Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Shqipëria destinacioni i 90-të turistik më atraktiv në botë

    Shqipëria është ranguar në vendin e 90-të në listën e destinacioneve më atraktive për udhëtime dhe zhvillim të turizmit në dokumentin e forumit botëror ekonomik - "Raport për konkurrencën në udhëtime dhe turizëm 2007".

    Sipas raportit, vende më atraktive për pushim janë Zvicra (indeks 5,66), Austria (5,54) dhe Gjermania (5,48). Listën e "top 10" destinimeve më të mira turistike e kompletojnë Islanda (5,45), SHBA-ja (5,43), Hong-Kongu (5,33), pastaj Kanada, Singapori dhe Luksemburgu, të gjitha me indeks 5,31 dhe ne vendin e dhjetë është Britania e Madhe me 5,28 pika. Në fund të listës janë Angola (2,89). Burundi (2,28) dhe Çad (22,68).

    Nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore më së mirë vlerësohet Greqia në vendin e 24-të me 4,99 pika, kurse pas saj pason Kroacia në vendin e 38-të me 4,66, Turqia është e 52-ta me indeks 4,31, sa ka edhe Bullgaria në vendin e 54-të, Serbia dhe Mali i Zi në vendin e 61-të me 4,18 pika dhe Rumania në vendin e 76-të me indeks 3,91. Mes vendeve fqinje më dobët të ranguara nga Maqedonia janë Shqipëria në vendin e 90-të me 3,75 pika dhe Bosnja e Hercegovina, e cila është e 104-ta me indeks 3,51.

    Lista është bërë në bazë të Indeksit të vendosur të konkurrencës për udhëtime dhe turizëm (TTCI), me ç'rast vendet vlerësohen sipas 13 kategorive, duken përfshirë edhe gjendjen politike, rregullativat juridike, sigurinë, shëndetin dhe higjienën, inftrastrukturën e trafikut dhe inftrastrukturën turistike, zhvillimin e teknolgjisë informatike dhe telekomunikative, resurset njerëzore, konkretizimin e çmimeve, resurset natyrore dhe karakteristikat kulturore.

    Përfaqësuesja e Rrjetit global për konkretizim në forumin botëror ekonomik, Xhenifer Blenk thotë se studimi nuk paraqet "zgjedhje të bukurisë", as raport për atraktivitet të vendeve. "Përkundrazi, ne vendosëm që t'u japim pika faktorëve të cilat kontribuojnë që një vend të jetë atraktiv për udhëtim dhe zhvillim të turizmit", deklaroi Blenk gjatë prezantimit të raportit.

    MIA
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Mire, shtrohet pytja;
    Kush dhe se çka do te vizitojne turistet ne serbi qe as nuk ka deti e asgje si ka mbet per tu vizituar, andaje si besohet ketyre statistikave...?
    Ne tek e fundit kemi peshkaqenje dhe pelikanet kaqurrela te shkelqyer...po ata ?

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Mire qekemi ne pse nuk thu

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Paska akoma me keq se ne

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Kreksi
    Mire, shtrohet pytja;
    Kush dhe se çka do te vizitojne turistet ne serbi qe as nuk ka deti e asgje si ka mbet per tu vizituar, andaje si besohet ketyre statistikave...?
    Ne tek e fundit kemi peshkaqenje dhe pelikanet kaqurrela te shkelqyer...po ata ?
    Turizem nuk eshte vetem deti!
    Deti eshte nje pjese e industrise turistike, ndersa pjesa tjeter ka dhe malin, sportet dimerore, natyren, kulturen, muzete, arkeologjine etj.
    Mos harro se Serbia ishte pjese e ish-Jugosllavise e cila deri ne fillim te viteve '90 ishte nje atraksion turistik boteror dhe vend i ngjarjeve te medha si lojera olimpike, turne te pervitshme europiane dhe boterore ne ski, gara te sportve te ujit (vaterpolo) etj.
    Nuk mund te krahasohet as Kosova e as Shqiperia me republikat e tjera te ish-Jugosllavise.
    Mbi te gjitha ne Serbi ekziston infrastruktura ne pergjithesi dhe tradita ne turizem.

    Kreksi ti je ne France dhe besoj se ke pare se gjithandej ka reklama turistike per destinacione te ndryshme, gje qe tregon se vendet e shquara per turizem nuk presin muajin maj te pastrojne plazhet me aksion apo te nisin fushata propagandistike boshe sic behet tek ne.
    Qysh ne dimer punohet per veren dhe anasjelltas!
    Cfare i ofron Kosova dhe Shqiperia turisteve?

    Per cfare duhet te vije nje turist tek ne? Ja hera e pare per kureshtje, por me pas?
    Cfare ofrojne qytetet shqiptare per turizem?
    Si vlera ata ofrojne shume, por si organizim ato nuk afrojne asgje.
    Merre Shkodren, qe duhet te ishte nje qytet e nje zone krejtesisht turistike ne te gjitha stinet, sepse ka natyre te pershtatshme per cdo stine, ka vlera dhe tradita, ka histori dhe ngjarje qe shume qytete do t'ja kishin lakmi, por sa eshte arritur qe keto vlera te njihen e te behen publike brenda dhe jashte vendit? fare pak ose me mire aspak!
    Kryeqyteti i Ilirise dhe nje nga qendrat me te famshme te Ballkanit ka mbetur hija e vetvetes!
    E gjithe historia e Ilirise dhe e mbreterive ilire do te duhej te ishte aty! Aty duhej e ishin skulpturat e mbreterve ilire e ne vecanti e Teutes, aty duhet te ishte muzeu i Mesjetes shqiptare, muzeu i etnografise dhe vecanerisht aty do te kishte hije te ishte muzeu i figurave te legjendave shqiptare, muzeu i futbollit qe u luajt per here te pare aty, muzeu i kengeve dhe veprave te artit dhe kultures qytetare shkodrane etj.
    Shkodra eshte e pasur me biblioteka, me objekte me vlera te rralla qe gjenden ne duar te personave private etj.
    Ndoshta vetura e pare ne Shqiperi ka hyre ne Shkoder, ndoshta filmi i pare eshte shfaqur ne Shkoder, ndoshta bicikleta e pare ka hyre ne Shkoder etj.

    Po keshtu per Beratin, Gjirokastren, Durresin, Korcen, Elbasanin, Prizrenin etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-03-2007 më 16:04

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Vitin tjeter do jemi me mire akoma besoj.Shqiperia si vend turistik keto vitet e fundit po zhvillohet.

  7. #7
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    shyqyr zotit qe paskemi lene Bosnjen mbrapa ..... se per nje moment mendova se ishim ne vendin e 90-te nga 89 vendet konkurente. lol
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •