nje grek qe do te lexonte ty dhe qe nuk i urren shqiptaret do thonte qe ti je racist.

    Une nuk mund te flas me qindra mijera emigrante te cilet s'kane zgjidhur problemin e dokumentave, por jam i sigurte se ne kete pike nuk mund te kete shume pretendime. Probleme me dokumentat shqiptaret kane kudo. Po anglezet rraciste jane sipas teje, qe nuk pajisin me dokumenta shqiptaret?
    Pastaj nuk besoj se jane qindra mijera me probleme dok. Mendoj se po e ekzagjeron pak. Gjithsesi, nuk e di tamam.

    Pershendetje!

  12. #32
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Shteti Grek eshte nje nga shtetet me popullsine me te poshter. Nuk e di pse po Greket sme kane pelqyer kurre. Ata s'dine si tia fusin vllait te vet jo me te tjereve

    Turp qe i mesojne qe te vegjel dhe deri me vone me kto lloj frymash
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Postime
    112
    Por nuk kane faj ata por ne shqiptaret qe shkojme dhe punojme si qena per ata plera
    Nje gje e the mire qe fajin se kane ata por ne se shumica e shqiptareve ne greqi nuk thone qe jane shqiptare por nderrojne emrin dhe e quajne veten vorioepiriot.
    E cfare mund te presim ne nga greku kur ne e kemi prezantuar veten si njerez pa karakter dhe pa pike krenarie per vendin nga emigrojme.
    Ky fenomen nuk ndodhe vetem ne greqi por dhe usa.
    Shume shqiptare te ardhur nga greqia ne usa vijne e punojn akoma per greket dhe prape dhe ne usa ku nuk eshte vendi i grekut, e quajne veten vorioepiriot e shajne bashke me greket shqiptaret e tjere qe se kane problem ta pranojne qe jane shqiptare.
    Me mendje e shpirt ne Vlore.

  14. #34
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nuk kam c'tu shtoj gjithcka qe ka thene xeni .

    Pervec se, pala shqiptare duhet te shprehe pakenaqesine e saj sipas kanaleve diplomatike te caktuara. "Trushpelarje" te tilla ndodhin ne cdo ushtri, edhe ne ate amerikanen, bile mbaj mend ne fillim te luftes ne Irak, shume ushtare kur dilnin me misione te ndryshme degjonin me kufje kenge "qe u vlonin gjakun."
    Dhe per kete u be nje dokumentar, dhe u denoncuan.

    Pertej saj, nuk ia vlen qe nje incident, apo gomarllek i tille te ngrihet shume ne peshe.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga vlonjatja_usa
    Nje gje e the mire qe fajin se kane ata por ne se shumica e shqiptareve ne greqi nuk thone qe jane shqiptare por nderrojne emrin dhe e quajne veten vorioepiriot.
    E cfare mund te presim ne nga greku kur ne e kemi prezantuar veten si njerez pa karakter dhe pa pike krenarie per vendin nga emigrojme.
    Ky fenomen nuk ndodhe vetem ne greqi por dhe usa.
    Shume shqiptare te ardhur nga greqia ne usa vijne e punojn akoma per greket dhe prape dhe ne usa ku nuk eshte vendi i grekut, e quajne veten vorioepiriot e shajne bashke me greket shqiptaret e tjere qe se kane problem ta pranojne qe jane shqiptare.
    edhe une me ty jam por ne ketu e kemi fjalen pse nuk reagon shteti shqiptar dhe nuk e kemi fjalen per ate shqiptaruce pederaste pa karakter qe mohojne rracen e vet kot me se koti vetem se do te punojne ke greku.jo te gjithe jane pa karakter por pyll pa derra ska thote nje llaf i urte.
    respekte vlonjatja_usa
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  16. #36
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Darius, ti the qe kjo eshte fytyra e vertete e Greqise dhe e grekeve. Gjithashtu i etiketove ata si njerez te pacivilizuar.

    Qe nga momenti qe dikush shprehet ne menyre te tille, dashje pa dashje, behet racist. E une kete paradoks desha te theksoj.
    Po Xeni une thashe qe kjo eshte fytyra e Greqise dhe e grekeve. Por a do ndryshonte kjo fytyre nese nuk do isha shprehur ashtu? Ne momentin qe une u shpreha ne nje menyre te tille dashur pa dashur une permenda nje realitet dhe nese ky paradoks quhet rracizem atehere eshte produkt i realitetit grek dhe jo mendesi apo mentalitet i Darius. Nuk gjykohet njeriu me stereotipe sic po ben ti. Nese evidentimi qe bej une konsiderohet rracizem mendo se cfare duhet thene per vete realitetin atehere.

    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Nuk eshte kjo fytyra e vertete e Greqise dhe e grekeve, o lum miku. Te ishte kjo fytyra e vertete e te gjithe grekeve, si do jetonin qindra mijera shqiptare ne ate vend?
    Kete pyetje do besh mire tja drejtosh atyre qindra mijera shqiptareve qe jetojne aty me nje pjese te te cileve kam folur dhe i kam pare vete ne Greqi. Me mire se une do te ta jepnin ata vete pergjigjen.


    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Mirepo, nuk arrij ta kuptoj pse ndodhi te tilla ti nuk i sheh si fenomene te shkeputura kur behet fjale per greket, por arrin ne pergjithsim? Me te drejte, nje grek qe do te lexonte ty dhe qe nuk i urren shqiptaret do thonte qe ti je racist.
    Nuk e kupton pse fenomene te tilla nuk i shikoj si te shkeputura? Xeni nga menyra sesi ke shkruar duket sikur ke njohuri mbi emigracionin shqiptar ne Greqi vetem persa ke lexuar ketu ne forum (gje qe sma ha mendja te jete e tille). Nese freskon kujtesen vetem me ate qe eshte shkruar ne shtypin shqiptar qe nga viti 1992 me bemat e fqinjeve tane ndaj shqiptareve do e kuptosh mire qe nuk behet fjale aspak per ngjarje te shkeputura qe darius nacionalisti po i pergjitheson. Ndersa sa per ate tjetren se cdo thoshte nje grek po te me lexonte nuk e di nese do mendonte ate qe ke shkruar ti apo do thoshte qe u bene alvanoset te gjykojne greket... apo ndonje xhevair tjeter te kesaj natyre.

    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Une nuk mund te flas me qindra mijera emigrante te cilet s'kane zgjidhur problemin e dokumentave, por jam i sigurte se ne kete pike nuk mund te kete shume pretendime. Probleme me dokumentat shqiptaret kane kudo. Po anglezet rraciste jane sipas teje, qe nuk pajisin me dokumenta shqiptaret?
    Pastaj nuk besoj se jane qindra mijera me probleme dok. Mendoj se po e ekzagjeron pak. Gjithsesi, nuk e di tamam.

    Pershendetje!

    Per kete te fundit spo te pergjigjem meqe ke thene qe se di tamam (ndersa une do te thoja qe eshte shume me problem sec e di ti).
    Xeni ndajme mendimet per gjera te ndryshme ne kete forum dhe eshte normale qe ti kemi te ndryshme. Kam shume shume vite i larguar nga Shqiperia dhe kam jetuar ne emigracion qe ne moshe fare te re. Kam jetuar ne shume vende ne Europe dhe e kam pare trajtimin dhe menyren sesi sillen me shqiptaret. Por sme kane zene syte trajtim me poshterues se ai i shqiptareve ne Greqi. Kam patur rastin disa here te shkoj ne Greqi (fatmiresisht jo per hall apo per pune) dhe e kam pare me syte e mij cfare shperfytyrimi kane pesuar shume njerez vetem prej rracizmit aty. E kam ndjere deri ne palce percmimin dhe rracizmin e nje injoranti grek qe qeveria e vendit te tij e kishte caktuar te perfaqesonte kete vend ne kufij kur me flakariu pasaporten turinjve pasi i fola anglisht se nuk dija greqisht. Etj etj se sja vlen te fillosh te flasesh per gjera te tilla. Ka te tjere ketu qe jetojne apo kane jetuar aty dhe mund te te mbushin faqe te tera me rrefime. Ke ne kete forum ditarin e nje anetari qe ka qene emigrant ne Greqi. Lexoje se do mesosh me shume dhe mbase do e kuptosh mire cfare kam shkruar une.

    Pershendetje edhe ty.

  17. #37
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Nuk e kuptoj se ku e pe paralelizmin ne ate qe kam shkruar une. U be kohe qe nuk shkruaj ne kete forum ne fakt, dhe s'eshte çudi qe edhe fjales paralelizem t'i kete ndryshu kuptimi ne keto ane...j/k
    ky paragrafi me poshte me beri te mendoja qe po beje paralelizem.

    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Edhe neve, ua shajme nenat e motrat e te gjithe robt e shpise qofte edhe per nje lajm te rreme te TCH (para ca ditesh, per shembull, per vjedhjen e reres nga anija greke), dhe pastaj mundohemi t'u japim leksione civilizimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drity : 04-03-2007 më 02:48
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  18. #38
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Nese lajmi i pare eshte i sakte, athere do te thote qe qeveria greke (ne mos qeveria, zyrtaret qe kane lidhje me ushtrine) eshte distancuar. Çfare t'i kerkojme ne qeverise greke athere?
    Me e pakta zbatimin e ligjit qe kane vene...
    Jam kurioze, a u ndermor ndonje veprim konkret ndaj ketyre ushtareve dhe eproreve te tyre nga qeveria? (duke qene qe ekziston nje ligj, i cili i ndalon veprime te tilla!). Po behet fjale per ushtrine e nje shteti anetar i BE-s dhe i NATO-s.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926

    Ja Si Shitet Me Heshtje Liria Ne Shqiperi

    Sa e shet heshtjen tënde? Po lirinë? Në Shqipëri fare lirë: një vizë Shengen, një makinë, një reklamë në TV, një apartament, një udhëtim i sponsorizuar në shtetin fqinj. “Elita” shqiptare po bën pazar me Shqipërinë dhe me lirinë e të gjithëve. Dhe nuk është hera e parë. 24 ore pas publikimit te videos skandal te ushtareve grekë, asnjë sinjal nga qeveria shqiptare. Tirana zyrtare hesht përballë videos së ushtarëve të cilët, nën ritmin e thirrjeve antishqiptare stërviten e marshojnë me uniformat e shtetit fqinj, shtet i integruar në BE. “Me lëkurët e shqiptarëve do të bëjmë këpucë, me zorrët, litarë…” këto janë fjalët që ushtarët e thërrasin.

    Lajmi i këtyre këngëve u dha fillimisht nga gazeta më e madhe greke “Ta Nea”, e cila denoncoi fenomenin duke i quajtur si “këngë të urrejtjes”. Edhe media të tjera greke, në editorialet e tyre, i denoncuan këto himne, duke i konsideruar si himne të turpit. Por ndërsa në Greqi, pjesa më e madhe e mediave shprehet e indinjuar, nuk ka indinjatë në Shqipëri. Lajmi përcillet vetëm në pak media. Shumica heshtin heshitn. Asnjë rresht, asnjë pamje! Nuk pretendohet “shapallje lufte” nga ana e qeverisë, por respekt dhe dinjitet. Një reagim zyrtar, ashtu sic cdo qeveri normale e ka për detyrë ta kryejë në një rast të tillë. Asnjë sinjal nga qeveria shqiptare. Kjo përulje ndaj asaj pjese të Greqisë ekstremiste, nuk është parë ndonjeherë në 17 vjet post-komunizëm, por ama e ka një shpjegim: Politikbërësit shqiptarë kanë shitur interesat ekonomike dhe kombëtare të vendit, ndërsa “inteligencia” ka shitur lirinë. Ky i fundit është pazari në modë në Shqipëri!





    g.shqiptare.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 04-03-2007 më 05:26

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926

    Athina provokon, Tirana hesht.Dje, asnje reagim nga qeveria dhe partite

    Ushtaret greke: Duam gjak shqiptar

    Qeveria shqiptare reagon ashpër ndaj fyerjeve të një njësie ushtarake greke ndaj shqiptarëve. Sot në mesditë, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë do të publikojë një deklaratë të ashpër ku do të dënohet fort akti i ushtarëve grekë dhe do t‘i kërkohet qeverisë së Athinës që jo vetëm ta dënojë këtë veprim, por të nisë hetimin për të dënuar fajtorët e këtij incidenti të rëndë. Deklarata, e cila është hartuar me kujdes gjatë gjithë ditës së djeshme, do të lexohet nga zv/ministri shqiptar i Mbrojtjes, Petrit Karabina. I kontaktuar nga gazeta "Shqip", zv/ministri nuk pranoi të jepte detajet e këtij qëndrimi, duke bërë të ditur se gjithçka do të publikohet sot në drekë. Pas qëndrimit të Ministrisë së Mbrojtjes, do të pritet përgjigjja e Athinës, e më pas Tirana zyrtare do të marrë hapa për ta trajtuar edhe në rrugë diplomatike. Ndërkaq, një nga politikanët më të vjetër, republikani Sabri Godo, ka qenë i vetmi i cili ka reaguar dje në lidhje me skandalin e videos greke. Godo ka kërkuar nga qeveria dhe nga Ministria e Mbrojtjes që të reagojë fort nga këtij akti të turpshëm të është bërë nga ushtria greke. "Në momentin kur ofendimet ndaj shqiptarëve bëhen gjatë marshimeve të stërvitjes së ushtrisë greke, atëherë është rasti që qeveria shqiptare t‘i drejtojë protestën më të ashpër palës greke, deri në veçanti edhe Ministria e Mbrojtjes", tha Godo. Sipas tij, qeveria shqiptare duhet të tregojë qartë se ne jemi gjallë dhe s`mund të lejojmë asnjë të na marrë nëpër këmbë dhe të na poshtërojë, duke mos na detyruar të përgjigjemi me të njëjtën gjuhë. Videoja e cilësuar si një video urrejtjeje është shkëputur nga një moment stërvitjeje e ushtarëve grekë, të cilët po këndonin këngë të improvizuara, të cilësuara si këngë të urrejtjes. Këngët e kënduara në gjuhën greke janë vërtet të turpshme dhe ngjallin urrejtje, duke sharë turq dhe shqiptarë. Saktësisht nuk dihen se kur dhe në cilën njësi janë xhiruar videot në Greqi.

    Videoja

    Videoja skandaloze është xhiruar në ambiente stërvitjeje të ushtrisë greke, ku këndohen këngë me përmbajtje të fortë antishqiptare. Fillimisht ekzistenca e videos është zbuluar nga e përditshmja prestigjioze e Athinës "Ta Nea", e cila është një gazetë që mbështet opozitën e PASOK. Gazeta në fjalë ka botuar të dhënat e para në lidhje me këtë skandal. Kjo video ka qarkulluar fillimisht këto ditë në internet, por një ditë më parë pas publikimit në shtyp ka tronditur edhe Ministrinë greke të Mbrojtjes. Videoja është realizuar nga një celular ku dallohen qartë ushtarë grekë, të cilët janë duke kryer një maratonë prej 50 km. Përgjatë rrugës, nën kujdesin edhe të oficerëve, ushtarët këndojnë këngë me përmbajtje të theksuar antishqiptare dhe jo vetëm kaq. Brenda tekstit të këngëve të ulëta dhe ofenduese në adresë të shqiptarëve dhe turqve, citohen fraza urrejtjeje. Një ish-oficer, Nikos Toskas, i intervistuar nga "Ta Nea", thotë se këngë të tilla përdoren rëndom për të ngritur moralin e ushtarëve. Toskas ka pranuar se kur ai shërbente në Evria, ka lejuar ushtarët që të këndonin himne me përmbajtje të përafërta. "Tani që e mendoj, kam përshtypjen se e kam tepruar pak", thotë Toskas. Krahas publikimit të lajmit për ekzistencën e videos anti-shqiptare, gazeta greke ka sjellë edhe reagime kundër ushtarakëve të lartë grekë. "Fryma e urrejtjes është tashmë e huaj për ushtrinë greke", thotë një ushtarak grek, me emrin Thanasis Bafas. Sipas Bafas, ekziston që prej 6-vjetësh një vendim që ndalon në ushtrinë greke hedhjen e parullave apo këngëve që ofendojnë turqit, shqiptarët, apo edhe kombësitë e tjera.


    Gazeta Shqip

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •