Me rradio Iliria'' merresh '' mish vici nga kombinati mishit ne Tirane[mceftas]
Me rradio Iliria'' merresh '' mish vici nga kombinati mishit ne Tirane[mceftas]
Shume gjera i merrnim mceftas ne ate kohe por nuk ishte per fajin tone!...kur te kercenon uria je i gatshem te besh gjithshka per mbijetese....
Kjo eshte me se e vertete .Ndryshimi i vendodhjes sendeve (ne pergjithesi) ne menyre te paligjeshme ishte nje fenomen qe na ngeli kusur nga ajo kohe dhe akoma tani (megjithese nuk eshte nevoja)e bejme per qejf ndonjehere.Postuar mė parė nga shoku_tanku
Endrrimtari!
Meqe ra fjala per grupet rock prej kosovet po m'kujtohet nje kenge e nje grupi qe thuhej (ne textin e kenges):
Kerkova ne rrugen e jetes,
te gjeja nje bote pa mekate,
por bota nuk vjen vetvetiu,
se boten e sjellin parate,
...parate,dhe vetem parate.......etj.
Flas per vitet '81-82.
A po t'kujtohet kjo kenge?
Uji: H2O
Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO
Arben Kote
shume mire e mbaj mend. Ishte kjo kenga "Paraja", qe e kendonte grupi i famshem "403", por une mbaj mend edhe kengen e grupit "Minatori"
"...Babai im eshte minator
punon ne dite nga 7-8 ore
shkon e vjen me biciklete
e lexon gazeten flete per flete..."
Po ju qe jetoni ne Kosove s'mbani mend hic nga krizat, ju ka leshuar kujtesa apo nuk keni degjuar per kete fare fenomeni![]()
Arben!...me sa duket forca e zakonit,ka qene dhe mbetet dicka e pashqitshme per ne"...nuk e di edhe sa kohe duhet te kaloje deri sa ne te mos ndikohemi me nga
dicka e tille...a thua jemi te pandreqshem?!...do te me pelqente me mire ta quanim veten nostalgjike se i pandreqshem me duket nje perkufizim teper i rende!
Enderrimtari!...ti me kujtove nje kenge hit per brezin tim te cilen nuk e ndanim
nga goja ne asnje moment gjate gjithe dites...te falenderoj nga zemra qe me rikujtove kete kenge...rrespekte grupit Minatori...ishin vertet te paperseritshem!
Ne ato vite me kujtohet (meqe ra fjala per muziken) kur isha me pushime ne Shengjin ishte nje shkodran qe i kish incizuar nga radioja e Prishtines disa kenge kosovare sepse megjithese shqiptare kenget rock ishin te ndaluara te transmetoheshin nga radiot shqiptare .Ne kasete nga ajo qe e degjonim shume here me kujtohet qe ishin incizuar nga nje emision ku pershendesnin me kenge emigrantet qe ishin larg shtepise ne Gjermani,Belgjike e Zvicer me shume .Ajo qe desha te them ,se me ka ngelur ne kujtese eshte se, te gjithe ne fund te urimeve nuk harronin te thoshin :"Kthim sa me te shpejte prane familjes "Tani po e kuptoj cdo te thote kjo megjithese ishte shqip.Postuar mė parė nga Endrrimtari
Shoku!
"Arben!...me sa duket forca e zakonit,ka qene dhe mbetet dicka e pashqitshme per ne"...nuk e di edhe sa kohe duhet te kaloje deri sa ne te mos ndikohemi me nga
dicka e tille...a thua jemi te pandreqshem?!...do te me pelqente me mire ta quanim veten nostalgjike se i pandreqshem me duket nje perkufizim teper i rende!"
Heeeee. Heeeee. Heeeee.
Atehere thoshin "Kush nuk nuk ben BRAUSHLLIQE(!), nuk ka nuse per te "une per vete E BEJA PER NUSE jo nga fukaralleku.(Hahaha)
Ndersa tani them shuqyr qe s'ngela pa martuar!
Gezuar!
Uji: H2O
Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO
Ne fakt edhe tani per nuse i bejne por jo vetem per nje"...tani i bejne per te patur
me shume se nje nuse!...Muslimaneve ua lejon feja,tashme e praktikueshme...
Te Krishtereve,nuk ju a lejon feja por ju a lejon moda e jetes liberale,tashme e praktikuar edhe ne Shqiperi.....puna eshte se neqofte se atehere benim vetem nji Brahushllik pasi na lejohej te merrnim vetem nje nuse...sot bejme shume Brahushlliqe...pasi edhe kerkesat vijne drejt rritjes...shkurt muhabeti Arben vllai!
Bishti i qenit,perderisa ishte i shtrember ne ate kohe...nuk besoj se do te mund te drejtohet ne kete kohe...sado te mundohemi ta terheqim....te paca!![]()
Ne fakt,te dyqani i Rafizase,me binte edhe mua ndonjehere radha per te pritur qumeshtin megjithese rralle pasi ishim tre vellezer dhe une per fat te mire isha me i vogli...edhe kur shkoja,shkoja ne oren kater pasi ne tre nuk me dilte gjumiPostuar mė parė nga don zuani
![]()
waa sa inat te kam shoku tanku une kam diferenc pak te madhe nga vellai dhe motra dhe gjithmone me genjenin me nje 10 lekeshe qe te rrija ne radhe !! sidomos tek rradha e sheqerit dhe vajit pertonin se ju vinte turp te rrinin vete dhe me mire ashtu se i vogel une i gezohesha 10 lekeshit ose sheqekave ,apo cokollatave ylli qe mi blente im vella, sa here qe perserisja fjalen radhe,se nuk e qelloja dhe i thosha dadhe shkriheshin me te qeshur kur vija ne shtepi dhe ju thosha dadhen e mbajta me jepni 10 lekshin tani hahahahahaah te isha dhe nje here si ateher
Ti paske qene miiiiiree...vellezerit e mi jo leke qe nuk me jepnin,po me fusnin nje shpulle...nje cimbitje apo nje terheqje veshi te fuqishme per te shkuar ne dadhe
qe edhe sot kur e kujtoj,me dhembin me veshe e me faqe![]()
Krijoni Kontakt