Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 231
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007

    Tani qe mjegulla mbi rezultatin e zgjedhjeve po ngrihet pak nga pak, duket se kemi te bejme me nje fitore derrmuese te se majtes. Duke ju referuar rezultateve te ECA-Mjaft, qe deri tani kane qene paralel me ato cka ka konfirmuar KQZ-ja vetem se disa ore me shpejt, duket se PD ka arritur te fitoje vetem ne Shkoder, Peshkopi dhe Kukes ndersa PS ka fituar ose po fiton ne menyre komode (+10% diference) ne Tirane, Vlore, Korce, Lushnje, Fier, Gjirokaster nderkohe qe ka fituar ngushte ne Durres dhe kryeson ngushte ne Elbasan.

    Duke i marre si te mireqena keto rezultate, del se Edi Rama ka arritur nje fitore spektakolare ne dy fronte ne keto zgjedhje. Ndaj Berishes dhe Olldashit nga njera ane, dhe ndaj Nanos brenda per brenda partise se vet. Me fitoren ne thuajse gjithe kryeqendrat e vendit perjashtuar Shkodren, Rama dhe e majta kane nje justifikim te forte per te provokuar zgjedhje te parakohshme ne castin e zgjedhjes se presidentit. Per mua, perdorja e zgjedhjes se presidentit si shkak per zgjedhje te parakohshme eshte imorale, sepse behet fjale per 84 vota parlamentare te cilat si zor qe ti arrije ndonjehere i vetem njeri krah i politikes keshtu qe presidenti duhet te jete konsensual, per me teper qe dhe roli si udheheqes shteti deri diku e kerkon kete gje. Por nga ana tjeter keto zgjedhje kana vene ne dyshim dhe moralitetin e te djathes dhe Berishes per te qeverisur dhe 2 vjet e gjysem te tjera kur eshte dukshem ne pakice. Nje tregues per kete do jete dhe vota popullore ne shkalle vendi, ndonese per kete do duhet rrezik dhe nja nje jave.

    Me kete fitore, Edi Rama gjithashtu ka forcuar pozitat e tij ne krye te PS-se, ku gjithmone ne keto 18 muaj ka patur hijen e Nanos mbi koke. Mgjth fitorja ndaj Nanos nuk eshte ende e sigurt apo perfundimtare. Ky i fundit ka akoma nje numer jo te vogel deputetesh qe e perkrahin, nderkohe qe mungesa e Blushit dhe Majkot ne krah te Rames ne mitingun permbylles mund te jete nje tregues qe keta te dy po lekunde(shi)n drejt Nanos. Edi Rama ka ne dizavantazh te vetin faktin se eshte jashte parlamentit te sotem dhe doreheqja si kryetari per deputet ne zgjedhjet e rradhes mund ti kushtoje. Mgjth deri atehere ka kohe dhe ky problem eshte luks ne krahasim me ato qe ka e djathta sot.

    Tjeter fitues i ketyre zgjedhjeve eshte Ilir Meta dhe LSI qe konfirmohet si forca e trete me e madhe ne vend. Ndarja nga PS-ja i kushtoi humbjen te majtes ne 2005, dhe bashkimi me Ramen dy vjet me vone i dha fitoren atij. Ne mungese te votave te LSI-se, Rama do kishte humbur ne Tirane dhe Dako ne Durres.

    Humbesi me i madh brenda te djathtes sigurisht qe eshte Berisha e shume me pak se ai Olldashi qe zor se mund te kete me ndonje te ardhme ne politike. Politizimi i nje fushate per zgjedhje vendore dashur pa dashur e ktheu kete ne nje beteje Berisha-Rama po aq ne mos me teper se Olldashi-Rama. Kriza energjitike pas deklarimit per 24 ore drita duhet ti kete renduar shume ne keto zgjedhje. Dalja pompoze e Nanos bashke me Berishen, ndonese ne mendimin tim e justifikuar per shkak te bllokimit absurd qe Rama dhe e majta i paten bere procesit zgjedhor, pashmangshmerisht la nje shije te hidhur te shqiptaret e zhytur ne erresiren e pas-festave. Per me teper gafa e Berishes kur u pyet per akuzat kunder Nanos, "mos konfondoni deklaratat elektorale dhe post elektorale". Gjithashtu me ate fjali te vetme, Berisha dogji kalin fitues te zgjedhjeve te 2005, luften kunder korrupsionit. Ne nje vit e gjysem, e djathta ka humbur shumicen e avantazhit qe siguroi ne tre korrik ne boshtin Tirane-Durres: ne 2005, PS fitoi vetem 4 nga 22 zona (madje tre nga keto kater keto shume ngushte: 17, 400 dhe 100 vota). Po ashtu fakti qe ne dy fitoret e medha te vendoreve te 2003-it, ne Korce dhe Elbasan, e djathta nuk kandidoi dot kryebashkiaket aktuale eshte tjeter tregues negativ per te.

    Ndonese ishin vetem zgjedhje vendore, kjo humbje ishte nje shenje per Berishen qe te largohet nga roli i liderit absolut. Ne shtyp eshte perfolur here pas here teza se ne 2007, ne kembim te konsensusit per presidentin, e majta mund te kerkoje largimin e Berishes nga posti i kryeministrit. PD dhe e djathta ne pergjithesi duhet qe tani te pregatitet per skenaret pa Berishen ne zgjedhjet e ardhshme. Topi dhe Topalli duken si dy figurat me te mundshme per kete pozicion. Se fundi, ne rast bllokimi te zgjedhjes se presidentit pas disa muajsh, uroj qe mazhoranca mos e shikoje si zgjidhje Fatos Nanon. Mund te fitojne dy vjet por rrezikojne te humbin akoma me teper nga elektorati.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Olldashi- Berisha dhe gjithe Demokratet moren kume tek bova tani.
    Ska me iku koha e se shkuares, ka ardhur koha te shofim te ardhmen dhe kete te ardhme na i siguron vetem Partia socialiste.

    VSS!
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    SAGA E PUSHTIMTARVE TE MBRENDSHEM

    Mirź e the por politikanet tanė nuk mund te jetojne pa bėrė manipulime e mashtrime, ēąft edhe pėr te ndare pushtetin mes tyre, herė te majtet herė te djathtet e populli i shkrete mendon se kėtė herė do e zen llotarine... dhe hajt, zgjate me dekada kjo pune, prej Nanos njė kalojm tek Salo II e prej Salo II tek Nano II....e kėshtu me rradh....me dekada do i kemui te njejtet personazhe si ne ato feljtonet televizive amerikane...por kjo ėshtė Saga e vėrtetė e politikjve shqiptar !

    Pėr mė thjeshtė;
    Poltikanet tanė nuke janė pushtetatar por Pushtues te mbrendshem !

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    Humbesi me i madh
    ...asht shqiptari qe u gjunjezue edhe nji here para mafjes se kthyeme ne sistem!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    “Jo zgjedhje te parakohshme ne keto kushte”

    Korrieri, E Marte, 20 Shkurt 2007

    Ne nje interviste ekskluzive me “Dojce Vele” ne shqip, eurodeputetja gjermane Doris Pak, e cila sapo u kthye nga Shqiperia, tregon se bashkesia nderkombetare nuk eshte ende e kenaqur me procesin zgjedhor dhe se zgjedhjet lokale ishin nje shans i humbur per Shqiperine, qe t’i deshmonte Evropes se eshte ne gjendje t’i permbushe kriteret e duhura per te zhvilluar zgjedhje demokratike.

    Sapo u larguat nga Tirana. Jeni e kenaqur me zhvillimin e zgjedhjeve ne Shqiperi?

    “Po ne fakt ato u zhvilluan si gjithmone jo krejtesisht pa gabime. Por kete radhe per here te pare lista e votuesve nuk ishte ne qender te kritikes. Vete zgjedhjet u zhvilluan pak a shume ne menyre te rregullt, por problematike ishin javet e muajt para ketyre zgjedhjeve, dhe mendoj se tani te gjithe e kuptuan mesazhin se nuk mund te kete zgjedhje pa pasur nje leternjoftim apo pasaporte. Gjithashtu duhet ta kene kuptuar se ekziston nje regjister ku jane shenuar te gjithe emrat. Pa i kuptuar keto, cdo zgjedhje qe do te zhvillohet ne te ardhmen do te kete te njejtat probleme si ne te kaluaren ne Shqiperi. Pra mendoj se tani humben serish nje shans te madh, duke mos e pasur kete regjister. Por qeveria ka deklaruar se do ta ndryshoje kete gje.”

    OSBE/ODIHR u shprehen gjithashtu si ju, se Shqiperia humbi serish nje shans me keto zgjedhje. A eshte vertet i humbur ky shans, fundja procesi zgjedhor ishte relativisht i qete dhe demokratik?

    “Eshte nje shans i humbur, sepse politikanet nuk e mbajten fjalen e dhene prej vitesh. Qeveria e kaluar ishte 8 vite ne pushtet dhe nuk ja doli mbane qe t’i pajiste te gjithe qytetaret me leternjoftime dhe te hartonte nje regjister me emrat e banoreve. Pa keto nuk mund te zhvillohen dot zgjedhje. Prandaj Shqiperia ka pasur gjithmone probleme me pasaporta apo certifikata lindjesh te falsifikuara. Per kete e kane fajin te gjitha palet, si qeveria aktuale, ashtu edhe ajo e kaluar.”

    A mendoni se situata do te ndryshoje ne rast se opozita i fiton zgjedhjet?

    “Keto zgjedhje nuk ishin kombetare, por lokale. Njerezit votuan per kryebashkiakun e kryetaret e zonave te tyre, pra per njerezit qe kryejne punen e tyre. Por jam e sigurt se tani qe ne Tirane u rizgjodh kryetari i opozites, Edi Rama, opozita do te perpiqet te zhvilloje sa me pare zgjedhje kombetare. Por mendoj se te gjithe ata qe mendojne me kujdes dhe pergjegjesi, duhet ta dine se ne Shqiperi nuk mund te zhvillohen dot me zgjedhje pa u permbushur kriteret qe permenda. Por sidoqofte opozita do te perpiqet te zhvilloje zgjedhje te reja, duke marre si preteks faktin se nuk arrijne ne nje konsensus te perbashket per Presidentin, sepse mandati i Alfred Moisiut mbaron se shpejti, dhe deri ne fund te korrikut duhet te zgjidhet nje President i ri. Pra opozita nuk do te bjere dakord me qeverine, sepse vetem keshtu duhet te shperbehet Parlamenti. Me pas duhet te zgjidhet nje Parlament i ri dhe keshtu do te perballemi serish me te njejten situate si tani.”

    Ne rast se do te zhvillohen zgjedhje te parakohshme, mendoni se situata ne Shqiperi do te eskalonte serish?

    “Nuk do te kemi zgjedhje te parakohshme, sepse bashkesia nderkombetare nuk do ta lejoje nje gje te tille. Ne kushte te tilla si keto aktuale, nuk mund te zhvillohen me zgjedhje. Duhet te permbushen te gjitha kriteret e nevojshme. Por keto kritere nuk permbushen dot brenda 3 muajsh. Nevojitet te pakten 1 vit apo 1 vit e gjysme dhe opozita duhet t’ja jape qeverise kete kohe, sepse opozita kishte 8 vite kohe per t’i permbushur keto kritere. Prandaj do te ishte mire sikur opozita te tregohet e matur dhe t’ja lere qeverise aktuale kete detyre. Zgjedhjet e ardhshme do te vijne.”
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    PS-ja tregoi se eshte nje force shume e organizuar kudo ne Shqiperi dhe stukturat e saj jane mjaft te fuqishme dhe te patundura.Keto zgjedhje nuk u organizuan nga KQZ-ja ,por u mbarshtruan nga PS-ja ,qe ne disa momente mori ne dore frenat e vete shtetit.Menjanimi i Nanos i cili i solli nje fare qullojse partise(dhe ishte shkak per humbjen e pushtetit),beri qe ne krye te saj te dalin njerez energjike dhe te palekundur si Rama dhe Majko.Gjithashtu forca e PS-se nuk eshte me jugu dhe periferia e qyteteve ,por qendra e Shqiperise dhe qytetet kryesore, ne nje fare menyre industrializimi i Shqiperise.
    Pd-ja vazhdon te udhehiqet nga romantizmi dhe perfaqsuesit e saj jane njerez qe ne pergjithesi nuk ja dine pushtetit, kryesisht historiane,shkrimtare apo romantike te tjere.

  7. #7
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Edhe une i bashkohem mendimit se demokratet jane shume antik dhe te pakualifikuar per nga menyra e tyre qeverisese, dhe lene shume per te deshiruar me idete dhe veprimet qe na kane ofruar kur kane qene ne pushtet.

    Partia Socialiste eshte e mire-organizuar dhe e bashkuar tashme, me nje synim te qarte per avancimin e vendit, dhe sidomos Edi Rama eshte nje yll brilant dhe era e fresket per te cilen Shqiptaret kane pasur nevoje.

    Ai e shnderroi Tiranen ne nje menyre spektakolare, saqe mori edhe cmim si kryebashkiaku i botes, dhe kjo nuk eshte pak. E mori Tiranen ashtu te renuar e te shkateruar dhe pak nga pak e transformoi ne nje qytet qe te gjithe filluam te krenoheshim serish me te.

    Po te gjithe e vume re qarte, qe sapo erdhi PD ne pushtet ne 2005, gjithcka ndali. Se PD eshte e tille, eshte nje parti qe vetem pengesa ka sjelle. Dhe jo pak here nga injoranca e saj, me akuza idiotike, dhe me propozime qe shkelnin ligjin nga c'do vend qe degjoheshin.

    Me nje tallje dhe mungese respekti per sovranin, duke kaluar projektligje e ligje ne parlament pa prezencen e opozites, duke instiguar luftra e grushta ne parlament. Nje parti qe as ja ka haberin se si qeveriset.

    Ja, ky eshte morali i analizes sime.

    Nqs doni te udhehiqeni nga nje parti diletantesh dhe nje grupi te pakualifikuar, zgjidhni PD.

    Nqs doni te ecni perpara me nje parti profesionale dhe te mire-organizuar tashme, zgjidhni PS.

    Dhe zgjidhni Edi Ramen, sepse ai eshte gjeniu i cili nuk njeh limite ndaj suksesit dhe dyert i hapen kudo qe shkon.

    Ne qofte se doni qe dyert tuaja te hapen gjithashtu, ndiqni Edi Ramen dhe besoni ne aftesite e tij gjeniale, profesionale, progresive dhe moderne!
    As qe du me dit!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    PDja kete fat do kishte se u shvendos nga baza e saj e djathte,parimet e djathta, atdhedashuria e gjithe teresia e djathte qe e kishte bere te forte ne te kaluaren, e sic duket ngeli ne ajer, se majtas ka nje parti qe e ka zene per 60 vjet ate vend [ske ca mer a fiton aty] , baza e saj e djathte ne shqiperi e bojkotoi se nuk shikonin ndryshim PD-PS e ja ku e ke PDne partine personale te Berishes.


    Ngjela: Berisha t‘i hapė rrugė njė qeverie tė re

    "Pėr humbjen, fajtor ėshtė fryma komuniste e Kryeministrit"


    Deputeti demokrat, Spartak Ngjela, ka komentuar dje zgjedhjet lokale dhe humbjen e PD nga abstenimi i zgjedhėsve. Deputeti Ngjela ka shpjeguar se justifikime tė tilla si lodhjet e komisionerėve, nuk janė tė vizionit tė djathtė. Ai deklaroi se ka shumė rėndėsi pėr tė ardhmen se sa ėshtė pėrqindja qė ka marrė PD nė zgjedhjet lokale. "Ēka mė rezulton kėtu, ėshtė nėn pėrqindjen e vitit 1997, se edhe atėherė ishte mėrzitur e djathta dhe nuk doli e gjitha nė zgjedhje", tha Ngjela. Sipas tij, nuk kanė luajtur socialistėt nga votat, kemi humbur ne me abstenimin e tyre. Deputeti demokrat ka deklaruar se abstenim ka pasur nė Mamurras dhe nė Shkodėr, ku diferenca ėshtė shumė e madhe. "Ajo shtresė qė erdhi nė pushtet po ngel jashtė pushtetit, nuk kishte pse hynte nė zgjedhje me entuziazėm, pa njė farė motivi pėr zgjedhjet", tha ai. Duke akuzuar Berishėn se ka politizuar zgjedhjet, Ngjela u shpreh se e majta nuk e mund dot tė djathtėn, sidomos kur nė Tiranė votat i ka e djathta. Nga eksperienca e tij elektorale nė tri beteja elektorale, Ngjela u shpreh se "nė Tiranė tė djathtėve nėse nuk u heqin 25 mijė nga listat, opozita nuk fiton dot. Nėse janė hequr, atėherė nuk fiton e djathta". "Nuk ka asnjė test tjetėr, me pėrjashtim tė kėtij testi qė e djathta i ka kthyer krahėt lidershipit tė Partisė Demokratike", tha Ngjela. Pra problemi, sipas Ngjelės, qėndron se pas kėsaj vjen kriza se si do votohet nė zgjedhje. "Kryeministri shqiptar ka mbajtur tė njėjtin qėndrim qė ka mbajtur me referendumin, por kjo ėshtė koha e postreferendumit", tha ai. Por cila ėshtė analiza e Ngjelės pėr tė ardhmen? "E ardhmja janė zgjedhjet e ardhshme dhe ato besoj se mund tė jenė qė mbas 20 ditėsh e deri nė 2009-ėn", tha ai. "Unė kam kontaktuar sot dhe dje gjithė shtesėn qė pėrfaqėsoj dhe kėtu nuk kam ardhur vetėm, dhe ata janė shumė tė revoltuar jo nė kuptimin sepse kanė humbur zgjedhjet, por sepse kanė humbur perspektivėn", theksoi Ngjela. Duke komentuar marrėdhėniet e tij me liderin e PD-sė, Ngjela tregoi se "nuk kam gjė moralisht me Sali Berishėn, por kam politikisht konflikte me tė dhe e dija qė do tė pėrfundonin kėshtu". Sipas tij, e vetmja gjė qė duhet tė thotė Berisha ėshtė qė tė bėjė rokadėn pėr tė lejuar njė qeveri me lidership tė ri qė tė jetė njė lidership politik. Ngjela pėr Berishėn ėshtė shprehur se kryetari i PD-sė ka dėshtuar nė dy kampanja tė mėdha. "Dėshtoi nė qeverisje pėr dy arsye thelbėsore, sepse nuk njeh Kushtetutėn, ose nuk e njeh demokracinė si derivacion konstitucional kushtetues dhe nuk njeh as raportin midis tregut dhe impulseve", tha deputeti demokrat.

    Sipas tij, pėr kėto dy arsye bllokoi edhe tregun dhe shtetin.

    "Luftėn me prokurorin e Pėrgjithshėm s‘e ka pranuar asnjė institucion ndėrkombėtar, duke pėrfshirė edhe Presidentin amerikanė, i cili ka pėrgėzuar Presidentin shqiptar pėr problemet e drejtėsisė", tha ai. Lidhur me kėtė ēėshtje, Ngjela u shpreh se kryetari i gjykatės sė lartė amerikane i ka dhėnė mbėshtetjen e tij Presidentit Moisiu pėr pėrkrahjen e institucioneve. "Kjo ėshtė arsyeja pse bllokohet shteti", deklaroi ai. Sipas tij, qėllimet janė analiza qė bėjnė shkrimtarėt nė veprat e tyre, ndėrsa nė politikė flitet pėr akte politike. "Edhe sikur tė ketė qenė njė qėllim i mirė, ka bllokuar shtetin. I ka bėrė dėme tė mėdha kapitalit", tha Ngjela, duke shtuar se Berisha ka ngatėrruar marksizėm leninizmin me Adam Smith, ku kjo ėshtė njė ngatėrresė shumė e madhe qė ka ēuar nė krizė jo njė vend si Shqipėria, por ka ēuar nė krizė Gjermaninė dhe Italinė. Ngjela theksoi se 25% e GDP shqiptare ėshtė jashtė shtetit. Janė 1 milion e 200 mijė veta qė janė jashtė Shqipėrisė. "Ky ėshtė verdikti i madh qė i ka dhėnė e djathta Shqipėrisė. Asnjė gramė s‘ka fituar Edi Rama, ka fituar e djathta me potencėn e vet", tha Ngjela. Duke iu referuar kryetarit tė qeverisė, deputeti demokrat tregoi se "pėr sa i takon Sali Berishės, ka vetėm njė rrugė qė t‘i kthejė tė djathtės dinjitetin e vet, qė ia ka marrė padrejtėsisht dhe e ka shpėrdoruar". Sipas tij, ka 15 vjet qė shpėrndan shkodranė, tė racionalizojė veprimet dhe tė tregohet i qetė. "Ėshtė fat i mirė qė kėto janė vetėm zgjedhje lokale", theksoi Ngjela.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 20-02-2007 mė 10:15
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  9. #9
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ...

    "Koha per ndryshim" ne PD
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Mendimet tuaja rreth zgjedhjeve lokale nė Shqipėri

    Me qe Albo kerkoi ti mbajme paster temat aktuale rrethe zgjedhjeve pa u nderlidhur me komentet tona,pash te arsyeshme ta hapi nje teme enkas per te ku do te mundesojme ta lexojme njeri-tjetrin ,ta kritikojme situaten...

    ----------------------------


    Turp per Tironen


    Me vie keq qe kesaj radhe Edi Rama mati inteligjence e kryeqytetit te shqipetareve ne mbare boten dhe ta them te drejten, u zhgenjeva shume.

    Perseris se kjo fitore e Rames eshte TURP per Tironen.
    Pse?
    Ndigjomni.Do te flas vetem nje here:
    • Ti vesh voten nje vagabondi sot,mbas gjithe kesaj eshte turp.
    • Ti vesh voten nje njeriu(ta quaj keshtu), te korruptuar,prap eshte turp.
    • Ti vesh voten nje njeriu qe lyen pallatet me boj uji,eshte edhe me turp.
    • Ti vesh voten nje njeriu psikopat,eshte turp i shtypur me shkronja bold-i.
    • Ti vesh voton nje injoranti ,prap eshte turp.
    • Ti vesh voten nje ish-kryetaribashkie qe i la rruget cope-cope,eshte turp.
    • Ti vesh voten nje njeriu(me falni,po mu desht ta quej keshtu) qe e para e punes eksperimentin e ndyshimit duhej te fillonte nga vetvetja,jo nga Tirona,eshte pra gabim po njekohesishte edhe turp.



    Puna me Tiranen dhe faktet qe i dine te gjithe mbi qeverisjen e Edit, do benin qe nje popull me mend ne koke nuk do ia jepte kurre voten. Po hec ma, kur kane injorantet te drejten e votes ca pritet ma shum'!!

    Shifni me shpesh ate fotografin dale neper socialet e Parisit duke ngrene makarona dhe thonje te pa prera pastaj mendoni kur i veni voten Edit.Si i tha dhe Nanosi, te mora me zhul e te bera njeri !
    E cte thuash per Edin me teper,boll eshte ti lexoni dokumentat e gjyqit te divorcit me aktoren Matilda Makoci.Si i thoshte gjyqit me ulerima histerike "Nuk eshte femija ime, e ka bere patjeter me Kristaqin (i jati)"!

    Ja se kush eshte Edvin Rama ,hero i Tirones,qe as leket qe i takojn te paguaj cdo muaj per femijen e tij ,nuk i paguan.
    TURP
    Boll se po me vjen per te vjell qe po shkruaj per qenie qe jane gabimisht ne rangun e njerezve,se lere me ta paramendoj vehten cdo dite para ekranit duke e shiquar surratin e ti!Ky eshte denimi me i mire qe e kane merituar tironcat per 4 vitet e ardhshme.


    Ngushellime Tiron,ngushllime.


    dhe prap vazhdon
    zhurme,zhurme,zhurme,shume zhurme.....................
    ----------
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  11. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up

    po e percjell textin e Brarit ketu, sa nuk e ka fshi Albo...

    Citim Postuar mė parė nga Brari
    vagu..

    Pse humbi PD -ja e kam thene me kohe ne fakt..
    Ka 1 vit e ca qe kam folur se..

    Pd nuk po e vlereson 3 korrikun..
    Se 3 kOrrikasit po vihen ne gjume..
    Se Pd po fle e Ps po marshon perpara..
    Se dyshoj mos eshte shitur .. ai ose ata qe zevendesojne Saliun ne Parti..
    Dhe meqe nuk injoh strukturat e Pd-se kam akuzuar ketu Bamir Topin duke e menduar ate si personin qe mbulon ceshtjet partriake ne PD..
    kam kohe qe jam alarmuar qe ilir m.uti kudo po shkel e po antareson enveriste e bij e nipo mbesa enveristesh an e kend dhe po i aktivizon ne falangat e tije..kurse Pd nuk po ben asnji veprimtari ..

    E kur LSI uturonte ne aktivitet..mendo cbente mjeshtri Edvin me televizionet dhe gazetat qe kishte nen hyqem.. sikurse ZP-ne GSH-ne e New 23 e plot tjera me ne krye Mafien top chanell e tash se fundi dhe Shekulli qe u cfaq agrsiv e provokativ ne permasa te papara..
    Pra PS e mafia rreth saje kishin fill mbas 3 korrikut qe po benin nje lufte totale kunder Pd-se dhe perderisa Pd fjeti.. boshllekun e mbushi Mafia..

    ju lumte pra se punuat e fituat.. dhe Pd e pagoi shtrenjte ate kryesoren.. qe nuk e vleresuan vrdiktin historik te 3 korrikut..

    Kjo tregon se ne lidershipin e Pd-se ska organizim..Ska kulture politike e cila kulture te con ne te kuptuarit e " sa eshte sahati".. ne politiken e dites..

    ne se Pd do te njihte edvinin si nje tiger teper te rrezikshem.. sic e kam pershkruar une me kohe.. athere ajo do kishte mbajtur sy e veshe ngrehur..

    nje nga te metat e antarsise demokratike eshte se nuk lexojne gazetat..sidomos ZP-ne dhe bishtat e saje GSh etj..

    Po nuk lexove cdo dite se cfar "uji" dergon kupola tek anteresia e saje.. me ane te ZP e cfar insinuatash krijon me ane te GSH etj.. athere nuk ke kuptuar se ku ta ka zene priten kundershtari.. e kuptohet me krismen e pare e ke ngrene..

    PS vlon cdo dite..me pune.. sigurisht pun djallezore sepse ajo mase njerzish nuk din tjetr vec djallezi e ndyresi.. Ju vet qe jini te asaj ane e dini mir cpo them sepse e shihni tek vetja juaj qe jeni kopila te eger e te pabese edhe vete..
    Nuk po ju shaj jo..

    po te ini ndryshe humbni pronat qe i vute me poshtersi hile e vjedhje.. dhe nukku kini mundesi te bridhni boten pa ju dridhur syri per cmime hotelesh e avionesh..

    Pra PD harroj qe me 4 korrik se.. ke kishte mundur perkohesisht..
    dhe e hengri..

    une fola me kohe por sma futi kush ne por.dhe..

    po sot e ndjejne demokratet se sa e hidhur eshte humbja.. se sa e ndyre eshte te jesh i dhj.ere para triumfit te kanibaleve gjakatare..
    harruan birucat qe u kalben mijra njerez te mire nga keta kodoshet vampire te edvin rames..
    sa ironike tingellon.. se dikur nga 90 91-shi me 20 shkurt hodhem enverin nga bronxi..
    c'hodhet more..

    Enveri eshte gjalle aty tek sahati brenda ne bunkerin e Edvin rames.. dhe me i forte se kurre aty tek Selia Roze..


    Tash vampiret imorren te gjitha bunkeret..
    Ka mbetur formale zyra e Berishes..me celsa kashte..si selim myrtja..
    Por po nuk e vleresuan dhe ate.. do ta humbin brenda 30 40 ditesh..sepse edvini per aty eshte nisur..

    edvini kryeminister.. meta zv kryeminister.. neritani si bir gestapoveci.. e kelysh i vjetr sigurimi do jete minister i brendeshem dhe pa e vrare berishen si vrau azemin nuk e le..e milua kenaqet me zanatin.. minister i punve te jashtme..

    Ky eshte plani..

    e ftoj Pd-ne te mos fleje.. te mbaje mendjen e celikte e te hidhet ne beteje..per ta ckulur rracen vampire te enveristave njehere e mire..
    duke filluar me mafiozin moisi sallak e deri tek hysi i belshit..
    me pune politike ne cdo dere shpije.. qe ka nje burre me karakter.. e me vote ta permbyse situaten kur ti vije momenti..

    e te shohim nje dite .. ne gjyq edvin altinet per vrasjet qe kan bere..
    ----------------------------------------------------
    edhe nje tjeter:

    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Sinqerisht me duket qesharake te shqetesoheni e merziteni se kush e drejton Tiranen, ne nje kohe, qe as jetoni atje fare .
    Per ata qe jetojne atje, le te votojne per ke te duan.
    Brari, mos u merzit yll. I vendos zoti fatet e njerezimit. Mos i shti vetes kasavet aman, se mezi te kam.

  12. #12
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Dikush do fitonte ne Tiron. Rama po na del si i degjenerum e pervers i korruptuar, kurse Olldashi nje politikan qe ka lidhje me krimin. Mes dy te keqiave fitoi Rama, por nga halli se me gjithe shpirt asnjeri nuk e meritonte te kandidonte.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar mė parė nga Ermal 22
    Dikush do fitonte ne Tiron. Rama po na del si i degjenerum e pervers i korruptuar, kurse Olldashi nje politikan qe ka lidhje me krimin. Mes dy te keqiave fitoi Rama, por nga halli se me gjithe shpirt asnjeri nuk e meritonte te kandidonte.
    O Ermal po ako mendond se Olldashi ka pasur lidhje me krimin !! Nese paska dosjet Cia te Olldashit pse nuk vjen ta arrestoj , apo ka turp!! Po lejini keto amon!! Akoma GSH i besoni!!

  14. #14
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Iliriani
    Kush mund te vej ne forum analizen e Blendi Fevziut nga gazeta Tema.

    Duhet te jete interesante.
    Fevziu analist ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  15. #15
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    PS-ja eshte ku e ku me demokrate se sa PD-ja... te vesh duarte ne koke. Pastaj nje PD-ist NUK mund te thote kurren e kurres "Vdekje komunistave" (sic e ben nje demokrat i flakte ketu qe do ia fal sa s'ka bere 30 vjec akoma) se pastaj c'u pa se eshte demokrat? Kjo e fundit eshte thirrja me ironike qe kam degjuar ndo nje here. Si thosh kenga e Tiranes, "Tirona jone... me kontradita."
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per edvinin or ti koti i ps-se ka pasur nevoje enver hoxha dhe te inkriminuarit me te.. dhe e gjeten edvinin.. me te cilin do instalojne regjimin enverist te eger si te enverit por mafia e tije sdo udhetoje me bc kineze por mercedesa te fjales fundit..kurse populli dhe ajrin do ta marre me tallon nga shqalsi e tahir dadja..

    do ta provoje tirana edvinin mire..

    kur te zen radhe te gjithe me gjithe femijet e tyre tek onkologjiku.. e edvini me mimin bithjashte sa ne kaliforni sa ne Kot axurr.. duke pjekur mullaqet e duke ju kernaqur ajrit te paster neper bote.. keshtu or ti koti i mafies vampire..

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    Per mua nje nder fituesit e kesaj gare ishte gazeta "Shekulli"
    Tregoji jo vetem qe eshte gazeta me serioze, me profesionale dhe me e guximshme ne hapesiren mbareshqiptare por edhe se askush nuk mund te fitoje zgjedhjet ne Shqiperi po spati mbeshtetjen e Gazetes Shekulli

    E provoi Fatos Nano ne korrik 2005
    Kte jave e provoi edhe Sali Berisha

  18. #18
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Forumisti
    Per mua nje nder fituesit e kesaj gare ishte gazeta "Shekulli"
    Tregoji jo vetem qe eshte gazeta me serioze, me profesionale dhe me e guximshme ne hapesiren mbareshqiptare por edhe se askush nuk mund te fitoje zgjedhjet ne Shqiperi po spati mbeshtetjen e Gazetes Shekulli

    E provoi Fatos Nano ne korrik 2005
    Kte jave e provoi edhe Sali Berisha
    Kur Nazistet erdhen per te marre komunistet, une e qepa gojen; sepse nuk isha komunist.
    Kur plasen ne burgje social demokratet, une e qepa gojen; sepse nuk isha social demokrat.
    Kur erdhen per te marre sindikalistet, une e qepa gojen; sepse nuk isha sindikalist.
    Kur erdhen te me marrin mua, nuk kishte ngelur me njeri ta hapte gojen.
    Pastor Martin Niemöller
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shekulli eshte gazeta e miliarderit te pare shqiptar Koco kokdhimes i cili beri miliarda fillimisht me piramiden e pare qe beri me ajdin sejdine me bekimin e Ramiz Alise e Fatos Nanos.. e pastaj kollofiti gjysmen e shqiperise..

    Vlor caushi..

    Cte ardhme sillni ju more..
    E pa Vlora mire cfar i solli PS-ja..
    vetem nga ju Caushet jan nja tre varre djemsh.. ne varrezat e dhjetfishuara nga kallashi zabitoist.. e pa nena e atij nipit te Mezanit se cfar solli mezani me shoket nga tirana..
    i veshet me te zeza mijra nena..po ato te ngratat skan goje te flasin se e ke ti Kompjuterin me Zejnepen..

    Ju sillni ate qe sollet ne fshatrat e Vlores qe me 1942.. pyet gjyshin se te tregon.. duke hapur luften vllavrasese.. dhe e vazhduat 50 vjet e pastaj e katranoset ne 97-ten e ne vazhdim.. e kushedi kur mbaron..

    18 shkurti eshte dit Zije..
    Vetem zi do shikojne shqiptaret nga fitorja e vampireve..

  20. #20
    Citim Postuar mė parė nga shkodra13
    ...asht shqiptari qe u gjunjezue edhe nji here para mafjes se kthyeme ne sistem!
    Shprehja me e goditur qe kam lexuar ne kete teme!
    Shqiperia e sotme i ngjan kohes se "arte" te Italise se dikurshme me Brigada te Kuqe dhe me pushtetare teresisht te korruptuar e me lidhje te forta me boten e krimit.
    Vota nuk tregon mbeshtetjen reale qe ka e majta ne elektorat, por tregon mbeshtetjen qe ka politika shqiptare tek krimi i organizuar i droges, i prostitucionit, i ndertimit, i mediave etj.
    Ja vlen te hapet nje teme per paralelizmat e politikes italiane te viteve '60-'70 me ate te Shqiperise se sotme.
    Filmat qe shihnim dikur ne RAI jane tashme nje realitet i hidhur ne Shqiperi dhe per fat te keq ne ende nuk kemi asi regjizoresh (pa folur per gazetaret qe shiten per 10 €) qe te guxojne te gervishtin sado pak realitetin.
    Shoqeria shqiptare shte vene ne prove te veshtire, sepse ajo duhet te perballet dhe te luftoje mafjen politike dhe ne kete rast ajo duhet te zgjedhe ndermjet peruljes para saj ose kundershtimin e hapur dhe mospajtimin me te!
    Koha do t'a tregoje!

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 22 Mars 2009 Zgjedhjet Lokale ne Maqedoni ??
    Nga faruk_01 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 17:52
  2. Statusi perfundimtar i Kosoves - lajme, analiza, komente
    Nga ideus nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:25
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •