Postuar më parë nga
Justiniani 2007
O Baptist,
Nqs. nuk e kuptove se ku ne ballkan po ta perseris : Ne zonat e Epirit dhe te Maqedonise pra ne trevat me te spikatura Ilire. Pse mendoj une keshtu ? gjetjet arkeologjike te gjilperave te perdorura per veshjet popullore te atyre koheve te gjetura ne Mikene, Iolkosi, Tirinti etj i pershtaten me shume popullsise se Epirit dhe te Maqedonise sepse jane gjetur edhe aty, po ashtu edhe fibulat, thikat dhe shpatat, majat e heshtave ne forme flake jane te stilit epirot dhe maqedonas, pra jane ilire, sipas meje, sepse ta thashe qe Hamondi gabon kur i quan greke keto popullsi. Ndersa per pyetjen "Pse u dynden ?" me ler perseri te te sjell kete mendim : eshte e besuar se gjate shekujve XIII, XII, XI p.e.s. ne ato zona, pra ne mikene, kane qene periudha ose kryengritjesh ose luftrash te brendeshme per pushtet sepse numri i vend banimeve ka rene nga 320 vendbanime ne shek XIII ne 130 vendbanime ne shek XII dhe ne 40 vendbanime ne shek XI, (Arkeologjia, faqe 91) pra fiset dore mbushen kete vakum te krijuar. Por une mendoj gjithashtu a priori se Doret duhet te kene qene aleate te Trojaneve sepse fisi Hylleis i doreve tregon origjinen Ilire te tyre dhe ne dime qe edhe Dardanet ishin aleate te Trojaneve keshtu qe ekziston mundesia te kene shkuar edhe per tu hakmarre kundra Mikenasve, por ky eshte mendimi im dhe nuk ze ndonje vend te rendesishem. Ndersa per sa i perket gjuhes se folur me duhet vetem te te sjell prapashtesen on/an qe eshte besuar nga shume filolog qe eshte me origjine Ilire si Dyman (fisi tjeter Dorian), Dodon, Euritan, Atintan, Enian, Enkelan, Trojan, Dardan, sic eshte edhe nt/nd si Taulant, Korint, etj etj .... pra gjuha e tyre duhet te kete qene brenda grupit te dialekteve te Ilirishtes.
Per kete pokornin nuk kam lexuar ndonje gje dhe s'di cfare me te thane, por mungesa e perdorimit te zanoreve eshte shume spekulative mendoj une, sepse ka nje probabilitet perdorimi qe mund te dalin lloj-lloj kuptimesh.... gjithashtu edhe pse shqipja (gegnishtja) mund te ndihmoje ne perkthimin e shume fjaleve te greqishtes se vjeter kjo perseri eshte e pa studiuar mire dhe le hapesira per te spekulluar sepse ne nuk e kemi shkruajtur gjuhen dhe ato fjale qe dime nga ilirishtja jane shume pak per te arritur konkluzione te qarta. Ky eshte mendimi "zyrtar" i studiuesve qe edhe mua me duket llogjik, ndersa mendimi im "privat" eshte se edhe Mikenasit edhe Kretasit kane qene pellazge sepse Etnologia Andromaqi Gjergji e lidh veshjen popullore femerore te quajtur xhubleta me figurina te gjetura ne krete,(per te sjelle vetem nje shembull ) pra mendoj se ka njefare lidhje ndermjet neve trashgimetareve te vertete dhe atyre qe nuk ekzistojne me ne greqi. Por perseri komplikohen gjerat kur u gjet ne Norvegji nje lloj xhublete e ngjashme me ate shqiptare ? (Gazeta Shqiptare 4 shkurt 2007, shkrim nga Prof. Agim Bido etnolog)
Tani per sa i perket asaj qe thua ti edhe mund te jete e vertete sepse une e kam postuar me pare qe nuk jam ekspert ne kete fushe thjesht keto qe po them kane nje llogjike qe me bejne ti besoj si te verteta dhe jo vetem mua por edhe shume te tjereve ndersa alternativa juaj eshte paksa minorene, por duhet pohuar qe e verteta eshte gjithnje ne minorance.... por ndodh edhe e kunderta.
Krijoni Kontakt