Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 71
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Rama, lider i mundshëm kombëtar

    Rama, lider i mundshem kombetar

    Data e Publikimit: 26/02/2007


    Oxford Analytica

    26-02-2007

    Një profil i liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i sapo rizgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës

    Suksesi i Partisë socialiste në zgjedhjet vendore do ta ndihmojë Ramën të konsolidojë pozicionin e tij disi të pasigurtë në parti. Ai ka në dispozicion një periudhë dyvjeçare (ndoshta dhe më pak) për ta reformuar Partinë Socialiste dhe për ta kthyer në një forcë efektive për zgjedhjet e tjera parlamentare.
    Zgjedhjetvendore të 18 shkurtit në mbarë vendin, ishin testimi i parë për Edi Ramën që prej zgjedhjes-surprizë së tij, si kryetar i Partisë në Tetor të vitit 2005.

    Paraardhësi i tij Fatos Nano, lëshoi vendin e kreut të partisë që e mbante prej 14 vitesh, pas humbjes së qeverisë që ai drejtonte.
    Suksesi i javës së shkuar erdhi si pasojë e arritjeve të Ramës në transformimin e Tiranës, kredencialeve të tij gjerësisht reformatore dhe pakënaqësisë së publikut ndaj qeverisë për ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike në vend. Edi Rama është artist por jo ëndërrimtar: ai ka befasuar njësoj miqtë dhe kritikët e tij, kur urdhëroi shkatërrimin e qindra kioskave të ndërtuara pa leje në parkun në qendër të Tiranës dhe përgjatë të dy krahëve të lumit Lana.

    Arritja e tij më e madhe është ndjenja e besimit që u ka dhënë njerëzve, në aftësinë e tyre për të ndryshuar gjërat për më mirë, shpesh me kosto të ulët për qytetin dhe për vetë ata. Një politikan pragmatist me këndvështrim kozmopolit dhe influencë të gjerë elektorale, atij i mbetet ende të provojë veten në botën komplekse të politikave partiake dhe parlamentare.
    Qëndrimi i tij energjik dhe modernizues, personaliteti frymëzues dhe aftësia për të komunikuar, duhet t'i tërheqë negociatorët e BE-së; ai nuk e ka humbur ende kredibilitetin, në një kohë kur rivalët e tij kanë rezultate të përziera. Udhëheqës i pazakontë, i lindur në 64-ën, Rama nuk është një lider vaçanërisht i ri me standartet shqiptare, por si politikan, background-i i tij është unik. Ndryshe nga bashkëkohësit e tij disi gri, që janë që të gjithë politikanë karriere, Rama është me profesion artist, me një stil të larmishëm jete. Punët e tij i ka ekspozuar në të gjithë botën. Megjthatë, ai ka një angazhimim të gjatë në politikë. I përfshirë në lëvizjen për demokraci, që i dha fund regjimit komunist në 90-92-shin, ai mori pjesë edhe në fushatën 1996-97 kundër regjimit autoritar të Sali Berishës, President i asaj kohe.

    Rama u plagos rëndë në një sulm fizik kundër tij, që ai ua atribuoi agjentëve të Berishës. Kjo gjë shpjegon shumë për armiqësinë që ai ndjen ndaj Berishës, i cili u rikthye në pushtet si Kryeministër në vitin 2005.
    I
    përzgjedhur nga Nano si ministër kulture në vitin 1998, në vitin 2000, Rama fitoi garën për kryetar bashkie, duke kandiduar si kandidat i pavarur, i mbështetur nga Partia Socialiste. Pak përpara se të rizgjidhej për kryetar bashkie, në 2003-shin, Rama u anëtarësua në Partinë Socialiste. Pothuajse dy vjet më vonë, Kongresi i Partisë Socialiste e votoi kryetar partie me një votë emergjence përpara sekonservatorët e Partisë të mund të bllokonin kandidaturën e tij. Si kryebashkiak i Tiranës, Rama i dha fund viteve të braktisjes së kryeqytetit, duke shëmbur godinat pa leje ndërtimi, duke krijuar hapësirat jeshile dhe duke ngjyrosur ndërtesat e vjetra e të rrjepura, me ngjyra të ndezura. Motoja e tij: "mund të bëhet" dhe qëndrimi praktik e kanë shndërruar Tiranën në një qytet plot jetëdhe i ka dhënë atij popullaritet në të gjithë Shqipërinë - po ashtu si dhe titullin"Kryebashkiak i Botës" për vitin 2004.

    Nëse Rama nuk do të fitonte në Tiranë dhe Partia Socialiste nuk do të fitonte në qytetet e tjera të mëdha të Shqipërisë, ishte pothuaj e sigurtë që Rama do të shkarkohej nga lidershipi i PartisëSocialiste.
    Megjithatë edhe tani atij i duhet të kapërcejë tre pengesa të mëdha :
    1. Vendosja e autoritetit .
    Besueshmëria e Ramës brenda Partisë ka marrë një hop të madh. Megjithatë , pozicioni i tij ka dobësitë e veta:
    Megjithëse anëtar partie për më shumë se 3 vjet e gjysmë, Rama ende shihet nga disa si një i huaj.
    Shumë në organet drejtuese e kundërshtojnë osenuk e pëlqejnë. Nuk është antar i Parlamentit -- një handikap unik për një drejtues opozite. Sidoqoftë figura kryesore të PS-së, në dritën e rezultateve të zgjedhjeve, janë duke pranuar - që kthimi i tyre në qeverisjen e vendit është i lidhur pazgjidhshmërisht me fatet e vetë Ramës. Figurat e rëndësishme të Partisë të grupuar rreth Nanos, pritet ose të grmbullohen tashmë rreth Ramës ose të humbasin influencën e tyre. Deri tani, ata i kanë dhënë pak mbështetje Ramës - duke pritur që Nano të rikthehej, nëse rezultatet e zgjedhjeve do të ishin zhgënjyese. Rama, nëpërmjet stilit të tij informal të të bërit fushatë, si në media ashtu dhe në takimet direkte me elektoratin, në të vërtetë, arrin pjesërisht të kompesojë faktin që ai nuk bën pjesë në Parlament, por megjithatë, ai duhet të jetë i ndërgjegjshëm që stili i tij i pazakontë i jetës (në prag të zgjedhjeve vendore, u botuan disa foto të tij në një plazh nudist të Francës në mesin e viteve 1990) është një disavantazh për elektoratin rural konservator, ku Partia Demokratike e Berishës doli mjaft mirë.

    2. Ribashkimi i qendrës së majtë.
    PS nuk do të kishte mundur të fitonte pa suksesin eRamës në krijimin e aleancës midis pesë partive për zgjedhjet vendore. Për më tepër kjo e vuri PS-në afër me partinë e Ilir Metës, "Lëvizja Socialiste për Integrim" (LSI). Meta, një ish kryeministër u largua nga Partia Socialiste pas përplasjeve me Nanon. Rama dhe Meta nuk është se bien dakort në çdo çështje dhe në shumë gjëra janë rivalë natyrorë, por në të njëjtën kohë janë ndoshta, dy nga administratorët më të mirë që ka patur Shqipëria. Bashkëpunimi i tyre për të ribashkuar partitë, ose për të formuar një aleancë të fuqishme elektorale -- është thelbësor, nëse qendra e majtë do të rikthehet në pushtet. Përpara kësaj, ata duhet të punojnë së bashku për të mbështetur një kandidat të përbashkët për president, me përfundimin e mandatit të Alfred Moisiut në korrik të këtij viti. Duke qenë se Presidenti zgjidhet me një maxhorancë prej tre të pestash tëparlamentit--që qeverisë i mungon -- Berishës me siguri do t'i duhet mirëkuptimi me dy drejtuesit kyesorë të opozitës. Dështimi për të zgjedhur një president të ri do të çonte në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

    3. Krijimi i politikave të besueshme.
    Puna e Ramës nëTiranë është inkurajuese, megjithatë atij i duhet të shkojë përtej konsensusit aktual (një politkë ekonomike pro tregut dhe politikë e jashtme pro perëndimore), dhe të formulojë një program për të gjithë vendin që të mundë:
    - të sigurojë një platformë praktike pë të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
    - dhe të rrisë kompetencën dhe besueshmërinë e shërbimit publik dhe atij gjyqësor.
    Berisha është akuzuar për mos mbajtjen e premtimit para elektoral që lufta kundër korrupsionit do të përbënte prioritetin e tij kryesor. Rama gjithashtu mund të shfrytëzojëedhe hapin mbrapa që Kryeministri pësoi me vërejtjen e vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët i emërtuan zgjedhjet vendore "një shans të humbur" që nuk mundi të sigurojë që procesi elektoral të përmbushte në tërësi standartet demokratike.
    Rama mund të përfitojë nga avantazhi që ai gëzon jo vetëm ndaj Berishës, edhe ndaj të tjerëve, të brezit më të ri, si Meta dhe Pandeli Majko Sekretar i Përgjithshëm i PS-së që kanë drejtuar qeveri dhe për pasojë ndajnë përgjegjësi për të metat e ndryshme në administratën qendrore.
    Në dallim prej tyre Rama ka një axhendë të pastër në nivel kombëtar (pavarësisht akuzave të ndryshme të paprovuara për korrupsion të ngritura kundër tij në Tiranë). Mënyra sesi u zhvilluan zgjedhjet vendore kanë krijuar dyshime mbi aftësinë e Berishës për ta çuar Shqipërinë më pranë BE-së, megjithë suksesin e vitit të kaluar kur ai firmosi Marrëveshjen e vonuar të Stabilizim Asociimit me Brukselin, që Nano nuk kishte arritur ta nënshkruante. Por Shqipëria duhet të kalojë në disa teste të tjera -të bëjë zgjedhje tërësisht të lira e të ndershme - që t'i jepet statusi formal i vendit - kandidat për në BE, përpara se të fillojë bisedimet e anëtarësimit. Rama shihet gjerësisht si shpresa më e mirë e Shqipërisë për të përshpejtuar integrimin me Bashkimin Evropian.

    Profil nga Oxford Analytica , E premte, Shkurt 23, 2007

    Marre nga gazeta “Shekulli

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    ,,,,,,,,,,,,nje politikan pragmatist me kendveshtrin kosmopolit,,,,,,,,,,,hmm LIDER I MUNDSHEM LOMBETAR

    ,,,,,,,,,,,,te punoje per vendosjen e autoritetit,,,,,,,,,,,,hmmmmmm


    analize interesante
    Ndryshuar për herë të fundit nga evertet : 26-02-2007 më 21:46

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pa kaluar nje dite nga zgedhjet .. edvinisti gjinush nuk u duk me krah per krah me ramen.. dhe kto dite partia e tije i thote edvinit..me ke vjedhur paturpesisht votat..
    pra pun hajdutesh..
    keshtu mo oksfordos..

  4. #4
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Rama lider i mundshem kombetar? E imagjinoj. Merri te gjitha konfliktet e brendeshme qe ai ka krijuar dhe projektoi ne plan nderkombetar.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    rama lider kombtar!!!
    Qka nuk ndegjon njeri sot,ja edhe rama ne qoft se behet lider kombtar,kam shume gjasa qe edhe une do behem lider i botes.Une mendoj qe kombi nje lider pati dhe ai vdiq keta te tashmit jan sa me mjel shtetin e asgje me shume.Nuk mund te jet lider kombtar nje idhetar i partis se punes.Duhet prit edhe se paku nja njeqind vjet mos po na e dergon zoti rastesisht ndonje lider se sa po shifet me rama nuk shkohet perpara.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2007
    Postime
    75
    Besoj qe rama do ishte nje lider shume i mire por rrethi i tije i ngushte nuk do e lejoje ramen . Mos harroni se ne krah te rames jane kelyshet e nanos duke e filluar me gjinushin te parin. Rama akoma nuk po din te sjelle te rinjte ne qeverisje. Ata qe jane sot ne PS duan vetem karrige e rryshfete dhe nuk ju intereson e ardhmja e vendit. Sa per PD mendoj se nese berisha largohej PD do ishte prape me e votuara ne 2009. Shqiptaret po presin nga te rinjte ne PD ta ngrene zerin dhe disa po flasin hapur. ngelet per tu pare se sa te afte jane PD-istat per ta larguar PD. Nese ata largojne Berishen jua them me plot bindje se PD fiton me shume vota se vitin qe erdhi ne pushtet. Berishes i duhet treguar vendi pasi ai snjeh doreheqje. Ai per mendimin tim mbetet sadami i fundit i kombit shqiptar

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Shqiperia e vertete dhe demokratike,jo ajo e Dushqeve e kallasheve,dhe e grushtit ne nderim, duhet te distancohet sa me pare nga pseudo-lidera si Rama me kompani.
    Njerez te till sharlatane kerkuan nga tribunat clirimtare te Pezes rehabilitimin e njeriut me ogurzi te historise se kombit tone Enver Hoxhes.
    Aq me keq kur keta te ashtequajtur apo te vetquajtur lidera jane katandisur si karnavalet braziliane.LAKURIQ.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    hajde gjetje hajde
    do zoti nuk e ndihmon prap ia amerikania se pastaj e mori lumi oxfordin.Eda lidere ne vend te xhaxhi Enverit???? sma mer mendja se do bjere kaq poshte populli jone.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Nese Soros ka influence per ta vene ne krye te partise mund te kete edhe ne Oxford Analytica per ta bere me te besueshem, qe me vone te jete udheheqes i kombit.
    Barca

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Edvin Rama nuk eshte bere akoma deputet e jo me te behet "lider kombetar". Jetegjatesia e tij ne politiken shqiptare nuk do te jete me shume se 6 muaj deri ne nje vit. Ata qe e skandalizuan me fotot nudo tani po i bejne gati dosjen sic ia beri Ramiz Alia shokut Nano ne 1992.

    Dhe ishallah i teprojne leket me te cilat po blen propagandues sa majtas e djathtas per te blere edhe nje karrike deputeti, qe te fitoje edhe ai pak imunitet karshi ligjit se Theodhor Sollaku nuk e ka te gjate ne krye te prokurorise se vendit, ne vere Shqiperia do te zgjedhi nje president te ri.

    Albo

  11. #11
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Lider kombetar nje psikopat?

  12. #12
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Rama është zgjedhur 3 herë nga populli i Tiranës dhe nuk mund të quhet i vetëzgjedhur apo i vetëquajtur... u vlersua nga World Mayor si kryebashkiaku më i mirë i botës për 2004, u zgjodh kryetar i partisë sociliste.
    Syzet ideologjike që përdorin disa për të ulur vlerat e tij, janë të shkuara nga moda dhe koha që jetojmë.

    Ky "pseudo-lider" ka gjysmën e moshës së "liderit" Berishnikov, ka çerekun e çerekut të diktatit të këtij të fundit mbi partinë dhe vartësit, ka 100 fishin e largpmjes, ka punën e tij për ti ndryshuar faqen Tiranës, nga katundarllëku i kioskave që na solli "si zhvillim" Berishnikovi, ka 10 fishin e punës të marrë së bashku nga ish-kryebashkiakët blu përpara Edi Ramës, ka sensin e bashkimit për të fituar të cilën e tregoi me bashkimin e të gjitha partive të majta për të fituar zgjedhjet dhe për të ndryshuar faqen politike të vendit.

    Ky "pseudo-lider" ishte ai që dilte në mitingjet e PD-së në vitet '90 dhe nga krerët e asaj partie gjeti dhunën fizike ndaj tij, ashtu siç e kanë provuar jo pak të tjerë.
    E pra më mirë një "lakuriq" dhe që punon për të ardhmen e vendit (sejcili ka jetën e tij personale... për të tjerë mund të qarkullojnë video porno) sesa një njeri që vetëm premton pa bërë asgjë realitet, një njeri që akuzon të gjithë kundërshtarët e tij me shpifje nga më të ultat të cilat natyrisht i ka të pafaktuara dhe bllofe për të tërhequr vëmëndjen e opinionit nga pa-aftësia dhe shterpësia e qeverisë që ai ka ndërtuar.

    Nuk ju pashë të diskutonit me të njëjtën gjuhë për videon e Nikoll Lesit, e cila ishte skandal, sepse jo vetëm kishte të bënte me një femër tjetër (nga një burrë i martuar), por ngjarja zhvillohej në ambiente mjaft sexuale... në HALE.

    Kur ju bie kopani në kokë juve, nuk ndiheni dhe humbni the short memory... por zgjoheni menjëherë dhe ja nisni "këngës" sapo diçka të jetë me kundërshtarët tuaj politikë.
    Gjithçka ja u tregoi populli para një jave... ju tregoi realisht vlerën tuaj për "arritjet" gjatë qeverisjes tuaj.

  13. #13
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    O Humo 100 here ta kam thene,vetem kioskat e lanes dhe parku rinia nuk mund te konsiderohen si "zhvillim" "vizion" etj gjepura.Ndertimet i ben privati,Rama jep lejet vend e pa vend dhe fut shukun ne xhep?C'fare ka bere konkretisht ky Rama pervec Lanes?
    Rruge qe inagurohen 7 here brenda 6 vjetesh?Kopshte e shkolla pa ngrohje?
    Ca kujtoni ju se Tirana eshte vetem blloku?Ti edhe ata qe mendojne si ty ose nuk jeni te sinqerte ose jeni te lujt mendsh,se une nuk shoh ndonje permiresim ne Tiranen ku linda dhe u rrita.Sa vjen edhe me keq po behet.Pluhur,balte,zhurme,rremuje,plehra,fytyra te erreta.

  14. #14
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga murik
    O Humo 100 here ta kam thene,vetem kioskat e lanes dhe parku rinia nuk mund te konsiderohen si "zhvillim" "vizion" etj gjepura.Ndertimet i ben privati,Rama jep lejet vend e pa vend dhe fut shukun ne xhep?C'fare ka bere konkretisht ky Rama pervec Lanes?
    Rruge qe inagurohen 7 here brenda 6 vjetesh?Kopshte e shkolla pa ngrohje?
    Ca kujtoni ju se Tirana eshte vetem blloku?Ti edhe ata qe mendojne si ty ose nuk jeni te sinqerte ose jeni te lujt mendsh,se une nuk shoh ndonje permiresim ne Tiranen ku linda dhe u rrita.Sa vjen edhe me keq po behet.Pluhur,balte,zhurme,rremuje,plehra,fytyra te erreta.
    ... çfarë bënë Sali Kelmendi dhe Albert Brojka sa ishin në krye të bashkisë së Tiranës??!!
    Ja ke bërë këtë pyetje vetes ndonjëherë??!!

    Bëj llogaritë dhe do dalë diferenca pa patur nevojë të harxhosh kohën kot me sulme që vetë ti i di që janë të dështuara që në fillim.
    Pra jep bilancin Kelmendi, Brojka dhe nxirr diferencën e tyre, ndaj Ramës.

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    ... çfarë bënë Sali Kelmendi dhe Albert Brojka sa ishin në krye të bashkisë së Tiranës??!!
    Ja ke bërë këtë pyetje vetes ndonjëherë??!!

    Bëj llogaritë dhe do dalë diferenca pa patur nevojë të harxhosh kohën kot me sulme që vetë ti i di që janë të dështuara që në fillim.
    Pra jep bilancin Kelmendi, Brojka dhe nxirr diferencën e tyre, ndaj Ramës.

    Krahaso kohen kur kane qeverisur Brojka dhe Kelmendi dhe fondet qe kane patur ne dispozicione me fondet qe ka administruar Bashkia e Tiranes gjate 6 viteve.
    Nese mundesh na sill nje tregues se sa fonde jane levruar ne Bashki gjate 6 viteve e pastaj te diskutojme se sa pune eshte bere dhe me cfare kostoje?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per marangozin..
    qe me thote..pse e fal saliun edhe se e di qe ai gabon e gabon e gabon perseri..

    marangoz.. por dhe ju tjeret..

    zogu i zi eshte nje prove e gjalle qe berisha kishte te drejte..
    ai nuk eshte arkitekt as inxhinier ndertimi por nje veper qe ka qellim jo lehtesimin e levizjes se njerzve e makinave por vjedhjen kuptohet qarte dhe nga populli..

    te gjithe e dinin se ajo katrahure qe po bente edvini tek zogu i zi ishte nje mjet per te vjedhur e asgje me shume..
    pra dallohet qarte se cili ishte me qellime te mira e cili mashtrues..
    dhe sot edhe se u pengua nga mafia zogu i zi ashtu sic e beri me shpejtesi basho berisha eshte zgidhje e vertete e problemit sepse eshte e mire per mjetet dhe kembesoret plus nuk shemton porten hyrese te tiranes.. perkundrazi i dha hijeshi..
    pra ka shum gjera qe berisha i ben me te vetmin qellim.. per te miren e njerzve dhe ka shum gjera qe mafia i ben per te vetmin qellim.. te mbushe xhepat e veta..

    pra kur gabojne ata qe nisen me ba mire.. falen..
    berisha sa mori qeverrine.. beri rritje rrogash e pensionesh te njerzve qe vertet kan nevoje.. psh te mesuesve infermiereve e sanitareve ..te pleqve te qytetit e pleqve te fshatit.. etjetj..
    ska se si te mos e perkrahim kte politike.. per sa kohe jemi njerez e jo mafioze..
    paret e dynjase mblodhi pandushi per te bere rrugen e kosoves dhe asgje nuk beri.. kurse basha me berishen ja hyne ksaj pune edhe se buxheti shtetit nuk ja ben fush me lule kte nisme.. por qellimi eshte i mire.. kosova dhe shqiperia afrohen e fuqizojne njera tjetren.. plus zonat malore marrin fryme me mire kur aty prane u kalon kjo arterie e fuqishme.. komunikacioni..

    i ke pare ti fotot e mirditorit..
    cfar behet ne tirane.. ne at pak oborr qe ishte ne mes pallatesh qe nga koha e enverit mafia edvinoiste nderton zinxhire me 20 katsha..
    pse..
    sepse ka fitime aty.. po kjo zhvillim nuk eshte..
    kjo eshte..
    ti me leshon mua squfurin dioksidin etj lende kanceroze.. un ty.. ti femis tim un femijes tend.. dhe kto ndertime bejne qindfishim te ketij lloj dyeli shtazarak vdekje prures ne njesine e siperfaqes..
    i qesh banori i 30 katshit atij te 5 katshit.. bile luajn domino bashke.. por kjo qeshje eshte cinizem.. sepse ai i 25-30 katshit ja ka qindfishuar helmet kanceroze atij banorit te vjeter..
    pra ne nji meter kub ajer ku squfuronte vetem zuku druve nje her ne muaj apo xhipi i shefit te policise tani squfuron e karbonizon.. nje armate benxo kerro -banoresh qe jan rrasur ne ate pak vend.. kjo eshte vetvrasje totale..
    dhe kte tragjedi mund ta ndale vetem kryeministri i cili kooperon me kryetarin e bashkise.. e thone.. ore ta ndalim kte qamet.. kush do te ndertoje shum katsha le te shkoje diku larg ku ta mendojne specialistet.. sepse ajri i kesaj tirane nuk mban me.. ka shkuar cilesia atje ku te ze frika ta deklarosh.. kancer i gjalle..
    jo thot kryetari bashkise.. vendos une ktu.. do ndertoj ku te dua e mos mi q..ini kompetencat si pushtet lokal.. dhe sjell delegacione europiane per pushtetin lokal.. dhe nuk i thote se une po ja qelb dhe at pik oksigjen ktyre banorve por i thote se.. spo me le ta zhvilloj e modernizoj tiranen ki maloku..
    pra eshte mashtrus edvini ne cdo fjale e veper dhe vetem xhepi i tije ka rendesi..

    prandaj falet sala kur gabon e nuk mund te falet ciniku i babezitur.. edvin velo veliu a kodhelo bizhgo mafia..
    jo me kot zedhense e ps ishte sekserja e mafies me edvinin.. mimja e kodhelve.. ( nga eshte kjo mimi more shoke? )pra keta kancero-sjelles e kan ne dore partine socialiste dhe tere armaten e saje vampiro kanibale..

    nuk thote edvini.. shok veterane.. antifashiste..me votoni mua se kam ne plan qe dhe ate cop oborr ku jan ca stola nga koha e enverit aty mes atyre pallateve 3-4 katsh ke rruga jul vari-bo.lja..psh.. ose babdud ka.rbunari apo bubi faja martaneshi.. qe ju mblidheni e luani tavell apo domino e lexoni zp-ne e ku jan nja dy peme qe bejne hije .. dua ta bej nje minimanhaten.. pra dua te benj nja 7 grataciela rras e rras me njera jatren.. e te le nje bire-tynel sa per kerrat e nje cop toke sa per nje kuti betoni 2 meter katror me dy lule sa per maskim.. e nje stol hekuri sa per te dale ne tv e gsh duke ja prere shiritin.. e pastaj do i shes ato qindra apartamente e zyra qe dalin aty e ato bodrumet qe i kam paraqitur ne projekt si garazhe po qe ne fakt do i bej burdello bilardo diskotek e qe qe tani mi ka dhene mafia parate po i ka mimi ne valixhe.. e pastaj cdo meter katrore te 7 gratacielave do ta shes sa frengu pulen e do i ndaj me firmat ndertuese e pastaj do mbush valixhet e tek olsi ne banke te nycit apo me lir meten ne zyrih e vjene do ti mbill brenda ne emrin tim sekret.. e ju veteranet shkoni pi.rdhuni ku te doni.. e sa per kalamaqerit ne g.op te semes vafshin..

    jo nuk i thot keshtu ai veteranve..
    ai i qendis bukur fjalimet..
    shok bashk do ecim drejt se ardhmes tone me te ndritur e ta bejme tiranen nje model te qeverisjes socialiste europiane.. ju veteranet jeni mbeshtetja jone kunder politikes se vjeter.. kunder malokut.. qe shikon mbrapa e jo perpara si neve.. ju jeni krenaria jone se ju luftuat kundr fashizmit bashk me xhorxh bushin.. plakun.. e me bertinin e baben e prodit.. etjetj llustra me shum qitje..

    pra more shoke dallon ai qe gabon se niset nga e mira e ki eshte berisha.. e dallon sadisti qe kryemendim e kryeveprim e kryeprojektim ka vetem.. sesi tja mbushe xhepat vehtes xhepat e asgje tjater.. e ki eshte edvini me mafien e tije..

    keshtu punet..

  17. #17
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar më parë nga Brari
    zogu i zi eshte nje prove e gjalle qe berisha kishte te drejte..
    ai nuk eshte arkitekt as inxhinier ndertimi por nje veper qe ka qellim jo lehtesimin e levizjes se njerzve e makinave por vjedhjen kuptohet qarte dhe nga populli..

    te gjithe e dinin se ajo katrahure qe po bente edvini tek zogu i zi ishte nje mjet per te vjedhur e asgje me shume..
    pra dallohet qarte se cili ishte me qellime te mira e cili mashtrues..
    dhe sot edhe se u pengua nga mafia zogu i zi ashtu sic e beri me shpejtesi basho berisha eshte zgidhje e vertete e problemit sepse eshte e mire per mjetet dhe kembesoret plus nuk shemton porten hyrese te tiranes.. perkundrazi i dha hijeshi..
    pra ka shum gjera qe berisha i ben me te vetmin qellim.. per te miren e njerzve dhe ka shum gjera qe mafia i ben per te vetmin qellim.. te mbushe xhepat e veta..
    Nuk kam ndemend te merrem me brockullat tuaja politike, po desha vetem te te beja nje pyetje: Kur ke qene per here te fundit ne Tirane zotrote se nga keto qe po thua duket qe i paske vetem me te degjuar.

    Ne oret e pikut Trafiku bllokohet nga te dyja anet (hyrje-dalje) te zogu i zi, ndersa per te quajtur te bukur ate cope shatervan ne mes te kryqezimit ose duhet te jesh komplet i padale (qe s'e besoj) ose komplet i semure nga bindjet politike
    To look life in the face....

  18. #18
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    Ne oret e pikut Trafiku bllokohet nga te dyja anet (hyrje-dalje) te zogu i zi,
    Ka dhe do te kete trafik tek Zogu Zi derisa te kete nje tjeter pike shperndarje per hyrjen ne Tirane.

    Dhe mos harro gabimin qe kane bere me rruget qe i afrohen Zogut te Zi, jane te gjitha "gryke shisheje", nuk do mend qe do kete trafik.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  19. #19
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Sa parqe,sa lulishte,sa ambiente sportive i ka shtuar Tiranes ky MATRAPAZ i lejeve te dhena poshte e perpjete,ky ryshfetxhi.
    Jo pa kuptim permendi brari ,ato fotot e Mirditorit.Jane bukuri te rralla te Shqiperise sone,qe u gjysmak nga Enveret e Edvinit.
    Nuk u la koder e mal,pa u mbjelle me grure e miser,elb e tershere,dhe natyra e pyjet vajtonin.
    U ndertuan Tecet e helmit ,dhe metalurgjiket e blozes brenda qyteteve.
    I te njejtin stan eshte edhe Edvini juaj.Bunkere e beton Tirana.Pa arkitekture,pa rregull qarkullimi,pa oksigjen.
    Bejeni lider o popull,bejeni Perendi.Kur te vije koha,po nuk ja ndertuat ju bustin,do i kene ngele daltat e Kristaqit dhe e nderton vete.
    Kur ta kuptoni satrapizmin ,harbuterine e tij,vraponi sic e kini zakon te rrezoni bustin e pseudo-liderit tuaj.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  20. #20
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Lider Kombetar EDVIN RAMA??
    per cfar??-pikerisht se eshte i biri i kristaqit qe ka persekutuar popullin per 50 vite!
    apo se ka hequr poturet e tija duke dalur lakuriq ne per plazhe publike mes fmive!
    ndoshta per korrupsionon qe ka instaluar ne bashkine e tiranes!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Identiteti Kombëtar dhe Gjuha Standarde
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 12:01
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •