Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22

Tema: Kadri Roshi

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kadri Roshi



    YJE TE SKENES - KADRI ROSHI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-01-2023 mė 12:04

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kadri Roshi

    Artisti njeri dhe Njeriu artist

    In memoriam KADRI ROSHI


    Nga ILIR ĒUMANI*

    Sa herė ndodh qė evokojmė ngjarje e flasim me nderim pėr individė dhe emra personalitetesh tė pėrveēėm, mendja mė shkon tek njė thėnie doktrinare e besimit islam, qė vjen prej lashtėsisė qė nga koha e arabėve tė vjetėr.

    Ata thonė: “Njeriu kur vjen nė jetė, duhet tė lėrė gjurmėt e tij pėrmes tri gjėrave tė rėndėsishme.

    Sė pari, nėse mundet, duhet tė sjellė nė jetė tė vegjlit e tij dhe ta mbushė vatrėn e ngrohtė familjare me zėra tė hareshėm e tė gėzuar vocėrrakėsh, jo vetėm pėr t’i dhėnė kuptim, gazmend dhe ngjyra optimizmi jetės, por edhe pėr tė lėnė si trashėgim pasardhės tė tjerė, qė jeta mbi tokė tė vazhdojė.

    Sė dyti, nėse mundet, duhet tė krijojė dhe tė lėrė si trashėgim mbase edhe njė vepėr tė bukur artistike, si pėr shembull, tė shkruaj njė libėr ose njė pjesė muzikore, apo tė realizoj njė vepėr mbresėlėnėse qė spikat nė artin skenik ose nė artin pamor, si pikturė, skulpturė, mozaikė, gravurė, etj.

    Sė treti, nėse mundet, duhet tė kryejė nė heshtje dhe pa bujė akte tė vėrteta tė dashurisė dhe humanizmit qė lidhen me altruizmin, si pėr shembull, tė ndėrtojė njė xhami apo njė vepėr tė qenėsishėm bamirėsie, etj.

    Nė pamundėsi pėr t’i pėrmbushur sė bashku tė trija kėto obligime, sė paku, duhet tė bėjė ēmos qė njėrėn prej tyre ta realizoj me ēdo kusht.

    Nė tė kundėrt, gjatė gjithė kohės qė ka jetuar nė botėn e pėrkohshme tė tė gjallėve, ai njeri ka qenė bosh dhe krejt rastėsor…

    Si i tillė, ka ardhur nė kėtė botė duke jetuar dhe duke u larguar nė heshtje, pa u vėnė re nga askush, i mbetur anonim e fatkeq, i harruar mbase edhe pėrgjithmonė.

    Nė bindjen time, (besoj, ky ėshtė mendimi i tė gjithė atyre qė e kanė njohur nga afėr dhe nė distancė aktorin e madh), Kadri Roshi i ka pėrmbushur denjėsisht dhe nė mėnyrė tė admirueshme tė treja postulatet e mėsipėrme testamentare tė arabėve tė vjetėr.

    I rritur si njė ish fėmijė jetim, ai krijoi dhe ndėrtoi modelin e njė familjeje tradicionale shqiptare tė mrekullueshme, duke lėnė pasardhės tė vlefshėm e tė denjė nė trungun familjar.

    Mė tej, la njė thesar tė pasur dhe unik, shumė tė ēmuar nė artin e tij brilant, (njė galeri tė tėrė karakteresh e personazhesh tė spikatura, nė mė shumė se 200 role nė kinema e teatėr).

    Nga ana tjetėr, ai dha njė shembull tė shkėlqyer tė humanistit tė pėrkorė.

    Me modesti e pėrulėsi, pėrmes jetės, emrit dhe veprės cilėsore artistike, krijoi e pėrcolli mjaft mesazhe universale, ngriti nė piedestalin mė tė lartė tė humanizmit institucionin dhe rolin e rėndėsishėm qė ka individi nė shoqėri, i mishėruar tek NJERIU!

    Sigurisht, Kadri Roshi bėn pjesė tek ajo kategori qė i pėrket fenomeneve tė rralla antropologjike, qė natyra i prodhon nė pėrsosmėri si produkte tė gjenialitetit dhe qė fatmirėsisht na shpėrfaqen nė ēastin dhe nė kohėn e duhur, me tė gjitha dimensionet reale nė botėn tonė humane.

    Brenda qenies sė tij ishin formėsuar dhe frymonin nė algoritėm dy tipologji sa tė ndryshme aq edhe tė ngjashme, me peshė dhe tipare mjaft domethėnėse: ajo e Artistit–Njeri dhe e Njeriut–Artist.

    Tė dyja kėto dimensione me karakteristika tė veēanta jepnin dhe merrnin me njėra-tjetrėn, ato shkriheshin organikisht nė njė simbiozė tė vetme dhe s’mund tė ndaheshin assesi veēmas.

    Nuk e di nėse fati e ka mikluar lumturisht Kadri Roshin, djaloshin miturak tė rritur jetim, apo ndoshta gjenialiteti i papėrsėritshėm sokratesk i njė demoni tė ardhshėm tė skenės dhe ekranit e ka ndjekur fatmirėsisht kėmba kėmbės nė vrapimin e tij fluturak si njė maratonomak, qė mė pas do ta ngjiste nė majat mė tė epėrme tė lavdisė dhe tė pėrjetėsisė.

    Por njė gjė mund ta them me bindje se, Kadri Roshi ishte dhe mbetet padyshim njė nga shembujt e admirueshėm, mė unikalė, mė frymėzues dhe inspirues, qė na bėn tė kuptojmė se si njeriu qoftė edhe i vetėm nė kėtė botė shpesh herė tė padrejtė dhe tė egėr, me ambicje, guxim, kurajė, vullnet dhe pasion, mundet t’ia dalė e tė triumfojė mbi gjithēka dhe mbi ēdo gjė, edhe kur lufta mes jetės dhe vdekjes pėrtej horizontit duket e pamundur dhe e pashpresė….

    Nė gjithė historinė e njerėzimit, ēdo epokė ka pasur dhe besoj do tė ketė gjithmonė dishepujt e vet.

    Ne, bashkėkohėsit e Kadri Roshit, jemi dėshmitarė se si Ai nuk ishte thjesht dhe vetėm njė aktor i zakonshėm, por ishte mė shumė se njė aset elitar i kalibrit botėror qė i pėrkiste njė plejade tė shquar artistėsh si, Naim Frashėri, Sandėr Prosi, Sulejman Pitarka, Loro Kovaēi, Pjetėr Gjoka, Gjon Karma, Marie Logoreci, Drita Pelingu, Prokop Mima, Violeta Manushi, Ndrek Luca, Tinka Kurti, Bujar Lako, Reshat Arbana, Behije Ēela, Mihal Stefa, Kujtim Spahivogli, Robert Ndrenika, Liza Laska, Albert Verria, Rikard Ljarja, Marika Kallamata, Gulielm Radoja, Agim Qirjaqi, Luan Qerimi, Timo Flloko e shumė tė tjerė, ku tė gjithė sė bashku shėnjuan e gdhendėn me germa tė arta historinė moderne tė Artit tonė skenik dhe atij kinematografik.

    Se ēfarė peshe e rėndėsie ka loja e jashtėzakonshme e kėtij magjistari tė mjeshtėrisė artistike, janė thėnė e shkruar pa fund shkrime, artikuj kritikė e shumė botime biografike tė veēanta. Janė realizuar madje edhe dokumentarė tė veēantė.

    Besoj se do tė ketė edhe nė tė ardhmen tė tjera hulumtime e publikime, pėr ta evidentuar e sendėrtuar edhe mė tė plotė profilin artistik tė Kadri Roshit, si njė fenomen i pėrveēėm i artit tonė skenik nė epokėn qė ai jetoi.

    E gjitha kjo, padyshim do tė shėrbejė si njė shkollė edhe pėr brezat e rinj tė aktorėve tė ardhshėm.

    Megjithatė, do tė ndalesha nė njė tjetėr dimension pėrmes njė episodi qė hedh dritė duke e ndriēuar edhe mė shumė aspektin antropologjik tė Kadri Roshit, qė i’a nxjerr mė nė pah profilin social, karakterin, ndjeshmėrinė, butėsinė dhe brishtėsinė qė i buronte sė brendėshmi dhe i vibronte nė ēdo pjesė tė qenies sė tij humane.

    Ndoshta kjo pjesė e personalitetit ka bėrė qė ai tė ishte kaq i natyrshėm, i vėrtetė dhe i suksesshėm nė tė gjitha rolet e realizuara mjeshtėrisht prej tij, nė gjithė karrierėn artistike dhe jo vetėm.

    20 vjet mė parė, mė 11 janar tė vitit 2003, nė cilėsinė e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Institutit Kombėtar i Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė, nė sallėn e madhe tė Muzeut Historik Kombėtar do tė organizoja njė Simpozium Shkencor me rastin e 85-vjetorit tė themelimit tė “Strehės sė Parė Vorfnore” nė Shqipėri.

    Kishim disa muaj qė pėrgatiteshim pėr eventin nė pėrkujtim tė kėsaj ngjarjeje historike, nė tė cilėn do tė merrnin pjesė gjenerata ish fėmijėsh jetimė qė nga koha e paraēlirimit, me personel, edukatorė e drejtues tė suksesshėm qė kishin punuar dhe vazhdonin tė punonin nė kėto institucione ndėr vite e dekada.

    Ishin ftuar gjithashtu tė merrnin pjesė edhe shumė personalitete tė larta tė politikės, pjesėtarė tė Trupit Diplomatik nė vendin tonė dhe krerėt mė tė lartė tė Komuniteteve Fetare nė Shqipėri.

    Veē tyre, ishin tė ftuar edhe shumė personalitete tė artit e kulturės shqiptare, mes tė cilėve edhe realizuesit e filmit tė mirėnjohur artistik “Lulėkuqe mbi Mure”, regjisori i Dhimitėr Anagnosti, (Artist i Popullit – Nder i Kombit), kompozitori i filmit Kujtim Laro, (Artist i Merituar), i cilėsuar nga kritika si Ennio Morricone shqiptar, njė mjeshtėr i rrallė i kolonave mė tė bukura muzikore tė filmave shqiptarė, aktorėt Kadri Roshi, (Artist i Popullit, Nder i Kombit), Enea Zhegu, skenaristi Petraq Qafėzezi, autor i romanit “Bonjakėt”, mbi subjektin e tė cilit u realizua edhe skenari i kėtij filmi, duke marrė shkas nga ngjarjet e jetuara prej tij si i rritur jetim nė “Strehėn Vorfnore”, nė vitet e paraēlirimit.

    Konfirmimin pėr pjesėmarrje e kishim marrė nga gjithė tė ftuarit, por shqetėsimi ynė kryesor ishte se i ftuari i nderit nė kėtė event ishte i madhi Kadri Roshi, i cili ende nuk e kishte konfirmuar pjesėmarrjen e tij, pėr shkak tė shėndetit jo tė mirė qė e mundonte nė njė moshė ku sapo i kishte kapėrcyer tė 80-tat.

    Ditėt afroheshin dhe pėrgjigje nuk kishim. Mua si organizator m’u sos durimi nga pritja e gjatė pėr tė marrė njė pėrgjigje, ngase tė nesėrmen zhvillohej eventi pėr simpoziumin shkencor.

    Pėrfundimisht vendosa ta takoja vetė duke i shkuar nė shtėpi, atje ku banonte nė rrugėn e “Durrėsit”, nė njė apartament fare modest, ngjitur me ish pastiēerinė “Flora”.

    Ngjita gjithė drojė shkallėt e hyrjes sė pallatit dhe nė katin e tretė kur sapo iu afrova derės pėr t’i rėnė ziles, befas bėra njė hap pas duke menduar se mbase nuk ishte veprimi i duhur ky qė po bėja.

    Njė zė sė brendshmi mė thoshte: “Ēfarė pret…?! Aktori Kadri Roshi, me atė nofkėn e ēuditshme tė filmit “kujdestar surrat patate” assesi nuk duhet tė mungojė nė atė takim me jetimėt.

    Ai, doemos duhet tė jetė pjesėmarrės nė atė ngjarje, ngase mund tė ketė edhe ai njė dėshirė tė pa thėnė, njė diēka tė mbetur peng, ndonjė brengė qė e mbante brenda vetes prej kohėsh qė do tė duhej ta rrėfente e ta ndante me tė gjithė atė armatė brezash tė jetimėve qė e kishin ndjekur sa e sa herė me admirim, e kishin pėrjetuar dhe shijuar lojėn e tij brilante nė atė rol tė ēuditshėm, qė tė kujtonte skenat nė romanin e mirėnjohur “Oliver Twist” tė Carls Dikens.

    Vendosa mė nė fund t’i bie ziles dhe befas dera u hap nga zonja Drita, bashkėshortja fisnike e aktorit, e cila i shėrbente orė e ēast me aq zell e dashuri nė shtrat, prej javėsh e muaj tė tėrė.

    “Keni ardhė pėr Kadriun? Urdhėroni, hyni brenda!”, foli butė ajo me njė buzėqeshje qė dukej sikur i’a mbulonte lodhjen e gjatė….

    “Ėshtė pak pa qejf, por hyni brenda nė dhomėn e tij”, nguli kėmbė ajo.



    Aktori ishte shtrirė nė shtrat dhe trupi i tij i imėt e i brishtė ishte mbėshtjellė i tėri me jorganė tė ngrohtė, ku dallohej vetėm fytyra qė e shquante edhe mė shumė atė portret aq tė njohur dhe tė veēantė, mbuluar nga kurora e bardhė e flokėve…

    Sytė e vegjėl i shndrinin nga gėzimi, ato rrezatonin aq shumė dritė dhe dashuri.

    Dukej sikur luante ndonjė rol edhe nė atė gjendje qė ishte, kur e mori dorėn time dhe e vendosi nė njėrėn anė tė faqes sė tij.

    – Pėrse ke ardhė, o bir, – mė tha.

    – Kam ardhur pėr t’ju bėrė njė ftesė Mjeshtėr, nė emėr tė gjithė jetimėve tė Shqipėrisė, – iu gjegja aty pėr aty.

    – Ata, nesėr kanė njė ngjarje tė madhe; kremtojnė 85–vjetorin e themelimit tė “Strehės sė Parė Vorfnore”, ndaj dėshirojnė qė nė kėtė ditė tė veēantė ju tė jeni mes tyre.

    Kaq mjaftoi qė i madhi Kadri Roshi tė mblidhte veten dhe tė bėnte njė lėvizje tė ēuditshme, duke e flakur me njėrėn dorė cepin e jorganit dhe me njė energji befasuese u ngrit vringthi nė kėmbė duke mė thėnė:

    – Edhe nė buzė tė varrit po tė jem, o bir, unė pėr ata njerėz do tė vij. U kam njė borxh tė madh atyre, ndaj mė prisni!

    Dhe erdhi tė nesėrmen, i veshur bukur, plot energji e dėshirė tė zjarrtė, ku mes tė pranishmėve rrezatonte vetėm mirėsi, paqe, mallėngjim…

    Nė ato ēaste, dukej sikur e kishte flakur pėrkohėsisht mėnjanė situatėn e gjendjes shėndetėsore qė e mundonte prej kohėsh.

    Sipas protokollit, ishte menduar nga organizatorėt qė nė presidium, krahas personaliteteve dhe kuadrove drejtues qė kishin dalė nga institucionet e jetimoreve, tė zinin vend tė ftuarit specialė, aktori Kadri Roshi, regjisori Dhimitėr Anagnosti, skenaristi Petraq Qafėzezi dhe kompozitori Kujtim Laro.

    Mirėpo tre tė fundit, me modesti dhe me shumė pėrzemėrsi refuzuan tė ishin nė presidium, me tė vetmin “argument” se “do tė mjaftonte tė ishte vetėm Kadriu pėr tė gjithė ne, grupin realizator tė filmit…

    Ne do qėndrojmė nė sallė”, kėmbėnguli pėr tė disatėn herė Kujtim Laro. Dhe ashtu u bė!

    Aktori hyri kur salla ishte mbushur plot e pėrplot dhe tė gjithė u ngritėn nė kėmbė, e duartrokitėn nxehtėsisht dhe pa pushim.

    Tepėr i emocionuar e mblodhi veten, mori frymė thellė dhe iu drejtua tė pranishmėve nga foltorja me fjalėt e Shekspirit: “Sot jemi mbledhur pėr NJERIUN…!

    NJERIU… Oh, ēfarė vepre e madhe ėshtė NJERIU… Sa bujar nga arsyeja; i pakufishėm nga zotėsia; nga shtati dhe nga lėvizja; sa i hijshėm dhe sa i ēuditshėm; nga veprimi si engjėll; nga kuptimi si Perėndi; xhevahir i botės; kurorė e gjėrave tė gjalla…

    Ja ē’ėshtė NJERIU…”

    Mė tej, ai vijoi duke thėnė: “Mė vjen mirė qė ata pėr tė cilėt sot jemi mbledhur tė gjithė kėtu, i respektojnė kaq shumė njerėz tė mirė, kaq shumė njerėz tė nderuar…

    Kjo ėshtė fisnikėri, ėshtė njė vlerė e rrallė dhe virtyt. Kjo ėshtė njerėzore…

    Qė tė mos e zgjas, do t’ju tregoj diēka qė ka ngelur si njė kujtim i rrallė nė jetėn dhe nė zemrėn time.

    Po xhiroja nė Berat filmin “Gjeneral gramafoni”. Nuk e mbaj mend vitin me saktėsi. Pėr ēudi, atė ditė bėnte njė vapė e jashtėzakonshme.

    Vajti temperatura mbi 40 gradė, por nuk e thoshin publikisht pėr tė mos hyrė paniku nė popull. Hėngra drekėn dhe shkova tė pushoja, por ishte e pamundur, u mbulova i tėri nė djersė.

    Dola tė bėja njė xhiro bregut tė lumit Osum se mos freskohesha pak. Ballė pėr ballė meje, vinte makina qė lag rrugėt e qytetit. Ishte njė shofer i shėndoshė, mbante njė cigare nė gojė dhe po vinte drejt meje.

    Ai kishte hapur tė dy pompat qė lagnin rrugėn. Para se tė vinim nė njė vijė tė drejtė me njėri-tjetrin, e mbylli pompėn qė ishte nė krahun e tij pėr tė mos mė lagur mua.

    Mė erdhi mirė. Ky ėshtė Njeri, njeri i mirė, thashė me vete. Kur sa erdhėm nė njė vijė tė drejtė, e lėshoi pompėn me tėrė fuqinė qė kishte dhe mė bėri qull nga koka deri te kėmbėt.

    Ndaloi dhe po mė shikonte drejt e nė sy. “Ē’pate !?”, i them. “Ore, mos je ti ai maskarai qė rreh ata jetimėt tek ai filmi…!?”.

    “Unė jam”, i thashė. “E po mirė ta bėra, se mora hakėn e tyre”, vijoi ai gjithė inat dhe hakėrrimė. Mirėpo kėtu gaboi ai, kur tha se s’ka se kush ta marrė hakun e tyre. Unė do t’ua vėrtetoj qė ai gaboi.

    Shoferi u nis e gjoja shkoi nė punėn e tij. Unė vajta nė hotel qė tė ndėrrohesha. Isha nė katin e 2-tė. Kur sa bėj dy kėmbė shkallė tė zbres, pashė poshtė te dera shoferin tė ma bėnte me gishta mua, ashtu si ua bėja unė jetimėve te filmi:

    “Hajde kėtu!”. Ē’ėshtė ky shofer, mendova me vete. Nuk ka gjetur bashkia tjetėr shofer!? Mos e kam ofenduar ndonjėherė!? Po ku!? Unė nė Tiranė, ai nė Berat. Ēne, fytyrė e paparė, e panjohur pėr mua….

    Rreth e pėrqark pashė tre djem tė rinj… Ata sikur mė dhanė guxim dhe zbrita shkallėt poshtė. “Hė mo, ēfarė do?”, i them. Ai mė futi krahun dhe mė tha:

    -“Eja me mua…”. “Po ku do shkojmė…!?”, vazhdova unė. – “Nė shtėpinė time do shkojmė”, tha ai.

    “Po ēfarė do bėjmė nė shtėpinė tėnde, kėtu mė lage, mos do tė mė rruash nė shtėpinė tėnde”, iu pėrgjigja gjithė zemėrim.

    Shko, shko, mė thanė ata djemtė, ėshtė njeri i mirė ky. Po ē’njeri i mirė ėshtė ky, shiko si mė bėri. Ku e ka tė mirėn ky? Mirėpo ai nuk pyeti, mė futi krahun e mė “hoqi zvarrė “.

    Ai ishte njė burrė i shėndoshė, peshonte njė kuintal. Shkuam nė shtėpinė e tij. Kishte njė shtėpi jo shumė tė bukur, por tė pastėr, tė rregullt, tė mirė… Jetonte vetėm me nėnėn e tij.

    O njerėz! Besomėni! Nuk kam parė fytyrė njeriu mė tė ėmbėl dhe mė tė dashur nė jetėn time. Jam 80 vjeē. Ishte njė nėnė e mrekullueshme.

    Unė e dua dhe e kam dashur shumė nėnėn time, sepse nuk e kam njohur, mė ka lėnė jetim tė vogėl.

    Ndoshta kjo ėshtė edhe arsyeja qė mė bėn ta dua shumė atė nėnė qė pashė dhe qė nė atė ēast dėshiroja ta krahasoja mė nėnėn time.

    “O nėnė!, e thėrriti i biri. Tė kam sjellė njė mysafir”. “Mirė se tė vijė”, tha ajo. U futa brenda. Nėna i bėnte me shenjė tė birit: “Ē’tė bėj?”, duke i thėnė qė ta therte njė pulė pėr darkė.

    Unė e kuptova dhe i thashė: “Mos bėni gjė se kam ngrėnė”. Dhe me tė vėrtetė sapo kisha ngrėnė mirė nė drekė. “Jo, jo, – tha, ndonjė gjė sa pėr adet…”.

    “E po mirė”. Nėna shkoi, e theri pulėn, e bėri gati, e shtroi nė tryezė dhe ēdo gjė ishte gati pėr t’u ngrėnė. Para se tė fillonim, i biri e pyet nėnėn:

    – Nėne, e njeh kėtė mysafirin?

    Ajo mė pa njė copė herė me kaq ėmbėlsi, me kaq dashuri, ngriti supet dhe tha:

    – Jo, nuk e kam parė ndonjėherė.

    – Po atė filmin qė rreh ata jetimėt, e ke parė ti nėne? – vijoi i biri.

    – Po, e kam parė.

    – Ja, ky ėshtė ai qė ka rrahur jetimėt, – nxitoi t’i rrėfente nėnės i biri.

    O njerėz!

    Besomėni, si ka mundėsi tė transformohej ajo nėnė aq e mirė e tė bėhej egėrsirė pėrpara syve tė mi. Ajo u bė bishė dhe ishte gati tė mė hidhej.

    Ja pra, ka se kush i mbron jetimėt, ka njerėz shumė tė dashur nė botė qė i mbrojnė. Ajo nėna, ishte nėna e tė gjithėve.

    Unė ndėrkohė kisha marrė njė copė mish pėr ta futur nė gojė.

    – Vėrtet ky ėshtė!?, – i tha ajo tė birit. – Tė zėntė fytin ajo qė po ha, – mė tha duke m’u hakėrryer.

    Ja pra, kjo ėshtė dashuria njerėzore. Kėtu pashė forcėn e profesionit tim si aktor, por pashė edhe zemrėn e madhe tė njeriut.

    Dikush mė ka pyetur se sa tė vėshtirė e pata tė luaja rolin e kujdestarit qė nuk kujdeset pėr fėmijėt jetimė, por qė i rreh ata.

    Unė kam vetėm njė pėrgjigje. Ky rol ishte shumė i bukur pėr mua dhe si artist mė ka pėlqyer shumė.

    Dua tė tregoj njė sekret. Para xhirimit tė filmit “Lulėkuqe mbi mure”, nga respekti qė kishin pėr mua si artist, u mblodhėn tė gjithė fėmijėt aktorė dhe mė afroheshin kush e kush duke mė thėrritur “xhaxhi Kadri” njėri, “xhaxhi Kadri” tjetri…

    Ndėrsa me vete thosha (pasi e kisha lexuar skenarin) “Oooooohhh…, tė mjerėt ju ēdo hiqni nga xhaxhi Kadriu….!”

    Dhe pėrfytyroni njė ēast, sa tė vėshtirė e ka pasur njeriu Kadri Roshi tė dalė nga vetja e tij e tė futet nė njė tjetėr botė si aktor, nė rolin e kujdestarit dhe tė rrahė ata qė ai i ka dashur aq shumė tėrė jetėn dhe i do me gjithė zemėr, me gjithė shpirt…!”

    Ky ishte Njeriu–Artist dhe Artisti–Njeri KADRI ROSHI, i rritur jetim dhe njė nga pėrfaqėsuesit mė dinjitar i gjeneratave tė jetimėve nė Shqipėri.

    Ishte nder dhe privilegj i madh pėr mua qė, nė emėr tė Institutit Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė, i akordova artistit dhe mikut tė madh tė jetimėve titullin: “SIMBOL I VLERAVE TĖ LARTA HUMANE”. Nė mbyllje tė fjalės sė tij, Ai u shpreh:

    “Nė jetėn time kam marrė shumė tituj e vlerėsime, por ju siguroj se ky vlerėsim qė mora sot nga ju, do tė zėrė njė vend tė veēantė nė zemrėn time….”

    * Drejtor i Pėrgjithshėm i Institutit Kombėtar i Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė



    Gazeta Java News

    https://javanews.al/artisti-njeri-dhe-njeriu-artist/

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •