Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 138
  1. #71
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Mire e kane te huajt per zgjedhjet tona se listat qe duhet te dilnin 8-9 muaj para dalin vetem ca dite para votimeve..S votuan shume njerez se ne Tr duhet te shkoje 3-4 here te arrije te merrje nje certifikate e te shkoje te prisje neper rradha. Nuk mund te shtoheshin qendrat? Gabime pa fund ne lista..Kur thoshte Ps-ja `duhet kohe `-`jo ne i arrijme te gjitha`- cirrej Berisha. Urdhero tani, pa llogaritur fare procesin e votimit e numerimit ne jemi larg standarteve te pritura. Edhe numerimi shume i avashte, ngaqe behet neper qendra.
    Gjithsesi jam e kenaqur me avantazhin e Edit e shpresoj ta ruaje deri ne fund..
    Me habit Shkodra qe eshte lene ne dite te hallit-18 muaj qeverisje Pd ne qendror e lokal- e akoma i jep vota PD-s..mgjth pjesmarrja e vogel ne votime 30% perafersisht, pakenqasi tregon.
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  2. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PD ka fituar ne disa prej bastioneve me te forta socialiste ne jug te vendit, bashkine e Tepelenes, Permet dhe ne shumicen e komunave te Gjirokastres qe tradicionalisht kane votuar ne menyre te perseritur per te majten. Perflitet edhe nje fitore e PD ne Gramsh, nje tjeter bastion i thekur socialist, por ky lajmi i fundit nuk eshte konfirmuar ende.

    Kurse PS ka fituar ne dy prej bastioneve te demokrateve, ne Shijak dhe ne Lezhe.

    Vazhdon numerimi ne Tirane, Durres, Elbasan, Fier, Gjirokaster ku rezultati eshte shume i ngushte.

    Albo

  3. #73
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Une mendoj se gjithcka do jete e ngushte vetem ne Durres dhe Elbasan, ato te tjerat dihet qe do jene te PS.

    PD-ja la nam fare kesaj rradhe, Peshkopi, Kukes, Shkoder?...Hajde hajde!
    As qe du me dit!

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Respekte per SHKODREN..per qytetaret e fshataret e saje.. !!



    Kryemafiozi Edvin.. megjithse konsumoi shum djallezi e energji.. e zbuloi shum agjente sekret te cilet i vuri ne pune qe te c'organizoje e hutoj Shkodranet.. nuk mundi ta mashtroje..
    Shkodra nuk e ben gjakun shu.rre as shpirtin shage byreku..

    Lavdi.. qytetit qe nuk mposhtet nga Kanibalet.. !!



    liones...


    e shikon ti oj qike se si punon ps-ja..
    gerrmojne ata der me dere e shohin se kush eshte x e y -ni e hapin Dosjet e nxjerrin gomen e fshijne personat nga listat e votimeve te cilet atyre ..kanibaleve..nuk u a mbushin syrin se jan te tyret..
    bravo u qofte se punojne ..pamvaresisht se kjo eshte nje pun e ndyre stalino gestapoiste..
    pra pd ka celsat e kashtes..
    si mumje rrinte kreshniku ne tv kur e pash ne mengjez te 18 shkurtit..
    e dinte se c'kurdis pėtua me te vetet.. e skish c'bente se e di qe po te krruhesh shume me partine vampire.. ata te japin dhe k.oqeplumbin..
    edhe se ka nje jete ne vlore jet ėmė ata nuk e konsiderojne te tyren.. sepse sistemi tyre i spiunazhit qe ata trashegojne nga enver hysniu e kadriu e qe e kane sofistikuar ne kto vite ku u bene dhe miljardare.. vigjelon e kur mblidhen zabito edvino caush luizet .. thone.. filanka mund te mos votoje per ne prandaj hiqeni nga listat.. dhe ashtu bejne per mijra njerez nga thethi deri ne konispol.. dhe ne lista lene ata qe e dine se 101% votojne me siguri te plote per mafien e tyre..
    edhe per emigrantet i kane listat neper dogana se cilin do lene te kaloje rehat e cilin do ta pengojne me 120 mije marifete..
    edhe aty ne miting kur vjen saliu ne vlore..te siguroj se gjisma jane veshgues..
    hmm filani paska ardhur ne miting.. filanka gjithashtu.. malo..mbaje shenim kete dhe ate.. le te lehin ne miting se ne kutite votimit nuku do e leme te arrijė..
    apo sjan demokratet te zote qe te kontrollojne listat..
    kur kujtohen ata te votojne i ka mbillur zirat shpetua dhe veizet e edvinit..
    vete sejamini i kryeministrit ne oren 5 pasdite te votoje.. dhe i thone ik ore pirdhu.. ata leberit e lagjes bllok dhe iken ai .. edhe se 200metra larg ka zyren saliu.. aty ligjin e bejne vampiret e dade edvinit..

    kur mamas tende ja bejne ashtu qe eshte intelektuale..mendo cbejne me rajane gjyse analfabete ata.. kanibalet e edvini zabit neritan-milo gjinushit..
    duhet ti therrase kaplloqes Saliu e cdo shqiptar atdhetar..se ku po shkon vendi..
    kryeqyteti mbeti perseri nen thundren e Enver Hoxhes se ri.. Edvin Rames.. por shum me pervers se i vjetri e nja 1000 here me i djallezuar..
    Ai diti ti mobilizoje te gjithe te inkriminuarit.. e 60 viteve.. te gjithe ata qe kan gisht ne vrasje tortura interrnime pushkatime e varje ne litar..ne pplenumet kok-ngrenese e togat e pushkatimit..e bodrumet e torturave.. ne varje e pushkatime poetesh e spiunlleqe e poshtersira te padegjuara.. dhe i beri grusht bashkuar rreth b.oleve te tije.. dhe ata ju binden qe nga kapterri i vlocishtit qe varroste rilindas te gjalle ne keneten e maliqit e deri tek altin arapet e rinj.. dhe e mundi ne Tirane e kudo aspiraten per nje shtet demokratik pa diktatore e staline.. e gebelsa..
    Nje fatkeqsi kombetare ka ndodhur dje ne tirane Vlore Korce Elbasan e kudo ku kan fituar kriminelet..
    Por un po i gezohem.. qe nje Memaliaj e Tepelene.. qe sic thon lajmet i ka fituar Demokratikja.. .. i ka thon JO kanibaleve..
    Respekt per ata burra te vertete te Laberise e lugines se Vjoses.. qe nen griken e kallashve te Gjolek Ruceve i ka thene..plac.. krokodilave enveriste .. te Ps-se..
    Ata e zbukuruan Vjosen.. u dhan hijeshi maleve.. U lumte..

    Vlora i tha Po vampireve..
    Kjo tregon shkallen e larte te inkriminit te Vlonjatve..
    Gjysherit.. vrases qe ne dyzet e dyshin..ne pritat e pabesa te enver dushan hysniut.. nuk i lane niperit te behen njerez te lire.. pa bagazhin e gjysherve kriminele.. por i ushqyen me helmin stalinist enverist dhe i pagezuan me krimin e 97 -tes duke i lene perjet.. gangsterre te pandreqshem e shushunja te kombit..

    Vlora e mire ndihet e dobet..e pafuqishme.. e kapitulluar para egersise se vampireve..

    Le te jete 18 shkurti nje mesim.. nje zgjim.. se pa i bashkuar zemrat shqiptaret e mire.. do te mbesin dhe 100 vite tjera nen thundren e Lubjankes enveriste te Edvin Gjinush Meto pandushave gjakatare..
    Nuk e permendi kot milua enverin ne Peze..
    Ja tani ne bunkerin e Bashkise kryesore rri perseri Edvini .. Enveri i ri qe mezi e gjeten kanibalet..
    Dhe tani ai nis betejen tjeter..
    Te jete ai dhe Stalini tjeter Meto gjinushi.. dhe kryeministra te vendit..

    qe do te thote kthim ne 1945 gjakatare..

    --



    cili moderator mi fshin shkrimet leto dite??
    mos te keqen se skemi tjater vend ku te shkruajme se ne ZP sna qasin.. ne Rd skemi akses.. e ne GSh na i ndrrojne llafet ..
    Mos u blini nga edvini.. ka than.. nastradini..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 20-02-2007 mė 03:00

  5. #75
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    PD ka fituar ne disa prej bastioneve me te forta socialiste ne jug te vendit, bashkine e Tepelenes, Permet dhe ne shumicen e komunave te Gjirokastres qe tradicionalisht kane votuar ne menyre te perseritur per te majten. Perflitet edhe nje fitore e PD ne Gramsh, nje tjeter bastion i thekur socialist, por ky lajmi i fundit nuk eshte konfirmuar ende.

    Kurse PS ka fituar ne dy prej bastioneve te demokrateve, ne Shijak dhe ne Lezhe.

    Vazhdon numerimi ne Tirane, Durres, Elbasan, Fier, Gjirokaster ku rezultati eshte shume i ngushte.

    Albo

    Bashkia e Lezhes ka 3 here rresht qe eshte nen kontrollin e socialisteve. Ne Fier PS fitoi me 14% diference, dhe Fieri (qyteti) s'ka votuar per PD qysh prej 92. Ne Tirane differenca eshte 9000 vota apo 11% ne kete moment (297 Qendra votimi te numeruara nga 399), kurse diferenca e votave per keshillin bashkiak eshte 16% ne favor te PS dhe ketu nuk futet LSI qe ka 11%, pra aspak e ngushte. Ne Korce PS fitoi me 14% diference, ne Vlore 18% difference ku votat per keshillin Bashkiak te PD jane 15% nga 35% te PS. PS i ka fituar thuajse me siguri te gjitha bashkite e mesiperme vec Durresit ku tani kryeson me difference rreth 1% kur fillimisht ishte 5% ne disavantazh. PD te sigurte ka Saranden qe e fitoi me 600 vota diference, Sjkodren, Kukesin, dhe Peshkopine, nga Bashkite e tjera asgje nuk konfirmohet. E majta ne teresi ka nje epersi prej 12-15% ne thuajse 80% te bashkive te medha per votat e hedhura per keshillin bashkiak.

  6. #76
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Thuhet se eshte mbyllur votimi ne Durres me 500 vota+ per PS. Pritet te fitohet dhe Elbasani nga PS.
    As qe du me dit!

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Derguar me: 20/02/2007 - 07:57

    Durres, fiton kandidati i PS Vangjush Dako

    Permbyset rezulati ne bashkine e Durresit. Kandidati i PS, Vangjush Dako fiton zgjedhjet lokale ne bashkine me te madhe ne vend, pas asaj te Tiranes. Procesi i numerimit ka perfunduar nga ku rezultoi se kandidati socialist, Vangjush Dako ka fituar 19 108 vota ndersa kandidati demokrat, Armand Teliti 18 768 vota. Diferenca mes dy kandidateve eshte 340 vota

    BalkanWeb

  8. #78
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Rezultatet e MJAFT dhe ECA , Rama kryeson me 56 % perballe 44% te votave te rivalit te tij

    08:48 20/02/07 TV A1



    Sipas rezultateteve paraprake te zgjedhjeve te paraqitura nė faqen e internetit nga ECA dhe levizja MJAFT mesohet se Ne Durres ka perfundura numerimi dhe fitues eshte shpallur vangjush Dako i PS perballe Armand Telitit te koalicionit te djathte.

    Ne bashkine e Tiranes kandidati Edi Rama ka marre rreth 56 % perballe 44 % te rivalit te tij Olldashi pas numerimit te 307 kutive te votimit.

    Nė bashkine e Korces, Niko Peleshi PS, eshte shpallur fitues me 56.1 % tė votave ndaj rivalit Gjergji Papa te PD qe ka marre 43% tė votave.

    Ne bashkine Gjirokastėr, ku procesi i numerimit eshte bllokuar pas hapjes se 8 nga 36 kutite e voitimit eshte nė avantazh Flamur Bime i koalicionit te majte, me 57, 3 % te votave, perballe Kokalarit te PD me 42,09 %.

    Ne bashkine Fier, pas numerimit te 13 nga 58 kutive te votimit , Baftjar Zeqaj i PS, eshte nen avantazh duke marre deri tani 55, 7 % te votave, perballe rivalit te PD Ferdinant Murati me 41 % te votave .

    Ne bashkine Shkoder, Lorenc Luka i PD nga numerimi i 38 kutive te votimit ka epersi me 59 % te votave kundrejt rivalit me 39 %.

    Edhe ne Lezhe jane numueruar tė gjitha kutitė e votimit, nga ku rezulton se fitues ėshtė Viktor Tusha i koalicionit te majte me 57% te votave kundrejt 41 % tė rivalit tė tij demokrat.

    A.P

    Deputeti i PD-se, Ngjela: Berisha largohu nga qeveria e partia. Ti deshtove

    "Ky rezultat i arritur nga PD-ja ishte i pritshėm, pėr shkak tė kundėrvėnies sė Berishes ndaj institucioneve tė pavarura kushtetuese"

    Deputeti i PD-sė, Spartak Ngjela, gjatė njė analize nė media pėr rezultatet negative tė PD-sė nė zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit, i kėrkoi Kryeministrit Berisha, njėkohėsisht dhe kryetar i PD-sė, qė tė largohet nga drejtimi i kėsaj force politike dhe i qeverisė, pėr t’i hapur rrugėn lidershipit tė ri politik nė PD. Sipas Ngjelės, ky rezultat i arritur nga PD-ja nėn drejtimin e Berishės ishte i pritshėm, pėr shkak tė kundėrvėnies sė tij ndaj institucioneve tė pavarura kushtetuese, braktisjes sė shtresės sė tė djathtėve etj. "Edhe presidenti amerikan i ka shtrenguar doren Presidentit tone kur nuk pranoi te luftonte institucionet e pavaruara ashtu sic kerkoi berisha. kuptohet po flas per shkarkimin qe u kerkua per Theodhori Sollakun".
    Ngjela tha se e kishte parashikuar nje humbje te kandidatit te PD ne Tirane. “Si mund te fitosh ndaj Edi Rames?. Ky individ ka 6 vjet ne Bashki, 6 vjet infrastrukture ne kryeqytet, mediat pas vetes. Lidershipi gaboi kur mendoi se mund te fitonte kryeqytetin pa bere nje fushate konkrete”, tha dje Ngjela i ftuar ne nje emision televiziv.
    Ballkan
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #79
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Respekte per SHKODREN..per qytetaret e fshataret e saje.. !!

    Kryemafiozi Edvin.. megjithse konsumoi shum djallezi e energji.. e zbuloi shum agjente sekret te cilet i vuri ne pune qe te c'organizoje e hutoj Shkodranet.. nuk mundi ta mashtroje..
    Shkodra nuk e ben gjakun shu.rre as shpirtin shage byreku..

    Lavdi.. qytetit qe nuk mposhtet nga Kanibalet.. !!


    Vlora i tha Po vampireve..
    Kjo tregon shkallen e larte te inkriminit te Vlonjatve..
    Gjysherit.. vrases qe ne dyzet e dyshin..ne pritat e pabesa te enver dushan hysniut.. nuk i lane niperit te behen njerez te lire.. pa bagazhin e gjysherve kriminele.. por i ushqyen me helmin stalinist enverist dhe i pagezuan me krimin e 97 -tes duke i lene perjet.. gangsterre te pandreqshem e shushunja te kombit..

    Vlora e mire ndihet e dobet..e pafuqishme.. e kapitulluar para egersise se vampireve..

    Le te jete 18 shkurti nje mesim.. nje zgjim.. se pa i bashkuar zemrat shqiptaret e mire.. do te mbesin dhe 100 vite tjera nen thundren e Lubjankes enveriste te Edvin Gjinush Meto pandushave gjakatare..
    Nuk e permendi kot milua enverin ne Peze..
    Ja tani ne bunkerin e Bashkise kryesore rri perseri Edvini .. Enveri i ri qe mezi e gjeten kanibalet..
    Dhe tani ai nis betejen tjeter..
    Te jete ai dhe Stalini tjeter Meto gjinushi.. dhe kryeministra te vendit..

    qe do te thote kthim ne 1945 gjakatare..
    Nuk mendoj se kjo llogjike e ndarjeve "te mire/te ligj=blu/kuq=veri/jug" ka me
    vend ne Shqiperi. Aq sa ishte e vertete ne zgjedhjet e 1991-it aq eshte pa baze
    sot pas 16 vjetesh; kuptohet egziston po jo ne ate shkalle.
    Vlora eshte vertet sot nen nje socjalist si kryetar bashkie se ndoshta personi i PD-
    se nuk ka nivelin e duhur; shiko psh ne zgjedhjet legjistative ku e njejta Vlore
    votoi kandidatet e PD-se ;-).
    Ne zonen nga vij deri disa muaj me pare PD-ja kerkonte te paraqiste si kandidat
    nje ish-skafist, fjala shkoi deri te Z. Berisha dhe perfundimisht u vendos te paraqitej dikush tjeter me nje te shkuar te paster dhe fitoi; te garantoj qe ne ate
    zone ke vertet komuniste nga ata thekurit qe pegatiten blindat per tu nisur
    drejt Tiranes kur ra busti i Dulles.

    Mendoj qe dhe Shkodra duhet te shikoje ne radhe te pare individin dhe
    interesin e saj, se qendrimi "besnike" verberisht i ka shkaktuar dem te dyfishte:
    - nga PD-ja e cila duke e konsideruar gjithmone ne "xhep" as merr mundimin te
    bej investime serjoze ne ate qytet vertet fisnik; nderkohe qe i rezervon
    investimet per zonat e tjera ku nuk eshte e sigurt.
    - nga PS-ja e cile e konsideron gjithmone jashte "xhepit" dhe s'merr mundimin
    te harxhoje ne nje karte te humbur :-(

    "Vetėm budalla s'ndryshon mendje!" - i thone nje llafi ;-), megjithese 70%
    abstenim eshte nje shenje e forte per PD-ne; ky 70%-esh eshte pjesa heroike
    per mua, dhe eshte fituesi real i zgjedhjeve. Nuk votoi per trashgimetaret e
    komunizmit, por as per nje parti qe ka ngelur hija e asaj te fillimit dhe ka 17 vjet
    qe e zhgenjen. Duhet sa me shpejt qe PD-ja te bej nje rifreskim dhe kthim ne
    idealet e origjines, parti e shprese me njerez te shpreses e besimit perndryshe
    s'perballohen dot kanibalet duke ju vene para kanibaluca, siē thote Brari.

  10. #80
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    .: Rezultatet paraprake ne rang vendi per zgjedhjet vendore 2007 :.

    http://www.balkanweb.com/sitev4/inde...item=Zgjedhjet
    .
    .
    .
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qeveritaret nuk paguajne taksat vendore
    Nga Duaje Siveten nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2009, 12:38
  2. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  3. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •