Nė Shkodėr promovohet libri i Oliver Jens Schmitt-t, "Arbėria Venedike"
Nė ceremoni dhe autori i librit, albanologu Schmitt
Albanalogu dhe balkanologu i njohur Oliver Jens Schmitt, profesor i historisė sė Europės Juglindore nė Institutin e Historisė sė Europės Lindore tė Universitetit tė Vjenės, nė librin e tij voluminoz prej 670 faqesh "Arbėria Vendike1392-1479" ka sjellė fakte dhe tė dhėna tė reja mbi historinė e popullit shqiptar nė mesjetė, nė qendėr tė sė cilės ėshtė qyteti i Shkodrės.
Promovimi nė shqip i librit "Arbėria Venedike", pėrkthyer nga Ardian Klosi, ka sjellė nė Shkodėr autorin e kėtij libri, albanologun Schmitt, tė cilit i ėshtė dashur tė japė shumė autografe pėr intelektualėt e shumtė nga veriu i vendit, tė cilėt u mblodhėn me kėtė rast nė mjediset e teatrit "Migjeni" nė Shkodėr.
Promovimi i kėtij libri, i cilėsuar si njė vepėr me rėndėsi tė veēantė pėr historinė e Shqipėrisė, u organizua nėn kujdesin e bashkisė sė Shkodrės dhe "Creative City". Nė kėtė aktivitet pėrveē intelektualėve dhe shkrimtarėve nga ky rajon ishin tė pranishėm dhe autoritete vendore.
Studiuesi i njohur Wily Kamsi, pjesėtar i familjeve tė vjetra shkodrane, qė janė pjesė e kėtij libri, foli pėr vlerat qė disponon ky libėr pėr qytetin e Shkodrės dhe Shqipėrinė nė pėrgjithėsi. "Libri qė kemi nė dorė pėrbėn njė hap tė mėtejshėm pėrpara, pėr tė njohur mirė dhe mė mirė faqet mė heroike tė mesjetės sonė", tha studiuesi Kamsi, i cili pėrgėzoi nė emėr tė shkodranėve autorin e librit Schmitt dhe pėrkthyesin Ardian Klosi.
Sipas tij ky libėr ėshtė pėr lexuesin shqiptar njė mjet studimi qė ka pėr t’i hapur horizonte tė reja pėr njė periudhė aq tė dendur me ngjarje. Duke e cilėsuar kėtė libėr si njė ngjarje me rėndėsi pėr historiografinė mesjetare shqiptare, Kamsi foli pėr bashkėpunimin e ngushtė qė ka pasur me autorin e librit.
"Me botimin e kėtij libri autori Oliver Jens Schmitt ka vėnė themelet e qėndrueshme pėr historinė mesjetare tė vendit tonė, me tė gjitha hollėsitė e mundshme, me vėshtrimin e mprehtė pėr detajin dhe aftėsinė pėr tė ndėrtuar njė tablo tė madhe", tha mė tej studiuesi Kamsi. Ai shtoi se "kjo ėshtė historia e Venedikut nė Shqipėrinė, mė saktė nė Arbėrinė mesjetare, siē nuk jemi mėsuar ta lexojmė deri mė tani, Venediku i zhveshur nga ngjyrimet e djallėzisė dhe lakmisė, nė tė vėrtetė e vetmja fuqi perėndimore ku mbėshtesnin shpresat vendasit".
Ndėrsa Adrian Klosi tha se pėrkthimi dhe redaktimi i kėtij libri u bė i mundur falė ndihmės financiare tė Departamentit tė sė Drejtės sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale tė Fakultetit tė Drejtėsisė sė Universitetit tė Gjenevės.
Pėrkthyesi Klosi falėnderoi Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr mbėshtetjen e dhėnė nė shtypshkrimin e kėtij libri.
I emocionuar, por edhe i kėnaqur nga respekti dhe mikpritja e shkodranėve 33-vjeēari Schmitt e vlerėsoi librin e tij si tė rėndėsishėm, pasi "shpjegon jo vetėm luftėrat qė kanė ndodhur gjatė periudhės venedikase, por edhe ēėshtje fetare, ku qytetet shqiptare dhe sidomos Shkodra kanė qenė ndėr qendrat kryesore".
"Shkodra ishte njė pjesė integrale e hapėsirės Mesdhetare, e hapėsirės Adriatike, nė marrėdhėnie shumė tė ngushta me Italinė, Dalmacinė, Kroacinė, ishte njė ndėr qytetet mė tė mėdhenj, mė tė rėndėsishėm tė Ballkanit", theksoi autori i librit me njė shqipe shumė tė qartė nė tė folur.
Duke bėrė njė pėrshkrim tė shkurtėr tė librit tė tij, ku njė pjesė tė madhe e zė qyteti i Shkodrės dhe rajoni pėrreth, Schmitt, tha se "Arbėria Venedike ėshtė konceptuar nė fillim si dizertacion pranė profesorit tė njohur tė Mynihut, albanalogut Peter Barti, por dalėngadalė, libri mori pėrmasat e njė historie tė Arbėrisė mesjetare, edhe pse fokusi kryesor ėshtė mbi zotėrimet e Venedikut nė Arbėri mes viteve 1392 e 1479".
"Njohja e thellė e Ballkanit dhe historisė sė tij, nė veēanti e Shqipėrisė, mė ka futur nė njė tjetėr hulumtim me pėrmasa tė mėdha pėr figurėn e Gjergj Kastriot Skėnderbeut, i cili shpresoj se do ta shoh shumė shpejt dritėn e botimit", tha Schmitt.
Oliver Jens Schmitt, ėshtė nė radhėn mė tė shquar tė albanalogėve e balkanologėve tė gjuhės gjermane si Hahn, Sufflay, Nopsca qė kanė arritur tė ndriēojnė historinė e vendit tonė.
Nė prezantimin e kėtij libri me interes u ndoq dhe diskutimi i prefektit tė Shkodrės Maxhid Cungu, njė njohės i mirė i kėsaj fushe. Prefekti Cungu ka pėrcjellė falėnderimet e tij pėr autorin, tė cilin siē u shpreh e kishte njohur gjatė viteve tė fundit kur ai kishte marrė pjese ne punimet e librit nė fjalė.
E Shtune 24 shkurt 2007 (Koha Jone)
Krijoni Kontakt