Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 138
  1. #121
    dude Maska e smoki
    Anėtarėsuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    somewhere
    Postime
    68

    Opozita: Do nxjerrim popullin nė rrugė pėr votat e Durrėsit!

    Rama dhe Meta paralajmėrojnė protesta masive pėr votat e qytetit bregdetar

    Opozita: Do nxjerrim popullin nė rrugė pėr votat e Durrėsit!


    KQZ nė provėn e tij tė parė mė tė rėndėsishme pėr problemin e Elbasanit dhe Durrėsit pas ankesės sė PD. Por ende nuk dihet se ēfarė qėndrimi do tė mbajė institucioni i zgjedhjeve

    Thėnie e kundėrthėnie mes dy kampeve politike dhe nė kėtė fazė postelektorale. Rezultati i zgjedhjeve tė 18 shkurtit vazhdoi dhe dje tė komentohet sipas orekseve tė partive pėrfaqėsuese tė garės elektorale. Kėshtu, sipas tė majtės, mazhoranca duhet tė pranojė rezultatin nė Elbasan dhe Durrės. Ndėrkohė qė institucioni i zgjedhjeve, pra KQZ-ja ėshtė nė provėn e tij tė parė mė tė rėndėsishme pėr konfliktin e lindur tashmė pėr bashkinė e Elbasanit dhe tė Durrėsit, pas ankesės sė PD-sė, pėr njė pėrsėritje tė mundshme tė procesit tė votimit nė kėto dy zona. Oli Xhilaga
    Kėshtu ishin pikėrisht kėto rezultate qė janė kthyer tashmė nė objekt replikash mes opozitės dhe pozitės. Opozita nga ana e saj, duke triumfuar pėr fitore, i bėri thirrje shumicės nė pushtet tė pranojė humbjen nė zgjedhjet pėr pushtetin vendor. Madje, duke marrė shkas nga kjo humbje, koalicioni i majtė i kėrkoi kryeministrit Berisha tė largohet tashmė nga kryesimi i ekzekutivit.

    Ndėrkaq, mazhoranca parlamentare, jo vetėm qė nuk ka pranuar humbjen e kėtyre zgjedhjeve, por pėrkundrazi, eksponente tė selisė blu janė deklaruar pėr njė fitore tė tyre. Por ndalur nė kėtė pikė, reagimi i krerėve tė majtė, ka qenė mjaft i ashpėr dje duke paralajmėruar dhe protesta popullore, nė rast se mazhoranca do tė vijojė me qėndrimin e saj, e aq mė tepėr nėse nuk do tė lėshojė bashkinė e Durrėsit dhe tė Elbasantit, qė sipas opozitės po mbahen peng nga tė djathtėt

    Situata postelektorale sa vjen dhe po shton tensionin nė selitė partiake, pėrkatėsisht nė atė rozė dhe blu. Deklarata e dy ditėve mė parė e kryeministrit Berisha, ku vlerėsoi fitoren e mazhorancės, solli njė qėndrim mjaft tė ashpėr tė opozitės sė bashkuar. Pėr kėtė arsye, drejtuesit e katėr partive tė koalicionit tė majtė, PS, LSI, PDS, PAD, i bėnė thirrje dje maxhorancės nga selia rozė qė tė pranojė rezultatin e zgjedhjeve tė 18 shkurtit nė disa qytete kryesore tė vendit.

    Gjithashtu, nė deklaratėn e tyre krerėt e majtė paralajmėruan dhe organizimin e protestave nėse nuk do tė pranohet ky rezultat, duke shprehur ndėrkohė bindjen se opozita fitoi zgjedhjet nė 18 shkurt. Kėshtu, sipas tė majtės, mazhoranca duhet tė pranojė rezultatin nė Elbasan dhe Durrės. Madje sipas drejtuesve tė opozitės, rezultati pėrfundimtar nė kėto bashki tė mėdha po mbahet peng nga e djathta.

    Por kėtij qėndrimi iu kundėrpėrgjigj menjėherė selia blu, e cila bėri me dije se do tė shfrytėzojė ēdo hapėsirė ligjore dhe institucionale pėr tė mos lejuar asnjė deformim e cėnim tė vullnetit politik tė popullit, tė shprehur nėpėrmjet votės sė lirė mė 18 shkurt. E kjo pėr arsye se sipas selisė blu, mazhoranca ka fituar nė 238 njėsi vendore nga 376 gjithsej, ose 63 pėr qind tė tyre, ku koalicioni qeverisės ka fituar 56 pėr qind tė votave pėr kryetar bashkie dhe komunash.

    Opozita
    Mosnjohja e rezultatit nga mazhoranca parlamentare mbi zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit do tė sjellė dhe protestat qytetare, tė iniciuara kėto nga opozita e bashkuar. Njė qėndrim i tillė u bė dje publik nga krerėt e koalicionit tė majtė, gjatė njė konference pėr shtyp nė selinė rozė.

    Kėshtu, duke e cilėsuar tė turpshme deklaratėn e bėrė para dy ditėsh nga kryeministri, Berisha, i cili vlerėsoi fitoren e shumicės nė pushtet, drejtuesit e majtė i bėnė thirrje atij qė "tė heqė dorė nga bllokimi, tė njohė rezultatin, e nėse jo do pėrdorim barrikadėn njerėzore".

    Kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, i shoqėruar dhe nga aleatėt e majtė, i bėnė thirrje kryeministrit Berisha tė pranojė humbjen nė zgjedhjet e 18 shkurtit. "Duhet tė shpreh keqardhjen qė kryeministri i vendit dhe kryetari i kampit tjetėr nuk ėshtė nė gjendje tė pranojė brenda standarteve demokratike dhe etikės qytetare humbjen, ashtu sikundėr po manifeston njė mungesė shqetėsuese vullneti pėr t'i dhėnė fund kėtij procesi duke mos lejuar qė shfaqejet problematike nė disa zona tė mos shtohen me tė tjera shfaqje tė tillla dhe tė mos kthehen nė njė damkė pėr zgjedhjet nė 18 shkurt", theksoi Rama gjatė fjalės sė tij lidhur me kėtė ēėshtje.

    Bllokimi
    Opozita e bashkuar akuzoi mazhorancėn se po mban peng rezulatet pėr dy bashkitė e mėdha nė vend, Elbasanin e Durrėsin. "Ne jemi shumė tė shqetėsuar pėr pėrpjekjet antidemokratike dhe tė orkestruara tė qeverisė pėr tė mbajtur peng Durrėsin dhe Elbasanin duke mos pasur asnjė skrupull dhe duke mos u ndalur pėrpara faktit se qytetarėt e Durrėsit dhe Elbasanit janė shprehur me votėn e tyre tė lirė dhe kanė dhėnė verdiktin e tyre", nėnvizoi Rama nė deklaratėn e djeshme.

    Madje, duke vijuar mė tej nė kundėrvėnien e tij ndaj tė djthtės e sidomos ndaj liderit tė saj, Rama vuri theksin nė faktin se "epoka e Sali Berishės ka mbaruar, mbetet vetėm formalizimi i fundit i kėsaj epoke dhe i takon Berishės nė rradhė tė parė e pastaj tė gjithė tė djathtės tė nxjerrė konkluzione tė qarta nga verdikti i 18 shkurtit". Gjithashtu, mosnxjerrja e rezultateve pėr bashkinė e Durrėsit dhe tė elbasanit ka revoltuar tė majtėn, e cila ka akuzuar tė djathtėn se po mban peng kėtė rezultat qė ėshtė nė favor tė kandidatėve socialistė.

    "Jam kėtu pėr t'i bėri thirje kryeminsitrit tė heqė dorė urgjentisht nga pėrpjekja pėr tė pėrmbysur nė mėnyrė tė dhunshme e jodemokratike rezultatin e qartė nė Durrės e Elbasan", u shpreh Rama gjatė fjalės sė tij. Madje, nėse nuk do tė ketė njė pėrgjigje pozitive nga mazhoranca, Rama paralajmėroi se "do tė na duhet qė tė konsiderojmė vendosjen e njė barrikade njerėzore pėr tė penguar me ēdo ēmim kėtė atentat kundėr demokracisė dhe kėtė pėrpjekje tė palejueshme nė kundėrshtim me vullnetin e sovranit nė Durrės dhe Elbasan". Njėkohėsisht, kėsaj thirrjeje iu bashkua dhe kreu i LSI-sė, Ilir Meta.

    Aleati i sė majtės iu bėri thirrje qyetetarėve tė reagojnė nėse Berisha nuk tėrhiqet pas humbjes sė zgjedhjeve. "Berisha nuk tėrhiqet? Atėherė do ta largojmė nga zyra", theksoi Meta duke shprehur qartazi synimin e koalicionit tė majtė. Por ndėrkohė krerėt e koalicionit tė majtė pritet tė fillojnė njė tur‑falenderimesh nė qytetet kryesore tė vendit.

    Sipas kreut tė PS‑sė, Rama, ky tur, qė do tė nisė sot nė Durrės, do tė jetė njė tur‑falenderimesh pėr tė gjithė ata qė i besuan tė majtės dhe qė kontribuan nė kėtė proēes zgjedhor.

    Pozita
    Deklarata e krerėve tė opozitės sė bashkuar morri dje kundėrpėrgjigjen e menjėhershme tė selisė blu. Zėdhėnėsja e fushatės elektorale tė Partisė Demokratike, Majlinda Bregu, referuar kėsaj deklarate u shpreh se "PD do tė shfrytėzojė ēdo hapėsirė ligjore dhe institucionale pėr tė mos lejuar asnjė deformim e cėnim tė vullnetit politik tė popullit, tė shprehur nėpėrmjet votės sė lirė mė 18 shkurt".

    Gjithashtu, nė qėndrimin e tyre kerėt e majtė kėrkuan qė mazhoranca tė njohė rezultatin e zgjedhjeve tė 18 shkurtit dhe tė pranojė humbjen. Kėshtu, ndalur nė kėtė pikė, Bregu theksoi se "koalicioni humbės i zgjedhjeve tė fundit vendore, i drejtuar nga ēifti Rama‑Meta, iu drejtua PD‑sė dhe kryetarit tė saj pėr tė pranuar rezultatin e zgjedhjeve, duke kėrcėnuar me thirrje pėr barrikada me trupa njerėzish dhe akte tė tjera marrėzie.

    PD dhe aleatėt e saj e kanė pranuar plotėsisht rezultatin e zgjedhjeve, nė tė cilat koalicioni i mazhorancės ka fituar nė 238 njėsi vendore nga 376 gjithsej, ose 63 pėr qind tė tyre, ku koalicioni qeverisės ka fituar 56 pėr qind tė votave pėr kryetar bashkie dhe komunash". Sipas saj, PD shpreh vendosmėrinė e saj pėr tė kontribuar nė plotėsimin e standardeve dhe ruajtjen deri nė fund tė integritetit tė procesit zgjedhor, qė do tė thotė garantimin e numėrimit tė ēdo vote tė shqiptarėve, e tė drejtės ligjore tė gjithkujt pėr t'u ankuar nė instancat pėrkatėse dhe pėr tė respektuar vendimin e institucionit kushtetues pėrkatės, sido qoftė ai.

    Gjithashtu, duke vijuar po nė kėtė linjė, deputetja Bregu bėri me dije se "PD shpreh keqardhje pėr pėrēartjen e deklaratave tė papėrgjegjshme e tė pakuptimta tė bėra nga krerėt e opozitės dhe sqaron se epoka, e cila tashmė ka mbaruar, ėshtė ajo kur mandatet dhe tė mandatuarit i caktonte Meta dhe Fehmi Abdiu, dhe jo vota e shqiptarėve e administruar, vlerėsuar e shpallur nga organi i vetėm kushtetues qė e ka kėtė tagėr, KQZ‑ja".


    E Shtune 24 shkurt 2007
    SHQIPTAR

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    “174 numri i ankimimeve nga subjektet zgjedhore”

    E Diele, 25 Shkurt 2007

    Zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli, beri te ditur dje, se aktualisht ne kete komision jane depozituar 174 ankimime nga subjektet zgjedhore, pjesemarres ne zgjedhjet vendore te 18 shkurtit. Zedhenesi sqaroi se nje pjese e ketyre ankesave kane marre nje pergjigje nga anetaret e KQZ-se, duke u konsideruar te mbyllura. Procedura e shqyrtimit te ankesave ne KQZ eshte shume e shpejte dhe eshte e veshtire ta percaktosh me saktesi numrin e ankimimeve, i cili ndryshon ne cdo moment, tha Olli.

    Korrieri

  3. #123
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    “PDR ka dyfishuar rezultatin, force kryesore e qendres se djathte”

    E Diele, 25 Shkurt 2007

    Kreu i PDR-se ben me dije, se ka dyfishuar numrin e keshilltareve te saj. Ai shprehu me tej besimin, se rezultatin do ta rikonfirmoje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Kryetari i Partise Demokratike te Re, Genc Pollo, ka deklaruar dje, se PDR-ja eshte rikonfirmuar ne nivelet e saj me te larta. “Partia Demokrate e Re ka arritur nje rezultat shume te mire ne keto zgjedhje dhe jo vetem qe ka dyfishuar numrin e keshilltareve te saj, por dhe eshte rikonfirmuar ne nivelet e saj me te larta. “Kemi fituar shumicen e bashkive dhe komunave, ku kandidatet e koalicionit vinin nga PDR-ja. Me kete rezultat theksohet edhe nje here pesha e PDR-se, si nje force kryesore e qendres se djathte”, tha Pollo.

    Pajtim Bello

    Nenkryetari i Partise Socialdemokrate, Pajtim Bello, i beri thirrje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te distancohet nga veprimi antiligjor dhe te shpalle rezultatin e komunes se Paskuqanit per 15 qendrat e votimit, ku nuk jane prishur dhe manipuluar zgjedhjet. Bello ka akuzuar se manipulimi i votimeve ne zonen e Paskuqanit, ka ardhur si nderhyrje e strukturave te larta te shtetit. “Procesi zgjedhor ne Paskuqan eshte dhunuar sistematikisht nga strukturat shteterore, nga kryeministri, ministri i Brendshem, kryetari i KQZ-se dhe ish-kryetari i komunes Paskuqan, Jashar Hoxha”, u shpreh Bello. Sipas tij, nuk jane lejuar te votojne mbi 2000 zgjedhes ne kete zone, ku u vune re dhe votime me mjete identifikimi false nga persona qe nuk i perkasin komunes se Paskuqanit. Bello deklaroi se nuk jane lejuar ne qendrat e votimit komisioneret e se majtes, dhe se me vendim te KQZ-se, per 48 ore materialet e votimit ne KZQV u lane vetem nen kontrollin e komisonereve te Partise Demokratike.

    Korrieri

  4. #124
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    OSBE/ODIHR vlereson uniformat blu

    E Diele, 25 Shkurt 2007

    Shefi i Misionit te Vezhguesve te OSBE/ODIHR-it, Jorgen Grunnet, permes nje letre derguar drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Drejtues Bajram Ibraj, ka vleresuar performancen e Policise se Shtetit ne lidhje me zgjedhjet vendore te 18 shkurtit 2007.

    Ne letren e zotit Grunnet shkruhet se, “grupet e vezhgimit EOM OSBE/ODIHR-it te vendosura ne gjithe vendin, kane lavderuar reagimin dhe performancen e policise ne kryerjen e detyrave te saj ne lidhje me zgjedhjet”. Duke permendur klimen e tensionuar zgjedhore, zoti Grunnet shprehet se, “ne saje te ketij bashkepunimi te frytshem dhe zbatimit te Kodit te Sjelljes dhe udhezimeve te sigurise nga ana e vezhguesve tane, ne nuk kemi pasur ndonje raport per incidente te lidhura me policine, duke perfshire vezhguesit nderkombetare te EOM-it dhe stafin e tyre lokal. Do te doja t'ju informoja, qe vezhguesit afatshkurter tashme jane kthyer ne shtepite e tyre, por vezhguesit afatgjate dhe pjesa me e madhe e stafit te EOM-it do te qendrojne ne Shqiperi deri m 1 mars, per te ndjekur numerimin e votave, degjimin dhe vendimet per ankesat”.

    Korrieri

  5. #125
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    “Te djathtet, shumicen e keshilltareve ne 4 qytetet e medha”

    E Diele, 25 Shkurt 2007

    Zedhenesja e Partise Demokratike, Majlinda Bregu, deklaroi dje gjate nje konference per shtyp, se deri tani, ne 4 keshilla bashkiake te Shqiperise, koalicioni i djathte eshte shumice e qarte. Ne kete drejtim, Bregu beri te ditur se, pervec Shkodres, Partia Demokratike udheheq tashme ne 3 keshilla te tjere bashkiake, ne Durres, Elbasan dhe ne Korce. “Partite e koalicionit te djathte dhe aleatet lokale jane konfirmuar si shumice ne keshillin bashkiak te Durresit, ku do te kemi 24 perfaqesues nga koalicioni i djathte, perkundrejt 21 te opozites, me nje diference prej 3245 votash, dhe konkretisht 20 592 vota per perfaqesuesit e djathte dhe 17 257 vota per perfaqesuesit e majte”, tha Bregu.

    Ajo ka nenvizuar se ne Elbasan, keshilli bashkiak do te kete 24 perfaqesues nga koalicioni qeverises, me aleatet e tij qendrore dhe lokale, 20 nga e majta dhe nje perfaqesues i pavarur, me nje diference prej 2582, ku e djathta ka fituar 16 772, e majta 14 190 vota dhe kandidati i pavarur 725 vota. Ndersa per Bashkine e Korces, e cila ka gjithsej 24 122 votues, Bregu theksoi se 12 025 vota jane marre per koalicionin e djathte dhe 11 955 vota per koalicionin e majte, ose e shprehur me perqindje, koalicioni i djathte udheheq me 49.8 per qind, perkundrejt 49.5 per qind te te majteve. Deklaratat e zedheneses se PD-se, Majlinda Bregu, vijne pikerisht ne momentet kur nga koalicioni i opozites ka filluar nje tur i gjate falenderimi ne te gjitha bashkite e medha ku kane fituar kandidatet e tyre, duke filluar dje nga Durresit dhe Fieri, per te startuar ne te gjithe vendin. S.P

    Korrieri

  6. #126
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kutia e fundit ne Tirane

    E Diele, 25 Shkurt 2007

    Mberrin ne Tirane kutia me peshen e nje qyteti. Dje rreth ores 07.00, kutia me numer 2336 eshte nisur drejt Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Tirane, nen masa te larta sigurie. Karvani qe transportonte dokumentacionin dhe kutine ka qene i shoqeruar nga automjete dhe forca te shumta policie. Ka qene vullneti i dyanshem i KQZV-se se Elbasanit, qe situata e krijuar te zgjidhet nga KQZ-ja. Komisioneret e djathte bllokuan numerimin e votave, pasi sipas tyre ne kuti u konstatuan parregullsi. Ndersa komisioneret e majte kerkuan qe te vazhdohej numerimi i votave. Duke qene se anetaret e djathte perbenin shumicen ne komision, kutia u bllokua per afer 5 dite. Por nje dite para se te udhetonte ne Tirane, perfaqesuesi i PBDNJ-se u bashkua me komisioneret e majte. Edhe pse siguruan shumicen me kete levizje, komisioneret e majte refuzuan te vazhdonin numerimin, nen justifikimin se nuk deshironin te shkaktonin konflikt fizik me komisioneret e djathte. KQZV ne Elbasan kerkoi qe kjo situate te zgjidhet nga KQZ-ja. Ne oret e vona te mbremjes duke u gdhire dita e djeshme, KQZ-ja dergoi ne Elbasan tre anetare. Gjate gjithe nates komisioneret kane plotesuar dokumentacionin provizor, nderkohe qe vezhguesit e OSBE-se kane mundur te fiksojne te gjithe kodet e kutive te votimit. Pas numerimit te 95 kutive te votimit, kandidati i se majtes, Qazim Sejdini, udheheq me 534 vota. Ende nuk dihet nese do te zhvillohet apo jo votimi ne nje zone ne lagjen “Vullnetari”, pasi ne kete qender votimi nuk u krye ky proces diten e zgjedhjeve. PS-ja dhe PD-ja nuk i kane terhequr denoncimet e bera ne adrese te njera-tjetres ne Prokurori. Fatos Salliu

    Korrieri

  7. #127
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    [Ja edhe "zhgėnjimi" zyrtar i atyre qė trumpetojnė se PD-ja ka fituar nė propocional:

    Demokratėt kanė fituar 19,38%, ndėrsa socialistėt 20,85% tė votave

    Proporcionali, PS 14 mijė vota para PD

    KQZ publikon shifrat zyrtare pėr 332 njėsi vendore. Socialistėt, sėrish nė avantazh



    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dje pėrqindjet e marra nga subjektet politike dhe kandidatėt nė 332 njėsi vendore. Zėdhėnėsi i kėtij institucioni, Leonard Olli, paraqiti para medias detajet e garės elektorale tė 18 shkurtit. Sipas kėtyre tė dhėnave, rezulton se sėrish Partia Socialiste vazhdon tė jetė nė avantazh ndaj Partisė Demokratike. Ashtu sikurse forcat e tjera politike kanė vijuar rritjen e pėrqindjeve pas kutive tė tjera tė numėruara. Nė shtatė njėsi vendore votimi nė 18 shkurt nuk ėshtė kryer fare. Nė ditėt nė vijim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pret tė marrė nė dorėzim edhe procesverbalet e 44 njėsive tė tjera vendore, mes tė cilave Tiranėn, Durrėsin.

    Proporcionali

    Tė dhėnat e grumbulluara deri mė tani nxjerrin Partinė Socialiste me njė numėr prej 200044 votash ose thėnė ndryshe 20,85%. Pas saj vjen Partia Demokratike me 186008 vota ose 19,38% tė totalit. Partia nė pushtet ndiqet nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim me 82367 vota ose 8,58 %. Mė tutje, Partia Republikane e Fatmir Mediut me 58993 vota ose 6,15 %. Partia Demokrate Reformatore ka marrė 52350 vota, Partia Demokristiane ka marrė 48697 vota. Socialdemokratėt e Skėnder Gjinushit kanė fituar vetėm 4,32% tė votave nė total. Tė ndjekur nga Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut me 40791 vota. Aleanca Demokratike e Neritan Cekės ka fituar 38808 vota ose 4,04 %. Partia Agrare Ambientaliste e Lufter Xhuvelit ka fituar nga numėrimi i 332 njėsive vendore 37512 vota ose 3,91 %. Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos ka marrė deri mė tani 31421 vota ose 3,27%. Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ka fituar nga numėrimi i deritanishėm 23744 vota ose 2,47% tė totalit. Sipas tė dhėnave tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve ka pasur 959652 fletė votimi tė vlefshme qė i korrespondojnė numrit tė votuesve. 27 forca politike pjesėmarrėse nė zgjedhjet e 18 shkurtit rezultojnė tė mos kenė marrė ende as 1% tė votave.

    Mazhoritari

    Institucioni i menaxhimit tė zgjedhjeve paraqiti po dje tabelėn e rezultateve nė mazhoritar. Sipas kėtyre tė dhėnave, pėr 331 njėsi vendore rezulton se Partia Demokratike ėshtė nė vend tė parė me 470532 vota ose ndryshe 49,52%. Partia Socialiste ėshtė e dyta me 390509 vota ose 41,10%. Mė pas vijnė kandidatėt e pavarur qė nė total kanė marrė 47476 vota ose 5%. Kandidatėt e Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut kanė fituar 29146 vota ose 3,07%. Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka marrė 4565 vota nė mazhoritar duke fiksuar 0,48%. E ndjekur mė pas nga Partia Komuniste e Shqipėrisė me 1371 vota, Partia Demokracia Sociale me 1343 dhe Partia Balli Kombėtar Demokrat me 1317 vota. Nė mazhoritar, pra pėr emrat e kandidaturave pėrkatėse kanė votuar 950181 shtetas.

    Gazeta Shqip

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Per hir te se vertetes, teoria "te djathtet fitues" eshte ne nivel koalicioni. Pra Berisha me shoke pretendojne se kane fituar si koalicioni Aleanca e Madhe (9 parti) kundrejt koalicionit te se majtes se bashkuar (5 parti). Sipas rezultateve te fundit te KQZ-se (343 zona nga 380 gjithsej) mua me rezulton qe e djathta te kete 49.2%, e majta me 41.4% dhe 4.4% te PBDNJ-se. Ende nuk jane perfishire rezultatet e Elbasanit, Tiranes dhe Vlores nga qendrat e qarkut. Kjo puna e shifrave eshte nje lemsh i madh ku cdo pale mund te shohe pjesen qe do dhe te mbylle syte per pjesen qe nuk i pelqen. Per mua faktet qe mund te nxirren nga ky lloj mish mashi shifrash jane:
    • E majta fitoi ne pjesen derrmuese te qyteteve te medha
    • E djathta ka fituar shumicen e zonave dhe voten popullore
    • Aleatet e PS-se kane vota po aq sa PS-ja (Aleatet 20%, PS 21%)
    • PD ka me pak vota se aleatet (Aleatet 29%, PD 20%)


    Nqs 2005 tregoi se PS nuk ben dot pa LSI-ne dhe kallam kusurin e majte, keto zgjedhje duhet ti kene treguar Berishes se as ai nuk ben dot pa kallam kusurin e djathte, bile ka me teper "goje per te ushqyer" se e majta.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #129
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PS, 21 deputete “humbasin” mandatin

    E Diele, 04 Mars 2007

    Partia Socialiste nis fazen e analizes per rezultatin e zgjedhjeve vendore dhe llogaritjen e levizjeve te ardhshme politike. Nese me 18 shkurt do te votohej per deputete, 21 parlamentare te selise roze, vetem ne baze te llogaritjeve matematike, nuk do te ndodheshin ne Kuvend. Mes humbesve edhe ish-Kryeministri Fatos Nano

    Partia Socialiste ka nisur fazen e analizes per rezultatin e zgjedhjeve vendore dhe llogaritjen e levizjeve te ardhshme politike. Ndersa kishin premtuar zgjedhje te parakohshme parlamentare, ne rast te fitores me 18 shkurt, socialistet duket te mos jene kaq te vendosur per te derguar shqiptaret serish ne votime. Selia roze dhe aleatet e saj premtuan se do te shfrytezonin zgjedhjen e Presidentit te Republikes gjate muajit qershor, per te provokuar zgjedhje te pergjithshme politike. Megjithate, leximi i rezultateve te 18 shkurtit nuk u ka lene shume hapesire strategeve te Partise Socialiste per te vendosur hapat e ardhshem. Ne rast se do te votohej me 18 shkurt per deputete, Partia Socialiste do te linte rruges 21 deputete aktuale.

    Burime nga sekretariati i selise roze, qe po merret me renditjen dhe llogaritjen e rezultateve te 18 shkurtit, i thane “Korrieri”-t se per te gjykuar mbi mbeshtetjen dhe mundesine e nje votimi te afert, jane marre shifrat e publikuara zyrtarisht deri me tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Shifra qe nuk jane finale, por qe sherbejne per te krijuar idene e nje tendence jopozitive. Sipas llogaritjeve te bera, duke mbledhur votat e kandidateve te mbeshtetur nga koalicioni i majte, per t’i krahasuar me totalin e votave te marra nga kandidatet e koalicionit te djathte, rezulton se 21 deputete te opozites do te humbitnin perballe rivaleve te tyre. Ish-Kryeministri Fatos Nano, per shkak te humbjes se kandidateve te majte ne Sarande dhe Ksamil, do te mbetej prapa kundershtarit te tij te djathte me rreth 1300 vota. Te njejtin fat do te kishin edhe sekretaret e Partise Socialiste Arta Dade dhe Blendi Klosi. Kandidatet e mbeshtetur prej tyre, ne totalin e votave te marra ne qendrat e votimit qe i perkojne zones elektorale, ishin te pasuksesshem ndaj kundershtareve. Nder anetaret e kryesise, edhe Arben Malaj, Namik Dokle e Gramoz Ruci renditen ne listen e deputeteve me perfundime jopozitive nga 18 shkurti.

    Sipas llogaritjeve matematike, me voten e muajit te kaluar do te garantonin serish mandatin te gjithe deputetet e Tiranes. Per shkak te rezultatit te kandidatit te PS-se, Edi Rama, edhe deputetet Harasani, Idrizi, Meksi dhe Ulqini perfshihen si fitues. Nga i njejti fakt perfiton edhe deputeti i Korces Ben Blushi, si dhe deputetet e Fierit, Petro Koci e Albert Caci. Gjithashtu Erion Brace e Marko Bello kane korrur sukses ne zonat e tyre elektorale.

    Ende me perfundime te paqarta, per shkak mosshpalljes se rezultateve apo rinumerimeve, jane zonat elektorale te deputeteve Hushi, Bufi dhe Balla. Ndonese ka humbur komunen Labinot-Fushe, Durim Hushi mbledh ne zonen e tij elektorale edhe nje pjese te qytetit te Elbasanit, ku ende nuk ka nje rezultat final. Per te njejten arsye, Ylli Bufi pret edhe shifrat e Patosit, ndersa Balla rinumerimin e komunes se Orenjes.

    Pavaresisht perfundimeve matematike qe jep tabela e rezultateve, socialistet pritet te analizojne edhe rolin e kandidateve te pavarur, te cilet ne disa raste kane qene vendimtare ne humbjen e bashkive apo komunave. Nga ana tjeter, strukturat drejtuese pritet te marrin ne konsiderate edhe mbeshtetjen e marre ne proporcional per keshillat komunale dhe bashkiake.

    M.E

    Deputete humbes:

    1 - Qemal Minxhozi 5556 7217

    2 - Sadri Abazi 5045 8246

    3 - Durim Lamaj 7407 8522

    4 - Bukurosh Stafa 5293 7603

    5 - Namik Dokle 5447 6374

    6 - Ndricim Hysa 6314 7182

    7 - Elmaz Sherifi 5272 6388

    8 - Arta Dade 6246 6386

    9 - Fatmir Xhindi 5462 7735

    10 - Fatos Nano 4750 6021

    11 - Blendi Klosi 4676 4949

    12 - Kastriot Islami 5447 7074

    13 - Fatmir Xhafaj 6430 6904

    14 - Alfred Dalipi 6299 6613

    15 - Flamur Hoxha 4286 5437

    16 - Gramoz Ruci 5236 6550

    17 - Vangjel Tavo 5258 6181

    18 - Paulin Sterkaj 6177 8146

    19 - Arben Malaj 4173 4193

    20 - Besnik Dervishi 4036 4813

    21 - Stefan Cipa 4160 6033

    Deputete fitues:

    1 - Petro Koci

    2 - Albert Caci

    3 - Erion Brace

    4 - Marko Bello

    5 - Luan Memushi

    6 - Bashkim Fino

    7 - Arben Isaraj

    8 - Valentina Leskaj

    9 - Rrapush Tola

    10 - Rajmonda Stefa

    11 - Pandeli Majko

    12 – Ermelinda Meksi

    13 – Andis Harasani

    14 – Shpetim Idrizi

    15 – Musa Ulqini

    16 – Taulant Dedja

    17 – Ben Blushi

    I papercaktuar rezultati:

    1 – Durim Hushi

    2 - Ylli Bufi

    3 - Taulant Balla


    Korrieri

  10. #130
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Durres, fitues Dako i PS, Elbasan, vendos Kolegji”

    E Merkure, 14 Mars 2007

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me unanimitet te plote ka shpallur fitues kandidatin e opozites per bashkine e qytetit bregdetar. Per qytetin e Elbasanit, pavaresisht se votimi per pavlefshmerine e zgjedhjeve te kerkuar nga PD-ja ka dale 5 me 4, mungesa e shumices se cilesuar e dergon ceshtjen ne Kolegjin Zgjedhor

    Ergys GJENCAJ

    Kandidati i Partise Socialiste per drejtimin e Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, eshte shpallur fitues ne kete njesi zgjedhore, per perballjen elektorale te 18 shkurtit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ne unanimitet qe kandidati socialist te gezoje postin e kryebashkiakut te qytetit bregdetar. Perpara se te merrej ky vendim, KQZ-ja ka rrezuar kerkesen ankimore te kandidatit te djathte, Armand Telitit, i cili kerkonte rivleresimin e te gjitha atyre votave, te cilat ishin deklaruar si te pavlefshme nga KZQV-ja e Bashkise se Durresit. Sipas te djathteve, jane rreth 3200 flete votimi qe jane vleresuar te pavlefshme nga kjo KZQV. KQZ-ja hodhi poshte kete kerkese me shtate votat e komisionereve Clirim Gjata, Flamur Cato, Deshira Subashi, Klement Zguri, Shkelqim Hysi, Fatmir Kumbaro dhe Genti Shala, kunder dy votave te Dod Prenges dhe Arben Ristanit. Vangjush Dako, kandidat i koalicionit te majte ne zgjedhjet lokale, ka fituar rreth 300 vota me shume se kundershtari i tij, kandidati demokrat Armand Teliti. Ne fillim te seances se djeshme, avokati i Telitit, Enkelejd Alibeja, ka kerkuar qe KQZ-ja te administronte si prova deklaratat e 12 anetareve te grupeve te numerimit te votave, fotografi te ndryshme dhe pamje filmike, te cilat sipas tij tregonin parregullsite gjate procesit te numerimit te votave. Por keto jane kundershtuar nga komisioneret e majte te KQZ-se. Sipas tyre, te gjithe anetaret e GNV-ve e kishin detyrim, qe cdo shkelje t’i shkruanin ne librin e protokollit, dicka qe sanksionohet ne Kodin Zgjedhor. Ndersa komisioneri Ristani theksoi se, duke u bazuar pikerisht ne Kod, KQZ-ja duhet te administroje cdo prove qe i sherben procesit. Megjithate, pas disa diskutimesh edhe nga paneli i perfaqesuesve te partive politike te atashuar prane KQZ-se, kerkesa per marrjen e ketyre provave u hodh poshte me shumice te cilesuar votash, ku vetem Ristani votoi pro. Me pas KQZ-ja vendosi edhe rrezimin e kerkeses se kandidatit te PD-se per rivleresim te fleteve te votimit te shpallura si te pavlefshme. Duke vijuar me pas me vendimin e prere 9 me 0, ne mbeshtetje te kandidatit te PS-se. Megjithate, kandidati i PD-se, ne baze te ligjit, ka te drejten t’i drejtohet brenda pese ditesh Kolegjit Zgjedhor per te ankimuar kete vendim te KQZ-se.

    Korrieri

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qeveritaret nuk paguajne taksat vendore
    Nga Duaje Siveten nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2009, 12:38
  2. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  3. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •