Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Qeveria shqiptare nënshkruan marëveshje me Microsoft

    Skoci. Kryministri Berisha marrveshje me Bill Gates.

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Parlamenti skocez ka mikrpritur dje mbi 400 delegacione nga e gjithë bota në
    Forumin Global të Liderëve që organizohet nga Korporata Microsoft në qytetin e Edimmburgut.
    Në këtë forum dy ditor 30-31 Janar marrin pjesë drejtues nga qeveritë e vendeve evropiane, komisionerë të Bashkimit Evropian, drejtues të organizatave ndërkombëtare, si dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha.
    Sipas organizatorëve forumi kërkon të formulojë strategji të reja në fusha kyce të lidhura me qeveritë, sic janë njohja e teknollogjisë dixhitale, përfshi zhvillimin e mundësive të mira për të punësuar.
    Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha foli rreth iniciativës së qeversisë qe ai drejton “Shqipëria në moshën e Internetit” duke e cilësuar atë si një nga prioritet më të rëndësishme të axhendës së saj.
    “Futja e Shqipëris në erën e teknologjisë është një kusht kyç për arritjen e transparencës në të gjitha proceset qeverisëse, që në të njëjtën kohë rrit përgjegjshmërinë e qeverisjes” ka thënë më tej në fjalën e tij zoti Berisha duke i treguar të pranishmëve një histoti të tijën personale që kishte të bënte me një kompjutës kur ai ishte mjek.
    Bill Gates dhe kryeministri Berisha ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Korporatës Microsoft.
    Nënshkri i kësaj marrveshje nga kryeministri Berisha padyshim është hapi i parë drejt konkretizimit të planit ambicioz që ka qeveria shqiptare për të future internetin në të gjitha shkollat në vënd.
    Por askushi nuk mund të thotë se kur nxënësit shqiptarë do të kenë mundësi të përdorin internetit për aq kohë sa në shkollat e tyre mungojnë linjat telefonike të domosdorshme për tu lidhur me serverat e internetit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    E konsideroj shume hap te rendesishem nenshkrimin e marreveshjes, megjithate lind nje problem me kompleks se ky event. Ne shkollat publike ne vendin tone mungon infrastruktura e nevojshme per te perballuar sistemet moderne te informacionit te teknologjise. Pra, nuk mund te instalohen sisteme (qofte edhe interneti) ne ajer... Per me teper, arsimi po ndjek nje trajektore qe konvergon drejt zeros. Nuk ka me as laboratore (i shkaterruan sepse nuk i kishin ndertuar keta qe jane sot plus ata qe ishin dje), as ngrohje, dhe me e keqja, as interesim nga vete studentet (nxenesit).

    Nuk jam aspak pesimist. Nganjehere kjo konfondohet me te qenit realist. Vetem duhet gjykuar me mendim kritik. Ajo cka une shpreh (pavaresisht i revoltuar ndaj kohes qe eci ters) eshte reale. Une mendoj se per ta konkretizuar kete marreveshje (dhe per te mbajtur premtimin elektoral) kryeministri dhe ministri i arsimit duhet te bejne ate qe nuk kane njohur ndonjehere - punen.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Te pakten ato PC qe do te na sjelli kjo marreveshje te punojne me qirinj
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking Lol

    Hahahahaha Kto Jane Pallavra Mer Jahu.sali Berisha Ne Skoci Hahahaha Kthe Noj Gja Permys.
    Po Car Pc Do Marrim Ne Mer.edhe Ato Qe Do Marrim Do I Shesi Sala Me Shoke.
    p.s.paska Treguar Sala Nje Histori Te Tijen Cfare I Kishte Ndodhur Ne Kohen Kur Ai Ishte Doktorr ( Ne Skoci ,e Paska Thene Dhe Anglisht ) Hahahahahaha.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Berisha lidh marrëveshje me Microsoft

    Berisha lidh marrëveshje me Microsoft


    Microsoft do të japë me çmim të lirë 6 mijë kompjutera për Shqipërinë
    Qeveria e Shqipërisë dhe kompania amerikane Microsoft kanë arritur një marrëveshje për Partneritet Strategjik.
    Kryeministri Berisha është takuar të martën në Edinburg të Skocisë me drejtuesin e korporatës, miliarderin Bill Gates për nënshkrimin e marrëveshjes, e cila ndër të tjera parashikon që Microsoft të sjellë në Shqipëri rreth 6 mijë kompjutera me çmim simbolik për shkollat dhe programet mësimore.

    Qeveria shqiptare ka marrë përsipër të respektojë të drejtat e pronësisë intelektuale duke blerë programet e Microsoft që përdoren nga administrata publike.

    Produktet dhe shërbimet e Microsoftit do të përdoren nga sektori publik për një periudhë 3-vjeçare.

    Në bazë të marrëveshjes Microsoft do të hapë një qendër në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të teknologjisë se informacionit.

    Duke folur në Forumin e Skocisë ku marrin pjesë udhëheqës nga shumë vende të botës, kryemnistri Berisha u shpreh se qeveria e tij synon shtrirjen e përdorimit të internetit në çdo shtëpi dhe shkollë të vendit.

    Qeveria shqiptare ka shpallur muaj me parë nismën që e ka quajtur Shqipëria në moshen e Internetit.

    http://www.bbc.co.uk/albanian/region...t_tirana.shtml
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #6
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Microsoft-i ne Shqiperi

    Kryeministri Berisha dhe Presidenti i Korporatës Microsoft, nënshkruan në Edinburg marrëveshjen e partneritetit strategjik


    Berisha-Gates, marrëveshje për një revolucion teknologjik


    Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Korporatës Microsoft, Bill Gates, nënshkruan në Edinburg marrëveshjen e partneritetit strategjik midis qeverisë së Shqipërisë dhe Korporatës Microsoft, për modernizimin e sektorit publik shqiptar dhe përshpejtimin e zhvillimit teknologjik të vendit. Kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin midis qeverisë shqiptare dhe Korporatës Microsoft për zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri. "Kjo marrëveshje përfaqëson angazhimin e Microsoft-it për të hapur një zyrë në Shqipëri dhe për të punuar me partnerët e saj atje, me qeverinë, universitetet dhe për të ndihmuar teknologjinë e informacionit të modernizojë ekonominë dhe për të zgjeruar mundësitë. Ne jemi shumë të kënaqur që na jepet mundësia të punojmë me qeverinë e Shqipërisë", deklaroi Presidenti i Korporatës Microsoft, Bill Gates. Mbi bazën e kësaj marrëveshjeje parashikohet hapja e një filiali të Korporatës Microsoft në Shqipëri dhe krijimi i një qendre inovacioni, e cila synon përmirësimin e kapaciteteve të kompanive lokale në fushën e teknologjisë së informacionit, për t'i përgatitur ato për proceset e globalizimit, përmirësimin e kapaciteteve lokale për të ofruar zgjidhje, për bizneset dhe institucionet e tjera të vendit. Gjithashtu, parashikohet krijimi i një inkubatori për përgatitjen dhe zhvillimin e specialistëve shqiptarë të teknologjisë së informacionit. Sipas marrëveshjes, Korporata Microsoft do të ndihmojë edhe në krijimin e një portali qeveritar, që do të ofrojë informacion nga qeveria për qytetarët, me qëllim përmirësimin e informimit të qytetarëve. Gjithashtu, do të ofrojë informacion për bizneset, për të përmirësuar klimën e biznesit si dhe për të përmirësuar dhënien e informacionit për to. Krijimi i një portali qeveritar do të sjellë lehtësi për shkëmbimin e informacioneve brenda institucioneve qeveritare dhe të tjera, përmes krijimit të një sistemi të shkëmbimit të informacionit për të gjitha fazat e politikëbërjes dhe të përgatitjes së ligjeve dhe vendimeve të qeverisë. Në marrëveshje, gjithashtu, parashikohet që Korporata Microsoft do të ofrojë asistencë për projekte të ndryshme në fushën e qeverisjes elektronike që qeveria ka ndërmarrë me partnerë të tjerë, duke përfshirë e-Procurement, e-Taxes. Ndër të tjera, marrëveshja parashikon mbështetje për projektin e qeverisë për shkollat. Në këtë drejtim, Korporata Microsoft do të ofrojë 6 mijë paketa programesh kompjuterike microsoft, me një çmim simbolik, për kompjuterat, në shumë shkolla të vendit. Pjesë e marrëveshjes është edhe bashkëpunimi midis Korporatës Microsoft dhe PNUD-it, për ofrimin e internetit në çdo shkollë si dhe ofrimi i programeve mësimore për nxënësit. Nga ana e saj, Qeveria e Shqipërisë merr përsipër të zbatojë të gjitha ligjet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Në shkëmbim, Korporata Microsoft do t'i ofrojë administratës shqiptare programe me çmime speciale, më të ulta se çmimet e tregut. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Berisha u shpreh se kjo gjë shënon kurorëzimin e një përpjekjeje të madhe për të hapur një erë të re në Shqipëri: Shqipëria në moshën e teknologjisë, në moshën e internetit. "Duke nënshkruar këtë marrëveshje për bashkëpunim me Korporatën e Microsoft-it dhe Presidentin e saj, Bill Gates, ne po hapim mundësi të reja, të mëdha, të bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës dixhitale, në të gjitha fushat e teknologjisë, nga e-Government, e-Taxes, e-Procurement, e-School, në të gjitha aspektet dhe kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për vendin. Është një përmbushje e qëllimeve të mia të shpallura para shqiptarëve dhe unë jam i vendosur t'i realizoj ato", deklaroi kryeministri Berisha. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, të dy palët shprehën vullnetin e tyre për të thelluar më tej bashkëpunimin në të ardhmen.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    nje nder gjerat me te mira qe ka nderrmarre qeveria per shqiptaret eshte me te vertet dicka qe duhet pershendetur .

  8. #8
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    Qeveria shqiptare nënshkruan marëveshje me Microsoft

    Dje në mbrëmje, Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Korporatës Microsoft Bill Gates nënshkruan marrëveshjen e partneritetit strategjik midis qeverisë së Shqipërisë dhe Korporatës Microsoft për modernizimin e sektorit publik shqiptar dhe përshpejtimin e zhvillimit teknologjik të vendit. Marrëveshja parashikon bashkëpunimin midis qeverisë shqiptare dhe Korporatës Microsoft për zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri. Në marrëveshje parashikohet hapja e një filiali të Korporatës Microsoft në Shqipëri; krijimi i një qendre inovacioni, e cila synon përmirësimin e kapaciteteve të kompanive lokale në fushën e teknologjisë së informacionit për t’i përgatitur ato për proceset e globalizimit, përmirësimin e kapaciteteve lokale për të ofruar zgjidhje, për bizneset dhe institucionet e tjera të vendit; krijimi i një inkubatori për përgatitjen dhe zhvillimin e specialistëve shqiptarë të teknologjisë së informacionit. Marrëveshja parashikon, gjithashtu, krijimin, me ndihmën e Korporatës Microsoft, të një portali qeveritar, e cila do të ofrojë informacion nga qeveria për qytetarët për të përmirësuar informimin e qytetarëve; informacionin që jep qeveria për bizneset për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të përmirësuar dhënien e informacionit për to; lehtësi për shkëmbimin e informacioneve brenda institucioneve qeveritare dhe të tjera përmes krijimit të një sistemi të shkëmbimit të informacionit për të gjitha fazat e politikbërjes dhe të përgatitjes së ligjeve dhe vendimeve të qeverisë. Në marrëveshje, gjithashtu, parashikohet që Korporata Microsoft do të ofrojë asistencë në projekte të ndryshme në fushën e qeverisjes elektronike që qeveria ka ndërmarrë me partnerë të tjerë, duke përfshirë e-Procurement, e-Taxes. Gjithashtu marrëveshja parashikon mbështetje për projektin e qeverisë e-Scools. Në këtë drejtim, Korporata Microsoft do të afrojë programe kompjuterike me një çmim simbolik për mbi 6 mijë kompjutera të cilat do të vendosen në shkollat në Shqipëri. Pjesë e marrëveshjes është edhe bashkëpunimi midis Korporatës Microsoft dhe PNUD-it për ofrimin e internetit në çdo shkollë, si dhe ofrimi i programeve mësimore për nxënësit. Nga ana e saj, qeveria e Shqipërisë merr përsipër të zbatojë të gjitha ligjet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Në shkëmbim, Korporata Microsoft do t’i ofrojë administratës shqiptare programe me çmime speciale, më të ulta se çmimet e tregut. Gjithashtu në marrëveshje përfshihet vullneti i të dy palëve për të thelluar më tej bashkëpunimin në të ardhmen. Në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeministri Berisha dhe Presidenti i Microsoft Gates bënë këto deklarata: Bill Gates: Kjo marrëveshje përfaqëson misionin e Microsfot-it për të filluar partneritetin me Shqipërinë, me qeverinë e saj, universitetet, për të ndihmuar në modernizimin e ekonomisë dhe zgjerimin e mundësive nëpërmjet ndihmës për zhvillimin e teknologjisë së informacionit. Kryeministri Berisha: Jam shumë i lumtur për nënshkrimin kësaj marrëveshjeje, e cila shënon kurorëzimin e një përpjekje të madhe për të hapur një erë të re në Shqipëri – Shqipëria në moshën e teknologjisë, në moshën e internetit. Duke nënshkruar këtë marrëveshje për bashkëpunim me Korporatën e Microsoft dhe Presidentin e saj Bill Gates, ne po hapim mundësi të reja të mëdha të bashkëpunimit në të gjitha fushate jetës dixhitale, në të gjitha fushat e teknologjisë, nga e-Government, e-Taxes, e-Procurement, në të gjitha aspektet dhe kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për vendin. Është një përmbushje e qëllimeve të mia të shpallura para shqiptarëve dhe unë jam i vendosur t’i realizoj ato. Pas takimit kryeministri dha nje interviste per mediat. Zoti Kryeministër, Si do ta vlerësoni marrëveshjen e nënshkruar me zotin Gates? “Unë e vlerësoj këtë një nga marrëveshjet më të rëndësishme që Shqipëria ka firmosur, në përpjekjen e saj për të kapur horizontin që meriton. Marrëveshja. me Korporatën gjigante të teknologjisë elektronike dhe informatikës për të bashkëpunuar me të gjitha fushat nga qeveria elektronike në të gjitha segmentet e saj tek shkollat, tek sistemi fiskal, tek bibliotekat virtuale, tek arkivat e dixhitalizuara, në të gjitha anët, përbën një bazë të fuqishme dhe një garanci të madhe për realizimin e asaj reforme që ne e kemi quajtur “Shqipëria në moshën e internetit”, “Shqipëria në moshën e teknologjisë.” Korporata e Microsoft sipas marrëveshjes do të asistojë Shqipërisë duke hapur një qendër rinovimi në Tiranë, do të ndihmojë në kualifikimin dhe do të mësojë të rinjtë shqiptarë masivisht në teknologjinë e informacionit. Korporata angazhohet gjithashtu për të bërë të gjitha zyrat e qeverisë dhe të administratës tërësisht të arritshme nga publiku dhe nga qytetarët shqiptarë. Unë mendoj se për Shqipërinë kjo reformë, krahas vendosjes së shtetit ligjor dhe liberalizimit të ekonomisë, përbën një nga tre shtyllat më kryesore që vendi të zhvillohet. Gjithashtu shkurton kohën e integrimit të Shqipërisë në BE, bën të mundur shfrytëzimin e pasurisë më të çmuar që ka çdo komb dhe që është pasuria intelektuale e tij”. Zoti Berisha, Microsoft ka kërkuar edhe më parë që të vijë në Shqipëri. A mendoni se tani ka gjetur ambientin e duhur? “Në vazhdën e korporatave të mëdha, natyrisht, që është bërë përzgjedhja. Natyrisht që kanë besim tek qeveria që unë kryesoj, kanë besim tek reformat e mëdha që po ndërmarrim. Ju e patë që kishte një jehonë shumë pozitive edhe fjala në takimet e tjera, edhe fjala në konferencën që u mbajt lidhur me teknologjinë e informacionit dhe lidershipin evropian”.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  9. #9
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Artikulli është disa javë i vjetër, por ajo që ka rëndësi është:

    Me çfarë energjie do punojnë kompjuterat në një vend që ka krizë të theksuar energjie??!!!!!!!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17
    Bill Gejts: Kompjutera per shkollat ne Shqiperi

    Donatoret e huaj nisin premtimet per te ndihmuar zbatimin e master-planit te madh per informatizimin e shkollave ne Shqiperi, nje nder te cilet eshte edhe numri nje i kompanise Microsoft, Bill Gejts. Ministri shqiptar i Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo, gjate takimit me Presidentin e Microsoft-it, ne Portugali, ka pohuar premtimin e te njohurit Gejts se "shume shpejt, kjo kompani do te realizoje nje marreveshje per rritjen e transparences se administraten publike". Takimi u zhvillua ne kryeqytetin portugez, Lisbone, ku moren pjese edhe qeveritare e sipermarres nga fusha e Teknologjise se Informacionit e Komunikimit. Presidenti i kompanise me te madhe ne bote te kompjutereve, Bill Gejts, mesohet te jete shprehur se "investimi per nje arsim cilesor ka qene nje nga prioritetet e kompanise qe drejtoj". Microsoft ka nenshkruar nje marreveshje me pjesen me te madhe te vendeve te botes, por edhe te rajonit tone, perfshire edhe Shqiperine.

    Qeveria shqiptare ka shpallur si prioritet pajisjen e shkollave me kompjutera dhe internet. Ne dhjetor te vitit 2005, kryeministri Berisha dhe ministri Pollo prezantuan master-planin per TIK-shkollat (TIK-Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit), duke synuar te thithen fonde edhe nga donatoret dhe biznesi shqiptar. Bill Gejts, i lindur ne Siatell te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, themeloi ne vitin 1955 kompanine Microsoft, kur ai ishte ne moshen 29 vjecare. Sot, kjo kompani eshte lider ne bote. Te ardhurat vjetore te saj ishin 37 miliarde USD ne vitin 2004 dhe te punesuarit, rreth 55 mije ne 85 vende. Libri i Gejts "Biznesi", i botuar ne vitin 1999, u be bestseller dhe u ribotua ne 25 gjuhe te tjera. Fondacioni "Melinda" i drejtuar prej tij ka dhuruar disa miliarde dollare per projekte arsimore e shendetesore ne SHBA e bote. B.M.

    Korrieri
    02 Shkurt 2006

  11. #11
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    E pergezoj Kryeministrin per kete gje qe ka bere.

    Eshte me vertet dicka qe duhet pergezuar.

    VSS!
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kur ndodh nje e mire, pse i kunderveme te keqijat qe na mundojne prej kohesh? C'eshte kjo ligesi e injektuar ne shpirtin e njeriut, qe gjithmone germon argumentin per te keq? S'kemi patur nje cope vend per te shkruar e lexuar dhe ishim te shkelqyer ne mesime. Por atehere s'e hapnim dot gojen, qofte dhe per pak me shume, se te pinte e zeza, te pinte. Tani, rrofte sebepi i lirise se fjales, per te nxjerre dhe ligesite qe injektoi ajo kohe. Mjaft me me keto keqdashesira! Shyqyr qe kam nje aspirine!

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17
    Olldashi, shtesë fondi për marrëveshjen me Microsoft

    Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit do të marrë një shtesë fondi prej 142 milionë lekë, si pjesë e fondit të përgjithshëm prej 426 milionë lekë për realizimin me shoqërinë

    "Microsoft" të projektit të partneritetit strategjik, në fushën e teknologjisë së informacionit. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Sipas relacionit që i bashkëngjitet këtij vendimi, "marrëveshja parashikon legalizimin nga ana e qeverisë shqiptare të produkteve 'Microsoft' përmendur në faqen 9 të marrëveshjes së sipërmarrjes, sikurse parashikojnë edhe angazhimet tona në Organizatën Botërore të Tregtisë. Përfitimi i palës shqiptare është se nga prokurimi me volum (6 mijë PC/ server për administratën publike) bëhet i mundur reduktimi i çmimeve". Por edhe këtë herë ministri i Financave, Ridvan Bode, duket se ka qenë i pakënaqur me mënyrën se si do të merren këto fonde. Sipas tij, "shprehim në parim miratimin tonë për projektvendimin, por fondi i parashikuar për realizimin e këtij projektvendimi duhet të ishte parashikuar nga MPPTT-ja në kërkesat për buxhetin suplementar".

    Panorama

  14. #14
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Sot kur e gjithe bota po shkon drejt progameve te lira e papagese sic quhen ndryshe Open Source, ne shkojme e nenshkruajme kontrata me Bill Gates e microsoft. Ne situaten e renduar ekonomike qe ndohemi sot duhet ti japim rendesi zhvillimit te informatikes shqitare ne keto drejtime, duke u perpjekur qe te investimet tona te mos na bihen pas qafe. Gjthe europa po shkon drejt perdorimit te open source sidomos ne administraten publike duke kursyer keshtu te pakten cmimet absurde te licencave te windows-it.
    Liberté, égalité, fraternité

Tema të Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •